Kishte kohë që nuk po merreshim dot më vesh me njëri-tjetrin dhe kështu
për të shpëtuar marrëdhënien tonë iu drejtuam për ndihmë psikologëve.
Këta të fundit, pas shumë e shumë përpjekjesh të pashpresa, na këshilluan një metodë të re teknologjike që u kishte dhënë zgjidhje mjaft konflikteve të natyrave të ndryshme.
Natyrisht që pranuam.
Specialistët si zgjedhjen më ideale na parashtruan klonimin e trurit.
Sipas dëshirës së saj, provuam të më klononin trurin e saj, por truri im e njihte vazhdimisht si virus dhe kështu proçesi u abortua.
Më pas pamë ç'pamë mbeti si mundësi që trurin tim t'ia klononin asaj, por pa shkuar proçesi i implimentimit as 15%, temperatura e trupit të saj filloi të rritej rrezikshëm dhe mbi ekran u shfaq një tabelë që thoshte se nuk kishte më hapësirë të mjaftueshme për të përfunduar me sukses klonimin e trurit.
Më në fund e vetmja mënyrë për t'u marrë vesh ne të dy njëherë e përgjithmonë, mbeti ti vidhja asaj trupin dhe kështu bëmë.
Që prej asaj dite jemi shumë të lumtur.
Dalim bashkë për kafe apo birra, shohim bashkë ndeshjet e futbollit dhe madje edhe luajmë bashkë futboll. Nuk zihemi më kurrë, por veç kësaj, dashurohemi gjithmonë me të njëjtit persona.
Shkroi: Stop Injorancës !