Qielli i kryeqytetit të Malit të Zi, Podgoricë më 9 maj të këtij viti është bërë dëshmitar i një dukurie të pazakontë qiellore. Në të është vërejtur një ‘trup’ qiellor shumë i ndriçuar në ngjyrë portokalli i cili çdo 2-3 minuta ndërronte formën, madhësinë, drejtimin dhe shpejtësinë e lëvizjes. Lajmi është publikuar fillimisht nga gazeta “Vijesti”, punonjësit e të cilës janë bërë vetë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje, duke dokumentuar gjithçka përmes pamjeve filmike.
Astronomët dhe meteorologët nuk kanë ende një shpjegim shkencor për këtë dukuri të pazakontë, ndërsa astronomi Igor Dajkoviç pohon se kjo dukuri nuk është astronomike. Siaps Dajkoviç, nuk mund të bëhet fjalë për trup të fortë apo të qëndrueshëm, të paktën sipas njohurive të deritashme shkencore.
“Nga pozita shkencore them se kjo nuk është dukuri astronomike. Ajo ka lëvizje të parregullt dhe nuk ekziston asnjë trup qiellor, yll apo planet të cilët janë të qëndrueshëm, që të jenë në gjendje të bëjnë lëvizje të tilla. Gjithashtu, as një meteorit nuk bën lëvizje të tilla; edhe kur lëviz ia nuk mund të ndryshojë drejtim siç ka ndodhur me fenomenin në fjalë”, – ka thënë Dajkoviç pas analizës së fotos.
Ai ka theksuar se edhe në Suedi tashmë prej disa vitesh ndodh një dukuri e njëjtë me këtë që u pa në Podgoricë dhe interpretimet kanë qenë nga më të ndryshmet, që nga mundësia për UFO, vizitorë nga e ardhmja apo fantazma?
12 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)
No comments:
Post a Comment