Showing posts with label Turizëm. Show all posts
Showing posts with label Turizëm. Show all posts

Wednesday, May 8, 2013

Dom Gjomi i Mirditës


Pamje nga fshati katolik Dom Gjomi i Mirditës, që ndodhet vetëm pak kilometra larg “Rrugës së Kombit”, pranë tunelit të Kalimashit

Çuditërisht, në fshat shihje shumë pak bagëti. Edhe në arra nuk është se kishte shumë të mbjella. Në bisedën e bërë në lokalin e vetëm të fshatit, mësova se pjesa më e madhe e domgjonasve, përveçse kishin nga një shtëpi të rregulluar në fshat, kishin edhe një apo dy shtëpi në Tiranë. Më vonë do e kuptoja arsyen.

Ngjitja në mal do të na shfaqte një pamje dramatike. Dora e njeriut nuk kishte lënë pemë në këmbë. Një masakër e frikshme, e ngjashme me një apokalips. Tani po e kuptoja se si kishin arritur të blinin nga një apo dy shtëpi në Tiranë këta fshatarë miqësorë me ne, por jo me pyllin, që nuk merreshin me asnjë veprimtari bujqësore apo blegtorale.

Për 20 vite me radhë, në këtë mal është prerë çdo pemë e mundshme, duke shkatërruar kështu krejt ekosistemin. Në të nuk gjendet asnjë kafshë pylli apo shpend. Të vetmet gjallesa që hasëm rrugës dhe në mal ishin disa nepërka dhe gjarpërinj, që nxitimthi fshiheshin, dhe një buf që këndonte trishtueshëm, ndoshta gjendjen e këtij mali. Asnjë tingull gjallese tjetër. Madje as cicërimat e zogjve. Asgjë. Vetëm heshtje trishtuese.

“Vallë nuk iu bën përshtypje kjo masakër mjedisore që kanë bërë? Po shteti përse nuk ka ndërhyrë gjithë këto kohë”, pyeta jo pa irritim udhëheqësin e grupit tonë, Petritin, që është larguar nga Dom Gjoni shumë vite më parë.

“Ka qenë e vetmja mundësi që ata të jetojnë dhe fitojnë”, mu kthye me qetësi ai, ndërsa duke psherëtirë, mungesën e ndërhyrjes së shtetit e justifikoi me pragmatizëm, me faktin se Munella është shumë larg për t’u shtrirë dora e ligjit.

Artikullin e plotë e gjeni këtu:
http://www.gazetatema.net/web/2013/05/02/foto-reportazh-nje-masaker-nen-syte-e-te-gjitheve/

Tuesday, August 14, 2012

Shqiptarët nuk shkojnë më në Greqi për punë, por për turizëm


Thuajse dy dekada më parë, një valë e madhe emigrantësh nga Shqipëria erdhi në Greqi për të kërkuar punë. Mijëra shqiptarë të varfër dhe të dëshpëruar por punëtorë të mëdhenj, merrnin rrugën drejtë vendin fqinj.

Tani, në vitin 2012, ata e vizitojnë Greqinë për arsye të tjera, për blerje apo pushime. Një biznesmen grek i fushës së turizmit, raporton “Greek Reporter”, tregon se shumica e konsumatorëve janë nga Shqipëria, jo Greqia.

Ata vijnë nga Tiranë apo qytete të tjera me makinë pasi janë vetëm pak orë larg Greqisë”, thotë ai duke shtuar se shumica nuk kërkojnë ulje për dhomën e hotelit.

Shumë agjenci turistike, shkruan gazeta, bëjnë përpjekje për t’i dërguar ata në Itali. Për shembull, kreu i Bashkisë së Sarandës, bashkëpunon me autoritet italiane me motoskaf. Kjo do t’u vijë në ndihmë jo vetëm për pushime por edhe për urgjenca mjekësore

F.S - Shekulli

Tuesday, November 29, 2011

Plazhi i Durrësit

Shpeshherë akuzojmë plazhistët për cilësinë e ujit të detit, thua sikur këta të fundit shkojnë realisht të lahen me shampo atje, e jo për plazh, por harrojmë që deti ynë pasurohet nga lumenjtë tanë të vdekur, të cilët përbëjnë një tren ekspres mbeturinash organike e jo organike. (Stop Injorancës )


 Pamje e shkëputur nga bregdeti i Adriatikut, Durrës!

Friday, April 8, 2011

Krim te kodra e Rilindasve

E pikëllueshme dhe e pabesueshme - përdhunim në Gjinokastër mbi varret e atdhetarëve të shquar! Kodrën e Rilindasve ku ata preheshin të qetë dikush e ktheu në ‘kodrën e turpit’! Edhe më e pikëllueshme - kjo të ndodhë në kohën e ‘demokracisë’ e të lirisë!
Vendin aq të nderuar e sheh si pas një katrahure lufte, e thua kanë rizbritur hunët e lashtë! Por dhe barbarët mesa dimë vranë popuj mbi tokë e s’u morën me të vdekur nën tokë. Aq më tepër, të dhunosh heronjtë e tu të ndritur që të dhanë lirinë. «Populli që vret të parët e tij është i paracaktuar të zhduket» thotë Balzaku. La Martini plotëson: «Atdheu është krijuar nga hiri i të rënëve»…

Atdheun ne e kemi nga ai ‘hir martirësh’ te Kodra e Rilindasve e nga tërë heronjtë ku ka Shqipëri. T’u prishësh e t’u hapësh varret atyre ke hapur varrin e kombit tënd, i ke hapur gropën të ardhmes sate si shqiptar. Kurse kjo gjëmë marrëzie ka ndodhur në Gjinokastër, kryqendra zonjë e Labërisë, qyteti ku harmonizohet aq fisnikërisht atdhetarizmi, trimëria e mençuria.
Varri i Çercizit dhe kater Rilindasve (Arkivi i Revistes MAPO)
Ndjej dhe më tepër dhimbje nga larg qytetit tim aq të dashur kur kujtoj tim atë, ndjesë pastë që merrte përdore dy nipërit e vegjël i çonte gjer lart te Kodra me Rilindas e u thoshte:
«Ky këtu, ka thënë ‘Ku kemi lerë, ku na bëjnë nderë? Në Shqipëri’.
Ky këtu thoshte ‘Gjuha jonë sa e mirë, sa e ëmbël, sa e gjerë’
Ky këtu i ka dhënë emrin shkollës suaj ‘Koto Hoxhi’.
Ky këtu ngrinte koburen në ajër e thirrte ta dëgjonit dhe ju ‘Shtiva shtatë e vrava tetë… pam-pam-pam’ mbi armiqtë që ju të gëzoni të lirë»…
Dhe gjyshi qeshte si fëmijë tok me ta. Tek i dëgjonte, mbi Kodrën e Rilindasve dielli qe më i bukur se mbi çdo vend tjetër të qytetit… Sot aty çdo gjë u është kthyer përmbys. Eshtrat lëvizur nga vendi i thonë njera tjetrës «Ngrihi o të vdekur t’u vijmë në ndihmë të gjallëve se kanë vdekur para nesh»! 

Ato pesë figura të çmuara lart nuk janë masakruar si njerëz të zakontë por si shqiptarë të shquar (ndryshe do trazoheshin varret e thjeshtë poshtë buzë xhadesë). Bashkë me ta vrasësit kanë masakruar dhe shqiponjën sipër tyre, i kanë prerë kokë e krahë, ngjashëm me prerjen e Shqipërisë si komb. Ata që e kanë bërë këtë gjë, gjer shkatërrimin e Shqiponjës, sigurisht nuk janë shqiptarë; janë armiq të Shqipërisë a vegla të tyre. Nëse do t’i kërkoni, pyesni veten se cilët janë të interesuar sot për të shuar gjurmët e ndritura të Shqipërisë brenda Shqipërisë!

Ata ‘poshtë’ për vite të tëra bënin gjumë të qetë tek ndjenin se shqiponja e tyre në krye u pëshpëriste vargjet e Naimit: «Ti Shqipëri më ep nderë…» e Koto Hoxhi u kish kënduar aq bukur frashërllinjve: «Tre vëllezër prej ari…»!

Tani atij i prishet varri në mes të qytetit!
As atyre s’u besohet, dhe të hapur e të gjymtuar në truallin e tyre po rrinë të hutuar midis vdekjes e jetës: Për këta njerëz e shkrimë jetën!? Mirë i ligu, bën punën e tij, po të tjerët!?...
Më tepër se plagët që morën përsëgjalli nga armiqtë u dhëmb braktisja e eshtrave mes popullit të tyre! Shqiptari varret, të kujtdo qofshin, i ka të shenjta. Prekja e tyre është si prekja e Zotit - lëndim i shpirtrave të Perëndisë.  
Shqiptari në zakon nuk ka prekur as varrin e Sulltan Muratit në Fushë Kosovë, as të Ballaban Pashës në Petrelë; as të pushtuesve fashistë e të grekëve shovinistë. Me armiqtë është marrë me dinjitet sa qenë gjallë, kurse trupat në varr ua ka lënë të qeta (me shpirtin apo gjyqin e tyre pas vdekjes merret Perëndia).
Trazimi i gjumit të varreve bëhet qetësisht prej vandalëve modernë, prej atyre që kanë bërë aq të zeza sa kanë frikë edhe prej të vdekurve. Rastet rrotull nesh janë përmendur.
Shkrimtari amerikan Fred Rid thotë se mbi varret izraelitë në Selanik shteti grek ka ndërtuar Universitetin dhe studentët venë në leksione diturie duke shkelur mbi eshtra. Aristidh Kola thotë se në vitet 1980 zyrtarët grekë në Selanik i zhdukën varret e shqiptarëve për të mos rënë erë ‘Shqipëri’ gjëkund.
Në Paramithi publicisti Sali Bollati kërkoi varret e të parëve, por mbi varret çame kishin ngritur fushë basketi e luanin me top si duke luajtur gëzueshëm me kafka shqiptarësh të vdekur! Studjuesi i nderuar Mexhit Kokalari shkruan se kërkoi në Gjinokastër varret e të parëve, e ato qenë shkulur se do ngrihej Konsullata e re e fqinjit! Dihen më tej, dhunimet e varreve shqiptare në Kosinë të Përmetit, të Boboshticës duke i kthyer eshtrat shqiptare në ‘ushtarë grekë’ apo duke i flakur ndër hendekë…
Në këtë logjikë si gjëkund tjetër përfshihen dhe varret e shqiptarëve të shquar ulur te Kodra e Rilindasve si në prehër të Diellit të vendlindjes. Ata do besonin më shumë se mund të prishej dielli lart se sa t’u prisheshin varret mes njerëzve të tyre!
Çfarë ‘borxhi’ duhej të lanin për këtë dhunim!?
Nëse ju ka mbetur ende për të bërë për Atdheun, ata do ngriheshin vetë të gjallë, pa pritur që t’i lëviznin të vdekur! Bajo Topullit s’i zunë këmbët dhè brenda e jashtë Atdheut për të bashkuar shqiptarët në udhën e lirisë. Fjala e tij e zjarrtë dhe e urtë ngrinte kombin më këmbë. U shkri i tëri e mbeti vetëm frymë në këngë… dhe atë që iu bë eshtrave të tij në qytetin e lindjes s’e mendonte as nga armiqtë! Çerçizi pushonte në krah të vëllait të madh si pushka pranë penës. E vranë në pabesi sllavët në Veri. Ia prunë eshtrat në vendlindje dhe i ngritën Monument. Ushtarët grekë që pushtuan Gjinokastrën më 1940 e qëlluan te monumenti në bronz duke e vrarë dhe të vdekur për t’u siguruar mirë që arma e tij s’do ngjallej më. Ai s’lëvizi e dorën e mbajti prapë te koburja në brez, për t’u thënë bashkëqytetarëve se mbetej i gjallë, kurse brima te kofsha e statujës u kujtonte se armiku mbetet ende gjallë…
Dhe gjetën kohën, i prishën varrin. Ai tërë merakun e kish për të tjerët («Leni djemtë e mi të shkojnë/ se ju skuq, ju bëj me bojë»)!

Mitropoliti i Korçës mallkoi gjuhën shqipe, pastaj helmoi atdhetarim e ndritur Petro Nini Luarasi. Populli e mallkoi: «Foti mos të zëntë moti»! Çerçizi me Mihal Gramenon zbatuan vendimin e popullit që Fotin ‘mos ta zinte moti’…Dikush dhe pas 100 vjetësh mori hakun e misionarit të zi Foti - Çerçizit i prishet varri!
Çajupi, i ëmbël si ai la amanet nga mërgimi që të prehej në vëndlindje, siç iu lut nga larg në vjershë: «Dërgomë një gur, dërgomë/ ta vë jastëk ndënë krye», dhe pas vdekjes e prunë te gurët e ëmbël të vendlindjes. Ai dalloi me kohë plagën shqiptare të mohimit të kombësisë e thirri me zë të lartë te Parathënia e Baba Tomorrit: «Shqipja është gjuhë si dhe të tjerat, në mos më e mirë. Po fajin më të madh e kanë ata shqiptarë që besojnë të huajt dhe shiten e kërkojnë të shesin dhe Shqipërinë». E plotësoi mendimin më saktë e më fuqishëm përballë fqinjit shoven kur deshi të na pushtonte: «O burra o shqipëtarë/, greku kërkon të na marrë»!..Kundër kësaj thirrjeje që mbetet e ditës, sot dikush i merr qetësinë e gjumit në vendlindje, i prish varrin!
Pandeli Sotiri qe drejtor i Shkollës shqipe në Korçë. Qeveria Osmane më në fund e dha lejen të çelej po Patrikana nuk ia ndau të zezat për ta mbyllur, sepse gjuha shqipe qe ringjallja e legalizuar e kombit shqiptar. Nëpër kanalet e errëta bizantine, si mësues gjimnastike iu fut një oficer grek i asfalisë, për t’i përgatitur fundin. Për fat të keq, Mësuesi i ndritur qe martuar me një greke shovene, e pështirë që nga emri - Buçerraqe. Ajo e çoi të shoqin si vizitë tek i ati në Stamboll, agjent i Patrikanës. Aty i dhanë helmin dhe e hodhën nga ballkoni në udhë, si i vetëvrarë!..Pikëllim i tij nuk qe ajo vdekje sado e lemerishme te portat e Patrikanës…Qe prishja e varrit të tij në vendlindje.
Koto Hoxhi qe në ajkën e rilindasve që shkrinë jetën për Shqipërinë. Sulltani e degdisi në burgun e tmerrshëm të Jedi Kules e ai iu përgjigj me trimëri shenjtori: «Ju keni në dorë trupin tim, po shpirtin tim s’e keni në dorë»!

Në vendlindje në Lunxhëri bëri çmos për hapjen e shkollës shqipe. Me shtytjen e mitropolitit grek, një lavire fshati e quajtur Kate hapi fjalë për plakun e shenjtë se ‘e kish ngacmuar’(!)…dhe turma histerike e droguar dhe e paguar iu turrën e ç’nuk i bënë rilindasit të thinjur nga hallet e atdheut…Që krahinarët e tij të mos i shihte kështu të shpërbërë e të gënjyer duke ngrënë veten e Shqipërinë, para se të mbyllte sytë tha: «Ju, o djem, do më kujtoni/ kur të zbardhetë liria…».
Ndër ata djem të Lirisë që do t’i mbanin amanetin rilindasit martir janë djemtë e mrekullueshëm sot të Gjinokastrës që u dolën zot eshtrave të tij dhe nderit të Atdheut (akti i veçantë kaq dinjitoz e fisnik i tyre do mbetet i paharruar). Për atë amanet e për dashuri ndaj të parëve të shquar, përkushtimi i tyre do çante dhe gurin e Gjinokastrës e do dilnin dhe që nga brenda gurit për t’u shfaqur te Kodra e Rilindasve si bij të denjë të tyre. Zyrtarë bukëngrënës u njoftuan që të vinin dorë te ajo lemeri antikombëtare e antinjerëzore, e ata thanë se ‘nuk qe në detyrën e tyre’ (!). Heronjtë e martirët që për Shqipërinë prishën jetën e shtëpinë nuk thanë se ‘mbrojtja e Atdheut nuk qe detyrë e veçantë e tyre’!
Akti i zi ka shumë dhimbje, por jo habi. Ai është pjesë e shkatërrimeve antikombëtare nga qarqe të dyshimta të këtyre 20 viteve, në harmoni të zezë me to. Demokracia aq e dëshiruar në Shqipëri erdhi si një epokë e ndritur qytetërimi, por për fat të keq tek ne, dhe me një faqe të errët shkatërrimi. Ky shkatërrim u turr kryesisht në objektet dhe pasuritë kombëtare. Synimi ka qenë dhe mbetet zhdukja e rrënjëve të ndritura si dëshmi Shqipërie, humbja e thesareve kombëtare. Vëndasit i dinë vetë pikat e shkatërruara apo të lënduara. Kujto «humbjen» e Kryqit të Shenjtë të Labovës, thesar historik që nga Perandori ilir i shekullit 6, Justinianit; apo zhdukja nëpër kishat shqiptare e thesareve të ikonave, dëshmi e lashtësisë paragreke të kristianizmit shqiptar (kujtojmë, në Peloponez hapet periodikisht ekspozita me thesare nga Vorio-Epiri grek (!).
Ky akt grabitjeje e çkombëtarizimi bëhet dhe më i lehtë kur në shtetin shqiptar Prefekti grek i Gjinokastrës shkon në Sillogje Vprio-Epiri, shpall hapur se është «Prefekt i Vorio-Epirit» e për këtë gradohet Ministër!
Kujtojmë atë që është botuar kaq herë me dëshmi dijetarësh të huaj të pakundërshtueshëm: rrënjët e Gjinokastrës njihen që para 2300 vjetësh te Pirrua shqiptar i Epirit kur qyteti quhej ‘Phyro-Castra’ (kështjella e Pirros). Kjo përforcohet nga brilanti i sotëm arkeologjik Antigonea, ngritur në nderim të së shoqes së tij. Ndjekim lidhjen zinxhir: Antigonea qe vajza e Berenikës dhe e Ptoleme Lagosit (Ptolemeu qe bir i Filipit të II të Maqedonisë, pra vëlla me tjetër nënë i Aleksandrit të Madh, siç i përcakton qartë Sami Frashëri). Pyrrokastra dhe Antigonea - i shoqi dhe e shoqja u ngritën si dëshmi epiro-shqiptare karshi njeri tjetrit mbi luginën e bukur të krahinës pelazge. Për vulosje historie, populli emërtoi me emrin ‘Burri’ dhe malin karshi - Burreto…Më pas në sh. 14 erdhi si zot sovran Gjin Bua Shpata. Më afër qytetit sundoi Gjin Zënëbisha, e qyteti u quajt me emrin e tyre «Gjinokastra» (Kështjella e Gjinit), si dikur «Kështjella e Pirros», me emrin e të zotëve të Mëdhenj rrënjës. Teorikët fqinjë  emërtimin «Phyrrocastra» u munduan ta shpjegonin greqisht «Pyrro-haraks» (Vija e Pirros), pa pasur asnjë afri logjike apo fonetike! Nuk bindi njeri, dhe me ëndër të gjatë te ky qytet kyç shqiptar kërkuan ndihmë te legjenda «Argjiro». Gjinokastritët kështu do t’i vinin në gjumë përmes mallëngjimit të një princeshe të shpifur!
Dhe mendjeshkurtrit e papërgjegjshëm në Gjinokastër që qarkullojnë mediat si ajkë kulture ende mbajnë më këmbë këtë trillim të fandaksur mesjetar alla Lefter Dilo - «Princesha jonë Argjiro», si ta kishin teze gjiri me qumësht floriri nga nëna e nga baba!  Legjenda e kurdisur që të largon nga rrënjët e tua kombëtare e nga të parët e tu (gjersa t’u prishësh dhe varrin), të kujton teorinë e ideologut shoven mes nesh dikur, Jorgo Panajoti që thoshte se Legjenda e Kordhocës (legjendë e pastër e lashtë e vendasve gjinokastritë) është e minoritetit(!). Donte të vërtetonte me grabitje folklori, se pakica greke në Gjinokastër ka moshën mijëvjeçare të legjendave!..E të tjera në vazhdimësi mbi të zezën Shqipëri… gjer te dhunimi i Kodrës së Rilindasve.           
Ajo rini e nderuar e Gjinokastrës që i doli zot me aq dinjitet piedestalit të Rilindasve të tyre plotëson porosinë e veçantë të Luigj Gurakuqit thënë më 1923 për tërë kohërat e brezat: «Një popull që nderon Burrat e vet, një popull që pavdekëson kujtimin e tyre, jo vetëm në faqet e historisë por dhe mbi rrasa e monumente, ai popull tregon se ka ndërgjegje, se ka ndjesi të holla, se njeh miradijen e ka dëshirë me u sjellë e me u drejtue mbas shembullit të të mëdhenjve të vet».


Agim Shehu, G. Sot

I janë derdhur kalasë e Lezhës

Po vënë dorë mbi kalanë e Lezhës. Kafshërisht.

Në fillim ka shkruar për këtë gjë arkeologu Lorenc Bejko më 8 mars, në Gazetën Shqiptare.  
Ka shkruar?
Në fakt, u ka rënë borive të alarmit lidhur me atë që po ndodh në kalanë e Lezhës. “Kanë nxjerrë nga sirtari një projekt të vjetër ndërhyrjeje në këtë kala; ky projekt është kritikuar dhe refuzuar në vitin 2007 nga Këshilli Shkencor i Institutit të Monumenteve të Kulturës dhe Këshilli Kombëtar i Restaurimeve, por tani nuk ka kush ta bëjë rezistencën”, thotë pak a shumë në shkrimin e vet Lorenc Bejko. Dhe pikëllimi e zemërimi i kullojnë nga çdo frazë.

Po çfarë kanë planifikuar t’i bëjnë kalasë së Lezhës?
Na e thotë Bejko në të njëjtin shkrim: “Intimiteti dhe atmosfera krejtësisht magjike e hapësirës së brendëshme të kalasë, do të zëvendësohet nga një pamje ‘shumë dinamike’ me ndërtesa një e dykatëshe ku do të ofrohen shërbime bari, restoranti, po edhe disa dhoma hoteli. Ndërtimet do të shfrytëzojnë rrënojat ekzistuese dhe do t’i plotësojnë ato për të ngritur muret mbajtës të ‘vizionit të ri’ me kafe, qofte e motel brenda.  
Me pak fjalë, edhe një nga vendet e pakta që na ka mbetur ku qetësia, natyraliteti dhe kontakti me autenticitetin e të kaluarës ende mbretëron, rrezikon ta humbë këtë magji dhe të shndërrohet në një restorant më shumë.
 Nëse ka një vlerë që objektet dhe sitet e trashëgimisë kulturore mbartin dhe transmetojnë në qeniet dhe mendësitë tona dhe të shoqërisë bashkëkohore, është pikërisht ndjesia e pastërtisë, qetësisë, reflektimit, thjeshtësisë, origjinales, harmonisë së objekteve të njeriut me mjedisin natyror.  
Për cilën arsye madhore do të na duhet të heqim dorë prej këtyre vlerave që kalaja e Lezhës i mbart në mënyrën më dinjitoze ashtu siç ruhet sot?
Përgjigjen na e jep drejtori i aktual i IMK-së: Duhet tu ofrojmë një kafe vizitorëve kur arrijnë atje lart!!!”


Çfarë thotë zoti Gjeçi?
Thotë gjëra, që të bëjnë të ikësh mendsh (ndonëse vetë i dija nga shkrimi i Bejkos). Ja disa nga faktet (dua ta theksoj: janë fakte, e jo opinione):

1. Mbi rrënojat e Akropolit Antik të Lissit do të ndërtohet një fshat turistik malor.

2.Trojet historike të mbretërive ilire,… sarajet e Dukagjinëve do të shiten për gjelltore, për hotele e motele.

3. Oda, ku janë mbledhur prijësat shqiptarë për të bërë besëlidhjen, do të kthehet në restorant për mish dhie.

4. Atje ku u dergj Skënderbeu në prag të vdekjes, do të ndërtohet një thertore.

5. Atje ku fare mirë mund të ishte një muze etnografik, do të ndërtohen nevojtoret publike.

6. Mbi rrënojat e kishës së shekullit të 13-të do të ndërtohet një diskotekë nate.

7. Bujtina e miqve të princave dukagjinas (e kthyer në xhami pas pushtimit turk) do të kthehet në restorantin e produkteve të mishit të derrit.

8. Çisterna antike do të kthehet në depo për ruajtjen e turshive.

9. Varrezat mesjetare do të kthehen në vend parkimi për automjetet.

10. Numri i mishngrënsave dhe manjakëve të seksit do të numërohen për vizitorë të turizmit kulturor, etj, etj.

Pse bëhet e gjithë kjo?

“Gjithçka vjen prej presionit të personave me pushtet për qëllime përvetësimi të pasurive më të lakmueshme kombëtare”, thotë Gjeçi. Nuk harron të pëmendë emrin e Apollon Baçes, pasi vendimi për ta miratuar këtë projekt përkon në kohë me rikthimin e tij. Të njëjtin person ka identifikuar si fajtor (përveç të tjerëve) dhe Lorenc Bejko.

Më kanë ardhur via e-mail dy foto; njëra e kalasë së Lezhës ashtu siç ka qenë e siç duhet me qenë, dhe tjetra e kalasë ashtu si don A. Baçe të jetë, dmth me lokalet një e dy katëshe brenda mureve rrethues të kalasë; këto lokale parashikohet të ngrihen mu atje ku sot janë rrënojat e mureve të brendshme; e sikur kjo të mos ishte mjaft, në projekt të zënë sytë dhe një fushë sportive; duket si fushë tenisi.

Janë çmendur këta njerëz? Apo u ka plasur cipa? Për mua janë të dyja. Ndryshe nuk ka si shpjegohet, që nuk duan t’ia dinë më për asgjë.
Janë të sponsorizuar, të frymëzuar e të mbrojtur në këtë yxhym nga një bandë plaçkitësish, të cilët kanë në dorë procesin e vendimmarrjes. Inkurajohen dhe nga dremitja e heshtja e shoqërisë shqiptare. Në rastin konkret janë lezhjanët, që heshtin (Salvator Gjeçi është një zë që po u shpëton nderin, por nuk dihet a do t’u shpëtojë kalanë); e të mendosh se para ca kohësh një pjesë syresh bënë një protestë të bujshme kundër Klodit homoseksual!
Trima të mëdhenj dhe qytetarë 24 karatësh, s’ke ç’u thua! Le t’i vënë flakën Lezhës, punë e madhe! Vetëm të mos dalë ndonjë gay që t’u marrë erzin.
Uf! Mesjetë. Shekulli XI, XII, XIII.

Po jetojmë në kohë njimend dramatike. Këtë vend po e merr lumi. Nga njëra anë shoqëria shqiptare ka rënë në një gjumë të thellë, e nga ana tjetër kemi një bandë plaçkitësish që nuk ka kush t’i pengojë në bëmat e tyre. Dhe rrethi është i mbyllur: “Për të bërë plaçkë, u duhet të fitojnë zgjedhjet; që të fitojnë zgjedhjet, duhet të kenë plaçkë. Nuk kanë rrugë tjetër pra. Me të mësuar se ç’është plaçka, duan të bëjnë sërish plaçkë; për të bërë plaçkë, u duhet që të jenë se s’bën në pushtet; që të jenë më të sigurtë u duhet të trembin dhe institucionet e drejtësisë apo institucione të tjera; e që të blindohen fare, kanë bërë për vete dhe ambasadorët.

Si i bëhet? Nuk kam zgjidhje. I’m sorry!

Sunday, October 31, 2010

“Malet e Shqipërisë” Guida e parë turistike e viteve ‘40

Një udhëzues alpinistik dhe turistik i Shqipërisë së viteve ‘40 i botuar nga “Distaptur” vjen i shoqëruar me një studim për “Rapsoditë e maleve shqiptare” nga Nikola Lo Russo Attoma me foto historike.
Në vitin 1941 shtëpia botuese “Distaptur” në Tiranë publikon vëllimin “Montagne D’Albania”, me autor Piero Ghiglione, i cili është shtypur nga Instituti Gjeografik “De Agostini”.
Libri përfshin edhe një studim për “Rapsoditë e maleve shqiptare” nga Nicola Lo Russo Attoma, me 118 faqe dhe shoqërohet nga 60 ilustrime me foto bardhezi të vetë autorit.
Në mënyrë që libri të shpërndahej në të gjithë Shqipërinë, paralelisht ky vëllim u botua edhe në gjuhën shqipe, po nga shtëpia botuese “Distaptur” me titullin në shqip “Malet e Shqipërisë” dhe nëntitull “Me nji studim qi merret me rapsodët e malevet shqiptare”.
Revista “Drini” (Buletini mujor i turizmit shqiptar) i botuar në Tiranë nga Drejtoria e Turizmit, Shtypit dhe Propagandës në Kryesinë e Këshillit të Shqipërisë, e botoi librin në numrin 8, të saj, pikërisht me 1 tetor 1941.
Libri “Malet e Shqipërisë” mund të konsiderohet si dokumenti i parë shkencor për malet shqiptare dhe tani gjendet kudo në tregun e librarive. Hulumtimet tona tregojnë se ka ende kopje në bibliotekat e specializuara, madje edhe në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë.
Ky udhëzues i inxhinier Ghigliones fokusohet veçanërisht në aspektin e alpinizmit dhe në të njëjtën kohë në turizmin malor shqiptar.
Ky vëllim ndahet në dy pjesë:
ashtu siç edhe përshkruhet brenda tij ai është një dokument shkencor, i cili është “një ftesë për të gjithë ata që i duan malet dhe vizitojnë Shqipërinë, ku do të zbulojnë me siguri bukuri panoramike dhe emocione alpine, për të cilat, deri tani udhëtohej vetëm në disa rajone të Evropës”. Kopertina e librit është një foto e piktorit Sante Bullo, i cili paraqet malet e Krujës, ndërsa në brendësi të librit paraqiten fotografi të realizuara nga vetë inxhinier Ghiglione. Kapitulli për “Rapsoditë e maleve shqiptare”, shoqërohet edhe me ilustrime të detajuara të disa prej instrumenteve kryesore muzikore më të përdorura në Shqipëri.

Ja dhe teksti që shoqëron recensionin e botuar nga revista “Drini”:
“Bordi Editorial “Distaptur”, i cili nuk ka më shumë se një vit që ka nisur iniciativën botuese në Shqipëri, ka bërë një punë të lavdërueshme (mjafton të kujtosh kartolinat e mrekullueshme artistike të cilat nuk mund të popullarizonin më mirë folklorin dhe bukuritë panoramike të Shqipërisë), duke pasur një meritë të çmuar në prezantimin e vëllimit të ri, të botuar kohët e fundit nga Instituti Gjeografik “De Agostini”, i cili do të çojë nëpër botë një ilustrim të prekshëm të një sektori të injoruar të territorit shqiptar: malet”.

Tre të tretat e territorit të Shqipërisë është malore: maja të paarritshme, vargmale madhështore, një ultësirë e thyer shkëmbore, pyje, lugina, borë dhe akullnaja, kasolle alpine të ndërtuara mbi shkëmbinj dhe kreshta dolomite të ngritura mbi opalin e kthjellët të qiellit. Kjo është një pjesë e panjohur e Shqipërisë: për shumë njerëz ajo ngjason një Shqipëri e largët, shpesh pa kurrfarë kurioziteti, por që falë botimit të “Distaptur”, thërret fort për të tërhequr vëmendjen e publikut.

As që do ta besoni se në “Malet e Shqipërisë” do të takoni përveçse një vëllimi në prozë me përshkrime, por edhe një guidë turistike, mjaft elegante dhe të ilustruar me të gjitha me rregullat e artit modern. Jo në çdo faqe do të ndjeni prani humane, por çdo luginë aty përshkruhet nga kënga e një bariu, në çdo majë mali jeton legjenda e tij prej mishi dhe gjaku, aq sa kur ata mbyllin punët, rreth e rrotull mbetet vetëm lavdia e hapësirës dhe heshtjes, por edhe shpirti i njeriut të pastruar e rafinuar nga era mijëvjeçare dhe bardhësia e përjetshme e dëborës.
Dhe ndoshta ky është fakti kryesor që libri hapet me një përshkrim rreth të shkruarës, në mënyrë që lexuesi të lidhet fort pas një strukture komplekse shpirtërore dhe të fuqishme: atë të malit shqiptar, i cili formësohet duke dëgjuar këngët e lindura në mënyrë spontane nga buzët e barinjve, instrumentet rudimentale, prej nga dalin detaje të thjeshta, të sugjeruara nga instinkti i jetës që e rrethon, i cili përbëhet vetëm nga dy elemente thelbësore të ciklit njerëzor : dashuria dhe vdekja.
I vendosur për të përmbushur këtë detyrë fisnike dhe i pajisur me një ekspertizë të thellë Nicola Lo Russo Attoma, i cili me studimin e tij mbi rapsoditë e maleve shqiptare, nuk mjaftohet vetëm me fjalë, por edhe me ilustrime fotografike, duke hapur një panoramë shpirtërore, e cila do të shoqërojë lexuesit në një udhëtim që nis nga një vargmal duke hyrë thellë në çdo luginë. Këtu, si në çdo gjë, mbizotëron elementi njerëzor. Aty e gjen njeriun me pasionet e tij, historinë, traditat, të metat dhe virtytet: ai përshtatet me ligjet misterioze të natyrës, duke shfaqur shpesh pa vetëdije gjithë fizionominë e tij, e cila përbëhet nga ngjyra dhe tinguj të mjedisit ku jeton.
Pjesa turistike e këtij vëllimi përshkruan malet shqiptare me një ilustrim teknik “të shtyllës kurrizore”, që përbën edhe gjithë kompleksin alpinistik të vendit, i cili është shkelur nga vetë Piero Ghiglione, një nga alpinistët më të njohur në botë. Mjafton të kujtosh se Ghiglione ka kryer eksplorime alpinizmi në Himalaje, Ande, masivet e Afrikës dhe natyrisht në të gjithë vargmalet e Evropës, çka të bën të kuptosh seriozitetin dhe përgjegjësinë që përmbajnë këto faqe libri. Madje
Ghigliones iu deshën disa muaj për të shkuar deri në thellësi të këtyre fshatrave shqiptare. Ai iu përkushtua me shumë dashuri këtij udhëtimi, për t’u përshtatur me njeriun, për të cilin mali përbën elementin më të rëndësishëm të jetës. Disa nga majat e maleve ishin tashmë të njohura për të, të tjerat i kaloi për herë të parë, por disa ngjitje ishin “një pushtim” i lakmuar apo një rekord. Ai përshkruan në faqet e librit çdo shkëmb të thepisur që të çon nëpër shtigje edhe më të ashpra, duke u ngjitur drejt lartësive ku të merret mendja.
Libri është i ndarë në gjashtë kapituj që mbulojnë gjashtë grupe ngjitje malore të sistemit alpinistik shqiptar, ku secila pjesë analizon malet me saktësinë e një dokumenti shkencor: saktësi për çdo masiv shkëmbor, si të ishte një produkt me formulë kimike ose shenja misterioze të shoqëruara me një radiolog të qartë spekto-analitik. Në çdo faqe të librit do ndieni frymëmarrjen e natyrës, pafundësinë e horizontit, madhështinë luftës mes njeriut të vogël dhe kokëfortë, i cili do të fitojë përballë një shkëmbi gjigand.
Piero Ghiglione u ndie mjaft entuziast për malet e Shqipërisë. Ai vlerëson punën e bërë për turizmit shqiptar, duke ndërtuar tashmë një strehë të rehatshme në rajonin e Thethit, (vargmal në veri), vend i cili ka një të ardhme të begatë turistike për Shqipërinë, si dhe zona të tjera malore, ku mund të shkohet për ski apo pushime. Madje inxhinieri Ghiglione, një alpinist me përvojë, do të donte të shoqëronte këtë libër edhe me një udhëzues “Paralajmërimesh” për vizitorët, ata që do të udhëtojnë në këto vende për qëllime alpinizmi.
“Mbani në mend, - shkruan ai, - sezoni më i mirë për shëtitur është gjatë stinës së verës, periudha nga muaji qershori deri në shtator. Deri në mes të qershorit moti është zakonisht shumë e paqëndrueshëm, aq sa dëborë mund të gjesh edhe në shkëmbinjtë më të afërt: ndërsa në shtator, sidomos pas mesit të muajit, mbrëmjet ftohen dhe netëve temperaturat ulen, sidomos në kampet në lartësi mbi 1500 metra. Malet shqiptare janë shumë të përshtatshme për ski, edhe sidomos në muajt e dimrit dhe pranverës”.

“Ju lutem vini re, - vazhdon autori, - që për alpinizëm zona më e mirë është pa dyshim ajo e veriut shqiptar mes Bogës, Thethit dhe Valbonës. Këtu shtrihen sipas rendit gjeografik rajoni i Majës së Madhe që kufizohet në Parnus, i cili përbëhet nga një vargmal që arrin në rreth 2000 metra.
Janë të njohura edhe zonat e Majës së Dejës, ndërsa në pjesën qendrore të Shqipërisë ngrihet mali i Korabit dhe Radomirës. Zona e Tomorit (Ultësira Qendrore) është gjithashtu shumë e rekomanduar, sidomos për udhëtarët që shkojnë aty me qëllime turistike. Vlen të përmendim si mjaft të rëndësishme edhe vargmalet e Ostrovicës, ndërsa në afërsi të zonës së Korçës në jug të vendit, ngrihet Nemërçka”.
Autori e përmbyll librin e tij me këshilla të vyera mbi pajisjet dhe furnizimet e nevojshme, mjaft të dobishme për alpinistët. Natyrisht, kjo pjesë i referohet viteve heroike të alpinizmit dhe tani ato janë zëvendësuar nga risi të vazhdueshme të teknologjisë.

Megjithatë, nga një ide e përgjithshme e përshkrimit ato vështirësi u tejkaluan nga eksploruesit e hershëm, alpinistët (mos harroni se shumë nga shqiptarët deri atëherë nuk i kishin shkelur ende ato maja) mund të përplasen me rrezikun: ujqër, derra të egër, pse jo edhe në ndonjë ari.

Vëllimi “Malet e Shqipërisë” është një libër mjaft interesant dhe i dokumentuar, i cili ka edhe sot vlera kulturore dhe shkencore.


Olsi Kalemi, G. Standart

Thursday, August 26, 2010

Newsweek: Shqipëria ndër 100 vendet më të mira në botë, renditet e 57-ta.

Newsweek: Shqipëria ndër 100 vendet më të mira në botë, renditet e 57-ta.

by Stop Injorances ! on 2010-08-19 në orën 1:18.PD
Shqipëria renditet ndër 100 vendet më të mira në botë në klasifikimin që revista e përjavshme amerikane "Newsweek" ka bërë. "Ndonëse radhë është gjendur në artikujt kryesorë të gazetave dhe duket një model i pamundur për vendet e tjera kjo demokraci e re në fakt po tejkalon të gjitha vendet e tjera me të ardhura të ulëta. "- konstaton revista amerikane e cila botohet në 50 gjuhë. Klasifikimi është bërë mbi pesë kritere, ndër të cilët niveli i edukimit, shëndetësisë, cilësia e jetës, dinamizmi ekonomik dhe ambienti politik. Në renditjen e përgjithshme të klasifikimit: "Vendet më të Mira të Botës", për herë të parë në historinë e saj Shqipëria renditet e 57 ta, me 62,56 pikë, në renditjen e 200 vendeve të testuara. Sipas revistës amerikane Newsweek, Shqipëria merr cmim nderi për sistemin arsimin më të mirë "Në Shqipëri, gati 99 për qind e shqiptarëve janë të arsimuar"- shkruan Newsweek. Në mesin e vendeve në kategorinë e saj me të ardhura të ulëta ajo vazhdimisht renditet më e lartë në arsim, shëndetësi, si dhe cilësinë e jetës. Shqipëria në edukim ndodhet në vendin e 50-të me 81.02 pikë, në shëndetësi e 52-ta me 71.02 pikë, për cilësinë e jetesës renditet e 53-ta me 67.92 pikë, për dinamizmin ekonomik klasifikohet në vend të 81-të me 34.09 pikë dhe për mjedisin politik renditet në vendin e 56-të me 58.7 pikë. Pavarësisht se Shqipëria ka qenë një nga vendet më të varfra të botës, mosha mesatare e jetëgjatësisë tek burrat është 78 vjeç dhe tek gratë 81 vjec. Për Newsweek kjo statistikë është mjaft e mirë duke pasur parasysh jetëgjatësia e gjermanëve është 79 vjeç. Ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor përpara Shqipërisë ndodhet vetëm Kroacia, përkatësisht në vend të 26-të, ndërsa Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Mali i Zi janë jashtë listës së 100 vendeve më të mira në botë. Shteti më i mirë duke u bazuar në një mesatare të pesë kritereve në fjalë, është vlerësuar Finlanda, Zvicra e dyta, Suedia e treta, Australia e katërta, Luxemburgu i pesti, Norvegjia e gjashta, Kanadaja dhe Hollanda në vend të tetë, Japonia e nënta, Danimarka e dhjeta, ndërsa SHBA-të janë në vendin e 11-të dhe Gjermania në të dymbëdhjetin. Shtetet e fundit të kësaj liste janë Kameruni, Nigeria dhe Burkina Faso.
Shikoni renditjen e bere nga revista Newsweek ne kete adrese: (http://www.newsweek.com/2010/08/15/interactive-infographic-of-the-worlds-best-countries.html)        

Thursday, June 24, 2010

30 plazhet më të ndotura në vend

10 stacione monitorimi në listën e zezë të fekaleve, plazhi i Durrësit më problematiku.

Nëse i keni bërë gati valixhet, e keni menduar të nisni pushimet verore në zonat bregdetare në vend, për këtë duhet të mendoheni dy herë, pasi gati 70 për qind e plazheve rezultojnë me ndotje të madhe, nga fekalet, uji i plazhit apo papastërtitë e rërës. Nga njëra anë Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve, e cila në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik kanë bërë rreth dy muaj më parë, me fillimin e sezonit turistik monitorimin e zonave më të frekuentuara gjatë sezonit të plazhit në disa pika për vitin 2010.

Në këto zona ka rezultuar se Jugu i vendit dhe kryesisht Saranda, mbetet kampione e pastërtisë ku janë vetëm 9 zona problematike ku turistët, duhet të kenë kujdes nga ndotja. Sipas këtij monitorimi, jugu i vendit mbetet edhe këtë vit në krye të klasifikimit të plazheve të pastra në vend, ndërkohë që plazhet e ndotura gjenden më shumë përgjatë Adriatikut. Në prag të afrimit të sezonit turistik 2010 nga Agjensia e Mjedisit janë evidentuar zonat më të ndotura dhe më cilësore të bregdetit tonë. Ndërkohë krejt të kundërtën e dëshmojnë OJF-të për monitorimin e mjedisit të cilat gjatë çdo fundjave kryejnë monitorime e studime të drejtpërdrejta në zonat turistike në vend. Në lidhje me këtë Kreu i Qendrës Kombëtare të Mjedisit Xhemal Mato ka sqaruar për gazetën se, gati 70 për qind e plazheve në vend, rezulton me një ndotje tepër të lartë e cila ndikon drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve që qëndrojnë në këto zona përgjatë gjithë muajve të verës.
Sipas tij, uji i papastër me fekale e mbeturina nga më të dëmshmet, por edhe ndotja e madhe në zonën tjetër të plazhit e përkatësisht në rërë apo edhe në zonën me pemë nuk ka ndryshuar absolutisht ashtu si një vit më parë. Sipas ambientalistit, nga 72 zona bregdetare në të gjithë vendin, rezulton se rreth 30 prej tyre janë në gjendje tepër problematike përsa i përket ndotjes nga mbetjet inerte e jo vetëm kaq. Sipas Matos, OJF-të e mjedisit kanë kryer monitorimin e zakonshëm të mjedisit në plazhe duke vlerësuar kështu të gjitha zonat e ndotura në të gjitha plazhet e vendit.

Vlerësimi i cilësisë së ujërave bregdetare të larjes është kryer në plazhet nga veriu deri në jug, nga Velipoja, Shëngjini, Durrësi, Kavaja, Vlora, Saranda, Dhërmiu, Himara dhe Borshi, në mbi 74 stacione kampionimi, në zonat më të frekuentuara gjatë sezonit veror tek e gjithë linja bregdetare.
Sipas monitorimeve, shumë të ndotura kanë rezultuar plazhi Zhiron tek Brryli, zona tek Plepat, Shkëmbi i Kavajës, Plazhi në zonën e "Currilave", Plazhi pranë "Urë së Dajlanit" Plazhi tek "Adriatiku" Plazhi që njihet zona "Teuta", Zona e plazhit të Golemit, Zona pranë restorant "Gostivarit' Zona pranë restorant "Vjenës". Ndërsa në zonën e Vlorës Plazhi pranë "Pyllit të Sodës", Zona te "Plazhi i vjetër"

Zonat super të ndotura
Evidentimi për Kavajën vjen nga monitorimi i 10 stacioneve dhe rezulton si më i ndoturi në gjithë vendin. Sipas monitorimit, në 70 për qind të stacioneve të kampionimi ky plazh është jashtë normave të rekomanduara. Rezultatet mikrobiologjike të ujërave të këtij plazhi tregojnë se më të ndotura janë stacionet ku përkojnë me plazhin e Golemit, ku shkarkohen ujërat e zeza, stacionet nga Mali i Robit e deri në Qerret - thuhet në rezultatin e monitorimit. Problematik në disa zona paraqitet edhe plazhi i Vlorës edhe këtë sezon.
Sipas specialistëve, nisur nga gjendja e plazhit të vjetër dhe të ri, që shtrihen përgjatë linjës bregdetare të këtij qyteti, vlerat e çmuara të këtyre dy plazheve po degradojnë dhe kjo si rezultat i shkarkimeve të patrajtuara dhe pa kriter që derdhen direkt në ujërat bregdetare të qytetit të Vlorës. Stacioni i kampionimit më i ndotur në bregdetin e Vlorës është stacioni i pestë, përballë shkollës së "Marinës", ku të katër indekset e ndotjes fekale dalin disa herë mbi normat e rekomanduara. Është zona ku duhet ndaluar rreptësisht larja.

Sipas raportit të monitorimit, Saranda paraqitet me plazhe të pastra.
Monitorimi i cilësisë së ujërave bregdetare tregon se shumë plazhe kanë rezultuar brenda normave të rekomanduara. Ndër plazhet më të mirë renditet plazhi i Dhërmiut, Himarës dhe Borshit. Sipas vlerave të monitorimit, në të 3 këto plazhe, gjatë vitit 2010, në 4 indekset e ndotjes fekale janë brenda normave të rekomanduara, madje në vlera mjaft të ulëta.

Zonat ku ndotja rezulton e lartë

Durrësi
Plazhi në zonën e "Currilave"
Plazhi pranë "Urë së Dajlanit"
Plazhi tek "Adriatiku"
Plazhi që njihet zona "Teuta"
Zona e plazhit të Golemit
Zona pranë restorant "Gostivarit'
Zona pranë restorant "Vjenës".

Vlora
Plazhi pranë "Pyllit të Sodës"
Zona te "Plazhi i vjetër"
Zona përballë shkollës së "Marinës (ndalohet rreptësisht larja)



Arta AGOLLI, G. Sot

Monday, June 14, 2010

Velipojë, Golem, Vlorë, Sarandë, verë 2010!

Velipoja, bëhet gati për fluksin e pushuesve


Nisja e sezonit turistik ka ofruar pushuesit e parë pranë bregdetit të Velipojës.

Ashtu si vitin e kaluar, pushuesit nga Kosova janë më “besnikët” e këtyre ditëve të para të qershorit. Një pushues nga Kosova, Zenel Shkodra, duke folur për gazetën shprehet se “ky është viti i dytë radhazi që vijmë të pushojmë në Velipojë. Mbetëm mjaft të kënaqur vitin e kaluar, prandaj u kthyem sërish. Këtu rëra dhe uji i detit janë shumë të pastra, çmimet të arsyeshme si për fjetjen, ashtu edhe për ushqimet. Vitet e mëparshme kemi shkuar në Ulqin, por vendosëm të ndryshojmë dhe të vijmë në Velipojë, sepse është më afër dhe çmimet janë më të leverdishme”.

Ndërkohë, pronarët e hoteleve shprehen se në krahasim me një vit më parë, vihet re një shtim i numrit të kërkesave për dhoma. Sipas tyre, kjo vjen për faktin se çmimet janë tepër konkurruese për tregun. Ato variojnë nga 25-50 mijë lekë për një qëndrim prej 15 ditësh. Ndërkohë në dhoma garantohet ujë, drita dhe ajër i kondicionuar. Ndërsa lokalet dhe dyqanet e shërbimit duket se ende kanë punë për të përfunduar përgatitjet për fluksin e pushuesve që pritet të nisë muajin tjetër.

Ndërkaq, drejtuesit e Komunës Velipojë garantojnë se këtë verë, të gjithë pushuesve që do të zgjedhin plazhin e Velipojës, do t’u garantohet furnizim 24 orë me ujë të pijshëm dhe energji elektrike, mbajtje e rendit dhe qetësisë publike, shërbim 24-orësh për urgjencat shëndetësore.

Ndërkohë premtojnë se janë drejt përfundimit investimet që janë ndërmarrë për infrastrukturën, në mënyrë që plazhi i Velipojës të bëhet gjithnjë e më i kërkuar për pushuesit nga të gjitha trojet shqiptare. Velipoja i ngjason një bregdeti të virgjër, ende të pazbuluar nga guidat turistike. Rëra e pastër dhe uji i pastër i japin kësaj zone jo vetëm vlera të rralla turistike, por dhe kurative.

Vitin e kaluar plazhi i Velipojës u shpall plazhi më i pastër nga Ministria e Mjedisit, e ndoshta kjo është një nga arsyet që nga viti në vit ky bregdet po shndërrohet në një nga vendet më të lakmuara për të pushuar. Drejtues të Komunës Velipojë duke folur për gazetën shprehen se shumë shpejt do të ndërmerren një sërë investimesh të cilat do nisin të vihen në zbatim.

Të tilla janë: rruga e Baksit, ura e Rrjollit, shëtitorja në qendër të Velipojës, do të krijohen hapësira të gjelbra. “Të gjitha këto investime do të bëhen në funksion të krijimit të një zone turistike bashkëkohore dhe afrimin e sa më shumë pushuesve”, thonë drejtuesit e komunës.



Golem, pushuesit të pakënaqur nga papastërtia

Pushuesit kërkojnë më shumë investime në infrastrukturën rrugore dhe pastërti në zonën turistike të Golemit, ndërsa pushteti vendor deklaron se po punohet për zhvillimin në vazhdimësi të zonës.

Infrastruktura rrugore dhe niveli i pastërtisë në plazhe mbeten dy nga shqetësimet kryesore të pushuesve në bregdetin shqiptar, ndërsa çmimet që ofrojnë operatorët turistikë nuk janë të ndryshme nga ato të sezonit të kaluar.

Pushues nga Kosova dhe Maqedonia, që janë kthyer në frekuentues të rregullt të plazhit të Golemit, kanë zbarkuar këto ditë për pushimet e radhës buzë Adriatikut. Ata shprehen me rezerva për pastërtinë në këtë zonë turistike, si dhe infrastrukturën rrugore, ndërsa për të tjerët gjendja e plazhit është përmirësuar.

Qëndrimet janë të ndryshme, ndërsa plazhi ofron dukshëm më shumë pastërti. Ndonëse fundjava ka hyrë shumë e nxehtë, numri i pushuesve në plazh nuk ka qenë i lartë. Kryesisht janë pushues të moshave të ndryshme, dhe familjarë mes tyre, që vijnë nga vendet fqinje për pushime disaditore. “Çmimet janë të arsyeshme për dikë që vjen të pushojë në këtë fillim sezoni, por pastërtia dhe rrugët lënë shumë për të dëshiruar”, shprehen katër shokë që kanë ardhur nga Prishtina në Golem.

E ndërsa rëra duket e pastruar, me përjashtim të një brezi leshteriku që ka pushtuar vijën ujore, ata sqarojnë se në ambientet përreth hoteleve dhe moteleve ka shumë mbeturina urbane që nuk hiqen në kohë dhe mund të kthehen në vatra infeksioni. Një tjetër pushues nga Shkupi, që ka ardhur së bashku me familjen, thotë i kënaqur se po shijon pushimet dhe qetësinë e këtij fillimsezoni.

Ndërkaq, rrugët që të nxjerrin në plazh dhe ato mes blloqeve të godinave të akomodimit janë të paasfaltuara dhe krijojnë shqetësim për pushuesit këmbësorë, por dhe ata me makina. Lidhur me këto shqetësime, kryetari i Komunës Golem, Agron Agalliu, tha dje se sezoni turistik sapo ka nisur dhe aktiviteti i 30 punonjësve të ndërmarrjes së shërbimit komunal do të vijë në rritje. Ndërkaq, për sa i përket gjendjes së rrugëve, ai thotë se janë dy arsyet që ndikojnë në mosmarrjen e investimeve.

Studimi urbanistik i të gjithë kësaj zone turistike në zhvillim pret të shqyrtohet dhe miratohet në KRRTRSH, ndërsa investimi që po kryhet për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza, pengon investimet në rrugë. Investime që mund të rrezikohen prej tyre, duke i kthyer në fonde të shkuara dëm. Kryekomunari Agalliu thotë se shtrirja e rrjetit do t’i kishte nxjerrë të padobishme investimet në rrugë.

Janë 5 milionë euro të akorduara nga Banka Gjermane për Zhvillim që po përdoren për zgjidhjen e një prej problemeve më gangrenë të kësaj pjese të zonës bregdetare, ku rrjeti i kanaleve të ujërave të zeza mungon dhe qindra godina shumëkatëshe dhe objekte të tjera funksionojnë me gropa septike, mbetjet e të cilave shpesh përfundojnë në det. Ndërtimi i kanalizimeve kryesore dhe dytësore synon të lidhë çdo pallat e shtëpi me rrjetin, ndërkohë që parashikohet dhe ndërtimi i disa puseve për thithjen dhe shtyrjen e ujërave drejt impiantit të pastrimit të ujërave të zeza në Karpen.


Vlorë, ndotet zona e Ujit të Ftohtë

Ndotet nga inertet bregdeti i Vlorës. Prej dy ditësh, mjetet e tonazhit të rëndë të disa firmave private kanë shkarkuar mbeturina të ngurta në plazhet publike të Vlorës.

Mbrëmjen e së shtunës, në zonën e Ujit të Ftohtë, dhe pikërisht në afërsi të Jonufrës, është formuar një pirg gjigand me mbetje inerte, që janë nxjerrë nga hapja e themeleve të një ndërtese që po ngrihet në afërsi të Ujit të Ftohtë.

Nuk ka mjaftuar vetëm zona e Pyllit të Sodës, që tashmë është kthyer në një varrezë gjigante të mbeturinave të gjithfarëllojshme, por papërgjegjshmëria e firmave po ndot dhe zonën e Ujit të Ftohtë, një nga më të frekuentuarat prej pushuesve. Ndërkohë, në breg uji i detit ka marrë ngjyrë të kuqe nga hapja e gropës mbi të cilën do hidhen themelet e ndërtesës.

Ajo është rrethuar me një gardh, ku shkruhet “Pronë private”. Sipas një banori të zonës, disa makina të tonazhit të rëndë kanë shkarkuar dhera gjatë gjithë natës, jo vetëm në det, por dhe në zonën e fshatit, e cila ndodhet mbi këtë territor.

“Tashmë kjo zonë është pushtuar nga dherat dhe nuk mund të quhet më ‘gjiri i kaltër’, siç njihej për shkak të kaltërsisë së ujit dhe rërës e pastër. Kjo zonë tani është ndotur dhe plazhi është mbushur me mbeturina inerte”, thotë një banor i zonës për “Shqip”. Fenomene të tilla kanë ndodhur dhe vite të shkuara përgjatë bregdetit të Radhimës, ku herë pas here “mbinin” pirgje mbeturinash, ndërkohë që pronarët e lokaleve zgjeronin hapësirat në det, duke krijuar mini-mole.

Megjithëse këta persona të papërgjegjshëm shkatërronin çdo ditë vijën bregdetare, nuk u mor asnjëherë ndonjë masë nga policia bashkiake apo institucionet e tjera shtetërore që mund ta ndalnin shkatërrimin e bregdetit.

Saranda, “sulmohet” nga toka dhe deti

Fundjava ka shtuar ndjeshëm numrin e turistëve të huaj në, ndërkohë që nuk kanë qenë të pakët të ardhurit nga qytete të tjera apo nga shteti fqinj, që e kanë zgjedhur Sarandën për të pushuar.

Mëngjesin e së shtunës, kalatën e portit të qytetit të turizmit e ka prekur sërish trageti “Rena 2”, në bordin e së cilës ishin 150 turistë. Turistët e huaj kanë qenë kryesisht: gjermanë, francezë dhe anglezë.

Ndërkohë, një fluks tjetër hyrjesh në Sarandë e në asetet turistike të saj është regjistruar nga pikat kufitare tokësore. Në 6 ka arritur numri i autobusëve me turistë të ardhur për fundjavë në Sarandë nga qytetet e Igumenicës dhe Janinës. Sezoni veror nga java në javë po u afrohet tureve të plota turistike.

Këtë e kupton edhe nga prania e trajlerëve ose “shtëpive”-automjete, numri i të cilave është shtuar dukshëm për këtë fundjavë, kryesisht me targa gjermane.

Shqip

Monday, June 7, 2010

Guida, ja çfarë ofron Durrësi

Qyteti bregdetar i Durrësit tashmë është në përgatitjet e tij të fundit për të pritur pushuesit e shumtë të sezonit turistik veror, si një qytet që ka ngarkesën më të madhe të turistëve.


Dielli, rëra janë ndër të parat "thirrje", por gjithsesi nuk mbeten më pas ushqimi i detit e më tej mundësia për të shijuar vende të ndryshme. Ashtu si çdo vit, nuk do të "zbarkohet" vetëm në zonën e Shkëmbit të Kavajës, por edhe në Currila, në plazhin e Shën Pjetrit e në zona të tjera, që ofrojnë më tepër kënaqësi të natyrës në këtë fillimsezoni.


Përgatitjet


Në prag të fillimit me kapacitet të plotë të sezonit turistik veror, ka nisur procesi i plugimit dhe dezinfektimit e rërës që pritet t'i mundësojë plazhit kushte maksimale pastërtie. Sipërfaqja e plazhit që i nënshtrohet këtij plugimi arrin në 10 ha. Kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, thotë për "Shekulli"-n se në këtë fazë po punohet intensivisht në plazhin e Durrësit me qëllim që sezoni turistik të shkojë sa më mirë. Ai u shpreh se po punohet për t'i paraprirë të gjitha problemeve të mundshme. Mësohet se në këtë sezon pushuesit do të kenë mundësinë e një plazhi publik më tepër, duke e çuar në katër numrin e tyre: "Turizmi është një nga përparësitë e bashkisë. Po punojmë me intensitet për krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë turistët vendas dhe të huaj që do të vizitojnë Durrësin gjatë këtij sezoni",- u shpreh kryebashkiaku. Edhe këtë vit Durrësi pritet të shënojë një numër rekord pushuesish. Përveç turizmit të banjave diellore, Durrësi ofron turizmin kulturor për shkak të trashëgimisë historike dhe kulturore që ka ky qytet.


Turizmi i kroçierave

Këtë fillim muaji në Durrës ka nisur sezoni i turizmit të krocierave. Bashkë me përurimin zyrtar të stinës së nxehtë, qyteti bregdetar ka nisur të vizitohet nga turistë të shumtë evropianë, shumica e të cilëve skandinavë, gjermanë, anglezë dhe francezë. Vetëm gjatë një dite, në kalatën numër katër të Portit detar janë ankoruar njëherazi dy anije kroçiere të quajtura "Spirit of Oceans" dhe "Arion". Nga këto dy anije luksoze zbarkuan në Durrës për një vizitë 12-orëshe afro 500 turistë. Shumica e tyre u ndal në qytet dhe sitet e tij arkeologjike, por nga ana e këtyre turistëve nuk munguan as vizitat e shkurtra në Krujë dhe Tiranë. Që të dyja këto anije ishin duke ndjekur lundrimin nga ishujt e Kroacisë drejt arkipelagut grek. Durrësi është një ndalesë natyrale në Adriatik mes Kroacisë dhe Greqisë. Në krahasim me vitet e shkuara, gjatë këtij sezoni ka një dyfishim të turizmit të kroçierave në Durrës, aq sa për përballimin e situatës Autoriteti portual ka vënë në dispozicion kalatat perëndimore të tij. Ky numër do të ketë një rritje të pritshme progresive gjatë stinës së verës. Krahas tyre është i pranishëm edhe turizmi elitar me jahte.

Çmimet në restorante

Çmimet në plazhin e Durrësit variojnë. Gjithsesi këtë vit, të paktën për muajin maj dhe qershor, rezulton që të ketë një ulje të çmimeve krahasuar me një vit më parë për disa përbërës të kuzhinës bregdetare. Kështu një pjatë me merluc të freskët, barbun etj kushton 350 lekë krahasuar me 400 lekë që ishin vjet, teksa për kocën e levrekun qëndron i njëjti çmim. Një ulje jo e paktë vërehet edhe në çmimet e karkalecave të detit ku pjata shkon në 500 lekë. Zakonisht këto janë çmimet e lokaleve të zakonshme, por ka edhe lokale me prodhime deti ku mund të konsumosh peshk të freskët me çmime më të ulëta për shkak se pronarët kanë anije dhe e gjuajnë vetë peshkun duke siguruar edhe klientë më të shumtë. Durrësi ka dhe një potencial të madh të flotës së peshkimit që është një ndër furnizueset e tregut me peshk të freskët. Në bankinat e portit ndodhen rreth 140 peshkarexha, gjysma e të cilave kur është kohë e mirë dalin rregullisht për gjueti dhe nga kjo Durrësi është një ndër qytetet e privilegjuara për prodhime deti të freskëta, duke pasur si rezervë edhe prodhimet e lagunave dhe të rezervateve në bregdet që janë një furnizues i përditshëm, por me peshk më pak cilësor se peshku i thellësive. Në këtë treg gjithsecili mund të kënaqë shijet e veta me llojin dhe çmimin që dëshiron.


Kafenetë, larmia e çmimeve

Në plazh ka kafene që tregtojnë kafe nga 40 lekë. Por fare pranë këtij lokali gjen një tjetër me çmime 60-70 lekë apo 100-130 lekë. Kjo kategori çmimesh varion nga menaxhimi i pronarëve ose nga shërbimi i ofruar. Një shishe birrë varion nga 100 - 250 lekë, por edhe birrat normale që më parë kanë pasur çmime 100 lekë kanë pësuar një rritje prej 20 lekësh në shumë prej lokaleve. Po kështu edhe pijet e vendit: konjak, fërnet që më parë tregtoheshin me 50 lekë, tashmë kanë filluar të kenë një rritje nga 10-20 lekë, ndërkohë që pijet e tjetra variojnë sipas cilësisë por kryesisht kanë një çmim 200-250 lekë.


Paketat turistike ditore

Në Këshillin e Qarkut të Durrësit është programuar një paketë turistike ditore në të cilën nëpërmjet agjencive dhe operatorëve turistike një vizitori do t'i mundësohet një vizitë në të gjithë qarkun duke filluar nga qyteti i Durrësit në atë të Krujës dhe në zonën më veriore të komunës së Ishmit në të cilën ndodhet edhe kepi i Rodonit me vlera të mëdha natyrore historike. Për këtë, sipas kryetarit të këshillit të qarkut, Seit Kërtusha, po punohet për zhvillimin e një konference rajonale për çështjet e turizmit, me qëllim që të kemi një kohezion dhe një bashkëpunim midis komunave dhe bashkive, që ofrojnë shërbime turistike. Synimi është përgatitja e paketave turistike ditore dhe javore me operatorë turistikë me qëllim që turisti që mbërrin në Durrës, të shkojë edhe në Krujë të shikojë edhe turizmin balnear, arkeologjik dhe historik, me qëllim që vitin tjetër të kthehet sërish për pushime. Gjithashtu, Kërtusha u shpreh se përqendrimi i forcave për të mbajtur sa më pastër bregdetin në të gjithë linjën gjatësore të tij prej 62 kilometrash do të bëjë që edhe plazhet e rralla me një natyrë të egër, por edhe mjaft të bukur të zonës së Durrësit, të bëhen më shumë të frekuentuara sesa tani. Zona e thellë e Ishmit afron edhe një lloj turizmi të kërkuar nga shtetet evropiane: agroturizmin dhe prodhimet bujqësore bio.


Gjuetia në zonën e Currilave

Një ndër zonat më pak të frekuentuara, por që fsheh vlera të mëdha për banorët dhe turistët është edhe plazhi i Currilave. Ai ka vlera jo thjesht për pastërtinë e ujërave dhe funddetin e mbushur me përthyerje relieve, si dhe mure antike brenda basenit të gjirit ku po ngrihet një port jahtesh, por edhe për gjuetinë me mjete të thjeshta që mund të bëhet, kryesisht për oktapode, si dhe peshq të llojeve të ndryshëm që preferojnë guvat e shumta të gurëve të nënujshëm. Por krahas peshkimit të thjeshtë turistik, Currilat të ofrojnë edhe një reliev arkeologjik të rrallë. Pikërisht këtu kanë filluar për herë të parë në vendin tonë kërkimet nënujore arkeologjike, 143 vjet më parë, nga arkeologu Leon Hezej. Këtu në afërsi cekëtira e njohur edhe si cekëtira e Talbotit është realisht një muze i vërtetë nënujor ku janë zbuluar objekte të rralla të cilat kanë qenë transportuar edhe nga anijet e mbytura në lashtësi.


Transporti në qytet dhe në plazh

Transporti, ashtu si edhe një vit më parë, është thuajse i zgjidhur në rastet kur pushuesit nuk zotërojnë një automjet. Kështu, një taksi Durrës-Plepa kushton 500 lekë, ndërsa Durrës-Shkozet rreth 300-400 lekë. Po ky çmim për lëvizjet brenda qytetit është rreth 300 lekë. Shërbimin e taksive mund ta kesh në çdo orë të ditës e të natës. Mjafton që të përdorësh telefonat e shoqërive, të cilat janë të afishuara kudo. Po kështu në dispozicion në çdo 3 minuta është edhe një autobus që bën linjën Durrës-Plepa e kthim me një kosto prej 30 lekësh. Ky shërbim urban është në funksion prej orës 05:00 të mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes. Këtë vit janë futur në qarkullim edhe rreth 6 autobuzë të sapoblerë nga Bashkia, si dhe është hapur një linjë urbane në unazën e re që kalon nga zona e ish-kënetës, e populluar tashmë nga rreth 40 mijë banorë. Nga Durrësi ka edhe linja të shumta autobusësh për në të gjitha rrethet e vendit, ndërsa pika e nisjes së tyre është tek stacioni i trenit. Për një vizitor që do të shohë Tiranën dhe Kavajën, mund të udhëtojë me furgonë ose me autobusë në çdo kohë me një biletë prej 100 lekësh. Për pasagjerët e trenave, me gjithë problemet e sotme që përballon hekurudha, gjatë verës do të vihen trena shtesë për linjat e Tiranës, Elbasanit.


Parkime me mesazh në qytet

Për të disiplinuar lëvizjen e mjeteve në qytetin e Durrësit, Bashkia ka bërë një organizim të ri të metodës së parkimit. Ajo e ka klasifikuar territorin në tre zona dhe respektivisht ka bërë edhe normimin e kapaciteteve të tyre duke i ndarë në zonën A me kapacitet 1762 automjete, në zonën B me 1636 automjete dhe C me 1934 automjete. Gjithsej, normon parkimin në qytet të rreth 5332 mjeteve. Tarifat jane të normuara sipas zonave dhe kohëzgjatjes së parkimit. Një leje parkimi javore për turistët për zonën A është 2000 lekë, në zonën B 1500 lekë dhe në zonen C ku parkimi është edhe pa limit 1000 lekë. Sipas organizatorëve kjo bëhet që të zgjidhet problemi i trafikut dhe i mbipopullimit në zonën e qendrës. Çmimet e parkimit dhe kufizimet kohore të tre zonave janë bërë duke u bazuar në standardet ndërkombëtare të zonave me parkim në rrugë. Ndër të tjera, ky sistem do të ulë koston e mirëmbajtjes dhe riskun e vjedhjes. Në këtë standard hyn edhe parkimi SMS, i cili do të jetë i lehtë në përdorim. Mësohet se përdoruesi duhet të dërgojë një mesazh në forme teksti me kodin e zonës së parkimit dhe targën e makinës me një kod të veçantë të shkurter. Sistemi llogarit në mënyrë automatike kohëzgjatjen e parkimit dhe faturën që duhet paguar.

Plazhi i qytetit të Durrësit ofron kushtet më optimale për të kaluar pushimet 15-ditore ose më gjatë. Sipas të dhënave statistikore, në Durrës janë ligjërisht rreth 100 hotele që afrojnë një shërbim me 3000 shtretër. Ky numër mund të jetë edhe më i lartë, pasi shumë biznese nuk i raportojnë faktikisht kapacitetet e tyre për t'iu shmangur detyrimeve tatimore. Statistikat flasin se në Durrës, duke përfshirë edhe bizneset familjare ku shtëpitë ofrohen për turistët, çdo natë gjatë pikut të verës flenë rreth 20 000 pushues. Në fundjavë pushuesit ditorë arrijnë rreth 150 000 - 200 000 vetë. Çmimet e banesave të dhëna me qira variojnë sipas hapësirës që kanë në rreth 15 - 20 euro në natë. Ndërsa një dhomë në hotel varion nga 25-50 euro, gjithsesi ka hotele me çmime edhe më të larta, kjo në funksion të komoditetit si dhe të afërsisë nga bregu i detit. Hoteleritë janë të lehta për t'u gjetur sapo një turist hyn në qytet. Në dispozicion të turistëve janë shumë shoferë taksish të cilët bëjnë njëkohësisht edhe agjentin e shumë hotelerive, pasi bashkëpunojnë me pronarët për t'iu siguruar klientë. Ose punohet përmes agjencive turistike që kanë informacione të plota rreth hotelerive apo banesave që lihen me qira për pushuesit. Afërsia e qytetit bregdetar me aeroportin e bën atë edhe më të dëshiruar për turistët. Ky qytet këtë vit po përgatitet që të presë rreth 1,2 milionë turistë.


Vlerat e Durrësit për turizmin

Sipas statistikave, vitin e kaluar në Durrës pushuan rrethi 1 milion turistë, ndërkohë që pritet që këtë vit ky numër të jetë në rritje. Bregdeti durrsak është i karakterizuar nga një bukuri plot variacione. Plazhet ranore dhe ato shkëmbore janë të alternuara dhe kushdo mund të zgjedhe sipas dëshirës. Këto brigje dhe gjire të shumta të mbrojtura nga era i kanë dhënë Durrësit një pozitë gjeografike mjaft të lakmueshme që është shfrytëzuar që nga lashtësia duke e shndërruar Durrësin në kryeurën ballkanike për vendet e perëndimit evropian. Arkeologu Evans duke pasur parasysh këtë pozicion të këtij qyteti të veçantë nga ana tregtare në antikitet ka shkruar se Durrësi ka luajtur ndaj bregut italian një rol të rëndësishëm ashtu si "Nju Jorku i sotëm ndaj Liverpulit", duke qenë një nga "ambiciet e Evropës Latine", "nxitje e përhershme e botës perëndimore".


Shekulli

Monday, January 11, 2010

Mirdita, një shtegtim speleologjik

Për ata të cilët vlerësojnë natyrën, rrethi i Mirditës përbën një nga tërheqjet më të mëdha. Kohët e fundit ajo u vu në fokus të një shtegtimi turistik nga Forumi i Zhvillimit të Zonave Malore në Mirditë me mbështetjen e MADA-s, duke shërbyer si një lëndë edhe për studiuesit për të eksploruar më tej rreth kësaj pasurie historike që Shqipëria e ka tejet të veçantë dhe intriguese.

"Disa vite më pare, nëse e artikuloje turizmin speleologjik, do të të merrej si një kumt utopik, por që tash pas disa eksperiencash dhe guidash me shtegtarë vendas apo të huaj, po tregon se Mirdita është një vend ndjellës për resursin e vet turistik". Këtë e pohon studiuesi vendas, Ndue Dedaj.

Parandjenja e studiuesve prej herët në kohë dhe këtyre të kohëve tona, ka dalë më së miri pikërisht kur vizitorë të huaj apo vendas kanë parë me sytë e tyre këtë aspekt interesant të kësaj treve të veçantë në Veriun e Shqipërisë.

Shpella e Valit


Shqipëria është një vend unikal përsa i përket pasurisë speleologjike, kësaj jete të pasur "të nëndheshme", që e çojnë hipotezën deri në deduktimin e guximshëm shkencor se në viset shqiptare mund të jetë ndezur zjarri i parë në Evropë; ose që Shqipëria të ketë qenë ndër vendet e para në kontinent ku është ndezur zjarr.

Sa të rëndësishme janë shpellat në lëmin e studimeve historike?

Më tepër në lëmin e antropologjisë. Studiuesit thonë se shpellat dhe speleologjia janë burimi kryesor për zbulimet antropologjike. Njeriu jetonte në shpella dhe aty e ngjizi jetën, ndaj dhe studimet antropologjike nuk mund të nisen tjetër veçse nga studimi i qytetërimit të shpellave, thonë studiuesit, dhe në Mirditë gjendet burim i pashtershëm.

Mirdita, mal e shpellë !...

Por si asnjë krahinë tjetër në Shqipëri, Mirdita përmendet për shpellat e shumta unikale, si në Orosh (Shpella e Akullit me mbi 10 metra dëborë e brezuar), Shpella e Frashnit, Shpella e Stërçokëve - nga 15 deri në 150 metra thellësi), në Fan (Shpella e Batos ilir në Batra (Xhuxhë), me shkallë zbritëse, që thuhet se del në breg të Drinit, Shpella e Cicokëve nën Gurin e Nuses, që thuhet se del në Arrën të Kukësit, 4-5 km e gjatë, ku sipas një dëshmie gojore njerëzit kanë ecur me ditë për të dalë në anën tjetër, Shpella e Hoxhollit në Shëngjin, si dhe Shpella e Konajt, Shpella në Blinishtit etj., Guri i Kishës në Malaj në krye të fshatit, që kishte një si zgavër-shpellë ku mund të shtroheshin dy sofra burrash, dmth 24 vetë, nga ku kundrohej gjithë fshati), Shpella e Bozhiqit, Shpella e Fatmirave ose e Borës në Kurbnesh, për të ardhë tek ajo që e quajmë kurora speleologjike e rajonit të Mirditës; kompleksi i Shpellave të Valit në zonën e Kthellës. Përkufi me Shpellat e Valit është dhe Shpella e Nezirit që i përket Matit.

Studiuesi Ndue Dedaj thotë se interesant është dhe emri i kësaj shpelle "shtëpi", fjala vali (luginë) në trup të emërtimit, që e kemi në formë të përngjitur në emërtime të tjera si Valmir, Valmor, Valbonë etj. Studiuesit e përshkruajnë kështu këtë kompleks speleologjik: Në anën lindore të Mirditës, në një nga lartësitë e Perlatit/Bruçit gjendën tri shpella të njohura si Shpellat e Valit: Shpella e Këputës ose Valit (153 metra e gjatë), Shpella e Pëllumbave dhe Shpella e Blazit (me gjatësi 54 metra). Në shpellat e mësipërme janë gjetur gjurmë banimi që nga epoka e neolitit e deri në Mesjetë. Në gojëdhëna qyteza e Bruçit, ku përfshihen këto shpella, njihet me emrin "Qyteza e Skënderbeut". Mbase tri shpellat, për vetë pozitën e tyre të favorshme u përdorën dhe si vende për strehim (vendbanim i fortifikuar i përkohshëm) në kohë sulmesh armike.

Por Mirdita ka ruajtur dhe një nga kryemrekullitë arkitektonike në fshatin Domgjon rrëzë malit të Munellës të njohur si Gurra e Domgjonit, që përfshihet në një ansambël historiko-turistik me qytezën mesjetare. Uji që vjen nga thellësitë e nëntokës poshtë malit të Munellës ka qenë një begati që hershëm për banorët e këtyre anëve dhe sot e asaj dite përdoret për të pirë, për ujitje, por dhe për një minihidrocentral privat! Nuk është e vështirë të kuptohet se ndërtime të tilla lidhen me aftësitë e banorëve të lashtë (pirustët) në punimet me miniera. Ujësjellësi dhe kështjella janë përshkruar fillimisht nga arkeologu Bep Jubani, më pas skicuar dhe studiuar nga Apollon Baçe e Lazër Papajani dhe një studim i kohëve të fundit të studiuesit vendas Nikoll Loka.

Studime të hershme dhe të mëvona.

Sipas studiuesit Gjon Marku, studimet për shpellat nisin që prej mesit të shekullit XIX, me Hahn, Hekuard, Galandi, Durham, Nopça, Baldaçi, De Grand, Margraf, Kasanin, Ivanovna, Desniskaja etj., por që më pas vijojnë e marrin një vrull të fuqishëm në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar kur gjeologu i shquar profesor Anatoli Agustjeviç Zvjeruga, me origjinë izraelite i njohur si njëri ndër inxhinierët më të njohur të Uraleve e një nga më të njohurit në Bashkimin Sovjetik dhe inxhinierja e re Sonja Nikollajevna bëjnë objekt të studimit të tyre "Shpellën e Merkurthit", dhe atë të Valit. Nuk mund të lëmë pa përmendur atë të 11 qershorit të vitit 1963 kur në Mërkurth mbërrin një grup speleologësh bullgarë të cilët zbresin në thellësitë e shpellës së Mërkurthit dhe atë të Valit.

Zbulime tepër të rëndësishme të futura dhe në enciklopeditë evropiane bëri prof. dr. Peter Beroni - Sofie Bullgari, në fushën e biospeleologjisë, ai në këtë shpellë zbulon specien Albanotrechus Beroni. Ky zbulim shumë i rrallë është publikuar në buletinet më prestigjioze të Evropës. Ky dokument përbën një trashëgimi kulturore me vlerë dhe veçanërisht të çmueshme për Mirditën dhe Shqipërinë. Incizimet rupestre dëshmojnë për fillesat e artit të trashëguara nga një kulture primitive në këto treva në Blinisht të Mirditës. Ato janë dokumente të lidhura me zhvillimin e praktikave religjioze të njerëzve parahistorikë, të cilat përbëjnë një trashëgimi kulturore të prekshme. Natyrisht, këtu nuk mund të lëmë pa përmendur speleologun dhe paleontologun e njohur prof. dr. Anton Fistani, rektorin e Universitetit të Gjuhëve të Huaja në Nju Jork, i cili tronditi rrethet shkencore shqiptare me studimet e tij në shpellën e Gajtanit. Ky personalitet i shkencës shqiptare sjell dëshmitë e munguara edhe për shpellën e Blinishtit. Përsa i përket Blinishtit, ai dëshmon se në një shkëmb në Blinisht të Mirditës ka disa "vizatime" dhe ku rezulton se shkëmbi në fjalë i mbuluar me lëmyshk e likene kishte disa incizime të moçme rupestre. Tema e incizimeve mbizotëron me tri figurat antropomorfe dhe të atyre gjeometrike me shenjën e kryqit dhe trekëndëshit apo majës së heshtës. Tipologjikisht forma e vizatimeve në Blinisht ngjason mjaft me incizimet paleolitike të Aurignacenit të hershëm francez, të zbuluara në L'ile-de-France, J.L.Baudet (1950). Sipas një vlerësimi krejt paraprak, incizimet e Blinishtit i përkasin fazës fundore të paleolitit të sipërm dhe fillesave të mezolitit të hershëm.

E gjitha kjo është një pjesëz e vogël e shkëputur nga "ajsbergu speleologjik" që disponon Mirdita dhe që kohët e fundit u vu në fokus të një shtegtimi turistik nga Forumi i Zhvillimit të Zonave Malore në Mirditë me mbështetjen e MADA-s, duke shërbyer si një lëndë edhe për studiuesit për të eksploruar më tej rreth kësaj pasurie historike që Shqipëria e ka tejet të veçantë dhe intriguese.

Shekulli

Sunday, October 11, 2009

Turizmi shqiptar !

Ndryshe nga pjesa tjetër e shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë etj, që i qëndrojnë besnikë bregdetit shqiptar, apo si një pjese e mirë e emigranteve shqiptarë, që pothuaj çdo sezon veror, pushon në Shqipëri, një numër gjithmonë e në rritje i shqiptarëve banues ne Shqipëri, së fundmi zgjedh të kalojë pushimet dhe të shpenzojne të ardhurat në Turqi, Egjipt, Mal të Zi, Greqi apo gjetkë...

Ç'mendoni per turizmin shqiptar ?



Me turizëm theksoj, nuk nënkuptojme vetëm turizmin bregdetar, pasi vendi ynë, është i dalluar për monumente të natyrës, por edhe për monumente të kulturës.

Mendoni që turizmi po shihet si prioritet nga shteti Shqiptar për zhvillimin e ekonomisë, apo kjo është vetëm një demagogji ?

Si jane shërbimet dhe kushtet për pushuesit në Shqipëri ?

Ku i kryeni pushimet verore dhe ku na sygjeroni ti kalojmë ato ?

Tuesday, September 29, 2009

Dumreja, perla karstike e harruar e Mesdheut

ELBASAN -Mrekullitë natyrore të Shqipërisë janë të shumta, por padyshim një prej më kryesoreve të saj është Dumreja e Elbasanit, e njohur si një nga perlat karstike më të bukura të Mesdheut. Dhurata më e çmuar që natyra i ka bërë kësaj zone, janë afro 85 liqene karstike dhe pozicioni i shkëlqyer gjeografik e tepër i favorshëm i saj për t'u zhvilluar në të gjitha aspektet e për t'u bërë një zonë e lakmueshme si nga turistët por edhe për biznesin.

Për atë që dëshiron të shohë nga afër mrekullitë që natyra i ka falur zonës së Dumresë, nuk është aspak e vështirë që të shkojë deri atje. Pasi ke kaluar Elbasanin nëpërmjet unazës së qytetit, kryqëzimin e Cërrikut, nuk duhen më shumë se treçerek ore udhëtim jo fort i lodhshëm që të futesh në zonën e Dumresë. Kur ke lënë mbrapa qytetin e Cërrikut, sapo rruga hyn në fshatin Shalës, fillon e prek nga afër mrekullitë që natyra i ka falur kësaj zone. Përgjatë rrugës janë ngritur disa lokale që frekuentohen së tepërmi nga mysafirët e Dumresë. Ato janë të kohës dhe në to nuk mungon asgjë e për fat, janë të një kualiteti që gjithkujt i lë një përshtypje të mirë që nga larg e jo më kur shijon peshkun e liqeneve të Dumresë të pjekur në zgarë e plot mishra të llojeve të tjera. Gatimi cilësisht i mirë dhe shërbimi i kulturuar në to, të bëjnë të çlodhesh e ta marrësh rrugën plot energji e freski për në drejtim të qytetit të Belshit. Rruga nuk është dhe aq e amortizuar, por me fondet që janë shpenzuar vitet e fundit, ajo është për të ardhur keq. "Disa miliona dollarë janë shpenzuar në aksin që lidh Elbasanin me zonën e Dumresë, por me fondet është abuzuar së tepërmi. Për këtë na vjen keq, sepse po të mos ishin dhënë para, nuk kishim ç'të thoshim", - shprehen banorët e zonës.
Sipas tyre, kur shikon tërë ato mrekulli që të ofrojnë liqenet e shumta karstike, të vjen keq që nuk është bërë ajo që duhej për fshatrat e qytetin e Belshit. Ai të shfaqet mjaft piktoresk nga kthesa e rrugës që të çon në qendër të tij. Liqeni në buzë të tij dhe vilat e reja të banorëve të rinj e të vjetër, e kanë bërë edhe më të bukur atë. Por jo çdo gjë shkon ashtu sikurse duhet për sa i takon kritereve të zhvillimit të sektorit të ndërtimeve në breg të liqenit. Vetë banorët gjykojnë se bregu i liqenit duhet të çlirohet nga ndërtesat shumëkatëshe prej betoni, themelet e të cilave janë ngritura në cekëtinën e tij. Krahas kësaj, banorët janë të alarmuar për shkallën e lartë të ndotjes së ujërave të liqeneve, për zbutjen e së cilës aktualisht nuk po merret asnjë lloj mase.


DUMREJA



Është një zonë tepër e njohur dhe nga më të mëdhatë në Shqipëri. Ajo shtrihet në një sipërfaqe prej 21.500 hektarësh, ku më se 3 për qind të saj e zënë liqenet karstike, numri i të cilëve shkon në 85. Zona e Dumresë shtrihet midis lumenjve Devoll në jug dhe Shkumbin në veri dhe fillon aty ku mbaron fusha e Pazhokut në Cërrik e përfundon atje ku nis fusha e Myzeqesë. Vendndodhja në kryqëzimin e rrugëve më të rëndësishme që lidhin fushën e Elbasanit me Myze-qenë, luginën e Devollit me luginën e Shkumbinit dhe malësitë përreth, Vërçë, Sulovë, Shpat, Peqin dhe Krrabë, ka favorizuar ndërveprimin e kulturave dhe gjeneruar vendbanimet historike e hapësirat jetike të saj. Kryeqendra tradicionale e zonës së Dumresë është Belshi. Mësohet se rilindësi i madh, Sami Frashëri e kishte projektuar që ai të ishte kryeqyteti i Shqipërisë. Argumentet e këtij personaliteti të shquar edhe sot e kësaj dite nuk ka arritur dot kush t'i hedhë poshtë, pavarësisht se ka kaluar një kohë kaq e gjatë që kur ai e bëri publike një ide të tillë. Sipas Sami Frashërit, ideja e tij për të qenë Belshi kryeqytet i Shqipërisë ishte nxitur nga fakti se kjo zonë është kërthiza e vendit tonë dhe se bukuritë natyrore të saj janë vërtet të pazakonta. Imagjinoni një kryeqytet me 85 liqene karstike, ku njëri është më i bukur se tjetri. Sipërfaqet e këtyre liqeneve janë afro 14.2 km2, me një aftësi ujëmbajtëse 26 milion m3. Ekzistenca e kodrave të rrumbullakosura e me lartësi të njëjtë që ndahen nga njëra-tjetra nga lugina të vogla, qafa e gropa i kanë dhënë pllajës së Dumresë një pamje të valëzuar që e bën atë mahnitëse. Qendra e Dumresë sa vjen e popullohet më dendur nga banorët e krahinës, pasi ajo ka filluar të zhvillohet me ritme të kënaqshme. Belshi së fundmi ka filluar të vizitohet edhe nga turistët vendas e të huaj dhe shumë shpejt vendasit besojnë se kryeqendra e Dumresë do të "pushtohet" nga turistët, pasi e meriton këtë si një nga perlat karstike të Mesdheut. Por banorët e kësaj qyteze, sidomos ata që merren me biznes, mendojnë se kjo nuk do të jetë një realitet që i takon një kohe të afërt. Ende Belshi vuan nga mungesa e një infrastrukture normale. Në qytet uji është me orar dhe i pamjaftueshëm; energjia elektrike vazhdon të jetë me kufizime të tejzgjatura, ndërsa ndotja mbizotëron në një nivel shqetësues.


LIQENET KARSTIKE



Zona e Dumresë dhe kryeqendra e saj Belshi, në Shqipëri dhe jashtë saj identifikohen për shkak të numrit të madh të liqeneve karstike. Sipërfaqja e përgjithshme e tyre arrin në 770 hektarë. Vëllimin më të madh të ujit në këto liqene, e ka ai Merhoes me 11.3 milionë metra kub. Po kështu, të mëdhenj konsiderohen edhe liqeni i Çestinjës me 97 hektarë; Seferani 87.5 hektarë; i Degës 37.5 hektarë, ndërsa më i vogli është liqeni i Çartallozit, me 0.5 hektarë. Ndërsa më të thellë janë: Merhoja 61 metra; Peraska 51 metra; Çërraga 29 metra; Seferani 20.8 metra etj. Thellësia më e vogël zbret në 10 metra. Karakteristikë e liqeneve karstike të Dumresë, është se ato janë liqene me regjim shiu dhe mbushja me ujë e gropave të tyre përgjithësisht bëhet nga rrjedhja e përkohshme sipërfaqësore. Gjatë stinës së verës ndodh që afro 20 liqene të thahen përkohësisht. Këto liqene kanë tejdukshmëri të vogël dhe në thellësinë 15 metra, në disa prej tyre vihen re shenja të acidit sulfhidrik. Në liqenet e Dumresë gjendet me shumicë edhe torfa, e cila është një depozitim organogjen i karbonizuar. Ndërkohë që të gjitha këto liqene janë shumë të përshtatshëm për zhvillimin e florës dhe faunës ujore e bregliqenore.

BIMESIA



Bimësia natyrore e Dumresë aktualisht është shumë e varfër dhe të vjen keq që kanë mbetur vetëm korije të degraduara dushku e shkurresh në jug, veçanërisht në rrethinat e fshatit Dëshiran. Në fshatrat e kësaj zone dhjetëra vite më parë ekzistonin masivet shekullore të dushkajave; pylli e nënpylli i harlisur; kullotat dimërore e verore; bimësia e pasur liqenore e bregliqenore; shumëllojshmëria e botës shtazore ujore e tokësore që gëlonte dikur në brigjet liqenore,buronjat e shumta etj. Ato formonin një areal të papërsëritshëm për nga lloji e pasuria në Shqipëri e më gjerë që ja vlen të shpenzohet e të investohet për të gjeneruar të ardhmen. Në periudhën 1951-1970 filloi prerja e dushkajave si dhe hapja pa kriter e tokave të reja që solli erozionin. Një dëm i madh konsiderohet edhe shfrytëzimi i pakontrolluar dhe intensive i ujërave të liqeneve për ujitje si urbanizimi duke shkelur rregullat që janë shoqëruar me çrregullim të ekosistemit. Banorët e Dumresë nga ana tjetër janë të motivuar për krijimin e hapësirave jetike duke u vënë vetë në mbrojtje të hapësirave mjedisore. Ata kanë filluar ta mbrojnë natyrën me fanatizëm.

STRATEGJIA E ZHVILLIMIT



Zhvillimi i biznesit të vogël dhe atij të mesëm sipas strategjive lokale afat mesme dhe afat gjatë të zhvillimit të ekonomisë, është prioritet i shpallur nga pushteti vendor i zonës së Dumresë. Një rol të rëndësishëm në arritjen e zhvillimit të saj, luan përmirësimi i infrastrukturës rrugore, por kjo ende lë shumë për të dëshiruar. Banorët këtë e shqetësim e ngrenë me forcë sa herë që ju jepet rasti, duke kërkuar nga pushteti vendor që të bëhet diçka më shumë për Belshin.

G.Shqiptare

Grope Karstike ne Dumre, qindra metra e thellë !

Thursday, September 24, 2009

Shqipëria, varrezë e CO² ?

Jo shumë vjet më parë, një protestë qytetare ndali ndërtimin në Shqipëri të impianteve gjigante ku parashikoheshin të digjeshin plehrat e Italisë. Rreziku i ndotjes ndërgjegjësoi shqiptarët për t’i thënë “Jo!” sjelljes në vend të impianteve që përveçse do të zgjidhnin problemin e plehrave të Shqipërisë, do të zgjidhnin edhe një pjesë të problemit të Italisë, me një kosto të lartë mjedisore për Shqipërinë.


Sot vendi ka një tjetër problem, mungesën e energjisë elektrike. Ndaj ashtu si në “kohën e plehrave”, po ofrohen zgjidhje që të kënaqin më shumë se një palë. TEC-e ndotëse me bazë qymyrin synohet të ndërtohen në Shqipëri, por me kusht që shumica e energjisë së prodhuar të shkojë në Itali, apo në Greqi, ndërsa këto do të mbetet bashkë me ca pak Megavat edhe i gjithë dyoksidi i karbonit i prodhuar.
Dhjetorin e kaluar, ish-kryeministri italian Romano Prodi erdhi në Shqipëri, ku deklaroi se dëshironte ndërtimin e një termocentrali me qymyr në bregdetin shqiptar me kapacitet 1500 MV. Pak javë më parë, Presidenti i PPC, Takis Athanasopoulos erdhi në Tiranë për të kërkuar leje për ndërtimin e një termocentrali me qymyr në Porto Romano me fuqi 500-800 MV. Mësohet se kryeministri Berisha gjatë takimit i ka bërë të qartë grekëve se Shqipëria nuk do të pranojë të dyja termocentralet dhe se do të zgjedhë mes dy projekteve bazuar mbi kritere të posaçme, mes të cilave, edhe kriteri i propozimit të parë. Në këtë mënyrë sugjeroi se mundet që lejen ta marrin italianët. Projekti grek synon Porto Romanon si zonë për ndërtimin e TEC-it.
Prof. Ing. Sazan Guri, ekspert i çështjeve mjedisore, shpjegon se në fakt, duket se të gjitha rrugët të çojnë te qymyri, por nga ana tjetër nukjanë bërë studimet dhe vlerësimet paraprake mbi nevojën e investimeve, vëllimin e tyre, si dhe nuk marrë mendimi i ekspertëve për përzgjedhjen ndërmjet projekteve të ndryshme.
Sipas Gurit, TEC-i me gaz është më miqësori me mjedisin, por perspektivat e gazit janë shumë larg. Në këtë kuptim, ndoshta mund të duhen rreth 10 vjet që Shqipëria të hyjë në rrjetin e gazsjellësve rajonalë. “TEC-i me naftë nga ana tjetër, paraqitet jo rentabël në kushtet kur një fuçi naftë e papërpunuar po vrapon rreth çmimit 200 dollarë. Ndaj përjashtohet si mundësi ndërtimi i TEC-ve të tilla për arsye furnizimi normal me energji elektrike. Një TEC i tillë mund të shërbejë vetëm si “TEC krize”, pra të përdoret në situata shumë të vështira energjetike, duke qenë se lënda e parë sakaq kushton shumë dhe do të vazhdojë të kushtojë gjithnjë e më shumë”, vëren inxhinieri.
Ekziston edhe ideja e një centrali bërthamor, por në kushtet tona, sipas ing. Gurit, është një ide disi e çuditshme dhe mund të thuhet se kemi shumë rrugë për të bërë derisa të arrijmë atje, nëse një ditë vërtet duam dhe mundemi.

“Në këto kushte mbetet vetëm një alternativë: TEC-i me qymyr. Qymyri kushton lirë dhe ka rezerva të pamata në mbarë globin. Vetëm se duke qenë tejet ndotës, nevojiten kosto shumë të larta për të instaluar filtrat përkatës, filtra gjigantë DNOX dhe D-Sulfuring”, thotë ai. Megjithatë, inxhinieri vëren se këto filtra ndalojnë disa gazra helmuese si dhe grimca që çlirohen gjatë djegies së qymyrit, por jo CO2. Dioksidi i Karbonit nuk mund të ndalet. “Ai thjesht do të çlirohet në atmosferë në një masë të konsiderueshme. Teknologjia e TEC-ve të sotme me qymyr është përmirësuar ndjeshëm, por ata kushtojnë 10 herë më shumë se dikur, për shkak të filtrave”, sqaron ai.
Sazan Guri thotë se mbi të gjitha na duhet të kemi një proces transparent për sa i përket investimeve në energji. Duhet të përcaktohet në bashkëpunim me ekspertët sa është raporti optimal ndërmjet “green energy” (energji e gjelbër, jo ndotëse) dhe “brown energy” (energji ndotëse bazuar te djegësit fosilë). “Në rastin e vendit tonë, disa ekspertë thonë se ky raport duhet të qëndrojë diku te 80% për energji të gjelbër dhe 20% për pjesën e prodhuar përmes djegësve fosilë. Nevojitet gjithashtu të përfshihen edhe aktorë të tjerë, nga komuniteti, ekspertë të ambientit etj. Çelësi është transparenca dhe aktualisht, transparenca lë për të dëshiruar”, vëren profesori për MAPO-n.

Sipas inxhinierit, ne sot kërcënohemi nga Italia, e cila kërkon të sjellë një TEC me qymyr 1300 MV, si dhe nga Greqia, e cila kërkon të instalojë një TEC prej 500-600 MV. Varianti italian parashikon një impiant 700 MV në Levan dhe një tjetër 600 MV në Shëngjin, ose një impiant 1300 MV në Porto Romano. Ai kritikon edhe Romano Prodin, i cili e konsideroi këtë investim, si të “panegociueshëm”.
Gjithashtu, ekziston një projekt kinez, për momentin i mbajtur në sirtar për një TEC me qymyr prej 600 MV në Cërrik. Të gjitha këto janë vepra me bazë qymyrin. “Projekte që edhe sikur të kryhen me teknologjinë më të mirë të mundshme, përsëri do të lëshojnë një sasi shumë të madhe CO2 në ambient. Kjo do të na krijojë probleme të shumta jo vetëm shëndetësore, por edhe në marrëdhëniet tona me Klubin Evropian, ku kreditit tona të emisioneve të CO2 do të jenë më të larta nga sa na lejohet, ndaj do të penalizohemi”, sqaron ai.
Inxhinieri shton se edhe fabrikat e çimentos lëshojnë një sasi shumë të madhe CO2 në ambient. “Bëhen investime pa i kthyer sytë nga mjedisi dhe shëndeti i njerëzve. Problemi është se vendimet merren shumë lart dhe nuk ekziston një bashkëpunim qeveri-ekspertë për të përcaktuar një normë të përshtatshme “green-brown”, si dhe për të zgjedhur investimet më të përshtatshme”, thekson ai. Nga ana tjetër, eksperti i çështjeve të mjedisit kujton se ne nuk po zëvendësojmë as pyjet e prera, dhe në të njëjtën kohë po shtojmë dozën e dyoksidit të karbonit dhe ndotësve të tjerë, përmes investimeve të pamenduara që po bëjmë. “Duhet kuptuar që ky vend ka një sipërfaqe toke të kufizuar, një mjedis të kufizuar, një numër të kufizuar njerëzisht. të gjitha resurset janë të kufizuara, por lakmia njerëzore nuk është e tillë”, vëren inxhinieri.
Sipas Sazan Gurit, “në këto kushte na duhet së pari të përmirësojmë legjislacionin mjedisor dhe më pas të shkojmë drejt Demokracisë Mjedisore, ku komuniteti dhe aktorët e tjerë janë aksionerë në vendimmarrje të tilla, pasi këtu po flasim për disa pasuri si toka, ajri dhe uji që na përkasin të gjithëve, nuk janë pronë thjesht e qeverisë, apo e disa individëve”.

Bashkëpunim me Kosovën?

Por, përse nevojiten investime TEC-esh me qymyr në Shqipëri, kur vetëm pak qindra kilometra më tutje nga kufiri, ndodhen rezervat më të mëdha të qymyrit në Evropë, në Kosovë? Ndërkohë që Shqipëria ka rezerva të bollshme ujore e për rrjedhojë edhe të prodhimit të energjisë nga impiantet hidrike, Kosova, nuk disponon të tilla kapacitete, por disponon rezerva qymyri të pamata. Në më shumë se një rast ekspertët e energjisë kanë diskutuar për një shkëmbim energjie me Kosovën. Në rast investimesh ë përshtatshme, Kosova do të ketë shumë energji, jo vetëm për të përmbushur nevojat e saj, por edhe për të shitur.
Aktualisht, Shqipëria po i jep Kosovës energji elektrike. Raportimet në media flasin për 125 megavat/orë energji elektrike, ose sa gjysma e kapacitetit transmetues të linjës 220 kilovolt Fierzë-Prizren. Ndërkaq reduktimet e ashpra kanë përfshirë Kosovën, kjo për shkak të avarive të rënda blloqeve të termocentraleve, ndaj kryeministri Hashim Thaçi ka shpallur gjendjen e emergjencës për energjinë elektrike. Kosova blen 40% të energjisë elektrike nga Serbia, pjesën tjetër nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Shqipëria. Por Maqedonia dhe Greqia, zakonisht kanë mungesa të energjisë elektrike, kështu që Kosova e merr energjinë elektrike nga Serbia ose Bullgaria.

Ndonëse mund të jetë vërtet e pafuqishme aktualisht, gjasat janë që me investimet e duhura të shndërrohet në një superfuqi energjetike në të ardhmen e afërt. Sipas vlerësimeve të Bankës Botërore, pritet që në Evropën Juglindore, rritja mesatare vjetore të jetë në nivelin 2,3% deri në vitin 2020. Kapacitetet operacionale ekzistuese në rajon janë në masën 43,9 GV (gigavat), çka është pak më shumë se 5% i totalit të kapaciteteve evropiane. Këto kapacitetet dominohen nga termocentrale që përdorin linjit (qymyrguri) si lëndë të parë. Sipas parashikimeve të ABS Energy Research, zhvillimi i kapaciteteve të reja në Evropën Juglindore, do të arrijë në nivelin 75 GV brenda vitit 2020. Kjo tregon një rritje dinamike të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike me një rritje mesatare prej 3,6%, sipas së cilës, krejt kapacitetet e rajonit do të arrijnë në nivelin 7% të totalit të kapaciteteve evropiane. Megjithatë, ndërtimi i kapaciteteve të reja nuk do të shpërndahet njëtrajtësisht në të gjithë rajonin, pasi në vende të ndryshme, prioritet do të jetë rehabilitimi i kapaciteteve ekzistuese.

Ndërkaq, Kosova është ndër vendet me më shumë rezerva qymyrguri në botë. Jo vetëm kaq, por këto rezerva janë të cekëta dhe nuk nevojitet gërmimi në thellësi deri në hapje galerish, por mjafton përdorimi i makinerive të gërryerjes në sipërfaqe, siç mund të jenë edhe ekskavatorët e thjeshtë. Kjo do të thotë se ndërtimi i megatermocentraleve në këtë zonë është plotësisht i mundur.
Firmat kryesore prej të cilave Shqipëria importon, kanë shfaqur njëzëri interes për ndërtimin e një termocentrali vigan në Kosovë. Madje, ironikisht listën e kryeson serbja EFT, kreu i të cilës Vuk Hamoviç, i pyetur pak vjet më parë për natyrën e pazakontë nga pikëpamja patriotike mbi mundësinë e këtij investimi, u përgjigj: “Just business!” Eksperti i energjisë, Gjergj Simaku, vëren se bashkëpunimi do të ishte shumë i mundur dhe i frytshëm në këtë rast, duke kombinuar, rezervat 100% hidrike të Shqipërisë me ato termike të Kosovës. Kështu të dyja palët do të mund të përfitonin shumë nga ky shkëmbim i ndërsjellë. “Nëse flitet pastaj për një termocentral të madh, i cili është plotësisht i realizueshëm, do të ishte një lehtësim i madh për të gjithë rajonin”, vëren eksperti i energjisë Gjergj Simaku.

Në këtë pikë, dilemat mes zgjedhjeve të ndryshme janë të forta, por diçka është e sigurt. Më në fund, Shqipëria ka hyrë ne epokën e saj industriale-energjetike, dhe për momentin, askush nuk mund ta thotë nëse përfundimi i TEC-manisë do të jetë një histori suksesi apo disfate. Koha do ta tregojë më mirë, por megjithatë, fillimi nuk duket i mbarë…

R.Mapo, Ervin Qafmolla