Showing posts with label Talentë. Show all posts
Showing posts with label Talentë. Show all posts

Thursday, April 4, 2013

Beteja e Maratonës? Në 300 studentë, e dinte vetëm një shqiptare


Shqetësim dhe nevojë për reflektim ka shkaktuar në komunitetin akademik, një "incident" i treguar nga profesori i Universiteti të Shkencave Sociale dhe Politike në Athinë, Donatos Papajanis.

Profesor Papajanis ka treguar për gazetën greke “Espresso”, se ishte duke dhënë mësim në departamentin e Administratës Publike në një audiencë prej 300 studentësh, që pretendohet se janë shkencëtarët e ardhshëm të vendit. Iu drejtoi atyre një pyetje lidhur me betejën e njohur të Maratonës dhe iu kërkoi të thonë më shumë për atë ngjarje, por siç shprehet ai vetë, në sallë mbizotëroi një “heshtje varri”.

Pedagogu vendosi të mos vazhdojë leksionin dhe këmbënguli për të marrë përgjigjen e studentëve lidhur me këtë ngjarje historike, kur pas disa minutash vetëm një dorë u ngrit për të dhënë përgjigje.

Papajanis rrëfen se ndjeu një lehtësim të madh dhe se mendoi me vete: “Për fat të mirë dikush e di. Shpëtoi nderi dhe emri i universitetit”.

“Ishte një vajzë. Studentja u përgjigj shkëlqyer. Me një fjalor të zgjedhur përshkroi me saktësi të madhe ngjarjet e betejës së Maratonës dhe unë ndjeva një ngazëllim të madh. Doja ta përqafoja e ta falenderoja”, tregon pedagogu.

“Duke besuar se vjen nga zona e Maratonës, e pyeta për emrin dhe origjinën. Ajo me përulësi më tha: Emri im është Silvana dhe jam nga Shqipëria”...

Kjo ngjarje është bërë publike në gazetën “Espresso” dhe më pas në shume media të tjera greke, ku theksohet fakti, që 300 studentë grekë nuk kanë ditur të japin një përgjigje për një ngjarje historike të vendit të tyre, të cilën e dha shkëlqyeshëm vetëm një studente shqiptare.
Burimi:
http://www.balkanweb.com/rajoni/2687/beteja-e-maratones--ne-300-studente-e-dinte-vetem-nje-shqiptare-124125.html

Friday, December 14, 2012

Klean, vajza që çuditi botën e shahut

  • Ishte tre vjeç kur filloi t’i pëlqente gurët e shahut dhe lojën e parë e ka zhvilluar pa mbushur pesë vjeç me babanë e saj
   


Luela Myftari
-Klean nuk i ka mbushur akoma shtatë vjeç dhe rezultatet e saj në shah janë të jashtëzakonshme për një fëmijë në këtë moshë. Ka pak që është kthyer nga Kampionati Botëror i Shahut të të Rinjve që u zhvillua në Maribor, Slloveni, në javën e dytë të nëntorit. Klean ishte më e vogla jo vetëm në grupin ku konkurronte, por në të gjithë Kampionatin Botëror. Të gjithë konkurrentët ishin mbi tetë vjeç, ndërkohë që Klean nuk i ka bërë shtatë. Megjithatë, ajo korri katër fitore dhe tre barazime në njëmbëdhjetë ndeshje, ose siç i quan ajo ndryshe në njëmbëdhjetë ture.
Asaj i shkëlqejnë sytë kur na thotë se ka përjetuar momente shumë të bukura në këtë kampionat. Klean thotë, me një zë të hollë e të qartë, se nuk do ta harrojë asnjëherë fitoren me kampionen e Italisë, dhe barazimin me një vajzë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Na tregon se ka filluar të luajë shah që kur ishte pesë vjeçe dhe i ka pëlqyer gjithmonë kjo lojë. “Në fillim luaja me kompjuter, pastaj me babin”, thotë ajo për “Trup dhe Shpirt”. Babai i saj na tregon se Klena ka filluar ta pëlqejë shahun që kur ishte tre vjeç, veçse ajo nuk e mban mend këtë gjë ose kërkon që të mos e konsiderojë më si lojë qesharake me të cilën mund të kalojë kohën një fëmijë. Kur e sheh me moshatarët, përpara se të fillojë turi i shahut, ajo është një fëmijë, por kur luan Klean duket si një e rritur e përgjegjshme, si dikush që mendohet mirë përpara se të hedhë hapin e radhës.
Me të mbushur gjashtë vjeç, Klean u dallua në Akademinë e Shahut ku edhe stërvitet nga profesorë profesionistë. Menjëherë, shfaqi një dëshirë të madhe që të konkurronte, por për të nuk kishte konkurse dhe kampionate shahu. Ishte shumë e vogël për të marrë pjesë në konkurse të tilla. Në mars të këtij viti, u regjistrua në “Kampionatin e Shahut midis shkollave 9-vjeçare të Tiranës” edhe pse ishte në kopsht. U regjistrua si konkurrente e klasës së parë. “Kisha shumë dëshirë të garoja në këtë kampionat dhe bëra shumë mirë që u regjistrova sepse në fund fitova një dhuratë të bukur”, thotë Klean kur e pyesim pse nuk duroi që të rritej edhe pak.
Na tregon se është më mirë në Matematikë sesa në Abetare, por ajo do t’i mësojë të gjitha sepse prindërit e saj mësues ia thonë këtë çdo ditë.
Po si është një ditë e Kleanës? Ajo shkon çdo mëngjes në shkollë dhe kthehet prej andej rreth orës 14.00. Pasi mbaron drekën ajo shkon të stërvitet për aktivitetet e tjera që do të bëhen për shahun. Stërvitet rreth dy orë në ditë. Pasdite çlodhet pak dhe fillon të lexojë diçka, tani së fundmi Abetaren. “Dita e diel më pëlqen shumë sepse dal me prindërit nga Liqeni. Me babin bëjmë ushtrime të ndryshme”, na thotë ajo duke shtuar më pas se babin e ka gjithmonë pranë. Babain loja e shahut me të bijën e bën të ndihet i gjallë. “Nuk ka momente më të bukura se sa të luash me fëmijën tënd dhe çdo moment ndryshon nga tjetri. Sigurisht, që edhe fitoret më pëlqejnë shumë”, thotë ai për “Shekullin” krenar, shumë krenar për të bijën. Kur e pyesim se sa i kushton atij një stërvitje si kjo që bën vajza, ai na thotë se Akademia e Shahut nuk ka kërkuar para për Klean, por ndjen nevojën për t’u mbështetur financiarisht në kampionatet që zhvillohen jashtë kufijve të shtetit shqiptar. “Klean duhet përkrahur në kampionatet ndërkombëtare sepse nuk e di sa i aftë do të jem unë të financoj udhëtimet dhe qëndrimin në një vend tjetër me standarde më të larta. Dhe Klean nuk është një fëmijë mosmirënjohës, por është një fëmijë që i mban mend të gjitha lëvizjet e veta, madje edhe ato të të tjerëve”, kështu thotë Arteni, babai i Kleanës së vogël. Dhe ajo është vërtet një vajzë mirënjohëse. Nuk harron të na thotë disa herë “Faleminderit!” gjatë bisedës.
Kur e sheh me moshatarët përpara se të fillojë turi i shahut, ajo është një fëmijë, por kur luan Klean duket si një e rritur e përgjegjshme, si dikush që mendohet mirë përpara se të hedhë hapin e radhës
Bio:
Emri: Klean Shuqja
Datëlindja: 17.01.2006
Vendlindja: Tiranë
Vendbanimi: Tiranë
Arsimi: Nxënëse e klasës së parë, në shkollën “Protagonistët”.
Aktivitete:
Klean është vetëm gjashtë vjeçe dhe ka konkurruar në disa kampionate shahu. Vetëm përpara një muaji ajo erdhi nga Sllovenia, nga Kampionati Botëror i Shahut për të Rinj, me kokën lart. Nga i gjithë grupi i shqiptarëve Klean grumbulloi më shumë pikë nga të gjithë. Ajo ka marrë pjesë edhe në aktivitete të tjera si në “Kampionatin e Shahut midis shkollave 9-vjeçare të Tiranës” në mars të vitit 2012, ku edhe pse nuk ishte e ende në shkollë konkurroi duke u regjistruar si e tillë. Kaloi deri në turin e pestë, nga shtatë ture të mundshmet. Në “Kampionatin e 44 Kombëtar” në maj ajo u përmend si vajza më premtuese në fushën e shahut.

Friday, December 16, 2011

Shqiptari ndërton Helikopterin e parë në Ballkan - `Made in Presheva`


Pranvera do të qel në Preshevë me Helikopterin e parë në Ballkan "Made in Presheva"

Nuk po flasim as për Italinë, as për Pakistanin, Amerikë apo Rusinë, por fjala është thjesht për një qytetarë, të riun nga Presheva (Kosova Lindore) të cilit më në fund duket se ëndrra e tij do t’i dal „zhgjëndërr“ dhe do t’i bëhet realitet, duke ia arritur qëllimit të tij, që të jetë njeriu i parë në Ballkan i cili (si individ) e ndërton një helikopter me duar të veta, me një çekiç dhe një palë dane, siç thotë ai, nga "A" deri në "ZH"...Ky është Qani Lutfiu nga Karadaku i Preshevës (Gare). Z. Lutfiu nuk është me profesion fizikanët, as instruktor e as pilot, por siç thotë ai, jam kuadër i „Skenderbeut“, meqë ai ka të mbaruar vetëm shkollën e mesme dhe ka dalë nga dyert e asaj shkolle, nga gjimnazit me emrin „Skenderbeu“.

Lidhur me idenë, punën dhe strukturën teknike të helikopterin „Made in Presheva“ autori i këtij projekti madhështor në Ballkan z.Qani Lutfiu për agjencinë informative kombëtare „Presheva Jonë“ shpjegon se „Helikopteri për momentin është i paraparë vetëm për një individ, pra pilotin. Megjithëse mundësit i ka që të mbajë pesha edhe më të rënda se sa një person i vetëm. Helika e madhe e këtij helikopteri bashkë me zbrazëtirën mes helikave është 4 m e 30 centimetra e cila arrin të bëjë 500 rrotullime në minutë ndërsa e vogla tek bishti arrin në 1 minutë të bëjë më shumë se 1800 rrotullime çka i bie 30 rrotullime në sekondë. Deri në ditën kurrë helikopteri të jetë i gatshëm të fluturojë do të arrijë peshën e 210 kg, kurse kostoja e përgjithshme e këtij projekti madhështor

Helikopteri "Made in Presheva" ndërtuar nga Qani Lutfiu për 1 person të vetëm pa ndihmën e askujt do të kushtojë disa dhjetëra mijë euro. Ketë punë bëjë nga vullneti dhe dëshirë duke vënë në test trurin dhe kapacitetin e njeriut. Sikur të kisha lek ndoshta ma herët e kisha bërë...por kështu dal ngadalë me forcat e mia po ecën puna mbarë. Një traktor po e ndreqi, pak po dalin për familje pak për ndonjë pjesë të helikopterit dhe kështu gradualisht edhe ju kemi ofruar fundit..“
Do shtuar se ky i ri plotë vullnet dhe punëtor nuk e ka as zanatin e mekanikut por ja, siç thotë populli, çka ja shef syri ja punon dora... i cili me një vullnet dhe pasion të madh ka nisur për të realizuar projektin e tij, ndërtimin helikopterit të parë në Ballkan. Se kur do ta kemi helikopterin „Made in Presheva“ në qiell Qani Lutfiu për agjencinë informative „Prtesheva Jonë“ thotë se „pa vullnet nuk bëhet asgjë. Deri më tani i kemi kryer gati punët kryesore dhe tash na kanë mbetur edhe ca të imta për ta ngritur në qiellin e Luginës së Preshevës helikopterin tonë me të cilin jam duke u marrë tash e 2 vjet ...Kur po them tash e dy vjet, në fakt dy vjet s’kam bërë punë intensive, por aty kam punuar herë pas herë. Këtë projekt apo ëndërr e kam filluar para dy vjetësh dhe kësmet, me emër të Zotit si të jemi shendosh e rehat e kam me e qit në dritë së shpejti edhe atë kah Pranvera do ta presim shirit.“  http://zgjohushqiptar.blogspot.com/2011/12/shqiptari-nderton-helikopterin-e-pare.html

Sunday, October 16, 2011

“Buzëqumështit” u tregojnë “baballarëve të Kombit” se nuk ua njohin atësinë



Ishte ora 10 e paradites së djeshme kur një grup i organizuar të rinjsh iu drejtua rrugës pedonale “Murat Topani”. Kjo protestë më shumë vizuale sesa akustike, që fliste më shumë me figura sesa me zë, e shndërroi shëtitoren më të re të Tiranës në “ekspozitën” përqeshëse të politikës së bajatizuar e të padurueshme. “Buzëqumështit” po u tregojnë “baballarëve të Kombit” se nuk ua njohin atësinë. Të rinjtë varën përgjatë pedonaleve foto të ndryshme të cilat ishin ngjitur në një faqe gazete. Fotot përmbanin mbishkrime të ndryshme. Njëra prej fotove i referohej ligjit më të fundit për inportimin e plehrave, ku shkruhej: “I ëant your trash” (I dua plehrat e tua). Kryeministri i vendit ishte kërkuesi i tyre. Foto të varura ndërmjet shtyllave të ndriçuesve të rrugës me anë të një litari tërhiqnin që nga larg syrin e vizitorëve. Por jo vetëm kaq. Edhe ndriçuesit e instaluar në tokë përgjatë pedonales ishin stolisur me tapetet e karikaturave mbi qeset e zeza. Një nga mbishkrimet që “thithi” shumë shikues, ishte ai për reformën arsimore të vitit 2011. Mbi poster shkruhej: “Shesim mastera, doktoratura, bar djathi etj.”
Dëshmi në vend
“Kjo protestë të kthehet në stil jete për rininë”
Një shitëse ambulante, e cila ishte vendosur në atë pedonale për të gjithë ditën, tregoi se grupi protestues përbëhej nga rreth 50 të rinj, djem dhe vajza. “Ata thanë që kishin marrë një leje paraprake për protestën në bashki dhe në policinë e shtetit. Qëndruan këtu nga ora 10 e paradites deri në 5 të pasdites. Ishin djem e vajza që të bënin për vete me energjinë e tyre. Të gjithë sa i pamë, krijuam simpati”.
Gruaja na tregoi se ata do të largoheshin për t’u kthyer dhe qëndruar deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Takuam më pas qytetarë të tjerë dhe u morën mendim: disa u shprehën skeptikë se mund të vijnë ndryshimet me forma të tilla “të buta” e “të kulturuara”, të tjerë i konsideruan gjetje shumë origjinale e sensibilizuese, që vënë në lojë moralin e pushtetit. Mes optimistëve që besonin tek forma të tilla të reagimit qytetar ishte qytetarja N. Trebicka: “Është vërtet një gjest i mençur prej rinisë sonë. Por unë dua që të mos ndalet këtu. Klasa politike në vend është vërtet e marrë fund dhe të tilla protesta nga të rinjtë duhet të vazhdojnë dhe të na fusin edhe ne të vjetrit në valle. Ky vend ka nevojë për energjinë e rinisë që është e çoroditur, e lënë qëllimisht larg fateve të vendit. Këto protesta bëjnë më të shëndetshëm opinionin dhe vetë të rinjtë, duke krijuar kauza të rëndësishme në vend të zakoneve të dëmshme. Ky është stili dhe fryma që kërkohet sot nga rinia. Protesta të këtij lloji do të ndihmonin për t’i shkurtuar jetën kësaj klase politike, që tallet me popullin. T’i përgjigjemi talljes me të njëjtën monedhë: t’i tallim ata në rrugë.”
Turistët shkrepin aparatet fotografike
Protesta gjeti mbështetjen e kalimtarëve të rastit por dhe turistëve, të cilët shkrepën aparatet fotografike. E ngjashme me një ekspozitë fotografike, ajo ishte si një ‘shoë” që shfaqte anën më të shëmtuar dhe groteske të figurave politike. Vizitorët e huaj qëndruan gjatë përpara disa prej posterave. Vizitori kroat Demetrius tha se i pëlqente shumë kjo që shikonte. “Është një shfaqje e mrekullueshme e antipatisë së popullit tuaj për politikanët e tij. Mund të ngjante si e ekzagjeruar kjo protestë, por me njohuritë që kam unë për vendin tuaj, është forma simbolike e një realiteti të hidhur”, tha ai.
Ndërsa përkthyesi që e shoqëronte, na tha se miqtë e tij të huaj që vijnë në Tiranë, dëgjojnë këtu sharje për politikën më tepër se në asnjë vend tjetër, por prapë se prapë, na quajnë një popull të urtë. Kur e pyetëm se cili poster bëri më shumë përshtypje tek vizitorët kroatë, ai tha: “Më shumë buzëqeshje u dhuroi posteri: “Sa bëjnë 1700 euro rrogë, 1000 euro karburant, 750 euro telefon, 2500 euro dieta?”

Nga Xhek Preçetaj

Sunday, July 3, 2011

Daniel Godelli shpallet kampion i botës për të rinj

Peshëngritja shqiptare korr një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare, pasi Daniel Godelli është shpallur sot kampion i botës për të rinj, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për këtë grupmoshë, që po zhvillohet në Pineng të Malajzisë.
 
Godelli ka spikatur në kategorinë e peshës trupore deri në 69 kg, duke marrë dy medalje të argjendta, në shkëputje dhe në shtytje, dhe një medalje të artë në dygarësh.

Daniel Godelli është shpallur sot kampion i botës për të rinj, pasi peshëngritësi shqiptar ka trimfuar në kategorinë e peshës së tij në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për këtë grupmoshë.
Në këtë kampionat, që po zhvillohet në Pineng të Malajzisë, Godelli ka spikatur në kategorinë e peshës trupore deri në 69 kg, duke marrë dy medalje të argjendta, në shkëputje dhe në shtytje, dhe një medalje të artë në dygarësh.
140 kg e ngritura me sukses në provën e parë, i kanë mjaftuar peshëngritësit të vetëm shqiptar në këtë veprimtari botërore, për të marrë medaljen e argjendtë në stilin e shkëputjes.
Në fakt, Godelli, i cili i shkoi dëm dy provat e tjera me 141 kg, e ka humbur medaljen e artë në këtë stil vetëm për shkak të peshës trupore. 330 gramët peshë trupoe që shqiptari kishte më tepër se kinezi Peijong Huang i kanë dhënë këtij të fundit vendin e parë në podium në kurriz të Godellit, pasi të dy sportistët kishin ngritur nga 140 kg secili.
Ndërkaq, një provë e vetme me 169 kg, i ka mjaftuar Godellit të marrë një tjetër medalje të argjendtë në stilin e shtytjes, ku peshëngritësit shqiptar përsëri i është mohuar medalja e artë për shkak të peshës trupore.
Ndryshe nga shkëputja, peshëngritësi kuqezi ka qenë afro 1 kg më i rëndë se iraniani Xhaber Behruzi, i cili ka ngritur gjithashtu 169 kg, po aq sa Godelli. Megjithatë, 309 kg e marra në total i kanë dhënë Daniel Godellit medaljen e artë në dygarësh dhe titullin e kampionit të botës.
Në fakt, Godelli i cili ka garuar duke vuajtur ende dëmtimin e pësuar në Evropianin e para disa muajve në Rusi, nuk i ka zhvilluar dy provat e tjera për arsye se nuk ka qenë e nevojshme përsa i përket medaljeve, por edhe për t’u ruajtur nga ndonjë përkeqësim i dëmtimit.

Duhet theksuar se medaljet e Daniel Godellit, janë medaljet e parë që kontinenti evropian merr në këtë Kampionat Botëror të Peshëngritjes për Të Rinj, që po dominohet nga Azia dhe Afrika.
Në vendin e dytë në podium në dygarësh është ngjitur kinezi Peijong Huang, me 308 kg, ndërsa iraniani Xhaber Behruzi ka fituar duelin e peshës trupore me moldavin Artiom Pipa, duke marrë medaljen e bronxtë në dygarësh, pasi të sportistët kishin ngritur nga 303 kg në total. Tema

Friday, June 24, 2011

Gjenitë shqiptarë që po habisin botën



Në 2011-n shkenca floli shqip. Tetë të rinj shqiptarë me projekte shkencore vlerësohen me medalje ari, argjendi dhe bronzi. Turqia, Rumania, Ajzerbaxhan dhe Shtetet e Bashkuara “provokuan” zotësitë e tyre.
Të stërvitur për të dhënë rezultate maksimale dhe për të zhvilluar aftësitë laboratorike, pavarësisht moshës, talentet shqiptare shkëlqyen duke “çuditur” juritë me idetë e projekteve dhe prezantimin e tyre.
Enio Barçi, djali nga Tirana rrëmben “medaljen e artë” në Stamboll të Turqisë në Olimpiadën Botërore të Shkencave Ekzakte. Projekti shqiptar “Marrja e ujit nga lagështira” vlerësohet me vendin e nderit, 17 vjeçari fiton një nga 13 medaljet që juria shpërndau për gjenitë.
“Momentin kur dëgjiova emrin tim që fitova mediale ari më kanë vajtur lot dhe u gëzova shumë. Isha shumë i lumtur, nuk u besoja veshëve”, theksoi Erion Barçi.
Një tjetër projekt shqiptar rezultoi i suksesshëm në konkursin ndërkombëtar. “Ndarja e vajit nga uji dhe ripërdorimi i tij” me autorë: Artid Skënderi, Franc Hysenaj, Rudi Lulaj dhe Ermal Curri, në prill të këtij viti u vlerësua me Medalje Argjendi në Ajzerbaxhan dhe atë të Artë, në 21 maj, në Olimpiadën Ndërkombëtare të Shkencave Natyrore në Turqi.
“Projekti synonte gjetjen e materialeve për pastrimin e detit nga vajrat”, theksoi Rudi Lulaj.
Të inspiruar nga Katastrofa e Gjirit të Meksikës, ku nga shpërthimi në “Deepwater horizon”, në prill të 2010-ës, miliona litra naftë u derdhën në oqean, të rinjtë shpjegojnë “shpikjen” që do të shërbente për pastrimin në raste të tilla, për të eleminuar atë që amerikanët do ta quanin “një 11 shtator mjedisor”.
“Projekti ynë kishte dy faza, faza e parë ishte mbledhja e vajit dhe sistemimi në një sipërfaqe sa më të vogël që ta kishim më të lehtë punën për ta pastruar, ndërsa faza e dytë ka të bëjë me idenë tonë. Në këtë rast ne përdorëm një top pingpongu, i cili qendronte në mes të vajit dhe ujit. Në fund të enës vendosej një valvulë që kur hapej binte uji dhe vaji qendronte sipër”, shpjegon Rudi Lulaj.
Dhe shpikjet vazhdojnë, vlerësimet gjithashtu. Fjodor Mërkuri është një tjetër talent. Sapo është kthyer nga Shtetet e Bashkuara, së bashku me disa të rinj nga Cëriku, ai konkuroi në Houston të Texas-it, në kategorinë e ambientit, me projektin “Rritja e bimëve me tretësira ushqyese”. Mes 400 projekteve nga 1100 të rinj, jurisë i bëri përshtypje ideja e tij, një këshillë për fermerët jashtë kushteve laboratorike.
“Dheu i papastër nuk ndikon pozitivisht në rritjen e bimëve, ndërkohë që nëse ne do kontrollojmë përbërjen e dheut atëherë edhe bimët do të rriten më mirë”, thekson Fjodor Merkuri.
Drita e diellit e kontrolluar dhe tretësirat janë elementët bazë për aplikimin e projektit. “Mënyra e çuditshëm” për rritjen e bimëve, që zbatohet nëpërmjet “mekanizmave të ndryshëm”, shpjegohet në këtë mënyrë nga “shpikësi 17 vjeçar”.
“Kjo bimë është një spec, pjesa e poshtme është tretësira që duhet ndërruar në çdo pesë ditë, gjë që bën që bima të rritet e shëndetshme”, tregon Fjodor Mërkuri.
Etja për dije prodhon shpikje të tjera. Rigest Shala dhe Dejvi Dode i bashkohen listës së të rinjve. Filmi i animuar “Right before the end” rreshtohet ndër më të mirët në olimpiadën e këtij viti në Rumani. Historia e një njeriu, në sytë e adoleshentëve, realizuar në kompjuter me sisemin 3 dimensional, bëri për vehte jurinë. Medalja e bronzit, këtë herë, i takoi Shqipërisë.
“Kjo ishte kategoria më e vështirë. Pamë që edhe skenari kishte ndikuar”, shprehet Rigest Shala.
Jetojmë në mijëvjeçarin “e inteligjencës”. Këta të rinj na kujtojnë se gjenitë “rriten mes nesh”, pavarësisht dilemës nëse lindin apo bëhen të tillë. Nga medaljet që pamë kuptojmë se “vlera e tyre nuk mbetet tek ‘shkenca’, por tek vendi dhe ajo që përfaqësojnë”.

Burimi: Top Channel

Friday, June 3, 2011

“RoboDet” – detektori i minave “made in Kosova”

Prej tetorit të vitit të kaluar, katër studentë të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të UP-së kanë punuar në jetësimin e idesë së tyre. Një detyrë shkollore që ata e kishin propozuar ishte krijimi i një roboti që do të detektonte mina.

Njësoj si te filmi “The Hurt Locker”, i regjisores Kathryn Bigalow, që në vitin 2010 ishte shpërblyer me gjashtë “Oscar”, ku vendndodhja e minave detektohet nga një robot në formë tanku, Besnik Gashi, Valon Gojani, Kenan Hyseni dhe Drilon Bunjaku, nën udhëheqjen e profesorit të tyre Shaban Buza, kanë krijuar një të tillë.

Prezantimi i tij është bërë mesditën e së mërkurës, në amfiteatrin e këtij fakulteti, të stërmbushur nga kureshtarët. “RoboDet” është emri që ata i kanë dhënë krijesës së tyre. Profesor Buza ka thënë se jo rastësisht lansimi i tij është bërë më 1 qershor, në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve.
“Për të treguar se lindi një ‘fëmijë’”, ka thënë Buza, teksa ka treguar se pagëzimi i tij ka kuptimin e një roboti që detekton.

Një tepih i gjelbër që paraqet fushën, i vendosur mbi tavolinë të rrethuar me paralajmërimet se aty “ka” mina, ishte simulimi që ishte bërë prezantimit. Rreth 90 centimetra gjerësi, aq sa është hapësira që ekipet dominuese krijojnë kur futen në fushë për të çminuar, është vënë në dispozicion. Ai dirigjohet nga distanca dhe reagon në metal në 10 centimetra largësi.
Mbeturina të ndryshme mekanike do t’u hynin në punë pesëshes krijuese. Zinxhirë të biçikletës, të shoqëruar me goma të prera e të përshtatura kanë shërbyer për të mundësuar lëvizjen e “tankut”, që mundohet nga tre motorë, që janë bateri të fuqisë 12- voltësh.
Secili nga studentët ka prezantuar nga një pjesë të punimit të tyre, teksa kanë folur edhe për sfidat që kanë pasur. Ndër kryesoret ka qenë kostoja financiare. Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike ka pasur mundësi të ndajë vetëm 500 euro për këtë prodhim. Shaban Buza ka thënë se e ka të vështirë të përcaktojë koston e shpenzimeve për të bërë robotin në gjendjen çfarë u prezantua.
“Shumë pjesë kemi gjetur në place të ndryshme të mbeturinave mekanike, ndërsa pjesë që na janë dashur t’i blejmë i kemi marrë me më pak se gjysmë çmimi nga miqtë tanë”, ka thënë Buza.
Studenti Valon Gojani ka thënë se puna 8- mujore për krijimin e “RoboDetit” ka qenë plot sfida.
“Kemi pasur mirëkuptim mes vete dhe përkrahje nga profesori”, ka thënë Gojani.
Buza ka treguar se kjo ide ka lindur bashkërisht, teksa kanë parë se në 12 vjet të pasluftës në Kosovë minat kanë marrë 114 jetë të qytetarëve dhe nga to kanë mbetur të lënduar 449 të tjerë. Megjithatë “RoboDet” ende nuk është i denjë për të dal në terren.

“Nëse duhet të përdoret nga trupat që bëjnë çminimin e fushave në Kosovë, i duhet të sofistikohet edhe pak”, ka thënë Buza.
Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Musli Bajraktari, është shprehur krenar që studentët e fakultetit që drejton kanë prodhuar një robot.

“E kanë prodhuar vetë nga pjesa e parë deri te kjo gjendje në të cilin po e shohim. Çdo pjesë e tij pothuajse është nxjerrë nga mbeturinat”, ka thënë Bajraktari. /kd/

Wednesday, April 27, 2011

Dhe ylli i ri i Gjermanisë është një… shqiptar

Ardian Bujupi, 18 vjeçari nga Kosova, pritet të shpallet fitues në spektaklin e njohur “Gjermania kërkon një yll”.
Ardian Bujupi Das Erstellen von Bildergalerien ist verboten! Verwendung der Bilder für Online-Medien ausschließlich mit folgender Verlinkung: "Alle Infos zu "Deutschland sucht den Superstar" im Special bei RTL.de: www.rtl.de/cms/unterhaltung/superstar.html
Edhe pse gara finale është më 7 maj, gazeta Bild thotë se shanset për të fituar i ka Bujupi, kosovari simpatik.
Nga gara në garë, ai po rritet ndjeshëm dhe shanset janë që të fitojë në fund pasi ka fituar shumë pikë sidomos mes grave të moshuara.

Historia e Bujupit gjithashtu ka prekur shumë gjermanët.
Ardiani thotë se fëmijëria e tij ka qenë shumë e vështirë. Ai bashkë me nënën duhej të arratisej nga Kosova. Ardiani jetonte në Prishtinë në kohën kur Kosova ishte pjesë e Serbisë. Babai i tij ishte drejtues në universitet dhe ishte këshilluar nga një afërm të arratisej pasi ishte në listën e zezë të shërbimeve sekrete serbe. Babai i arratis dhe Ardiani, që në atë kohë ishte 1 vjeç, dhe nëna shtatzënë mbetën pas.

Vetëm pas lindjes, ata u arratisën nga Kosova drejt Gjermanisë.

Tema
Duke i uruar suksesi këtij ambasadori të shqiptarisë, ju ftojmë të ndiqni një video të talentit shqiptar : http://www.youtube.com/watch?v=1jkfwqOPaE0

Monday, April 11, 2011

SHQIPTARI I VOGEL FITON OLIMPIADEN KOMBETARE TE MATEMATIKES NE BRITANINE E MADHE


Ai eshte vetem 11 vjec, e quajne Mattheu WRIGHT, shume krenar per origjinen angleze te familjes se babait …po aq sa krenar me familjen shqiptare te nenes se tij ku cdo vere kalon nje pjese te pushimeve.
Ndersa prinderit projektojne per te shkolla me emra prestigjioze dhe punera me pergjgjesi…endrra e tij e sotme eshte e thjeshte : pasi te perfundoje studimet te kthehet e te jape mesim ne kolegjin e femijersie St Christopher ne Stavertown! Ne nentor te vitit te kaluar, ai meritoj vemendjen dhe komplimentet e shtypit britanik qe e cilesonte nder te tjera si” shpresa” e UK.

Ai provoi talentin e tij, duke fituar medaljen e argjende ne olimpiaden kombetare te matematikes ne Angli .
Ne kete olimpiade morren pjese mbi 84 mije nxenes nga e gjithe Anglia! Ne perfundim te provimeve, shqiptari i vogel me origjine nga nje qyteze naftetaresh u rendit nga me te miret e moshes se tij ne te gjithe Angline.


I kursyer ne fjale, Mattheu ia dedikon kete medalje prinderve te tij dhe gjyshes aristokrate.

G. Tema

Friday, April 8, 2011

Sahit Prizreni, nënkampioni i parë shqiptar i Evropës!

Mundja shqiptare ka arritur sot kulmin e saj në arenën ndërkombëtare, pasi Sahit Prizreni është shpallur nënkampion i Evropës, duke u bërë shqiptari i parë që arrin një të tillë. Në finalen e zhvilluar të martën në mbrëmje, shqiptari është mundur nga rusi Opan Sat, duke u detyruar të kënaqet me vendin e dytë dhe medaljen e argjendtë në peshën 60 kg të stilit të lirë.

Në rrugëtimin e tij drejt finales, Prizreni ka mposhtur lehtësisht në turin e 16-shes italianin Vinçenco Rizoto, të cilit nuk i ka lejuar t’i marrë asnjë pikë dhe duke siguruar vendin në çerekfinale përballë gjermanit Marsel Evald. Beteja me mundësin gjerman ka qenë më e vështirë, por gjithsesi përvoja dhe shkathtësia i kanë dhënë Prizrenit fitoren dhe bashkë me të edhe vendin në gjysmëfinale dhe shansin për finalen e madhe.

Dueli i gjysmëfinales i ka vënë përballë mundësit shqiptar një rival të vështirë, si ukrainasi Vasil Fedorishin dhe ndeshja ka qenë tërësisht e barabartë, por Prizreni ka triumfuar në fund me pikë teknike, në shifrat 3-1. Kjo fitore i ka garantuar mundësit shqiptar të paktën një medalje të argjendtë dhe titullin e nënkampionit të Evropës.

Në finale, shqiptari ka patur përballë mundësin rus, Opan Sat, i cili ka qenë më superior, duke triumfuar si në 3 pjesët e ndeshjes, ashtu edhe pikë teknike. Megjithatë, Sahit Prizreni ka mbajtur vendin e dytë në podium dhe bashkë me të edhe medaljen e argjendtë, duke shkruar emrin e tij në histori si nënkampioni i parë kontinental i Shqipërisë në sportin e mundjes.


AlbanianSport.net

Monday, February 14, 2011

Një vampire shqiptare në Hollivud

Intervista / Alma Saraçi, rrëfimi i aktores nga Elbasani, largimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, karriera si aktore dhe bashkëpunimet me emrat e suksesshëm të Hollivudit.
Ajo do të luajë rolin e një vampireje në një film të regjisorit amerikan Xhon Regan. Është Alma Saraçi nga Elbasani, por që prej 8 vitesh jeton në Amerikë. Po aq sa këto vite, numërohen dhe filmat ku ajo ka interpretuar si aktore. Saraçi ka lindur në prill 1984, në Elbasan. Ka luajtur në teatër qysh në moshë të vogël dhe është angazhuar në televizione lokale, përpara se të zhvendosej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në moshën 17-vjeçare. Tashmë, ajo po përjeton një nga periudhat më të suksesshme të jetës, por, për më tepër na i tregon vetë në këtë rrëfim të detajuar për "Sh2"-in.

Sa të vështirë e kishte Alma që ta gjente veten në një vend të madh dhe të ëndërruar nga të gjithë?
Vitet e para ishin më të vështirët, për të mbijetuar, duke mësuar gjuhën, duke shkuar në shkollë, duke punuar gati çdo ditë pas shkolle dhe duke iu adaptuar jetës. Gjëja më e lehtë ishte gjimnazi, këtu gjimnazi është shumë i lehtë, dhe detyrat ishin shumë më të lehta se në Shqipëri. Kështu që e përdora kohën duke mësuar anglisht. Kur arrita në universitet i ndjeva shumë më tepër ato diferencat kulturore dhe stresin që ndjen kur je imigrant. Unë isha me fat se gjithmonë kam pasur prindër dhe shoqëri që kanë qenë pozitivë. Jeta në Amerikë nuk është kaq ideale. Pjesën më të madhe të kohës je duke punuar ose duke i dhënë makinës. I ka avantazhet, por në të njëjtën kohë çdo gjë e mirë në jetë vjen me një çmim që duhet ta paguash me një lloj mënyre.

Keni mbaruar një shkollë, çfarë?
Po, kam shkuar në "Kolegj" që është i njëjtë si Universiteti në Shqipëri. I fillova studimet për Biologji dhe Literaturë franceze, por pas vitit të parë e lashë Biologjinë dhe studiova Teatër, Literaturë franceze dhe Filozofi.

Alma, ju keni ikur adoleshente nga Elbasani, si e kujtoni fëmijërinë tuaj në atë qytet?
Elbasani ka një melankoli të bukur si qytet që gjithmonë më ka frymëzuar që kur isha e vogël. U rrita si me jetën tipike shqiptare. Me prindërit dhe vëllanë dhe me shumë kushërinjtë.

Çfarë ju ka lidhur me aktrimin dhe cilat janë angazhimet e tuaja?
Për mua, aktrimi është mënyra më e bukur për vetë shprehjen. Është një pjesë shumë e rëndësishme në jetën time si njeri dhe si artist. Që kur kam qenë e vogël më ka pëlqyer shumë dhe sa më shumë jam rritur, aq më tepër e shikoj veten si aktore, është një mënyrë për të treguar histori dhe përralla. Tani për tani kam punuar pjesën më të madhe në role kryesore në filma të pavarur dhe në të ardhmen shpresoj të punoj në filma më të mëdhenj.

Kemi lexuar që së fundi do të luani rolin e një vampireje në një film, na tregoni pak më gjatë për të dhe për këtë rol?
Luaj rolin a Marianës, një vampirë elitiste që kapet nga Robin Hud dhe bashkë krijojnë një marrëdhënie të rrezikshme.

Pse ky rol?
Unë u kontaktova nga producentët para disa muajsh të bëja një konkurrim për këtë rol. Sa fillova ta lexoja, më pëlqeu shumë projekti dhe personazhi, kështu që u përgatita për konkurrim dhe ia dërgova regjisorit. Nuk e vrava shumë mendjen, por në të njëjtën kohë doja ta luaja këtë rol se është shkruar shumë bukur. Mariana është një femër e fortë dhe shumë komplekse, edhe pse ajo është një vampirë nuk është një karikaturë.

Kush do të jenë bashkëpunëtorët tuaj në këtë film?
Aktori që do të luajë rolin e Robin Hud është DJ Perry dhe ne kemi bashkëpunuar në dy projekte të tjera. Ai është një aktor dhe producent shumë i talentuar. Kemi punuar bashkë në filmin "Karma, Crime Passion Reincarnation" që u xhirua në Indi dhe në filmin "Benjamin" xhiruar në verën e vitit të kaluar në Nju Jork. Xhon Regan (John Regan) do jetë regjisori, dhe Xhon është një nga regjisorët më pasionantë që kam takuar në Hollivud. Ai ka një sy shumë të fortë si regjisor dhe është gjithashtu një shkrimtar shumë i mirë.

Keni takuar emra të rëndësishëm të kinematografisë, na përmendini disa prej tyre dhe komplimentin më të bukur që keni marrë për talentin tuaj?
Para dy vjetësh, kur fillova të punoja në Los Anxhelos, pata një pjesë të vogël në një film me Orlando Blum. Në këtë skenë, unë isha një "groupie", një vajzë që ndjek grupin e atij muzikanti, ai ishte një "rockstar". Orlando ishte një aktor shumë i sjellshëm, edhe më bëri pyetje për Shqipërinë. Vjet punova në filmin "Get him to the Greek" dhe pata mundësinë të punoja shumë afër aktorit anglez Russell Brand, ne improvizuam bashkë një video muzike për filmin, ai është një shakaxhi i madh. Mendoj se komplimenti më i bukur dhe i rëndësishëm është momenti kur fiton një konkurrim, kur ke mundësinë të punosh me artistët e tjerë. Sigurisht, është mirë kur puna jote si artist komplimentohet dhe unë jam shumë mirënjohëse për ato fjalë të mira që më thonë për ndonjë rol ose film që kam bërë, sidomos në fillimin a një karriere.

I ruani kontaktet me miqtë e tu këtu në Shqipëri?
Pak, në facebook kam pasur mundësinë të lidhem me shoqërinë nga shkolla e mesme.

Na përshkruani pak atmosferën ku jetoni, lagjen, shtëpinë?
Jetoj në Uest Hollivud, një nga lagjet më të famshme në Los Anxhelos. Është shumë bukur, shumë aktorë jetojnë në këtë pjesë të qytetit. Është pak si Elbasani se ka kodra shumë të bukura me shtëpi moderne. Los Anxhelos është një qytet shumë i madh, dhe lagjet janë shumë të shpërndara. Zakonisht je në makinë për një kohë të gjatë, se ka gjithmonë trafik. Unë jetoj në një apartament shumë të lezetshëm, quhet "loft". Muret janë të larta dhe dyert, dhe muret në pjesën më të madhe janë me xhama. Nga ballkoni shikoj gjithë Los Anxhelosin nga ana perëndimore. Më pëlqen shumë të jetoj në këtë anë të qytetit se ka edhe shumë kafe dhe parqe të këndshme.

Cili është koncepti juaj për dashurinë, çfarë është dashuria për ju?
Dashuria është një nga ndjenjat më të bukura në jetë, po gjithashtu një ndjenjë shumë delikate, që duhet ta respektosh dhe ta marrësh seriozisht. Dashuria është më e lehtë ta ndjesh se sa ta përshkruash. Për mua dashuria është një pjesë shumë e rëndësishme e jetës.

A po përjetoni tani një dashuri. Keni momentalisht një djalë pranë, me të cilin jeni e dashuruar?
Po, kam një njeri shumë të veçantë në jetë, që më frymëzon si femër dhe si artiste. Është një nga marrëdhëniet më të forta që kam në jetë.

Do të preferonit më shumë një mashkull shqiptar, apo të huaj?
Nuk është shumë e rëndësishme nga vjen, më të rëndësishme janë kualitetet që ai ka si njeri.

Cilat janë projektet e tuaja për të ardhmen, mendoni ndonjëherë të ktheheni në Shqipëri përgjithmonë, apo çdo gjë është relative?
Kam dy projekte në vitin që vjen që do të xhirohen në Evropë. Gjithashtu, jam duke u përgatitur për rolin e Anxhelinës në një film që e kam shkruar me shoqen time Aleksandra Uedenig, një regjisore nga Austria. Filmi në anglisht quhet "Cruel Innocence: A Fairy tale of Madness', xhirimet do të fillojnë këtë vit në Kaliforni dhe Nju Meksiko. Një projekt me temë shqiptare është gjithashtu në horizont për vitin që vjen. Nuk e di në qoftë se do të kthehem në Shqipëri përgjithmonë, por e di që do të kthehem të paktën për të xhiruar filma me tema shqiptare, dhe për pushime. Po, çdo gjë është relative dhe jeta është gjithmonë duke ndryshuar, çdo moment të sjell një mundësi të re, dhe një mendim të freskët. Po shpresoj që në vitet që vjen të jem në Evropë më shpesh.

Cili është roli juaj i preferuar që do të donit ta luanit në një film dhe pse?
Në fakt, do të më pëlqente të luaja rolin e një vajze shqiptare. Jam gjithmonë duke luajtur ndonjë vajzë nga Italia ose Franca ose Spanja, Armenia etj. Do të më pëlqente të luaja një rol ku jam nga Shqipëria dhe kam mundësinë të flas shqip dhe të përdor eksperiencën dhe rrënjët e mia si shqiptare. Shpresoj që me shumë filma xhirohen në Hollivud dhe Evropë ku shqiptarët të jenë personazhe kryesore.

Çdo gjë tjetër që ju ka ngelur po thënë nga pyetjet, mund ta thoni vetë pa problem...
Unë jam krenare që jam nga Shqipëria dhe zakonisht këtu në Los Anxhelos njerëzit nuk para kanë njohur shqiptarë me përpara. Ndonjëherë ato nuk e dinë ku është Shqipëria ose se është shtet i vërtetë. Pak nga pak, mendoj se Shqipëria do të fillojë të njihet më tepër dhe mendoj se artistët janë pjesë e kësaj lëvizje. Iu uroj gjithë shqiptarëve dhe sidomos brezit të ri të kenë suksese dhe gjithmonë t'i ndjekin ëndrrat që kanë.

Entela Resulli, Shekulli

Sunday, January 2, 2011

Shkodrania e vogël që ngriti në këmbë danezët me violinën e saj

Kjo vajzukja e vogël është një shkodrane që nuk e ka parë Shkodrën e saj as edhe një herë të vetme gjer tani. Sigurisht, e ka parë në fotografitë e shtëpisë së saj në Danimarkë, u thotë që të gjithëve se është shqiptare dhe mami me babin i kanë vënë supeve një shall shumë të bukur, me ngjyrat e flamurit tonë kombëtar.

Nicola është vetëm 10 vjeçare dhe flet shqip po kaq bukur, sikur e flasin atë fëmijët në lagjet e Shkodrës.
Si?
Sepse në shtëpinë e saj flasin vetëm shqip, shikohen filma shqip dhe babi, Luigj Shkodrani, është mjeshtër për të sajuar antena që të marrë sa më shumë stacione televizive shqiptare. Shqiptarët në Danimarkë, falë kujdesit edhe të shtetit atje, janë të organizuar me sa mundësi u jepet.


Mes këtyre organizimeve, është edhe një radio shqiptare, ku vajzukja në moshën katër vjeçare ka recituar atje, para mikrofonit, një vjershë në gjuhën shqipe që i ka kënaqur pa masë dëgjuesit atje me atë shkodranishte të ëmbël, siç e flasin aq pastër, në dialektin e Mjedës, shkodranët e vjetër të zonës katolike.

E bukura Nicola! Ua ka shpërblyer aq bukur, aq mirë, me fuqinë e saj kozmike që i jep mosha fëminore prindërve të saj që e kanë lënë Shkodrën prej halleve të tyre, në një mënyrë që do të tregojmë më poshtë.
Ja se ç’më shkruan nga Danimarka miku i familjes Shkodrani, z. Arben Hoxhaj, kryetar i shoqatës ”Alba – Dansk”.
“Në moshën katër vjeçe e kam parë me sytë e mi se si vajza jonë me dy shkopinj te vegjël imitonte violinën dhe me anën e zërit të saj vinin melodi nga me të ndryshmet. Gjatë kësaj kohe, prindërit panë tek Nicola e vogël, se dëshira dhe prirja e saj ishte të merrej me muzikën e përkatësisht me violinën. Ndaj prindërit e saj, Luigji dhe Linda, u interesuan, që Nicola të vazhdonte studimet për violinë. Ata e regjistruan në një shkollë private të muzikës, ku dhe sot vazhdon të marrë leksionet e violinës.Gjatë gjithë kohës është shquar për një përvetësim të shpejtë të leksioneve të afruara nga mësimdhënësit e saj. Ajo në fillimet saj ra në sy për talentin e saj dhe në minikoncertet që bëheshin në shkollë, ajo shquhej për një shkathtësi dhe vullnet të paparë, duke luajtur me violinën e saj pjesë të ndryshme nga kompozitorë të njohur botërorë dhe ato shqiptarë.
Por çfarë është me interesantja, se dëshira më e madhe e Nicolës është të luajë me violinën këngën shkodrane "Lule bore", që me aq pasion e luan, jo vetëm në mjediset e shtëpisë por dhe në radion shqipe, në mbrëmjet e ndryshme, që organizon shkolla e saj dhe shtëpia e kulturës "Kulturehus".
Shkodrania e vogël që ëndërron ta shikojë përditë qytetin e saj që nuk e ka parë kurrë, merr  pjesë rregullisht në filarmoninë e qytetit të saj, ku e ka regjistruar vetë “profesori”, siç e thërret ajo edhe në shtëpi mësuesin danez të violinës. Në kuadrin e vitit të ri, fëmijët danez të filarmonisë, dhanë një shfaqje mes elitës së qytetit, ku qe edhe një fëmijë nga Shqipëria. Pikërisht vajzukja jonë me mbiemrin “Shkodrani”, e cila luajti solo para të gjithëve. Pjesa e saj violinistike quhet "GLADE JUL" (Krishtlindje të gëzuara) e kompozuar nga Franz Gruber. Në koncert ishin të ftuar personalitet më të larta të Bashkisë së qytetit dhe të institucioneve të kulturës të daneze. Morën pjesë shumë të ftuar nga të gjitha moshat. Për minuta të tëra nuk ushtuan duartrokitjet prej lojës spektakolare të Nicolas së vogël që hidhte sytë tërë kohës nga tre palë sy të përlotur, që të tre ishin sytë e mamit, babit dhe vëllait të saj.
Vajza për pak u sul që nga skena të puthte atë treshe që don më shumë se askënd në botë, por e mbajti veten dhe u dërgoi nga një puthje në ajër, duke e mbajtur violinën në dorë si një tufë të madhe trëndafilash….
Mes duartrokitjeve, ndër të tjera, përfaqësuesi i Ministrisë së Kulturës së Danimarkës dhe të Bashkisë, tha, në fund të koncertit: “Më vjen mirë që në mesin tonë kemi një interpretuese shqiptare, që zgjerohet dita ditës në fushën e artit dhe që po integrohet me shumë sukses në jetën daneze, duke lënë gjurmët e saja”.

Riza Lahi, T. Observer

Tuesday, October 26, 2010

Shqiptari që modifikoi avionin e Obamës

Njeriu që ka kthyer një “Boeing” çfarëdo në një aeroplan presidencial, avionin e kandidatit për president të SHBA-ve Barak Obama, është një shqiptar.




Iso Nezaj, 53 vjeç, drejtor ekzekutiv i “Commercial Jet GM”, është njeriu që ka kthyer avionin e thjeshtë “Boeing 575”, 200 vendesh, në një aeroplan komod të denjë për një kandidat për President dhe ndoshta ndër shqiptarët e paktë që ka takuar nga afër dhe ka biseduar jo pak me favoritin për të qenë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Nezaj tregoi për “Standard” se si kompania që ai drejton kishte modifikuar avionin, të cilit në vend të radhëve të thjeshta me karrige i është shtuar një dhomë mbledhjesh në formën e një salle ovale, një dhomë gjumi, një vend për stafin e ngushtë, një për median dhe një për përkrahësit. Të gjitha të ndara në kategori të ndryshme.


 Takimi me Obamën

Në fakt nuk është hera e parë që Nezaj është takuar me një nga kandidatët për presidentë. Më parë, ai ka bërë të njëjtën gjë për avionin e kandidatit tjetër demokrat, Xhon Kerry. 53-vjeçari tregon se Obamën e kishte takuar aty nga mesi i shtatorit, kur ky i fundit vizitoi Floridën, ku ndodhen edhe zyrat e kompanisë që ai drejton dhe me këtë rast ka bërë edhe një foto, e cila do të përkujtojë këtë moment.

Avioni me të cilin fluturon Obama, ka të shkruar adresën e faqes së internetit dhe fjalën “ndryshim” në anglisht si moto të fushatës së kandidatit të parë me ngjyrë për zgjedhje në SHBA, por Nezaj nuk është marrë me ngjyrosjen e tij. “Puna që ne bëjmë është modifikimi i avionit dhe përshtatja e tij sipas kërkesës së klientit”, - thotë Nezaj.

Për avionin e Obamës ata kanë ndryshuar mënyrën se si ai ishte ndërtuar së brendshmi. Kështu “Boeing”-u me të cilin fluturon Obama, ka tashmë dhomë gjumi për ata që fluturojnë në udhëtime të gjata pa pasur kohë për të pushuar. Një sallë të posaçme mbledhjesh, ku mund të ulet stafi që ndihmon kandidatin për President në fushatë dhe gjithashtu ndarje në klasa të ndryshme për njerëzit që udhëtojnë me të. Nezaj tregon se ka biseduar me Obamën për pak kohë, por të mjaftueshme mes një qytetari të suksesshëm të Amerikës e ndoshta Presidentit të vendit të tij pas pak ditësh. Ai e ka pritur njeriun më të famshëm të botës këto ditë para zyrave të kompanisë, ndër më të suksesshmet në SHBA. Obama i ka thënë se është i sigurt në fitore dhe ka komplimentuar avionin e përgatitur nga “Comercial Jet”, që drejtohet nga Iso. Ai nuk është habitur aspak se avioni i tij i ishte besuar një shqiptari, përkundrazi e ka mësuar me kënaqësi dhe pa supersticion se edhe avionin e Kerrit e kishte marrë në përkujdesje i njëjti staf, drejtuar nga Nezaj katër vjet më parë.

Personazhi Iso Nezaj është me origjinë nga Shipshani i Tropojës, por ai vetë nuk ka lindur aty.
Nezaj në fakt nuk ka lindur në Shqipëri, familja e tij është arratisur në 1953 nga Shipshani i Tropojës drejt Kosovës, ku edhe ka lindur 2 vjet më vonë Iso Nezaj. Kur ky i fundit ka qenë 3 vjeç, familja ka udhëtuar për në SHBA dhe është vendosur atje. Që mjaft i ri Nezaj ka filluar punën në aeroport dhe është marrë me avionët.


Thuajse gjithçka gjatë jetës së tij ia ka kushtuar punës me avionë të ndryshëm, duke punuar në poste kyçe të kompanive të rëndësishme. Në vitin 2000 ka marrë postin e drejtorit ekzekutiv të “Commercial Jet GM” dhe prej asaj kohe drejton këtë kompani me qendër në Florida. Nezaj është sot një ndër shqiptarët më të suksesshëm përtej oqeanit. Në 1992 është kthyer në Shqipëri për të hapur në bashkëpunim një kompani aviacioni, që u pagëzua “Arbëria Airlines”, e cila kryente fluturime Tiranë-Nju Jork, por që në vitin 1993 hoqi dorë nga aksionet që kishte në kompani, për t’u kthyer në SHBA, ku vazhdoi të merrej me projekte të tjera, por kurdoherë brenda pasionit të tij.

Ai nga viti 2000 jeton në Florida, por më parë qyteti i tij ka qenë Nju Jorku. Për shumë vite ai ka qenë anëtar i këshillit bashkiak të minibashkisë së Jorkerit, ku edhe jetonte.

Kompania

“Commercial Jet Inc” është një kompani e inxhinierisë aeronautike, e cila kryesisht ndërmerr mirëmbajtjen ose modifikimin e avionëve të pasagjerëve, me qendër në Aeroportin Ndërkombëtar të Majamit në Florida. Në faqen e saj zyrtare kompania thotë se merret me modifikimin dhe mirëmbajtjen apo riparimin e pjesëve të rënda të avionëve. Modifikimi i avionëve të mëdhenj dhe përshtatja e tyre në avionë personalë është një nga punët e veçanta të kompanisë. Sipas një faqeje që merret me njoftimet financiare mbi aeronautikën, më shumë se 20 mijë avionë modifikohen çdo vit për t’u përshtatur sipas kërkesave të pronarëve të tyre.



 Sigurisht që bëhet fjalë për një punë mjaft të veçantë që u jepet vetëm kompanive mjaft mirë të përzgjedhura, të cilat mund të ndryshojnë dhe përshtatin avionët, me të cilët fluturojnë, njerëz që mund të jenë presidentë të SHBA-ve, por edhe personat e afërt të tyre, apo të paktën njëri nga stafet që do të drejtojë shumë shpejt SHBA-të.

(Aleksandër Çupi) http://www.facebook.com/shqipehorizont

VLADIMIR KARAJ, Standart

Tuesday, June 22, 2010

Hetuesi nga Shkodra: Kam zbuluar misterin e Stonehenge

Një hetues i Prokurorisë së Shkodrës i apasionuar pas mistereve, pretendon se ka zbuluar kodin e masivit të çuditshëm guror të Salisburit.

SHKODËR - Nazmi Selimi, nga qyteti i Shkodrës, është një kërkues shkencor autodidakt që merret me studimin e lashtësisë. Me arsim të lartë Ekonomik, ai prej shumë vitesh punon hetues në prokurorinë e Shkodrës, aktualisht në hetimin e krimit ekonomik.

Siç deklaron ai vetë për gazetën "Shekulli", zbulimi i mistereve e ka tërhequr dhe prej 10 vitesh i është përkushtuar me pasion kësaj pune. Nazmiu shprehet se ka arritur të bëjë ç'kodimin e një prej monumenteve të lashtësisë akoma mister, atë të Stonehenge, duke hartuar dhe kalendarin përkatës.

Verifikimi i këtij pretendimi i mbetet sigurisht ekspertëve të fushës, por ne e pyetëm në një intervistë të shkurtër z. Selimi, për çfarë bëhet fjalë konkretisht: "... Objektivi im ka qenë që para 21 qershorit, ditës së Solsticit Veror që festohet nga neopaganët ose neodruidët në Stonehenge, të bëja publik atë që kam mundur të realizoj ç'kodimin e parë të Stonehenge, kalendarin diellor.
Pra, t'ju tregoj se gurët e këtij monumenti të lashtësisë nuk shërbejnë vetëm për të shënuar ditën e Solsticit Veror, por janë një kalendar i saktë diellor me një ndryshim prej afro 2 sekondash"
- thotë ai.
Objekte, kryesisht tempuj të lashtësisë që në një ditë të caktuar dhe vetëm atë ditë, një pikë e tyre në brendësi të objektit ndriçohet nga rrezet e diellit, janë të shumtë. Të tilla ka në Egjiptin e lashtë etj. "Të habit fakti se si studiuesit e inxhinierët e sotëm nuk mund ta arrijnë një gjë të tillë.

Projekti i ndërtimit të hidrocentralit të Asusanit mbi lumin Nil në Egjipt përfshinte përmbytjen e tempujve dhe shtatoreve gjigante. Ato i zhvendosen, por gjatë rivendosjes kurrsesi nuk u arrit që në një ditë dielli të ndriçonte një pjesë brenda në tempull. Kjo tregon se të lashtët kanë ditur diçka më shumë se ne" - shton Nazmi Selimi.

Z. Nazmi, a jeni i sigurt se e keni ç'koduar Stonehenge dhe ku e mbështesni këtë?

Matematika është matematikë. Që nga shtatori i vitit 2009, unë e kam provuar me mijëra herë dhe përfundimi është veç saktësia. Jam detyruar të studioj të gjithë kalendarët e lashtë të sumerëve, egjiptianëve, majave etj., si dhe ato të sotëm.
Ky nuk ngjason me asnjërin, por është më i përkryeri dhe shumë më i përsosur se kalendari i sotëm. Unë kam afro 40 vjet që merrem me kërkimin e mistereve.

Të dhëna që për shumë njerëz janë të parëndësishme për mua kanë vlejtur shumë. Kështu para 20 viteve, në Selcë të Vermoshit unë kam takuar një të moshuar, i cili parashikonte me saktësi motin, jo për një ditë apo për një javë, por për 6 muaj.

Formula që përdorte selciani nuk ishte asgjë tjetër, veç rregullsia e përsëritjes së ditës që shprehet në kalendarin e Stonehenge. Përveç kësaj, më kanë ndihmuar dhe detaje të tjera që duken të vogla.

Po ju nuk keni qenë asnjëherë në Stonehenge dhe pretendoni se e keni ç'koduar... Ndërsa janë të shumtë studiuesit dhe qendrat shkencore në botë që merren me Stonehenge.

Si e shpjegoni këtë?


As deshifruesit e mëdhenj si Shampolioni e Juri Knorosov nuk i panë nga afër Piramidat e Egjiptit dhe të Majave, por i deshifruan hieroglifët e Egjiptit të lashtë dhe shkrimet e Majave.

Francezi Shampolioni nuk ishte akademik, ai veç këmbënguli dhe vërtetoi të kundërtën e asaj çfarë mendonin "baronët e shkencës", që një hieroglif, pra një figurë paraqet veç një germë. Unë nuk kam titull shkencor, nuk bëj pjesë në asnjë staf shkencor, por edhe Juri Knorosov ishte veç një vrojtues artilerie në Luftën e Dytë Botërore.

Ai vrojtoi librat që po digjeshin në bibliotekën e Berlinit dhe mori fjalorin e një prifti spanjoll, dhe kjo vepër e gjetur rastësisht prej tij e ndihmoi në studimet e mëvonshme.
Punimet kryesore në Stonehenge i ka kryer një kolonel. Edhe në Giza, ishin xhenierët e Napoleonit që konstatuan se piramidat fshihnin të dhëna të sakta.
Unë jam ushtarak karriere me gradën Major i Logjistikës. Jam hetues me profesion dhe shumë kohë e kaloj duke studiuar misteret e lashtësisë.

Përse nuk i paraqisni rezultatet e punës suaj, atë çfarë pretendoni se keni zbuluar, tek institucionet shkencore përkatëse?

Kam tentuar. Kam shkuar tek drejtues të Akademisë së Shkencave dhe tek departamenti i fizikës në Universitetin e Tiranës.

Ato janë treguar shumë njerëzorë me mua, por mënyra e dorëzimit të materialit nuk më pëlqeu. Ne nuk kemi një ligj që të garantojë pronësinë intelektuale, çdo zbulim mund të vidhet para se të botohet.

Për ç'kodimin e Stonehenge, National Geographic Society kishte vendosur dikur një çmim. Afati i ofertave ka mbaruar, por jo interesi për të. Jam duke u përpjekur që të lidhem me institucionet e interesuara në Angli e SHBA.

ÇFARË ËSHTË STONEHENGE?

Kompleksi megalitik i Stonehenge është ndërtuar në Salisbury të Britanisë së Madhe, rreth vitit 3200 para Krishtit, në kohën kur u ngritën dhe piramidat e mëdha të Egjiptit. Përbëhet nga unaza të mëdha guri dhe ka një mori vrimash në terren në formë rrethore.
Nuk është ende e qartë për çfarë ka shërbyer dhe është po kaq e paqartë se si janë zhvendosur dhe pozicionuar gurë me peshë dhe madhësi të atillë të jashtëzakonshme.

Një pjesë e studiuesve mendojnë që është ndërtuar nga banorë antikë si një vend kulti, një pjesë tjetër si një kalendar gjigant për të mbajtur "shënim" ecjen e muajve, stinëve, viteve, të tjerë debatojnë rreth faktit nëse ishte një observator gjigant astronomik.

Termi Stonehenge nga anglishtja përkthehet fjalë për fjalë "gur i varur". Sot ky vend është shndërruar në një vend turizmi masiv, si dhe vend pelegrinazhi për ndjekës të feve të reja neopagane.

Anila Dushi, G. Shekulli

Tuesday, June 1, 2010

Brendon Pllumaj, një gjeni i vogël i boksit

Një djalë i vogël nga Shqipëria po shfaq talent të pazakontë në sportin e vështirë të boksit.

Ai quhet Brendon Pllumaj, është vetëm 6 vjeç dhe jeton në Michigan. Prindërit e tij janë nga Shkodra dhe kanë shpresa të mëdha se djali i tyre do të hyjë një ditë në figurat e boksit profesionist botëror.

Brendon duket si një fëmijë i zakonshëm. Ai luan, vrapon dhe shpreh kurreshtjen tipike të një 6-vjeçari. Por ai ka diçka që mund quhet e pazakontë, dashurinë e madhe për boksin. Ai ka aftësi që i kalojnë ato të një fëmije. Goditjet e tij janë të forta, lëvizjet të shpejta dhe mbulimi i shkëlqyer. I ati i Brendonit, ish boksieri Kledi Pllumaj, ishte bashkë me të në studiot e Zërit të Amerikës në Uashington. Brandon stërvitet nga boksierë profesionistë. Craig Coverson ka qenë kampion i peshës së lehtë.

Dëshira e djaloshit për boksin filloi kur ai ishte 3 vjeç. Në moshën 5 vjeç fitoi çmimin Gjeniu i Vogël. Para pak ditësh menaxherët organizuan një takim me legjendën e boksit Joe Frazier. Brandon dëgjoi shumë këshilla nga Smoking Joe, i cili njihet për fitoren në betejën e shekullit, siç u quajt ndeshja me kampionin e të gjithë kohrave Muhamed Ali në vitin 1971. Pastaj i dhuroi atij një portret të Nënë Terezës. Brendon ka dëshirë që në të ardhmen t’i provojë forcat e tij në një ring të Shqipërisë.

"Sepse unë kam lindur në Amerikë por kam gjak shqiptari," thotë ai. I ati, Kledi beson se Brendon jo vetëm që do bëhet kampion i botës, por edhe i të gjitha kohrave.

Voa

Ju lutem ndiqni këtë video nga kampioni i vogël: http://www.youtube.com/watch?v=FjTytaXdpiU

Friday, May 28, 2010

Britani, 18 vjeçari shqiptar sfidon “Google”

Nëse do të dëgjonim se dikush po tenton të konkurojë motorin kërkues në internet “Google”, mbase do ta komentonim këtë lajm jo me shumë optimizën duke shprehur skepticizëm.

Por në rastin e një 18 vjecari shqiptar në Britaninë e Madhe nuk ka aspak vend për dyshime. Marsel Gashi ka marrë përsipër të konkurojë “Google”, duke tërhequr vëmendjen e investitorëve amerikanë dhe holandezë të cilët i kanë vënë në dispozicion 6 milion dollar për zgjerimin e projektit të tij.

I riu shqiptar është themeluesi motorit të kërkimit Timmp.com që ofron 130 miliard faqe me të dhëna të cilave çdo ditë i shtohen nga 3 milion faqe të reja.

“Jam shumë i lumtur që ky projekt i imi ka gjetur mbështetjen e disa investitorëve të cilët besojnë tek unë dhe ky projekt”, thotë Gashi në një prononcim për Top-Channel.

Agjencia e lajmeve ekonomike “Bloomberg” e vlerëson projektin e shqiptarit si një prej motorëve të kërkimit më të rëndësishëm që ka shumë se cfarë të ofrojë për përdoruesit.

Gjeniu shqiptar i elektronikës ndjek studimet në shkollë të mesme dhe jeton në qytetin e Leiçesterit në të cilin familja e tij u vendos si emigrantë kur ai ishte 8 vjeç.

Që kur ishte 14 vjeç Marsel Gashi hapi një faqe interneti ku shiste orendi shtëpiake nga e cila çdo javë fitonte 3 mijë paund. Këtë biznes ai do ta shiste për shumën prej 100 mijë paundësh.

Ai është edhe autor i një libri me titull “Dream Less Ëin More” (Ëndërro pak fito shumë”), nëpërmjet të cilit kërkon të inspirojë të rinjtë në vështirësi ekonomike.


Gashi e komenton këtë libër si sekretin për të luftuar reçesionin dhe se si në kohë të vështira ekonomike mund të ndërtosh biznese të suksesshme.

Marsel Gashi themeloi kompaninë e tij të parë me emër “Solution Media” që kur ishte 14 vjeç.

Një vit më vonë ai fitoni një konkurs për të drejtuar një program radiofonik në një radio lokale, ku më pas programi i tij do të arrinte një audiencë prej 270,000 dëgjuesish.

E nëse qindra mijëra 18 vjeçarë në Britaninë e Madhe nuk e dinë ende se cfarë do të ndodhë me të ardhmen e tyre, për Marsel Gashin ky është një kapitull i mbyllur pasi idetë e tij tashmë janë kthyer në një sukses të vërtetë që vlejnë miliona paund.

T. Channel

Friday, April 30, 2010

Konkurs në SHBA, 2 të rinj shqiptarë fitojnë medaljen e argjendtë

Ergin Myftari dhe Klevis Rreshka kanë sfiduar 500 projekte ndërkombëtare në Shtetet e Bashkuara me punën e tyre , duke u shpërblyer me medaljen e argjendtë. Dhuntia për të punuar në fushën e fizikës ka kapërcyer kufijtë për dy shokët e shkollës së mesme në Cërrik.

Pjesëmarrja me punimin shkencor, “Boja që nuk lejon ndryshkjen e metaleve” ka rezultuar më se vlerësuese për dy adoleshentët shqiptarë, të cilët shprehen të lumtur që kanë përfaqësuar denjësisht jo vetëm shkollën por të gjithë Shqipërinë.

“Ne përfaqësuam shkollën tonë dhe Shqipërinë në një konkurs ndërkombëtar dhe fituam medaljen e argjendtë” shprehen djemtë.

Pas entuziazmit të cmimit, kthimi në atdhe ka qenë jo më pak emocionues për Erginin dhe Klevisin të cilët janë pritur në aeroport nga familjarët dhe miqtë.


Burimi: http://bw.balkanweb.com/metropol/konkurs-ne-shba-2-te-rinj-shqiptare-fitojne-medaljen-e-argjendte-10791.html

“Si krijova restorantin më të mirë në botë”

Rene Rexhepi, kuzhinieri me orgjinë shqiptare që posedon restorantin danez.

Barishtet dhe lulet e egra duket se tashmë kanë dalë në plan të parë dhe kjo ngaqë një restorant, Noma në Kopenhagë, është i specializuar në këtë drejtim duke marrë vendin e parë si restoranti më i mirë në botë. Ai ia kaloi edhe restorantit spanjoll El Bulli. Midis specialiteteve të Nomas janë eskallopë të tharë apo dhe lule shtogu. Dhe pas gjithë kësaj është shefi i kuzhinës, Rene Rexhepi i cili e mori çmimin në Londër.

Si keni arritur të krijoni restorantin më të mirë në botë?
Esenca e asaj që ne përpiqemi të bëjmë është se duam t'i japim klientëve një sens vendi dhe kohe. Në cilin vend të botës jeni, kur jeni duke ngrënë në një restorant dhe në cilën kohë të vitit jeni. Duket e lehtë të flasësh, por është shumë vështirë ta zbatosh këtë në një pjatë. Dhe për ta arritur këtë ne shohim se çfarë kemi si produkte natyrore. Për ne në rajonin tonë, jemi me fat që kemi një botë kaq të madhe natyrore të egër dhe të pasur, saqë ushqimi me barishte apo produkte të marra nga natyra, zë vend të madh në restorantin tonë dhe në pjatat tona.

Pra me fjalë të tjera është ushqim që ju dilni nga restoranti dhe e merrni në natyrë?
Po ashtu është. Gjëja unike e Kopenhagës është se ti je vetëm 10 minuta larg me makinë një vendi ku mund të gjesh qiqra dhe lule shtogu. Dhe dhjetë minuta më pas ia shërben këtë klientëve.
Më duket se kjo paraqet sfida të shumta për ju sidomos këtë dimër që ishte shumë i ashpër?
Po ky vit i ri ishte shumë i vështirë. Një nga më të vështirët që kam provuar si shef kuzhine në Kopenhagë. Fatmirësisht, një vit më parë ne kishim konservuar dhe ruajtur me kripë dhe si turshi më shumë produkte se zakonisht.

Nuk do të thotë kjo se po mashtroni?
Jo, jo. Ky nuk është mashtrim. Kjo është pjesë e historisë p.sh për të marrë trëndafila bregdeti dhe t'i futësh ato në uthull, 100 kg çdo vit dhe si rezultat mund të kesh aromë trëndafili gjatë gjithë dimrit. Unë mendoj se është fantastike të përdorësh produkte të tilla.

A mos fakti se restoranti juaj ka dalë në vend të parë tani në botë tregon se njerëzit duan diçka tjetër nga restorantet më të mira në botë?
Mendoj se restorantet korrespondojnë me shoqërinë. Ndoshta kjo është një nga arsyet se pse restoranti ynë konsiderohet të jetë një nga më të mirët në botë, të paktën për tani. Ndërsa bota po bëhet gjithmonë e më shumë eko maniake, ne duket se kemi një restorant që i përshtatet mjaft mirë kësaj gjëje.

Dhe natyrisht ju jetoni në një qytet që mbajti dhe samitin e madh për mjedisin?
Natyrisht. Kur udhëtoja në vende të ndryshme, po lodhesha gjithmonë e më shumë me restorantet bashkëkohore. Nuk e kuptoja se ku ishe më në këtë botë. Nëse ishe në San Paolo apo në Londër ishte e njëjta muzikë, e njëjta atmosferë, të njëjtat karrige. Çdo gjë ishte e njëjtë.

Shpallen 50 restorantet më mira në botë, vendin e parë e mban Danimarka.
Restoranti më i mirë me kuzhinierë shqiptarë


Në edicionin e 2010-ës të 50 restoranteve më të mirë në botë, “Noma” e Kopenhagenit, i drejtuar nga Renè Redzepi, është i pari në klasifikim. Është një revolucion pak a shumë i madh stilimi i këtij për 50 restorantet më të mira në botë, që bëhet çdo vit nga e famshmja revistë britanike “Restaurant Magazine”. Pas katër vitesh dominimi absolut, El Bulli” i kuzhinierit Ferran Adrià (që për karrierën e tij mori çmimin “Kuzhinieri i dekadës”), renditet i dyti në botë dhe në mënyrë surprizuese ia lë vendin e parë restorantit “Noma” të Kopenhagenit, që ka si kryekuzhinier 32-vjeçarin, Renè Redzepi, cili që kur ka hapur restorantet e tij ka ecur përpara me hapa gjigande. Në fillim, asnjë nuk do të vinte bast mbi restorantin danez, që kishte vendosur të përdorte ekskluzivisht ushqime skandinave, produkte lokale, që asnjë në botë nuk i njihte. Por anëtarët e jurisë e kanë vlerësuar guximin e tij (përveç talentit), por edhe kolegët ia njohin fuqinë e “ekspresionit artistik”. Italia ka pesë restorante në këtë klasifikim. “L'osteria Francescana di Modena” i kuzhinierit Massimo Bottura është i pari ndër restorantet italianë dhe i gjashti në botë (ishte i 13-ti vitin e kaluar. Ky klasifikim ka ardhur nëpërmjet një jurie speciale, votave të 800 kuzhinierëve më të mirë në botë, gazetarë që merren me restorantet. “Lista me shumë ndryshime e këtij e viti, tregon se lokalet e afirmuara dhe të famshme nuk janë më të mirët në botë” thotë Paul Wootton, kryeredaktori i revistës “Restauranta”, (revista që organizon çmimet).

“Kjo listë është një guidë për të gjithë ata njerëz që duan të ushqehen nga gjellë të veçanta dhe nga kuzhinierët më të talentuar në botë.

T. Observer

Tuesday, December 15, 2009

Përjetësisht mbi libra

Ndonëse jetojmë në kohën e auditorëve të boshatisura, ku kafenetë kanë zëvendësuar librat, ka ende shembuj të cilët ndonëse kundër tendencës, nuk reshtin kurrë së mësuari në jetë.

Yllson Gezhilli eshte nje shembull i tille. Ai eshte studenti me i vjeter ne moshe qe eshte diplomuar ne auditoret e universiteteve publike ne Shqiperi.



Historia e studentit nga Durresi eshte sa e vecante aq edhe e habitshme.

Ai i ka filluar studimet ne Fakultetin e Inxhinierise Mekanike, pas 25 vite shkeputjeje, ne nje kohe kur eshte baba i kater femijeve.

“Po benim shume vite qe kisha enderr te vazhdoja inxhinierin mekanike. Mu deshen dy muaj me pergatitjen e konkursit dhe mora te gjitha piket e mundshme per te vazhduar universitetin”, shprehet Yllsoni.

Vendimi i tij per te vazhduar arsimin e larte, eshte rrahur fillimisht ne keshillin familjar. Bashkeshortja e tij, Nadirja thote se gjithcka ka qene e papritur per te dhe femijet.

“Ate qe e nisi e vazhdoi dhe e mbaroi me sukses, ka vullnet te jashtezakonshem. Ai nuk mungoi asnjehere ne shkolle dhe ishte shembull edhe per femijet e tij. Ishte nje enderr aq e madhe dhe asnjehere nuk eshte vone per ta realizuar”, thote Nadirja.

Gjithesi ditet e para ne shkolle nuk kane qene fort te qeta per Yllsonin.

“Hera e pare ne universitet ishte pak e veshtire pasi ne fillim me konsideruan si profesor. Por une pershtatem me te gjithe dhe u pershtata shume mire. Familja me ndihmoi shume qe te perballoja kete ngarkese dhe per ta ka qene nje barre e madhe”, thote Yllsoni.

Si me i moshuari dhe i rregullti ne auditor, studenti nga Durresi nisi te kthehej ne shembull per shoket e tij me te rinj te kursit.

Henri Jahaj thote se shqetesimi me i madh per studentet e tjere, ka qene korrektesia e jashtezakonshme e Yllsonit.

Diferencen e moshes s’e kemi ndjere fare. Kishte raste qe na shkaktonte ndonje problem se nuk mungonte asnjehere. Tek ai merrnim leksionet dhe i fotokopjonim. Per ne ka qene shok shume i mire”, shprehet Henri.

Studenti nga Durresi nuk ishte thjesht nje numer me shume ne regjistrat e fakultetit. Profesor Andronaq Londo, thote se Yllsoni ishte edhe nje student me rezultate te mira.

“Ne perfundimin e konkursit kam kerkuar listen e studenteve te regjistruar dhe pasi i bera nje vezhgim pashë ditelindjen 1976 dhe me beri pershtypje se ishte i njejti vit si viti im i lindjes. Ne fillim mendova se ishte nje gabim i sekretarise, por pastaj me thene se behej fjale per nje student te shkolles”, thote profesor Andronaqi.

Ajo qe e ben me te habitshme Yllsonin student eshte fakti se ai eshte ulur ne bangat e shkolles, njekohesisht me vajzen e tij.

“Ne fillim e quanin se ishte profesor, por kur thoja se eshte student te gjithe cuditeshin. Ndihem shume krenar per tim ate sepse ka arritur t’ia dale mban me punen, me shkollen dhe familjen”, thote vajza e tij Mersi.

T. Channel

Monday, December 14, 2009

Britani, kadeti shqiptar nderohet me medalje

Një kadet shqiptar përfundon me rezultare të shkëlqyera shkollimin në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst” në Britaninë e Madhe.

Bleard Vuçaj ishte njëri prej dhjetë studentëve të huaj, nga 260 kadetë të diplomuar këtë vit nga kjo akademi me traditë 300 vjeçare. Momentin e dorëzimit të medaljes “Hodgson's Horse Merit Award”, për nder të origjinës së kadetit Vuçaj, është ngritur Flamuri Kombëtar Shqiptar.



Kjo medalje e larte i jepet studentit/kadet te huaj qe ka demonstruar performance te larte dhe per merita te vecanta.

Ne emer te mbretereshes Elisabeta II, ceremonine e pershendeti zv/shefi i shtabit te pergjithshem te Ushtrise te Mbreterise se Bashkuar, Gjenerali Sir Nikolas Hjuten, i cili zyrtarizoi diplomimin e kadeteve dhe nisjen e parades ushtarake qe njihet si parada mbretereshes. Kadeti Bleard Vucaj tha per Top Channel se pjesemarrja ne kete parade e beri ate te ndihej krenar, pasi ceremonia eshte madheshtore.

“Thjeshte te jesh pjese e kesaj parade te krijohet nje ndjesi e mire mbi te gjitha te ben te ndjehesh krenar. Kenaqesia eshte akoma me e madhe kur te jepet edhe nje medalje”, u shreh ai.

Ambasadori i Shqiperie ne Mbreterine e Bashkuar, Zef Mazi, ne urimin e tij zyrtar tha se, performanca dhe rezultatet e kadetit Vucaj jane nje nder per vendin tone, per familjen e tij dhe ne radhe te pare per vete kadetin. Sipas atashehut ushtarak te Shqiperise ne Britanine e Madhe, Qemal Shkurti, objektivi i kesaj akademie eshte forcimi i atributeve te intelektit dhe karakterit, te cilet, te kombinuar me zhvillimin e kompetences profesionale, pajisin oficeret me ate nivel te larte pergjegjesie per drejtim qe ne emerimin e tyre te pare.

infoarkiv.com



Për çdo të interesuar për miqësinë e tij, kjo është faqja e tij në Facebook : http://www.facebook.com/bleard.vucaj