Pamje
nga fshati katolik Dom Gjomi i Mirditës, që ndodhet vetëm pak kilometra
larg “Rrugës së Kombit”, pranë tunelit të Kalimashit
Çuditërisht, në fshat shihje shumë pak bagëti. Edhe në arra nuk është se kishte shumë të mbjella. Në bisedën e bërë në lokalin e vetëm të fshatit, mësova se pjesa më e madhe e domgjonasve, përveçse kishin nga një shtëpi të rregulluar në fshat, kishin edhe një apo dy shtëpi në Tiranë. Më vonë do e kuptoja arsyen.
Ngjitja në mal do të na shfaqte një pamje dramatike. Dora e njeriut nuk kishte lënë pemë në këmbë. Një masakër e frikshme, e ngjashme me një apokalips. Tani po e kuptoja se si kishin arritur të blinin nga një apo dy shtëpi në Tiranë këta fshatarë miqësorë me ne, por jo me pyllin, që nuk merreshin me asnjë veprimtari bujqësore apo blegtorale.
Për 20 vite me radhë, në këtë mal është prerë çdo pemë e mundshme, duke shkatërruar kështu krejt ekosistemin. Në të nuk gjendet asnjë kafshë pylli apo shpend. Të vetmet gjallesa që hasëm rrugës dhe në mal ishin disa nepërka dhe gjarpërinj, që nxitimthi fshiheshin, dhe një buf që këndonte trishtueshëm, ndoshta gjendjen e këtij mali. Asnjë tingull gjallese tjetër. Madje as cicërimat e zogjve. Asgjë. Vetëm heshtje trishtuese.
“Vallë nuk iu bën përshtypje kjo masakër mjedisore që kanë bërë? Po shteti përse nuk ka ndërhyrë gjithë këto kohë”, pyeta jo pa irritim udhëheqësin e grupit tonë, Petritin, që është larguar nga Dom Gjoni shumë vite më parë.
“Ka qenë e vetmja mundësi që ata të jetojnë dhe fitojnë”, mu kthye me qetësi ai, ndërsa duke psherëtirë, mungesën e ndërhyrjes së shtetit e justifikoi me pragmatizëm, me faktin se Munella është shumë larg për t’u shtrirë dora e ligjit.
Artikullin e plotë e gjeni këtu:
http://www.gazetatema.net/ web/2013/05/02/ foto-reportazh-nje-masaker- nen-syte-e-te-gjitheve/

http://www.gazetatema.net/
No comments:
Post a Comment