“Në
kohën e mashtrimit universal, të thuash të vërtetën është një akt
revolucionar”, - shkruante George Orwell e këtë thënie na e kujton sot
jo vetëm Wikileaks, por dhe situata politike ndërkombëtare, na e kujton
kriza ekonomike që “ikën e vjen”, terrorizmi e pasiguria, drejtësia e
korrupsioni, skandalet social-politiko-ekonomike, loja dhe fuqia e
fjalëve.
Noam Chomsky, gjuhëtari, filozofi e studiuesi i njohur botëror, ka publikuar rishtazi esenë e tij “Dhjetë strategjitë e manipulimit me anë të masmedias". Antikonformist e kritik i palodhur ndaj çdo mjeti të informacionit ai stimohet vazhdimisht nga çdo organ i tyre si një nga pilastrët e gjallë të kulturës intelektuale. “New York Times” shkruan: “Ka arsye të konsiderueshme për të menduar se Chomsky është intelektuali më i rëndësishëm aktualisht mbi tokë”; “The Nation”: “Chomsky është një burim i pashtershëm diturie”; “The Guardian”: “Së bashku me Marks, Shakespeare e Biblën, është midis dhjetë burimeve më të cituara në historinë e kulturës”.
“Në kohën e mashtrimit universal, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar”, - shkruante George Orwell e këtë thënie na e kujton sot jo vetëm Wikileaks, por dhe situata politike ndërkombëtare, na e kujton kriza ekonomike që “ikën e vjen”, terrorizmi e pasiguria, drejtësia e korrupsioni, skandalet social-politiko-ekonomike, loja dhe fuqia e fjalëve. Fjalët përfaqësojnë mendime e paaftësia për t’i shprehur këto mendime humbet qëllimin e tyre. Orwell enfantizonte fuqinë e fjalëve, mjaft shkrimtarë të tjerë Defoe, Zamyatin, London etj. e kanë bërë para tij. Duke kontrolluar fjalën mbytet çdo mendim i pavarur. Po mendimi? Edhe ai mund të kontrollohet e atëherë mund të evitohet çdo aksion rebel i masës. Por si të gjithë që mendojnë se e keqja prek vetëm të tjerët e jo atë, çdo kush adhuron bindjen se është i pamanipulueshëm e se mendja e procesi mendor i tij mbetet i paprekshëm. Njerëzve u pëlqen të mendojnë se vlerat, opinionet, bindjet, idetë e tyre janë të padhunueshme e totalisht të kontrollueshme. Mundet pothuajse të pranojnë me gjysmë zëri se influencohen fare pak nga publiciteti e konservojnë mitin se të tjerët janë lehtësisht të influencueshëm e të dobët. Fantazojnë realisht se manipuluesit të përballen hapur, të trembin e të detyrojnë t’u bindesh e imagjinojnë Big Brotherin orwellian me uniformë e me çizme mbi gju që me armë në dorë detyron çdokënd të ndryshojë mendimet, ideologjitë, personalitetin. Por gjenialiteti i mendimit të Orwellit është se kuptoi që ky manipulim nuk është fizik, por mendor, kryhet në mënyrë delikate e të fshehur me teknika që “pushtojnë mendjen”. Mjaft teori në shkencat sociale demonstrojnë një “Big Brother buzagaz” me një fuqi influencuese ndaj mendimit e aftësisë vendimmarrëse të një personi shumë më efikase sesa një “Big Brother dukshmërisht i rrezikshëm”. Është një mekanizëm i shkrirë mirë e i shfrytëzuar jo vetëm nga politikanët e ekspertët e marketingut, por dhe nga njerëzit e çdo lloj pushteti.
Gjuhëtari e filozofi amerikan, studiuesi “gjeni” i teorisë së gjuhësisë së shekullit XX, Noam Chomsky, ka përpunuar së fundmi listën e 10 strategjive të manipulimit me anë të masmedias, dhjetë rregulla të magjishme, konfuze në perceptimin e tyre, që përziejnë realitetin me iluzionin, gënjeshtrën me të vërtetën. Mendimi i tij i është drejtuar masmedias si skena e vetme ku interpretojnë rolet pushteti e populli. Dhjetë strategjitë e Chomskyt nuk ndalen veç ndaj politikës, por gjen tek to gjurmë evidente të zgjidhjes së “problemeve” të krizës ekonomike, të shërbimit strategjik e “gradual” të dokumenteve të Wikileaks, “të skandaleve” të shumta në momentet më të papërshtatshme, “të rrëfimeve private” në kulmin e kritikës mediatike. “Globalizimi nuk është një fenomen natyral, por politik, i konceptuar për të arritur objektiva të përcaktuara mirë”, - shprehet Chomsky duke u kritikuar shpesh për teoritë e tij. Me një impenjim të fortë në analizën e mendimit politik të kohës, Chomsky ka denoncuar instrumentalizimin total të mjeteve të informacionit në duart e pushteteve lobiste ekonomike dhe ka evidentuar shpesh me informacione të dokumentuara konformizmin e mërzitshëm të medias. Me gjithë kritikat e skepticizmin e tij ndaj mjeteve të informacionit, çdo organ i tyre shfaq ndaj studiuesit një konsiderim e stimë të respektueshme. “New York Times” shkruan: “Ka arsye të konsiderueshme për të menduar se Chomsky është intelektuali më i rëndësishëm aktualisht mbi tokë”; “The Nation”: “Chomsky është një burim i pashtershëm diturie”; “The Guardian”: “Së bashku me Marks, Shakespeare e Biblën është midis dhjetë burimeve më të cituara në historinë e kulturës”.
“Idealja për sistemin aktual botëror është një individ përballë televizionit që nuk komunikon me askënd e që lejon që truri t’i shtrydhet nga TV-ja. Në rast se individi nis të komunikojë, mund të bëhet i rrezikshëm, rikuperon humanizmin e tij, sensin e tij kritik, aftësinë për të ndërtuar alternativa”, - shkruan Chomsky, përherë kritik ndaj politikës e ndaj tërë mënyrës së ndërtimit të sistemit botëror.
Dhjetë strategjitë e manipulimit me anë të masmedias sipas Chomskyt
1-Strategjia e devijimit të mendjes
Elementi kryesor i kontrollit social është strategia e devijimit të mendjes që konsiston në heqjen e vëmendjes së publikut nga problemet e rëndësishme e nga ndryshimet vendimmarrëse të elitës politike dhe ekonomike, duke përdorur teknikën e stërmbushjes së vazhdueshme me informacione të pakuptimta. Strategjia e devijimit të mendjes është edhe e domosdoshme për të evituar interesin publik ndaj njohurive thelbësore të shkencës, ekonomisë, psikologjisë, të neurobiologjisë e kibernetikës. Devijim të vëmendjes së publikut nga problemet e vërteta sociale, duke e pushtuar me tema pa asnjë rëndësi. Mbaj publikun të impenjuar, të impenjuar, të impenjuar pa i dhënë kohë të mendojë, gjithmonë në kthim drejt fermës si të gjitha kafshët.
2-Të krijosh problemin e më pas të ofrosh zgjidhjen e tij
Kjo metodë quhet gjithashtu dhe “problem-reagim-zgjidhje”. Krijohet një problem, një “situatë” që prodhon një reagim të përcaktuar në publik në mënyrë që të jetë kjo arsyeja e masave që ata dëshirojnë të pranojnë. Për shembull: lejimi i luftës o i intensifikimit të dhunës urbane, apo organizimi i atentateve të përgjakshme në mënyrë që të jetë publiku ai që pretendon ligje mbi sigurinë e politika në dëm të lirisë. Gjithashtu, krijimin e një krize ekonomike për të pranuar si një të keqe të nevojshme zvogëlimin e të drejtave sociale apo shpërbërjen e shërbimeve publike.
3-Strategjia graduale
Për të bërë të pranueshme një masë të papranueshme, mjafton që të aplikohet gradualisht e me doza të numërueshme për disa vite me radhë. Kjo qe metoda që kushtet social-ekonomike radikalisht të reja (neoliberalizmi) imponuan në vitet ’80-‘90: një shtet minimal, privatizime, pasiguri, fleksibilitet, papunësi në masë, pagesa të pakënaqshme, shumë ndryshime që po të aplikoheshin njëkohësisht, do të provokonin patjetër një revolucion.
4-Strategjia e shtyrjes
Një mënyrë tjetër për të pranuar një vendim jopopullor është prezantimi i tij “si i dhimbshëm e i nevojshëm”, duke fituar në atë moment konsensusin e njerëzve për një aplikim në të ardhmen. Është më e lehtë të pranosh një sakrificë në të ardhmen sesa në të tashmen. Në radhë të parë pasi sforcimi nuk do jetë i menjëhershëm. Së dyti pasi njerëzit, masa, ka gjithmonë tendencën për të shpresuar me naivitet se “gjithçka do të shkojë më mirë nesër” e se sakrifica e kërkuar mund dhe të evitohet. Në këtë mënyrë i jepet më shumë kohë njerëzve të mësohen me idenë e ndryshimit e ta pranojnë sidoqoftë atë kur të vijë momenti.
5-T’i drejtohesh masës si t’i drejtohesh një fëmije
Shumica e publiciteteve drejtuar publikut përdor fjalime, argumente, personazhe me një intonacion veçanërisht infantil, shpesh me një zë të dobët, sikur spektatori të ishte një krijesë pakvjeçare apo një i metë nga trutë. Sa më shumë kërkohet të mashtrohet publiku, aq më infantil është toni i përdorur. Pse? “Kur dikush i drejtohet një personi sikur të kishte 12 vjeç apo më pak, për shkak të sugjerimit atëherë përgjigja e tjetrit me shumë mundësi do të tentojë të jetë pa asnjë sens kritik si përgjigjja e një 12-vjeçari o më pak në moshë se ai.
6-Përdorimi i aspektit emocional më shumë sesa reflektimi
Shfrytëzimi i emotivitetit është një teknikë klasike për të provokuar një qark të shkurtër të analizës racionale e të sensit kritik të individit. Përveç kësaj, përdorimi i tonit emotiv i hap derën papërgjegjshmërisë për të mbjellë apo injektuar ide, dëshira, frika, detyrime o sjellje.
7-Mbajtja e njerëzve në padituri dhe mediokritet
Bërja e mundur e ruajtjes së paaftësisë së njerëzve për të kuptuar teknikat dhe metodat e përdorura për kontrollin e skllavërinë e tyre. “Cilësia e edukimit ndaj klasave sociale inferiore duhet të jetë sa më e varfër e mediokre, në mënyrë që distanca e krijuar nga klasa inferiore e klasa superiore të mbetet e pamundur për t’u mbushur nga pjesa inferiore”.
8-Stimulimi i publikut në favorizimin e mediokritetit
Nxitja e publikut për të besuar se është në modë të jesh budalla, vulgar e injorant.
9-Përforcimi i ndjenjës së fajit
Të bësh të besojë individin se është ai ekskluzivisht përgjegjës i fatkeqësive të tij, për shkak të pamjaftueshmërisë së inteligjencës, aftësisë apo sforcos. Në këtë mënyrë, në vend që të rebelohet kundër sistemit ekonomik, individi vetëvlerësohet e ndihet në faj, gjë që nga ana tjetër krijon gjendjen e depresionit, efekt i së cilës është mosreagimi. E pa reagim nuk ka revolucion.
10-Të njohësh njerëzit më mirë sesa ata njohin veten
Në vitet ‘50, progreset e shpejta në shkencë krijuan një boshllëk midis njohurive të njerëzve e njohurive të elitës dominuese. Falë biologjisë, neurobiologjisë e psikologjisë së aplikuar, “sistemi” fitoi një njohuri të avancuar të qenies humane si fizike ashtu dhe psikologjike. Sistemi arriti të njihte individin më mirë se ai të njihte veten, gjë që sjell që në shumicën e rasteve sistemi të ushtrojë një kontroll më të gjerë e një fuqi më të madhe ndaj njerëzve, madje më të madhe se ajo që njerëzit kanë ndaj vetvetes.
N. Chomsky
Sugjeruar nga :Edvin Arapi

No comments:
Post a Comment