Showing posts with label Teknologji. Show all posts
Showing posts with label Teknologji. Show all posts

Friday, January 24, 2014

Celulari me prekje, rrënqethës...

Si fillim kur doli celulari me prekje (touch screen), femrat filluan ti gëzoheshin faktit se meshkujt nuk po i fusnin gishtat aq shpesh në hundë. Mirëpo përveç kësaj, dalëngadalë celulari me prekje u bë edhe më eksitues sesa kofsha e femrës.
Meshkujt preferuan më mirë të luanin me celularin sesa me gjirin e partneres së tyre.




Sipas sondazhit tronditës të kryer nga media gjermane, femrat dalë të tretat në rradhë si kënaqësi ndaj meshkujve.

Me 30.4% e të anketuarëve zgjodhën kompjuterin, celularin, tabletin, sesa të bënin seks me partneren.
Me 13.6% u renditën ata që preferonin të shikonin një ndeshje fubolli të ekipit të tyre të zemrës.
Vetëm me 11.9% ishin ata që zgjodhën seksin.

E këta me siguri, nuk kanë zbuluar akoma celularët inteligjent me prekje...

Shkroi: Stop Injorancës



Thursday, April 18, 2013

Austrian Lotteries: Ne do i bëjmë shqiptarët të lumtur !


Loja më e re që do prezantojë Lotaria Austriake është e ashtëquajtura 6 nga 39. Pra, të gjejmë 6 numra nga 39 të mundshmit me një fitore të garantuar prej 10 milion lekësh.

Sa është probabiliteti matematikor që një qytetar të gjejë 6 numra nga 39 të tillë?

Kujtojmë se kjo lojë ka hyrë para 1 dekade më parë me emrin "6 nga 45" dhe më vonë shkoi në "6 nga 42".

Si thoshte një matematicient :
"Duke llogaritur propabilitetin për të fituar një lotari, mundësitë janë pothuajse të barabarta si në rastin kur luan dhe në rastin kur nuk luan..."

Shkroi: Stop Injorancës !

Thursday, January 10, 2013

Glasa e hidhur e papagallit tim

Teksa isha duk shkruar vrullshëm mbi tastierë, shkëputem për pak sekonda dhe sytë më përplasen tek papagalli në dritare.
Unë shih, ai shih, ai i trishtë, unë më i trishtë se ai.
Befas më kapi një ide e çmendur dhe brofa në këmbë drejt tij. Pa një e dy hap forcërisht kafazin e tij. Papagalli zgurdulloi sytë i friksuar.
Do të të jap lirinë - i thashë. Nuk mundem ta duroj dot më atë shikimin tënd të trishtë dhe ndërkohë hapa edhe dritaren për ti lënë të kuptonte se e kisha seriozisht. Shko fluturo i lirë, i lumtur, larg këtyre hekurave. Dhe nuk po më bëhej vonë as për faktin se kishe kushtuar sa qimet e kokës.
Ai më pa dhe rrotulloi kokën si buf, pastaj përplasi njëherë krahët fort. Pastaj mori frymë dhe mbajti qëndrim duke më folur më gjatë se asnjëherë më parë:
"Po ik mer pallë, do më japësh ti mua leksione lirie! E kush, ti? Ti që edhe pse s'ke hekura ngele ditë e natë çaf-çuf para kompjuterit?! As kaq nuk ke kuptuar që unë rri tall bishtin me ju dhe ushqehem falas?
Po nëse të vjen vërtetë keq për trishtimin tim, na gjej ndonjë zoçkë, atë bëj"
- dhe më ktheu kurrizin...
Shkroi: Stop Injorancës !

Ciu-ciu në Twiter dhe ham-ham në Facebook


Të dy liderët e Partive Politike më të mëdha në Shqipëri, duke parë se elektorati i tyre është arrratisur, (përjashtojmë këtu militantët apo qytetarët që detyrohen t'i ndjekin nga pas çdo miting për të ruajtur apo fituar një vend pune), zgjodhën që të shpërngulin vetveten dhe propagandën e tyre pikërisht në zemrën e rrjeteve sociale, atje ku të rinjtë humbasin kohën e mendjen, larg politikës.
Nëse në shumë vende me demokraci të njomë si kjo e jona, rrjetet sociale u kthyen në mjete që i shërbyen krijimit të tubimeve, protestave të dhunshme, organizatave e grupimeve që çuan deri në rrëzimin e qeverive një e nga një, në Shqipëri edhe rrjetet sociale virtuale janë kthyer në makineri propagandistike që rekrutojnë militantë e viktima të retorikës politike.

Ndryshe nga qytetarët, këta liderë e paguajnë marketingun në Facebook për të përhapur sa më shumë mizerjen e tyre .
Po si?
Me lekët e tua o popull...

Shkroi: Stop Injorancës !

Friday, September 28, 2012

Pajisje elektromanjetike për të shpërndarë turmat


Ushtria amerikane kohët e fundit i ka shtuar një rreze elektromanjetike arsenalit të saj të armëve jo-vdekjeprurëse, të krijuara për t’u përdorur gjatë protestave të dhunshme si ato të kohëve të fundit kundër trupave amerikane në Afganistan. Arma e re ka marrë miratimin por ende nuk është vënë në përdorim. Një demostrim i paisjes u bë në Quantico, jo shumë larg Uashingtoni.

Ushtarët krijojnë një skenë që u ngjan atyre me të cilat përballen forcat amerikane në Afganistan.

Protestuesit shpërndahen të padëmtuar me një paisje të teknologjisë së lartë.
Quhet Active Denial System. Me një rreze elektromanjetike që përshkon qindra metra, paisja e nxeh lëkurën në atë masë saqë i bën njerëzit të largohen instinktivisht.
Janë dashur 10 vjet për krijimin e paisjes, e cila siç shihet nuk është e re por ka mbetur e mbuluar në mister. Kolonelja Tracy Tafolla është shefe e Drejtorisë së Marinës për Armët Jovdekjeprurëse.

“Ndryshe nga armët konvencionale ku përdoren municionet dhe dëgjohen të shtënat apo shihet shpërthimi, në këto paisje nuk është kështu. Nuk shikohet, nuk dëgjohet as nuk nuhatet.”

Ndërtuesit e paisjes thonë se 11 mijë prova tregojnë se ajo është e sigurt, pa efekte të njohura. Shkakton sensacion të menjëhershëm të nxehtësisë, si të ishe përpara derës së një furre.
 Zyrtarët në Los Angeles eksperimentuan një mjet të vogël dy vite më parë, si mënyrë për të shpërndarë trazirat në burgje. Bob Osborne i departamentit të sherifit në Los Angeles, thotë se ajo nuk u përdor asnjëherë.

“Nuk e di, si rezultat i trysnisë publike apo i Departamentit të Drejtësisë, nuk na u tregua asnjëherë se përse u pezullua kjo armë.”
 Katër vite pasi u bë e njohur, as ushtria nuk e ka përdorur paisjen. Studiuesit kryesisht druhen nga e panjohura. Stephanie Miller është një prej eksperimentueseve dhe e ka testuar paisjen mbi trupin e saj disa herë.
 “Tani që e njoh mirë këtë pajisje mund të them se ajo nuk është diçka e rrallë, por njerëzit që nuk e kuptojnë mendojnë se është misterioze. Meqenëse është diçka e re, ende nuk jemi të sigurt.”

Trazirat e fundit në Afganistan e kanë nxjerrë përsëri në fokus paisjen. Joseph Trevithick është analist ushtarak.
 “Me incidentin e fundit të djegies së Kuranit shohim nevojën për shpërndarjen e turmave jashtë objekteve amerikane apo atyre ku vepron personeli amerikan. Këto lloj armësh e bëjnë këtë plotësisht të mundur.”
 Duke ftuar mediat, ushtria shpreson të largojë misterin rreth paisjes së re.
 “A egziston një farë frike për përdorimin e kësaj teknologjie ? Mendoj se po. Është diçka që nuk është kuptuar mirë.”

Me miliona dollarët e shpenzuar për testimin e teknologjisë së re dhe me shkurtimet e shpejta buxhetore, forcat amerikane ndodhen në trysninë për ta përdorur paisjen ose ndoshta për të mos e prodhuar fare.

(a.k/voa/BalkanWeb)

Tuesday, June 26, 2012

Moti apo M***?

Aq të sakta janë parashikimet e motit sot, saqë të fusin në një dilemë të madhe nëse kjo teknologji e parashikon motin që prej një muaji më parë, apo e prodhon vetë këtë mot?! (Stop Injorancës)

Friday, December 16, 2011

Shqiptari ndërton Helikopterin e parë në Ballkan - `Made in Presheva`


Pranvera do të qel në Preshevë me Helikopterin e parë në Ballkan "Made in Presheva"

Nuk po flasim as për Italinë, as për Pakistanin, Amerikë apo Rusinë, por fjala është thjesht për një qytetarë, të riun nga Presheva (Kosova Lindore) të cilit më në fund duket se ëndrra e tij do t’i dal „zhgjëndërr“ dhe do t’i bëhet realitet, duke ia arritur qëllimit të tij, që të jetë njeriu i parë në Ballkan i cili (si individ) e ndërton një helikopter me duar të veta, me një çekiç dhe një palë dane, siç thotë ai, nga "A" deri në "ZH"...Ky është Qani Lutfiu nga Karadaku i Preshevës (Gare). Z. Lutfiu nuk është me profesion fizikanët, as instruktor e as pilot, por siç thotë ai, jam kuadër i „Skenderbeut“, meqë ai ka të mbaruar vetëm shkollën e mesme dhe ka dalë nga dyert e asaj shkolle, nga gjimnazit me emrin „Skenderbeu“.

Lidhur me idenë, punën dhe strukturën teknike të helikopterin „Made in Presheva“ autori i këtij projekti madhështor në Ballkan z.Qani Lutfiu për agjencinë informative kombëtare „Presheva Jonë“ shpjegon se „Helikopteri për momentin është i paraparë vetëm për një individ, pra pilotin. Megjithëse mundësit i ka që të mbajë pesha edhe më të rënda se sa një person i vetëm. Helika e madhe e këtij helikopteri bashkë me zbrazëtirën mes helikave është 4 m e 30 centimetra e cila arrin të bëjë 500 rrotullime në minutë ndërsa e vogla tek bishti arrin në 1 minutë të bëjë më shumë se 1800 rrotullime çka i bie 30 rrotullime në sekondë. Deri në ditën kurrë helikopteri të jetë i gatshëm të fluturojë do të arrijë peshën e 210 kg, kurse kostoja e përgjithshme e këtij projekti madhështor

Helikopteri "Made in Presheva" ndërtuar nga Qani Lutfiu për 1 person të vetëm pa ndihmën e askujt do të kushtojë disa dhjetëra mijë euro. Ketë punë bëjë nga vullneti dhe dëshirë duke vënë në test trurin dhe kapacitetin e njeriut. Sikur të kisha lek ndoshta ma herët e kisha bërë...por kështu dal ngadalë me forcat e mia po ecën puna mbarë. Një traktor po e ndreqi, pak po dalin për familje pak për ndonjë pjesë të helikopterit dhe kështu gradualisht edhe ju kemi ofruar fundit..“
Do shtuar se ky i ri plotë vullnet dhe punëtor nuk e ka as zanatin e mekanikut por ja, siç thotë populli, çka ja shef syri ja punon dora... i cili me një vullnet dhe pasion të madh ka nisur për të realizuar projektin e tij, ndërtimin helikopterit të parë në Ballkan. Se kur do ta kemi helikopterin „Made in Presheva“ në qiell Qani Lutfiu për agjencinë informative „Prtesheva Jonë“ thotë se „pa vullnet nuk bëhet asgjë. Deri më tani i kemi kryer gati punët kryesore dhe tash na kanë mbetur edhe ca të imta për ta ngritur në qiellin e Luginës së Preshevës helikopterin tonë me të cilin jam duke u marrë tash e 2 vjet ...Kur po them tash e dy vjet, në fakt dy vjet s’kam bërë punë intensive, por aty kam punuar herë pas herë. Këtë projekt apo ëndërr e kam filluar para dy vjetësh dhe kësmet, me emër të Zotit si të jemi shendosh e rehat e kam me e qit në dritë së shpejti edhe atë kah Pranvera do ta presim shirit.“  http://zgjohushqiptar.blogspot.com/2011/12/shqiptari-nderton-helikopterin-e-pare.html

Tuesday, November 29, 2011

Bota virtuale

Diskutimi virtual është aq magjik, sa vetëm për pak fare nuk pritet si drejtëz, me realitetin...

Stop Injorancës !

Industria e makinave në Shqipëri

Jemi vërtetë një shtet që nuk prodhojmë vetë as shkrepsen, por tek Pazari i Ri në Tiranë mund të blini një prodhim 100% shqiptar, që kushton afro 100 mijë lekë.

Motorri në foto p.sh, është tashmë pronë e një klienti të huaj...

Stop Injorancës

Monday, November 14, 2011

Na t'bijtë e Mjëvjeçarit të Ri !



 Kur u zgjova sot në mëngjes dhe u pashë para monitorit, vura re se më kishte dalë një dërr-butoni jeshil në faqe dhe e shtrydha fort me thonj.
 Provova me të majtën, me të djathtën, por mausi më kish ngrirë e shpinën e tastierës e kisha copë.
 Duke luajtur mbrëmë tërë natën një lojë "multiplayer online" po ndjej sot një dhimbje të tmerrshme Hard Disku. Përpiqem të rrotullohem në karrige, por po ndjej që këmbët i kam "Not Responding".
 Mesa duket më ka hyrë ndonjë trojan i fëlliqur, që nuk po më lejon të operoj normalisht edhe pse proçesorin e kam "Dual Core".
 Nuk po më kujtohet "Paswordi" e mbeta këtu pas derës së frigoriferit. Më mirë po shkarkoj ndonjë gjë për të ngrënë me shpresën mos më del version "Trail" ashtu si dje...

 Ku ka më bukur se të hapësh ditën duke dëgjuar "Live" Majkëllin me këngën "Earth Song"...


 Eh! Në jetë vetes i kam vendosur shumë komanda. Edhe pse jam përpjekur shpesh që të bashkoj njerëzit "Select All" për të arritur një qëllim, më shfaqen pareshtur disa "Hidden Folders" që më pengojnë qëllimet.

 Po kujt i plasi RAM-i, në fund të fundit ?!
 Unë jam njeriu "BETA"!

 Unë bëj konferenca, unë hedh regjime, unë bëj REVOLUCIONE e pasditet i kaloj në rrjete sociale. Gjykoj e kritikoj, këdo e kurdoherë. Unë ndërtoj faqe, administroj "web-e", shes "Domain-e". Ndërtoj ushtri me "copy-paste" dhe ringjallem pas çdo dështimi me "Start New Game".

 Unë urrej emrat, por dashuroj nofkat.
 Pavarësisht se gjatë rrugës nga Lap Topi e deri tek "Kafe Interneti" më i afërt nuk mi hedh qyrrat askush, unë në këtë realitet kam reputacion. Pas avatarit tim rrotullohen dhjetra "LIKE-e".

 Unë kam miq në gjithë botën, nga të gjitha racat, moshat e qëllimet, por miku im i ngushtë quhet "Google". Ne bashkë ndërtojmë kauza, mbrojmë delfinët, bëjmë donacione dhe jemi ekspertë të çdo fushe.

 Ajo që kam kuptuar nga jeta është se "CYBERSEX-i" nuk është gjithçka gjatë lundrimit në internet, pavarësisht se shumë njerëz shohin si qëllim, të bëjnë "Save As Të dashur" kurdoherë. LOL

 Ne jemi brezi "NEW EDITION"!

 P.s E meqënëse jemi këtu, doja të më bënit "Share" ndonjë këshillë a sugjerim se si mund të ngul një gozhdë në mur, sepse dua të vendos "Woofer-in" e ri aty...

 Shkroi : Stop Injorancës ! http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Friday, April 8, 2011

Ne të gjithë mund të jemi marsianë!?

Një ekip studiuesish nga Universiteti i Harvardit dhe Instituti i Teknologjisë në Masaçusets janë duke punuar mbi një paisje e cila do të studiojë nëse jeta në tokë ka ardhur si pasojë e zbritjes së disa organizmave me origjinë nga planeti Mars, të cilët kanë ardhur në planetin tonë në formën e meteorëve. Një teori e cila do të na bëntë të gjithëve me prejardhje marsiane.

Hulumtuesit e Institutit të Teknologjisë në Masaçusets Christofer Carr, Clarisa Lui, Maria Zuber dhe biologu i Universitetit të Harvardit, Geri Ruvkuna, janë duke punuar mbi instrumentin e propozuar i cili është quajtur ''Search for Extra-Terrestrial Genomes' (SETG)"




Paisje për të cilën po flitet mund të niset me një mision të ardhshëm në Mars, e cila do të marrë monstra të dheut marsian, duke izoluar çdo mikrob të gjallë që mund të gjendet në të. Këto organizma të gjalla mund të ruhen për më shumë se një milionë vjet dhe ende përmbajnë të dhëna mbi ADN, thonë studiuesit












"Nëse në shkojmë në mars dhe gjejmë jetë të ngajshme me tonën, ne mund të jemi të gjithë me origjinë nga Marsi. Ose në qoftë se jeta ka filluar këtu, ajo mund të jetë transferuar në Mars"- tha hulumtuesi Christopher Carr për mediat.

Shekulli

Wednesday, March 2, 2011

Hakersat shqiptarë sulmojnë Facebook, vjedhin fjalëkalimet

Hakersat shqiptarë sulmojnë faqen e rrjetit më të madh social në botë, Facebook.
Lajmi është përhapur menjëherë nëpërmjet një njoftimi nga mediat e ndryshme, ndërsa drejtuesit e rrjetit janë vënë në lëvizje për të marrë masat urgjente për parandalimin e shkatërrimit të faqes nga piratët kompjuterik dhe krimi kibernetik. “Kemi marrë informacione dhe kapur përpjekje ku hakersa që dyshohet se janë shqiptarë, po sulmojnë Facebook”, shkruhet ndër të tjera në “Release-News”.
Ditën e sotme klientët e rrjetit kanë raportuar sulme të hakersave, ku në faqen e tyre kanë gjetur fjalë si “LIKE this page, because tomorrow,http://www.facebook.com/rks.kosova. Ndër të tjera thuhej se ky nuk është postim i një klienti të rrjetit social të Facebook, por një sulm i hakersave nga Kosova. Madje teknikët dhe inxhinierët janë duke punuar për të
parandaluar tentativa të tjera të hakersave dhe siguruar anëtarët e tyre.

“Anëtarët e Facebook po bëhen të preferuarit e hakersave, një prej kompanive më të mira të themeluara nga Mark Zuckerberg dhe viktimë e sulmit është bërë gjithashtu dhe presidenti francez Nicolas Sarkozy”, thuhet në njoftim. Aktualisht mijëra, për të mos thënë miliona anëtarë të rrjetit, mund të jenë sulmuar nga hakersat. Hakersat sqarohet se kanë gjetur kode duke dërguar mesazhe infektive dhe të çrregullta duke u hequr si “miq”. Por si funksionon infektimi i krimit kibernetik të Facebook. Një prej miqve tuaj ju nis një video, ose mesazh, apo foto dhe ju e hapni nëpërmjet klikimit.

Kaq mjafton që kompjuteri juaj t’ju njoftojë se duhet ta bëni sërish logimin, për të parë këtë video, apo foto. Por pikërisht në këtë moment, ju bini viktimë e hakersave, të cilët në logimin tuaj ju marrin informacionin, emrin apo pasuordin dhe në këtë mënyrë ju shkatërrohet faqja personale. Një nga format e njohura të këtij krimi kibernetik njihet dhe si “phishing”, e njohur ndryshe në shqipërim si “peshkimi”. Të paktën 1,5 milionë adresa janë identifikuar me probleme të ndryshme, apo që janë nxjerrë në shitje në uebsite të ndryshme.
Çmimi për një të tillë është 45 dollarë dhe ju mund ta përdorni lirshëm me tjetër pasuord dhe të shihni materialet e anëtarit të vërtetë të cilit i është sulmuar faqja nga hakersat. Në këtë çmim përfshihen adresa me të paktën 10 miq në faqe acounti dhe pazari vjen në rritje. Për të zgjidhur problemin në kohë të shpejtë duhet vënë në dijeni Facebook, për të siguruar një pasuord tjetër, sa pa e bllokuar hakersat përfundimisht. Madje ka dhe mesazhe interesante nëpër faqe apo të anëtarëve që njoftojnë se “Facebok-u im pas 2 vitesh aktivizim u mbyll, u fshi sot”.  
Për më tepër që kjo çështje ka mbërritur deri tek autoritetet e Byrosë Federale të Investigimit, FBI, policitë dhe të tjerë autoritete, që ende nuk e kanë gjetur një përgjigje. Më tej dhe një këshillë për përdoruesit; Jini të kujdesshëm kur klikoni në Facebook, faqja juaj mund të jetë e një tjetri.

AMA News

Saturday, November 20, 2010

Revolucion shkencor në CERN, krijohet ANTIMATERIA

Një rezultat që duket sikur është marrë nga një skenar filmi. Atomet e antimateries janë prodhuar në laborator dhe “izoluar” në një eksperiment të kryer nga CERN-i në Gjenevë.




Rezultati është arritur falë eksperimentit Alpha, që ka lejuar për herë të parë të prodhojë në mënyrë të kontrolluar atome që kanë karakteristikat e kundërta të lëndës së zakonshme, sikur ta reflektonin në një pasqyrë.

Bëhet fjalë për krijimin e 38 atomë të anti-hidrogjenit.

T.Ch

Video intervistë në CERN: http://www.youtube.com/watch?v=cuyvXz-tpCo



Ç'është Antimetaria?
http://it.wikipedia.org/wiki/Antimateria



Nëse ky eksperiment provon krijimin e materies nga antimateria atëherë do të provohet teoria se nga përplasja e vrimave të zeza u krijua materia. Ky variant do të hidhte poshtë versionin se bota u krijuar nga Zoti, atë variant që biologjikisht e hodhi poshtë Darvin me studimin “Mbi origjinën e llojeve” 1859.





Gjithashtu edhe shkencetari Stefën Hawking me librin e tij më të ri “The Grand Design”, kundërshton mendimin e Isak Njutonit se "universi është krijuar nga Zoti dhe se nuk mund të jetë krijuar nga kaosi".



Ai shkruan se përplasja e madhe nuk ndodhi si pasojë e ndërhyrjes së ndonjë force të mbinatyrshme, por qe rezultat i pashmangshëm i gravitetit të ulët.



"Sepse ekziston një ligj që quhet gravitet dhe universi mundet dhe do të vazhdojë të krijohet vetë, nga asgjëja. Krijimi spontan është arsyeja përse ekziston diçka dhe jo asgjë, përse universi ekziston dhe ne vetë ekzistojmë". . Për të madhin Stephen Hawking, në pension prej një viti dhe hipur tashmë në katedrën e zënë nga Newton, çështja është e mbyllur.


Stop Injorancës - Ndal Paditurisë !

Thursday, October 28, 2010

Shqipja e sak@tuar e internetit

Ka lindur një gjuhë “misterioze”, një zhargon kompjuterik i të rinjve, i shpikur për të komunikuar mes tyre shpejt, shkurt e fshehtas. Ndaj, natyrshëm lind pyetja: Nëse e-mail-et zëvendësuan letrat dhe kartolinat e dikurshme, mos vallë, rrjetet sociale po zëvendësojnë e-mail-et...?

Për sa jetëgjatësia e njerëzimit thonë se është rritur, pse gjithë ky ngut për të përcjellë fjalë dhe emocione në një kohë sa më të shkurtër?
Kemi më pak kohë?
Jemi bërë përtacë?
Po gjuha, sa rrezikon ajo të gjymtohet në këtë proces të ethshëm komunikimi? 

Nëse gjithë kjo fugë është një trend bashkëkohor i paevitueshëm, mos vallë rilindasit ishin demodé dhe “mirupafshim”, “tungjatjeta”, “faleminderit” e “dakord” janë fjalë shumë të gjata e të shkuara kohe?!

Shumë kohë më parë, njerëzit, mbrëmjeve, rrinin të gjithë bashkë rreth tavolinës dhe bisedonin. Pastaj erdhi radioja dhe ata filluan të relaksoheshin duke e dëgjuar në kuzhinë (kështu i quanim ne dikur sallonet e ndenjes). Pastaj, në “sallonet” tona erdhi televizori, e pastaj video-regjistruesi. Çdo aparat i ri në jetët tona, kërkoi një vëmendje gjithmonë e më të madhe. Dhe në fund, na erdhi kompjuteri, ndjekur pas nga “i magjishmi” internet, dhe celulari. Gjithçka ndodhi kaq shpejt, duke u kthyer menjëherë në një domosdoshmëri, aq sa askush nuk e vuri re. Për dobinë e tyre të jashtëzakonshme në komunikimin dhe lidhjen mes njerëzve, nuk ka më asnjë dyshim. Përdoruesit e tyre i përkasin tashmë të gjithë grupmoshave e brezave të shoqërisë, të cilët, kush më shumë e kush më pak, shfrytëzojnë shërbimet që ata ofrojnë. Por, ajo që vihet re nga të gjithë është gjuha e përdorur, ngutja, minimizimi i gjithçkaje, kodifikimi i shprehjeve.

Për fanatikët e gjuhës dhe nostalgjikët e “kohëve të prekshme”, virtualiteti i sotshëm, me gjithë suportin që i jep lëvizjes së mendimit, po lë në harresë e gati po injoron shumë kulte e tradita, për të mos folur për rregulla e aksioma të shqipes së shkruar. Mosbesimi i tyre ndaj këtij realiteti virtual është gati-gati i njëjtë me ndjesinë që do të provonte një grek i lashtë, i projektuar në botën e sotshme.
Ndoshta jo të gjithë, por një pjesë e mirë, arrijnë t’i kujtojnë zhargonet e dikurshme, të përdorura si një trend midis adoleshentëve asokohe, më tepër për të “kamufluar” atë që thuhej. “ta-fa-ko-fo-he-fe-mi-fi te-fe ce-fe-pi-fi i-fi lu-fu-li-fi-shte-fes”. Kjo ishte të flisje me “F” dhe t’i thoshe atij/asaj: takohemi te cepi lulishtes.

Sot, në epokën e celularit, internetit dhe të rrjeteve sociale (Facebook, Twitter, Myspace, Skype, Messenger etj), zhargonet kanë ndryshuar, dhe shumë madje. Më tepër sesa për t’u kamufluar, ata vijnë në funksion të përcjelljes sa më shpejt të informacionit, si e si që ajo që shkruhet të asimilohet me të njëjtën shpejtësi që do të asimilohej një bisedë verbale, e, veç kësaj, në rastet e komunikimit me sms, për të thënë gjithçka që duam në limitin e 160 karaktereve (përfshi këtu dhe hapësirat midis fjalëve).
Në chat, sms dhe e-mail, sot, shkruhet njësoj siç edhe flitet. Me sigla, shkurtesa, akronime, zhargone, numra e shenja matematikore, që tentojnë të tregojnë emocione dhe gjendje shpirtërore. Duke qëndruar gjithmonë të mbërthyer pas këtyre dritareve virtuale. Gjithmonë përkrah “rrezikut” për t’i vënë komunikimit midis të rinjve një minus të madh, e duke shkuar pa u ndierë drejt një mutacioni të pakthyeshëm të shqipes së shkruar e njëkohësisht edhe asaj të folur prej tyre. Fare natyrshëm.  
Në të njëjtën mënyrë të pandjeshme që absolutisht të gjithë ne shkuam drejt “komoditetit” të të thënit OK (Okej), kur duhet të thoshim “Dakord”; Thnx (thenks), kur duhet të thoshim “Faleminderit”, apo Hi (haj) kur duhet të thoshim “Përshëndetje” dhe ciao (çao) kur duhet të thoshim “Mirupafshim”.

Quhet “Mail Time”, dhe është një kohë pa kohë. Në vorbullën e përshpejtuar bashkëkohore, jetojmë të rrethuar dhe të përfshirë në një rrjet me një shpejtësi të tillë, sa nuk mund të humbasim asnjë minutë. Ndoshta, të terrorizuar nga “horror-vakuumi” shkojmë deri aty sa ndihemi të obliguar të mbushim zbrazëtinë me aktivitete të tilla, të varur vetëm nga koha.
Specialistët e gjuhës mbështesin argumentin se me të vërtetë ka ndryshuar rrënjësisht marrëdhënia midis kohës dhe fjalës. Sipas tyre, tanimë, i mëshohet një komunikimi të çastit, pa ngritur pretendime të mëdha për memorien e gjithsecilit e aq më pak për bagazhin e tij letrar. Gjithsesi, të konsiderosh faktin që ky fenomen është duke shkatërruar gjuhën shqipe duke u shpërhapur si bakter në komunikimin e gjithsecilit prej nesh, është paksa e ekzagjeruar. Në fund të fundit, mund të zgjedhësh të mos e praktikosh, ose mund të zgjedhësh se kur dhe ku mund ta bësh këtë.
“Me thënë të drejtën shkurtimi i fjalëve nuk më shqetëson shumë, pasi angazhimi im mbetet gjithmonë ai që ka qenë: letrar, publicistik, në shqipërime. Këtu nuk e ndiej aspak nevojën ose dhe dyndjen e shkurtimeve si dukuri e ditës”, shpjegon publicisti Ardian Klosi, duke theksuar se kjo fushë, edhe në të ardhmen, nuk rrezikon se mund të bjerë nën sulmin e shkurtimeve ose reduktimeve formale. Në rastin e komunikimit të përditshëm elektronik e sidomos me anë të sms-ve, fenomeni bëhet deri diku i pranueshëm.

Fillimisht detyrohemi të shkurtojmë, pastaj e marrim si lojë dhe, natyrshëm, na pëlqen të shkurtojmë, por kjo jo gjithmonë na shkurton kohë, ndaj nuk është se “fajin” duhet t’ia vëmë gjithmonë kohës. “Sa herë na ndodh që i kthehemi një shkurtimi, e ndryshojmë sepse është i shëmtuar? Kështu, në fund, del që nuk kemi shkurtuar kohë.”, shton Klosi.
Në kohët e sotshme çdo kontakt në rrjetet sociale fillon me ASL-në, Age, Sex, Location; formula me të cilën starton një bisedë në rrjet për të njohur moshën, seksin dhe vendndodhjen e bashkëbiseduesit të ri. Pas këtyre “formaliteteve” vazhdohet përpara me furi fjalësh dhe frazash të shkurtuara. Ndodh në chat-room-et, “sallonet” virtuale moderne, ku biseda përdor një gjuhë të mëvetësishme. Me qëllim komunikimin në kohë reale përmes tastierës, për të rinjtë, e jo vetëm, është kthyer në obligim kursimi i fjalëve “të tepërta”. Të qenit “i shpejtë”, në këto lloj komunikimesh, më tepër se një këshillë, është një nevojë. Në këtë mënyrë, komunikimi tenton të thjeshtojë mesazhin përmes reduktimit të numrit të karaktereve. Këtu pastaj vjen në ndihmë mbështetja e padiskutueshme e anglishtes, që është edhe idioma më e përdorur e chat-uesve në të gjithë botën, e cila, duhet pranuar se gjithmonë ka propozuar zgjidhje, që janë asimiluar menjëherë nga gjuhët e tjera. Mjafton këtu të kujtojmë frazat e kontraktuara si smog = smoke + fog (mjegull + tym), motel = motor + hotel dhe brunch = breakfast + lunch (drekë + mëngjes).

Kësisoj, shkrimi i zakonshëm, e po ashtu edhe komunikimi i rrjedhshëm, është i privuar nga elementet thelbësorë të të folurit, si intonacioni, pauza, mimika, të cilat janë të pranishme në komunikimin verbal. Por, në linjat e chat-it, ashtu sikurse edhe në e-mail-et, bashkëjeton një përzierje e çuditshme midis të shkruarës dhe të folurës, me riprodhime të gjetura të gjuhës së folur e deri edhe të emocioneve, gjendjeve shpirtërore apo ekspresioneve të fytyrës që na shoqërojnë në të tilla raste. E duhet thënë se kjo ndodh në një masë të tepruar, pasi, të mos qenit ballë për ballë me bashkëbiseduesin, të çliron nga një seri kushtëzimesh që mund të limitonin ekspresivitetin e komunikimit me të. Është menduar për të gjitha. Kështu, nëse do të ngresh zërin, mjafton të shkruash me shkronja kapitale, ashtu sikurse mjafton të zgjaten zanoret apo bashkëtingëlloret e fjalëve për t’i mëshuar edhe më asaj që është duke u “thënë”.
Është një gjuhë e re, që shprehet me rregulla që shpesh bien ndesh me ato të gjuhëtarëve. Sipas tyre, të shkruarit e këtyre mesazheve, ka çuar në një rritje të gabimeve ortografike dhe në një abuzim të dukshëm me shenjat e pikësimit, të cilat, në vend të përdorimit të tyre të drejtë, vijnë në funksion të “vizatimit” të “fytyrave” që duhet të shprehin emocione. Shembujt vijnë të shumtë nga bota akademike. Një nga disiplinat më të reja që aplikohen në universitete është edhe “Shkrimi akademik”. Pedagogët e kësaj lënde tregojnë se edhe fjalët më të thjeshta shkruhen po njësoj sikurse edhe shqiptohen, dhe ç’është më e keqja, në shumë raste ata as nuk e dinë sesi është drejtshkrimi i tyre. Studentët shkruajnë “shpi” për të thënë “shtëpi” dhe as që e marrin mundimin ta korrigjojnë këtë, sepse “është e njëjta gjë dreqi e martë...!!!”
Jetojmë në kohë, kur janë të mjaftueshme vetëm pak shkronja për të dhënë një lajm apo për të shprehur një rrethanë. Dhe gjithmonë baza mbetet anglishtja, me anë të së cilës është kaluar nga klishe e formula të thjeshta si PLS (please) – të lutem, në kombinime më të artikuluara si LOL (Laughing Out Loud), për të shprehur një të qeshur të papërmbajtshme, një gajasje për të mbajtur barkun me dorë e për tu shtrirë përdhe. Gjithmonë me bazën tek anglishtja, ka edhe shkurtime të tjera që përdorin formula alfanumerike: 2DA për (today) – sot, B4 për (before) – më përpara, L8R për (later) – më vonë, K2 (këtu),
Edhe kur i kthehemi gjuhës mëmë, tolerantes gjuhës mëmë, veprohet po njësoj. Në kohët e network-ut, thuhet vër8 për “vërtetë”, 3gim për “tregim”, 2shim për “dyshim”, 7zënë për “shtatzënë”, çk3 për “çfarë ka të re?”, x ty për “për ty”, apo edhe më tej (të na falin të gjithë ata e duan shqipen dhe urrejnë banalitetet): ti t’i 10 numrat për “ti t’i dhjet numrat”. Gjithashtu, fjalëve u hiqen zanoret (shkruhet flm për “faleminderit”, nsr për “nesër”, nk për “nuk” etj.),SMS-të (Short Message Service), që po krijojnë në jetët tona një revolucion të vërtetë të komunikimit. Nevoja për të thënë shumë brenda limitit teknik të 160 karaktereve në dispozicion të një sms-je, ka shtrënguar edhe më drejt shkurtimit të fjalëve e shprehjeve të tëra, duke krijuar kështu një platformë të pafund akronimesh, nëse mund të quhen të tilla.
Të gjithëve na ka ndodhur, që, në mos i kemi shkruar vetë, na kanë ardhur mesazhe nëpër celularë, deshifrimi i të cilëve, çuditërisht, tani nuk përbën problem. KLM (kalofsh mirë) FLM (faleminderit) Përqafort (Të përqafoj fort) TUNG (tungjatjeta) TDSH (të dua shumë) MMSH (më mungon shumë), TKSHXH (të kam shumë xhan), TPF (të puth fort), ku e njëjta shprehje zëvendësohet edhe me puf/pufi, apo puc/puci, sikurse pacim, për “mirupafshim”; SPK (si po kalon); PRSH (përshëndetje), pa lënë këtu mënjanë përshëndetjet në anglishten bazike, mëmën e asaj që sot e quajmë GLOBISH (gjuha globale), si hi, hola, hello;
Por, përkrah një komunikimi të shpejtë dhe të menjëhershëm, ja ku vijnë edhe dorë për dore emocionet e gjithfarëllojshme, të kopsitura në pak shkronja, shenja pikësimi, apo simbole matematikore. Janë emoticon-et (emotion + icon) që tek ne quhen smile-t (nga anglishtja), ato që vijnë në ndihmë të përcjelljes së emocioneve dhe intonacionit që duam t’i japim asaj që jemi duke “thënë” shkruar. Pra, për të lënë të kuptohet në krahun tjetër nëse jemi duke bërë shaka, duke qeshur, duke qarë, të trishtuar, të irrituar, të habitur, nëse puthim, nëse kafshojmë, mendohemi, hutohemi etj, etj (e të tjera, e të tjera).
Duke parë ritmet galopane me të cilat po zhvillohet dhe pasurohet ky lloj zhargoni, vijmë në konkluzionin që, nëse nuk përpiqesh t’i mësosh dhe transkriptosh këto “hieroglife”, atëherë je i përjashtuar nga komunikimi i sotshëm virtual. Në funksion të sa më sipër, të rinjtë, kryesisht adoleshentët, mbështetësit kryesorë të këtij “evoluimi” të gjuhës insistojnë të shpjegojnë se të shkruarit në këtë mënyrë mund të kthehet, në fakt, në një aktivitet shumë argëtues, sepse t’i do rrish e vrasësh mendjen të bësh “zbulime”, “shpikje” të reja shkurtesash e akronimesh. Sipas tyre, “të shkruash me shkurtime e të krijosh me shenja emocione, të shtyn të jesh më kreativ, pra, një lloj loje që të çon në një rikuperim të gjuhës së shkruar në komunikimin ndërpersonal”.

Të përpiqesh të vlerësosh, sot, impaktin e këtij fenomeni në gjuhën e shkruar, atë të folur dhe raportet ndërpersonale, është ndoshta e herët, por realiteti është që një botë e re komunikimi ka lindur dhe po zhvillohet. Të bëhesh pjesë e saj, apo ta refuzosh, mbetet gjithmonë një çështje zgjedhjeje.

Nga Gladiola Bendaj
Marrë nga Revista MAPO

Tuesday, October 26, 2010

Shqiptari që modifikoi avionin e Obamës

Njeriu që ka kthyer një “Boeing” çfarëdo në një aeroplan presidencial, avionin e kandidatit për president të SHBA-ve Barak Obama, është një shqiptar.




Iso Nezaj, 53 vjeç, drejtor ekzekutiv i “Commercial Jet GM”, është njeriu që ka kthyer avionin e thjeshtë “Boeing 575”, 200 vendesh, në një aeroplan komod të denjë për një kandidat për President dhe ndoshta ndër shqiptarët e paktë që ka takuar nga afër dhe ka biseduar jo pak me favoritin për të qenë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Nezaj tregoi për “Standard” se si kompania që ai drejton kishte modifikuar avionin, të cilit në vend të radhëve të thjeshta me karrige i është shtuar një dhomë mbledhjesh në formën e një salle ovale, një dhomë gjumi, një vend për stafin e ngushtë, një për median dhe një për përkrahësit. Të gjitha të ndara në kategori të ndryshme.


 Takimi me Obamën

Në fakt nuk është hera e parë që Nezaj është takuar me një nga kandidatët për presidentë. Më parë, ai ka bërë të njëjtën gjë për avionin e kandidatit tjetër demokrat, Xhon Kerry. 53-vjeçari tregon se Obamën e kishte takuar aty nga mesi i shtatorit, kur ky i fundit vizitoi Floridën, ku ndodhen edhe zyrat e kompanisë që ai drejton dhe me këtë rast ka bërë edhe një foto, e cila do të përkujtojë këtë moment.

Avioni me të cilin fluturon Obama, ka të shkruar adresën e faqes së internetit dhe fjalën “ndryshim” në anglisht si moto të fushatës së kandidatit të parë me ngjyrë për zgjedhje në SHBA, por Nezaj nuk është marrë me ngjyrosjen e tij. “Puna që ne bëjmë është modifikimi i avionit dhe përshtatja e tij sipas kërkesës së klientit”, - thotë Nezaj.

Për avionin e Obamës ata kanë ndryshuar mënyrën se si ai ishte ndërtuar së brendshmi. Kështu “Boeing”-u me të cilin fluturon Obama, ka tashmë dhomë gjumi për ata që fluturojnë në udhëtime të gjata pa pasur kohë për të pushuar. Një sallë të posaçme mbledhjesh, ku mund të ulet stafi që ndihmon kandidatin për President në fushatë dhe gjithashtu ndarje në klasa të ndryshme për njerëzit që udhëtojnë me të. Nezaj tregon se ka biseduar me Obamën për pak kohë, por të mjaftueshme mes një qytetari të suksesshëm të Amerikës e ndoshta Presidentit të vendit të tij pas pak ditësh. Ai e ka pritur njeriun më të famshëm të botës këto ditë para zyrave të kompanisë, ndër më të suksesshmet në SHBA. Obama i ka thënë se është i sigurt në fitore dhe ka komplimentuar avionin e përgatitur nga “Comercial Jet”, që drejtohet nga Iso. Ai nuk është habitur aspak se avioni i tij i ishte besuar një shqiptari, përkundrazi e ka mësuar me kënaqësi dhe pa supersticion se edhe avionin e Kerrit e kishte marrë në përkujdesje i njëjti staf, drejtuar nga Nezaj katër vjet më parë.

Personazhi Iso Nezaj është me origjinë nga Shipshani i Tropojës, por ai vetë nuk ka lindur aty.
Nezaj në fakt nuk ka lindur në Shqipëri, familja e tij është arratisur në 1953 nga Shipshani i Tropojës drejt Kosovës, ku edhe ka lindur 2 vjet më vonë Iso Nezaj. Kur ky i fundit ka qenë 3 vjeç, familja ka udhëtuar për në SHBA dhe është vendosur atje. Që mjaft i ri Nezaj ka filluar punën në aeroport dhe është marrë me avionët.


Thuajse gjithçka gjatë jetës së tij ia ka kushtuar punës me avionë të ndryshëm, duke punuar në poste kyçe të kompanive të rëndësishme. Në vitin 2000 ka marrë postin e drejtorit ekzekutiv të “Commercial Jet GM” dhe prej asaj kohe drejton këtë kompani me qendër në Florida. Nezaj është sot një ndër shqiptarët më të suksesshëm përtej oqeanit. Në 1992 është kthyer në Shqipëri për të hapur në bashkëpunim një kompani aviacioni, që u pagëzua “Arbëria Airlines”, e cila kryente fluturime Tiranë-Nju Jork, por që në vitin 1993 hoqi dorë nga aksionet që kishte në kompani, për t’u kthyer në SHBA, ku vazhdoi të merrej me projekte të tjera, por kurdoherë brenda pasionit të tij.

Ai nga viti 2000 jeton në Florida, por më parë qyteti i tij ka qenë Nju Jorku. Për shumë vite ai ka qenë anëtar i këshillit bashkiak të minibashkisë së Jorkerit, ku edhe jetonte.

Kompania

“Commercial Jet Inc” është një kompani e inxhinierisë aeronautike, e cila kryesisht ndërmerr mirëmbajtjen ose modifikimin e avionëve të pasagjerëve, me qendër në Aeroportin Ndërkombëtar të Majamit në Florida. Në faqen e saj zyrtare kompania thotë se merret me modifikimin dhe mirëmbajtjen apo riparimin e pjesëve të rënda të avionëve. Modifikimi i avionëve të mëdhenj dhe përshtatja e tyre në avionë personalë është një nga punët e veçanta të kompanisë. Sipas një faqeje që merret me njoftimet financiare mbi aeronautikën, më shumë se 20 mijë avionë modifikohen çdo vit për t’u përshtatur sipas kërkesave të pronarëve të tyre.



 Sigurisht që bëhet fjalë për një punë mjaft të veçantë që u jepet vetëm kompanive mjaft mirë të përzgjedhura, të cilat mund të ndryshojnë dhe përshtatin avionët, me të cilët fluturojnë, njerëz që mund të jenë presidentë të SHBA-ve, por edhe personat e afërt të tyre, apo të paktën njëri nga stafet që do të drejtojë shumë shpejt SHBA-të.

(Aleksandër Çupi) http://www.facebook.com/shqipehorizont

VLADIMIR KARAJ, Standart

Thursday, October 21, 2010

Dëshmitë për UFO në Shqipëri

Fotot të rralla, pamje dhe dëshmi të mbledhura që prej vitit 1993, që flasin për prezencë të objekteve të paidentifikuara edhe mbi territorin shqiptarë

E çuditshme! E padëgjuar! Një UFO ka zbritur në Roskovec, në Cërrik, Vlorë, Elbasan e madje edhe në Tiranë. Në daç besojeni, në daç jo, ngjarje të tilla janë bërë shumë edhe për Shqipërinë, sa me to mund të bëhet një kronikë e plotë dëshmish. Më poshtë në listë janë gjashtë të tilla që ne mundëm t’i mblidhnim nga dëshmitë e medias dhe internetit, një pjesë janë bashkë me “prova” filmike dhe me më shumë se një dëshmitarë, që të gjitha të ndodhura brenda kufijve të Shqipërisë.
Frymëzim nga ato që ndodhin në botë apo dëshmi origjinale shqiptare, kjo ende mbetet e paqartë. Ndërkohë dje Nju Jorku u mahnit pas disa objekteve fluturuese të çuditshme që për disa mund të ishin edhe thjeshtë balona, por që u transmetuan live në rrjetin prestigjioz ABC apo në të gjitha faqet zyrtare të gazetave lokale si NyPost, e pushtuan në pak minuta internetin. Pikërisht kjo duket se e bën të pamundur që Shqipëria t’i shpëtojë manisë për të ngritur sytë nga qielli dhe për të parë aty gjëra që nuk mund të identifikohen lehtë. Pamjet e UFO-ve tashmë janë bërë të zakonshme, ndërkohë që po studiohen gjithmonë e më seriozisht. Sigurisht dëshmitë shqiptare kanë mbetur më të pasqaruarat edhe pse misteri mbetet i njëjtë edhe për objektet e shfaqura në Nju Jork, ku me gjithë teknologjinë, pak kanë mundur të thonë se për çfarë bëhet fjalë. 

Korrik 1993
UFO shfaqen në Cërrik
Banorë të qytetit të Cërrikut, panë sipas medias së kohës për rreth dy orë një objekt fluturues të rrallë, të cilin e identifikuan si UFO. Për 2 orë me radhë qyteti u përfshi nga paniku dhe kurioziteti. Një gazetë e kohës lajmëron se policisë asaj nate iu desh të qetësonte qytetarët, të cilët ishin habitur pas pamjes së objektit që sipas dëshmive ishte ndriçues dhe fluturonte. Gazeta raporton se objekti qëndroi në qiell nga ora 20.00 e mbrëmjes deri në orën 22.00 dhe u largua vetëm pas ishte parë nga dhjetra dëshmitarë. Gazeta përmend një objekt të ngjashëm të parë në afërsi të kësaj zone në vitin 1963, por që atëherë debati ishte mbyllur me pohimin e përfaqësuesve të sistemit se bëhej fjalë për një avion të ri të hedhur në ajër nga Shqipëria.

Maj 2006
UFO zbret në Roskovec
Tre dëshmitarë okularë një grua e rritur dhe dy fëmijë, por edhe gjithë banorët e qytezës së Roskovecit, besojnë se 4 vjet më parë në qytetin e tyre zbriti një objekt i paidentifikuar, të cilin ata e quajtën UFO. Tre rradhë të zinj të fotografuar, që sipas banorëve qenë të nxehtë edhe një ditë pas “zbritjes” ishin dëshmia e madhe e objektit që preku tokën dhe në një fragment sekondash bëri që zona për rreth sipas dëshmitarëve të ndriçohej, errësohej në moment dhe më pas të përfshihej nga nj erë e fortë dhe e ftohtë. Një nga gratë, e quajtur Sherife Kola, ka mundur të dëgjojë vetëm zhurmën dhe të vërë re errësirën që u krijua në ato momente. Një pjesë e mirë thonë që kanë parë të nesërmen shenjat e lëna në asfalt, ndërsa tregojnë se petalet e trëndafilit ishin djegur kur i kishin vënë mbi hirin e lënë nga objekti, nëse ka qenë një i tillë. Gjithçka me aq sa mbajnë mend banorët ka ngjarë më 4 maj, rreth orës 19:00 të asaj dite.

Mars 2007
Rojet bregdetare dëshmojnë UFO-t mbi Seman
Mbrëmjen e së martës të marsit 2007, roja bregdetare Admir Jemishaj ishte në shërbim bashkë me komandantin e tij. Rreth orës 19:15 të kësaj dite ata rrëfyen se kishin parë një objekt të palëvizshëm në hapësirë. Objekti shihej me sy të lirë dhe se më pas e kanë parë akoma më qartë me dylbi . Objekti është shfaqur befas mbi hapësirën e bregdetit të Semanit në Fier e për 20 minuta ka qëndruar pa lëvizur në hapësirë. Rojat thanë se ai kishte shkëlqim vezullues, ndryshonte ngjyrat dhe formën e diskut, ndërsa ata e kanë parë me sy të lirë dhe me dylbi. “Ishim me shërbim kur pamë një objekt krejt të veçantë. Ai qëndronte në horizont me detin në një milje lartësi. Ngjyrat e tij ndryshonin herë pas here, nga jeshile në blu dhe në të kuqe. Për disa minuta kishte vetëm ngjyrë të kuqe ose blu. Ishte diçka e frikshme, por njëkohësisht dhe e bukur”, - tregoi për mediat roja bregdetare, Jemishaj.

Dhjetor 2008
Jashtëtokësorë në Elbasan për Krishtlindje
Katër gjahtarë nga Elbasani treguan në dhjetor të dy viteve më parë se u përballën me një disk fluturues mbrëmjen e së enjtes para krishtlindjeve më 2008. Sipas tyre, në orën 20.30 të mbrëmjes, në një fshat rreth 30 kilometra larg qytetit të Elbasanit kanë parë një gjë të jashtëzakonshme, nga e cila ia kanë mbathur me vrap.  Katër gjahtarët janë nisur drejt fshatit Vidhas të Komunës së Paprit, në kufi me rrethin e Peqinit. Në të dalë të qendrës së komunës, rreth 7 kilometra larg saj, ata kanë marrë një rrugë pylli.
Pasi kanë ecur rreth 15 kilometra, ata janë befasuar në momentin që kabina e makinës së tyre tip fuoristradë është tronditur nga lart dhe motori është fikur. "Na verboi një dritë e fortë ngjyrë blu e çelët dhe një dritë vertikale e kuqe. Për një moment m‘u duk sikur na ndiqnin makinat e policisë nga pas", tregon Muharrem Kaçuli, njëri prej katër gjahtarëve që kanë përjetuar për pak minuta ngjarjen në fjalë. Sipas tij, djali 25- vjeçar që ishte me ta, kishte dashur të gjuante me çifte në drejtim të objektit të shëndritshëm, por i ati nuk e kishte lejuar.

Korrik 2009
Shfaqja vetëm për peshkatarët në Vlorë
Një objekt fluturues i paidentifikuar, i quajtur nga ata që thonë se e kanë parë edhe si disk fluturues, është parë në orët e para të mëngjesit, në Vlorë më 21 korrik 2009, në zonën mbas Karaburunit, pikërisht në vendin e quajtur Gjiri i Dafinës, një zonë e qetë dhe e papopulluar. Ky objekt fluturues, është parë nga disa peshkatar që ishin nisur që në mbrëmje me peshkarexhën e tyre, për aktivitetet rutinë në këtë zonë. Objekti ka qenë në trajtën e një sateliti, me diametër përreth 3 metra, i cili është parë nga tre pjesëtaret e ekuipazhit, që ndodheshin në det, për te tërhequr rrjetat e peshkimit. “Isha duke tërhequr rrjetat e peshkimit, në moment mbi kokat tona kalon një objekt i madh, qëndron vetëm 5 sekonda dhe menjëherë u zhduk duke u larguar me shpejtësi. Objekti gjatë ikjes lëshoi një shtellung tymi dhe ngjyra e saj ishte gri në të bardhë… edhe në këto momente ndihem i shokuar, e pamundur. Dukej vërtet si një disk fluturues”, shpjegon Shpëtim Alushaj, njëri nga peshkatarët.

Gusht 2010
Tirana vizitohet nga hapësira? (Video http://www.youtube.com/watch?v=13d5xXb1XtE)
Në mesnatën e 6-7 gushtit, një i ri në Parkun Rinia në kryeqytet dhe të tjerë persona në Tiranë filmuan me kamera amatore tre drita që lëviznin në qiellin e kryeqytetit. Ishin UFO?! E sigurtë është vetëm që nuk ishin avionë dhe mjete të tjera të njohura fluturuese. Loja me drita u dëshmua në You Tube shumë shpejt ndërsa dëshmitare e ngjarjes një meso grua rrëfeu për median se kishte parë ato që ajo i quajti drita të jashtëzakonshme. Rezmie Lulo tregoi se, "në atë moment nuk mendova gjatë dhe ato dy minuta i shijova. Të tre objektet ishin portokalli me formë sferike dhe ishin të shkëputura". Ajo ka thënë gjithashtu se fillimisht objektet “na u dukën afër dhe sa vinte e ngriheshin më lart. Objekti i parë u shkëput në veriperëndim. Dy objektet e tjerë ishin zhdukur menjëherë. Ka shumë mundësi të kenë qenë UFO".

 http://www.youtube.com/watch?v=y0T7oJU-b48

Rastet më të famshme

UFO-t  e fundit
2006, në Poloni fotografohet një objekt i çuditshëm metalik
2006, një objekt në formë harku dhe ngjyrë argjendi fotografohet në SHBA
2006, një sferë lëvizëse mjaft e madhe dëshmohet të jetë parë në Teksas SHBA
2000, tre trekëndësha në lëvizje fotografohen mbi Los Angeles
1997, një objekt i çuditshëm metalik shihet në Poloni
1990, një objekt gjysmë i rrumbullakët dhe me majë shihet në Britani
1983, një objekt me formën e një trapezi të përmbysur dhe mjaft i madh shihet mbi Britani
1970, një objekt më përmasa të mëdha filmohet për rreth kullës së një televizionin në Firence

Lashtësia
Libri i Ezekelit (Bibla) përshkruan objekte që shfaqeshin në qiell, një inxhinier i NASA-s SHBA, vizatoi prej këtyre shpjegimeve një objekt fluturues
Rreth vitit 1450 para Krishtit ekziston një përshkrim i disa rrathëve në zjarr prej rreth pesë metrash
Ushtria e Aleksandrit të Madh në vitin  329 para Erës Sonë, thuhet të ketë hasur dy disqe të argjendtë që fluturuan mbi ta ndërsa kalonin  një lumë në Indi
Sërish  Aleksandri i Madh në vitin 322 para erës sonë, ndërsa përgatitej të pushtonte një qytet, pa një disk që fluturoi disa herë. Ai përfitoi nga shfaqja dhe sulmoi duke marrë qytetin

Në erën tonë
1491-1492, eksploruesi i famshëm Kristofor Kolombi ka shënuar në ditarin e tij se ka parë një objekt fluturues të ndritshëm, që ka dalë nga deti dhe është zhdukur në ajër
Në 14 prill 1561, në qiejt përreth Nyrenbergut  në Gjermani raportohet të jenë parë disa objekte fluturuese, përshkrimi duket sikur flet për një betejë ajrore
1897, në Texas SHBA raportohet përplasja e një anije fluturuese, gazetat lokale thonë se u gjet trupi i një marsiani
28 shkurt 1904, një komandat anijeje në San Francisko, i cili më vonë u bë gjeneral në flotën e SHBA-së, raportoi te kishte parë tre trekëndësha të lëvizshëm drite
Nga 1932 në 1937, janë raportuar dhjetëra raste pamjesh të objekteve të çuditshme fluturuese. Kinemaja realizoi në këto kohë filmat e parë me alienë
1946, ka më shumë se  2000 raporte për objekte të paidentifikuara fluturuese në vendet skandinave
1954, forcat ajrore amerikane thonë se kanë gjetur një objekt fluturues, pretendohet se ai ndodhet ende në NASA. Zyrtarisht thuhet se është gjetur objekti dhe që ai nuk është i njohur, por nuk bëhet e ditur asgjë për të
Marrë nga www.wikipedia.org
Shpjegimi shkencor për UFO

UFO është shkurtimi në anglisht i unidentified flying object. Në shqip: Objekte të Paidentifikuara Fluturuese. Bëhet fjalë për objekte apo fenomene, për të cilat edhe pas investigimit shkencor nuk arrihet të shpjegohen, kryesisht të shfaqur si ndriçuese në forma të ndryshme sidomos sferike. Një pjesë e mirë e rasteve janë fenomene atmosferike apo fenomene optike, të cilat krijohen nga objekte qiellore meteorë apo kometa. Mjaft të njohur sipas enciklopedive, janë errësimet apo shformimet e Diellit, që krijohen kur mes tij e Tokës kalojnë objekte që kanë akull. Shumë njerëz besojnë se UFO-t janë objekte jashtëtokësore fluturuese, por shkencërisht nuk ka asnjë provë që të mbështesë këtë përfundim. Njerëzit njohin që prej lashtësisë shfaqje të tilla, të cilat më shumë janë lidhur me fenë.


G. Standart

Sunday, September 19, 2010

Varësia ndaj teknologjisë ndikon tek shëndeti

Duke nënvizuar seriozitetin e rritjes së rasteve të cilat kanë lidhje me përdorimin e aparaturave teknologjike gjatë tre viteve të fundit, Prof.Dr. Mansur Beyazyurek nga spitali Rum u shpreh me këta fjalë: "përhapja e kësaj vartësie veçanërisht tek të rinjtë përbën një problem tepër serioz për shoqërinë’.
Duke pohuar se viteve të fundit fjalët më të përdorura nga familjarët e të sëmurëve janë ‘ulet para televizorit apo kompjuterit dhe nuk di të ngrihet’  Beyazyurek u shpreh kështu :  "numri i personave të cilët nuk ngrihen për orë të tëra nga kompjuteri apo tv dhe që e harxhojnë kohen në këtë mënyrë sa vjen e rritet me kalimin e kohës. Lidhen shumë me kompjuterin apo televizorin. Ndërsa ato që nuk e lëshojnë telefonin nga dora , bëjnë fotografi apo hyjnë në internet shfaqin vartësi në lëvizje.

"Shumicën e rasteve e përbëjnë vartësia ndaj lojërave të kompjuterit dhe internetit. Duke theksuar se shoqëria jonë është e prirur dhe  e hapur ndaj ndryshimeve teknologjike prof. Dr. Beyazyurek pohoi se pajisjet teknologjike përdoren  shpejt dhe pa informacion. ‘

P.sh të gjithë kanë televizor në shtëpi. Televizorin mund ta gjeni edhe në shtëpinë e atyre personave me probleme ekonomike dhe të shtresave të varfra. Nuk mund të mendohet një shtëpi pa televizor. Unë kam jetuar ca kohë në Paris dhe kam parë profesorë që nuk kishin tv në shtëpinë e tyre. Persona të tillë nuk kanë nevojë për tv. Ato e kalojnë jetën me gjëra të tjera dhe TV i duket i panevojshëm dhe i tepërt’ – u shpreh Beyazyurek.

Beyazyurek nënvizon rëndësinë e edukimit dhe arsimimit të fëmijëve , brezit të ardhshëm sa më larg aparaturave teknologjike si kompjuteri, PlayStation, telefoni celular . Ai theksoi se vartësia ndaj produkteve teknologjike lidhet me edukimin dhe ndikon negativisht tek ai dhe përveç kësaj i pengon të jenë persona të lumtur kur të rriten.  
Beyazyurek pohoi se terapia që aplikohet për përdoruesit e tepërt të teknologjisë është e ngjashme me terapinë e aplikuar tek përdoruesit e drogës.




aa/ZAMAN - G. Start

Thursday, August 26, 2010

Konspiracion, projekti misterioz i NASA-s për të krijuar “Zotin”

Projekti "Blue Beam" i NASA-s është një strategji për të imponuar fenë New Age me "Antikrishtin" e sajuar shkencërisht Serge Monast dhe një tjetër gazetar ishin duke studiuar me rrënjë projektin "Blue Beam", por mbetën të vdekur  nga ataku në zemër njëri pas tjetrit, edhe pse nuk kishin asnjë histori shqetësimi më parë.
Serge ishte në Kanada, ndërsa gazetari tjetër kanadez ishte për vizitë në Irlandë. Përpara vdekjes së tij, qeveria kanadeze rrëmbeu vajzën e Serge në një përpjekje për t'i kthyer mendjen atij nga hulumtimet e projektit "Blue Beam" dhe botimeve të shkrimeve të tij të demaskuese. Vajza e tij nuk u kthye kurrë më dhe vetëm pak kohë më pas gazetari ndërroi jetë.

Projekti "Blue Beam" i NASA-s është një strategji për të imponuar fenë New Age me "Antikrishtin" e sajuar shkencërisht. Pas këtij formulimi religjioz fshihet një plan shkencor, duke vënë në zbatim teknologjinë e lartë hapësinore. Religjioni i vetëm në botë do të ishte baza e Rendit të Ri.
Një "teokraci" për një Rend të Ri Botëror duhet të ketë një fe dhe një shpëtimtar për të imponuar një kult të vetëm, përndryshe një kontroll botëror nuk është i realizueshëm.
Projekti teknologjik "Blue Beam" ka për qëllim të mashtrojë njerëzit në mënyrë të avancuar, duke drejtuar dhe krijuar një mashtrim të madh spektakolar në shkallë botërore. Në planin shkencor, kjo teori e konspiracionit është e bazuar në disa elemente. Për tridhjetë vjet, sovjetikët dhe amerikanët kanë konstruktuar baza të mëdha të dhënash specifike si fiziologjike, psikologjike, me përbëje anatomike dhe elektromekanike të trupit të njeriut, por edhe studimet elektromagnetike, kimike dhe biologjike të trurit. Këto baza të dhënash përfshijnë gjithashtu edhe gjuhët dhe dialektet e të gjitha kulturave në mbarë botën. Programe fetare të tipit mesianik dhe të tjera gjithashtu përfshihen në bazat e të dhënave. Megjithatë, të gjitha këto të dhëna mund të barten me anë të satelitit. Nëse ne e vendosim këtë shfaqje hapësinore, paralelisht me programin e "Star Wars", ne konstatojmë se kombinimi i rrezatimit elektromagnetik me hipnozë ka qenë subjekt i kërkimeve intensive.
Në librin e tij "Trupi elektrik" laureati për "Nobel", Robert Baker, përshkruan një seri eksperimentesh duke treguar se ne mund të dëgjojmë dhe kuptojmë mesazhet të dërguara në një kabinë izolimit, nga një audiogram me pulse mikrovalë të ngjashme me një dridhjen e një fjale të dërguar në tru.
Baker thekson se një sistem i tillë ka kërkesa të qarta për të mbuluar operacionet që nxisin çmenduri dhe që ka si objektiv njeriun me ndihmën e zërave të panjohur, ose për të dhënë urdhra të pakapshëm për një vrasës të programuar. James C. Lynn në librin e botuar më 1978 (Efekti dhe zbatimi i mikrovalëve auditivë), gjithashtu përshkruan se si mund të dëgjohen zëra dhe se si mund të transmetohen direkt në tru këto mikrovalë mund gjithashtu të përdoren për të djegur lëkurën, të rrisin ndikimin e drogës apo të ndikojnë në funksionimin e trurit. Këto efekte të gjitha kanë qenë të njohura zyrtarisht nga ana e CIA-s, më 21 shtator 1977, gjatë një dëshmie përpara Komitetit të Shëndetit dhe Kërkimit.
Dr. Sidney Gottlieb, i cili drejtoi programin MK-Ultra, në atë kohë u detyrua të pranonte se CIA hulumtonte për të zbuluar teknikat të cilat ndikojnë në trupin e njeriut duke përdorur mjete elektronike.

Strategjia e projektit "Blue Beam" ka katër faza

Hapi i parë në projektin "Blue Beam NASA" ka të bëjë me rivlerësimin e të gjitha njohurive arkeologjike. Ai merret me shkaktimin e tërmeteve artificiale të krijuar në vende të caktuara të sakta të planetit, e gjoja zbulimet e reja të cilat do të shpjegojnë më në fund për të gjithë njerëzit gabimin e të gjitha doktrinave themelore fetare. Falsifikim i këtij informacioni do të përdoret për të gjitha vendet që besojnë se doktrinat e tyre fetare kanë qenë keqkuptuar për shekuj dhe keqinterpretuar. Përgatitjet psikologjike për personat në hapin e parë tashmë janë zbatuar me filmat "2001: A Space Odyssey", seriali "StarTrek" dhe "Dita e Pavarësisë", të cilët kanë të bëjnë me dyndjet nga hapësira dhe grumbullimin së bashku të gjithë kombeve të sprapsin pushtuesit. Filmat e fundit "Jurassic Park" merret me teoritë e evolucionit dhe pretendojnë se fjalët e Perëndisë janë gënjeshtra.

Hapi i dytë në projektin "Blue Beam NASA" përfshin një gjigand në 'hapësirë' me holograme tredimensionale me atë optik dhe atë të tingujve, projektimin laser me imazhe të shumta holografike në pjesë të ndryshme të botës, ku secili percepton një imazh të ndryshëm sipas predominimeve rajonale dhe besimeve fetare kombëtare . Ky zë i ri i "Perëndisë" do të flasë në të gjitha gjuhët dhe kulturat e çdo vendi.

Hapi i tretë në projektin "Blue Beam NASA" do të jetë komunikimi elektronik- telepatik.
Me anë të saj mendohen ndërhyrjet artificiale në fushën multigjenike me satelit, kontrollin e mendjes së të gjithë planetit. Si shembuj primarë merren në konsideratë se si televizioni, reklamat, arsimi modern dhe llojet e ndryshme të presionit shoqëror janë përdorur për të manipuluar ata kufij.

Hapi i katërt ka të bëjë me manifestim universal mbinatyror me mjete elektronike. Ai përmban tri orientime të ndryshme. Njëra është për të bërë njerëzit të besojnë se një pushtim i huaj (jashtë botës) është gati të ndodhë në çdo qytet të madh në tokë, në mënyrë që të provokojnë çdo komb të madh për të përdorur armët e tij bërthamore. Në këtë mënyrë, Gjykata e Kombeve të Bashkuara do të kërkojë që të gjitha ato kombe të nisin nisma çarmatosjeje të armëve bërthamore dhe jo pushtimesh gjë që janë treguar se janë të rreme.
- E dyta është të bëjë besimtarët të besojnë se ngazëllimi do të ndodhë me ndërhyrjen hyjnore supozuar të një qytetërimi të huaj (jashtë botës) që vijnë për të shpëtuar njerëzit nga një demon i egër dhe i pamëshirshëm. Qëllimi i tij do të jetë për shkatërrimin e të gjithë opozitës së rëndësishme për zbatimin e rendit të ri botëror me një goditje të madhe, në të vërtetë brenda pak orëve që nga fillimi! Orientimi i tretë në hapin e katërt është një përzierje e forcave elektronike dhe mbinatyrore. Valët e përdorura do të lejojnë "forcat e mbinatyrshme" për të udhëtuar përmes fibrave optike, në boshtet e përbashkëta kabllore (TV) elektrike dhe linjave telefonike, në mënyrë që të depërtojnë në të gjithë në të njëjtën kohë me pajisje të mëdha.

Qëllimi i këtij është që të krijojë fantazma globale satanike të projektuara në të gjithë botën, në mënyrë që të shtyjnë të gjithë popullsinë në buzët e një histerie dhe çmendurie, deri drejt një vale masive për vetëvrasje, vrasje dhe çrregullime psikologjike të përhershme.

Pas natës së mijëra yjeve në mbarë botën popullsia do të jetë gati për Mesihun e ri të konspiracionit për të rivendosur rendin dhe paqen me çdo kusht, edhe me koston e abdikimit të lirisë.


Lorena Kollobani, G. Standart

10 piratët më të famshëm të kompjuterave!

                                                                                                                                                             
1. Kevin Mitnick
Ndoshta pirati më i famshëm i brezit të tij, Mitnick është përshkruar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë si “krimineli kompjuterik më i kërkuar në historinë e Shteteve të Bashkuara”. I vetë-emwruar ‘hacker poster boy’ piratoi në sistemet kompjuterike të disa prej kompanive teknologjike dhe të telekomunikacionit më kryesore të botës përfshirë Nokia, Fujitsu dhe Motorola. Pas një ndjekje të shumëpërfolur nga FBI, Mitnick u arrestua në 1995 dhe pas rrëfimit të shumë akuzave si pjesë e një marrëveshjeje lehtësimi, ai vuajti pesë vjet burg. Ai u lirua me kusht në 2000 dhe sot drejton një konsulencë sigurie kompjuteri. Ai nuk u referohet aktiviteteve të tija pirate si ‘pirateri’ dhe i quan ato ‘inxhinieri shoqërore’.

2. Kevin Poulson
Poulon si fillim bëri emër duke piratuar linjat telefonike të stacionit radiofonik KIIS-FM të Los Anxhelosit, duke siguruar se ai do të ishte telefonuesi i 102-të dhe kështu fituesi i një konkursi që po luhej në radio, çmimi i të cilit ishte një Porche. Nën pseudonimin pirat Dark Dante, ai gjithashtu riaktivizoi numrat e vjetër të eskortës Të Fletëve të Verdha për një njohje dhe më pas drejtoi një agjenci eskorte virtuale. Autoritetet filluan ta ndiqnin Poulson seriozisht pasi ai piratoi një bazë të dhënash hetimi federale. Poulson gjithashtu u shfaq në televizionet amerikane në Mistere të Pazgjidhura si një i arratisur – edhe pse linjat telefonike 1-800 të programit dolën mistershëm jashtë loje. Që prej lirimit nga burgu, Poulson e ka ri shpikur veten e tij si një gazetar.

3. Adrian Lamo
Adrian Lamo ishte quajtur ‘the homeless hacker’ për prirjen e tij për të përdorur kafenetë, bibliotekat dhe internet kafetë si bazat e tija për pirateri. Shumica e aktiviteteve të tij të paligjshme përfshinin thyerjen në rrjetet kompjuterike dhe më pas raportimi i pikave të tyre të dobëta kompanive që i zotëronin ato. Pretendimi më i madh i Lamo për famë erdhi kur ai theu rrjetin e brendshëm të New York Times dhe shtoi emrin e tij në bazën e tyre të të dhënave të ekspertëve. Ai gjithashtu përdori llogarinë e gazetës LexisNexis për të fituar leje hyrjeje në detajet sekrete të subjekteve me profil të lartë. Lamo aktualisht punon si gazetar.

4. Stephen Wozniak
I famshëm duke qenë bashkëthemeluesi i Apple, Stephen “Woz” Wozniak filloi karrierën e tij të piraterisë ‘kapela-e bardhë’ me ‘truket telefonike’ – term i përdorur për anashkalimin e sistemeve telefonike. Ndërsa studionte në Universitetin e Kalifornisë ai prodhoi pajisje për miqtë e tij, të quajtura ‘kutitë blu’, që i lejonin ata të bënin telefonata të largëta falas. Wozniak pretendoi ta quante një pajisje të tillë Papa. Më vonë ai e la universitetin dhe filloi të punonte mbi idenë e një kompjuteri. Ai themeloi Apple Computer me shokun e tij Steve Jobs.

5. Loyd Blankenship
I njohur gjithashtu si Mentori, Blankenship ishte një anëtar i disa grupeve elitë piratësh në 1980, sidomos Legion Of Doom, i cili luftonte për epërsi “në linjë” kundra Masters Of Deception.Sidoqoftë, pretendimi më i madh i tij për famë është ai i të qenit autor i Hacker Manifesto (Ndërgjegjja e një Pirati Kompjuterik), të cilin e shkroi dhe më pas u arrestua në 1986. Manifesto deklaron se krimi i vetëm i një pirati është kureshtja dhe nuk shikohet vetëm si një udhëheqje morale nga piratët sot, por gjithashtu si një gur themeli në filozofinë e piratëve kompjuterikë. Ai u ribotua nga revista Phrack dhe ia doli të bëhej film në 1995, Hackers, në të cilin luajti Angelina Jolie.

6. Michael Calce
Calce fitoi famë kur ishte vetëm 15 vjeç duke piratuar disa nga faqet komerciale më të mëdha në botë. Në Ditën e Shën Valentinit në vitin 2000, duke përdorur nofkën e piratit MafiaBoy, Calce lëshoi një seri sulmesh refuzim-të-shërbimeve (denial-of-service) nëpërmjet 75 kompjuterëve në 52 rrjete, të cilat ndikuan në faqe si eBay, Amazon dhe Yahoo. Ai u arrestua pasi po mburrej rreth piratimit të tij në dhomat e bisedës “në linjë”. Ai mori një dënim prej tetë muajsh në një kamp trajnues, një vit lirim me kusht, përdorim i kufizuar i internetit, dhe një gjobë të vogël.

7. Robert Tappan Morris
Në nëntor 1988 një virus kompjuteri, i cili më vonë u gjurmua në Universitetin Cornell, infektoi rreth 6,000 makina të mëdha Unix, duke i ngadalësuar ato deri në pikën e të qenit të papërdorshme dhe duke shkaktuar miliona dollarë në dëme. Nëse ky virus ishte i pari në llojin e tij është e diskutueshme. Ajo që dihet publikisht, sidoqoftë, është se krijuesi i tij, Robert Tappan Morris, u bë personi i parë që u dënua nën Aktin e Mashtrimit dhe Abuzimit Kompjuterik. Morris tha se virusi i tij “krimb” nuk kishte si qëllim të dëmtonte ndonjë gjë dhe ishte lëshuar me qëllimin për të njehsuar madhësinë e internetit. Ky pohim nuk e ndihmoi atë, prapëseprapë, ai u dënua me tre vjet liri me kusht, 4000 orë shërbimi në komunitet dhe një gjobë të majme. Disku kompjuterik që mban kodin burim të Krimbit Morris qëndron në vitrinat e Muzeut të Shkencës së Bostonit sot e kësaj dite.

8. The Masters Of Deception (Mjeshtërit e Mashtrimit)
Mjeshtërit e Mashtrimit (MeM) ishin një grup piratësh elitarë me qendër në Nju Jork të cilët shënjestruan sistemet telefonike amerikane nga mesi deri në fundin e viteve ’80. Një ashkël grupi nga Legion Of Doom (Legjioni i Kiametit), ata u bënë objektivi për autoritetet pasi thyen sistemin kompjuterik të AT&T. Grupi u soll para drejtësisë në 1992 me shumë nga anëtarët e tij të dënuar me burg ose me dënime të pezulluara.

9. David L. Smith Smith
është autori i virusit krimb famëkeq Melissa, i cili ishte virusi i parë i suksesshëm i përhapur nëpërmjet postës elektronike në grupin e diskutimeve Usenet. Forma origjinale e virusit u dërgua nëpërmjet postës elektronike. Smith u arrestua dhe më vonë u dënua me burgim për shkaktimin e më shumë se 80 milionë dollarë në dëme.

10. Sven Jaschan Jaschan
u gjet fajtor për shkrimin e viruseve Netsky dhe Sasser në 2004, ndërsa ishte ende adoleshent. Viruset u gjetën përgjegjëse për 70 përqind të gjithë programeve të dëmshme që u përhapën nëpër internet në atë kohë. Jaschan mori një dënim të pezulluar dhe tre vjet liri me kusht për krimet e tija. Ai gjithashtu u punësua nga një kompani sigurie.

BalkanWeb

Wednesday, August 18, 2010

Njeriu duhet të kolonizojë hapësirën

Shkencëtari i njohur Stefan Houking thotë se raca njerëzore duhet të nisë të mendojë për të kolonizuar hapesirën nëse kërkon të mbijetojë.
Sipas tij, problemet me mbipopullimin, luftërat dhe zhdukja e burimeve natyrore sfidojne racën njerëzore në 200 vitet e ardhshme.
"Raca njerëzore po përballet me shumë rreziqe si lufta apo katastrofat natyrore. Nëse njerëzit nuk duan të zhduken, atëherë duhet t'i drejtohen hapësirës", deklaron Houking.
Lindur në Britaninë e Madhe, shkencëtari njihet edhe për një libër të botuar, ku shpjegon historinë e gjithësisë.