Ishte ora 10 e paradites së djeshme kur një grup i organizuar të
rinjsh iu drejtua rrugës pedonale “Murat Topani”. Kjo protestë më shumë
vizuale sesa akustike, që fliste më shumë me figura sesa me zë, e
shndërroi shëtitoren më të re të Tiranës në “ekspozitën” përqeshëse të
politikës së bajatizuar e të padurueshme. “Buzëqumështit” po u tregojnë
“baballarëve të Kombit” se nuk ua njohin atësinë. Të rinjtë varën
përgjatë pedonaleve foto të ndryshme të cilat ishin ngjitur në një faqe
gazete. Fotot përmbanin mbishkrime të ndryshme. Njëra prej fotove i
referohej ligjit më të fundit për inportimin e plehrave, ku shkruhej: “I
ëant your trash” (I dua plehrat e tua). Kryeministri i vendit ishte
kërkuesi i tyre. Foto të varura ndërmjet shtyllave të ndriçuesve të
rrugës me anë të një litari tërhiqnin që nga larg syrin e vizitorëve.
Por jo vetëm kaq. Edhe ndriçuesit e instaluar në tokë përgjatë pedonales
ishin stolisur me tapetet e karikaturave mbi qeset e zeza. Një nga
mbishkrimet që “thithi” shumë shikues, ishte ai për reformën arsimore të
vitit 2011. Mbi poster shkruhej: “Shesim mastera, doktoratura, bar
djathi etj.”
Dëshmi në vend
“Kjo protestë të kthehet në stil jete për rininë”
Një shitëse ambulante, e cila ishte vendosur në atë pedonale për të gjithë ditën, tregoi se grupi protestues përbëhej nga rreth 50 të rinj, djem dhe vajza. “Ata thanë që kishin marrë një leje paraprake për protestën në bashki dhe në policinë e shtetit. Qëndruan këtu nga ora 10 e paradites deri në 5 të pasdites. Ishin djem e vajza që të bënin për vete me energjinë e tyre. Të gjithë sa i pamë, krijuam simpati”.
Gruaja na tregoi se ata do të largoheshin për t’u kthyer dhe qëndruar deri në orën 20:00 të mbrëmjes. Takuam më pas qytetarë të tjerë dhe u morën mendim: disa u shprehën skeptikë se mund të vijnë ndryshimet me forma të tilla “të buta” e “të kulturuara”, të tjerë i konsideruan gjetje shumë origjinale e sensibilizuese, që vënë në lojë moralin e pushtetit. Mes optimistëve që besonin tek forma të tilla të reagimit qytetar ishte qytetarja N. Trebicka: “Është vërtet një gjest i mençur prej rinisë sonë. Por unë dua që të mos ndalet këtu. Klasa politike në vend është vërtet e marrë fund dhe të tilla protesta nga të rinjtë duhet të vazhdojnë dhe të na fusin edhe ne të vjetrit në valle. Ky vend ka nevojë për energjinë e rinisë që është e çoroditur, e lënë qëllimisht larg fateve të vendit. Këto protesta bëjnë më të shëndetshëm opinionin dhe vetë të rinjtë, duke krijuar kauza të rëndësishme në vend të zakoneve të dëmshme. Ky është stili dhe fryma që kërkohet sot nga rinia. Protesta të këtij lloji do të ndihmonin për t’i shkurtuar jetën kësaj klase politike, që tallet me popullin. T’i përgjigjemi talljes me të njëjtën monedhë: t’i tallim ata në rrugë.”
Turistët shkrepin aparatet fotografike
Protesta gjeti mbështetjen e kalimtarëve të rastit por dhe turistëve, të cilët shkrepën aparatet fotografike. E ngjashme me një ekspozitë fotografike, ajo ishte si një ‘shoë” që shfaqte anën më të shëmtuar dhe groteske të figurave politike. Vizitorët e huaj qëndruan gjatë përpara disa prej posterave. Vizitori kroat Demetrius tha se i pëlqente shumë kjo që shikonte. “Është një shfaqje e mrekullueshme e antipatisë së popullit tuaj për politikanët e tij. Mund të ngjante si e ekzagjeruar kjo protestë, por me njohuritë që kam unë për vendin tuaj, është forma simbolike e një realiteti të hidhur”, tha ai.
Ndërsa përkthyesi që e shoqëronte, na tha se miqtë e tij të huaj që vijnë në Tiranë, dëgjojnë këtu sharje për politikën më tepër se në asnjë vend tjetër, por prapë se prapë, na quajnë një popull të urtë. Kur e pyetëm se cili poster bëri më shumë përshtypje tek vizitorët kroatë, ai tha: “Më shumë buzëqeshje u dhuroi posteri: “Sa bëjnë 1700 euro rrogë, 1000 euro karburant, 750 euro telefon, 2500 euro dieta?”
Nga Xhek Preçetaj

No comments:
Post a Comment