Showing posts with label Ateizëm. Show all posts
Showing posts with label Ateizëm. Show all posts
Monday, February 10, 2014
Friday, January 24, 2014
Letra e Ajnshtajnit sfidon idenë e Zotit
Fjala “Zot” për mua nuk është gjë tjetër veçse shprehje dhe produkt i dobësisë njerëzore (A. Anjshtajn)
Letra e Ajnshtajnit sfidon idenë e Zotit
Një letër, në të cilën Albert Ajnshtajni e quante idenë e ekzistencës së Zotit si produkt të dobësisë njerëzore, është nxjerrë në ankand me një çmim fillestar prej 3 milion dollarësh. Dokumenti i shkruar me dorë, i njohur si “Letra e Zotit”, ishte pjesë e një korrespondence mes Ajnshtajnit dhe fizikanit Eric Gut-kind.
Letra mban datën 3 janar 1954, një vit para vdekjes së Ajnshtajnit, dhe u dërgua si përgjigje për librin e Gut-kindit me titull “Zgjidhni jetën – Thirrja biblike për revoltë”.
Letra është e shkruar në gjermanisht dhe mban logon e Universitetit Princeton. Ajo u ble nga një koleksionist anonim në vitin 2008 dhe u nxorr për shitje në faqen e ankandeve e-bay.
Përmbajtja e letrës
Princeton, 3.1.1954
I dashuri Zoti Gutkind,
I nxitur nga sugjerimi i vazhdueshëm i Brouwerit, arrita të lexoj mjaft prej librit tuaj dhe gjej rastin t’u falenderoj që ma dhatë hua. Ajo që më bëri shumë përshtypje ishte kjo:
Përsa i takon qasjes konkrete ndaj jetës dhe shoqërisë njerëzore, ne kemi shumë të përbashkëta: Idealin tuaj personal me këmbënguljen për çlirim prej dëshirave egoiste, që të bëjë jetën të bukur e të fisme, duke u përqëndruar vetëm në elementin njerëzor.
Kjo na bashkon në atë qe kemi një “sjellje jo tipike amerikane”.
Megjithatë, pa sugjerimin e Brouwerit, unë nuk do të isha përfshire intensivisht në librin tuaj sepse është i shkruar në një gjuhë të pakapshme për mua.
Fjala “Zot” për mua nuk është gjë tjetër veçse shprehje dhe produkt i dobësisë njerëzore; Bibla një grumbull legjendash fisnike edhe pse krejt primitive, mbeten megjithatë shumë naive. Asnjë interpretim, sado i kujdesshëm nuk mund ta ndryshojë këtë qëndrim timin.
Për mua, feja hebraike, sikurse të gjitha fetë e tjera, është një mishërim i bestytnive tejet fëminore. Dhe kombi hebre, të cilit jam i lumtur që i përkas, e për botëkuptimin e te cilit kam një simpati të thellë, nuk ndryshon shumë për mua nga kombet e tjerë. E me aq sa kam parë, hebrenjte nuk janë më të mirë sesa bashkësitë e tjera njerëzore, edhe pse janë të mbrojtur ndaj kancereve më të këqinj falë mungesës së autoritetit. Përndryshe unë nuk mund të dalloj asnjë “përzgjedhje” të tyre ndër të tjerë.
Përgjithsisht, më rëndon fakti që ju pretendoni të keni një pozicion të privilegjuar dhe mundoheni ta mbroni këtë përmes dy mureve të krenarisë, atij të jashtëm si njeri dhe atij të brendshëm, si hebre. Si njeri, pretendoni, - ta themi kështu,- një përjashtim nga rregulli i shkak-pasojës së pranuar në përgjithësi, ndërsa si një hebre, i njihni vetes privilegjin e monoteizmit. Por një shkak-pasojë e kufizuar nuk mund të jetë aspak më një shkak-pasojë, sikurse e pranoi me vendosmëri, mbase si i pari fare Spinoza ynë i mrekullueshëm. Dhe interpretimet shpirtërore të feve të natyres nuk zhbëhen në thelb prej monopolizimit. Përkundrazi.
Tani që i bëra krejt te ditura dallimet në bindjet tona intelektuale, ngelet ende e qartë për mua se ne jemi shumë pranë njëri-tjetrit në gjëra thelbësore si psh. në vlerësimet tona për sjelljen njerëzore. Ç'ka na ndan janë vetëm “skelat” e qëndrimeve tona intelektuale dhe “justifikimet”, thënë me gjuhën e Frojdit. Ndaj mendoj se do ta kuptonim mjaft mirë njëri-tjetrin nqs do të flisnim për gjëra konkrete.
Me falenderime miqësore dhe urimet më të mira,
Juaji, A. Einstein.

Na u bëfsh 100 vjeç o Jezus Krishti
Sot është nata më e gjatë e vitit për ne pjesën më të madhe të njerëzve që jetojmë në Hemisferën veriore të Tokës.
Sonte dielli ka perënduar në orën 16.05, ndërsa nesër lind në orën 07.03, minuta. Nata e sonte pra zgjat rreth 15 orë.
Dielli ndodhet në lartësinë minimale në qiell dhe rënia e rrezeve të tij në tokë në këndin më të ulët të mundshëm.
Do të vazhdojë kështu (me prirjen për ta shkurtuar natën) për 3 ditë rrjesht deri në datën 25 dhjetor, dattën kur dita do nisë të fitojë terren ndaj natës.
Kjo ishte edhe arsyeja kryesore pse në Paganizëm 25 dhjetori festohej si Rilindja e Perëndisë së Diellit, i cili do të ritkhente begatinë dhe shpresën mes njerëzve, pas dimrit e errësirës së gjatë.
Në termat e sotëm shkencor njihet si diellndalimi dimëror (solstici i dimrit).
Po nga e mori Krishtërimi 25 dhjetorin si Lindjen e Krishtit?
Sipas teologëve, 25 dhjetori është një simbolikë e nxitur nga perandori romak me origjinë shqiptare, Kostandini. Është interesante të vihet re se festimi i Krishtlindjes më 25 dhjetor ka shumë mundësi të lidhet me veprimtarinë e perandorit romak me origjinë ilire, Kostandinit, i cili, si shumë perandorë të tjerë romakë, njihej si “inkarnimi” apo “trupëzimi” i Diellit, që në atë kohë adhurohej nga romakët si perëndi.
Pas konvertimit në Krishterim, ky perandor me gjak shqiptar udhëhoqi Konçilin e Niçeas (viti 325 e.s.), në të cilin Krishterimi njohu për herë të parë në mënyrë zyrtare doktrinën e “trinisë së shenjtë”. Kostandini e orientoi besimin e krishterë jo drejt një ndarjeje të ashpër me paganizmin, por e pasuroi besimin e ri me shumë elementë ekzistues në besimet e mëparshme romake.
Krishtlindja është pagane, dhe rreth kësaj nuk ka kurrfarë dyshimi.
E megjithatë, edhe këtë vit ju bëftë 100 vjeç Jezusi, miliarda të krishterëve anembanë botës!
Shkroi: Stop Injorancës

Thursday, October 17, 2013
Wednesday, September 25, 2013
Feja dhe statistikat fetare në Shqipëri
Pjesa më e madhe shqiptarëve sot në Shqipëri i përkasin një konglomerati jo-fetar dhe ateist që kap rreth 75% të popullsisë.
Historiku i shkurtër
Në lashtësi duke filluar që me pellazgët e mes ilirëve deri në krijimin e Bizantit nga Konstandini i Madh, dy kultet kryesore të adhurimit të natyrës kanë qenë Kulti i Gjarprit dhe Kulti i Diellit. Me vendosjen dhunshme të kristianizmit si fe të regjimit arrijmë në mesjetë, vitet 1300-1400, kur gjysma e popullsisë së Arbrit ishte ende pagane, ndërsa gjysma tjetër ndahej, sipas terminologjisë venedikase, mes latinëve (katolikëve) dhe skizmatikëve (ortodoksëve).
Paganizmi burimor dhe kristianizmi i importuar u gjendën atëbotë përballë zëvendësimit të udhëheqjes kristiane armenosiriane të Bizantit, me udhëheqjen dhe fenë e re myslimane turko-arabe që vinte të zgjaste sundimin e Azisë në Ballkan dhe 500 vjet të tjera. Jo më kot dhe populli e quajti ushtrinë turke si ushtri bizantine, pasi nuk shihej ndonjë dallim mes tyre.
Vlen të theksohet dhe se në mesjetë myslimanizmi konsiderohej nga bizantinët si herezi kristiane.
Sundimi fetar bizantino-osman do të përfundojë zyrtarisht për ne në vitin 1912 me shpalljen e pavarësisë duke sjellë në pah një popullsi pagane, kristiane e myslimane në Shqipëri. Këtu fillon dhe puna e shtetit modern shqiptar, që jo rastësisht, duke nisur që me përpjekjet e Rilindjes mishëruar në shprehjen e mirënjohur të Pashko Vasës, që prej 1912 ka punuar për
dobësimin e feve dhe shfetarizimin e vendit duke i identifikuar fetë aziatike si importe të padëshiruara kulturore.
Qëndrimet e Nolit me jehonën e shumë intelektualëve të tjerë për pavarësimin e institucioneve fetare nga Stambolli, Fanari e Vatikani, me ngritjen e shtetit modern do të bëhen realitet.
Programi i qeverisë së Zogut është ai që për herë të parë mes të tjerash bënte fjalë dhe për "reforma fetare".
Por ç'ishin këto reforma?
Në 1923 me drejtimin e qeverisë mblidhet në Tiranë Kongresi i Myslimanëve Shqiptarë ku vendoset asgjë më pak se: shkëputja nga Kalifati, heqja e ferexhesë, kryerja e lutjes në këmbë dhe abrogimi i poligamisë, pra një çmyslimanizim i myslimanizmit, zhveshje nga thelbi i vet ritual. Në vazhdim më 1929 qeveria e shpall Kishën Ortodokse Shqiptare si autoqefale, gjë që ratifikohet nga Patriarkana vetëm pas 8 vjet mallkimesh e anatemash, në vitin 1937. Ndërkohë, po në këtë periudhë, do të kryhet dhe i vetmi census mbi përkatësinë fetare të popullsisë në Shqipëri. Është viti 1930, kur, duke ripohuar "statistikat" e administratës turke, me vetëm tre opsione të mundshme në mënyrë konvencionale popullsia e asaj kohe do të caktohet si 70% myslimane (sunitë dhe bektashinj) dhe 30% kristiane (ortodoksë 20% dhe katolikë 10%), duke kapur një numër 100% besimtarësh! Këto numra janë dhe numrat përgjegjëse për propagandën e sotme fetare.
Në shtetin e Zogut do të shënohen dhe përplasjet e para midis dëshirës për pushtet të klerit dhe fuqisë së vetë shtetit që për ballafaqim do të zbatojë kombëtarizimin e tyre.
Rruga e shkelur nga qeveria e Zogut do të arrijë në ekstrem me vendosjen e diktaturës duke dhënë sot një shumicë dërrmuese jo-fetare brenda shtetit shqiptar. Reforma agrare e gushtit 1945, shtetëzon krejt 2'169 kishat, xhamitë e teqetë e vendit duke i kthyer në qendra kulture për rininë. Priftërinjtë dhe hoxhallarët shtrëngohen të braktisin të "kaluarën e tyre parazitare", dhe rreth 200 prej tyre do të burgosen e internohen madje dhjetëra do të vriten. Ateizmi militant i shfytyruar nga totalitarizmi komunist arrin në antiteizmën ekstrem shtetëror për herë të parë në histori. Në vitin 1967 nga radhët e rinisë nis shembja e objekteve të kultit, duke lënë në këmbë vetëm ato me vlerë historike, dhe Shqipëria shpallet zyrtarisht shteti i parë ateist në botë. Që prej atij çasti ushtrimi i fesë do të ndalohet me ligj.
Me zhbërjen e feve semite, kjo diktaturë ndihmoi jo pak dhe në zhdukjen e disa pjesëve të traditës burimore pagane shqiptare, pasi fetë, me përjashtim të sunitëve, në pamundësi për të çrrënjosur paganizmin, kishin trupëzuar mjaft elemente të theksuara pagane në ritet e tyre, si festat, praktikat, apo p.sh. dhe pelegrinazhi drejt vendeve ku më parë zhvillohej Kulti pagan i Diellit, mbi apo në të cilat ishin ndërtuar qëllimisht kisha e teqe. Popullsia vazhdon të këmbëngulë dhe sot në vizitën e këtyre vendeve të stërlashta të kultit diellor, që qoftë nga injoranca, qoftë nga synime të tjera kanë nisur sërish të keqinterpretohen nga neofetarët. Sidoqoftë vlen këtu të përmendet rrethi i Elbasanit për ruajtjen e vendosur të festivalit pagan të Ditës së Verës, më datë 14 mars, që tashmë është shpallur dhe festë kombëtare në Shqipëri.
Gjendja sot
Sot Shqipëria është shtet pa fe zyrtare dhe me liri besimi të garantuar me kushtetutë. Dy besimet semite (myslimanizmi dhe kristianizmi) me katër sektet e tyre (bektashizmin, sunizmin, ortodoksizmin dhe katolicizmin) kanë festa fetare të caktuara si festa kombëtare për shkak të prezencës historike në vend. Arsimi publik është jofetar dhe indoktrinimi fetar në to ndalohet me ligj. Në dallim nga shumë vende të tjera feja në Shqipëri nuk përfshihet si lëndë mësimore. Sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Shtetit në vend ka 14 shkolla private fetare me 2'600 studentë. Që prej 1991 shënohet një ardhje e madhe misionarësh kristianë nga SHBA e cila filloi të dobësohej pas trazirave në vend në 1997. Bashkë me ta vijnë dhe misionarë myslimanë nga Arabia Saudite. Në vitin 2002 do të shënohen 31 shoqata kristiane, që përfaqësojnë 45 organizma të ndryshme dhe 17 shoqata e grupe islamike. Qershia në tortën fetare janë dhe 500-600 misionarë të pavarur fesh të ndryshme.
Pas 50 vjet ateizmi formal dhe informal në vitin 1992 të dhënat japin një pamje popullsie me 74% jo-fetarë. 2 Pas vitit 1993 e deri në 2004 sipas sondazheve të të huajve në vend rreth 50-65% e shqiptarëve deklarohen po ashtu jo-fetarë. 3 Në vitet 2005-2006 vlerësimet konkretizohen sërish tek 72%-75% jo-fetarë. 1 4
Propaganda fetare
Institucionet fetare në Shqipëri dhe vegla të ndryshme të tyre në instanca shtetërore, gjatë këtyre dy dhjetëvjeçarëve kanë propaganduar majtas e djathtas statistikat e vitit 1930 duke i marrë si të mirëqena me marrëveshje, saqë është kthyer në shabllon deklarimi i rremë se Shqipëria ka 70% myslimanë (qëllimshëm pa caktuar dhe përqindjen në bektashinj dhe sunitë) dhe 30% kristianë (20% ortodoksë, 10% katolikë). Problemi kryesor i karakterit matematik me këto "statistika" është se tregojnë dhe popullsi 100% besimtare, gjë që është të paktën komike. Neomyslimanë të caktuar, në pozicione kyçe shtetërore, pa marrë pëlqimin e popullit, e radhitën Shqipërinë në Konferencën Islamike në vitin 1992, një lajm që ra si bombë atyre ditëve në Shqipëri, por që u hesht e ëmbëlsua me subvencionime të majme arabo-saudite.
Që prej vitit 1993 në Shqipëri veprojnë dy fraksione të rrezikshme asimilimi, fraksioni ortodoks nga Greqia dhe fraksioni islamik nga Arabia Saudite i cili në Kosovë dhe Maqedoni ka marrë dhe variantin ekstrem vehabist. Duke shfrytëzuar varfërinë në zona të ndryshme të vendit janë ndërtuar pa kriter kisha ortodokse dhe xhami sunite në vende ku rëndom nuk ka as besimtarë dhe të cilat as nuk frekuentohen as nuk pasqyrojnë realitetin. Për shkak të këtyre lëvizjeve të njëanshme dhe tendencioze ka patur dhe incidente kundër bektashinjve nga shtetas jo-shqiptarë. Zonat rurale u pushtuan për rreth 6
vjet me program të hollësishëm për larjen e trurit të fëmijve parashkollorë dhe indoktrinimin e tyre në myslimanizëm.
Të gjitha këto lejoheshin nga shteti, por fatkeqësisht dhe nga prindërit injorantë të këtyre fëmijëve. Megjithatë për shkaqe të mirënjohura dhe për arsye pragmatizmi numri i ateistëve dhe jofetarëve ndonëse pati një rënie sidomos në vitet e para pas diktaturës është normalizuar sërish pak a shumë në të njëjtat nivele.
Vlerësimet sot janë se rreth 25% e popullsisë janë fetarë prej të cilëve myslimanët dhe kristianët ndajnë afërsisht të njëjtat përqindje, me numër "fetarësh të vërtetë" tek 4-5%, por ku janë më të dukshëm kristianët ortodoksë dhe myslimanët sunitë.
Duhet përmendur fakti se ky realitet i cili mund të konstatohet mjaft lehtë nëse jeton në Shqipëri, luftohet nga dy degëzimet e mësipërme asimiluese po aq fort sa dhe serbët e grekët nëpër shtyp dhe internet. Qëllimi për të dy palët është i një karakteri të ndryshëm propagandistik, por me zbatim të njëjtë. Për përhapjen e mitit ka ndihmuar fuqishëm dhe injoranca dhe papërgjegjësia e gazetarëve vendas dhe atyre të huaj, ku këta të fundit sa herë që përmendin Shqipërinë i bashkëngjisin pa të keq dhe epitetin "myslimane" apo togun "shumicë myslimane". Këto ndodhin kur Ministria e Jashtme dhe përfaqësitë e shtetit shqiptar në dhé të huaj nuk ndërmarrin asnjë veprim për ruajtjen dhe paraqitjen e saktë të imazhit të vendit, saqë gjithsecili mund të thotë ç'të dojë pa asnjë lloj pasoje.
Ilustrim të kësaj dukurie përbën dhe një hollësi me vizitën e presidentit Bush. Dy ditë përpara vizitës Xhorxh Bushi do të shprehet në shtyp për Shqipërinë si "vend mysliman", por gjatë dhe pas vizitës togu në fjalë u zëvendësua shprehimisht me "vend me tolerancë fetare". Gjasat janë që dikush paska ndërmarrë hapa saktësimi, por problemi qëndron se shtypi i huaj e riprodhoi masivisht rastin e parë sidomos për të theksuar idenë se ja "një vend mysliman që e do Perëndimin". Rasti më flagrant syresh i ditëve të fundit ishte dhe ky gazetar që e çon myslimanizmin në Shqipëri në cakun e 95%-it. Vetëm se ka një problem, Shqipëria jo vetëm që nuk është vend mysliman, jo vetëm që nuk ka shumicë myslimane, por nuk është as vend me shumicë fetare!
ateistet.org
Friday, November 30, 2012
Mos kini frikë, zotëri…
Pas shpalljes së Pavarsisë, më 1912, një gazetar anglez e pyeti Heroin e Popullit Ismail Qemali:
- Si do t'i bashkoni në një shtet katolikët e Veriut me myslimanët e Shqipërisë së Mesme me ortodoksët e Jugut?
Dhe Ismail Qemali ia priti:
- Mos kini frikë, zotëri. Ata janë bashkuar e bërë njësh prej kohësh, përmes kultit të të njëjtit atdhe, të cilin e kanë në zemër prej shekujsh përpara se t'i sillnin të huajt këto besime!
Materiale nga arkiva në prag të 100 vjetorit të pavarësisë
Burimi i informacionit
Thursday, October 18, 2012
Zoti dhe Kombi 2012-të
Zoti dhe kombi janë një dhe të pandarë, sepse dashuria për kombin dhe vendin buron nga besimi te zoti. S. Berisha
Kjo ishte deklarata e Berishës që fton akademikët tanë në ndryshimin e vargjeve të himnit. http://gazeta-shqip.com/ lajme/2012/10/12/ kryeministri-te-ndryshohet- himni-i-flamurit/
Pra, sipas kryeministrit, ateistët nuk e duan kombin e tyre.
Ose thënë ndryshe:
77% e suedezve nuk e duan Suedinë.
69% e danezve nuk e duan Danimarkën.
68% e norvegjezve nuk e duan Norvegjinë.
66% e francezve nuk e duan Francën.
66% e hollandezve nuk e duan Hollandën.
62% e anglezëve nuk e duan Anglinë.
57% e belgëve nuk e duan Belgjikën.
55% e japonezëve nuk e duan Japoninë, etj, etj.
Sipas kryeministrit tonë, çelësi për të dashur kombin shqiptar është besimi i shqiptarëve tek Zoti, ashtu siç besohet Zoti në:
-Vatikan 100%
-Sanoa 100%
-Panama 99%
-Armeni 98.7%
-Bolivi 98.3%
-Venezuelë 98.2%
-Arabi Saudite 100%
-Somali 100%
-Afganistan 100%
-Jemen 99.9%
-Mauritania 99.9%
-Maldive 99.33%
Dhe kjo është pikërisht ajo që po realizohet në vendin tonë këto dy dekada "lirie".
Në qytete, periferi apo edhe në fshatrat më të thellë ku sistemi i shkuar komunist kishte ngritur çerdhe, kopshte e shkolla, tashmë vendin e tyre e kanë zënë ngrehinat e kulteve fetare.
Që shqiptarët, ta duan kombin e tyre...
http://en.wikipedia.org/ wiki/ Demographics_of_atheism
Shkroi: Stop Injorancës !
Kjo ishte deklarata e Berishës që fton akademikët tanë në ndryshimin e vargjeve të himnit. http://gazeta-shqip.com/
Pra, sipas kryeministrit, ateistët nuk e duan kombin e tyre.
Ose thënë ndryshe:
77% e suedezve nuk e duan Suedinë.
69% e danezve nuk e duan Danimarkën.
68% e norvegjezve nuk e duan Norvegjinë.
66% e francezve nuk e duan Francën.
66% e hollandezve nuk e duan Hollandën.
62% e anglezëve nuk e duan Anglinë.
57% e belgëve nuk e duan Belgjikën.
55% e japonezëve nuk e duan Japoninë, etj, etj.
Sipas kryeministrit tonë, çelësi për të dashur kombin shqiptar është besimi i shqiptarëve tek Zoti, ashtu siç besohet Zoti në:
-Vatikan 100%
-Sanoa 100%
-Panama 99%
-Armeni 98.7%
-Bolivi 98.3%
-Venezuelë 98.2%
-Arabi Saudite 100%
-Somali 100%
-Afganistan 100%
-Jemen 99.9%
-Mauritania 99.9%
-Maldive 99.33%
Dhe kjo është pikërisht ajo që po realizohet në vendin tonë këto dy dekada "lirie".
Në qytete, periferi apo edhe në fshatrat më të thellë ku sistemi i shkuar komunist kishte ngritur çerdhe, kopshte e shkolla, tashmë vendin e tyre e kanë zënë ngrehinat e kulteve fetare.
Që shqiptarët, ta duan kombin e tyre...
http://en.wikipedia.org/
Shkroi: Stop Injorancës !
Tuesday, June 26, 2012
Studimi - Ateistët, më të dhembshur e të ndjeshëm, se besimtarët fetarë
Besimet e ndryshme fetare predikojnë dashurinë, dhembshurinë, ndihmën për të varfërit dhe ata që kanë nevojë dhe shumë gjëra të tjera si këto. Por, kur vjen puna tek praktika, duket se besimtarët nuk i vënë në zbatim.
Madje, jo besimtarët, pra ateistët, agnostikët dhe njerëzit më pak fetarë, kur vjen fjala tek veprat, janë më shumë të ndjeshëm dhe human se sa besimtarët. http://blogs.voanews.com/science-world/2012/05/02/science-scanner-study-finds-non-believers-more-driven-by-compassion-than-believers/ Të paktën ky është përfundimi i një studimi të publikuar tek revista amerikane “Social Psychological and Personality Science”. https://www.facebook.com/pages/Social-Psychological-and-Personality-Science/134688106555410
“Nerëzit më pak fetarë krijojnë raporte emocionale dhe shoqërore në bazë të asaj se a mund të ndihmojnë ose jo. Njerëzit religjiozë, ndjeshmërinë e tyre e shohin më pak përmes zemërgjerësisë, e më shumë përmes faktorëve të tjerë, si doktrina, faktorët shoqërorë apo shqetësimet për reputacionin”, thotë Laura Sasloë, shkencëtare në Universitetin e Kalifornisë. http://berkeley.edu/
Edhe në vitin 2004, një studim në SHBA, kishte treguar se jobesimtarët bëjnë më shumë akte bamirësie, ndihmojnë shoqërinë dhe të pastrehët, marrin pjesë në aktivitete humanitare etj. Ndoshta besimtarët do të bënin mirë që të linin mënjanë teoritë dhe të zbrisnin në terren, për të ndihmuar më shumë njerëzit në nevojë.

Sunday, April 8, 2012
Citate mbi Zotin dhe Besimet Fetare nga figura të shquara botërore
S'ka absurditet, sado i madh qoftë, që të mos t'i ngulitet njeriut fort në kokë, nëse fillon t'ia imponosh atë para moshës 5-vjeçare, duke ia përsëritur vazhdimisht, me ton tejet solemn. — Artur Shopenauer Po të them se jemi të dy ateistë. Unë thjesht besoj në një zot më pak se ty. Kur të kuptosh pse ti përjashton tërë zotat e tjerë të mundshëm, atëherë do të kuptosh dhe pse unë përjashtoj tëndin. — Stivën H. Roberts
Ose zoti do ta ndalojë të keqen, por nuk mundet; Ose mundet, por nuk do; Ose as nuk mundet dhe as nuk do. N.q.s. do, por nuk mundet, atëherë është i pazot. N.q.s. mundet, por nuk do, atëherë është dashakeq. Por n.q.s. zoti edhe mundet edhe do ta ndalojë të keqen, atëherë nga vjen e keqja në këtë botë? — EpikuriShumica e njerëzve parapëlqejnë më mirë të vdesin se sa të mendojnë; e në fakt ashtu dhe bëjnë. — Bertrand Rasëll
Zoti është një komedian tek luan para një publiku që ka frikë të qeshë. — Volteri
Nëse do të më duhej të zgjidhja një fe, Dielli dhënësi i jetës do të ishte zoti im. — Napoleon Bonapart
Ti nuk mund të përdorësh Kuranin për të vërtetuar Kuranin - Omar Ibn Bazaar
Mjeranët e shkretë i kanë mbushur mendjen vetes se do të jenë të pavdekshëm dhe do të rrojnë në përjetësi, nëse adhurojnë atë sofistin e kryqëzuar e nëse jetojnë sipas ligjeve të tij... e i marrin këto doktrina goja-gojës pa ndonjë provë të qartë. Kështu kur mashtruesit e sharlatanët hyjnë mes tyre, kaplojnë menjëherë pasuri të mëdha duke sunduar mbi këta leshko. — Lukiani
Kisha thotë se Toka është e rrafshët, por unë e di që është e rrumbullakët, pasi kam parë hijen e saj mbi Hënë e më tepër besim kam tek një hije se sa tek kisha. — Magelani
Një Galileo në dymijë vjet mjafton. — Papë Piu XII
Shiko njëherë parashikimin e motit para se të lutesh të bjerë shi. — Mark Tuein
Njerëzit i krijojnë zotat sipas vetes, jo vetëm për nga pamja, por edhe për nga mënyra e jetesës. — Aristoteli
Besimi është më i thjeshtë se mendimi. Ndaj dhe ka më tepër besimtarë se mendimtarë. — Pa emër
Një njeri i thotë Gjithësisë,"Ja, ekzistoj!""Sidoqoftë", - përgjigjet Gjithësia, -"kjo nuk është se më ngjalli ndonjë ndjenjë detyrimi". — Stivën Krejn Të vërtetosh "Ungjijtë" me provë mrekullinë, është si të vërtetosh një absurditet me provë diçka që është kundër natyrës. — Didëroi
Kur shoh detarë, njerëz të shkencave natyrore e mendimtarë, njeriu është më i urti mes gjallesave. E kur shoh priftërinj, profetë e shpjegues ëndrrash, asgjë s'më vështirohet më keq se njeriu. — Diogjeni
"Katër barnat"
Nuk kemi ç'i frigohemi zotave.Nuk kemi ç'ndiejmë në vdekje.E mira mund të përftohet.E keqja mund të durohet. — Epikuri
Pra, dhe më e liga e të ligave, vdekja vetë, s'është asgjë për ne, sepse kur ne jemi vdekja s'është dhe kur vdekja është ne s'jemi. — Epikuri
Të thuash se "ligji i dytë i termodinamikës do të thotë se evolucioni s'mund të ndodhë", është si të thuash se "ligji i rëndesës do të thotë se zogjtë s'mund të fluturojnë". — Pa emër
Nëse 50 milionë njerëz besojnë një absurditet, prapë absurditet mbetet. — Anatol Frans
Prifti është mishërimi i rrenës. — Xhuzepe Garibaldi
Të dashur miq, -- Njeriu e krijoi zotin, jo zoti njeriun. Juaji përgjithmonë, Garibaldi. — Xhuzepe Garibaldi
Gjithësia nuk u krijua as nga zotat, as nga njeriu, por ka qenë, është e do të jetë prore zjarr i pashuar. — Herakliti
Kristianët ngjajnë me një këshill bretkosash në kënetë, a me një sinod krimbash mbi një kodër bajgash tek kuakin e gërvijnë: "Për ne u krijua kjo Tokë!" — Juliani
Në fillesat e veta kristianizmi ish thjesht një mishërim i bolshevizmit. — Adolf Hitler
Më ngjan se (për mirë a për keq) argumentet e drejtpërdrejta kundër kristianizmit dhe teizmit rrallë japin efekt në popull; Liria e mendimit përparohet me shndritjen e mendjes e kjo shkon dora-dorës me zhvillimin e shkencës. — Çarls Darvin
Sa herë që morali mbështetet mbi teologji, sa herë që drejtësia i mveshet autoritetit hyjnor, mund të përligjen e të kryhen gjërat më imorale, më të padrejta e më famëkeqe. — Ludvig Fojerbah
Secili do të sillet vetë si pagan, me të tjerët të sillen si kristianë. — Alber Kamy
A mund të jetë dikush shenjtor nëse zoti nuk ekziston? Ky është problemi konkret që kam sot. — Alber Kamy
Nëse Krishti vinte sot, njerëzia as nuk do ta kryqëzonin. Do ta ftonin për darkë, do të dëgjonin ç'kish për të thënë e mandej do talleshin me to. — Tomas Karlajl
Në Bibël nuk janë pjesët që nuk kuptoj që më shqetësojnë, por ato që kuptoj. — Mark Tuein
Në gjeometri nuk ka sekte. — Volteri
Sa i përket fesë, tërë njerëzit pranojnë pa pyetur besimin e të jatit, sipas zakoni, të paaftë për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra. — Abdul al Maari
Bota mban dy kategori njerëzish: njerëz inteligjentë pa fe dhe njerëz fetarë pa inteligjencë. — Abdul al Maari
Tërë problemi me botën është se idiotët dhe fanatikët janë aq të sigurt ndaj vetes, ndërsa të mençurit plot me dyshime. — Bertrand Rasëll
Feja është kryevepra e artit të stërvitjes së kafshëve, sepse stërvit njeriun në atë se çfarë duhet të mendojë. — Artur Shopenauer
Kristiani i mirë duhet të ketë kujdes nga matematicienët dhe të gjithë ata që thonë profeci të rreme. Ka rrezik që matematicienët të kenë bërë marrëveshje me Dreqin për errësimin e shpirtit dhe për burgosjen e njeriut në vargonjtë e ferrit. — Shën Agustini
Nuk është dashuria e tyre për njeriun, por pafuqia e dashurisë së tyre që i ndalon kristianët e sotëm të na çojnë drejt e në turrën e druve. — Fridrih Niçe
Nuk ka aq dashuri e mirësi në botë sa të na lejohet ta shpenzojmë drejt qenieve imagjinare. — Fridrih Niçe
Kanoni kishtar 1369:"Të marrë dënimin e merituar ai... që thotë blasfemi, që dëmton rëndë moralin publik, ose që shkakton a nxit urrejtje a përbuzje ndaj fesë ose Kishës". — Kisha
Shpjegimet misticiste konsiderohen si të thella. E vërteta është se nuk janë së paku as sipërfaqësore. — Fridrih Niçe
Lutja e agnostikut: "O zot, nëse ka zot, shpëtoma shpirtin, nëse kam shpirt". — Ernest Renan
Në lidhje me zotat, nuk kam si ta di nëse ekzistojnë a jo e as se si janë a s'janë. — Protagora
Shenjtorët duhen konsideruar gjithnjë fajtorë derisa të provohen të pafajshëm. — Xhorxh Oruell
Arsyeja duhet shkatërruar në gjithë kristianët. — Martin Luteri
Më tepër mundësi ka që t'i mësosh një gomari të lexojë, sesa të verbosh arsyen dhe ta çosh atë ku do ti, sepse arsyeja duhet mashtruar, verbuar e shkatërruar. Besimi duhet ta shkelë nën këmbë krejt arsyen, logjikën, kuptimin dhe çdo gjë tjetër që shikon se duhet zhdukur nga faqja e dheut dhe nuk duhet të dëshirojë asgjë tjetër veç fjalës së zotit. — Martin Luteri
Kushdo që dëshiron të bëhet kristian duhet t'ia çjerrë sytë arsyes së vet. — Martin Luteri
Nëse qétë e kuajt do të kishin duar të vizatonin, qétë do të vizatonin zota që ngjajnë me qé dhe kuajt zota që ngjajnë me kuaj. — Ksenofani
Ndonëse dikush është krejt mosbesues ndaj ekzistencës së zotave, nëse ai ka drejtësi të karakterit, ai e urren të keqen tek njeriu. Ky zët ndaj padrejtësisë nuk e lë atë të bëjë veprime të padrejta, e kështu tek i shmanget së padrejtës i bashkohet së drejtës. — Platoni
Një pjesë e njerëzimit nuk beson fare në ekzistencën e zotave. — Platoni
Njimend e kam të vështirë të kuptoj se si dikush do të donte që kristianizmi të jetë i vërtetë, pasi vetë gjuha e shkrimit thotë se njerëzit që nuk besojnë, gjë që përfshin babanë tim, vëllanë tim dhe pothuaj krejt miqtë e mi të ngushtë, do të dënohen. Kjo është një doktrinë e neveritshme. — Çarls Darvin
Nuk besoj në besimet e predikuara nga kisha hebraike, kisha italike, kisha greke, kisha turke, kisha protestante e çfarëdo kishe tjetër që mund të njoh. Mendja ime është kisha ime. — Tomas Pein
Të arsyetosh me dikë që ka braktisur arsyen, është si t'i japësh mjekim një të vdekuri. — Tomas Pein
Nxehtë dhe ftohtë, janë opinione; atome dhe hapësirë është realiteti. — Demokriti
Krejt çka ekziston në gjithësi, është fryt i rastit dhe domosdoshmërisë. — Demokriti
Gjithçka ka shpjegim natyror. Hëna nuk është perëndi, por shkëmb i madh; dhe dielli një shkëmb i zjarrtë. — Anaksagora
Ka diçka tejet të pashëndetshme në kristianizëm. — Adolf Hitler
Kristianizmi i vërtetë, ai i katakombeve, merret me kthimin e doktrinës kristiane në realitet. Diç që shpie fare thjesht drejt shkatërrimit të njerëzimit. Nuk është gjë tjetër veçse bolshevizëm i përzemërt, nën një lustër metafizike. — Adolf Hitler
Fakti pse bota e lashtë ishte aq e dëlirë, e çelët dhe e paqtë ishte sepse nuk njihte asgjë mbi dy mynxyrat më të mëdha: sifilizin dhe kristianizmin. — Adolf Hitler
Goditja më e rëndë që ka pësuar ndonjëherë njerëzimi ishte ardhja e kristianizmit. Dhe bolshevizmi është fëmija i tij bastard. — Adolf Hitler
Kristianizmi është një rebelim kundër ligjeve të natyrës, një protestë kundër natyrës. Në zbërthimin e vet më të skajshëm, kristianizëm do të thotë kultivim sistematik i dështimit të njeriut. — Adolf Hitler
Nuk flasim për besim nëse themi se dy dhe dy bëjnë katër, as kur themi se toka është e rrumbullakët. Flasim për besim vetëm atëherë kur duam të zëvendësojmë ndjenjat për fakte. — Bertrand Rasëll
Zoti i kristianëve mund të ekzistojë, po njësoj si dhe zotat e Olimpit, a të Egjyptit, a të Babilonisë. Por asnjë nga këto hamendje nuk është më e mundshme se të tjerat, madje ndodhen jashtë zonës së njohshmërisë, e kështu s'ka asnjë arsye se pse duhet të marrim ndonjërën prej tyre në konsideratë. — Bertrand Rasëll
Nuk është si në Bibël se zoti e krijoi njeriun në imazhin e vet. Përkundrazi, njeriu e krijoi zotin në imazhin e vet. — Ludvig Fojerbah
Pastorët thonë se na mësojnë të japim lëmoshë. Kjo është e natyrshme. Ata vetë jetojnë prej lëmoshëve. Tërë lypësit predikojnë se të tjerët duhet të japin. — Robert Ingersoll
Kishat nuk kanë besim tek njëra-tjetra. Pse? Sepse e njohin njëra-tjetrën. — Robert Ingersoll
Kleriku i parë, ishte mashtruesi i parë, që takoi idiotin e parë. — Volteri
Zoti vdiq, zoti mbetet i vdekur dhe ishim ne që e vramë. — Fridrih Niçe
Etiopasit thonë se zotat e tyre janë hundështypur e të zinj, trakasit i kanë të vetët sykaltër e flokëkuq. — Ksenofani
Në parajsë, gjithë njerëzit interesantë mungojnë. — Fridrih Niçe
Një shëtitje e rastit në pavionin e të çmendurve tregon se besimi nuk provon kurrgjë. — Fridrih Niçe
I vetmi tempull që ndriçon është ai në flakë. — Pa emër
Një tekst fetar nuk duhet kurrë t'i kalojë tri faqet. Nëse i kalon atëherë fillon e kundërthotë vetveten. — Pa emër
Ekzistencializmi nuk është aq ateist sa të konsumohet duke provuar se zoti nuk ekzsiton. Përkundrazi, pohon se edhe nëse zoti do të ekzistonte, kjo s'do të ndryshonte kurrfarë gjëje. — Zhan Pol Sartër
Feja është krijuar nga njeriu për të kontrolluar individët mendjedobët, sepse në kohë mizorish dhe dëshpërimi këta e marrin fuqinë në numër. — Benito Musolini
Me sapun pagëzimi është gjë e mirë. — Robert Ingersoll
Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu. — Mark Tuein
Në kristianizëm as morali, as feja nuk bien në kontakt me realitetin në asnjë pikë. — Fridrih Niçe
Kur mendoj tërë dëmet që ka shkaktuar Bibla, nuk e di nëse do të mund të shkruaj dot diçka për ta barazpeshuar. — Oskar Uajld
Tërë fetë janë themeluar mbi frikën e të shumtëve dhe zgjuarsinë e të paktëve. — Stendali
Na ka shërbyer më së miri, ky miti i Krishtit. — Papë Leoni i X-të
Falë zotit jam ateist... — Salvador Dali
Besimi nuk të jep përgjigje, thjesht të ndalon të bësh pyetje. — Frater Ravus
Njeriu pa fe është si peshku pa biçikletë. — Pa emër
Feja konsiderohet prej popullit të rëndomtë si e vërtetë, prej të mençurve si e rremë dhe prej sunduesve si e dobishme. — Seneka i Riu
Për njerëzit që nuk iu pëlqen t'iu përqeshen besimet, ndoshta është më mirë të mos mbajnë besime aq qesharake. — Pa emër
Jepi njeriut një peshk dhe do të ushqehet për një ditë. Mësoje të peshkojë dhe do të ushqehet për tërë jetën. Jepi një fe dhe do të vdesë urie duke u lutur për një peshk. — Pa emër
Besimi kristian që prej zanafille është flijim, flijim i krejt lirisë, krejt krenarisë, krejt vetëbesimit të shpirtit; Është në të njëjtën kohë përulje, një vetërrënim dhe vetëgjymtim. — Fridrih Niçe
Për sa kohë që prifti, ky mohues, shpifës dhe helmues profesionist i jetës, mbahet ende si një lloj i epërm qenieje njerëzore, atëherë nuk mund të ketë përgjigje ndaj pyetjes: "Ç'është e vërteta?" — Fridrih Niçe
Besim do të thotë të mos duash të mësosh çka është e vërtetë. — Fridrih Niçe
O njeri i patru, që nuk bën dot një krimb e megjithatë rri e bën zota me tepricë! — Mishel de Montein
Feja është një pasojë e frikës. Për një pjesë të mirë të historisë njerëzore, ndoshta ka qenë një e keqe e nevojshme, por pse vallë ka qenë më tepër e keqe se sa e nevojshme? A nuk është vrasja e njerëzve në emër të zotit një përkufizim tejet i qëlluar i çmendurisë? — Arthër Klark
Kristianizmi është feja më qesharake, më absurde dhe më e përgjakshme që ka infektuar ndonjëherë botën. — Volteri
Tërë fetë janë bërë nga njerëzit. — Napoleon Bonapart
Feja është nga sendet më të mira për të heshtur popullin e rëndomtë. — Napoleon Bonapart
Tërë institucionet kombëtare kishtare, qofshin këto hebraike, kristiane a myslimane, s'më duken asgjë më shumë se krijime njerëzore, të ngritura për terrorizimin dhe skllavërimin e njerëzimit, për monopolizimin e pushtetit dhe të fitimit. — Tomas Pein
N.q.s. zoti foli, përse bota nuk është bindur? — Përsi Bish Sheli
Mund të bëj fare mirë pa zotin si në jetën time ashtu dhe në pikturën time, por ajo pa të cilën nuk mund të bëj dot, kështu tek vuaj, është diçka më e madhe se ç'jam dhe vetë, që është jeta ime, fuqia për të krijuar. — Vinsent Van Gog
Frika i solli zotat në botë. — Petroni
Fakti se një besimtar është më i lumtur se një mendimtar, nuk do të thotë asgjë më shume se fakti që një i dehur është më i lumtur se një njeri i kthjellët. — Xhorxh Bernard Sho
Këndvështrimi im mbi fenë është si ai i Lukrecit. E konsideroj fenë si një sëmundje të lindur prej frike dhe si një burim mjerimi të parrëfyeshëm për njerëzimin. — Bertrand Rasëll
Mos u lut në shkollën time e as unë nuk do të mendoj në kishën a xhaminë tënde. — Pa emër
Klerikët e dinë që unë e di se ata e dinë se nuk dinë. — Robert Ingersoll
Një njeri që sot do të ndiqte mësimet e Dhiatës së Vjetër, do të ishte kriminel. E nëse do të ndiqte rigorozisht mësimet e së Resë, do të ishte i çmendur. — Robert Ingersoll
Duart që ndihmojnë janë fort më mirë se buzët që luten. — Robert Ingersoll
Ky krim i quajtur "blasfemi" u shpik nga priftërinjtë me qëllim mbrojtjen e doktrinave që nuk mund të qëndrojnë në vetvete. — Robert Ingersoll
Me ç'mund të kujtoj, nëpër ungjij nuk ka një fjalë të vetme në lavdërim të inteligjencës. — Bertrand Rasëll
Kretin - m. sin. idiot, nga frëngjishtja "crétin", që në fillimet e saj do të thoshte "kristian". — Pa emër
Kur isha i vogël i lutesha Zotit për një biçikletë, por më pas e kuptova se Zoti nuk vepron në atë mënyrë. Kështu që vodha një biçikletë dhe pastaj iu luta Zotit që të më falte. - Emo Philips
E thënë thjesht: Ju po vrisni njëri-tjetrin vetëm për të vërtetuar se kush ka mikun më të mirë imagjinar... - Richard Jeni
Njeriu e krijoi Zotin sipas shëmbëlltyrës së tij: intolerant, seksist, homofobik dhe të dhunshëm. - Marie Kyrie
ESKIMEZI: Nëse unë nuk di asgjë për Zotin dhe mëkatin, a do të shkoj në ferr?
PREDIKUESI: Jo, jo. nëse nuk e di nuk do dënohesh.
ESKIMEZI: Atëherë ç'm*** pate që më tregove? - NJE ESKIMEZ NE POLIN E VERIUT
I padukshmi dhe mosekzistuesi ngjajnë kaq shumë...
Vrasjet sipas Biblës: 2,270,365 (këtu nuk llogariten të përmbyturit në kohën e Nuhut, Sodoma dhe Gomorra, Murtaja etj, pasi nuk ka shifra.
DJALLI : VETEM 10
Kush është i plotmëshirshmi??? - Pa emër
Të gjithë njerëzit që mendojnë, janë ateistë. - ERNEST HEMINGUEJ
Kur një njeri vuan nga haluçinacionet, quhet çmenduri. Kur shumë njerëz infektohen dhe vuajnë të njëjtin haluçinacion, kjo quhet FE. - Pa emërPastorët thonë se na mësojnë të japim lëmoshë. Kjo është e natyrshme. Ata vetë jetojnë prej lëmoshëve. Tërë lypësit predikojnë se të tjerët duhet të japin. — Robert Ingersoll.
A NUK TE BEZDIS FAKTI QE TI MENDON ME SHUME KUR ZGJEDH MAKINEN TENDE SE SA KUR ZGJEDH BESIMIN TEND?? - A. AJNSHTAJN
ZOTI ME BERI MUA ATEIST. KUSH JE TI QE DISKUTON VULLNETIN E TIJ?? - KADRI FUSHA
Përzgjodhi: Kadri Fusha, Redaktoi: Stop Injorancës

Thursday, December 15, 2011
Ateistët bëjnë jetë seksuale më të kënaqshme sesa ndjekësit e besimeve fetare
Hulumtuesit kanë zbuluar se ateistët bëjnë jetë seksuale më të mirë sesa ndjekësit e besimeve fetare, të cilët ndjehen të rrënuar nën faj gjatë raportit seksual, por edhe disa javë më pas.
Një studim i sapokryer zbuloi se jobesimtarët janë më të lirshëm për të diskutuar mes tyre fantazitë e ndryshme seksuale dhe mbeten gjithmonë më të kënaqur me përvojat e tyre.
Të dyja grupet në studim (ateistët e besimtarët) pranuan që kanë kryer të njëjtat aktivitete si :masturbimin, shikimin e videove pornografike, seksin oral e të tjera, por besimtarët fetarë nuk i kanë shijuar po njësoj këto eksperienca, si pasojë e turpit e ndrydhjes së tyre, të krijuara nga sistemi i tyre i besimit. Studimi zbuloi që kjo ndjesi turpi dhe faji i le atyre ndjesinë e keqardhjes, pasi ata kanë arritur kulmin.
Zbulim u shfaq tek "Seksi dhe sekularizmi" dhe është një anketim i kryer me rreth 14500 njerëz. U realizua prej psikologëve Darrej Rei dhe Amanda Braun, të ardhur nga Universiteti i Kansas.
Për të lexuar studimin e plotë, ndiqni lidhjen tek dailymail.co.uk:http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-1388827/Atheists-better-sex-religious-followers-plagued-guilt.html
Përktheu: Stop Injorancës
Tuesday, November 29, 2011
A e kupton Jezus Krishti anglishten?
Në Zelandën e Re, një prej 17 shteteve ku mbretëron e vjel pasurinë Elisabeta e II-të e Britanisë së Madhe, në një prej 7 qyteteve më të mëdha, e pikërisht në qytetin me emër "Kisha e Krishtit" (Christchurch), u ndje një tërmet me magnitudë 6 ballë. Ky tërmet shkaktoi vetëm të plagosur, ndryshe nga tërmeti i muajit shkurt të këtij vitit, që shkaktoi afro 200 viktima.
Tani, një pyetje të lind vetvetiu, Zoti nuk kupton anglisht që godet këtë qytet, nuk ka forcë të ndalë tërmetet, ka dhe e përdor atë forcë ndëshkuese, apo apo ...?
Stop Injorancës !
Tani, një pyetje të lind vetvetiu, Zoti nuk kupton anglisht që godet këtë qytet, nuk ka forcë të ndalë tërmetet, ka dhe e përdor atë forcë ndëshkuese, apo apo ...?
Stop Injorancës !
Thursday, June 24, 2010
Në vetmi totale...Si një Zot.
Para disa ditësh, krejt rastësisht u gjenda vetëm në shtëpi. Hap televizorin, ndërroja kanalet, por nuk më ndërroheshin fytyrat. E fik televizorin dhe provoj të marr në telefon disa prej miqve të mi. Krejt rastësisht asnjë prej tyre nuk iu përgjigj thirrjeve të mia. Ishte vetëm një çast i vetëm, por u ndjeva aq thellësisht vetëm. "Hej, Zoti i madh" - thashë me vehte!
Në çast mendja më shkoi tek ky Zot i madh, tek i cili më shumë se 70% e banorëve të planetit i falen, i luten, e falenderojnë, e përkujtojnë...
Ky Zot i madh, ishtë më i vetëm se unë.
Ky Zot apo Zonjë, çfarëdo qoftë, është jetim. Nuk ka prindër, nuk ka motër, vëllezër. Ai nuk qan, me shumë gjasa as nuk qesh. Ai nuk përjeton emocione, surprizat për të nuk kanë kuptim. Nuk bëhet xheloz. Dashuria ndaj tij tejkalon çmenduritë. Njerëzit vrasin, vjedhin, mashtrojnë për të qenë sa më pranë tij. Paguhen, paguajnë...
Ndërsa Ai, nuk shpreson, ai e njeh të ardhmen. Nuk mundohet, nuk lodhet, për të gjithçka është e realizueshme. Ai nuk dështon, por veç kësaj ai nuk mund të përmirësohet. Nuk mund të shkojë përpara. Ai është i burgosur pas hekurave të perfeksionit.
Atë nuk mund ta qortojë askush, akoma më pak ta korigjojë. Ai nuk e njeh mëshirën, po dashurinë? Ai është krejt i vetëm, në kohë të kohëve dhe nuk mund të ndajë asgjë me askënd. Ai nuk zhduket, ai e di edhe historinë e tij...Apo nuk e di?!
Ky Zot i madh sheh gjithçka dhe në çdo çast. Ai është dëshmitar i të gjitha krimeve monstruoze të krijesave të tij ndaj njëra-tjetrës, por edhe më keq, sheh parreshtur luftën djallëzore të krijesave brenda llojit. Disa thonë që ai hesht, të tjerë këmbëngulin që ai reagon.
Eh, edhe këtë vetëm një Zot e di! Vetëm Ai, i vetëm...
Duke mu përplasur këto mendime në kokë u bëra konfuz. Një qënie e ndërgjegjshme, me të tilla të dhëna, me siguri do kishte shkuar në vetvrasje...
Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

Monday, March 15, 2010
LETËR ZOTIT
Sqarim paraprak: Unë jam protestant. Unë protestoj kundër çdo gjëje që lëvizet, sepse lëvizin shpejt dhe kundër të gjitha gjërave që nuk lëvizin, pikërisht sepse nuk lëvizin. Megjithëkëtë, unë protestoj edhe kundër gjërave që lëvizen shumë ngadalë, pikërisht se lëvizen tepër ngadalë përpara. Unë kam shumë arsye të bëhem protestant akoma më i madh.
Ka vite që përpiqem ta gjejë të vërtetën absolute, mirëpo nuk ia dola dhe kështu zbulova përrallat absolute. Madje përralla absolute të cilave nuk guxon t´u thuash se janë përralla! Njerëzit të vrasin këtu për mohimin Tënd Zot i dashur, sepse besojnë se Ti personalisht nuk ke fuqi ekzekutive…Dhe, me pushkë në dorë vrapojnë e të të ndihmojnë. Mirëpo, nuk kam frikë, Zoti ka dëshmuar se në këtë planet adhuron të fortin! Guximtarin!
Për ta gjetur atë që unë kërkoja duhej kompetencë hyjnore dhe durim. Nga nevoja dhe nga pasioni për të vërtetën i nisa këtë letër Zotit; po e quaj vazhdimisht Zot, se po t´ishte femër, pra Perëndi-a, atëherë femrat do t´ishin trajtuar më mirë në planetin tonë Tokë. Për t´i shkruar më duhej edhe adresa e Zotit dhe këtu nisi aventura ime gati e pafund.
I telefonova një murgu të Dalai Lamës dhe e pyeta për adresën e Zotit. Ai gati u mek nga të qeshurat e forta dhe më përplasi telefonin. Dreq o punë! Nisi keq, thash me vete. E mora rabinin në telefon dhe ai më kumtoi se Zoti gjendet kudo! Adresë nuk ka, tha ai. Thirra në telefon Vatikanin dhe pyeta për adresën e Zotit. Më thanë se Zoti nuk posedon adresë dhe nuk ka “www” dhe “@.com”. Edhe ata deklaruan se Zoti gjendet kudo! Në çdo vend. Atëherë thirra një kryeimam. Përgjigja ishte e njëjtë. “ Allahu Egber nuk ka adresë dhe Ai gjendet kudo, si ajri”, më tha ai.
Se Zoti mund të gjendej kudo nuk më pëlqeu fare. Madje edhe unë kisha pasur dyshime të tilla. Tani e kuptova se për ç´arsye po dëgjoja, lëvizje, zhurmë apo fëshfërima në dhomën e fjetjes. Ndonjëherë kisha përshtypjen se këto shushurima po vinin nga lartë, ndonjëherë se po vini nga poshtë. Madje shumë herë duhej curruar veshët mirë, sepse nuk mundej lehtë të lokalizohej vendi. Madje këto fëshfëritje dëgjoheshin në çast jo të këndshme! Diçka e tillë, edhe kur vjen prej Zotit, pengon dhe kurrsesi nuk kuptoja se ç´kërkonte Ai në dhomën time të fjetjes! Pse kaq shumë përgjim: “më mirë mos më krijo fare, se sa të më kontrollosh pa pra!”, thash me vete.
” Ç´është kjo punë kështu!?- thash gati me zë të lartë. Në dhomën time të fjetjes nuk bëj as kundërvajtje, e as vepra penale, as mëkate… Kështu është kjo botë! Aty bëjmë detyrat e evolucionit, që na caktove Ti. Dhe, që nga këto telefonata po ndjehem edhe më i përndjekur dhe më i mbikëqyrur. Pse ky kontroll permanent, këtë duhet ta marrë vesh një herë e për gjithmonë, thashë me vete. Mirëpo, meqenëse nuk munda ta marr adresën prej atyre që duhet ta posedonin, atëherë vendosa ta thërras informacionin.
“ Telekomi gjerman mirëdita, çka mund të bëj për ju ?”
“ Adresën e Zotit ju lutem!”-
“ Si e ka mbiemrin?”
Shikova rreth meje, gafrrova flokët me dorën e djathtë dhe thash: “Nuk e di! “
“ Në cilin qytet banon ai?- pyeti zëri.
“ Ai bano kudo”, thash unë. “ Ndoshta edhe në planet tjetër.“
“ Më vjen keq, ne nuk posedojmë adresa nga kudo, kemi vetëm të këtij planeti. Për ta gjetur këtë adrese duhet t´i pyesni të vdekurit.
Nuk mund të kuptoja se pse të vdekurit posedojnë një adresë kaq të rëndësishme, por jo të gjallët. Madje, nuk e dinte as Vatikani, as kryemami, as rabini, as murgu i Lamës, por ja që të vdekurit dinë më shumë se të gjallët. Dhe gati gati ndjehesha i cytur për të marrë lopatën në dorë dhe të vrapoja drejt e te varret! Ta nxjerr një përjashta, mendova. Ta kap për skeleti dhe t´i bërtas: adresën!
I vdekuri e din adresën e Zotit, por jo i gjalli. Shikoni çfarë diskriminimi?! Të vdekurit dinë më shumë se të gjallët, çudi mbi çudira! Dhe vetëm tani unë po kuptoj se pse fundamentalistët bëjnë vetëvrasje. Ata dëshirojnë ta mësojnë kryeadresën të parët. Dhe kjo kryeadresë, nuk mësohet dot së gjalli.
Kjo botë është çmendur, thash me vete. I dëshpëruar mbylla telefonin dhe nisa kërkimet krye në vete. Do të provoj me e-mail.
Të parën e dërgova gott@t-online.de dhe mora këtë përgjigje:” gott@t-online.de> … unknown user / Teilnehmer existiert nicht, përdoruesi nuk ekziston” .
Gjermanët nuk janë shumë fetarë. Mirë, të provoj me Vatikanin dhe me adresën vijuese: deus@vatican.org.” Pas disa minutave mora një e-mail me këtë shkrim:” utente non esiste!
Kjo nuk më gëzoi, por me dha shpresë të vazhdoj me kërkimet e mia. Dikush u përgjigj, kjo mjaftonte, për fillimin dhe shkrova tjetrën adresë: gott@hi.net.com , gott, për Zotin , hi –per himmel ( qiell ), nett ( i ndershëm gjermanisht ) ne menyre që Zoti të jete i ndershëm me mua. Dhe tak, shtypa: dërgo! Përgjigjja nuk zgjati shumë:” ” unknown user / Damon delivri massage.” O dreq i mallkuar! Demoni po kontrolluaka korrespondencën në drejtimi të qiellit. Në fund nënshkrimi dhe adresa e tij: luzifer@666.kom.hier (luzifer@666.eja.ketu )
I trishtuar dhe i hutuar u ngrita dhe dola në kopsht. Po dridhesha si thupër nga frika. U ktheva për ta çkyçur internetin, mos më futet brenda në sistem dhe më kushton një djall i mallkuar për ta nxjerrë, thash me vete dhe dola përsëri jashtë. Qielli gjerë e gjatë blu, askund dreq.
Aha, e zura Luciferin, ai bythec, mendova dhe tunda kokën i hutuar.
Pas një shëtitje të vogël më lindi ideja t´i drejtohem Nënë Terezës. Ajo është shqiptare dhe mund të ma jap adresën. Nëse nuk e din ajo, askush nuk e din, dhe shkrova këtë adresë: nënëtereza@qielli.pa “pa” për- parajsë. “Pa” për parajsën u desh ta vejë domosdoshmërish se kështu mund t´i ikja sferës kontrolluese të Luciferit. Pas dy minutave mora përgjigjen me këtë adresë: Zoti@.uni “uni” sigurisht për Universin. Unë iu falënderova Nënë Terezës për kujdesin e saj duke i dëshiruar qëndrim të këndshëm në parajsë dhe dërgova këtë letër me këtë përmbajtje drejt Gjithësisë.
Shumë i dashur dhe i nderuar Kryeshkëlqesi Zot,
Shume të nderuar Engjëj (nuk dimë se a e lexon Zoti personalisht korrespondencën )
Unë dua ta di te vërtetën dhe të lutem ke durim me mua, me këtë dua të them, mos vepro të lutem si njerëzit në tokë, përndryshe derisa nuk marr përgjigje të prerë unë do të mbetem protestant, dhe do të protestoj kundër të gjitha librave që mendojnë se janë të shenjta, sepse ato libra tallen me neve dhe me Ty, kryesisht ambasadorët dhe konsujt tu këtu në tokë. Madje janë shkaktarë të shumë luftërave: vrasjeve, dhunimeve, shkatërrimeve!
Ti krijove njeriun nga balta, kështu shkruan aty. Mirëpo unë kam ardhur në përfundim se kjo nuk është e mundur, prishet sapo të rrëzohet, sepse nuk ishte pjekur si tullat. Dhe, kur të vështrohet mirë e mirë, kryesisht ndonjë burrë, nuk mund të pohohet me siguri se ai u krijua nga kjo baltë, nga kjo materie e mire, por nga një pleh, llum, lloç si e quajmë ne jashtë vendit mëmë që na e copëtuan në gjashtë copa dhe Ti nuk reagove kurrë, edhe pse ne kërcyem me plot shpresa prej feje në fe! Kot! Na copëtuan tutje edhe pse të përqafuam dhe të përqafojmë në disa versione…
E dyta: kur Ti krijove njeriun i fryve në hundë dhe kështu i dhurove të gjitha informacionet gjenetike mashkullore. Kjo ishte me mend e me vend. Deri këtu rrodhi krejt sipas planeve të Tua dhe nuk kam asnjë vërejtje. Adami t´u duk i mërzitur dhe të erdhi ideja të krijosh një grua. Ti nuk more përsëri baltë, si edhe herën e parë për të krijuar një grua, mirëpo i shkule Adamit një brinjë dhe prej kësaj brinje krijove gruan. Edhe pse në fakt kishte me shumë baltë në tokë, se sa brinjë.
Problemet tona gjenden pikërisht këtu të gardhuara dhe shpresoj se së bashku mund t´i krahishtojmë : prej Adami u klonua Eva – doktor Antinori në Itali bën edhe ai diçka të tillë duke i bërë plakat shtatzënë- pra prej brinjës u bë Eva dhe kështu Adami martoi vetveten! Super incest!
Mozomakeq! Dhe me këtë klonim u krijua këtu një kaos i gjinive. Brinja e Adamit ngërthente informacionet gjenetike të mashkullit dhe nuk ishte produkt në vete origjinal dhe kështu krijove pluralitet gjinish: Meshkuj që ndjehen femra, femra që ndjehen meshkuj. Deri para pak viteve njerëz të tillë i kemi vrarë, sepse mendonim se ata kanë devijuar…Dhe, në librat që t´i mveshin Ty, thuhet se ndalohet të ndjehesh ashtu si të ka krijuar Zoti.
E treta : Pse krijove vetëm dy veta?
Pse u solle sikur nuk ishte gjë kur i vëllai martonte motrën. Nuk kishte më baltë? Nuk kishte brinjë të tjerë? Ku ishte problemi? Këtu mëtoj një sqarim shterues! Dhe me shpjegoni se pse njerëzimi duhet të jetë një produkt i një incesti tragjik…
E katërta: Në librin Tuaj shkruan se Ti krijove Adamin( në hebraishte: dhé) dhe Evën ( në hebraishte: jetë), kjo ishte ide e mire. Mirëpo unë kam një vërejtje të madhe: pse krijove njeriun si një kafshë? Ai nuk e dinte se ISHTE njeri, madje i gjori nuk e dinte se ishte lakuriq në parajsë! I mungon mundësia e Dekartit: Cogito ergo sum! Dhe çudia në planetin tonë: këtu ndalohet të ecet lakuriq, edhe pse kjo ishte traditë në parajsë! Pse të ndalohen të ne gjërat që janë të lejuara në parajsë!?
Dhe këtu i nderuar dhe i dashur Zot, nuk përfundon dëshpërimi dhe dyshimi im. Ti i more ato dy krijesa të mjera dhe i mashtrove. I dërgove në parajsë në kopshtin Eden dhe u tha: “ Këto fruta nuk duhet t´i hani, sepse ju bëjnë të dijshëm!” Pra, Ti ndalove ngrënien e frutave, por jo lakuriqësinë. Dhe këtu konfrontohemi ne me atë që ne e duamë dhe e dashurojmë: të ndaluarën! Jo pse ne kështu dëshironim, mirëpo pse Ti na dhe këtë kod gjenetik me vete. Pra që ta duamë të ndaluarën!
Më beso zoti Zot se unë mollët nuk mund t´i shoh me sy, i urrej sepse për një mollë u ndryshua jeta dhe nuk kuptoj pse ndalove derrin e pafajshëm, por nuk ndalove dhe mallkove mollët e fajshme?
Këtë nuk kuptoj se mungon koherenca. Kur shoh mollë në treg, iki si Drakula i Transilvanisë nga hudhra…
Ambasadorët tu në tokë thonë se ju e dini ardhmërinë, nëse është kështu, pse na mashtrove atëherë dhe na dërgove te molla e ndaluar edhe pse e dije se ne do ta hamë? Pse na dërgove aty ku duhet të dënohemi?
Dhe më shpjego të lutem se pse në parajsë edhe kafshët flasin? Me çfarë truri vinin në lëvizje ato gjuhën e tyre dhe si artikuloheshin ato? Pse sot nuk munden? Pastaj erdhe ngadalë, me hapa te rëndë dhe pyete me vendosmëri dhe qortueshëm: ” Pse jeni mbuluar para?”
Kjo pyetje mua do të më kishte bërë të skuqem rënd, madje te bëhem edhe i kuqërremtë. Sepse në përkthim d.m.th.: ku janë organet gjenitale? Pse nuk shihen?
Po të kisha qenë unë Adami këtë pyetje nuk do ta kisha kuptuar dhe nuk do t´isha përgjigjur. Përveç kësaj për Adamin dhe Evën ishte tragjike qëndrimi në parajsë. Ata ishin si dy kafshë. Nuk dinin gjë! Nuk dinin të bënin dashuri, nuk dinin se ishin lakuriq, po edhe të dinin të bënin dashuri, nuk do të kishin mundur, sepse Ti ishe vazhdimisht atypari. E po të kishim pasur fëmijë atëherë parajsa do t´ishte shndërruar në vend nudistësh, sepse Ti pate ndaluar edhe gjethin para!
Këtu në tokën tonë nëse dalim lakuriq na dënojnë në mënyre simbolike ose me një gjobë, jo më shumë. Edhe pse sipas librave tu lakuriqësia duhej t´ ishte hyjnore dhe dhurate e parajsës…
E pastaj për një mollë dreqi ta hajë nuk bëhet aq potere qiellore sa të na dënosh në mënyrë kolektive me vdekje! Këtu në tokën tonë nuk dënohet kurrë një njeri aq ashpër, për kaq pak! Madje edhe kriminelet e mëdhenj që kanë të njohshëm në politikë dhe për vepra penale dënohen me kusht. Pse nuk njeh Ti një shkallëzim të tille juridik: me kusht p.sh.? Për një mollë na dëbove nga parajsa. Merre me mend Ti një herë këtë punë! Ne, shqiptarët, jemi aq bujar dhe ta kishim dhuruar një thes me molla. Futu lirisht në shtëpinë e shqiptarit se nuk të lënë duarthatë! Nuk themi kot:” shtëpia është e Zotit dhe mikut” !Mirë! Çfarë mirë, në fakt shumë keq. Na bëre të vdekshëm, për një mollë! Dhe ka vite që po përpiqemi ta rizbulojmë parajsën. Atë parajsë ku nuk ka vdekje, ku jetohet me miliarda vite…
Unë nuk dua, nuk dua të jem i pavdekshëm! Ti mendove se neve na ke bërë te vdekshëm, por ne e zbuluam një parajsë me të cilën përsëri i ikim vdekjes, sepse ne do të ringjallemi. Unë heq dorë, këtu,me këtë shkrim, publikisht nga ky parajsë. Motive mund t´i marrish me poshtë!
I dashur Zot,
Të falënderoj nga zemra për këtë jetë të rëndë, por këtu dua t´i shpreh mirënjohjen edhe gruas. Ajo ishte fantastike qe vodhi mollën. Ha, ha, unë i dua hajdutet, intriguese janë ato! Pse mendoj unë kështu? Po të mos kishte ngrënë Eva mollën, atëherë Eva dhe Adami do të kishin mbetur banorët e vetëm në këtë planet. Ose akoma më keq, meqenëse ata nuk duhej të vdisnin, sot do t´ishte mbushur bota me njerëz dhe do te kishin vdekur nga uria, nga etja, do t´kishte pasur biliarda njerëz! E pastaj, nuk ke lënë afër një planet tjetër ku mund të vazhdohet jeta, p.sh. nëse këtu harxhohen patatet kishim mundur te fluturojmë në hënë apo mars dhe kishim marrë disa thasë me vete. Nuk ka!Asgjë!
E pesta: Ne mund edhe ta harrojmë gjithë atë qe thamë deri tani, mirëpo më trego të lutem, pse bëre që ne të jemi pasardhës të kriminelit, jo vetëm të incestit, por edhe të kriminelit. Pse tolerove qe Kaini të vrasë Abelin. Këtu vërtet dua një sqarim shterrrues, përndryshe besimi im e pat!
E gjashta: Pse na duhen kaq shumë fe dhe sekte ? Pse shkruan aq shumë libra, dhe pse përsëri po i korrigjon ato, madje librat i ke shkruar pa vokale, dhe kujt dëshiron t´ia shesësh sot ato libra? Ne planetin tënd gjendja është shumë serioze, shumë delikate, shumë tragjike, shumë qesharake…
Askush nuk dyshon se ka blerë librin e gabuar. Askush nuk ka dyshime dhe askush nuk ndalet të mendojë. Dhe kur askush nuk ven gjërat në dyshim, dhe kur askush nuk mendon, por kapërdinë gjërat e gatshme, atëherë unë kam frikë! Frikë të madhe, Zot i dashur! Këtu shumë njerëz besojnë që ti shkruan libra apo poezi, unë nuk besoj se të tregova që në fillim se jam protestant kronik! Këtu të konsiderojnë shkrimtar e poet.
Madje nuk kane marre të thonë se ke ndërtuar universin për 6 dite, kurse për të shkruar libra të janë dashur vite të tëra, dekada, shekuj!
Disa madje besojnë se Ti je i dobët dhe vrasin për Ty.
Këtu besojnë se Ti ke ndërtua mikro-universin që ne po e zbulojmë me mikroskop dhe makro-universin, që ne po e vështrojmë me teleskop, por edhe pse me këtë fuqi hyjnore, edhe pse ndërton çdo gjë vet, për të shkruar një libër fetar të duhet njeriu dhe nuk e shkruan vet!? Te ne në Tokë, edhe në shkollë nëse shkruan për shokun, të dënojnë…
E din?
Ndoshta dhe ke parë, që kur po na dërgon Ti libra, ne po vritemi si kafshë të egra, dhe të gjitha tërmetet dhe cunamet së bashku nuk kanë vrarë aq shumë njerëz sa njerëzit që lexojnë librat e tua dhe luftojnë duke menduar se kanë të drejtën absolute dhe licencën për të vrarë. Dhe, me beso, qysh kur kanë ardhur këtu librat e tua, i shtypim gratë. Madje shumë besojnë se keqtrajtimi dhe nënshtrimi janë gjëra hyjnore. Për Zotin po, kështu besojnë! Dhe vetëm në këtë shekull u desh të ndërrohen dhe korrigjohen kushtetuat dhe veprojnë në kundërshtim me dispozitat Tua. Këtu ambasadoret e tu thonë se Zotit i pëlqen diskriminimi! Merre me mend këtë një herë !
Nejse, pastaj na tha se atje ne parajsë ka shumë gra të bukura dhe se mua si mashkull më presin shumë bukuroshe. Këtu, në tokë, mezi mund ta mbajë një si duhet, e ç´më duhet atje një duzinë grash! Nuk dua të ndjehem si në shtëpi publike!
Me ketë e-mail sot unë heq dorë publikisht nga parajsa dhe të pyes se a ka në qiell një vend më neutral, kështu si Zvicra te ne, jo ferr , jo parajsë, por diçka ndërmjet, ku ka argëtim tokësor. Disi si purgatori i Dantes… Shikuar mirë e drejtë grave nuk u konvenon të vdesin, por neve meshkujve, po, bile shumë! Ato nuk i pret askush në parajsë…
Në librin tënd thua se në parajsë qumështi rrjedh si lumë, po kush donë të pijë qumësht sot? Pastaj thua se ka mjaltë, e kush donë ta hajë këtë mjaltë që kushton 2 euro një kg? Kush do t´i pijë dhe kush do t´i haje ato gjëra nuk kam idenë. Për mua parajsa është diçka tjetër: konjak shqiptar, tavë Elbasani, Campari me lëng portokalli sapo të shtrydhur; birrë Peje, verë të kuqe nga Toskana, nga Burgonja, Shamapanjë, proshutë parme, franceze apo serrano spanjolle, suxhuk Prizreni për t´i mos numëruar te gjitha, madje parajsë për mua është edhe ritakimi me ish-dashnoret që kisha dikur, jo tjera.
Për ato më ka marrë malli, dhe këtu në tokë nuk guxoj as t´i shkruaj një e-mail se menjëherë ma mësojnë adresën tënde dhe unë më mirë nuk po ngutem. E keqja është se i kam larg vetëm dy klikime në facebook, por ec e merr guximin…
E shtata : Me teleskop po i përcjellim kantieret Tua në Gjithësi dhe po shoh se Ti vazhdimisht po ndërton…A nuk mendon se ka ardhur koha për reforma ne ferr, në parajsë dhe në tokë? Dhe një pyetje personale: a është e mundur që pas vdekjes të marrë unë rrugën e qumështit kurse njerëzit që nuk i dua atë të kosit? Një gjë harrova: si i ka punët Fridrih Niçe që tha se keni vdekur dhe si po kalon xhaxhi Enver?
Duke pritur përgjigjen Tuaj, ju lutem pranoni përshëndetjet e mia më të sinqerta
Me rekomandimet më të veçanta dhe respektin më miqësor
Me plot besim dhe respekt për besimin cilësor
Shumë ngrohtësisht i Juaji përgjithmonë, vertikalisht, N.Aliu
Naser Aliu
Friday, December 11, 2009
Feja, ideologji antikombëtare !
Pasojat e produkteve fetare
- Semitizimi (arabizimi dhe çifutizimi) i kulturës (letërsisë, artit, muzikës, shkencës) dhe çdo pikëpamjeje të kulturës e qytetërimit
- Vrasja e arsyetimit, zhdukja e mendimit kritik, idiotizimi afatgjatë i intelektit
- Përjetësimi dhe infektimi i kombit me frikën nga vdekja
- Tregtimi masiv i fesë si bar qetësues për të shqetësuarit
- Tregtimi i fesë si produkt konsumi për të cekëtit
- Shfrytëzim përjashtues i energjive që përndryshe do të ishin përdorur për kombin

Feja shërben pikë së pari për semitizimin e vazhdueshëm dhe të kontrolluar të veprimtarisë mendore, e për pasojë krijuese, të subjekteve të saj. Një "shqiptar fetar", me detyrim të dyanshëm, është ose fetar, ose shqiptar, pasi fetë semite bien ndesh ballazi me kombin, së pari si njësi identifikimi, së dyti si njësi kulturoro-shoqëroro-qytetë
Togjet "shqiptar mysliman" apo "shqiptar kristian" janë kundërthënëse, nuk kanë kuptim.
Nën fe krejt kultura dhe veprimtaria kombëtare ashtu si dhe arsyetimi i subjekteve kalojnë përmes filtrit të plotfuqishëm fetar. Historia, artet, shkencat riinterpretohen rigorozisht sipas këtij filtri duke humbur krejt lidhjen me realitetin dhe duke iu përshtatur doktrinave semite. Personazhet mitologjike arabo-çifute dhe shprehje kulturore të lindura prej kësaj mitologjie zënë vend në jetën e përditshme duke infektuar botëkuptimin, mënyrën e shprehjes e vetë fjalorin, deri tek emrat identifikues të individëve. Çdo referim për standarde e vlera caktohet në figura arabo-çifute, çdo model për rritjen dhe edukimin e subjekteve vilet prej bëmave të shkretëtirës dhe për pasojë tërë procesi i mendimit, arsyetimit e krijimtarisë ka për bazë këto standarde, ka për udhërrëfyes këto standarde dhe mbrohet e identifikohet kudo me këto standarde duke mënjanuar, zbehur, zhdukur dhe vartësuar kombin në shërbim të fesë. Muzika, letërsia, filozofia fetarizohen, arabizohen e çifutizohen duke identifikuar tashmë një subjekt arab apo një subjekt çifut dhe jo një shqiptar.
Përveç asimilimit të trurit kombëtar hapi i parë është aktualisht asimilimi i aftësisë arsyetuese, duke çuar në idiotizimin dhe handikapatizimin e vazhdueshëm të individëve e për rrjedhojë dhe të kombit, për të prodhuar bagëti të bindur ndaj autoritetesh të pamerituara ideologjike, morale, etike, shoqërore e shkencore të vetëshpallura, si kleri dhe institucioni gërryes që këta përfaqësojnë. Çdo mendim apo pohim fiton vërtetësi duke marrë për bazë "autoritetin" dhe jo vërtetësinë, vëzhgimin, arsyen, faktin a përvojën. Njeriu nxitet të besojë gjithçka që i thuhet dhe të mos arsyetojë, duke asgjësuar krejt aftësinë e mendimit kritik, pasi e vërteta, krejt e vërteta, ndodhet në librat e shkretëtirës në Mekë dhe në Jeruzalem e nuk ka nevojë për mendjen, arsyen, apo realitetin a natyrën. Paaftësia mendore, pezullimi i trurit, promovohet dhe përpallet si virtyt duke synuar dhe marrë fëmijët që të vegjël dhe duke i indoktrinuar në këtë mënyrë (mos)mendimi e duke sjellë kështu afatgjatë, sipas ligjeve të natyrës, degradimin e vazhdueshëm të intelektit në popullsinë e prekur.
Sakaq funksioni më i rëndomtë të cilin feja rëndom thirret të adresojë dhe mbi të cilin mbështetet më fort se kudo, duke zbatuar më tej "të mirat" e tjera të saj, është frika e subjekteve të caktuara nga vdekja. Ajo që nuk kuptohet prej mendjeve naive është se zgjidhja këtu nuk është përrallëzimi dhe përgjumja e kësaj frike me narkotikë si feja, por stërvitja agresive mendore me disiplina arsyetimi apo disiplina ideologjike kombëtare të provuara e zbatuara historikisht, ku të paktën këtyre maleve vdekja shihet si një formë e jetës dhe në asnjë rast nuk pranohet këndvështrimi i përbuzshëm frikac dualist i shkretëtirës, i cili zbut frikën e dhimbjet e kësaj me shpikje realitetesh fiktive (njësoj si në raste individësh patologjikë, por për fat të keq me zbatim masiv). Feja nuk e zgjidh frikën ndaj vdekjes, ajo e përjetëson këtë frikë aty ku e gjen, e zgjeron dhe e zhvillon më tej; përjetëson vazhdueshëm trembjen e subjektit, sepse nëse synohet dhe arrihet shpërbërja e kësaj frike nga vdekja, atëherë feja nuk do të ishte e nevojshme për pjesën dërrmuese të subjekteve. Në një shoqëri ku hasen njerëz të mbyllur pas katër muresh betoni nuk janë të pakta rastet që kjo frikë të lindë, duke qenë se subjekti ka shkëputje të plotë me realitetin natyror dhe e zëvendëson atë (ose ia imponojnë në fëmijëri kur nuk ka ende aftësi arsyetimi kritik) me norma pseudosociale dhe teori letrare. Feja pikërisht duke buruar prej një industrie të veçantë në pazarin e konsumerizmit, ofrohet si produkt që lehtëson këto dhimbje të modernizmit qytetës dhe stoqesh të caktuara gjenetike frikacësh, por që duke synuar mendimet e subjektit i uzurpon vetë botëkuptimin. Çështja që shtrohet për këtë kategori është: "Të marr fe të lehtësoj frikën nga vdekja duke mbetur prore një frikac i varur prej fesë dhe i natyralizuar si bartës kulture aziatike, apo të bëj kontakt me realitetin dhe natyrën dhe të ndjek disiplinat mendore dhe pse jo dhe ato kombëtare?"
Feja, jo rrallë, shërben gjithashtu si një kinkalerizëm më shumë, si një veshje më shumë për një kategori tjetër njerëzish që nuk kanë identitet të tyrin dhe që duke grumbulluar veshje majtas e djathtas në formën e tabelave përpiqen të identifikohen me anën e këtyre, duke mbetur në të gjitha rastet hipokritë. Shprehje të tilla si "Unë jam mysliman", megjithëse as nuk ke dëshmuar shehadetin e as nuk ndjek ndonjë rregull të myslimanizmit, apo "Unë jam kristian" megjithëse as nuk je pagëzuar kurrkund e as nuk ndjek ndonjë rregull të kristianizmit, përkthehen në "Jam një copë sylesh që hiqem fetar për sytë e botës, sepse sot po më shkon kjo fe me veshjen dhe stinën.
Më pëlqen në tregun e zgjedhjeve të kem disa veshje me të cilat të dal në rrugë." shkurtimisht "Jam një magjyp kulturor" një "ballkanas". Në këtë lloj plehu shfaqen dhe disa kandrra shumëngjyrëshe që pëllasin dhe mburren për "tolerancën historike fetare" mes shqiptarëve, duke mos vënë re se diku rrugës së fesë (rasti i fundit jo më pak se 60-90 vjet para) humbëm mbi gjysmën e kombit, që u asimilua krejtësisht në jug, e pjesërisht dhe në lindje e veri të gadishullit duke shërbyer si material për kombet fqinje që janë ende në ngjizje biologjiko-kulturore, ndaj dhe vjedhin vazhdueshëm vendasit; duke mos vënë re gjithashtu se tolerancë midis teorish të papajtueshme konfliktuale nuk mund të ketë dhe "tolerantë" janë vetëm ata që në fakt pohojnë rrejshëm se i përkasin një feje apo një kombi e që ose nuk ndjekin asnjë mësim të asaj feje ose nuk bëjnë asgjë për kombin. Kjo hipokrizi që shitet si virtyt, madje, na këshillohet se duhet ta kemi për mburrje që t'i tregojmë të tjerëve se nuk ka nevojë të jesh fetar i vërtetë, as kombëtar i vertetë, mund të jesh hipokrit i vërtetë dhe kështu është më mirë... E tepërt të komentohet kjo vlerë degraduese skllevërish. Kjo kategori njerëzish duke futur dhe mikrobin e hipokrizisë në tavë e duke e përligjur fenë, i lë kësaj veprimtari të lirë në fushat ku doemos duhet të veprojë kultura kombëtare, ai që quhet qytetërim vendas, i cili tek ne është në krizë të plotë integralisht prej rreth 5 shekujsh, megjithë themelin e madh kulturor që pararend.
Feja gjithashtu është ajo që thith dhe zhduk energji të tëra të pallogaritshme të rinisë, por dhe të subjekteve të kudondodhura kombëtare nga të gjitha fushat e moshat duke i kushtëzuar vetëdijshëm ose pavetëdijshëm të shpenzojnë tërë ditën e tërë natën së menduari e së vepruari për fenë "e tyre", për kulturën dhe vlerat që ajo promovon, e cila në çdo rast hahet me kohën që do të mund të shpenzohej ndërkaq për kombin, kulturën dhe vlerat fisnore. Kur punon për fenë, nuk punon për kombin! Kaq e thjeshtë. Së pari, sepse janë botëkuptime përjashtuese në parim, së dyti, sepse feja është vegël manipulimi që i natyralizon subjektet e veta në qytetërime aziatike sipas fesë përkatëse e së treti, sepse gjithë synimi i fesë është zgjerimi dhe zhvillimi i vet dhe jo i njësive të tjera organizative shoqërore siç është kombi. Ky konflikt ndodh kudo, nuk është veçori vetëm shqiptare, por e çdo kombi që e respekton vetveten dhe që ka patur rastin e keq të ketë të bëjë me fetë meslindore. Lufta kundër kombit në disa vende është kurorëzuar në një amalgamë të padëshiruar hipokrizie që fjala vjen në rastin e Norvegjisë vazhdon të prodhojë reaksion me 2 kisha të djegura në vit. E tek ne sa subjekte fetare që e quajnë veten shqiptarë njohin aq qytetërim, folklor dhe histori shqiptare sa njohin qytetërimin, folklorin dhe historinë e vendeve ku ka lindur feja e tyre? Sa prej këtyre subjekteve dijnë rreth kombit të tyre sa dijnë rreth fesë së tyre?
Mjedisi mendor jo vetëm që duhet ruajtur siç ruhet shëndeti, por madje duhet zhvilluar me rastin më të parë. Dërgimi i fesë për riciklim është nga hapat e para të nevojshme për të çliruar aftësitë e arsyetimit, agresivitetin e dashurisë për jetën, veten dhe familjen. Duhen fëmijë të pabindur dhe të zgjuar, me nisma vetjake dhe krijimtari, jo të lodhurit nga jeta e bagëtitë mendjefjetura për thertoret e Lindjes.
Kadri Fusha
Tuesday, December 8, 2009
Lutjet drejtuar Zotit, janë kundra Zotit
Lutjet, të cilat besimtarët e çdokujt feje ia drejtojne Zotit të tyre, për ndihmë, kur një person i tyre është i sëmurë, kur duan të dalin nga një situatë e keqe dhe e vështirë, kur përballen me rreziqe të ndryshme, kur duan të dalin me rezultate të mira në testime, kur i zë paniku etj, janë të gjitha në kundërshtim me vullnetin hyjnor.
Me anë të këtyre lutjeve, një besimtar i kërkon me përgjërim Zotit, që Zoti të ndryshojë një ndodhi të paracaktuar prej tij, që Zoti ta ndihmojë, që Zoti të bëjë diçka ndryshe nga rrjedha natyrale apo e paracaktuar e ngjarjeve.

A nuk është kjo lutje kundra vullnetit të Zotit ? A nuk bie kjo dëshirë në kundërshtim me atë që Zoti ka vendosur ? A nuk po kërkoni të ndryshoni vullnetin e Zotit ?
Sa % e lutjeve ju realizohen dhe pse mendoni se realizohen, nëse jo rastesisht... ? Kur ngjarjet rrjedhin në linjën për të cilën një besimtar lutet, atëherë rëndomtë thuhet se "e pa/dëgjoi Zoti", ndërsa në rastet kur lutja bie në "vesh të shurdhër", atëherë dëgjojmë shprehje të tipit "Këto janë zgjedhjet e Zotit", apo Zoti e mori pranë vetes etj etj.
Një pyetje të sinqertë kisha ndaj besimtarëve që luten kur ndodhen në vështirësi : Zoti të ndihmon vetëm nëse ti i lutesh , apo nëse ti ke të drejtë ?
Sa nevojë ka Zoti për lutjet e një "fatkeqi", për të kuptuar ç'është më e mira apo më e drejta për të ngjarë ?
Gjithashtu, një tjetër fenomen absurd apo qesharak janë edhe falenderimet. Falenderohet Zoti për bukën, falenderohet nëse të plotëson dëshirat, falenderohet kur nga vështirësitë e shumta të kësaj jete arrin t'ia dalësh, falenderon Zotin kur mjekët bëjnë "mrekulli" me pacientët, falenderon Zotin kur nga një aksident shpëton pa pasoja etj etj.
- Mos i kemi hyrë pak në hak rastësisë, mundit tonë dhe të tjerëve ?
- Si mundet që një besimtar ti lutet Zotit të tij, që ti ndryshojë fati ?
Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2
Friday, November 13, 2009
Heqja e kryqit në shkollat italiane, reagon kisha greke
Gjykata Europiane e Të Drejtave të Njeriut në Strasburg vendosi javën e shkuar që në gjithë klasat në Itali të hiqet kryqi në mure, pasi kjo dhunon të drejtat e nxënësve të feve të tjera, dhe në përgjthësi shkel të drejtën për liri fetare.
Kisha ortodokse greke ka frikë se vendimi për Italinë do të krijojë një precedent që kryqi të hiqet edhe në shtete të tjera me popullsi katolike. Kisha greke ka thirrur një takim të Sinodit të shenjtë javën që vjen për të përpiluar një plan veprimi në lidhje me vendimin e fundit të gjykatës.

Pavarësisht se kisha ortodokse greke ka qënë në armiqësi me katolicizmin roman për 1000 vjet, kërcënimi gjyqësor ndaj simboleve kristiane bëhet një forcë bashkuese për dy fetë. Kisha greke deklaron se Gjykata e Strasburgut injoron rolin e kristianizmit në formimin e identitetit europian. Kisha gjithashtu argumenton se nëse hiqen simbolet fetare, atëherë të rinjtë nuk do kenë më simbole t’i frymëzojnë e ti mbrojnë pasi idhujt e futbollit apo të muzikës nuk mund ti zëvendësojnë dot simbolet fetare.
Reagimi i kishës ortodokse është bërë pas një ankese të një gruaje greke, djali i së cilës studion në Itali. Por një organizatë si Helsniki Monitor po kërkon që vendimi i Strasburgut për Italinë të zbatohet edhe në Greqi.
(Eva Kushova,BalkanWeb)
Dielli pagan i të parëve tanë !
Besimi tek e mbinatyrshmja është i vjetër po aq sa njerëzit mbi tokë. Njerëzit duke mos ditur të shpjegonin fenomenet natyrore, duke qenë inferior dhe te varur drejtëpërdrejtë nga natyra, e ngritën në kult atë, duke i dhënë atributin e shenjtë, e diçkaje të pakuptueshme, të paprekshme...
Jeta në Tokë është provuar sot shkencërisht që ka lindur në Afrikën e sotme, për shkakun e thjeshtë sepse aty ishin kushtet e përshtatshme atmosferike për lindjen e saj. Ndërkohë që sot Afrikën të gjithë njësojnë me shkretëtirën, shumë kohë më parë, kur Europa dhe gjithë kontinentet e tjerë ishin të mbuluar nga akujt, vetëm në Afrikë Dielli ishte bujar ndaj jetës. Besimi pagan, në shumë zota, ka lindur në Dodonë të Janinës, apo në Tomorr të Beratit. (Të dyja troje shqiptare?)
Dielli mori këtë atribut absolut, pikërisht sepse ishte ai që mundësonte jetën, simbolizonte dritë, ditën. E kundërta e Diellit ishte errësira, që nënkuptonte të keqen, të zezën, të ftohtin. Natën njerëzit primitivë ishin shumë të ekspozuar ndaj rreziqeve, sulmeve të kafshëve të egra, të ftohtit etj dhe ishin të varur plotësisht ndaj kushteve të natyrës.
Për këtë arsye "priftërinjtë e parë" ndërtuan një shenjë kulti në malin më të lartë, atje ku rrezet e diellit preknin më parë dhe me anë të daulleve, lajmëronin popullsinë për lindjen e diellit, që presupozonte lindjen e jetës. Pikërisht nga tingulli i daulleve, "dou-dou" merr edhe emrin Dodona pellazgjike. Këtu e ka burimin edhe festa e verës që është një festë pagane, e ardhjes së pranverës, që festohej duke uruar të kishte sa më begati në tokat ku rriteshin të mirat materiale që siguronin jetesën.
Pra dielli ishte natyrshëm më i adhuruari, pasi mundësonte mbijetesën në periudhat akullnojore, që disa herë kanë rrezikuar realisht zhdukjen e rracës humane në Tokë.
Duke studiuar Diellin, si ylli më i afërt i planetit Tokë, lindi interesi ndaj astronomisë, yjësitë dhe fenomenet e ndryshme astronomike. Vetë fjala hyjnore, nuk presupozon diçka të shenjtë, më shumë se diçka që ka të bëjë me yjet, hylli, illi, illyrian, hyjnor...
Ky diell gjendet i pikturuar në shpella 10 mijë vjet më parë, apo dhe 6 mijë vjet tek sumerët (Të shumtët) më parë gjejmë të pikturuar diellin, në mes të sistemit tonë diellor, bashkë me të gjitha planetet që njohim sot. Të gjitha dijet tona astronomike, e kanë zanafillën pikërisht nga kjo periudhë kohore e zhvillimit human.
Ky besim pagan dominoi, madje u përhap në të gjithë shoqërinë njerëzore të asaj periudhe.
Më pas evoloi dhe u përshtat në këto kultura, derisa këto dije astronomike u keqpërdorën qëllimisht apo jo, për të arritur judaizmi që nxorri besimin e parë monoteist, që vinte në qendër vetëm një Zot. E gjithë Dhiata e vjetër apo e Re, nuk është asgjë tjetër veçse një dije astronomike, me në qendër Diellin. Më pas këtë histori e kopjoi thuajse totalisht Bibla dhe më pas biblën Kurani.
Horus, perëndi i Egjipitit të lashtë, 3000-vjet para lindjes së Krishtit, lindi në 25 dhjetor, lindi nga një virgjëreshë, lindi në yllin e lindjes, i mbështetur nga 3 mbretër/profetë, në moshën 12-vjeçare ishte një mësues dhe në moshën 30-vjeçare nis profetësitë e tij, bëri mrekullira të ndryshme, ngjallje të vdekurish, kishte 12 shokë, ku njeri prej tyre e tradhëtoi. Horus kryqëzohet dhe vdes në kryq, kur mbas 3 ditësh ringjallet për tu kthyer në parajsë…
-Atis, 1200 vjet para lindjes së krishtit me të njëjtën histori identike.
-Krishina në Ind,i 900 vjet para lindjes së krishtit, me të njëjtën histori identike
-Dionisi në Greqinë e lashtë, 200 vjet para lindjes se krishtit, me të njëjtën histori identike…
-Mitra në Persi, 1200 vjet para lindjes së krishtit, me të njëjtën histori identike…
Dhe e njëjta histori IDENTIKE vazhdon me :
-Krishna e Hindustanit
-Buda Sakia e Indisë
-Salivahana E Bermudes
-Zhule dhe Orisis i Egjipitit
-Odini i Skandinaveve
-Crite i Kaldeas
-Indra e Tibetit
-Bali i Afganistanit
-Jao i Nepalit…
e keshtu me rradhë edhe mbi 20 perëndi të tjerë para Lindjes së hipotekuar të Krishtit.
Për asnjë nga profetët e mësipërm, nuk ka qoftë edhe një fakt historik që dëshmon ekzistencën e tyre.
Krishti triumfoi ndër mitet e tjerë, pikërisht prej Perandorit Kostandin, që e bëri krishtërimin fenë e Perandorisë Romake, për ta shfrytëzuar e përdorur për qëllimet e saj, në pushtimin e botës.
Arsyet e 25 dhjetorit/lindja e diellit, lindjes prej virgjëreshës/era e virgjëreshës, 12 dishepujt/12 muajt, kryqëzimin apo kryqin dhe ringjalljen pas 3 ditësh e shpjegon më së miri astronomia, sepse besimet fetare nuk jane gjë tjetër veçse një dije astronomike që u kthye në mënyrë alegorike në epos dhe u shfrytëzua për të mbajtur njerëzit nën tutelë dhe injorancë.
Mund të ndihmonte çdo skeptik një dokumentar i ZEITGEST, që tregon historinë më të bukur të treguar deri më sot; "HISTORINE E MITEVE" http://www.youtube.com/wat
Kishtërimi duke e patur shumë të vështirë të luftonte paganizmin e popullit, i vodhi atij të gjitha ritet. Madje edhe mesha sot mbahet të dielën, që jo më kot në shqip, anglisht dhe gjermanisht, nënkupton ditën e diellit.
Të gjithë i njohim nga historia inkuizicionet, blasfemitë, shlyerjet e mëkateve me anë të pagesave, kryqëzatat, njerëzit që vriteshin përse këmbëngulnin se toka rrotullohej, apo pse pretendonin që nuk ishte e sheshtë, përhapjen e krishtërimit dhe islamit (Islam = Isën lam, Isa=Jezusi) me anën e shpatës, faktin që Muhamedi ka qënë analfabet, madje është martuar me Aishen minorene pra politika dhe feja ka qënë një.
Periudha më e errët historike quhet periudha e mesjetës, ku feja kishte pushtet absolut mbi gjithçka, duke djegur e shkatërruar kulturën, artin, bibliotekat, dijetarët etj etj.
Po sot koha ka ndryshuar përgjithësisht. Nëse këtë shkrim do ta shkruaja qoftë një shekull më parë, do të digjesha, vritesha, do të rrihesha me kamzhik në publik, apo do të gurorëzohesha, nga institucionet që presupozohet të sjellin paqen dhe harmoninë në botë. (?) Edhe pse për hir të së vërtetës, ka ende vende në glob, ku feja dhe pushteti janë një, pa shkuar më larg sesa shtetet tona fqinje që krijojnë etni jo në bazë të gjuhës apo identitetit, por në bazë të përkatësisë fetare (ortodokse etj), pasi vetë kultura fetare e lufton identitetin etnik të një populli, duke imponuar traditat e saj, emrat, zakonet apo edhe gjuhën.
Sot islami në Shqipëri është jashtëzakonisht i moderuar dhe kjo është meritë e shqiptarëve. Ndoshta në këtë rast, e gjithë bota muslimane duhet të marr për shembull islamin në Shqipëri. Sipas islamit tradicional, një musliman mbi të gjitha është musliman e pastaj shqiptar, arab etj etj. Sipas kësaj logjike një musliman nuk duhet të festojë asnjë festë kombëtare, as ditë pavarësie, madje as ditëlindjen e tij. Gjithashtu, gjuha e zotit quhet arabishtja, madje edhe Hoxha këndon në Shqipëri arabisht, kur askush nuk e kupton këtë gjuhë dhe komunikimi ndërmjet njeriut e Zotit supozohet të jetë shpirtëror, pa hiearki fetare në mes e institucione si dhe pa ndaluar asnjë gjë, sepse Zoti nëse ekziston, duhet patjetër të kuptojë çdo gjuhë. Në këtë aspekt, katolizmi është moderuar më shumë, madje Papa bën lutje edhe në shqip.
Gjithashtu, mosasimilimit të popullsisë duhet t'ia dedikojmë konvertimit të popullsisë në fenë islame.
Shqiptarët sot janë populli me tolerancën fetare më unike dhe idealë në botë. Si shpjegohet kjo dukuri e shqiptarëve, që për hir të së vërtetës duhet të pranojmë, që ballkanasit përgjithësisht janë gjaknxehtë përsa i përket pronës së tyre. Kjo shpjegohet me faktin që shqiptarët, trashëgimtarët më të pastër të paganizmit, kurrë nuk u influencuan dhe poseduan totalisht nga monoteizmi dhe fenë e përdorën si gunë, për tu mbrojtur nga pushtuesit e tyre, që njëherë i përksinin njërës fe dhe njëherë tjetrës. Ndoshta kjo është edhe një arsye përse E. Hoxha, biri i një hoxhe, arriti të prezantojë në botë shtetin e parë ateist. Diçka të tillë nuk do guxonte as Rusia ta realizonte.
Qëllimi i vetëm i kësaj teme nuk është lufta ndaj feve, cilado ato qofshin, por është një thirrje për tolerancë, një tolerancë që fillimisht duhet të burojë nga besimtarët, që mesa hasim çdo ditë, ata janë më lehtësisht të ofendueshëm, më pak tolerantë ndaj mendimeve të ndryshme, apo deri më shumë ofendues. Lerini njerëzit ti gjykojë Zoti juaj dhe ndiqni parimet e shenjta që propogandoni.
Të besosh në Zot nuk dëmton askënd dhe është tejet personale. Ka njerëz që kanë nevojë për një kult frike apo adhurimi, ka njerëz që besimin në zot e ndjejnë shpresë dhe forcë për të përballuar dhe realizuar me qëllim jetën.
Unë kam vetëm një thirrje : E shenjtë është e drejta, e shenjtë është familja, e shenjtë është shoqëria njerëzore, i shenjtë është arsimi, por mbi të gjitha, e shenjtë është e vërteta !
Shkroi dhe përgatiti Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2
Subscribe to:
Posts (Atom)