Thursday, March 4, 2010

Citate për alkoolin, duhanin dhe drogën

Sot kemi përzgjedhur disa nga citatet më pikante të shkruara rreth alkoolit, duhanit dhe drogës. Natyrshëm, pjesa më e madhe e popullsisë i konsumon këto produkte duke nisur nga kategoria përdorues të rastësishëm dhe deri tek vartës të tyre. Rralloni sa më shumë të mundni përdorimin e tyre, sepse me siguri këto citate nuk do iu vijnë në ndihmë shumë...

-Edhe alkooli nuk e mbajti fjalën. Ti shkon të pish për të harruar gruan, kur kthehesh e sheh në dy kopje.

-Realiteti është një iluzion i krijuar nga mungesa e alkoolit. NF Simpson.

-Të lesh duhanin është gjëja më e thjeshtë në këtë botë. Unë këtë e di shumë mirë, sepse e kam bërë mijëra herë. Mark Twain

-Kokaina është një mënyrë e Zotit për të të thënë : ti po bën shumë para. Robin Williams.

-Nuk më pëlqejnë njerëzit që drogohen. Për njerëzit e zakonshëm e kam fjalën. Mick Miller.

-Jo të gjitha kimikatet janë të këqija. Kimikate si oskigjeni dhe hidrogjeni për shembull, janë elementet që krijojnë ujin ..., një përbërës kaq i rëndësishëm tek birra. Dave Barry.

-Nqs une dehem, atëherë do të thotë që unë jam. WC Fields.

-Një alkoolist është dikush të cilin ti nuk e pëlqen, vetëm për faktin se ai pi më shumë se ti. Dylan Thomas.

-Unë jam si një verë e vjetër. Nuk më nxjerrin jashtë shpesh dhe jam e ruajtur në mënyrë shumë të kujdeshme. Rose Kennedy

-Më pëlqejnë njerëzit që pijnë. Në fund të fundit dinë kujt t'ia hedhin fajin gjithmonë. Oscar Levant

-Unë nuk pi më shumë se një sfungjer. Francis Rabelais

-Ka përqindje shumë të madhe gjaku tek sistemi im i qarkullimit të kafeines. Logo ne nje bar.

-Unë dehem që ti bëj të tjerët (të duken) interesantë. George Jean Nathan.

-Një njeri inteligjent është i detyruar të kalojë disa kohë i pirë edhe me budallëqet e tij. Ernest Hemmingway

-Nuk jam alkoolist shumë i rëndë. Ndodh që mund të kaloj edhe orë pa vënë gjë në gojë. Noel Coward.

-Nëse dhimbja e kokës do të proçedohet vetëm si një intoksifikim, atëherë alkooli do të ishte një virtyt. Samuel Butler

-Kur unë dhe kokaina gjendemi përballë, është ajo që eksitohet.

-Nëse Zoti ka synuar që ne ta pinim birrën, duhet të na kishte dhënë 2-3 pale stomakë të tjerë për këtë. David Daye

-Kur lexoj për të këqijat që sjell pija, heq dore... nga leximi. Henny Youngman.

-Birra është prova që Zoti na do, edhe më të lumtur. Benjamin Franklin.

-Njerëzit që pijnë birrë të lehtë nuk e pëlqejnë shijen e birrës. Ata vetëm duan të shurrojnë sa më shumë. Benjamin Franklin.

-Kur je esëll bëj gjithmonë atë që thua se do besh, kur je i pirë. Kjo do të mësojë ta mbyllësh gojën herë tjetër. Ernest Hemmingwey

-Ai që krijoi birrën ishte burrë i zgjuar. Plato

-Puna është kursi ku mësohet si pihet alkool. Oscar Wild.

-Gruaja është një kënaqësi e rastësishme, cigarja është përherë tymosje. Groucho Marx

-Ti nuk je i dehur nëse gënjen mbi dysheme, pa u mbajtur mbi të. Joe E Lewis.

-Problemi me botën është se disa janë përherë disa gota mbrapa. Humprey Bogart.

-Pjesa e vështirë e të qenit barist, është se duhet të kuptosh kush është i dehur dhe kush është budalla. Richard Braunstein

- Nëse Zoti ka bërë diçka më të mirë se kokaina, me siguri e ka mbajtur për veten. Batutë filmi.

-Realiteti është një shtrat për njerëzit që nuk mund të përballojnë drogat. Robin Williams

-Mos pini drogë, nuk ka për të gjithë. Anonim

-Nuk jam më duhanxhi aq i madh. Nuk harxhoj më shumë se dy çakmak në ditë. Bill Hicks

-Më vjen keq për njerëzit që nuk pijnë. Ata zgjohen në mëngjes dhe kjo është gjëja më e mirë që kalojnë gjatë gjithë ditës. Dean Martin

-Taverna është një vend ku çmenduria shitet me shishe. Jonathan Swift

-Bota është një magazinë baruti ku s"është e ndaluar të pish duhan.
Friedrich Durrenmatt

-Duhani: vetëm një rrugë të çon për te mushkëritë edhe ajo duhet
asfaltuar. Anonim


-Kush pi duhan nuk plaket kurrë. Vdes i ri. Anonim

-Kur njeriu dehet, tregohet me të tjerët, më i sinqertë sesa është me veten. Prandaj kanë bërë shumë mirë, që në institucionet fetare alkoolin e kanë ndaluar. (S.I)
http://www.facebook.com/NdalPaditurise2
Përktheu dhe përzgjodhi: Stop Injorancës

4 comments:

Anonymous said...

un jam konsumatore e droges jam shume e trishtuar sepse nuk mund ta le dot ajo nuk me le

DIELLI said...

Sigurisht qe mund ta lesh!
Mjafton te perpiqesh.

Mos mbesni peng i atij trishtimi. Njerezit qe keni prane mundet fare mire t'iu ndihmojne dhe t'iu qendrojne prane.

Anonymous said...

Une kam baban ne gjendje shume te rende te alkolizuar 2 dite sot qe vjen i pire ne shtepi Vajti vite qe pi e pamundur ta leje megjithse ka thene kaq here do ta le shkaterroji familjen time sherr te bertitura te goditura , jam nje djale nga gjirokastra qe po shkruaj keto fjale , une dhe shpirti im e di se sakeq po e perjetoj kete gje me ka hyre frike nè pallce nje here ne 2 dite me merr mamaja ne tel me thot hajde se ka pire , le punen pergjysem vete me vrap ne shtepi , mundohem cdo dite te gjej force ne vete por e pamundur me shkaterroji familjen ai njeri nuk di me se cfare te bej nga deshperimi i tepert kam harritur gjendja qe i lutem zotit cdo dite , nuk do tja dije me per shtepi prinderit e mi do ishin ndar me kohe i vetmi shkak jam une nuk i le per nje seder dhe nje inat te njerzve te ligj qe na rrethojne do kisha ikur me kohe larg per nje jete me te mire por frika ne trupin tim ka marr imunitet sa nuk largohem dot as nga dera e shtepis vetem per ate mama ne kete dite sot ai njeri ka harritur ne gjendjen me te keqe te mundshme nuk di me cfare te bej nuk pres zgjidhje por kam nevoje te shfryhem sepse nuk mundem me

Anonymous said...

Me vjen keq per gjendjen ne te cilen ndodheni. Nje mundesi e keni, mund ta shfrytezoni. Mund ta sillni babain tuaj te klinika adiktologjise alkoolit ne Tirane per trajtim. Spitali Xhavit Gjata. QSUT . Tirane