Ata janë martuar "nga halli" po vjen një moment kur i zë edhe "halli i ndarjes".
Edhe pse martesa konsiderohet e shenjtë për një kategori shqiptarësh që kanë jetuar jashtë, ajo e ka humbur këtë kuptim. Ndjenja që ka zëvendësuar dashurinë në këto raste është nevoja për një firmë apo një leje qëndrimi në një vend të huaj.
Edhe pse martesa konsiderohet e shenjtë për një kategori shqiptarësh që kanë jetuar jashtë, ajo e ka humbur këtë kuptim. Ndjenja që ka zëvendësuar dashurinë në këto raste është nevoja për një firmë apo një leje qëndrimi në një vend të huaj.
Shekullii posedon pesë vendime gjyqësore nga gjykata e Tiranës, me objekt zgjidhje martese mes çifteve, të cilët njërin prej partnerëve e kanë të huaj. Të pestë këta çifte janë martuar për "punën e letrave" pavarësisht së gjatë shqyrtimit të padisë në katër prej tyre nuk përmendet një gjë e tillë.
Ajo që të bie në sy është se martesa më e gjatë rezulton ajo midis B.N., nga Tropoja i datëlindjes 1952 dhe shtetases angleze E.B., e datëlindjes 1963, e cila, gjithsesi, ka zgjatur 5 vite. Ndërsa, ajo më shkurtra rezulton e një shtetase Britanike e martuar me një Përmetar. Sipas kopjeve të vendimeve, me përjashtim të njërit prej tyre, në të cilin thuhet shprehimisht se martesa është bërë për efekt dokumentesh, çiftet e tjerë pretendojnë në deklarime se muajt e parë çdo gjë ka shkuar mirë po më pas... mjalti ka mbaruar.
Në shkaqet e çuarjes në dyert e gjykatës radhiten; Mungesa e tolerancës, respektit reciprok, mospërputhje karakteresh, mosambientimi dhe mospërshtatja me realitetin shqiptar. Këto arsye e kanë bërë të pamundur bashkëjetesën në çift, sipas deklarimeve.
Megjithatë, mjafton të lexosh pak në historinë dhe rrethanat e martesave që të kuptosh që këto martesa kanë qenë për efekt dokumentacioni. Disa kanë bashkëjetuar shumë pak. Nga këto 5 çështje, për të cilat kemi vendimet gjyqësore, asnjëra prej tyre nuk është zgjidhur me pajtim dhe po ashtu asnjeri prej çifteve nuk ka pasur fëmijë.
Shtetasit, me të cilët janë lidhur më shumë djemtë "e dashuruar" nga Shqipëria, janë kanadezët, gjermanët, britanikët vende këto ku vështirësia e marrjes së një leje qëndrimi është më e lartë.
Por, këto vendime nuk janë të parët, për të cilët gjykata e kryeqytetit ka vendosur vulën e divorcit të çifteve me një partner të huaj.
Sipas statistikave në arkivin e këtij organi janë të paktën 30 çifte më fabul të tillë që ndahen çdo vit.
"Faleminderit që u martove... dhe u divorcove"
Nuk janë të pakta historitë e shqiptarëve emigrantë jashtë shtetit, të cilët janë detyruar të martohen me pronaren e tyre apo me një person tjetër sa për të rezultuar i celebruar në dokumente.
Nuk kanë faj. Pasaporta shqiptare ende nuk vlen për gjë dhe 20 vjet pas rënies së komunizmit, ne jemi të fundit në Europë që ende nuk mund të lëvizim lirshëm. Dëshira për të jetuar jashtë dhe për të pasur liri të plotë i ka detyruar djemtë shqiptarë që të lidhin kurorë më vendase.
Por, vjen një moment kur ata nuk kanë më nevojë për këtë, pasi misionin e kanë kryer. Në këtë kohë nuk i mbetet gjë tjetër vetëm t'i thonë një "faleminderit" personit që është martuar më të.
Shekulli
No comments:
Post a Comment