Më 21 shtator 2014-të, në Shqipëri do të vij Papa Françesku, me misionin për të inkurajuar lirinë fetare në vendin tonë.
U bëjmë me dije shqiptarëve, që të paktën deri në vitin 2009, sipas një raporti të DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit), në Shqipëri operojnë 245 shoqatave abrahamike, ku bëjnë pjesë grupet e ndryshme fetare ku bëjnë pjesë 4 grupet tradicionale fetare, muslimanët (Sunni), bektashinjtë, (a form of Shia Sufism), të krishterët Ortodoksë (the Autocephalous Orthodox Church of Albania), katolikët romanë. Veç këtyre, ka edhe fe të tjera protestante si dhe grupe të ndryshme fetare duke përfshirë Besimin Bahai, dëshmitarët e Jehovait, Mormonët, etj, etj... Burimi: http://www.state.gov/ documents/organization/ 192989.pdf
Por gjithashtu në Shqipëri operojnë mbi 230 grupe fetare të ndryshme, organizata, fondacione dhe 102 institucione edukative fetare.
Ne në Shqipëri sot', për çdo 10 mijë banorë kemi nga një fe të ndryshme.
Çfarë lirie fetare doni të inkurajoni more Papë Françesku?
Të ketë çdo shqiptar Fenë personale të vetë? (S.I)
E keni të kotë me popullin shqiptar, zotërinj miliarderë që rroni me lëmosha budallenjsh!
Sado i drobitur, i varfër, i shkelur në shekuj, ky popull kurrë nuk është gjynjëzuar para feve abrahamike që në një gjuhë të huaj kërkojnë ta drogojnë, ta përçajnë e ta ç'kombtarizojnë.
Le t'u kujtojmë se si kanë shkruar për ju të parët tanë:
"Blasfemi "
Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona,
e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne
dhe nga këto lutje zemra zotit ende s'iu thye,
por vazhdoi të rrahi ndër lodra dhe kumbona.
Xhamiat dhe kishat madhshtore ndër vende të mjerueme...
Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtëpia tona përdhecke...
Zani i hoxhës dhe i priftit në një kangë të degjenerueme...
0 pikturë ideale, e vjetër një mijë vjeçe!
(Migjeni)
"Pesë Anarkitë "
Katër fe të ndryshme, që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.
(Fan Noli)
Pas shpalljes së Pavarsisë, më 1912, një gazetar anglez e pyeti Heroin e Popullit Ismail Qemali:
- Si do t'i bashkoni në një shtet katolikët e Veriut me myslimanët e Shqipërisë së Mesme me ortodoksët e Jugut?
Dhe Ismail Qemali ia priti:
- Mos kini frikë, zotëri. Ata janë bashkuar e bërë njësh prej kohësh, përmes kultit të të njëjtit atdhe, të cilin e kanë në zemër prej shekujsh përpara se t'i sillnin të huajt këto besime! (I. Qemali)
S'na duhet gjâ feja.
Na duhet qytetnija, policija, xhandarmërija. Mos i besoni priftit! Mos i zeni besë hoxhës! Hoxha ju rren; prifti ju shet.
(Gjergj Fishta 1921)
"Ç'është Liria?"
Unë them: ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë fe, janë të lirë të shkruajnë që feja është e mirë, janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja dhe kur më dërgojnë artikuj për të lavdëruar fetë, unë i shtyp pa besuar, sepse nuk kam të drejtë t’u pres lirinë e fjalës.
Po kur unë besoj, them, shkruaj që më vjen të vjell nga çdo fe, ata, shpirtërobërit ulërasin: s’të lejojmë të shash fetë! S’më lejoni të shaj fetë?! Po unë, shpirtërobër, pse iu lejoj t’i lavdëroni fetë? A kini, në mos filozofi, pak mend të kuptoni që fjala juaj është fjalë gomari?
(Faik Konica, Gazeta “Albania”, 1897)
“Kundër mallkimit të gjuhës shqipe”
Thonë s‘ditka Krishti shqip
Dhe shqip - fjale s‘pret prej nesh,
Vetëm në gjuhë greqisht
Të dëgjon e të mban vesh.
Po dhe Krishti ndë na thëntë
Se- “Jam grek, jakni pas meje”,
Do t‘I themi: - Pa mblidh mëntë,
Se Shqiptari s‘vjen pas teje!
(Petro Nini Luarasi)
"Atdheu dhe Dashuria"
Të dy trimat hapnë gjitë
dhe shikonin hajmalitë
qepur me pe të florinjtë,
si njëra, si tjetëra,
të dya të vjetëra;
përbrenda, pshelur' me kartë, (mbështjellë)
gjetën nga një kryq të artë!
Mbetën të mahniturë
dhe si të goditurë!
të tillë punë, kur panë,
u pushtuan dhe ranë,
Dhe të dy një fjalë thanë:
"Të kam vëlla, mor i mjerë,
nga një bark paskemi lerë!
Jemi një fis e n'jë farë,
jemi të dy shqipëtarë,
po besa na paska ndarë,
Sa na bëri për të vrarë!
(A. Z. Çajupi)
"O Moj Shqypni"
Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit.
(Pashko Vasa)
Nëse ka një aspekt ku lemë pas të gjitha vendet e rajonit dhe renditemi me shtetet më të zhvilluara botërore, është pikërisht indiferenca fetare.
Pikërisht aty duan të na dëmtojnë...
Shkroi: Stop Injorancës !
U bëjmë me dije shqiptarëve, që të paktën deri në vitin 2009, sipas një raporti të DASH (Departamenti Amerikan i Shtetit), në Shqipëri operojnë 245 shoqatave abrahamike, ku bëjnë pjesë grupet e ndryshme fetare ku bëjnë pjesë 4 grupet tradicionale fetare, muslimanët (Sunni), bektashinjtë, (a form of Shia Sufism), të krishterët Ortodoksë (the Autocephalous Orthodox Church of Albania), katolikët romanë. Veç këtyre, ka edhe fe të tjera protestante si dhe grupe të ndryshme fetare duke përfshirë Besimin Bahai, dëshmitarët e Jehovait, Mormonët, etj, etj... Burimi: http://www.state.gov/
Por gjithashtu në Shqipëri operojnë mbi 230 grupe fetare të ndryshme, organizata, fondacione dhe 102 institucione edukative fetare.
Ne në Shqipëri sot', për çdo 10 mijë banorë kemi nga një fe të ndryshme.
Çfarë lirie fetare doni të inkurajoni more Papë Françesku?
Të ketë çdo shqiptar Fenë personale të vetë? (S.I)
E keni të kotë me popullin shqiptar, zotërinj miliarderë që rroni me lëmosha budallenjsh!
Sado i drobitur, i varfër, i shkelur në shekuj, ky popull kurrë nuk është gjynjëzuar para feve abrahamike që në një gjuhë të huaj kërkojnë ta drogojnë, ta përçajnë e ta ç'kombtarizojnë.
Le t'u kujtojmë se si kanë shkruar për ju të parët tanë:
"Blasfemi "
Notojnë xhamiat dhe kishat nëpër kujtime tona,
e lutjet pa kuptim e shije përplasen për muret e tyne
dhe nga këto lutje zemra zotit ende s'iu thye,
por vazhdoi të rrahi ndër lodra dhe kumbona.
Xhamiat dhe kishat madhshtore ndër vende të mjerueme...
Kumbonaret dhe minaret e nalta mbi shtëpia tona përdhecke...
Zani i hoxhës dhe i priftit në një kangë të degjenerueme...
0 pikturë ideale, e vjetër një mijë vjeçe!
(Migjeni)
"Pesë Anarkitë "
Katër fe të ndryshme, që nuk kanë zënë rrënjë në zemrën e një populli pagan.
(Fan Noli)
Pas shpalljes së Pavarsisë, më 1912, një gazetar anglez e pyeti Heroin e Popullit Ismail Qemali:
- Si do t'i bashkoni në një shtet katolikët e Veriut me myslimanët e Shqipërisë së Mesme me ortodoksët e Jugut?
Dhe Ismail Qemali ia priti:
- Mos kini frikë, zotëri. Ata janë bashkuar e bërë njësh prej kohësh, përmes kultit të të njëjtit atdhe, të cilin e kanë në zemër prej shekujsh përpara se t'i sillnin të huajt këto besime! (I. Qemali)
S'na duhet gjâ feja.
Na duhet qytetnija, policija, xhandarmërija. Mos i besoni priftit! Mos i zeni besë hoxhës! Hoxha ju rren; prifti ju shet.
(Gjergj Fishta 1921)
"Ç'është Liria?"
Unë them: ata janë të lirë të kenë fe, janë të lirë të thonë që kanë fe, janë të lirë të shkruajnë që feja është e mirë, janë të lirë të bëjnë ç’urdhëron feja dhe kur më dërgojnë artikuj për të lavdëruar fetë, unë i shtyp pa besuar, sepse nuk kam të drejtë t’u pres lirinë e fjalës.
Po kur unë besoj, them, shkruaj që më vjen të vjell nga çdo fe, ata, shpirtërobërit ulërasin: s’të lejojmë të shash fetë! S’më lejoni të shaj fetë?! Po unë, shpirtërobër, pse iu lejoj t’i lavdëroni fetë? A kini, në mos filozofi, pak mend të kuptoni që fjala juaj është fjalë gomari?
(Faik Konica, Gazeta “Albania”, 1897)
“Kundër mallkimit të gjuhës shqipe”
Thonë s‘ditka Krishti shqip
Dhe shqip - fjale s‘pret prej nesh,
Vetëm në gjuhë greqisht
Të dëgjon e të mban vesh.
Po dhe Krishti ndë na thëntë
Se- “Jam grek, jakni pas meje”,
Do t‘I themi: - Pa mblidh mëntë,
Se Shqiptari s‘vjen pas teje!
(Petro Nini Luarasi)
"Atdheu dhe Dashuria"
Të dy trimat hapnë gjitë
dhe shikonin hajmalitë
qepur me pe të florinjtë,
si njëra, si tjetëra,
të dya të vjetëra;
përbrenda, pshelur' me kartë, (mbështjellë)
gjetën nga një kryq të artë!
Mbetën të mahniturë
dhe si të goditurë!
të tillë punë, kur panë,
u pushtuan dhe ranë,
Dhe të dy një fjalë thanë:
"Të kam vëlla, mor i mjerë,
nga një bark paskemi lerë!
Jemi një fis e n'jë farë,
jemi të dy shqipëtarë,
po besa na paska ndarë,
Sa na bëri për të vrarë!
(A. Z. Çajupi)
"O Moj Shqypni"
Shqyptar', me vllazën jeni tuj u vra,
Ndër nji qind ceta jeni shpërnda;
Ca thone kam fè ca thonë kam din;
Njeni:"jam turk", tjetri:"latin"
Do thonë: "Jam grek", "shkje"-disa tjerë,
Por jemi vllazën t'gjith more t'mjerë!
Priftnit e hoxhët ju kanë hutue,
Për me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'votër,
Me ju turpnue me grue e motër,
Me pushkë n'dorë le t'desë trimnia!
Coniu, shqyptarë, prej gjumit çoniu,
Të gjithë si vllazën n'nji besë shtërngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Prevezë,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rrezë,
Asht tok' e jona, prind na e kanë lanë
Kush mos na e preki, se desim t'tanë
Të desim si burrat që vdiqnë motit
Edhe mos marrohna përpara zotit.
(Pashko Vasa)
Nëse ka një aspekt ku lemë pas të gjitha vendet e rajonit dhe renditemi me shtetet më të zhvilluara botërore, është pikërisht indiferenca fetare.
Pikërisht aty duan të na dëmtojnë...
Shkroi: Stop Injorancës !
No comments:
Post a Comment