Na
ishte njëherë e një kohë kur nuk e njihnim dhe nuk na interesonte
politika. Nuk na interesonte pamja e ngjyra e tjetrit. Përkatësia fetare
dhe asgjë tjetër që na ndante s'përbënte temë diskutimi.
Ishim bashkë, vajza e djem, gjithë kohës, qëndronim përkrahu dhe ndjeheshim motra e vëllezër. Ziheshim dhe me një të lidhur gishtash pajtoheshim sikur të mos ishim zënë asnjëherë.
Rrinim gjithë kohës jashtë dhe nuk kishim nevojë për lekë e madje as për lodra. Ato do ti krijonim vetë.
Gjëja më e mërzitshme në televizor ishin lajmet apo parashikimi i motit, sepse nuk na interesonte në ishte diell apo shi, ftohtë apo vapë.
Ishte kjo kohë kur gjumi na zinte duke u hedhur mbi krevat dopio e duke qeshur. Koha kur zgjimi vinte prej puthjesh.
Lojërat, ishin ngjarjet tona më serioze.
Ishte një kohë kur hidhje dhëmbin e vjetër e sorra nuk harronte të të sillte të riun.
Ishte koha kur gjumi i pasdites ishte një humbje kohe sa ishe i gatshëm edhe të shtireshe sikur po flije. Ishte koha kur dikush ishte më i madh, vetëm pse me të kishe një vit diferencë dhe ata që banonin në pallatin përbri, i përksinin një lagjeje tjetër.
Ishte koha kur në ditaret njëri-tjetrit shkruan fjalët më të bukura e premtimet për shoqërinë e përjetshme. Ishte koha kur kishe shokë shumë të ngushtë, madje disa në klasë e disa në lagje. Ishte koha kur koncerti organizohej në pak orë, të gjithë ishin artistë dhe të gjithë duartrokitës. Ishte koha kur ngopeshe, ndërsa bukën e ndaje me të tjerët.
Ishte koha kur pushimet verore ishin vertetë pushime dhe ti i lumturoheshe veshjes për herë të parë të rrobave të verës.
Ishte koha kur kërkoje probleme, për ti zgjidhur.
Ishte koha kur jeta ishte e bukur dhe ti kërkoje të rriteshe sa më shpejt. Ishte koha kur "Na ishte se ç'na ishte", ishte një përrallë e vërtetë.
Shkroi: Stop Injorancës !

No comments:
Post a Comment