Replikat
midis Winston Churchill dhe politikanes angleze me origjinë amerikane,
Lady Astor (me fytyrë jo tërheqëse) kanë hyrë në dhjetë më interesantet.
E revoltuar në një rast nga fjalët e Çërçillit, Lady Astor i tha:
- Uinston, ju jeni i dehur.
- Kurse ju, Zonjë, jeni e shëmtuar... Unë nesër do të jem përsëri esëll, ndërsa ju...!
Në një rast tjetër, gjatë një vizite në pallatin Blenheim (shtëpi e moçme e familjes Çërçill), Lady Astor, aktiviste e të drejtave të grave, po diskutonte me Çërçillin rreth kësaj teme, që nuk i pëlqente dhe aq këtij të fundit. Në kulmin e mosmarrëveshjeve midis tyre, Lady Astor e humbi durimin dhe thirri:
- Uinston, sikur të isha gruaja juaj, do t'ju hidhja helm në gotë.
Eksprese kundërpërgjigjja e Çërçillit:
- Ju siguroj, Nensi, se sikur unë të isha burri juaj, do ta pija me kënaqësi atë gotë!
Përktheu: Agim Hamiti

No comments:
Post a Comment