Saturday, March 13, 2010

Dita e Verës, nga Ilirët në lashtësi, te tempulli Elbasan

Dita e Verës njihet si festa e gjithë shqiptarëve, por Elbasani dhe ballokumja është zemra e saj.

Një festë pagane, që e ka origjinën në kohën kur njerëzit i faleshin perëndive. Tempulli ka qenë në zonën e Çermenikës, në afërsi të Librazhdit të sotëm.
Pamje nga festimet e vjetshme të ditës së verës në Tiranë

Ne kalendarin e vjeter, njerezia orientohej ne diellin, henen dhe gjelberimin. Ndersa sot eshte fiksuar 14 marsi, dite e festes se lashte, qe shenon ndryshe fundin e dimrit te acarte dhe hyrjen e pranveres se celjes se luleve. Ne kohen antike, te paret tane, Iliret, udhetonin nga te kater anet per t'ju falur perendise se riperteritjes dhe gjithesise, Diana Candieviensis. Dita e Veres eshte feste e te gjitheve, e te pasurve dhe te varferve, eshte feste mbarepopullore ku te gjithe gezojne. As feja, as ideologjia dhe së fundi as politika, nuk munden ta kenë të tyre. Kohet shkuan dhe tempulli i festes qendroi ne Elbasan, ne qytetin e luleve dhe kenges, te dashurise dhe begatise.

Konica

Faik Konica, shkrimtari yne i ndjenjës, arriti të shpjegojë shpirtin e Dites se Veres. Ai e perkufizonte keshtu kete feste: "Dita e Veres eshte dita ne te cilen stergjysherit tane, kur s'kish lindur Krishterimi, kremtonin bashke me romaket dhe grekerit e vjeter perendite e luleve, te shelgjeve. Kur shkrin dimri, kur qaset vera e buzeqeshur, e holle dhe e gjate si ne pikture te Boticelit, zemra e njeriut shkarkohet nga nje barre, shijon nje qetesi, nje lumturi te embel. Ne kete gezim stergjysherit tane ndjenin nje detyre, tu faleshin perendive qe sillnin keto miresira. Dhe ashtu leu festa hiroshe qe e quajne Dita e Veres....".

Sipas shkrimtarit, kjo eshte nje feste e vjeter e races sone. "Nuk i bejne dem njeriu, sjellin gezim te kulluar ne shtepi. Ne nje vend ku jeta e te vegjelve eshte aq e trishtuar, djelmuria dhe vajzat kane nje rast te rralle per t'u defryer. Per me te medhenjte, Dita e Veres ka nje shije poetike, te holle e te rralle....", shkruan Konica.

Ballokumja
Ballakume

Eshtë ëmbëlsirë karakteristike vetem ne Elbasan. Ka qene dhe eshte sinonim i Dites se Veres. Ka nje formule te vecante gatimi, e njohur vetem ne kete qytet. Ne vija te pergjithshme, nje ballokume pergatitet si vijon:
Ne nje ene te posacme prej bakri futen sipas radhes gjalpe i fresket, sheqer, veze, maje miell misri dhe pak finje zjarri. Te gjitha asortimentet perzgjidhen ne kushte natyrale. Gjalpi duhet te jete prodhuar ne fshat dhe te kete nje ngjyre te vecante. Gjalpi i fresket tretet dhe vendoset ne enen e ballokumes. Mbi gjalp hidhet pak e nga pak sheqer dhe te dyja rrihen gjate nga nje luge druri. Me pas hidhen vezet nje e nga nje nderkohe qe rrahja me luge vazhdon. Pastaj e ka radhen hedhja e majes se miellit te misrit. Maja e miellit hidhet me ngadale dhe perzihet vazhdimisht me lugen e drunjte. Ne masen e formuar hidhet pak finje zjarri. Rrahja duhet te behet me dore. Brumi i formuar nga kjo perzierje merret me luge druri dhe vendoset ne topa ne tepsi dhe futet ne furren me dru zjarri. Piqet dhe sherbehet ne formen e kulaceve.

Rituali i Ditës së Verës, katër fazat e festës

Festa pagane ka ritualin e saj. Ritet jane trasheguar brez pas brezi ndoshta per 24 shekuj me radhe. Dikur dedikimet i kushtohen perendise Diane, sot ato praktikohen per nje jete me te mire te mbushur me gezim, dashuri dhe begati. Studiuesi dhe muzikologu i njohur Thanas Meksi e ndan ne kater faza Festen e Dites se Veres.
-Faza e pare eshte faza pergatitore qe nis me grumbullimin e zaireteve qe jane te nevojshme per Diten e Veres.
-Faza e dyte eshte nata e Veres qe nis me 13 mars me zjarrin,
-faza e trete mengjesi i Dites se Veres qe nis me 14 mars
-dhe se fundi pikniku i Dites se Veres ne mesditen e 14 marsit.

Ne vigjilje te nates se Dites se Veres, cdo shtepi e ketij qyteti eshte e mbushur me nje gezim te vecante, eshte nje ndjesi qe i pushton njerezit fare pa e kuptuar. Ndoshta nga ndikimi i diellit, gjelberimit apo shperthimit te fares dhe sytheve qe jane shprehje e begatise dhe vazhdimesise. Shtepia mbushet plot me gjera te mira dhe me bollek. Porta zbukurohet me lule dhe lastare te gjelber, te cilet simbolizojne futjen e miresise dhe natyres. Gjate kesaj nate te afermit, por edhe shoke e miq te ardhur nga viset e tjera, kendojne kenge te vjetra te shoqeruar me kuzhinen me nam te Elbasanit. Disa nga gjellet, qe nuk i gjen ne vend tjeter, jane tava me pistil, tava e kosit, kabunia, comleku, gjeli i detit etj. Gjate kesaj nate fillon te ndahet edhe hiseja e neserme per njerezit me te aferm. Mengjesi eshte i gezuar dhe festiv. Elbasanasit zgjohen heret me 14 mars dhe me nje perkushtim te vecante hapin deren qe te futet e mira dhe të dalë e liga.

Buka e derrit

Syte lahen me lulet e veres, me manushaqe dhe me karakafte (lloj luleje) dhe me pas pihet uje ne "buken e derrit", qe eshte nje zhardhok qe gjendet nen toke ne zonat me pyje dhe gjelberim. Uji ne "buken e derrit" simbolizon nje vit te shendetshem dhe te begate.


Vizitat

Mengjesi i 14 marsit nis me vizitat tek te afermit, ku djali me i vogel i familjes nxiton te dergoje hisen e ndare. Pikniku nis ne oren 10:00. Por vitet e fundit aktivitetet per rastin e festes nisin nje ore me pare. Ne piknikun e Dites se veres elbasanasit lene qytetin dhe u drejtohen pikave turistike ne Byshek, Gjinar, Gurren e Labinotit, Ullirit te Qefit, Kroit te Kalit, Cezmes se Lepurit, Ujit te Ftohte ne Labinot etj.


Kopshtarët e luleve dhe këngët e traditës

Dita e Veres nuk ka kuptim pa lulet dhe kenget. Prej kohesh elbasanasit njihen si kopshtare me nam dhe kengetare te shpirtit. Lulet me karakteristike ne Elbasan jane: jasemini, karafili, trendafili, zymbyli, karakaftet etj. Kultivuesit kujdesen per lulet ne menyre qe ato te shperthejne Diten e Veres. Vitet e fundit ansambli i luleve eshte pasuruar me trendafila dhe karafila te ardhur nga disa vende te botes, nga Egjipti deri ne Hollande. Gjate nates dhe Diten e Veres kendohen me pasion te vecante kenget e mjeshtrit te muzikes popullore qytetare Isuf Myzyrit. Kenge te tilla si; "Nje lulishte me trendafila", "C'u deshiruesh me te pa", "Ma mire n'pyll se sa n'qytet, "Si bilbili ne pranvere" etj., kendohen jo vetem nga elbasanasit, por ne mbare trojet shqiptare.


Koha dhe ritet sot, cfare ka ndryshuar

Nga viti ne vit, festa pasurohet me gjerat qe burojne nga shpirti i vete njerezve. Me 14 mars, Elbasani kthehet ne epiqendren e pelegrinazhit. Festa ka nje ndikim te cuditshem tek te gjithe. Jo vetem shtepite, por i gjithe qyteti vishet me dekor shumengjyresh, ashtu si lulet e pranveres. Ne vigjilje te festes, ndermarrja e dekorit zbukuron rruget dhe sheshet kryesore te qytetit. Ndersa ndermarrja e gjelberimit mbjell lule dhe siperfaqe te gjelberuara. Per cdo vit bashkia Elbasan akordon nje fond te vecante per festen. Ne pikat turistike dhe ne parqe jane programuar te organizohen koncerte, lojera popullore, pjese humori etj.

Fatos Salliu, Koha jonë

No comments: