Showing posts with label Shëndetësi. Show all posts
Showing posts with label Shëndetësi. Show all posts
Tuesday, June 17, 2014
Ndryshon Ligji për Duhanin, por jo Idiotsia e tij
Dëgjova
që në ndryshim nga Ligji i shkuar, (i dështuar në mënyrë spektakolare),
tani kanë vendosur të gjobisin vetë duhanpirësin me 5000 lekë (të reja,
duhet theksuar akoma) në rast se kapet duke tymosur në ambjente të
ndaluara.
Më në fund - thashë me vete, e bën diçka me mend, ç'faj ka psh. Pronari i Lokalit të gjobitet se dikush tymos.
Por jo, pavarësisht gjobës ndaj duhanpirësit, në ligjin e ri jo vetëm që e kishin lënë në fuqi gjobën ndaj Pronarit të ambjentit publik, por e kishin çuar në 300 000 lekë.
Veç kësaj, çmenduria tjetër ishte edhe një gjobë prej 50 000 lekësh për Administratorin e ambjentit.
Epo pika e zezë, o njerëz me tru!
Po ç'faj ka pronari apo administruesi nëse dikush tymos në ambjentin e tij? Ata nuk janë as policë dhe as pjesë e strukturave të shëndetit publik të përballen e të ndalojnë duhanpirjen.
Në analogji, nëse dikush në ambjentet e Kryeministrisë ndez një cigare, ushtari i gardës do duhet të dënohet me 50000 lekë dhe vetë Kryeministri shqiptar me 300 000 lekë gjobë.
Si fillim ore zotërinj ju duhet ti thërrisnin mendjes dhe të diskutoni ligjet tuaja me grupet e interesit, apo ndryshe duhanxhinjtë.
Duhanin e keni lejuar si të ligjshëm, madje taksat që vilni prej tij ju pëlqejnë shumë, por ama po shpallni të paligjshëm konsumin e tij. Po ku imagjinohet të hash një darkë të mrekullueshme dhe mos e ndezësh në fund një cigare, qoftë për tym?
Pse i merrni botës çdo ligj të gatshëm dhe nuk e adoptoni për kulturën shqiptare?
Kaq e vështirë është ta kuptoni se duhanpirësit janë njerëz të kësaj shoqërie dhe jo krijesa imagjinare?
Kaq e vështirë është që çdo lokal, apo ambjent publik të ruajë një kënd të veçantë për duhanpirësit?
Por kur shpallni të jashtëligjshëm konsumin e duhanit, pse e keni lejuar shitjen e tij?
Pse nuk ligjëroni edhe shitjen e Hashashit, mqs sidoqoftë konsumi i tij do ishte i ndaluar?
A thua vërtetë se ju iu dhimbset kaq shumë shëndeti i qytetarit?
E?
Po ato 40 kg pluhur që i thithim çdo vit, duhanpirës apo jo rrugëve të kryeqytetit, si i bëhet?
Po ajo buka që nuk dihet me ç'miell bëhet e ku shkelin e kundrojnë furrtaret, ç'efekt ka?
Po ai uji i pakontrolluar që me altoparlant shitet lagje më lagje, nuk ua vret sytë?
E keni çuar paketën e duhanit 250 lekë. Një duhanxhi shqiptar sipas kanarit tuaj 1/3 e rrogës duhet ta shpenzojë vetëm për duhan. Turp e faqe zezë, goxha burra blejnë ende cigare të hapura...
Ore, po sikur këta duhanpirësit të krijojnë një komunitet dhe t'iu hedhin në gjyq duke ju kërkuar dëmshpërblime marramendëse, sepse pikërisht sepse ju e keni lejuar shitjen e duhanit, ata vuajnë pasojat e tij?
Eshtë e vërtetë që duhani është i dëmshëm dhe ka plot mënyra ndërgjegjësimi për të minimizuar konsumin e tij, por ju po e kapni veshin e majtë me dorën e djathtë.
Jeni ende në kohë ta ndryshoni ligjin dhe mos dilni përsëri bllof, sepse j'ua them unë çfarë do ndodhë. Tani që ngrohet koha njerëzit do ta pijnë duhanin në ambjentet e jashtme, veranda. Kur të ftohet koha do turreni të vendosni ligjin, do këpusni dhjetra gjoba, do rrihen dhjetra punonjës së shtetit apo do burgosen dhjetra biznesmenë dhe kaq.
Po aq mrekullisht, do dështoni përsëri!
Shkroi: Stop Injorancës !

Thursday, October 3, 2013
Kompania farmaceutike pohon: Kanceri transmetohet përmes vaksinave
http:// www.naturalnews.com/ 033584_Dr_Maurice_Hilleman_ SV40.html
Një kompani farmaceutike ka pohuar dhe pranuar fakte tragjike. Ato teori që dukeshin sikur prodhoheshin nga një mendje e c’ekulibruar për fat të keq janë realiteti me të cilin duhet të përballemi. Kompania pranoi se ka vaksinuar virusin e kancerit me anë të vaksinave, shkruan uebsajti, Libero.
Intervista shokuese, e censuruar natyrisht u bë nga studiuesi i historisë së mjekësisë, Edward Shorter për televizionin publik, Boston WGBH, por u hoq nga libri “The Health Century” për shkak të përmbajtjes, ku pohohet se Merk ka injektuar virusin vdekjeprurës (SV40 dhe virusa të tjerë) të aftë të provokojnë kancer, në popullsinë e gjithë botës. Kjo shpjegon në fakt dhe rritjen e shfaqjes së kancerit këto 50 vitet e fundit.
Në dokumentarin “In Lies we trust: the CIA, Hollywood and Bioterrorism”, e prodhuar dhe krijuar nga shoqata të konsumatorëve dhe ekspert i shëndetit Leonard Horowitz, është intervistuar eksperti më i madh i vaksinave, doktor, Maurice Hilleman. Ai shpjegon se përse janë shpikur SIDA, leucemia dhe sëmundje të tjera të tmerrshme vdekjeprurëse.
http://youtu.be/ vxyVK3pAiQQ
Në vaksinat që shiten për popujt e konsideruar si të botës së tretë, janë zbuluar se këto përmbanin hormonin B-hCG, një përbërës anti-pjellor. Gjykata e Lartë e Filipineve zbuloi se 3 milionë e gjysmë gra e vajza kanë marrë këto vaksina të kontaminura, kështu dhe në Nigeri dhe në Tajlandë.
http://youtu.be/ 4W2MJbcgn1g
(d.b/BalkanWeb)

http://youtu.be/

Monsanto në Shqipëri
Në
të gjithë botën në 25 maj dhe në 12 tetor të këtij viti, priten të
organizohen marshime protestash kundra një kompanie të quajtur Monsanto.
http://www.facebook.com/ occupymonsanto?fref=ts
Po ç'është kjo Monsanto?
Monsanto është një koorporatë ndërkombëtare me shtrirje në të gjithë botën, e cila mundëson modifikimin biologjik të ushqimit, hormone për gjëtë e gjalla si dhe OMGJ për bimësinë. http://en.wikipedia.org/wiki/ Monsanto
Po në Shqipëri ka protesta të tilla?
Jo.
A është shtirë kjo koorporatë edhe në Shqipëri, apo ne shqiptarët ushqehemi ende me produkte natyrale, bio?
Në Shqipëri kjo koorporatë ka hapur disa degë të saj dhe ky do thoni ju???
Sa më pranë fermerëve shqiptarë...
Albania
Bruka Seedling
Divjake 2
Lushnje
Tel: +355 371 21 41
Fax: +355 371 21 42
Ndiqni një dokumentar për tu informuar më në detaje rreth problemit në fjalë, i cil ka ngritur në këmbë shoqërinë civile në të paktën 600 shtete të ndryshme të botës.
http://youtu.be/ 5rPTpDvj5yE
Në rrjetet sociale ka dhjetra e dhjetra organizime e lajmërime mbi marshime të tilla proteste, anembanë botës:
http://www.facebook.com/ MarchAgainstMonstanto/ events
Të gjithë fqinjët tanë në 12 tetor do organizojnë protesta të tilla në kryeqytetet e tyre, po ne shqiptarët?
Për një ushqim të pastër e natyral, pa pesticide e hormone, pa modifikime gjenetike, në emër të shëndetit e jetës tonë e të fëmijëve tanë.
http:// www.march-against-monsanto. com/
STOP PADITURISE DHE SHKATERRIMIT ! (S.I)
http://www.facebook.com/
Po ç'është kjo Monsanto?
Monsanto është një koorporatë ndërkombëtare me shtrirje në të gjithë botën, e cila mundëson modifikimin biologjik të ushqimit, hormone për gjëtë e gjalla si dhe OMGJ për bimësinë. http://en.wikipedia.org/wiki/
Po në Shqipëri ka protesta të tilla?
Jo.
A është shtirë kjo koorporatë edhe në Shqipëri, apo ne shqiptarët ushqehemi ende me produkte natyrale, bio?
Në Shqipëri kjo koorporatë ka hapur disa degë të saj dhe ky do thoni ju???
Sa më pranë fermerëve shqiptarë...
Albania
Bruka Seedling
Divjake 2
Lushnje
Tel: +355 371 21 41
Fax: +355 371 21 42
Ndiqni një dokumentar për tu informuar më në detaje rreth problemit në fjalë, i cil ka ngritur në këmbë shoqërinë civile në të paktën 600 shtete të ndryshme të botës.
http://youtu.be/
Në rrjetet sociale ka dhjetra e dhjetra organizime e lajmërime mbi marshime të tilla proteste, anembanë botës:
http://www.facebook.com/
Të gjithë fqinjët tanë në 12 tetor do organizojnë protesta të tilla në kryeqytetet e tyre, po ne shqiptarët?
Për një ushqim të pastër e natyral, pa pesticide e hormone, pa modifikime gjenetike, në emër të shëndetit e jetës tonë e të fëmijëve tanë.
http://
STOP PADITURISE DHE SHKATERRIMIT ! (S.I)
Ndarja e plehrave
Në lagjen time prej ditësh ka filluar riciklimi i plehrave.
Atë që nuk e ka bërë asnjë Institucion shtetëror, asnjë organizatë ambjentaliste, apo asnjë qytetar i ndërgjegjshëm, e ka marrë përsipër një fëmijë i vogël 10 vjeçar rom, i cili qëndron nga mëngjesi deri në mbrëmje përbri koshave dhe plot mirësjellje të kërkon t'ia dorëzosh plehrat, që ai të ndajë kartonat veç, qelqurinat veç, bidonat veç, metalet veç dhe ushqimet veç.

Wednesday, May 8, 2013
Humor seksual
Statuset e komentet e mëposhtëme janë shkëputur nga faqja seksologu.com
e doktorit të nderuar Adem Harxhit, i cili duhet përshëndetur dhe
inkurajuar për punën e tij të mrekullueshme rreth edukimit seuksual të
shqiptarëve, duke qenë mjeku i parë që theu tabutë me emisionet tek
Gjeli Vizion, Linja e Kuqe tek 24 NEWS, me botime të herëpashershme dhe
gjithçka, falas.
Padyshim që në punën e tij të lodhshme e të stërmundimshme duke iu përgjigjur një për një pyetjeve të qytetarëve do krijoheshin edhe shumë situata komike, të lindura shpesh nga padija. Disa prej tyre i kemi sjellë e bashkangjitur në një foto të vetme, duke ruajtur padyshim edhe anonimatin e postuesve.
Të bën përshtypje teksa lundron në faqen e doktorit të nderuar fakti se janë kryesisht femrat ato që ankohen rreth problematikës seksuale, qoftë edhe kur problemi është pikërisht i partnerëve të tyre. Gjithashtu vihet re se shqiptarët jashtë Shqipërisë londineze dallohen për një lirshmëri më të madhe për të diskutuar mbi seksualitetin.
Meshkujt, duke përjashtuar atë pjesë e cila ankohet vetëm për përmasat, mendjen e kanë tek tallja e gjyetia.

Etiketa:
+18,
Humor,
Shëndetësi,
Stop Injorancës
Monday, April 29, 2013
Shëndetësia dhe studentët e mjekësisë... në Facebook
Më
ka bërë shumë përshtypje që sa herë trajtohen dhe diskutohen rastet
korruptive abuzive të bluzave të bardha ndaj qytetarëve, studentët e
mjekësisë, e ardhmja e shëndetësisë shqiptare e cila duhet ti japë fund
njëherë e mirë kasaphanës, në vend që të bëhet palë me qytetarët për ti
mbështetur dhe denoncuar bashkë këto raste të turpshme flagrante abuzimi, zgjedh të bëjë avokatinë e mjekëve dhe sistemit të korruptuar.
Si do ta ndryshojmë këtë sistem të kalbur kështu, kur pikërisht nxënësit më të dalluar, tani studentë të mjekësisë dhe mjekët e ardhshëm hiqen më mizorë se vetë paraardhësit e tyre?
A i keni hyrë këtij profesioni fisnik se karakterizoheni nga ndjesia e dhembshurisë dhe humanitetit, apo s'e ju kanë thënë prindërit se kështu bëheni milionerë?

Thursday, April 25, 2013
VERBIMI
Dy djem aty rreth të njëzetepesave,shtynë me furi derën ndarëse të korridorit të kirurgjisë së atij spitali.Rezet e vjetra te derës lëshuan një tingull gërvishtës.Ajri kundërmonte një erë duhani bllokuese dhe dukej se aty dhe pse muret ishin mbushur me tabela sensibilizuese ku njerëzit viheshin në dijeni se ndalohej duhani,përceptohej lehtë krejtësisht e kundërta.Aty askush nuk kishte nge të lexonte tabelat,tymosnin gjithsekush me moskokëqarje të pafshehur.Muret që kushedi se kur nuk kishin njohur lyerje,vende-vende ishin rjepur nga suvaja dhe instalimet elektrike ishin në gjendje të vajtueshme.Një konglomerat telash e çelësash elektrikë vareshin jo vetëm në lartësinë e njeriut,por gjendeshin dhe fare ulët dhe gati sa nuk preknin dyshemenë.
Dy djemtë i hidhnin hapat me nxitim,gati-gati me vrap.U ndalën për një moment kur u gjenden thuajse në mesin e atij korridori.I pari,një djalosh shtat mesëm me flokë te gjatë gështenjë të lidhur mbrapa si bisht kali,hodhi sytë rreth e rrotull me shpresën të dallonte atë që po kërkonte.Pas tij djaloshi tjetër,një bjond me faqe të parruara por që qimet ishin të mbajtura me kujdes hodhi gjithashtu sytë në drejtimin që po shikonte shoku i tij.Morën për pak sekonda frymë dhe si nuk panë as infermiere as mjek që po kalonte në ato momente nëpër korridor u drejtuan për tek një krevat-barrelë e braktisur aty në korridor.Tri gra qëndronin të ulura në ndenjëset përballë vendit ku ndodhej barrela,në një distancë prej dy-tre hapash.Ishin tri gra në moshë të thyer.Njëra nga gratë me ca flokë të thinjura e të gjata të tërhequra lart me një mbajtëse të errët në formë gjysmë hëne po i pëshpëriste diçka fare afër fytyrës,njërës nga gratë,e cila ndodhej në mes të dy të tjerave.Tjetra një flokë shkurtër dhe të ngjyer me një ngjyrë ndryshku,po e dëgjonte me shumë vëmendje.Herë pas here shtynte lart me gishtin tregues syzet me lente të trasha që i rrëshqisnin hundës dhe pastaj bashkonte sërish duart në pëqi.Gruaja e tretë e cila mbante një shall të zi në kokë nuk ishte më pak e vëmendshme në bisedë sesa dëgjuesja e mesit por duke qenë në anën tjetër të folëses,për të dëgjuar më mirë i duhej të përkulej herë pas here pak përpara, veprim që e lodhte disi prandaj ishte e detyruar që sërish të drejtohej që të mbështetej në mbështetësen e ndenjëses dhe keshtu humbte fillin e bisedës.Ishin disi të përhumbura në bisedë kur vërejtën që në atë korridor u shfaqën dy djem të rinj që ecnin me hapa të shpejtë dhe seç mbanin në duar.Vetëm kur u afruan tek barrela afër tyre gratë vërejtën që djemtë mbartnin në një batanije të hollë një trup njeriu.Ato ndërprenë bisedën dhe shikuan të tronditura atë pamje ngjethëse.Një trup njeriu dergjej mbështjellë në atë batanije dhe vëreheshin njolla të mëdha gjaku kudo nëpër mbulesë.Trupi ishte krejtësisht i mbuluar dhe dallohej vetëm krahu i djathtë që i varej poshtë jashtë mbulesës.Dy djemtë e shtrinë trupin e mbuluar mbi barrelë dhe hodhën sërish vështrimin përqark se mos dukej ndokush nga personeli i spitalit.Si nuk shquan askënd iu drejtuan tre grave që tashmë kishin ndërprerë bisedën dhe vështronin të lemerisura pamjen që u kishte rënë përpara.
-A mund ta lëmë këtu për pak momente sa të gjejmë ndonjë doktor që të vijë e ta shikojë?-kishte folur djaloshi me flokë të lidhur mbrapa.
-Sigurisht!-thanë të tria thuajse njëzëri.-Po çfarë i ka ndodhur?-mori guximin e pyeti gruaja me flokë të thinjura.
-Aksident me makinë!Makina e tij u përplas me një kamion.Eshtë në gjendje kritike sepse ka plagë të shumta dhe ka humbur tepër gjak.
Gruaja me shami të zezë në kokë,lëshoi një klithje që e bllokoi rrufeshëm me njërën dorë duke e vënë shpejt tek goja,për ta mbyllur klithmën brenda vetes.Gruaja me syze të trasha bëri shenjën e kryqit dhe me gjysmë zëri pëshpëriti më shumë për vete sesa për ta dëgjuar të tjerët.-O Zot,ç’po dëgjojmë e shohim përditë!Flokëgjata dhe pse e shokuar u shty akoma më shumë në pyetje.-Eshtë i afërmi juaj?
-Jo!Por u ndodhëm aty në momentin e aksidetit dhe e sollëm menjëherë pa lajmëruar as ambulancën sepse duke parë gjendjen e tij,mbërritja e ambulancës mund të ishte e vonuar dhe fatale për të.-përgjigjej vetëm djaloshi flokëlidhur.Ai fliste dhe lëviste sytë vazhdimisht në kërkim të dikujt që mund të shfaqej nga hyrja.Ai u kërkoi dhe njëherë grave se nëse mund të shfaqej ndonjë doktor ndërkohë që ata po shkonin t’i kërkonin,ato mund t’ua shpjegonin situatën.Gratë tundën kokën në shenjë pohimi.Ndërkaq të dy djemtë u kthyen nga hyrja dhe dolën me të njëjtin nxitim me të cilin kishin hyrë.
Gratë nuk ia ndanin sytë batanijes që mbulonte të aksidentuarin.-I shkreti!-ofshani gruaja me syze.
-Shshshsht!Mund të na dëgjojë.-i foli rrëzë veshit gruaja me shall të zi.Ato tashmë e kishin harruar fare që kishin ardhur për analizat e tyre në atë spital.Ato shikonin vetëm barrelën.Krahu i lëshuar jashtë batanijes linte të kuptoje se i aksidentuari ishte një mashkull në moshë të re.Sporadikisht dëgjohej ndonjë rënkim i lehtë i tij.Rënkim që ngjasonte më shumë me një gërhitje të paqtë gjumi.Sytë e grave u ngulën mbi atë pjesë të batanijes ku duhej të ishte koka.Një lëkundje mezi e dallueshme nga frymëmarrja e tjetrit linte të kuptonte që ai ishte gjallë.
Befas dera nga ana e djathtë e korridorit andej nga ishte dhe hyrja u lëkund lehtas dhe u hap përgjysmë.Gratë vërejtën me ngazëllim të shfaqej silueta e një burri me flokë të thinjur dhe me një palë syze me skelet të shndritshëm,me duart futur në xhepat e uniformës së spitalit.Gruaja me shall të zi në kokë u turr e para drejt tij.Pas saj lëvizën dhe dy të tjerat.
-Doktor!Jeni doktor?!-Nga mënyra sesi ajo grua lëshoi ato fjalë jo me shumë sens,tjetri e kuptoi që ajo ishte e mbërthyer nga ankthi.
-Po doktor jam!Si është puna?-pyeti qetë ai,pa u impresionuar shumë nga tensioni i tjetrës.
-Eshtë këtu i shtrirë në barrelë një i aksidentuar.A mund ta kontrolloni sepse duket rëndë.
-Eshtë i afërmi juaj?-pyeti tjetri pa e humbur qetësinë e mëparshme.
-Jo e sollën dy djem të rinj që u larguan të kërkonin ndihmë.
-Tek unë s’ka ardhur njeri!-deklaroi indiferent ai dhe u drejtua për nga barrela.Kapi dorën që gjendej jashtë batanijes dhe me mollëzat e gishtërinjve të tij shtypi pulsin e tjetrit.Ai rrihte.Doktori lëshoi dorën dhe pa ia zbuluar fytyrën u drejtua nga gratë.-Sapo të vijnë ata dy djemtë u thoni të vijnë tek unë.Dhoma ime është dera e parafundit majtas.Pa qenë ata ose dikush i afërm i këtij nuk mund të bëj asgjë.U largua me hap të ngadaltë përgjatë korridorit në drejtim të kundërt nga kishte hyrë.Ai e njihte mirë këtë situatë.Vinin e ta linin të sëmurin tek dera si pa gjë të keq dhe zhdukeshin nga frika se mos u kërkoje para.Po dhe ai nuk kishte ndërmend të lëvizte as gishtin nëse nuk dilte gjë.I kujtohej kur kishte shkelur fillimisht në spital,plot entuziazëm e pasion për profesionin e tij.Kishte parë kolegët më të vjetër tek fusnin kartmonedha nëpër xhepa pas çdo shërbimi që kryenin dhe ishte shokuar.Si mundet vallë njeriu të arrinte deri në atë pikë.Por kur me kalimin e kohës,kolegët e tij blinin vila,ndërronin makinat e vjetra me makina të sapo dala në qarkullim,bënin pushime në plazhe ekzotike ndërsa ai vazhdonte të jetonte me atë rrogë shtetërore,filloi të ndjehej një dështak.Nuk duhej humbur më kohë me idealizma.Koha nuk do t’ia falte.Gruaja nuk mund të toleronte më që ajo të ishte bashkëshortja e një doktori tashmë shumë të kërkuar dhe të mos bridhte plazheve ekzotike,të mos rinovonte garderobën për çdo stinë,e të mos drekonte apo darkonte në lokalet shik.Kështu ta shihnin shoqet e saj që ajo mundej dhe ato le të plasnin po të donin.Fëmijët po rriteshin.Do rriteshin dhe kërkesat.Dhe ai ia kishte filluar.Në fillim skuqej kur të afërm të të sëmurit i fusnin shukun e parave në xhep,por me kalimin e kohës kjo iu kthye në rutinë dhe nuk skuqej as nuk zverdhej më.Një kolegu i tij i kishte shpjeguar se nuk duhej të ndjente brerje të ndërgjegjes,ndryshe do ta kishte të pamundur të punonte.-E shikon sesi shtetin nuk e bren ndërgjegja për ne!Pse duhet të sikletosemi ne.Në fund të fundit këtë mundësi na e dha jeta që jo të gjithë e kanë,pse të mos e shfrytëzojme në të mirën tonë?!-Madje kolegu kishte shkuar më tej në shpjegimet e tij.Ai i kishte thënë që çdo shërbim kishte tarifat e veta dhe se nuk duhej bërë ulje të shifrës së përcaktuar mes kolegësh sepse nuk do të ishte korrekte në marrëdhëniet me kolegët.
Tashmë ai kishte mësuar t’i njihte dhe pacientët.I dallonte ata që në pamje të parë dhe nga paraqitja e tyre ishte në gjendje të përcaktonte nëse dilte gjë dhe sa mund të ishte përfitimi që mund të nxirrej.Dora-dorës që ushtronte profesionin,ia kishte dalë të rregullonte mirëqenien duke vënë pasuri.Tani gruaja ishte e kënaqur nga ai,pasi tani kalonin pushimet në plazhet që dikur i shihnin vetëm nëpër revista apo në TV.Frekuentonin lokalet më shik dhe gruaja blinte veshjet e saj të modës së fundit të porositura online.Ia kishte dalë të paguante studimet e vajzës në një nga universitetet më të lakmueshme të kontinentit.Djalit para pak muajsh i kishte blerë makinën e tij të preferuar sportive.E ardhmja e tij dhe familjes së tij ishte e shndritshme.Ai e ndjente këtë.Një kolegu i tij po e thërriste nga mbrapa.-Do vish të pimë një kafe?
-Pse jo!-iu përgjigj njëherësh ai ftesës së tjetrit,pastaj u kujtua dhe i foli.-Ore di gjë ti për një të aksidentuar që ndodhet në korridor.
-Jo!-ngriti supet tjetri.-Si ishte?
-Nuk e di!Dukej rëndë,por nuk e pashë në fytyrë.
-Nuk ishte njeri me të?
-Ca gra që ndodheshin aty rastësisht më thanë që e sollën dhe e lanë aty dy djem dhe po kërkonin një mjek.
-Mua s’më ka thënë njeri gjë.Derisa të paraqitet ndonjë i afërm aty le të rrijë.-foli moskokëçarës kolegu.-Ikim ta pimë atë kafe?
Më prit poshtë sa të kthehem tek dhoma e të marr cigaret.-foli doktori dhe u kthye mbrapsht duke u rishfaqur në korridorin e gjatë.Aty qëndronin akoma ato tri gratë dhe i aksidentuari ndodhej po aty sipër barrelës por asnjë njeri nuk ishte pranë tij,çka e bëri të kuptonte se asnjë i afërm i të aksidentuarit nuk kishte ardhur akoma.Nëpër korridor kalonin infermiere dhe mjekë por askush nuk ia hidhte sytë barrelës.Tek afrohej pa sërish atë gruan me shall të zi në kokë t’i zinte rrugën.
-Ju lutem doktor,bëni diçka!Ky i shkreti nuk po jep më shenja jete.Bëni diçka!Ju lutem!Eshtë gjynah!
Doktori kapi sërish me bezdi të shfaqur pulsin e tjetrit.E shtrëngoi në heshtje dhe priti për pak sekonda.Pulsi nuk rrihte më.E shkundi krahun lehtë por nuk mori asnjë reagim.Nga brenda qenies së tij nisi të ngjitej lart një alarm.Zgjati dorën për nga duhej të ishte fytyra e tjetrit.Tërhoqi mbulesën.Shtangu i tëri.Trupi iu ngurtësua.Gjunjët filluan t‘i dridhen a thua se kishte ngarkuar një peshë super të rëndë.Shtrëngoi dhëmbët aq fort saqë ndjeu kërcitjen e tyre të thatë dhe iu bë se i theu të gjithë.Fytyra e mavijosur e të aksidentuarit ishte imazhi më i shtrenjtë për të.Para tij dergjej i biri.U plandos mbi trupin e të birit dhe e mbuloi me krahët e tij.Lot të mëdhenj i rrëshqitën mbi mollëza dhe një tis i zymtë i mjegulloi trurin.Sytë iu veshën nga një hije e zezë.Ndjeu se po verbohej.Aty për aty e kuptoi që verbimi kishte kohë që e kishte pushtuar,por vetëm tani po e ndjente dhimbjen e tij të tmerrshme.Tashmë ishte teper vonë për të larguar atë hije që i kishte veshur shikimin.Nëpër veshë i oshëtinë ca zëra që i dukej se i thërrisnin nga një tjetër univers.
-Doktor!Doktor!doktor!
Ishin zërat e tri grave që i qëndronin mbi kokë si tri magjistrica.
Shkroi: Gëzim Murajza
Thursday, April 4, 2013
Etreli injektohet në domate për pjekjen e shpejtë: Ja si helmohemi
Etreli,
një stimulues për rritjen e perimeve, i cili nuk përfshihet në listën e
produkteve të mbrojtjes së bimëve të regjistruara për t’u importuar dhe
tregtuar në Republikën e Shqipërisë, përdoret nga fermerët shqiptarë
për të përshpejtuar rritjen e perimeve të ndryshme.
Më shumë përdoret për skuqjen e domateve të serave. Farmacistë të ndryshëm arrijnë ta fusin stimulantin që kryen skuqjen e domates nëpërmjet doganave, pa e zhdoganuar atë, ndërsa AKU-ja duket se e ka të pamundur zbulimin e këtyre hormoneve, të cilat shiten në ambalazhe të medikamenteve të tjera.
Gazetarët e “Fiks Fare” janë përqendruar në dy rrethe, të cilat kanë edhe numrin më të madh të serave në vendin tonë. Ndërsa prodhimi i tyre tregtohet jo vetëm në Tiranë, por edhe jashtë vendit.
Pas gjetjes dhe blerjes së ilaçit që përdorej për skuqjen e domates, i cili ishte Etreli, gazetarët kanë mësuar nga farmacistët e farmacive bujqësore se këtë medikament “e siguronin nga Greqia”.
Medikamenti, që sillet pa u zhdoganuar, dërgohej në qytetin e Beratit dhe prej andej shpërndahej në farmacitë e zonës së Lushnjes dhe Beratit.
Farmacistët që e shesin këtë medikament tregojnë edhe mënyrën e përdorimit, por këshillojnë gazetarët e prezantuar si fermerë që të përdorin doreza plastike, pasi ky medikament është shumë i fortë.
Mënyrat e përdorimit të Etrelit te domatja janë të shumta. Disa fermerë e lyejnë domaten e papjekur me një sfungjer ose çorape grash, por duke qenë të kujdesshëm që të mos lenë pika të medikamentit në kokërr, pasi më pas domatet kur dalin në treg janë me pika të zeza.
Farmacistët, kur e shesin Etrelin, të tregojnë edhe dozat e përdorimit të tij dhe mënyrën sesi duhet të hollohet me ujë
Ky lloj medikamenti shpejton pjekjen e domateve nga një deri në dy javë.
Ndërsa një tjetër farmacist i medikamenteve bujqësore në Lushnje, pasi u ka afruar Etrelin gazetarëve, u ka sugjeruar atyre “që domatet që u hidhnin hormone të mos i përdornin për familjet e tyre, por të lenë pesë rrënjë domate pa spërkatur me hormone, që t’i konsumojnë për vete”.
Gjithashtu ai rekomandon që Etreli mund të tretej në ujë edhe me doza më të larta nga ato që ishin të shënuara në etiketë, pasi përshpejtonte pjekjen.
Pas sigurimit të medikamentit, gazetarët kanë kontaktuar me fermerët e zonës së Beratit dhe Lushnjes, ku kanë mësuar prej tyre se Etrelin e përdornin edhe ata për serat e tyre. Një fermer në Berat është shprehur se “simulantët në perime përdoren jashtë norme”.
Tregojnë përpara kamerës së Fiks Fare edhe procesin e përdorimit të Etrelit, duke ia hedhur domates në kërcellin e saj ose direkt në pjesën ku domatja është bashkuar me degën. Edhe këta fermerë rekomandojnë që domatet, të cilat piqen me anë të këtij ilaçi, të mos konsumohen nga fëmijët.
Fermerët pranojnë se e kanë përdorur Etrelin vazhdimisht në serat e tyre.
Një prej fermerëve i këshillon gazetarët që ta mbajnë të fshehur Etrelin, pasi përdorimi i tij është i ndaluar. Më tej ai tregon se ky medikament ka përqindje të lartë aciditeti.
Në Lushnje fermerët tregojnë se simulantin e “përdorim vazhdimisht, për të dalë sa më shpejt prodhimi në treg”.
Ata janë të sigurt se sot është e vështirë që të dallohet nga konsumatori domatja që është trajtuar me hormone. (G. Tema)

Monday, February 25, 2013
Puçrrat
As politikanët e as sutjenat që bashkojnë të majtën e të djathtën, por puçrrat. Ato na bashkojnë të gjithëve!
Një ditë si gjithë të tjerat ashtu kot si padashur u fiksova duke parë fytyrat e kalimtarëve të rastësishëm.
Ajo që më bëri realisht përshtypje ishte fakti se përveç një vajze që duhej të ishte në fillore, nuk më zunë sytë asnjë fytyrë të pastër, në pikëpamjen fizike, jo në atë simbolike.
Dikush kishte puçrra rozë, dikush të kuqe, dikush të verdha e dikush të jeshilta.
Kur shikoje një fytyrë pa puçrra, do shikoje në të ndonjë vrragë, ndonjë të çarë apo të grricur. Dikush tjetër e kishte faqen sikur sapo i kishte kaluar sipër, traktori.
Të thoje se ishin puçrra adoloshence, nuk e thoje dot, sepse nuk ishin të gjithë adoloshentë. Të thoje se ishin puçrra të bëra prej briskut, as këtë nuk e thoje dot se gjysma ishin femra.
Tek femrat nuk kuptohej në ishte vallë mungesa e pudrës, apo përdorimi pa kriter i saj?
Mungesa e ujit të pijshëm, apo mungesa e higjenës?
Ndotja e ajrit, apo ndotja e ushqimeve, s'di vërtetë ç'të thuash.
Rrugë të mbushura me fytyra të vrara, të djegura, të regjura, të rrudhura e shpërfytyruar shumë herët.
Fakti ishte se një fytyrë të pastër (si në televizor), nuk e gjeje dot.
Nuk e di pse, por në mënyrë të pandërgjegjshme më është fiksuar në mendje se shkalla e qytetarisë së një njeriu dallohet lehtësisht tek shkalla e përkujdesjes së tij, ndaj lëkurës së vet.
Mbase, nisur prej paradoksit, që banorët e zonave rurale edhe pse e kanë ujin më të pastër se ata të zonave urbane, fytyrën e kanë përgjithsisht më të papastër.
Eshtë e habitshme, por thonë që jashtë shtetit mund ta njihje një shqiptar, nisur vetëm prej pamjes së tij. Dekada më parë ishte akoma dhe më e dallueshme.
Tema e sotme le shumë vend për hamendësime, për diskriminime, për racizëm, për paragjykime e përgjithsime, për shpërthime moralistësh e puritanësh, por theksoj se ajo nuk trajton karakterin e njeriut, por pikërisht pamjen e jashtme të tij.
E duke parë kështu që puçrrat, apo siç quhen në mjekësi aknet, i bashkojnë pjesën më të madhe të njerëzve, e gjej me vend shpërndarjen e disa këshillave.
Si të shpëtojmë nga puçrrat?!
1. Rrini në diell. Dielli mund të thajë lëkurën dhe ti eliminojë.
2. Pini shumë ujë. Uji është thelbësor pasi është funksional për pastrimin e lëkurës. Pini 6-8 gota uji çdo ditë. Veç kësaj, uji ju ndihmon në nxierrjen e lëndëve toksike nga trupi juaj.
3. Bëjini avull fytyrës tuaj dhe mbaheni për rreth 20 minuta.
4. Merruni me aktivitet fizik, që të nxisë qarkullimin e gjakut
5. Ulni sheqernat dhe yndyrnat në dietën tuaj.
Shkroi: Stop Injorancës!

Pirja e Coca- Colas i solli vdekjen 30- vjeçares
Një mjek ligjor tha se një grua në Zelandën e Re vdiq pasi konsumonte sasi të mëdha Coca- Cola.
Sipas BBC, Natasha Harris, që vdiq tre vite më parë nga një arrest kardiak, pinte deri në 10 litra nga kjo pije në ditë.
Kjo sasi është sa dy herë limiti i kafeinës dhe më shumë se 11 herë limiti i sheqerit që duhet të marrë një trup njerëzor.
Coca- Cola ka kundërshtuar duke thënë se nuk mund të provohet se produkti i tyre ka kontribuar në vdekjen e saj.
Familja e Harris thotë se ajo u bë e varur nga Coca- Cola dhe niste e dridhej në rast se nuk e merrte pijen e saj të preferuar.
Për shkak se pinte shumë Coca- Cola, dhëmbët e saj ishin dëmtuar plotësisht.
Mjeku David Crerar tha se konsumi i Coca- Cola-s i ka sjellë asaj aritmi kardiake.
Ai tha se kompania nuk mund të jetë përgjegjëse për këtë ngjarje, por bëri thirrje që në etiketa të vihet një paralajmërim për risqet nga kjo pije.
Pse duhet të dhurojmë gjak ?
Të
dhurosh gjak do të thotë të japësh shpresë, të shpëtosh jetë ! Nëse
secili do të pyesë veten se cfarë po bën duke dhuruar gjak, do të kishte
një përgjigje pa ekuivok :“Bëj atë që do të dëshiroja ta bënin të
tjerët nëse vetë do të kisha nevojë për gjak”.
Gjaku është jetik. Gjaku nuk mjafton kurrë. Ai kërkohet në cdo kohë për përdorim të menjëhershëm.
-Në vendin tonë nevojat për gjak janë rreth 30.000 njësi gjak ndërkohë që mblidhen rreth 20.000 njësi.
-Janë rreth 300 pacientë me talasemi që marrin gjak çdo muaj, pa llogaritur të aksidentuarit që kanë nevojë urgjente për gjak apo pacientët që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.
Një ditë mund të kemi të gjithë nevojë për gjak. Në cdo rast emergjence duhet të ketë gjak, asnjë lloj mjekimi nuk mund të zëvëndësojë transfuzionin e gjakut , kur ai është i nevojshëm. Gjaku për transfuzion merret vetëm nga njeriu. Ai nuk mund të prodhohet artificialisht.
Gjaku, lëngu i jetës
Gjaku përbën 7-8% të peshës së trupit. Në organizmin e njeriut të rritur ka gjithsej 5-6 litra gjak. Rreth 40-50% e gjakut perbëhet nga rruazat e kuqe që janë mbartës të oksigjenit. Pjesa që ngelet (55%-60%), është plazma që përmban një pjesë të vogël rruazash të bardha, faktorët e koagulimit dhe trombocitet.
Rruazat e kuqe të gjakut prodhohen në palcën e kuqe të kockës e dalin në qarkullim ku qëndrojnë 120 ditë, pastaj shkatërrohen kryesisht në shpretkë dhe zëvëndësohen me eritrocite të reja që prodhohen.
Rruazat e bardha luajnë rol mbrojtës.
Pllakëzat e gjakut luajnë rol në mpiksjen e gjakut e në ndalimin e rrjedhjes së gjakut.
Të gjithë komponentet e gjakut mund të përdoren dhe secili prej tyre luan një rol të rendësishëm në shpëtimin e jetës së individëve.
Për më tepër: http://www.kksh.org.al/ index2.php?f=details&id=26& n=con&mnu=19

Për më tepër: http://www.kksh.org.al/
Thursday, January 10, 2013
"Blendoni", shqiptari që u dëbua i sëmurë nga Franca, vip-at dhe shoqatat në protesta
PARIS - Vogëlushi kosovar, Blendoni (11-vjeçar), i sëmurë gjendej për trajtim mjeksor në Francë, por ai u dëbua me gjithë familjen në drejtim të Prishtinës me avion privat të Ministrisë së Punëve të Brendshme franceze, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”. Për Shoqatën e Lidhjes për Arsim pa Kufij (RESF) rasti është një trashëgimi e drejtpërdrejtë e epokës së ish-presidentit, Nicolas Sarkozy. Për kthimin e dy binjakëve në Francë tashmë është themeluar edhe shoqata franceze “Të gjithë së bashku për Blendonin dhe Blendin“. Kurse Richard Moyon, një figurë emblematike e RESF, është i shqetësuar ngaqë politika e Ministrisë së Brendshme duket se është në vazhdimësinë e Sarkozy-së. Richard Moyon ka rritur presionin mbi qeverinë e mediat për rikthimin e vogëlushit kosovar për shërim në Francë.
Gati një vit më parë, prindërit kosovarë me dy fëmijët u dëbuan nga rajoni i Parisit në Kosovë, në shtëpine e tyre. Një situatë e zakonshme në një vend, që dëbon mbi 30.000 të huajt çdo vit, njofton RFI. Francezët dëbuan familjen Gashi, edhe pse Blendoni i vogël (një nga binjakët) ishte në trajtim e sipër mjekësor, por që në Francë iu mohua. Dëbimi i dhunshëm nga autoritetet franceze i familjes Gashi me një fëmijë të sëmurë ka shkaktuar reagime të shoqatave franceze, duke filluar nga një peticion prej Lidhjes për Arsim pa Kufij (le Réseau éducation sans frontières-RESF) javën e kaluar, e cila mblodhi mijëra nënshkrime, përfshirë këtu edhe disa emra prestigjiozë nga kultura dhe politika, që kërkojnë rikthimin e vogëlushit për shërim në Francë.
Blendoni i sëmurë, i dëbuar nga Franca, ka shtyrë në betejë shoqatat franceze me Parisin për kthimin e voglushit kosovar.
Blendoni 11-vjeçar me prindërit e tij dhe vëllai i tij binjak mbërritën në Francë në prill 2010. Ata janë të shoqërueshëm dhe u integruan gradualisht. Djemtë janë në shkollë dhe shpejt mësuan edhe gjuhën frënge. Familja dhe mjekët ku ishte strehuar familja Gashi kishin filluar të merreshin me shërimin e Blendonit të vogël, të sëmurë, i cili vuan nga hemiplegia, goditje kjo që ka ndodhur në vitet e tij të hershme, duke humbur përdorimin e dorës së djathtë dhe çalon.
Operacioni qe planifikuar në Spitalin Universitar të Reims, gjë që më pas u bë problem. Blendoni nuk do të operohet, kanë marrë lajmin ata nga autoritetet franceze. Kurse më 18 janar 2011, në 07:00, është arrestuar familja Gashi, duke e instaluar atë në një qendër për dëbim në Metz, kurse të nesërmen ata janë dëbuar, duke i hipur në një aeroplan privat të Ministrisë e Punëve të Brendshme franceze dhe i kanë dërguar në drejtim të Prishtinës.
Por për Shoqatën e Lidhjes për Arsim pa Kufijë (RESF) rasti është një trashëgimi e drejtpërdrejtë e epokës së Sarkozy-së.
Në peticion janë mbledhur nënshkrimet e njerëzve si Olivier Besancenot, një anëtar i komitetit ekzekutiv të partisë së re anti-kapitaliste dhe regjisori Laurent Cantet. RESF ka dërguar një kërkesë, një letër Ministrisë së Brendshme së fundi gjatë festave të Krishtlindjeve, për lejimin e kthimit të familjes Gashi në Paris, për t’i mundësuar shërimin Blendonit të vogël. Por tani për tani, gjendja e familjes Gashi nuk ka ndryshuar. Prindërit dhe fëmijët jetojnë pa shtëpi në Prishtinë, tek të afërmit.
/Shekulli Online/M.A./Ndiqni videon këtu: http://youtu.be/hIna2P_H_hM
Wednesday, November 7, 2012
Kriza e antibiotikëve dhe revolucioni në mjekësi
Vite më parë, falë kuriozitetit tim gati fëminor për çdo gjë që ka lidhje me jetën dhe sëmundjen, duke lexuar librin “Science and Religion”, më ka bërë përshtypje “beteja” konceptuale mbi origjinën e jetës ndërmjet mbështetësve të teorisë së Darvinit që mendojnë se të gjitha format e jetës kanë evoluar nëpërmjet proceseve të seleksionimit natyral dhe mbështetësve të teorisë së krijimit të botës nga një Arkitekt Inteligjent (Zoti). Interesante është se, si argument në mbështetje të… teorisë së tyre, këta të fundit marrin një mikrob që quhet E. Coli, përgjegjës për 90% të infeksioneve urinare. Pikërisht, struktura perfekte e këtij mikrobi njëqelizor, Flagyli i famshëm i tij, që lejon lëvizje të ngjashme me një motor uji, është aq e përkryer, aq komplekse, edhe pse nuk është bërë nga seleksionimi natyral, duke aluduar që gjëra të tilla mund të bëhen vetëm nga një Arkitekt apo Dizajn Inteligjent. Përsosmëria e tij nuk mund të jetë e rastësishme – këmbëngulin ata – duhet të jetë një inteligjencë superiore, pasi vetëm një e tillë mund të gjenerojë një mrekulli dhe përsosmëri të tillë siç është E. Coli.
Një vit më parë do të ishte pikërisht ky bakter, E. Coli, ky nxitës debatesh filozofike, që do t’i merrte jetën një biznesmeni të suksesshëm shqiptar, nga një infeksion i rrugëve urinare, ose me mirë, nga rezistenca bakteriale, edhe pse u trajtua në një nga klinikat më prestigjioze në Europë. Në dukje, e çuditshme të humbësh jetën nga një infeksion, por në fakt, një fenomen shumë i shpeshtë, pasi të paktën 40 000 njerëz, përfshirë moshat e reja, vdesin çdo vit në Amerikë nga rezistenca bakteriale duke konfirmuar atë që revista Science shpreh në një nga numrat e saj të fundit: “Betejën e radhës ndaj antibiotikëve do ta fitojnë bakteret”.
Betejë e gjatë kjo, që do të fillonte rreth një shekull më parë, ekzaktësisht 87 vjet, me zbulimin e penicilinës nga Flemingu, i cili, së bashku me Howard Florey dhe Ernst Boris Chain, do të realizonin zbulimin më të rëndësishëm të mjekësisë moderne. Rezultatet e shkëlqyera të mjekimit me penicilinë jo vetëm do t’i kurorëzonin të tre shkencëtarët me çmimin “Nobel”, por do të gjeneronin një optimizëm të paparë në luftën e përjetshme ndaj infeksioneve.
Natyrisht, edhe bakteret do të reagonin duke modifikuar profilin e tyre gjenetik, konkretizuar kjo me sintetizimin e një enzime që lidhej me penicilinën dhe e bënte atë joefikase. Shpejt (flakë për flakë) industria farmaceutike do të përgjigjej me zbulimin e një peniciline sintetike, të quajtur meticilinë, e cila do të neutralizonte mbrojtjen bakteriale dhe me të drejtë do ta çonte në qiell entuziazmin e shkencëtarëve: ”Fituam. Mbaroi era e baktereve rezistente”.
Por, siç duket, sa herë që shkenca i sfidon, pra sa herë shkenca përpiqet të sfidojë natyrën, bakteret modifikohen e kthehen akoma më të forta e më rezistente ndaj antibiotikëve. ”I’ll be back”, do të kthehem përsëri, shprehja e famshme e Shvarcenegerit te filmi “Terminator”. Realisht ato janë kthyer fuqishëm, pasi dukuria e rezistencës është një problem me përmasa gjithnjë në rritje. Pikërisht nga këto përmasa progresive të rezistencës bakteriale merr jetë pesimizmi i mikrobiologut Joshua Lederberg, mbajtës i çmimit “Nobel”, i cili shprehet se në luftën e njerëzve ndaj baktereve ”do të fitojnë bakteret”, duke çuar në fundin e dominimit të njeriut në tokë. Duhet të ketë të drejtë, nëse vazhdohet kështu.
Kemi abuzuar me përdorimin e antibiotikëve duke i përdorur ato pa kriter. Për çdo rrufë të zakonshme, dhimbje të lehtë të fytit, kollë apo temperaturë, qoftë ajo pak mbi 37 gradë, në mendjen e mjekut apo farmacistit menjëherë profilizohet lloji i antibiotikut, pa marrë parasysh se është infeksion apo virozë, fëmijë apo plak, mjaft që “të jetë brenda”. Për më tepër, edhe pacientët apo familjarët ndjehen më të qetë dhe shpesh janë ata që insistojnë për antibiotikun, duke menduar se marrja e tij do të përshpejtojë shërimin. Për çdo infeksion urinar, jo vetëm farmacisti, por edhe ekografisti nuk ngurron të të mbushë recetën plot me antibiotikë, pa menduar se pjesa më e madhe e të sëmurëve që bëjnë dializë apo janë transplantuar, në fillimet e hershme të tyre kanë pasur infeksione urinare të keqmjekuara. Pse ndodh kjo? Mungesë profesionalizmi, apo presion i dhjetëra antibiotikëve që na ofron marketingu i kompanive farmaceutike? Ndoshta të dyja bashkë.
Por, akoma më e tmerrshme është se i kemi përdorur antibiotikët edhe për rritjen e kafshëve dhe të bimëve, duke rrezikuar kështu shfaqjen e epidemive të rrezikshme pasi mendohet se bakteret e pranishme në zorrët apo dhe në mishin e këtyre kafshëve janë shumë rezistente nga mjekimi.
Kemi abuzuar e po abuzojmë me mbajtjen e kafshëve shtëpiake. I mbajmë nëpër apartamente me sipërfaqe të vogla, jetojmë me ta, flemë me ta, hamë me ta. Nëse është e vërtetë ajo që vë në dukje Calvin Schwabe në librin e tij ”Mjekësia veterinare dhe shëndeti i njeriut”, botuar pak kohë më parë në Amerikë, se mjekimi i infeksioneve është si veza e Kolombit: Kuro kafshët që të kurosh njeriun. Atëherë, ne dhe fëmijët tanë po jetojmë frymë më frymë me burimin e infeksionit. Pasi lanë Afrikën e Lindjes për të kolonizuar tokën, njerëzit e parë do të bëheshin barinj duke mësuar të zbusnin kafshët. Por, për këtë u duhej që gjenet e imunitetit të zhvilloheshin së bashku me këtë aktivitet të ri të njeriut, për ta mbrojtur atë nga mikrobet që kishin lopët, kuajt apo delet. Më pas, me përshtatjet e njeriut nëpër qytete, me lindjen e qytetërimit – venë në dukje studiuesit e Oksfordit dhe Nju Jorkut – njeriu filloi të humbasë një pjesë të këtyre aftësive mbrojtëse duke u gjendur i papërgatitur nga rikontakti me kafshët.
Nga ana tjetër, avionët kanë kapërcyer çdo barrierë gjeografike. Nëse nëpërmjet zogjve shtegtarë mikrobeve u duheshin muaj për të kaluar nga një kontinent në tjetrin, nëpërmjet avionëve, sot e realizojnë në pak orë. Ndërsa nobelisti Luc Montaigner shkon akoma më larg kur pretendon se duke shfrytëzuar kujtesën e ujit për ADN-në e baktereve. Nëpërmjet valëve elektromagnetike mund të kemi një përhapje të tyre brenda pak sekondash. Vitet e fundit, fokusi i studimeve të nobelistit ka qenë pikërisht ”teoria e ujit”, e zbuluar që në vitin 1988 nga Jacques Benveniste, i cili për vite ka qenë në qendër të polemikave shkencore, pasi kjo teori e konsideron ujin ruajtës të kujtesës së substancave që ka në përmbajtje. Sipas kësaj teorie, ADN-ja e baktereve jo vetëm ruhet, por dhe ndihmohet nga uji për t’u shumëzuar dhe, më pas, nëpërmjet valëve elektromagnetike, mund të emetohet në çdo cep të botës.
Nuk mjaftojnë të dhënat e mësipërme, por, pak kohë më parë, revista “Lancet”, me një titull bombastik që realisht të fut frikën, ”The crisis of no antibiotics”, (Kriza nga mungesa e antibiotikëve), do të përpiqej të shpjegonte mungesën e antibiotikëve të rinj përballë këtyre baktereve rezistente ndaj antibiotikëve. Industria farmaceutike nuk ka më interes të financojë në sektorin e antibiotikëve, këmbëngulin artikullshkruesit. Kushtojnë shumë dhe fitimet janë modeste, pasi për një infeksion të çfarëdo natyre qoftë, i sëmuri merr vetëm disa ditë, qoftë edhe javë, mjekim. Fokusi i tyre janë sëmundjet kronike ku medikamentet përdoren gjatë gjithë jetës, si diabeti, hipertensioni apo nivelet e larta të yndyrave në gjak. Gjatë dhjetë viteve të fundit, prodhimi i antibiotikëve të rinj është ulur jashtëzakonisht: nga 1940-ta deri në vitin 1962 janë zbuluar 15 klasa antibiotikësh, por që prej asaj kohe e deri më sot, këtij zbulimi i janë shtuar vetëm 3.
Siç duket, e kishte parashikuar Jack London në romanin e tij ”The Scarlet Plague”, botuar për herë të parë në “The London Magazine” më 1912-n. Një murtajë e tmerrshme shfaros njerëzimin. Ata pak që mbesin kthehen në epokën e gurit, fëmijët e tyre që tashmë jetojnë me rrënjë pemësh dhe fruta të egra e marrin vesh çka ndodhur nga një plak i vjetër që tregon gjithçka.
Edhe artet të tjera nuk kanë qenë indiferente ndaj këtij problem: ”Dita e Pavarësisë”, film fantastiko-shkencor. Bill Pullman, Mary MacDonnell. Sulmi alien është më pranë se kurrë! Me një teknologji të jashtëzakonshme ata janë gati të shkatërrojnë tokën. Tani, e vetmja armë në duart e njerëzimit mbetet dëshira për mbijetesë.
Duhet reflektuar sa nuk është vonë. Realiteti, faktet dhe fantashkenca janë larg njëra-tjetrës, por, nëse neglizhojmë, s’është çudi që një ditë të konvergojnë së bashku. E atëherë do të jetë vonë.
Megjithatë, revista shkencore më e famshme në botë, ”Nature and Science”, një zgjidhje e ka, zgjidhje kjo që kushtëzohet nga të bërit e një revolucioni biologjik, shkencor. Robespieri biologjik mendon se qeniet njerëzore nuk duhet të konsiderohen si një organizëm i vetëm, por si një superorganizëm i përbërë nga një numër i madh organizmash të vogla, edhe bakteresh, që punojnë në harmoni dhe si një pjesë e pandarë me organizmin e njeriut. Pra, sipas kësaj teorie, e cila mund të duket perverse, të konsiderohen edhe bakteret, edhe gjenet si pjesë të domosdoshme të një trupi. Industria farmaceutike duhet të prodhojë lloje të tjera antibiotikësh me parime të tjera. Aktualisht, antibiotikët janë përdorur kryesisht për të vrarë infeksionin. Në të ardhmen të kenë një funksion më fin – të manipulojnë bashkekzistencën e mikrobeve me organizmin, dhe jo t’i vrasë ato, pra të shtohen bakteret e mira në raport me të këqijat. E nëse ky revolucion do të rezultojë i suksesshëm, atëherë: Vive la révolution!
MYFTAR BARBULLUSHI - G. Panorama
Tuesday, June 26, 2012
Kujdes... është verë!
Bie zilja e celularit. Ora 05:40 e mëngjesit. Dielli kishte kohë që buzëqeshte.
Ngrihem vetëtimthi nga krevati. Laj sytë (kështu është shprehja se lava të gjithë fytyrën në fakt) dhe nxitoj të vishem për të dalë për vrap. Syri më kap një gotë me qumësht të cilën e rrokullis me një frymë.
Ia nis vrapit që poshtë pallatit e ndërkohë vërej se jeta është zgjuar. Rrugët janë mbushur me hallexhinj që vërshojnë nëpër punët e tyre. Shikimet e tyre, indiferente.
Vendos kufjet dhe i ngre volumin, si për të refuzuar të ndikohem prej halleve të kalimtarëve.
Duke vrapuar, se ç'më kap një plogështi e pashpjegueshme dhe nis të mendoj pikërisht për ditën që sapo ka nisur.
Entuziazmi i mëngjesit befas fshihet mes dhjetrash mendime gri që më mbulojnë pakuptuar.
Një ditë e re ka lindur, një ditë e përbërë prej 86400 sekondash, që me shumë gjasa ashtu siç do të lindin, do të vdesin. Do të zhduken nga jeta ime, pa u ngarkuar me asnjë kujtim. Por edhe nëse ndonjë habi e madhe do të më ndodhte, po pastaj?
Përsëri fundi i tyre do të jetë i njëjtë. Ato sekonda nuk do të rikthehen më kurrë për mua.
E megjithatë, dalëngadalë rrëshqas në një analizë të freskët si bryma e barit, për sekondat e mia kamikaze. Më bie dëshira për të vazhduar vrapin dhe muzika në vesh më transformohet ngadalë në një çekan që më godet gjithmonë e më fort, gjithmonë e më bezdisshëm. Aty mbi një kodër të butë, veshur keqazi me shkurre, ulem mbi bar.
Ç'bëra dje, që do ndryshojë nga ajo që do bëj sot? Hiç gjë...
Ku do ti shpenzoj sot energjitë dhe ç'do marr në shkëmbim? Asgjë tjetër veç stresit dhe energjisë negative të të tjerëve...
Përse e mendoja veten se kur të arrija në këtë moshë do isha dikushi dhe do merreshe me çështje të mëdha dhe këto të fundit, me sukses të plotë?
Përse fshihem pas një monotonie dhe nuk guxoj të besoj tek dëshirat e mia? Përse sa më tepër ankohem, po edhe aq nuk kam vullnet të ndërmarr një hap përpara?
Pse sa më tepër humb guximin, pasurohem me tolerancë? Pse e trajtoj veten sikur jam me pushime dhe gjatë këtyre pushimeve vetëm qetësi nuk gjej? Nuk më pëlqen realiteti im brenda këtij realiteti? Pse nuk e krijoj ashtu siç më pëlqen?
Sa shumë përse dhe sa pak sepse...Po çfarë dreqin po bëj kështu? Çfarë pres? Nga kush pres të më trokasin ato ditët e bukura? Ose më duhet të shuaj ëndrrat e dëshirat, ose më duhet t'i realizoj. Ky dyzim qenka vërtetë trashanik.
Vendos të kthehem për në shtëpi, duke ndjekur një hap funebër. Buzëqeshjet e kalimtarëve që vrapojnë, më duken më të pastra se kurrë, ndërkohë që zymtësia më ka kapluar në çdo skaj.
Mbërrij në shtëpi dhe i buzëqesh forcërisht të dashurës time. Ajo nuk e vë re, por nxiton të përgatisë mëngjesin. As ky dushi nuk po më duket miqësor këtë mëngjes.
Nga banjoja dëgjoj zërin e mbytur të partneres që më pyet: "Ti e derdhe këtë gotën, se qumështi ishte i prishur"?
Aty, ndjej një pështjellim në bark, që më mbyllet me një buzëqeshje. Mbase qumështi i prishur më helmoi, apo mbase ishte ai që më zgjoi, e megjithatë morali i i thjeshtë i kësaj historie ishte: "Kujdes me ushqimet në verë"

Thursday, January 19, 2012
Plehrat dhe plehrat
Disa i quajnë plehra, disa i quajnë mbetje. Disa i quajnë helmuese, disa si një biznes fitimprurës. Disa i duan dhe bashkëjetojnë në harmoni me ato, disa nuk iu zënë dot emrin në gojë, si dhe disave gjithçka u del nga goja, e tillë ngjan.
E pra, të dashur miq e bashkombas shqiptarë, ia arritëm më në fund ditës që edhe përballë importit të plehrave nga jashtë, të rradhitemi në 2 kampe, me qëndrime prerazi të ndryshme.
Uroj që ekipit të plehrave t'iu dalë çdo hedhje topi huq dhe toka shqiptare të mos kthehet në KOSH!
Shkroi: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2
Wednesday, November 30, 2011
Terrorizmi e antiterrori FushëKrujë
Ajo që shihni nën tymnajë është Fushë-Kruja e fabrikave të çimentos, atje ku qytetarët janë detyruar të kthehen në terroristë për të mbrojtur shëndetin/jetën e tyre.
Vetëm brenda 2011-ës janë shënuar 16 raste të ashtëquajtura "terrorizmi", si hedhje në erë shtyllash elektrike, rruge të asfaltuar, e shinave të trenit, e mureve rrethues të fabrikës etj.
Shteti shqiptar nuk e quan terrorizëm praninë e kësaj fabrike vrastare, por tentativën e banorëve për të shpëtuar jetët e tyre dhe të natyrës...
Foto nga Vora!

Tuesday, November 29, 2011
Friday, April 8, 2011
Kredi për karrocën e invalidit
RRËSHEN -
Një kredi për t'i shpëtuar njërën këmbë, ka mjaftuar, por duke u mbetur si "Guri i Sizifit" mbi shpinë të të ardhmes së fëmijëve kërthi, por që ëndërrojnë ta kenë babanë e tyre sërish në këmbë. Fëmija më i vogël 4 vjeç, lutet që një ditë ta dërgojë babai në kopsht. Teksa bisedojmë me babanë e tyre, njëri prej djemve nxjerr lot papushim, ndërsa më i madhi tregohet më i burrëruar para kohe, duke e kapërdirë peshën e dhimbjes, e ndërsa më e vogla ka me vete besimin fëminor në sytë e pafajshëm që i shndrrisin që larg.
Biseda: Arben, u bë kohë që jetoni kështu, i shtrirë në krevat?
Mbi 6 vite. Kurrë nuk e prisja të përfundoja kështu në krevat. Kam kaluar male të grekut në këmbë dhe kam punuar si emigrant në punët nga më të rënda, ndërsa më pas erdha në vendin e lindjes në Selitë, ku punoja me furgon në një rrugë tmerrësisht të vështirë për orë të tëra vajtje-ardhje.
Kjo rrugë e gjatë, gjithë ditën në timon, rrugë pa rrugë, si dhe puna e rëndë, duket se ndikoi tek shtylla kurrizore dhe për këtë u detyrova t'i nënshtrohem ndërhyrjes kirurgjikale. Pata peripeci në spital në Tiranë gjatë operacionit dhe nuk doli siç e kisha menduar. Pastaj bëra disa operacione të tjera, me premtimin se do të isha normal, por nuk ndodhi kështu. Ngela i shtrirë pas njërit prej operacioneve. Kësisoj mbeta në krevat.
E keni përballuar këtë gjendje, së paku psikologjikisht?
Vështirësitë për njerëzit janë. Me imagjinatë lëviz gjithandej, që në fëmijëri, me shokët në fshat, me kolegë shoferë, në rrugët e botës që i morëm për shkak të halleve, dhe nuk dua ta besoj se nuk mund t'i lëviz më këmbët.
Prej 6 vitesh jetoj kështu, siç më shihni në paralizë të plotë, nuk lëviz dot, vetëm qëndroj në shpinë, dhe për këtë duhen dy veta të më lëvizin. Po ashtu për çdo nevojë personale është një stërmundim i jashtëzakonshëm,dhe më ndihmojnë gruaja dhe nëna. Madje, dua te them se që të kem sa më pak nevoja fiziologjike, privoj veten me ditë pa ngrënë.
Ju keni shpresuar se një ditë mund të jeni ndryshe?
Jam munduar prej më se 3000 ditësh t'ia gjej "shtëpinë" shpresës , por qenka larg më duket, ka raste kur më errësohet gjithçka, sepse mendoj veten kur kam punuar shumë, kam pas miq e shokë dhe kam lëviz gjithandej. Kurrë nuk e kisha menduar se do jem larg tyre. Nuk e kam menduar se nuk do mund të përcjell dot fëmijët e mi as në shkollë dhe as në kopsht. Më këputet shpirti, kur vajza e vogël 4-vjeçare, më thotë: "Babi, kur do më çosh në kopësht?!... Dua vërtet ta arrij atë ditë duke shpresuar se do të mund ta bëj një ditë qoftë dhe në karrocë invalidi dhe kjo është ëndrra për të cilën i jetoj këto ditë kaq të vështira.
Pse thua në karrocë invalidi?
Po të thashë se unë nuk lëviz dot, dhe kam pas shumë frikë se po humbja dy këmbët, ndaj bëra ndërhyrjen kirurgjikale, kur ne ishim me borxhe si familje. Më ndihmuan fillimisht disa shokë të afërm të mi emigrant, por e di se si e fitojnë me gjak lekun dhe ata jashtë, ndaj u detyrova të marr kredi në bankë. Me këto para bëra operacionin me mjekë të huaj në një spital privat në Tiranë, ku më është ndërhyrë në unazat e vertebrës për të m'i pastruar dhe për të bërë të ndjeshme së paku njërën këmbë, pasi rrezikoja t'i humbja përgjithnjë të dyja dhe atëherë çfarë do ta doja jetën. E di mirë se kurrë nuk do cohem më në këmbë, por së paku deri në karrocë invalidësh të ngrihem.
Çfarë konkluduan mjekët pas këtij operacioni?
Ata më kanë premtuar së paku për një ngritje në karrocë invalidi dhe për këtë duhet ndërhyrë që të vihet një pllakë e vidhosur, që së paku të krijohet mundësia që unë të eci e lëviz dy orë në ditë jashtë, si dhe të mund të rri dhe në pozicion tjetër këtu, jo vetëm në shpinë, siç jam i detyruar tani.
Kushton shumë ky operacion?
Po kushton goxha, sipas mjekëve, operimi duhet bërë në një spital në Turqi, dhe mund të shkojë tek 20 mijë euro, shumë e cila nuk mund të gjendet nga unë sikur të shes gjtihçka kam pas shpirti. Ndaj bëj apel të ndihmohem nga kushdo që ka mundësi për ta bërë këtë gjë.
Gjergj Marku, Shekulli
Prej 6 vitesh dergjet në shtrat, pa mundur të lëvizë dhe të shohë dritën e diellit me sy, me një këmbë tërësisht të paralizuar, ndërsa këmbën tjetër falë epjes dhe durimit për të jetuar, ka mundur ta shpëtojë pas një ndërhyrje kirurgjikale disaorëshe në një prej spitaleve private të Tiranës. I mbytur në halle dhe borxhe, me tre fëmijë për të rritur, pa askënd në punë, operacionin është detyruar ta kryejë pasi e ëma ka marrë një kredi.
Një kredi për t'i shpëtuar njërën këmbë, ka mjaftuar, por duke u mbetur si "Guri i Sizifit" mbi shpinë të të ardhmes së fëmijëve kërthi, por që ëndërrojnë ta kenë babanë e tyre sërish në këmbë. Fëmija më i vogël 4 vjeç, lutet që një ditë ta dërgojë babai në kopsht. Teksa bisedojmë me babanë e tyre, njëri prej djemve nxjerr lot papushim, ndërsa më i madhi tregohet më i burrëruar para kohe, duke e kapërdirë peshën e dhimbjes, e ndërsa më e vogla ka me vete besimin fëminor në sytë e pafajshëm që i shndrrisin që larg.
Biseda: Arben, u bë kohë që jetoni kështu, i shtrirë në krevat?
Mbi 6 vite. Kurrë nuk e prisja të përfundoja kështu në krevat. Kam kaluar male të grekut në këmbë dhe kam punuar si emigrant në punët nga më të rënda, ndërsa më pas erdha në vendin e lindjes në Selitë, ku punoja me furgon në një rrugë tmerrësisht të vështirë për orë të tëra vajtje-ardhje.
Kjo rrugë e gjatë, gjithë ditën në timon, rrugë pa rrugë, si dhe puna e rëndë, duket se ndikoi tek shtylla kurrizore dhe për këtë u detyrova t'i nënshtrohem ndërhyrjes kirurgjikale. Pata peripeci në spital në Tiranë gjatë operacionit dhe nuk doli siç e kisha menduar. Pastaj bëra disa operacione të tjera, me premtimin se do të isha normal, por nuk ndodhi kështu. Ngela i shtrirë pas njërit prej operacioneve. Kësisoj mbeta në krevat.
E keni përballuar këtë gjendje, së paku psikologjikisht?
Vështirësitë për njerëzit janë. Me imagjinatë lëviz gjithandej, që në fëmijëri, me shokët në fshat, me kolegë shoferë, në rrugët e botës që i morëm për shkak të halleve, dhe nuk dua ta besoj se nuk mund t'i lëviz më këmbët.
Prej 6 vitesh jetoj kështu, siç më shihni në paralizë të plotë, nuk lëviz dot, vetëm qëndroj në shpinë, dhe për këtë duhen dy veta të më lëvizin. Po ashtu për çdo nevojë personale është një stërmundim i jashtëzakonshëm,dhe më ndihmojnë gruaja dhe nëna. Madje, dua te them se që të kem sa më pak nevoja fiziologjike, privoj veten me ditë pa ngrënë.
Ju keni shpresuar se një ditë mund të jeni ndryshe?
Jam munduar prej më se 3000 ditësh t'ia gjej "shtëpinë" shpresës , por qenka larg më duket, ka raste kur më errësohet gjithçka, sepse mendoj veten kur kam punuar shumë, kam pas miq e shokë dhe kam lëviz gjithandej. Kurrë nuk e kisha menduar se do jem larg tyre. Nuk e kam menduar se nuk do mund të përcjell dot fëmijët e mi as në shkollë dhe as në kopsht. Më këputet shpirti, kur vajza e vogël 4-vjeçare, më thotë: "Babi, kur do më çosh në kopësht?!... Dua vërtet ta arrij atë ditë duke shpresuar se do të mund ta bëj një ditë qoftë dhe në karrocë invalidi dhe kjo është ëndrra për të cilën i jetoj këto ditë kaq të vështira.
Pse thua në karrocë invalidi?
Po të thashë se unë nuk lëviz dot, dhe kam pas shumë frikë se po humbja dy këmbët, ndaj bëra ndërhyrjen kirurgjikale, kur ne ishim me borxhe si familje. Më ndihmuan fillimisht disa shokë të afërm të mi emigrant, por e di se si e fitojnë me gjak lekun dhe ata jashtë, ndaj u detyrova të marr kredi në bankë. Me këto para bëra operacionin me mjekë të huaj në një spital privat në Tiranë, ku më është ndërhyrë në unazat e vertebrës për të m'i pastruar dhe për të bërë të ndjeshme së paku njërën këmbë, pasi rrezikoja t'i humbja përgjithnjë të dyja dhe atëherë çfarë do ta doja jetën. E di mirë se kurrë nuk do cohem më në këmbë, por së paku deri në karrocë invalidësh të ngrihem.
Çfarë konkluduan mjekët pas këtij operacioni?
Ata më kanë premtuar së paku për një ngritje në karrocë invalidi dhe për këtë duhet ndërhyrë që të vihet një pllakë e vidhosur, që së paku të krijohet mundësia që unë të eci e lëviz dy orë në ditë jashtë, si dhe të mund të rri dhe në pozicion tjetër këtu, jo vetëm në shpinë, siç jam i detyruar tani.
Kushton shumë ky operacion?
Po kushton goxha, sipas mjekëve, operimi duhet bërë në një spital në Turqi, dhe mund të shkojë tek 20 mijë euro, shumë e cila nuk mund të gjendet nga unë sikur të shes gjtihçka kam pas shpirti. Ndaj bëj apel të ndihmohem nga kushdo që ka mundësi për ta bërë këtë gjë.
Gjergj Marku, Shekulli
Friday, February 25, 2011
Puthja e parë vret adoleshenten
Një adoleshente nga Uellsi ra përtokë e vdekur për shkak të të ashtuquajturës sindroma e vdekjes së papritur tek të rriturit (SADS), pak minuta pasi përjetoi puthjen e parë në jetën e saj.
Në fakt, ngjarja ka ndodhur para 20 muajsh, por hetimet në lidhje me vdekjen kanë përfunduar vetëm ditët e fundit, duke bërë me dije se vajza ishte goditur nga sindroma në fjalë, SADS, një sëmundje e rrallë, që në Britaninë e Madhe merr rreth 500 jetë gjatë një viti.
Djali dhe vajza në fjalë njiheshin prej rreth 3 muajsh dhe në momentin e ngjarjes, ai bëri të pamundurën për ta shpëtuar. Por nga hetimet e mëtejshme doli se nuk mund të bëhej asgjë për 18-vjeçaren, të cilën mjekët e përshkruan si simbolin e shëndetit të përkryer.
I dashuri i saj i tha policisë se ata njiheshin prej tre muajsh, por kjo kishte qenë për ta puthja e parë. "Lidhja jonë nuk ishte akoma seksuale, por ne takoheshim 2-3 herë në javë. Po shkonim në një bar së bashku dhe u kthyem pasi unë kisha harruar kartën e kreditit. Po flisnim së bashku dhe përfunduam duke u puthur në korridor, para derës hyrëse. Më pas, shkuam në dhomën e ndenjes, ku Jemma u shemb në kolltuk".
Gjithashtu, babai i djalit është shprehur se mendonte se i biri dhe vajza ishin thjesht shokë, duke shtuar se Jemma ishte shumë e ndrojtur, ndërsa nëna e saj ka deklaruar se ajo ishte notare e distancave të gjata, lojtare e mirë hokeji dhe gjithashtu gëzonte një shëndet të shkëlqyer.
Shekulli
Jemma Benjamin, 18 vjeçe, sapo takoi buzët me një shok të universitetit, Daniel Ross, 21 vjeç, në shtëpinë e tij, pasi kishin kaluar natën jashtë së bashku, ra përdhe e vdekur në sytë e të dashurit të saj.
Në fakt, ngjarja ka ndodhur para 20 muajsh, por hetimet në lidhje me vdekjen kanë përfunduar vetëm ditët e fundit, duke bërë me dije se vajza ishte goditur nga sindroma në fjalë, SADS, një sëmundje e rrallë, që në Britaninë e Madhe merr rreth 500 jetë gjatë një viti.
Djali dhe vajza në fjalë njiheshin prej rreth 3 muajsh dhe në momentin e ngjarjes, ai bëri të pamundurën për ta shpëtuar. Por nga hetimet e mëtejshme doli se nuk mund të bëhej asgjë për 18-vjeçaren, të cilën mjekët e përshkruan si simbolin e shëndetit të përkryer.
I dashuri i saj i tha policisë se ata njiheshin prej tre muajsh, por kjo kishte qenë për ta puthja e parë. "Lidhja jonë nuk ishte akoma seksuale, por ne takoheshim 2-3 herë në javë. Po shkonim në një bar së bashku dhe u kthyem pasi unë kisha harruar kartën e kreditit. Po flisnim së bashku dhe përfunduam duke u puthur në korridor, para derës hyrëse. Më pas, shkuam në dhomën e ndenjes, ku Jemma u shemb në kolltuk".
Gjithashtu, babai i djalit është shprehur se mendonte se i biri dhe vajza ishin thjesht shokë, duke shtuar se Jemma ishte shumë e ndrojtur, ndërsa nëna e saj ka deklaruar se ajo ishte notare e distancave të gjata, lojtare e mirë hokeji dhe gjithashtu gëzonte një shëndet të shkëlqyer.
Shekulli
Subscribe to:
Posts (Atom)