Shqiptarija!
▓▓▓▓▓▓▓▓
"Ne Shqiperi nuk ka "turmë", por as edhe masë të pa anshme (apo të
pa interesuar)" thote Dr. Herbert Louis; "Ata jane mbinjeriu i Niçes,
keta shqiptar primitiv - dicka ndermjet mbreterve dhe tigrave", thote
studiuesi tjeter Henry Noel Brailsford, kurse Herodoti per thraket
thoshte se ne qoftë se do te kishin qenë nën sundimin e një personi të
vetëm ose të bashkuar me njeri-tjetrin, per mendimin tim, do te ishin te
pathyeshem, por kjo ishte e pamundur"... (1)
Shqiptarija
eshte nje bote e vogel ne vete ku diversiteti eshte ne maksimum i
theksuar dhe individualiteti eshte ne kulminacion. Te besh bashke te
gjithe shqiptaret ne nje mendje eshte e pamundur. T'i besh shqiptaret te
sillen te gjithe njesoj eshte e pamundur. Kjo veti ka shume pasoja
negative per unitetin kombetar, aq shume te nevojshem per momentumin
politik qe e jetojme, por nese e shikojme ne kendveshtrim global,
individualiteti eshte vlere. Sic duket shqiptaret do te kene probleme te
vazhdueshme shume te theksuara nder veti, deri sa te zhduken interesat
kombetare neper bote dhe te sundoj globalizimi i mirefillte, apo deri
atehere kur do te ekzistoj vetem interesi individual, pra, atehere kur
vetem individualiteti do te vij ne shprehje. Jo rastesisht perandorite
qe na kane sunduar, i kane bere shqiptaret perandor, apo vezir te tyre.
Ata e kane verejte dhe shfrytezuar individualitetin apo vetine vetem per
te udhehequr te shqiptareve.
Nderkohe, masa shqiptare sillet
ndryshe ndaj te huajve dhe ndryshe ndaj vetes. Ndaj te huajve
cuditerisht ka unitet te ndare ne polarizim dual, kurse ndaj vetevetes
eshte skajshmerisht kryenece. Le te fokusohemi te shkaqet
kulturo-antropologjike, se perse ndodhe kjo.
Antropologjia
Çdo
shkence perqendrohet te shkaqet, per te kuptuar pasojat. Por per te
kuptuar vet shkaqet, patjeter e kemi te kthehemi te burimi ku fillojne
te ndahen pasojat. Pasojat qe sot i perjetojme, kane nje zinxhire
arsyesh se perse ndodhin dhe shkaqet i kemi te renditura me radhe deri
ne pafundesi prapa nesh. Ne edhe sot prodhojme shkaqe per pasojat e se
nesermes. Te gjithe ne, jemi rezultat i historise. Cdo njeri ne bote
mban mbi supe historine e njerezimit qe nga krijimi i tij dhe sot ne
jemi hallka e fundit e zinxhirit evolutiv qe ka filluar dhe eshte
mbushur ne vazhdimesi ne te kaluaren. Nderkohe, shkenca na qarteson se
ADN-ja jone, mbane te dhena te theksuara te pakten 6.000 vjet, qe dmth
nese para 6.000 viteve te paret tane kane perjetuar nje x kalitje
kulturore, kjo nuk zhduket nga ADN-ja jone te pakten edhe 6.000 vitet e
ardheshme. Nese individi vlereson se duhet t'i qendroj besnik tradites
apo kultures se trasheguar, keto elemente kulturore vazhdojne te
regjistrohen edhe per 6.000 vitet e ardheshme te brezat e ri. Rrethanat e
ngjajshme të një populli regjistrohen ne kodin gjenetik të tyre. Në
bazë të studiuesve në këtë lëmij, nga analizat e ADN DR, DQ dhe
haplotipet karakteristike HLA (antigjenet në ruzat e bardha të gjakut),
shqiptarët kanë një idenditet gjenetik në vete, i cili cilësohet si më i
vjetri në Mesdhe dhe shumë homogjen (veçanërisht para ardhjes së
indo-europianëve si popull heterogjen, para viteve 2.000 p.e.s) per nga
vitete e lashtesise dhe pandryshueshmerise, por shume heterogjen ne
llojin e tyre ne formim.
Këto janë disa nga haplogrupet e shqiptarëve:
Y-chromosome (Y-DNA)
E1b1b1a;
E1b1b1a2; E3b; E3b1a (E-M78); E-V13; I; I1; I1b2 (M-26); I2; I2a;
I2a1; I2b; J2; J2a; J2b (J-M12); J2e (M-102); J1; R1a; R1b; G; G2a...
Mitochondrial DNA (mtDNA):
H; (H1+H3); V; J; T; U; (U4); (U5); K; I; W ...
Shqiptaret
kane shume haplotipe te ngjajshme me popujt perreth gjithe Mesdheut dhe
Europes. Ne qofte se nje individ qe i perkete ndonjerit nga keto
haplotipe dhe nuk eshte sot kulturalisht shqiptar, do te kthehej
natyrshem te evoluimi i drejteperdrejte i kultures se perbashket
pellazgjike qe sot e gjejme te shqiptaret, ky kthim nuk do te quheshte
asimilim, por rilindje kulturore drejte nje globalizimi te mirefillte,
sic ishte periudha pellazgjike, kur te gjithe popujt ishin nje. Nese nje
shqiptar vendosen te mos e trashegoj kete kulture te evoluar
drejteperdrejte te shqiptaret, atehere ky akt do te quhej asimilim.
Modifikimi, modernizimi i kultures pellazgjike eshte i drejte, por
braktisja e saj eshte asimilim. Shqiptaret nuk kane komb tjeter te
asimiluar brenda tyre (edhe pse vet jane asimiluar vazhdimisht ne kombet
e reja qe jane formesuar), por shqiptaret ngjajne antropologjikisht me
te gjithe popujt e Mesdheut dhe Europes. Ne fakt shqiptaret jane pasqyra
origjinale e ketyre popujve qe ne origjine. Ne nje shkrim tjeter do te
jap te dhena ne detaje per llojet e haplogrupeve qe shqiptaret u
perkasin dhe vjetersine maramendese te tyre. (2)
Rrenjet ne histori (Pellazget)
Nese
ekziston ndonje popull autokton ne bote, nuk mund te jene tjeter pervec
shqiptareve (3). Emri me i vjeter qe identifikon kulturen apo popullin
autokton ku mbijetojne sot shqiptaret, eshte emri pellazg, te cilet
karakteizoheshin me nje gjuhe dhe bashkesi kulturore te perbashket (4,
5, 6... 7), qe jetonte ne pjesen me te madhe te botes qe atehere
njiheshte dhe ndertonin struktura te jashtezakonshme (klutura
megalithike (8), koha e tyre ka
nje
vazhdimesi nga parahistoria deri ne histori. Pas zhvillimit dhe
ferkimeve ndermjet tyre, filluan carjet e theksuara kulturore deri te
lufterat ndermjet fiseve pellazge. Shqiptaret jane perzierja me e vjeter
e shume fiseve pellazge qe u terhoqen instiktivisht ne malet e
gadshillut ilirik, si pasoj e ketyre lufterave, qe filluan pas ndarjeve
te para kulturore, ndarjes se gjuheve, qe rrjedhimisht coji deri te
ndarja e kombeve. Terheqje te ngjajshme te pellazgeve pati edhe ne disa
skaje tjera perreth tre kontinenteve qe e rrethojne Mesdheun, dhe
zakonisht ky popull quhej alban (sepse ata kryesisht mbijetonin ne male
(30).
Te
albanet e Ballkanit, u struken brenda tyre fiset tjera ilire, thrake,
etruske, pra pellazge, ende te pandryshuara, kurse albanet e skajeve
tjera te botes u asimiluan me heret nga te ndryshmit perreth. Albanet e
Ballkanit sot jane te vetmit ne bote qe kane mbijetuar nga ajo kohe,
perderisa fiset tjera pellazge evoluan dhe u perzien me kultura tjera te
krijuara nderkohe, duke formesuar keshtu kombe tjera me te reja. Te
albanet e Ballkanit dhe fiseve tjera nga i njejti popull qe kishte
mbijetuar pa u asimiluar, pati edhe nje tkurrje tjeter, kjo ishte
tkurrja e fiseve tjera ilire, thrake, etruske, qe te shtypur nga
invazionet e vazhdueshme (kryesisht nga lindja, veri-lindja dhe
jug-lindja) u terhoqen ne malet e ketij rajoni dhe u mbeshteten per
detin Adriatik si kufirin e fundit te tyre. Nga cdo fis pati te
mbijetuar nen emrin e mevonshem si shqiptar, por pati edhe te asimiluar
dhe shkrire ne kombet e tjera qe na invadonin. Prandaj sot, gjenetikisht
kemi shume sllav, grek, italian, turq, gjerman, kelt, me te njejten ADN
si te shqiptareve, por kulturalisht keto individ jane te asimiluar ne
nje komb tjeter dhe nuk kane arritur ta ruajne origjinalitetin e
kultures se tyre me te lashte. Po ta benin kete, ata sot do te
identifikoheshin si te ngjajshem me shqiptaret dhe do te flisnin gjuhen e
tyre te perbashket qe e kishin ne antikitet, gjuhen e perbashket
pellazgjike, sot me e perafert me kete gjuhe eshte shqipja.
Edhe
nga perfundimet qe dalin nga analizimi i teksteve fetare, shohim se
pellazget jane populli para profetit Nuh, qe u nda ne periudhen e kulles
se fameshme te Babelit, dhe nje pjese e vogel e tyre qe mbijetoji si
origjinale qe nga jo kohe, vazhdimisht eshte tkurrur perreth maleve te
Mesdheut. Berthama e tyre mbeti e strukur perfundimisht ne malet e
gadishullit Ilirik. (7)
Gjeografia
Pasi
e permendem diversitetin nga ku u krijua berthama shqiptare, eshte
ndoshta ironik fakti se edhe gjeografikisht vendi ku jeton ky popull
eshte tejet unik. Ne nje territor relativisht te vogel jane te strukur
edhe malet, edhe fushat, edhe lumejt, edhe deterat. Perreth Mesdheut,
eshte nder vendet e pakta qe ofron nje afersi te theksuar te malit me
detin, poashtu klima eshte e ndare ne ate mesdhetare, tropikale dhe
subtropikale, shqiptaret ballafaqohen me nje dimer te forte dhe nje vere
te forte poashtu. I perjetojne te gjitha ekstremitetet e klimes. Kemi
nje vere si ne jug-lindje te botes dhe nje dimer si ne veri-perendim te
botes. Lageshtia e ajrit eshte me e larte se ne lindje, prandaj
temperaturat e veres edhe pse jane pak me te uleta se ato te lindjes,
perjetohen me rend, poashtu edhe dimri eshte i acart dhe i rend si ne
veri-perendim. Klima ndikon jashtezakonisht shume ne kalitjen
multidimenzionale te karakteristikave kryesore te races se njeriut dhe
ky diversistet ne klime, ashtu si ne gjeografi dhe histori, padyshim se e
ka ndikimin e vet ne formesimin e shqiptarit.
Kultura
Gjuha
(7), simbolet (9), (7), veshja (10), (7), vallet (10), (11), (7),
kenget (12), (13) dhe te gjitha elementet kryesore te kultures qe e
krijojne identitetin tone kombetar, jane ne ekuiliber te plote me
faktoret tjere te permendur deri me tani, pra, jane me elemente te
theksuara diversiteti ne formim (piknisje) dhe paraqesin nje mozaik
mahnites per boten e globalizuar.
T'i
marrim nje nga nje. Eshte mahnitese se si ne gjuhen shqipe perfshihen
te gjitha melodite e mundeshme qe formon fonetika e gjuheve ne bote.
Madje
edhe ne aksiomen indo-europiane per gjuhen, shqipja nuk mund te ndahet
as ne deget perendimore, as ne ato lindore, por qendron ne mes te tyre,
sepse i ka elementet e krijimit te te dy ketyre degezimeve (14), (7).
Qindra nendialektet e shqipes ne nje territor relativisht te vogel,
tregon nje vecanti qe flet per historine e tkurrjes qe kane patur te
paret e shqiptareve, qe fiset e tyre kane jetuar ne nje largesi te madhe
njeri me tjetren, aq sa kane filluar edhe ta evoluojne gjuhen e tyre te
perbashket ne drejtime te ndryshme, por invazionet e njepasnjeshme kane
detyruar autoktonet e vjeter te terhiqen e te mblidhen ne malet me te
aferta (15).
Te
simbolet kemi ruajtje te mrekullueshme brenda identitetin kulturore
shqiptar, te simboleve me te vjetra te njerezimit. Duke filluar qe nga
simbolet neolotike qe vizatohen ne forme tatuazhezh ne malesi,
piktogramet ne gur dhe veshje, mithraizmi, pastaj simbolet e kulturave
antike qe u formesuan nga te paret e shqiptareve,
e deri sot te simbolet identifikuese kombetare qe bijne me shume ne sy.
Pra, edhe ketu shume kultura te vjetra, qofte edhe te zhdukura tani me,
qe nga skajet me te thella te botes, mund te shohin ngjajshmeri me
simbolet qe jane perdorur ne vazhdimesi nder shqiptar.
Edhe
te veshja verehet multidimenzionaliteti i kultures shqiptare. Ne
veshjen e shqiptarit shohim ruajtjen e elementeve me te hershem te
kulturave te vjetra qe jane krijuar nga i njejti popull pellazgjik
perreth Mesdheut. Xhubleta eshte nje mrekulli ne vete. Plisi poashtu.
Fustanella dhe tirqit kane lashtesine dhe bukurine e tyre.
Ngjyrat jane kryesisht bazike (bardhe, zi, kuq).
Por ashtu si te elementet tjera kulturore, shqiptaret kane perfshire te
gjithe mozaikun e tendenvace tjera te para kulturore, ne brendesi te
tyre, pra ne mvaresi te dallimeve fisnore kemi edhe te kaften, apo te
verdhen ne konbinim. Ngjyrat tjera vijne ne relacion me rastet e
vecanta, sic jane ritet, festat dhe pasuria, p.sh. qendisja me ar u
takon ketyre te fundit. Por pjesa lindore e shqiptareve edhe çamet
poashtu, zakonisht perdorin me shume ngjyra ne veshjet e tyre. Poashtu
edhe arbereshet e Italise. Veshja eshte e lidhur shume ngusht edhe me
simbolet.
Vallet e shqiptareve me kujtojne katat e kung-fu ne Azi,
por te shqiptaret me shume vihet ne dukje madheshtija, ne krahasim me
levizjet akrobatike te aziatikeve. Edhe vallet, ashtu si te gjitha
elementet tjera te kultures shqiptare, vijne deri ne ditet tona qe nga
koherat me te hershme historike. Simbolika, gjendja emocionale dhe
ekspozimi, apo shfaqja e kultures ne pergjithesi, jane karakteristikat e
valleve te shqiptareve.
Kenget
poashtu tregojne rolin ekuilibrues te shqiptareve, ne mes lindjes dhe
perendimit. Te kenget e shqiptareve verehen elemente lindore dhe
perendimore njekohesisht. Ne kenget popullore shqiptare perdoren shume
instrumente muzikore dhe sa me shume instrumente muzikore te perdoren ne
to, habitshem,
aq me shqiptare tingellojne keto kenge! Jo rastesisht veshi i
shqiptarit te sotshem nuk e perjashton as muziken qe vijne nga lindja,
as edhe ate nga perendimi. Madje edhe ne krijim te muzikes, perdoren
elemente te te dy ketyre poleve te ndryshme (pa marr parasysh shkallen
profesionale gjate krjimit te ketyre kengeve). Eshte me interes te
permendim se qe ne fillet e para te muzikes boterore ne pergjithesi,
duke bere tinguj me materiale te natyres (gur, gjethe, dru, fryme...), e
deri te perdorimi i sa me shume instrumenteve muzikore moderne, muzika
shqiptare mbetet po e atille, duke ruajtur unikalitetin e saj, qe
perfshijne mozaikun e te gjithe atyre qe sot bejne muzike dhe kulture
ndaras (lindja dhe perendimi).
Trashegimia
e kesaj kulture, eshte ajo pjesa me e shenjte qe e dallon fisnikerine e
kultures shqiptare, me ata qe e mesojne apo e indoktrinonje nje kulture
neper institucione. Trashegimia nuk lene vend per fallcivitete, kurse
indoktrinimi pseudo-institucional po.
Feja
Kultura
shqiptare, qe vijne e kalitur si e tille qe nga parahistoria, ka brenda
vetes edhe periudhat kur njerezit kane krijuar apo edhe ndryshuar fete e
tyre. Vet Kanuni, apo be-ja (feja (29) e trasheguar dhe e pa shkruar e
kultures shqiptare, eshte nje pjese e mbijetuar e kultures se vjeter
antike (16),
nga ku dolen edhe permbledhjet e librave fetare, qe u saktesuan nga
zinxhiri i profeteve qe njeh njerezimi. Edhe monoteizmi para kristian
edhe paganizmi para grek, jane te nderthurura brenda kultures shqiptare
(17). Feja e shqiptareve sot, pervec periudhes se krijimit, eshte e
ndikuar edhe nga periudhat e mevonshme te zhvillimit te saj edhe nga
kulturat perreth, por gjithnje eshte e harmonizuar me ate qe quhet
fundamentale, pra, me kulturen e perbashket qe ne antikitet.
Kryenecesijte e mevonshme te kombet e reja, qe kane si burim versionet e
tyre fetare qe ata i besojne, te shqiptaret keto dukuri eliminohen nga
vet hapesira e gjere e kultures shqiptare qe perfshijne ne vete te
gjitha diversitetet historike, dhe vet mbijetesa e kesaj kulture ka
harmonizuar vetevetiu brenda saj zenkat e atyre qe kapen pas degeve.
Deget mund te perplasen njera me tjetren, por ato i bashkon rrenja.
Kultura shqiptare ka rrenje shume te thella. I gjithe predikimi i
zinxhirit te profeteve monoteist, bashke me paganizmin ne anen tjeter,
jane te mberthyera ne harmoni ne kulturen shqiptare. Te gjitha
ekstremitetet kulturore perfshihen brenda saj, prandaj ne qofte se kjo
kulture ka mbijetuar deri me sot, atehere mund te praqitet si model per
zgjidhjen e shume problemeve shoqerore neper bote.
Filozofia e
rilindasve tane se feja e shqiptarit eshte shqiptaria, ngerthen ne vete
per mrekulli fene/fete e njerezimit, cila do qofte emri i saj.
Sepse vet formimi dhe zhvillimi i ciles do fe qe nga krijimi i
njerezimit, eshte ekuivalent me vet formimin e shqiptarit (ne formesimin
e kombit tone, nuk ka luajtur rol vetem nje fe, nje ideologji, apo
interes gjeostrategjik), i cili nuk njeh nje pikenisje, apo pikendarje
nga trungu i perbashket pellazgjik, por eshte evoluim i drejteperdrejte
racor dhe kulturore, bashke me vet njerezimin, dhe ruan natyrshem
vecantite multidimenzionale te brumit te perbashket. Cila do fe e vjeter
qe ekziston sot te njerezimi dhe i ka rrenjet qe nga koha e perbashket
pellazgjike, apo eshte vazhdimesi e asaj tradite, automatikisht eshte
edhe fe e shqiptarit.
Jo rastesisht Lady Mary Wortley Montagu shprehet ne kete menyre per kete ceshtje:
"Besoj se nuk ka asnjë racë tjetër të njerëzimit që të ketë një mendim
kaq modest për aftësinë e vet" (18), duke shtuar ketu Stephen Schwartz
(19), drejtor i qendres se pluralizmit Islamik, qe e jep modelin
shqiptar si zgjidhje te problemeve nderfetare per boten e civilizuar,
apo edhe kryeministrin kanadez Stefen Harpe (20). qe e paraqet
shqiptarijne si model per boten, nderkohe Dr Scarlett Epstein (21), qe
kerkon nga e gjithe bota te adoptoj be-n (fene) e shqiptarit. Vlene te shtojme ketu edhe keto referenca 22, 23, 24.
Organizimi shoqeror dhe politik
a)
Kufijte
e shtetit (25), apo formave tjera te organizimit shoqerore te
shqiptareve, gjithnje jane percaktuar dhe vazhdojne te percaktohen nga
te huajt, apo ne mvarshmeri te limitit deri ku dhe kur ka mundur te
qendroj rezistenca e shqiptareve. Hapesira shqiptare eshte zone
restrikcioni, si pasoj e ekspansionit te vazhdueshem. Organizimi
shoqerore dhe politik i shqiptareve ka qene gjithnje i ndryshueshem apo
variabil ne mvaresi te rethanave, duke filluar qe nga qytet shtetet e
koherave antike (nje tregues tjeter i kryenecesise me njeri-tjetrin),
deri te tendenca e sotme per te krijuar shtetin e perbashket kombetar
(qe ka ngelur ne nivel tendence). Emerues i perbashket i te gjitha
ketyre periudhave eshte veshtiresia e shqiptareve per te krijuar unitet
politik. Arsyjet jane nga me te ndryshmet, disa prej te cilave i kemi
permend edhe me larte.
Ashtu si cdo gje qe shkon drejte
ndarjes, hapjes, zhvillimit, qofte nga kendveshtrimi makro, apo edhe
mikro, ashtu si universi qe kishte nje pike te perbashket, qe nga Big
Bang-u ai shkon drejte hapjes dhe ndarjes, ashtu edhe ne kendveshtrimin
më mikro, njerezimi shkon drejte hapjes, ndarjes se metutjeshme.
Megjithate, ndarja e shkakton "të ndryshmin", i ndryshmi e shkakton
diversitetin dhe diversiteti shpesh shkakton edhe konflikte, prandaj
njerezimi ka shpikur vazhdueshem ideologji qe te bashkoj njerezit dhe
t'i homogjenizoj ato. Keto ideologji nuk jane sinkornizuar natyrshem me
vet natyren e njeriut dhe keshtu edhe ato kane deshtuar. Perandorite,
kalifatet, ideologjite e vjetra, apo keto te reja qe i perjetojme sot,
te gjitha kane deshtuar, apo jane ne proces te deshtimit.
Rasti
i shqiptareve eshte shume specifik, sepse ata jane krijuar si bashkim i
fiseve me te vjetra te rajonit, te detyruar nga invazionet e
njepasnjeshme te kulturave tjera qe ishin ndare nga i njejti trung i
perbashket. Ky bashkim i detyruar per mbijetese, si pasoj e
rethanave historike, i atyre fiseve te vjetra te trungut te perbashket
pellazgjik, e qe jetonin ne nje largesi te madhe ndaj njeri-tjetrit, ka
formesuar nje mozaik dhe heterogjenitet ekstrem, brenda homogjenitetit
kombetar te shqiptareve. Koha e gjate qe ata jetojne se bashku ne njeren
ane, dhe natyraliteti i njeriut per tu ndare, per te evoluar, per tu
vecuar, ka sjelle deri te individualiteti ekstrem i shoqerise shqiptare.
Tani me nuk kemi tendence per ndarje fisesh dhe formimi te
kombeve te reja, sic ishte ne antikitet, por fenomeni ka depertuar deri
te "atomizimi" i ceshtjes, apo deri te individi. Ata shqiptar qe
tentojne te ndahen apo te vecohen, hasin ne fise, kultura apo kombe te
huaja, qe koha e gjate i ka shendruar shume te huaj per ta, dhe atyre
nuk u ngelet kompromis tjeter vec se te asimilohen brenda tyre, nese
duan te evoluojne. Por, ata qe i bejne balle ketij kompromisi vetmohues
te kombinuar me forcen e natyrshme e njeriut (ne kete rast te
shqiptarit) per t'i ndejtur besnik tradites, ka krijuar anomali gjate
proceseve te takimit me kulturat, fiset, apo kombet e huaja. Tendeca e
natyrshme per tu ndare nga trungu, ne njeren ane, me tendencen tjeter te
natyrshme per t'i qendruar besnik tradites, te kombinuar me dallimin
ekstrem qe has ai ne mes vetes dhe kultures, fisit, apo kombit te ri qe e
takon, ka bere qe nje pjese e shqiptareve, megjithate, kane vendosur
t'i qendrojne besnik identitetit kombetar, dhe te kthehen e te jetojne
ne berthamen e tyre te mbetur qe nga parahistoria. Ky fenomen, ka sjelle
deri te vazhdimi i ndarjes brenda llojit te vet, duke formesuar keshtu
shoqerine me individualiste brenda nje kulture (ne sens te gjere te
fjales), qe ekziston ne bote. Ky rezultat ka pasoja katastrofike per
unifikim kombetar, poashtu krijon tension brenda llojit, por eshte shume
interesant dhe terheqes per kulturen globale, ku individi vihet ne
qender te vemendjes. Individualitetin e shqiptareve e kane vene re te
gjithe pushtuesit, te cilet gjate periudhes se administrimit, kane
shfrytezuar vetine udheheqese, qe vijne si rezultat i individualitetit.
Kjo eshte shfrytezuar ne vecanti nga Perandoria Romake dhe ajo Osmane.
Shpresojme se kjo veti do te vihet re edhe pas humbjes se
pseudo-nacionalizmave global dhe krijimit te nje sistemi funksional
nderkombetar (njerezor).
b)
"Te barabarte ne mes te barabarteve".
Kjo ishte formula me te cilen Skenderbeu arriti te bej bashke nje pjese
te madhe te shqiptareve (26). Ligji i krijuar nga nje njeri apo elite
dhe kerkon vet te sundoj mbi njerezit tjere, nuk mund te perfillet
vullnetshem nga shqiptari, por ligji qe e ngre, e rrit, apo e bene te
ndjehet mire moralisht dhe
shpirterisht
shqiptarin, ate ligj ai vetevetiu e respekton. Kanuni qe i pashkruar,
por ligjet e tij diheshin dhe ndjeheshin apriori nga shqiptaret, sepse
ato ligje mund te gjinden thelle ne moralin e cdo njeriu qe kerkone
ngritje, rend ne shoqeri dhe barazi (16). Komunizmi per shembull, eshte
nje kopje e keqe e kesaj barazije, sepse perseri ne piedestal eshte nje
njeri, apo nje grup njerezisht, qe per shqiptarin eshte irrituese dhe
nencmuese. Shteti demokratik krijon ndarje klasore te bazuar nga te
ardhurat ekonomike. Ky eshte nje problem i madh per ligjet morale te
shqiptarit, i cili asnjehere ne histori nuk ka qene lypsar, madje as per
buke, por sot kemi gjithnje e me shume shqiptar qe e thejne cdo kod
moral te tyre te trasheguar dhe dalin me koken ulur per lemoshe, sepse
sistemi i ketille politike i'a ka pamundesuar qe te punoj edhe token e
vet per nje kafshate buke. Ne anen tjeter, kemi shqiptaret militant, qe
thejne kodet e tij per te perkarhur nje individ apo grup njerezish,
vetem e vetem qe te mos vij ne nje gjendje te rende ekonomike, ai
detyrohet t'i thej vazhdimisht kodet e tij morale te trasheguara..
Militanti i bazuar ne interes ekonomik, e thenë rende traditen dhe
identitetin e trasheguar te shqiptarit. Politika qe kanalizon shqiptaret
drejte nje skeme te ketille te veprimit, duhet te ndryshohet sa me
shpejt qe eshte e mundur, sepse shkateron traditen, kulturen, dhe vet
prirjen kulturore te shqiptarit. Ky sistem, thjeshte e asgjeson
shqiptarin dhe e ben ate te zbrazet nga cdo element kulturore te
trasheguar.
Shqiptari
duhet te krijoj vet nje model te tij te funksionimit te shoqerise,
sepse kopja e nje modeli te huaj nuk korespondon me vecantite e tij
kulturore. Ne fakt, shqiptari duhet te modeloj nje forme te tille te
modelit politik, ku duhet te perfshije elemente nga format me te
suksesshme te funksionimit politik nga e gjithe bota e diteve tona, por
qe perseri te jene te nderlidhura ngusht me kodin moral brenda se cilit
shqiptari ndjehet më shqiptar. Politike autoktone duhet te krijohet edhe
per ceshtjet sociale, ekonomike, ato te turizmit, edukativo-arsimore,
etj. Fillimisht duhet te selektohen vecantite te cilat mund te
shfrytezohen per te miren e vet shoqerise dhe padyshim keto vecori nuk
mund te jene te ngjajshme me ato qe mund t'i kete nje komb tjeter,
prandaj kopjimi krijon kaos. Vecoria me e theksuar e shqiptarve eshte
trashegimia kulturore dhe materiale, per te cilen duhet te krijohen
politika adeukuate per t'u shfaqur dhe ruajtur institucionalisht. Jo cdo
gje e vjeter eshte e mire, ashtu sic nuk eshte e mire cdo gje moderne,
prandaj shqiptari duhet te dalloj te miren qe e ka trasheguar dhe ta
modifikoj ate ne nje forme moderne, qe te ruhet nga te keqijat e
koherave moderne dhe t'i shfaq me sukses vecantite e tij ne te ardhmen.
Nacionalizmi
Ky
nocion qe identifikohet nepermjet identitetit kombetar, eshte evoluim i
natyrshem i organizimit shoqerore qe nga antikiteti, me njerezit e
ngjajshem qe ne lindje, qe identifikohen me gjuhe dhe kulture, simbole,
histori të përbashkët (27), qe i homogjenizon njerezit deri në atë masë
sa që ata e perceptojnë vetveten si një popull, madje dhe interesat
momentale (qoftë ato edhe në perspektivë), i kanë të ngjajshme. Këto
interesa, apo tendenca për të vendosur për gjendjen e tyre sociale,
ekonomike, politike, janë thellë të ngulitura në qenien e tyre, e cila
është kalitur përgjatë një procesi shumëvjeçarë në mënyrë të ngjajshme
me njëri-tjetrin. Kështu formësohet një civilizim, kështu formësohet një
kulturë, kështu formësohet një komb me veçantit e tij dhe rjedhimisht
kështu formësohet edhe nocioni i nacionalizmit.
Pika ekstreme e
nacionalizmit shpije te dukuri tjera kryesisht negative per shoqerine e
globaliluar, sic eshte racizmi, superkombi, apo superioriteti mbi popujt
tjere, por nacionalizmi identifikues, mbrojtes, qe shfaq vyrtite dhe
nuk anathemon kombe, kultura apo racat e tjereve, quhet nacionalizem
pozitiv. Ne vazhden e ketij mendimi do te theksoj edhe thenien e Kadares
sone te madh: "Pa qene nacionalist i mirefillte, nuk mund te jesh as
edhe kozmopolit i mirefillte".
Pasi qe nacionalizmi fillet e tij i
ka ne tribalizem (27), ashtu si familja qe rrenjet i ka ne fis e fare,
grumbullimi i shume fiseve te ngjajshme qe flitnin te njejten gjuhe
(kujtojme ketu primordializmin), e formesojne kombin, por ne rastin e
shqiptareve ky formesim eshte me specifik dhe ka nje histori pak me te
ndryshme se ne rastet e formesimit te kombeve tjera, te cilet per vec
gjuhes se formesuar, kane edhe pikenisje apo pikeformime me baze fetare,
simbolike, ekonomike, politike, etj. Te shqiptaret nuk ekziston nje
piknisje prej ku fillon formesimi i ketij kombi, shqiptaret jane
vazhdimesi kulturore e tre racave, te asaj dinarike, alpike (qe shpesh
konsiderohet si pjese e asaj dinarike) dhe mesdhetare, qe kane jetuar
dhe levizur perreth gjithe Mesdheut ne tre kontinente, qe nga
parahistoria. Keto raca jane pjese perberese e te gjitha kombeve te
ketyre kontinenteve, por ne malet e gadishullit ilirik u ruajt
vazhdimesia kulturore qe nga formesimi i tyre. Pas ndarjes se
vazhdueshme te kulturave/gjuheve, formesoheshin kombe te reja te cilat
largoheshin dhe ndryshonin vazhdimisht nga berthama e tyre pellazgjike.
Ky proces ka vazhduar pa nderprere dhe akoma vazhdon, nderkohe, pjesa e
berthames se pandryshuar te mbetur perreth mesdheut, si pasoj e
ekspansinonit te vazhdueshem te kulturave dhe popujve tani me te
ndryshem, shkaktoji restrikcionin e vazhdueshem me epiqendren ne malet e
gadishullit ilirik.
Gjithe keto pjese fisesh qe kishin mbijetuar
pa u asimiluar dhe qe jetonin aq larg njera-tjetres (qe nga "Shtyllat e
Herkulit" ne perendim, deri ne Kaukaz ne lindje dhe qe nga deti Baltik
ne veri dhe deri ne Egjypt ne jug - 15, 28), me raca te ndryshme, por me
nje kulture te ngjajshme, padyshim se ofrimi i tyre shkakton nje ferkim
centrifugal nga diversiteti lokal, por edhe nje afrim centripetal
drejte njeri-tjetrit nga rreziku i asimilimit dhe shfarrosjes totale ne
anen tjeter.
“Nacionalizmi shqiptar” (që në vetvete, nuk
është as më shumë e as më pak se vetëdijesim kombëtar), në krahasim me
atë të popujve tjerë, për veç se nuk është gllabërues, apo i rezikshëm,
ai është aq unik dhe njëkohësisht shumë kontraditkorë, sa që nuk mund të
definohet qartë se si etnocentrizmi shqiptar, në vetvete do të thotë
multikulturalizëm (globalizëm/khalifat), që reflektohet në të gjitha
komponentat e kulturës shoqërore, deri tek feja. Kjo dukuri,
padyshim se ka të bëjë me qenien shqiptare, si ekstrakti më i vjetër qe
vijne drejperdrejte nga berthama e perbashket e kombeve dhe thellë në
nënvetëdijen tonë, të gjithë njerëzimin mund ta perceptojmë si një
‘komb’ i vetëm, apo ‘bashkombas’.
Shqiptari i sotëm, në parim
(duke marr parasysh se ai është injorant në relacion me njohjen e
vetëvetes, që vijnë si pasoj e rethanave të jashtëzakonshme që ka kaluar
kjo pjesë e njerëzimit, që nga krijimi i tij), e percepton çdo gjë
shqiptare me skepticizëm e përbuzje, dhe e admiron gjithnjë ‘të huajin’
si qenie e zhvilluar në liri më të madhe në relacion me të dhe më i
përparuar se sa ai. Shembull e kemi indeksin e eurocentrizmit apo
multikulturalizmit tek shqiptarët, më të skajshëm se vet europianët, apo
amerikanët dhe vetekspozimin ndaj interesave të polit lindor
gjeostrategjik njëkohësisht.
Të qenurit shqiptar, nuk është vetëm
mënyrë e të menduarit, e sjelljes, kulturës, prirjes psiokologjike e
sociologjike, por për ti siguruar këto, duhet të lindësh si i tillë,
pra, të kesh të regjistuar në ADN të gjithë trashëgimin e vaçant të
këtij populli të mbijetuar në rethana të jashtëzakonshme që nga krijimi i
njerëzimit. Njerëzit janë kudo të njëjtë, rethanat historike janë ato
që i diferencojnë edhe gjenetikisht. Të preukupohesh vetëm me problemet e
të tashmes, do të thotë se je duke u rrotulluar vetëm brenda kuadratit
të pasojave që ke trashëguar. Pra, njerëzit instiktivisht janë të prirur
ti harrojnë shkaqet, por shkenca jo!
___________
Diversiteti
ne mendime eshte pasuri, homogjeniteti ne kete rast do te krijonte nje
kope, apo turme njerezish servil te njeri-tjetrit dhe ne e dijme se te
pakten ne kete pike dallohemi per kryenecesi te theksuar.
Pa marr
parasysh pasojat e kesaj vecorije, ne mosfunksionimin e shume sistemeve
te importuara, ne duhet te dijme te shfrytezojme kete prirje kulturore
per te mire. Cdo shqiptar eshte model per kete diversitet ne mendime,
nuk eshte me rendesi se a kane apo jo te drejte ne ate cka mendojne dhe
pa marr parasysh nivelin e intelektit te tyre qe e kane shfrytezuar, apo
informatave qe posedojne, me rendesi eshte qasja per te kundershtuar,
duke e vecuar veten individualisht ne ate cka mendon. Mungesa e
njohurive intelektuale nuk ka te bej me kapacitetin. Nderkohe
antropologet nga kendveshtrimi i tyre shkencore flasin per kapacitet te
theksuar te races shqiptare dhe lloj-lloj "produktesh" qe hasim per cdo
dite e qe jane te shquar per injorancen e tyre, nuk duhet te perzihen me
kapacitetit e po atyre, qe mund te jete komplet i pashfrytezuar, si
pasoj e shume rrethaneve te vecanta qe e kane krijuar si te tille.
__________
Prandaj
mos i detyroni shqiptaret te sillen njesoj (komunizmi), sepse beni krim
anti-njerezor, ata nuk jane te kalitur per nje sistem te atille, por as
mos i ndani ata na klasa, ku morali nuk do te ishte pesha qe do te
matej, por paraja (sistemi demokratik).
Prandaj mos prisni qe aty
ku ka nje grumbull shqiptaret, qe ato te sillen te gjithe njesoj. Pa
marr parasysh natyren e veprimit (sasine e budallallekut, apo sjelljes
"se mire"), nje grup shqiptaresh asnjeher nuk do te veproj njesoj, edhe
pse njeri prej tyre do te tregohet shume i talentuar, ai budallai do ta
kundershtoj me vetebesim te plote, apo e kunderta.
Prandaj mos
prisni qe te gjithe shqiptaret te hane torte ne nje menyre te njejte,
padyshim se do te kete prej atyre qe do ta prishin "kopen";
Prandaj
mos prisni qe ne nje "party" te organizuar nga ju ne nje kafiteri te
qytetit, nuk do te kete "party breaker-a", nese keni ftuar nje grumbull
shqiptaresh, padyshim se do te kete ekstremitete ne sjellje.
Prandaj
mos prisni se te gjithe shqiptaret do te luftojne armiqet ne unitet te
plote, padyshim se do te kete tradhetar te medhenj, apo prej atyre qe do
te gjejne miliona arsyje tjera per te marr nje qendrim ekstrem, por te
ndryshem nga njeri-tjetri.
Prandaj mos prisni se te gjithe
shqiptaret do te duan te bashkohen ne nje shtet, padyshim se do te kete
prej atyre qe do te krijojne nje ekstremitet tjeter per ta ndjekur...
Shqiptaret
jane nje kopje e vogel e kultures boterore ne pergjithesi. Me cdo
problem qe do te ballafqohet bota deri ne skajet me te thella te saj,
probleme te ngjajshme do te mund t'i gjesh edhe te shqiptaret. Kjo vlene
edhe per perparesite. Shqiptari barte me vete ekstremet e te dy aneve
te medaljes.
Besir Bajrami
19.2.2014
Basra - Irak
________
Referenca (ne brendesi te lidhjeve te meposhtme, i keni edhe emrat e autoreve):
1.
https://www.facebook.com/BesirBajramii/posts/305316846182758
2.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=152265138154597&l=53a0cd559a
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=195124187202025&l=5802383c61
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=114605051920606&l=5804042641
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=127310447316733&l=bb02a77da5
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=195124187202025&l=5802383c61
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279255175455592&l=e429b9df59
3.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279254672122309&l=97642b4734
4.
https://www.facebook.com/BesirBajramii/posts/282121355152962
5.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279260385455071&l=5b3ea1da0f
6.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279254522122324&l=4a45adeddf
7.
https://www.facebook.com/notes/besir-bajrami/all-in-one/249209335121598
8.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279255272122249&l=a6a52ccef8
9.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=139418649439246&l=3bb0952a76
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=110084515705993&l=94dad76c96 (me radhe...)
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=110084515705993&set=a.110082529039525.4389.100001133356751&type=1&comment_id=1434876&offset=0&total_comments=26
10.
https://www.facebook.com/BesirBajramii/media_set?set=a.214339561947154.48697.100001133356751&type=3
11.
http://www.youtube.com/playlist?list=PL87BD7CD207E9FF5D (videos)
12.
https://www.facebook.com/BesirBajramii/media_set?set=a.251090514938725.56111.100001133356751&type=3
13.
http://www.youtube.com/playlist?list=PL6065AC9B75911C99 (videos)
14.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=376867249027717&l=4f7317278f
15.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=128442420536869&set=a.110082529039525.4389.100001133356751&type=1&comment_id=742970&offset=0&total_comments=19
16.
https://www.facebook.com/BesirBajramii/posts/265846666796443
17.
http://www.uvm.edu/~bsaylor/classics/hdt.2.50.html
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=168285296552581&l=f9efe504bd (+ Robert D'Angely - Enigma, faqe 149-151)
http://books.google.co.uk/books?id=71I9AAAAcAAJ&printsec=frontcover&dq=Die+alten+Pelasger+und+ihren+mysterien&source=bl&ots=VV6iX2JwvI&sig=vk3WoAyKXJJa2vlaW2k26YYJHCQ&hl=sq&ei=wxi_TMOPGIzGswbygsW1DQ&sa=X&oi=book_result&ct=result&redir_esc=y#v=onepage&q=Die%20alten%20Pelasger%20und%20ihren%20mysterien&f=false
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=166728296708281&l=4caab9b623
http://books.google.com/books?id=Y1cXAAAAYAAJ&printsec=frontcover&dq=Symbolik+und+Mythologie+der+alten+Völker%2C+besonders+der+Griechen&source=bl&ots=tP64RK_p7w&sig=ndLOcVEcTQADkCodcKYrdS4QALc&hl=sq&ei=Acm_TJmJLcGfOoyu2fwL&sa=X&oi=book_result&ct=result&resnum=1&ved=0CA8Q6AEwAA#v=onepage&q&f=false
https://www.facebook.com/media/set/?set=a.227738487273928.50700.100001133356751&type=3&l=16a1ad75fe
http://infoarkiva.com/lajme/artikull/iden/1046934133/titulli/Pipa-ne-diksionerin-francez-Mitologjia-shqiptare-me-zana-e-djaj-por-pa-zota
18.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279258822121894&l=f8ed2c0b1c
19.
http://www.huffingtonpost.com/stephen-schwartz/how-albanias-religious-mix-offers-an-example-for-the-rest-of-the-world_b_2199921.html
20.
http://www.balkanweb.com/m/shqiperi/holokausti-kryeministri-kanadez-shqiptaret-i-dhane--bese--hebrejve-88045.html
21.
http://www.youtube.com/watch?v=Z1ny8z9YuJs&app=desktop (video)
22.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279259635455146&l=33d7bcf860
23.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279258785455231&l=70202c2c0c
24.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=196375257076918&l=b8aec0dc79
25.
https://www.facebook.com/BesirBajramii/posts/436019189779189?comment_id=4457219&offset=0&total_comments=8
26.
https://www.facebook.com/BesirBajramii/posts/241429945952525
27.
http://books.google.co.uk/books?id=B661BPLxImMC&lpg=PA595&ots=-mjOEO6Ejl&pg=PA595#v=onepage&q=O%20ju%20njer%C3%ABz%2C%20v%C3%ABrtet%20Ne%20ju%20krijuam%20juve%20prej%20nj%C3%AB%20mashkulli%20dhe%20nj%C3%AB%20femre%2C&f=false
28.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=279255272122249&l=a6a52ccef8
29.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=328946973819745&l=0a9563fce8
30.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=372627486118360&l=bdf5330b24