Thursday, November 21, 2013

Sokol Oldashi, dies in a car crash in Tirana Albania

Sokol Olldashi (December 17, 1972 - November 20, 2013) was an Albanian politician. A member of the Democratic Party of Albania, he was the Minister of Public Works, Transportation and Telecommunications in the cabinet of Sali Berisha.
After the conclusion of the defeat in the parliamentary elections of June 23, 2013, Sokol Olldashi ran for the office of the chairman of the Democratic Party, after the resignation of its leader Sali Berisha.

Thursday, October 31, 2013

Tema: Ca pika shiu ranë mbi qelq, për ty unë befas ndjeva mall

"Ndjeja zemrën tënde

të rrihte në kraharorin tim,

ndjeja lotët e tu
të rridhnin mbi buzët e mia.

Gjithçka ndjeja,
por t'y stë shihja asgjëkundi.
Sa shpejt kësaj dashurie
i erdhi fundi...

I zhgënjyer në çdo anë
ku s'të kërkova, por më kot,
mbi xham shkrova emrin tënd,
por befas dhe ai lëshoi lot."



Ditët kalonin duke marrë me vete lojërat, shakatë, lotët e buzëqeshjet dhe koha si një lumë i rrëmbyer merrte me vete gjithçka të vyer.
Sado mundohesha ta ndalja, ajo edhe më shpejt nxitonte e ashtu nxitimthi përpiqej të gëlltiste edhe kujtimet e mia.

Kjo kohë, mos ndoshta mori shpirtin tënd?
Këto bulza shiu, mos vallë janë lotët e tua?


I njoh, ua di aromën, sot edhe më shumë të dua.

Në çastet kur edhe vetëm një fjalë e ngrohtë do më ngushëllonte, ti... më zgjate duart. Ashtu i stepur si ndodhesha në udhëkryq, më tregove rrugën e drejtë. E lashë mënjanë heshtjen time për të thyer vetminë tënde. I dhurove zemrës sime, pjesën që i mungonte... dashurinë e pastër, pa kushte.
Ishim vetëm ne të dy. I thyem hapat e para të akullta të dashurisë pa na treguar askush se si e çfarë. Gjithçka për ne ishte e re, ishte hera e parë dhe në çdo hap humbisnim mes emocioneve. Edhe pse shpesh, nuk mundnim të takoheshim fshehtësisht, çaste të mrekullueshme kaluam bashkë. Kishte ankth, frikë, rrezik, pasion e dashuri.
Si të gjithë edhe unë kisha folur shpesh rreth dashurisë, por kënaqësinë e lumturisë që më kishte marrë peng, as me imagjinatë nuk e kisha fantazuar.
Pse mos ta pranoj? Falë teje!
Më dehu, ndoshta më shumë se ç'duhej kjo dashuri. Ndonëse shpesh të kisha shprehur e premtuar dashuri të përjetshme dhe pse jo të imagjinoja si gruan time të ardhshme (që aq shpesh më ke qortuar këtu për nxitimin) unë fillova të ndjeja kuriozitet dhe siguri në vetvete që mund ta shuaja kudo atë uri. Ndoshta nuk isha asgjë tjetër veçse një gjarpër i ngrirë kallkan nga të ftohtët, që të parin që nxitoi ta shpëtonte duke e ngrohur pranë zjarrit, e pickoi, e helmatisi.
Ti më dukeshe si një gur i sigurt në xhepin tim, gjithmonë aty, gjithmonë për mua. Njëkohësisht filloi të më pëlqente të sfidoja vajza të tjera, të provoja aftësitë e mia, ku fshehurazi e ku në publik. Ndoshta kjo të lëndonte aq shumë, ndoshta po aq sa dhe mua kishte filluar të më pëlqente. Më mjaftonte që njëherë të bënim fjalë a ti të shprehje shenja xhelozie, që unë të këmbëngulja edhe më shumë në gjyetinë time të lirë. Dhe kështu pa e kuptuar erdhi një ditë kur unë mendova se do t'ia dilja mrekullisht edhe pa ty. Dy fjalë të ftohta, dy lot, një dashuri e humbur.
Dhe u ndamë ashtu pa puthje, pa dhënë as një shtrëngim duarsh. Të mbuluar pas disa nënqeshjes mospërfillëse, u ndamë si dy të huaj. Apo më keq, si dy njerëz që e urrenin njëri-tjetrin. Unë largohesha duke fishkëllyer, ti rrije e ngrehur me njërën këmbë përpara ,sikur doje të më thoje "Do më kujtosh një ditë..."
Në fillim u ndjeva kaq i lirë, kaq i çliruar. A thua se kisha hequr një barrë të rëndë nga trupi, apo kisha hequr gjembat nga shpina.
Kisha dëgjuar nga shoqet e tua se ti kishe kohë që ishe e hutuar, e trishtuar dhe kjo më përkëdhelte krenarinë sadopak.
Por ja që ashtu si kot, ashtu si pamenduar ditët e mia po fillonin përsëri ti ngjanin njëra-tjetrës. Madje edhe ato bukuroshet që më buzëqeshnin duke ulur e përplasur sytë, kishin filluar mos më shikonin më fare.
Monotoni, pothuajse çdo natë cigare, alkool me shokë deri vonë dhe në atë çastin kur avujt e alkoolit më pushtonin të tërin dhe bisedat bëheshin gjithmonë e më të nxehta, mendja niste e më shkonte tek ti. Shkundja kokën si për ti larguar këto mendime të mallkuara dhe sapo ndaloja më shfaqeshin çastet tona, buzëqeshja jote. Jo se nuk e dija se ç'ishte mungesa, por nuk doja ta besoja se kishte filluar të më mungonte diçka që vetë e kisha larguar. Situata filloi të bëhej gjithmonë e më e komplikuar sa filloja të mendoja edhe esëll edhe duke biseduar me të tjerë. Të kërkoja me shikim në çdo fytyrë. Dikush të ngjasonte me xhupin blu, dikush me prerjen presje të flokëve, dikush hidhte si parfumi yt, por sa herë që këto ndodhnin, zemra ime shtonte rrahjet fuqishëm, sa më merrej edhe fryma. Po çmendesha. Kisha filluar të përjetoja të njëjtat emocione si në fillimet tona. Do doja të të takoja e të kërkoja falje, por ti dukeshe kaq e lumtur pa mua. Dita-ditës zbukuroheshe dhe djemtë e gjimnazit që të viheshin si kandidatë, sa vinin e shtoheshin. Sa më shumë shtoheshin ata, aq më i shkretë ndjehesha unë. Të gjitha do të ti falja, por nuk e kuptoja dot se si aq lehtësisht më kishe harruar. Më duket se mallkimi yt paska funksionuar.
Ti ndoshta tani ke gjetur një zemër tjetër hapur, për të harruar sjelljen time apo edhe vetë mua personalisht, ndërkohë që unë çdo ditë e më tepër si një fiksim largimin tënd po e vuaj, i vetëm pa njeri.
E meritoj!

Faleminderit, më mësove të urrej e të dashuroj!

"Ky Hartim është shkruar nga një gjimnazist i Vitit të III-të dhe është vlerësuar nga profesori i Letërisë, me notën 8-të. "

Shkroi: Stop Injorancës !

Faqja ideatore Stop Injorancës, bie në opozitë

Anëtarët e Facebook-ut sapo votuan që faqja jonë të bjerë në opozitë. Edhe pse me vota të blera, ne do ta pranojmë rezultatin e zgjedhjeve dhe ju premtojmë se do jemi një opozitë  e fortë, por bashkëpunuese për çuarjen përpara të luftës ndaj padijes.

Shkroi: Stop Injorancës !

Hitleri nuk vdiq, por jetoi në Argjentinë ku lindi edhe 2 vajza

Adolf Hitler e ka sajuar vetëvrasjen e tij, ndërsa ka ikur në Argjentinë ku ka jetuar derisa ka ndërruar jetë. Kjo bëhet e ditur nga disa të dhëna të reja të publikuara në “Grey Wolf: The Escape Of Adolf”. Autorët besojnë se provat e vetëvrasjes së tiranit janë me të ‘meta’. Ata besojnë se ai në fakt është arratisur në vitin 1945 për të filluar një jetë të re me gruan e tij Eva Braun. Por, këto pretendime janë hedhur poshtë si “qesharake” nga historiani Guy Walters.
Fluturimi i Hitler dhe Braun nga Berlini është treguar nga autorët britanikë Williams Gerrard dhe Simon Dunstan në librin e tyre të ri. Ata refuzojnë teorinë që pranohet gjerësisht që ‘Fuhrer’ qëlloi veten në bunkerin e Berlinit më 30 prill 1945 dhe Braun kreu vetëvrasje duke marrë cianur. Në vend të këtij versioni, ata pohojnë se ka prova që sugjerojnë që çifti shpëtoi në fund të Luftës së Dytë Botërore, duke nisur një jetë të re në një enklavë naziste-fashiste të kontrolluar në Argjentinë. Madje ata shkojnë dhe më tej, kur thonë se çifti kishte dy vajza para se Hitleri të vdiste në vitin 1962 në moshën 73-vjeçare.
Williams, historian dhe gazetar që ka shkruar gjerësisht rreth Luftës së Dytë Botërore, tha për Sky News: “Ne nuk duam të rishkruajmë historinë, por të dhënat që kemi zbuluar në lidhje me arratisjen e Adolf Hitlerit janë shumë të mëdha për t’u injoruar”. “Nuk ka prova mjeko-ligjore për të, apo vdekjen e Eva Braun, ndërsa historitë nga dëshmitarët okularë për mbijetesën e tyre të vazhdueshme në Argjentinë janë bindëse”.


Libri gjithashtu thotë se, zyrtarët amerikanë të zbulimit pretendohet se ishin pjesëmarrës në ikjen e tyre, në këmbim të qasjes ndaj teknologjive të luftës të zhvilluara nga nazistët. Libri gjithashtu thotë se pjesët e kafkës që mendohet të jenë ato të Hitlerit dhe që mbahen aktualisht nga rusët në fakt janë ato të një gruaje të re nën moshën 40 vjeç. Hitleri ishte 56 vjeç kur ai vdiq.
Williams tha se ai dhe Dunstan, autor, krijues filmash dhe fotograf, i specializuar në historinë ushtarake, kanë kryer studimin e tyre në terren në Argjentinë, duke intervistuar dëshmitarët okularë për praninë e Hitlerit atje. “Vetëm tani që Argjentina është një demokraci e lulëzuar, historitë e vërteta kanë filluar të dalin në dritë”. Sipas tij, “dy dëshmitarë okularë kanë marrë kërcënime me vdekje nga persona të panjohur, pasi kanë punuar për këtë libër”.
Por, pretendimet e bujshme janë quajtur qesharake nga historianët, duke përfshirë Walters, i cili ka studiuar gjerësisht Gjermaninë naziste dhe ka shkruar një seri librash për luftën. Ai etiketoi idenë se Hitleri jetonte në Amerikën e Jugut deri në 1960, si “më të keqen” që u mbështetet në “burime sekondare të dyshimta”. Walters pranoi se autorët kanë të drejtë kur thonë se kafka e marrë nga rusët nuk ishte ajo e Hitlerit, kjo pasi në atë bunker kishte shumë njerëz. Por, ideja që Hitler kishte ikur në Argjentinë, sipas tij, nuk qëndron. Rochus Misch, 94 vjeç, ish-operator në radio i Hitlerit dhe i mbijetuari i fundit i bunkerit të Berlinit, thotë se pa trupat e “shefit” dhe Eva Braun me sytë e tij. “Unë isha në dhomën ngjitur, kur ai qëlloi veten. Unë nuk e dëgjova të shtënën, por pashë trupin e tij kur dera u hap. “Unë pashë Hitlerin ra me kokën mbi tryezë. Pashë Eva Braun të vdekur, ulur në cep të divanit, me kokën e saj të kthyer nga Hitleri dhe gjunjët e mbledhur deri në gjoks”. Historianët e mbajnë atë si një burim i besueshëm dhe ai është autor i një libri, i botuar disa vite më parë, i quajtur dëshmitari i fundit.
Por, Williams dhe Dunstan pretendojnë se një trup i një viktime tjetër zuri vendin e Hitlerit dhe një aktore zuri vendin e Eva Braun më 27 prill. Kështu, që të dy u larguan nga Berlini dhe udhëtuan për në Tonder në Danimarkë. Prej atje, ata fluturuan në një bazë ushtarake në Reus, në jug të Barcelonës, para se gjenerali Franko të furnizonte një avion për t’i marrë ata të Fuerteventura në ishujt Kanarie. Më pas në Mar de Plata. Libri përfshin gjithashtu dëshmi nga piloti që supozohet që çoi Hitlerin dhe Eva Braun nga Berlini për në Mar Del Plata në bregdetin argjentinas. Këtu thonë se jetonin në një shtëpi prej druri në një fshat të largët ku mbijetuan, falë arit të plaçkitur dhe stolive. Libri citon një numër burimesh, të tilla si kuzhinierët dhe mjekët.
Por kjo nuk është hera e parë që thuhet se Hitleri është larguar në Argjentinë. Autori Abel Basti pohoi të njëjtën gjë në vitin 2003 në librin e tij. Ai tha se Hitleri dhe Braun u larguan për në brigjet e Argjentinës në bordin e një nëndetëse dhe jetuan për shumë vite në afërsi të San Carlos de Bariloche, një vend turistik dhe vend skish rreth 1,000 kilometra në jugperëndim të Buenos Aires.

Ai pohoi se Ranch Incalco, i vendosur në Villa la Angostura në brigjet e liqenit Nahuel Huapi, ishte streha e zgjedhur nga nazistët argjentinas për të fshehur çiftin. I vendosur në mes të një pylli me pisha, vendi mund të arrihej vetëm me anije ose hidroplan, dhe i përkiste biznesmenit argjentinas Jorge Antonio, një nga miqtë më të besuar të president, Perón Juan Domingo.

Shqiptaro-fobia

Eshtë e pakuptueshme sesi sot, dy shekuj pas revolucionit grek, grekët vuajnë akoma nga shqiptaro-fobia.

Ashtu siç ka ndodhur pothuajse çdo vit edhe këtë vit në një shkollë në Hersonisos të Kretë, nxënësja më e mirë është shqiptare, çfarë ka ngjallur edhe reagime raciste tek nxënësit, mësuesit e prindërit, pasi sipas zakonit ajo duhet të valëvisë flamurin grek.

Por meqenëse grekët vuajnë kaq shumë nga suksesi i shqiptarëve, si vallë nderojnë krijimin e shtetit të tyre grek, kur në revolucionin e 1821-shit, 21 nga 23 heronjtë e tij janë arvanitas?

Shkroi: Stop Injorancës !

Shoqëria Kristiane e të Burgosurve e Shqipërisë"

Fare rastësisht një ditë më kapin sytë një makinë që në xhamin e përparmë kishte një tabelë ku shkruante:

"Shoqëria Kristiane e të Burgosurve e Shqipërisë"

Më bëri përshtypje, duke u nisur nga fakti i thjesht që të burgosurit dhe fetarët duhet t'i ndajë në mes një hendek i madh.
Një kristian nuk do mundej të përfundonte kurrë pas hekurave.
Por me një lundrim të thjeshtë në Internet, informohesh se kjo organizatë OJQ që punon me fonde dhe donacione, ka si qëllim arritjen e Ungjillin të Krishtit, tek të dënuarit.

Jezusi u flijua për mëkatet tona!
Pra, të përfitojmë nga situata e rënduar psiqike e të burgosurve dhe ti pagëzojmë në kristianë.

Mirëpo edhe në burg konkurenca është e fortë mes feve për të shtuar numrin e besimtarëve të tyre.

Shkroi: Stop Injorancës !

Në Angli edhe fshatarët janë qytetarë

Në Burton, një provincë e vogël e Britanisë së madhe, një hajdut ka grabitur një të moshuar 80-vjeçare që banonte vetëm, madje duke e goditur atë.
Banorët e fshatit, duke dëgjuar zhurmën, kanë lajmëruar njëri-tjetrin për ngjarjen dhe duke e rrethuar zonën, kanë mundur ta kapin dhe ta dorëzojnë vetë në Komisariatin e Policisë hajdutin 42 vjeçar.

Kjo temë ishte për të shkarkuar vrerin gojë-helmatisurit, sepse ngjarja realisht ka ndodhur në Kaçinar të Mirditës.
Shkroi: Stop Injorancës !


Moralistët hipokritë

Youporn” është krijuar në vitin 2006. Në vitin 2012, faqja online ka arritur të regjistrojë 4 miliardë e 800 mijë vizitorë, të cilët kanë parë mesatarisht 8 video secili.

Kjo është shumë e rëndë për një botë si e jona, ku 88.69% e banorëve të saj janë besimtarë fetarë, predikues të zellshëm të virtytit e moralit.

Shkroi: Stop Injorancës !
http://en.wikipedia.org/wiki/List_of_religious_populations

E di Italia se shqiptarët e bënë atë të bashkuar?


“Të gjithë arbëreshët janë heronj. Ata që thonë të kundërtën nuk e njohin historinë”.
Xhuzepe Garibaldi (1807-1882)

Shqiptarët me pjesëmarrjen e tyre aktive e dhanë një kontribut të madh në lëvizjet kombëtare në Europën e shek.XIX-të ,pjesëmarrje e cila mund të quhet edhe fenomen historik i kohës i një rëndësije të veçantë që e rradhit atë në popujt më heroikë.
Të kthehemi tek Revolucioni i Greqisë -1821 , pastaj në luftën për pavarësinë e Rumanisë , formësimin e Serbisë dhe të Malit të Zi. Por sot e kemi fjalën për një çlirim dhe bashkimin tjetër të madh – të Italisë.
Pas Skënderbeut ,shek XV-të shqiptarët gjetën strehim në tokat e Italisë. Ata u shpërndanë nga Abruzio e deri në Siçili. Aty u gjenden edhe të parët, pasardhësit e Ilirëve.
Shqiptarët me Lëvizjen e Garibaldit të vitit 1860 e çuan Italinë në bashkimin dhe pavarësimin e saj. Atdheu i dytë i arbëreshëve në vitet 1844 dhe 1848 u ballafaqua me kryengritjet e mëdha, në të cilat shqiptarët ishin pjesë e rëndësishme e betejave të përgjakshme dhe si të tillë edhe u burgosën edhe u persekutuan, u pushkatuan dhe u varën me thirrjen në gojë : “Rroftë liria, rroftë Italia”.
Tirania e Burbonëve i nxiti në luftë kundër tyre eshe arbëreshët si Paskuale Bafa dhe Xhuzepe Albanezi, te cilët u ndodhën edhe në qeverinë e shpallur të Republikës së Napolit -1799.


* Gjatë luftës për mbrojtjen e Republikës së Romës, Garibaldit i shkoi mendja tek Anita, që e kishte lënë në Nicë. Mori penën dhe i shkroi këto rreshta:
Anita ime e dashur… Ne luftojmë mbi Xhanikolo. Ky popull është i denjë për të kaluarën e tij të madhe. Këtu njeriu di të jetojë, di të vdesë, këtu njerëzit vriten me thirrjen “Rroftë Republika”. Vetëm një orë nga jeta jonë në Romë vlen sa një shekull. E lumtura nëna ime që më lindi në një epokë kaq të bukur për Italinë!…
E shoqja, që ishte grua guximtare, e gjeti rrugën për të hyrë në qytetin e rrethuar. Dy ditë më vonë, mbi Xhanikolo u duk një grua që u ndal dhe po fliste me ushtarët. Njeri prej tyre i tregoi se ku ndodhej Garibaldi. Ky në këtë çast, ktheu kokën dhe, si në një ëndërr gëzimi u turr drejt së shoqes së adhuruar dhe e shtrëngoi në gjoks. Pastaj e mori për dore dhe u kthye nga shokët;
- Ja Anita ime, këtej e tutje do të kemi një ushtar më shumë. ( nga Arbëreshët dhe Bashkimi i Italisë) *
“Në vitin 1859 nisi lufta e dytë për çlirimin dhe bashkimin e Italisë.
Kësaj here doli në skenën e historisë Xhuzepe Garibaldi, udhëheqësi legjendar i luftërave për liri të popujve të robëruar. Ai erdhi në Itali pas një përvoje të pasur luftarake dhe u vu në shërbim të shtetit të Piemontit për të përgatitur fushatën kundër pushtuesve austriakë. Garibaldi, i kthyer tanimë në një figurë simbol, do të ngjallte shpresat e italianëve për çlirim e bashkim dhe qindra patriotë do të viheshin nën urdhrat e tij. Heroi legjendar zuri të përgatitej për luftën e madhe që e priste. Sipas strategjisë së tij, kjo do të ishte një luftë globale, që do të përfshinte gjithë Italinë e copëzuar. Për këtë, ai filloi të përgatitet duke ideuar një fushatë ushtarake, që do të niste me zbarkimin e një ekspedite në brigjet e Sicilisë. Në projektimin dhe realizimin e kësaj ndërmarrjeje të madhe historike do të luanin një rol të rëndësishëm revolucionari italian, Roselino Pilo dhe ai arbëresh, Françesko Krispi.” (Arjan Th. Kallço)
Në kronikën e kohës është regjistruar dhe një fakt tjetër kuptimplotë: vajza arbëreshe nga Piana, Xhovana Peta, do të shkonte në Palermo me flamurin italian fshehur në gji dhe do ta valëviste pas fitores së kryengritjes në qiellin e lirë të kryeqendrës së Sicilisë.
Siç dihet, me betejën e Kasertos, më 2 tetor 1860 mori fund fushata e lavdishme e Garibaldit, që hodhi themelet e pavarësisë dhe bashkimit të Italisë. S’ka dyshim se bilanci i kontributit arbëresh në këtë ngjarje të madhe historike për fatin e Italisë është i padiskutueshëm dhe i admirueshëm. Këta pasardhës të Skënderbeut, jo vetëm nderuan emrin e tij dhe të atdheut të origjinës, por treguan me prova dashurinë dhe besnikërinë e tyre proverbiale ndaj popullit dhe tokës mikpritëse. “Gjatë Risorxhimentos, – shkruan historiani Cezaro Lambrozo, – arbëreshët e Italisë dhanë luftëtarë trima, derdhën gjak, bënë sakrifica të panumërta, manifestuan virtyte të larta, u treguan qytetarë të denjë të atdheut të tyre të dytë”.
**Mungesa e delegacionit të Serbisë më rastin e festimeve për 150 vjetorin e Bashkimit të Italisë, sigurisht që nuk do të vihet re nga vetë italianët. Nga ana tjetër, prania e dy delegacioneve me zyrtarë të lartë nga Kosova dhe Shqipëria do të shihet si dicka e natyrshme jo vetëm se tani shqiptarët kanë dy shtete por sepse i natyrshëm ka qenë edhe kontributi i shqiptarëve ndër vite për Bashkimin e Italisë.**
(Kontributi i shqiptarëve në bashkimin e Italisë ,Ilirian Dahri2011 )
Vetë Heroi i dy botëve e kujton këtë fakt në kujtimet e tij: “Nga asnjë vend tjetër i botës nuk mund t’ia dilnim me sukses në marshimin tonë, përvecse nga Hora e Shqiptarëve”. Pra që në fillimet e tij Xhuzepe Garibaldi u mbështet tek arbëreshët të cilët më pas do ti cilësonte trima.
Xhuzepe Garibaldi u lind në Nicë më 4 korrik 1807, vdiq në ishullin Caprera më 2 qershor 1882, revolucionar dhe luftëtar për lirinë dhe bashkimin e Italisë.
** *Pas rënies së Republikës së Romës, Garibaldi me vullnetarët e tij filluan tërheqjen e tyre heroike. Ai me këtë rast iu tha ushtarëve:
- Luftëtarë, ja çfarë ju afroj atyre që duan të më ndjekin pas: uri, të ftohtë, mungesë strehe, mungesë municioni, por gjithnjë syhapur në beteja dhe pa gjumë, marshime të gjata dhe përleshje me bajoneta. Tani kush e do atdhenë le të më ndjekë pas. Kësaj thirrjeje iu drejtuan katër mijë vullnetarë, që ndoqën pas heroin e tyre. ***

Shkruan: Fahri Xharra

Burimi: http://preshevasot.info/2013/10/21/e-di-italia-se-shqiptaret-e-bene-ate-te-bashkuar/

Shkjau i Zi

Një urrejtje e madhe, e shprehur në të gjitha format e mundshme, ekziston mes shqiptarëve të Kosovës dhe të ashtëquajturve prej tyre, shkja, shkjau.

Po ç'janë këta shkja, apo shkije dhe pse quhen kështu?

Janë ata shqiptarë që banonin në viset e tyre autoktone, sot të Kosovës, Malit të Zi, Serbisë dhe Maqedonisë. Ata u quajtën shkije, falë shkizmës, pikërisht sepse u shkitën nga trungu amtar.

Pse zgjodhën këta shqiptarë të mbijetonin më mirë si ortodoksë sesa si shqiptarë?







Ky devijim u nxit me ardhjen e osmanëve sepse në një moment historik, gjate kohës së ‘çlirimtareve’ otomanë, popullata jonë ka pasur vetëm dy mundësi:
- të mbetet ortodoks, ose të sllavizohet
- të islamizohet, ‘turqizohet’, që të shpëtonte nga sllavizimi.
Por më pas lindi kjo marrëveshje e re në mes të Kishës Ortodokse të Konstantinopojës dhe të Osmanllinjëve:
“Ose Turk ose Ortodoks”.
Për katolikët nuk kishte vend.
Por edhe për shqiptarët në përgjithësi nuk kishte vend, në ato rrethana të reja.
Kështu filloi shkarja edhe më e madhe…

Shikoni pak sesi në motorrin e kërkimit Google, me kriterin "shkjau" na shfaqen vetëm shqiptarë.

Shkroi: Stop Injorancës !

Thursday, October 17, 2013

Tërbohu!

Ka disa momente në jetë ku gjithçka të duket një mënxyrë. Gjithçka duket e errët, e zezë, e zymtë, e pistë dhe e pashpresë.
Padrejtësi, pamundësi.
Nuk mbushesh dot me frymë se çdo mendim që sjell të bën të ndjehesh më ligësht. Nuk ke më forcë, as shpresë kurrsesi. E kupton se në një situatë kaq të rëndë nuk je ndodhur kurrë më parë dhe e nesërmja do jetë edhe më keq.
Duhet të reagosh, kur në të vërtetë në këtë katrahure ke hyrë me vullnetin tënd të lirë.
Sa do doje të mbyllje sytë dhe kur ti hapje, gjithçka të ishte zgjidhur, si me magji. Por e di fort mirë se kjo është e pamundur, po aq sa dikush tjetër të të japë një dorë në këtë çast.
Në këtë mesele je zhytur vetë dalëngadalë, çdo ditë, përditë.
Tani ka ardhur rrufeshëm çasti të përballesh dhe kjo është pikërisht, ajo që ke shmangur gjatë gjithë kohës. Çmimi i saj tashmë është rritur rrezikshëm. Çdo problem ka amplifikuar vetveten dhe disa prej tyre janë shtrënguar prej duarsh. Ti ndodhesh vetëm, më i vetëm se asnjëherë, i pafuqishëm dhe më i demotivuar se kurrë. Mali i lartë po bëhet gati të të përpijë.

Mos vallë është më mirë të mos bësh asnjë tentativë, të dorëzohesh dhe kështu të marrësh ndëshkimin kapital për gjithçka ke katranosur? Por jo, është shumë, zor se do ta përballoje.
Po sikur të arratisesh? Po ku dhe si?
Ti je tashmë i marrë peng nga kthetrat e jetës, i burgosur nëpër spiralet e ngushta të saj. Çdo bësh? Do pish derisa të dehesh që kur të zgjohesh të mos mungojë as dhimbja e kokës?
Mbase ka ardhur momenti të përballesh, të tregosh atë që i thua vetes çdo ditë që je. Por ke njëkohësisht frikë që ajo që je, ka humbur brenda teje dhe pse shpesh të duhet ta besosh se është ende aty, për ty.
Thuhet se në situata të jashtëzakonshme, lindin njerëz të jashtëzakonshëm me aftësi të jashtëzakonshme.

Tërbohu!

Mbase ky është çasti yt.

Shkroi:
Stop Injorancës !

Rob i vesit

Ptuh!
E urrej veten time. Paradoksale, por më duket se e urrej gjithçka që me kaq kënaqësi bëj, çdo ditë. E urrej atë që jam bërë. Urrej gjithçka me të cilën vras kohën, papjekurinë për të jetuar vetëm për të sotmen.
Nga dreqin mu ngjit si këpushë kjo papërgjegjshmëri që ndjek çdo ditë me korrektësi?!
Endërroj çdo ditë për një ditë të largët që do të jetë e bukur, e vizatuar sipas dëshirave të mia dhe pse akoma nuk e ndjej të jem përpjekur qoftë një çast, të luftoj për to.
A do të vijnë vetvetiu këto të mira,

që prej kohës me mungesën e tyre më kanë rrëmbyer harenë, optimizmin, energjinë?! E megjithatë njeriu duhet patjetër të gjej paqe me atë që do, me atë që është e kërkon nga vetja.
Jam rob i vesit, jam rob i qejfit, më duhet ta pranoj.
Çdo gjë që më pëlqen dua ta konsumoj pa fund. Nuk ngopem me atë që më pëlqen dhe nuk e gjej dot atë kufirin ku kënaqësia kthehet në abuzim.
Dhe meqenëse si çdo fajtor që kam aftësi të jashtëzakonshme për të gjetur justifikime, fajin për këtë ua kam hedhur prindërve, që duke na treguar gjithmonë ata se kur duhet ti jepnim fund një argëtimi, nuk na lanë të mësojmë kurrë ta gjenim vetë këtë kufi.
Abuzoj me gjumin, me regjimin, me pijen, me duhanin, me internetin, me lojërat e ndryshme e gjithçka tjetër më jep kënaqësi.
Nuk mundem ta imagjinoj dot një ditë të vetme pa kaluar kohë me një argëtim të caktuar. E kam kthyer si një dozë droge të domosdoshme. E kam plotësisht të pamundur të heq dorë nga kënaqësitë e të kthehem një kalë pune, i cili punon e sakrifikon për një ditë të largët, të sigurt e të mirë. Do doja, por nuk mundem.
Nuk e di pse, por më është krijuar ideja se njerëzit që punojnë kaq fort, duke sakrifikuar gjithçka nga jeta e tyre sociale, nuk i ka shtyrë në këtë vendim karakteri i tyre i fortë dhe ambicia, por fakti se ata nuk kanë ditur kurrë ta shijojnë jetën, ata nuk kanë patur kurrë një jetë të shëndetshme sociale. Nuk është e rastësishme që po këto njerëz pasi arrijnë të sigurojnë të ardhmen e tyre, me pasuri e mirëqenie, nuk dinë ta shijojnë atë. Nuk dinë të ndërtojnë marrëdhënie me vartësit e tyre. Madje as nuk e kuptojnë këtë mirëqenie që tashmë kanë dhe kënaqësia e tyre nis e mbyllet vetëm tek puna. Edhe kohën e lirë, e llogarisin si para që po i humbasin...
E padyshim që veset nuk mund të kapnin çdo njeri.
Sa njeri pa ndjenja duhet të jesh të heqësh dorë nga ajo kënaqësia që të dhuron ajo e mallkuara cigare? Të heqësh dorë nga dehja lozonjare e alkoolit? Të çohesh nga një tavolinë miqsh ku të gjithë po gajasen me lot, se u bë vonë dhe të nesërmen si çdo ditë, do duhet të zgjohesh në 5 të mëngjesit?
Si mund të jetosh pa e provuar njëherë adrenalinën e të fituarit një tufe të mëdha parash në kazino, për pesë minuta? Ose ti humbasësh të gjitha, po në ato pesë minuta?
Si mund të heqësh dorë nga një lojë futbolli me shokët? Apo nga një fundjavë me zgarë e birra në natyrë?
Jo, jo. Disa njerëz janë bërë për tu goditur nga veset, disa njerëz nuk e kuptojnë dot jetën pa vese. Nuk e kuptojnë dot jetën aq të përgjegjshme, aq të rregullt e të "mirë-kalkuluar".
Të gjithë nuk mund të jemi pasanikë, por as të gjithë nuk mund të jetojmë një jetë plot adrenalinë e aventura të papërsëritshme.

Nëse prindërit tuaj kanë kaluar një jetë të mrekullueshme, mos u bëni budallenj të prisni prej tyre edhe trashëgimi.


Në këtë jetë disa i duan paratë si mjet për të arritur kënaqësinë, disa të tjerë e ndjejnë kënaqësinë duke mbledhur paratë e këtyre më sipër.

Shkroi: Stop Injorancës !

Fund Marrëzisë

Nëse ka diçka super profesionale dhe super inteligjente në Policinë shqiptare, ajo është padyshim përzgjdhja e emrit të koduar që i vendoset një operacioni të caktuar të saj.
Operacioni mbarkombëtar i fundit, për kontrollin e lojërave të fatit dhe kazinove ishte titulluar "Fund Marrëzisë"!

Shkroi: Stop Injorancës !

Zoti dhe Vullneti ynë i lirë



Thuhet se Zoti e pajisi krijesën e tij me vullnetin e saj të lirë që njerëzit të ndërmarrin veprime të pavarura.

A mundet që Zoti të ndryshojë Vullnetin tonë të Lirë?

Nëse po, atëherë ai nuk mund të jetë më, vullnet i lirë.
Nëse jo, tregon që Zoti qenka i pafuqishëm ndaj tij.

Sekreti i jetëgjatësisë në martesë

Kur u pyetën sesi ia arritën t'ia dilnin të qëndronin bashkë për plot 65 vite martesë, gruaja u përgjigj:

"I përkisnim një kohe, kur diçka që thyhej ne e ndreqnim, nuk e hidhnim".

Kaos


Në Shqipëri shkëputet energjia,
në çdo qytet shpërthejnë protesta,
në Gjirokastrën tonë fisnike,
... s'ka të ndalur festa!

Një poezi e vitit 2003.

Shkurtimi i fjalëve në rrjetet shqiptare

Koha sot vrapon më tepër se kurrë dhe njerëzit kanë filluar të bëhen "oportunistë" gjatë komunikimit virtual, për të folur sa më shumë duke shpenzuar sa më pak kohë.
Kështu kemi filluar ti shkurtojmë fjalët, shprehitë, përshëndetjet, madje jo vetëm zanores "ë", por të gjitha zanoreve me rradhë iu kemi shpallur luftë ballore. "Ckm, zmr, klb, etj".

E tillë është edhe gjetja e fundit e komunikimit në Facebook, ku njerëzit bëjnë një kërkim në Google, ruajnë një foto në desktop, e hapin foton me një program që i modifikon ato, pastaj e ruajnë sërish.
Rikthehen tek komenti, ngarkojnë foton e tyre, presin sa ajo të ngarkohet plotësisht dhe pastaj e dërgojnë në formën e komentit të tyre personal.
Dhe kjo, sepse përtojnë...

Mirëpo pavarësisht dëshirës tonë për të fituar kohë duke ia marrë atë borxh komunikimit në sasi e cilësi, ajo që me siguri fitojmë është një komunikim gjithmonë e më i pamenduar, i papeshuar, i pamatur, i papjekur, i pavlerë dhe i pafrytshëm sepse nuk mund ta ushqesh trurin duke u përpjekur mos ta lodhësh atë.

E megjithatë, ky është vetëm një reflektim i pafajshëm që nuk pretendon të ndryshojë gjë, madje madje me zor po pres ditën kur ne do të komunikojmë vetëm me foto.

Shkroi: Stop Injorancës !

Gjuha shqipe në Facebook

Nga 13 mijë anëtarë që ka faqja jonë, 50% e tyre e mbajnë Facebook-un në gjuhën shqipe.
Pra, gjysma e shqiptarëve e përdor Facebook-un në gjuhën e vet...

Po si u zhvilluar gjuha shqipe në Facebook?


Gjuha shqipe në Facebook, po ashtu si gjuhët e tjera duke përjashtuar anglishten, u përkthye dhe u zhvillua vullnetarisht.


Çdokush prej nesh kishe të drejtën për të përkthyer qoftë një fjali nga mijëra e dhjetra mijëra njoftimet e ndryshme të Facebook-ut.

Më pas kalohej në një fazë të dytë, ku shfaqen të gjitha variantet e ndryshme të përkthimeve dhe çdokush prej nesh votonte për variantin më të saktë, për variantin e duhur.

Rezultatin...shikojeni vetë!

Shkroi: Stop Injorancës !

Vendi më i pasur në botë...është vendi më i varfër.

Kjo është tragjedia e një vendi që ka qenë më i pasur nga sa mund ta përballonte vetë.

Historiani Dan Snow sjell për BBC-në një vështrim mbi historinë e Republikës Demokratike të Kongos, potencialisht një nga vendet më të pasura në botë, por që është kthyer në vendin më të varfër për shkak të kolonializmit, skllavërisë dhe korrupsionit.

“Është një vend i bekuar me çdo lloj minerali që ekziston, por i renditur në fund të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor të OKB-së, ku edhe ata që kanë më shumë fat janë sërish shumë të varfër”.

Por pse kjo histori tragjike?


Historiani shkruan se gjithçka ndodhi në pesë shekujt e shkuar.
“Në fund të shekullit të 15-të, një perandori e njohur si Mbretëria e Kongos dominonte pjesën perëndimore të Kongos dhe pjesë të disa shteteve të tjera si Angola.
Ishte një mbretëri e sofistikuar, kishte aristokracinë e saj dhe një shërbim civil befasues.

Kur tregtarët portugezë mbërritën nga Europa në vitet 1480, ata e kuptuan se kishin përballë një pasuri gjigande, e mbushur me burime, veçanërisht me mish njerëzor.
Kongo ishte një burim i pashtershëm me skllevër pa sëmundje.
Portugezët e kuptuan shumë shpejt se ky furnizim do ishte më i lehtë për t’u përdorur nëse vendi do ishte në gjendje anarkie.
Ata bënë maksimumin e tyre për të shkatërruar çdo forcë politike indigjene, të aftë për të kufizuar skllavërinë.

Para dhe armë moderne u dërguan për rebelët, ushtritë kongoleze u mposhtën, mbretërit u vranë, elitat u therën dhe u nxit secesioni”.

E kështu shumë shpejt vendi rrëshqiti në një luftë civile të pafundme. Qytete të tëra në Europë pasuroheshin me burimet e Kongos. Qeveritë ishin të dobëta, kurse zbatimi i ligjit nuk njihej.
Kështu, një vend i madh, thuajse sa Europa Perëndimore në sipërfaqe, ishte kthyer në plaçkë.
Ishte një vend me burime të pafundme uji, me një klimë të mrekullueshme, me një tokë pjellore dhe me minerale si bakër, ar, diamante, kobalt, uranium, por edhe me naftë. Por thellë- thellë ishte vendi më i pashpresë në botë.
Në atë kohë vendi ra në duart e belgëve. Ishte periudha kur aty u zbulua goma, që kërkohej shumë për biçikleta dhe për makinat e para. Forcat e sigurisë belge ishin brutale. Miliona njerëz u vranë ose u zhdukën. Regjimi barbar belg nuk kishte asnjë interes për të zhvilluar këtë vend.
Në Luftën e Parë Botërore, ishin mineralet nga Kongo që vrisnin njerëz. Thuhej se 75 përqind e predhave bëheshin nga mineralet e Kongos.
Në Luftën e Dytë Botërore, uraniumi që u përdor në bombat që u hodhën në Hiroshima dhe Nagasaki, vinte nga një minierë në Kongo.

Pavarësia në vitin 1960 ishte katastrofë me vete.
Pjesë të tëra të vendit donin të shkëputeshin, kurse largimi i beftë i elitës belge e la vendin pa asnjë njeri me aftësitë për të drejtuar qeverinë ose ekonominë. Nga 5 mijë vende pune para pavarësisë, vetëm tre mbaheshin nga kongolezët. Nuk kishte asnjë avokat, inxhinier, mjek apo ekonomist kongolez.
Pasi nisën përplasjet e para, lideri kongolez Patrice Lumumba u rrah barbarisht dhe më pas u ekzekutua nga rebelët e mbështetur nga Perëndimi.
Në krye të shtetit erdhi Joseph- Desire Mobutu.
Mobutu u bë shpejt një tiran.
Ai e ndryshoi emrin në vitin 1972 në Mobutu Sese Seko Nkuku Ngbendu Wa Za Banga që do të thotë “luftëtari i plotfuqishëm, që nuk përkulet dhe vetëm shkon nga fitorja në fitore, duke lënë zjarr nga pas”.
Perëndimi e toleronte atë sa kohë që drejt tij vërshonin mineralet dhe sa kohë Kongo ishte jashtë orbitës sovjetike.
Miliarda dollarë pasuri doli nga vendi, kurse ai jetonte në një pallat 100 milion dollarësh, ndërtuar në mes të xhunglës. Pranë pallatit në xhungël kishte edhe një pistë ku mund të ulej avioni Concorde, që e çonte në udhëtime pazari në Paris.
Disidentët torturoheshin, ministrat vidhnin të gjithë buxhetin dhe qeveria nuk merrte frymë. Perëndimi e lejoi regjimin e tij të merrte borxh miliarda dollarë, që duhen paguar edhe sot e kësaj dite.
Në vitin 1997, Ruanda, e bindur se Mobutu fshihte njerëzit që kishin shkaktuar gjenocidin e vitit 1994, e pushtoi këtë vend me lehtësi.
Mobutu u largua duke futur në avion aq sa mundi nga pasuria e tij.
Në krye të shtetit erdhi Laurent Kabila, një kukull e Ruandës. Por kur mori detyrën, ai refuzoi të bindej ndaj Ruandës. Këtu nisi sërish një luftë tjetër, edhe më e tmerrshme. Miliona njerëz vdiqën.
E kështu miliardat e pasurisë që ka toka e këtij vendi i kanë sjellë vetëm mizerje.
Askujt, as belgëve, as portugezëve, as drejtuesve kongolezë nuk u ka interesuar që të ndërtojnë një shtet të fortë, një ushtri, gjyqësor dhe sistem arsimor të mirë.

U ka interesuar më së pari të bëjnë para nga ajo që kishte ky vend./ep


Uria seksuale në virtualitet

Ka disa femra që kanë një buzëqeshje aq të veçantë, sa shumë meshkuj dashurohen me tingujt e saj edhe nga pas ekranit.
Shkroi: Stop Injorancës !


Letërkëmbimi mes gjenive Athanas Tashko i kundrapërgjigjet Faik Konicës


F. Konica
"Po të më pyeste njeri ç'ndryshim ka në mes të popujve të egër dhe popujve të qytetëruar, edhe po të me lutej të përgjigjem shkurt e mirë, në katër a pesë fjalë me kuptim të plotë, - do t'i thosha: popuj të qytetëruar janë ata që kanë për themel Dekalogun (urdhëra të cilat gjenden edhe në Bibël edhe në Kur'an - I.B.), ose ndonjë kanun që zë vendin e Dekalogut: popuj të egër janë ata që s'njohin asnjë rregull të këtillë...
Do të ma presë njeri fjalën dhe do të më thotë: pse në Francë, në Angli, në Amerikë etj., që janë pa dyshim vende të qytetëruara, a nuk ka për ditë vrasje, vjedhje e njëqind të liga të tjera? -
Përgjigjem: padyshim ka dhe do të ketë kurdoherë, këtë s'e mohon njeri. Po vëni re një ndryshim me rëndësi shumë të madhe: në vende të shtruara e të qytetëruara krimineli shikohet me sy të keq, si një gjë e fëlliqur dhe e poshtër; secili i ndihmon policisë që ta zërë; edhe në qoftë se shpëton keqbërësi nga të mospaturit mjaft prova, dyshimi që e rrethon arrin për ta ftohur e për ta larguar botën. Po është një vend në faqe të dheut ku katilin e kanë për njeri të nderuar; hapen që t'i bëjnë udhë kur ik, e fshehin nga i vet-thëni gjyq, nëse i teket ndonjë të vetë-thëni polic sikur e kërkon; edhe në daltë ndonjë i 'mendur për të marrë anën e kanunit/ligjit, e shajnë dhe e fëlliqin me një zell të çuditshëm. Dhe prandaj ai vend ka fituar një famë shumë të shëmtuar në botë: kur i dëgjohet emri në një sallon a mbi udhë, njerëzve u ngjethet mishi dhe u vjen neveri; në qendrat e diturisë e shikojnë si një shpellë kafshësh të egra ku s'është dukur kurrë ndonjë shenjë njerëzie; në qarqet politike e diplomatike thonë se është për të qeshur të lihet i lirë një popull i cili s'ka ditur qe më tepër se dy mijë vjet vetëm se të derdhë gjak dhe s'njeh tjetër zanat veç vrasjes. Të tilla fjalë janë thënë mijëra vjet me gojë dhe me pendë...
Për cilin vend dhe për cilin popull flas do ta kuptoni menjëherë kur t'ju them që nuk ndodhet në mes të Afrikës, po në Evropë...
Kur m'u poq mendja më tepër, që pesëmbëdhjetë vjet e tëhu, kuptova se problemi i Shqipërisë më tepër se kombëtar ishte një problem moral.
Me fjalë të tjera, kuptova se ky popull që të shpëtojë ka nevojë, më parë se çdo gjë tjetër, t'i stërvitet e t'i lartësohet karakteri e t'i spastrohet zemra..."

A. Tashko

“Në orë të mira shkruan shumë bukur dhe i shërben çështjes sonë kombëtare, por në realitet zotrote një herë në mot shkruan për të gëzuar zemrat tona dhe nëntëdhjetë e nëndë për t’i ftohur. Zotrote, kërkon që të mos ketë në botë tjatrë shkrimtar, gazetar, politikan ose kryetar përveç teje. Mirëpo shqiptarët nuk duan kështu e në qoftë se ajo do të bënet nga një Faik, për një Faik e me një Faik... kurrë mos u bëftë!

Mblith mendjen, pra, o zotëri se na plase shpirtin.

Na plase zemrën sepse nuk ke lënë gjë pa sharë, të duruam shumë, por që tani e tutje, nuku do të durojmë se nuku durohesh.”

Kriminaliteti dhe tallavaja

Sipas kontrrolleve të ditëve të fundit në kryeqytet nga policia shqiptare në mbi 70 lokale nate të natyrës TALLAVA (70 copë, ëëë) janë arrestuar 11 persona të armatosur, mes tyre 5 të shpallur në kërkim nga policia.

Gjithashtu janë ndaluar disa prostituta dhe janë kapur sasi të mëdha drogërash të ndryshme.
Ka vërtetë një lidhje kaq  të fortë mes muzikës tallava dhe kontigjentit kriminal që e frekuenton atë...
Shkroi: Stop Injorancës !



Thursday, October 3, 2013

KAPE ÇASTIN ose lëre të shkojë...

Thuhet se ka disa momente në jetë, të cilat diktojnë drejtëpërdrejtë fatin e jetës tuaj. Në rast se ju arrini të dilni triumfues dhe të kapni shancin që çasti ju dhuron, jeta juaj ndryshon katërcipërisht.

Po ashtu si ju edhe unë kam patur çastet e mia në jetë, të cilët nisur nga faktorë të ndryshëm, kam arritur ti humbas me sukses.
Kur isha në shkollë fillore kisha shumë qejf të vizatoja. Mund të them pa më të voglën mëdyshje se mes moshatarëve të mi isha më i miri. U hap një kurs pikture falas tek i cili u rregjistrova rrufe, bashkë me afro 40 fëmijë të tjerë. Nuk kalon as muaji i dytë dhe profesori ynë i talentuar niset për emigrim në Greqi dhe thuhej se ishte bërë një bojaxhi goxha i zoti.

Pas pikturës, u hap një kurs karateje. Pa kaluar shumë kohë u bëra nxënësi i preferuar i profesorit që mbante rripin e zi. Nuk kishim marrë ende rripin e tretë dhe profesorit tonë i del një punë e shkëlqyer si truprojë në Angli.
Atëherë u rregjistrova me para-para-të-rinjtë e klubit të qytetit tim dhe zuri direkt vend në formacionin bazë të ekipit.
Gjatë gjithë fëmijërisë sime kisha luajtur si sulmues, por trajneri më vendosi në fushën e madhe të gjelbër në pozicionin e qendërmbrojtësit, meqenëse askush tjetër në ekipin tonë nuk e godiste dot topin nga porta, më larg se zona 20 metërshe e mbrojtjes. Më pas kalova tek Para-Të-Rinjtë dhe më pas edhe tek Të Rinjtë. Por trajneri nuk e di pse më kishte halë në sy e madje jo vetëm që nuk më aktivizonte, por më linte të bëja në stërvitje vetëm xhunglime. Aty me xhunglime, bashkë me mua ishin edhe disa djem nga fshati që për hir të së vërtetës aty po preknin top futbolli për herë të parë. Mllefi sa vinte e më shtohej. Ishte koha kur prindërit nuk vinin ta kapnin për fyti trajnerin e ta detyronin t'iu aktivizonte fëmijën. Fillova njëkohësisht të bije shumë moralisht, sa fillova të dyshoj se realisht nuk dija të luaja. Mirëpo ishte fakt se goditje të fortë e të saktë sa timen, nuk kishte askush në ekip, e madje as qetësinë time me topin. E megjithatë pas disa muajsh të gjatë të lënë në harresë nga trajnieri im, trajnieri i të rriturve që më shikon në stol habitet dhe e pyet trajnierin tim, se pse nuk më kishte aktivizuar. Trajnieri im aty më mëson emrin.
Pastaj ma dha një shanc dhe më futi në lojë. Unë kisha gjithë ato muaj që shtrëngoja veten me dhëmbë nga inati, por isha shumë i edukuar për t'ia kërkuar me idhnim aktivizimin tim. Ky ishte çasti im. Më kapën emocionet sikur po luaja për herë të parë në jetën time e madje në ndonjë ndeshje kombëtare. Vendosem përsëri në mbrojtje, në pozicionin "stoper", ose shqip bllokues.
Dikush nga ekipi kundërshtar godet një top predhë drejt e për në portën tonë, top ndaj së cilit një futbollist i çfarëdoshëm do kthente kurrizin të mbrohej, ndërsa unë në atë moment nxjerr të gjithë mllefin tim dhe vendos ta kthej mbrapsh topin nga erdhi me të njëjtën forcë. Topi më fshikëllin tek këpuca e majtë dhe duke marrë një fallco të çuditshme, nis të bëjë një hark të plotë pas meje ku ndodhej edhe porta, për t'u ndalur kështu në rrjetë. Portieri ynë kishte shtangur. Dëgjohet ulërima e trajnierit tim i cili më nxjerr fishek jashtë, pa mbushur as një minut nga aktivizimi im. Heq fanellën, ia hedh tek këmbët dhe heq dorë përfundimisht nga futbolli.
Me disa shokë të mitë të apasionuar pas muzikës, krijojmë një grup kërcimi Hip-Hop dhe breckdance. Ishim të parët e të vetmit dhe jo pak herë na kanë përfolur e paragjykuar për veshjet e gjera, vëthët apo stilimet e flokëve, por ishte fakt se shumë shpejt u bëmë të famshëm dhe në ato diskotekat me pasqyra dhe me neonë blu që shkëlqenin ngjyrat e bardha, i linim të gjithë pa fjalë.
Duke qenë se të gjithë shokët e mi kishin nga një dell muzikor, kush kishte bërë shkollë muzikë, kush kishte prindërit artistë, kush njihte ndonjë instrument muzikor, i hymë bashkarisht kursit të kitarës që jepej falas nga një institucion i krishterë dhe krijuam kështu një grup muzikor. Nëse ju kujtohen "The Dream", ku Flori këndonte refrenin "Prapë më del në ëndër si një serenatë..", ne asokohe kishim përgatitur albimin tonë të parë. Dhe pikërisht në çastin kur gjithçka po shkonte për mrekulli, kur kishim aktivitet e ftesa nëpër koncerte nëpër qytete të ndryshme dhe kur puna jonë po nxirrte fryte e po prodhonte para, fillojnë grindjet brenda grupit, sa edhe sot e kësaj dite nuk flasim më me gojë.
Fundi i këtij investimi disa vjeçar që na kishte marrë aq mund e kohë, erdhi në të njëjtën kohë kur kishin filluar ethet e konkurimit për në Universitet.
Ishte koha kur konkuronin 2000 studentë për 100 vende të lira, kur ai që fitonte familja i organizonte një festë si të djalit kur vinte nga ushtria. Ishte një investim kolosal për familjet tona të thjeshta, të cilat gjysmat e shpenzimeve të tyre duhej ti ndanin për fëmijën që e kishin student. E kështu, pa kaluar as 4 vite nga Universiteti, filloi liberalizimi i arsimit, me Universitete në qytete të tjera, apo edhe me dhjetra e dhjetra Universitete të tjera private.
Atëherë kur pritej se kjo diplomë do të hapte një shanc real punësimi, diploma u kthye në një "kartë identiteti", që çdo i ri duhet ta kishte, madje pse jo të kishin nga dy a tre të tilla.
Si përfundim edhe ky investim kolosal për kohën kur u krye, u shumëzua me zero. Si fillim refuzova një ofertë pune në një Drejtori Arsimore pasi asokohe rrogat shtetërore ishin qesharake dhe kryeqyteti ofronte shumë mundësi joshëse.
Si përfundim pas disa tentativave me intervista pune, fillova punë kamarier duke qenë se njihja 2 gjuhë të huaja dhe isha ekspert në përdorimin e kopmjuterit. Më pas, me rritjen e ambicjes shitës ambulant me fugon, (siç quhen sot Agjentët e Marketingut) dhe në fund përfundova tek puna ku ndodhem, me qasje 8 orëshe në internet. Aty hapa një faqe në Facebook, e cila kishte 50 mijë anëtarë (ndër ta 35 mijë aktivë) 2 vite më parë dhe kjo faqe u vodh pak ditë para zgjedhjeve vendore, pikërisht në çastin kur koha e shpenzuar sapo kishte nisur të jepte frytet e veta. Ndoshta nuk do ju besohet, por shumë prej atyre që sot drejtojnë faqet më të famshme shqiptare në Facebook, në faqen tonë kuptuan se ç'ishte një faqe.
E megjithatë edhe tani pas kaq shumë vitesh eksperiencë në internet vjen çasti kur duhet të shkëputem e të nis gjithçka nga e para.

Po, është plotësisht e vërtetë që pothuajse asnjëherë nuk e kam kapur ÇASTIN e duhur, por kam shijuar gjithë çastet e tjerë.

Shkroi: Stop Injorancës !

Ndodhi të pashpjegueshme


Personalisht jam tip skeptiku, skeptik i lindur që nuk beson asgjë të mbinatyrshme, as Perëndi, magji e zezë, e bardhë apo lule-lule, as historira me fantazma, me hije, me shpirtra, as ndodhi paranormale, apo prapanormale. Nuk iu besoj mistereve apo enigmave, vizitave aliene, mallkimeve, falleve, leximit të filxhanit apo gjithçkaje tjetër fantazia njerëzore ka krijuar.
Mirëpo më ka ndodhur një ngjarje në jetën time që realisht më ka trembur dhe të cilën nuk kam mundur dot ta shpjegoj.

Ishte dhjetor, pak ditë para vitit të ri. Duke qenë se isha student, e shfrytëzoja këtë periudhë kur të gjithë studentët braktisnin dhomat e tyre në Qytetin Studenti për të shkuar tek familjet e tyre, për të shfrytëzuar për aventurat e mia, dhomën time.
U ula me një shoqen time në një lokal dhe gjithë atë pasdite folëm rreth këtyre historive të çuditshme. Ndër të tjera, ku me të thënë e ku me të dëgjuar më tregon një rast sesi kur një i afërmi i saj kishte ndërruar botë, një flutur i ishte ulur mbi sup dhe nuk largohej edhe kur shoqet e saj përpiqeshin ta trembnin. Sipas saj, 3 ditë pasi njeriu vdes, shpirti i tij shndërrohej në një flutur, si për të vrojtuar edhe një herë për herë të fundit njerëzit e dashur të tij.
Pasi filloi të erret, kisha planifikuar që ta merrja të kalonte natën me mua në dhomën time, në godinën e cila nuk kishte më tepër se 3-4 dritare ndezur.
Aty nga ora 10"00 e darkës gjejmë rastin të hyjmë në godinë në çastin kur roja nuk ndodhej aty (për të shmangur 200 lekshin që kërkonte ai si shpërblim për shkeljen) dhe futemi brenda. Sapo e rehatoj në dhomën time, vendos të dilja të blija diçka për të ngrënë e për të pirë aty afër. Në atë kohë dyert e dhomave mbylleshin me një shul e me një kyç të madh nga jashtë, ç'ka e bënte lehtësisht të dallueshme që aty s'kishte njeri brenda. Logjikisht askush nuk mund të mbyllë derën e tij nga jashtë.
Pa kaluar as 10 minuta që isha larguar, nga numri i saj më vijnë disa thirrje rrjesht. Kujtoj këtu që ishte koha kur për të bërë "zile", nuk kishe nevojë të kishe para në telefon. Madje asokohe njerëzit krijuan një kode me numrin e zileve që bënin, për të transmetuar mesazhe të ndryshme. Psh, 3 zile rrjesht donte të thoshte "Erdha".
Nxitoj hapat meqenëse nuk isha larg dhe sapo futem në derë e pyes se ç'kishte. Ajo më tregon që kishte dëgjuar hapa në drejtimin e derës, kishin trokitur 4-5 herë dhe më pas nuk ishin dëgjuar hapa të largohej dikush.
Nejse, nuk i kushtova rëndësi, fundja s'kishte ndonjë gjë për ti dhënë rëndësi.
Më pas një flutur që kishte hyrë në dhomën tonë, i rrihte krahët aq fort sipër tavanit, sa realisht po më bezdiste. Vendosa ta godas me një shapkë si për ta fluturuar jashtë nga dritarja, por ashtu si padashje e pikturova pas murit. Padyshim që nuk doja ta ngordhja, vetëm një budalla do mund të vriste një flutur.

Sapo u shtruam dalëngadalë të darkojmë, dëgjoj një zhurmë pas derës, të përsëritej 2-3 herë. Nisem drejt saj me idenë e plotë që dikush do kishte ndonjë problem, por kur hap derën dhe nuk gjej njeri, mbetem si i tufatur. Hap sytë nëpër koridor, as zhurmë, asnjë shenjë njeriu. Kthehem sërish brenda dhe sapo fus kafshatën e parë, zhurma nis e dëgjohet sërish. Tani që e kujtoj në fakt, e ndjej se kujtimi nuk qenka venitur ende...
Pasi ra disa herë të tjera përsëri, më dha idenë që ishte një tip zhurme e një tape metalike të një shishe birre, me majat e së cilës gërvishtej fort dera nga jashtë. Zhurma vinte nga fundi i derës, ndaj me vete mendova mos është ndonjë kotele e vogël që gërric me thonj.
Oreksi mu pre fare njëherë.
Vendosa ti shkoj deri në fund kësaj çështjeje, kështu që mora çekiçin që kisha mbi dollap dhe qëndrova ngjitur pas derës, me një dorë në dorezën e saj dhe tjetrën tek çekiçi i ngritur, gati për të goditur.
Më erdhi keq për panikun që shkaktonte ajo pamje tek shoqja ime, por sinqerisht që kisha vendosur ta ndëshkoja mirë atë që guxonte të bënte këtë shaka pa kripë.
Zhurma dëgjohet përsëri dhe unë hap derën në të qindëtën e sekondit. Pas dere nuk kishte asnjë. Vrapoj nëpër koridor, kontrrolloj një e nga një banjot, asnjë gjurmë njeriu. Kthehem sërish tek dera dhe përpiqem me thonjtë e mi të imitoja gërvishtjen pas dere, e godas derën, e shkul poshtë e lart, por nuk mundesha ta riprodhoja dot atë tingull.
Përse mos ta pranoj që për herë të parë në jetën time u zura ngushtë prej diçkaje që nuk e shihja, nuk e prekja dot, nuk e kuptoja se ç'ishte. Kjo më trondiste fort dhe e ndjeja se duhej të mblidhja veten mos më kapte paniku.
Futem sërish brenda dhe për një kohë të mirë nuk u dëgjua më asgjë.
Si për tu ç'tensionuar filluam të përqafohemi e puthemi, derisa u shtrimë në krevat. Gjatë kohës që sapo kishim nisur të bënim dashuri, dëgjohet sërish zhurma, e njëjta zhurmë, i njëjti tingull, që sërisht vinte nga pas dere.
Ajo nuk më pyeti nëse edhe unë e kisha dëgjuar zhurmën.
U kuptua...

Shkroi: Stop Injorancës !

Ç'ironi e hidhur!

Sipas disa zërave se një nga të arrestuarit e Agimit të Artë mund të dërgohet në qelinë e shqiptarit Alket Rizait në Greqi, Alketi ka filluar t'iu qepë disa fustane për ti garantuar se çdo agim në qeli i anëtarëve të Partisë Fashiste, të jetë i Artë.

Stop Injorancës !

Femra dhe qeni

Nga biseda që bëra para disa vitesh me një plak të moçëm gjatë një udhëtimi, ai mes të tjerash më tha një shprehje të kohës së tij që ishte:
"Vetëm kur i ndjek qeni, s'mendojnë gratë për seks".

Duke u nisur nga konstatimi i tij, në dy përfundime mund të arrihet Ose femrat e kohërave të shkuara ishin më pasionante se këto të sotmet, ose këto të sotmet po miqësohen me qentë, që ta shuajnë edhe atë frikë. (S.I)

Sa fat është të lindësh femër në Shqipëri?


Zonë e *irë

Dhe meqenëse po diskutonim rreth shqipes, huazimeve të panevojshme dhe banalitetit, jo më larg se dje ishin të ftuar tek emisioni Zonë e Lirë në TV KLan 2 kryeredaktorë dhe një gazetare politike, të gazetave më në zë në tregun shqiptar.

A. Çani iu kishte përgatitur një test mbi lajmet e javës ku mundësitë e përgjigjeve të tyre ishin:

- Lajm i mir
- Lajm i keq
- S'm'plas fare

Po, po, në një kanal kombëtar ishin shkruar pikërisht kështu, me një drejtshkrim tipi prej një analfabeti që i ka shpallur luftë zanores "ë", aq sa nuk e sheh të arsyeshme as ta zëvendësojë me zanoren "e".

Por ajo që ishte më e tmerrshmja e të tmerrshmeve, ishte fakti se këta krye-gazetarë, jo vetëm që nuk iu bëri përshtypje ky shtrembërshkrim, jo vetëm që nuk iu bëri përshtypje vendosja e alternativës "s'më plas fare" tek përgjigjet, kaq banale për një televizion publik kombëtar, por disa herë gjatë pyetjeve u përgjigjën pikërisht me mundësinë "S'më plas fare", (me demek bytha) jashtë çdo etike qytetari apo gazetari, madje edhe kur pyetej rreth një ambasadori të huaj

Por kur nuk iu plas as këtyre, nga kush presim ne tjetër ti pëlcasë?

Shkroi: Stop Injorancës !


Të përndjekurit politikë, të sëmurë psiqikë?

Lapsus apo jo, S. Berisha gjatë statusit të tij të para 7 orëve në Facebook, (mund ta lexoni këtu http://www.facebook.com/SaliBerisha/posts/223058474521734 )
ka quajtur të sëmurë psiqikë të përndjekurit politikë, kur disa prej tyre gjatë grevës për dëmshpërblimet e prapambetura, shkuan deri në aktin më ekstrem, të vetëflijimit me djegie.

Shkroi: Stop Injorancës !


Xhim Morrison


Kur Greqia tentoi ta aneksonte "Epirin e Veriut", forcërisht.


Ndërsa Greqia vërsuli drejt Shqipërisë mbi 70 mijë forca të armatosura, mbi 50 avionë, 80 tanke dhe një skalion artilerie me afro 400 gjuajtës, kryesisht topa, shteti shqiptar mobilizoi dhe futi në luftën mbrojtëse 10 mijë ushtarë, ndërkohë që po mbante në gatishmëri edhe 30 mijë trupa të tjerë pranë zonës së sulmuar.

Nga rreth 49 provokacionet e ushtrisë greke në kufirin jugor të Shqipërisë qysh prej datës 2 gusht, deri në orën 12.00 të datës 15 gusht 1949, mbetën të vrarë 29 ushtarë dhe oficerë të ushtrisë tonë dhe u plagosën 127 të tjerë.

Forcat e Kufirit Shqiptar gjatë luftimeve kundër forcave ushtarake greke, i kanë shkaktuar armikut mbi 300 të vrarë dhe 500 të plagosur, ndërsa 270 të tjerë u kapën rob.

Planin, ditën dhe orën e sulmit të ushtrisë greke e kishte zbuluar Divizioni i 8-të i Korçës, nëpërmjet përgjimeve dhe “agjentëve specialë” që vepronin në të dy anët e kufirit në shërbim të shtetit e ushtrisë shqiptare.

Avni Rustemi, deputeti shqiptar që u varros pa zemër



Si sot, në 22 shtator të 1895-ës, lindi në Libohovë të Gjirokastrës Avni Rustemi

Mësimet fillore i mori në vendlindje, vazhdoi në Normalen e Elbasanit dhe më vonë në Shën Mitër Korone (Itali), kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës.

Punoi si mësues në Libohovë (1910), në Tragjas të Vlorës (1913), në Tepelenë (1916-1917) e në Vlorë (1917-1918). Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t'u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit , më 1910 bëri një përpjekje për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashën. (Këtu nuk ishte më tepër se 15-vjeçar)

Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke. Më 1918, me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin "Djalëria e Vlorës". Në krye të saj organizoi demonstratën anti-imperialiste të 28 nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë. Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi "Lidhjen e Rinisë Shqiptare" për mbrojtjen e të drejtave kombëtare.

Më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris Esad pashë Toptanin. Anatole de Monzie, avokati i Avniut. E cilësoi aktin si "krim pasional me nxitje të një populli të tërë". Libohoviti u lirua pas gjashtë muajsh vetëm me akuzën e prishjes së rendit publik.

Pas kthimit në atdhe u prit si një legjendar dhe në dhjetor 1920 ai filloi punën për bashkimin e shoqërive demokratike ekzistuese në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më 25 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata "Atdheu". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi. Me nismën e tij u krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve.
Pas mbylljes së federatës "Atdheu", në gusht 1922 përsëri me nismën e Avni Rustemit më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike "Bashkimi".

Idetë e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës. Ai kritikoi me guxim shpërdorimet e aparatit burokratik të kohës, fodullëkun e injorancën e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonë dhe të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi.

Avni Rustemit i bëhet atentat më 20 prill 1924 pranë Pazarit të Ri në Tiranë nga Isuf Reçi, pasdite, ora 4, ndërkohë që po shëtiste me Hoxha Kadrinë. Vrasësi e qëllon Avninë pas shpine e nën shpatull të majtë, duke i shkaktuar një plagë të çrregulltë që e shpuri drejt një hemoragjie të pakthyeshme deri kur dha shpirt 2 ditë më vonë. Vrasja e deputetit shërbeu si shkëndijë e Lëvizjen që triumfoi më 10 qershor 1924.

Avni Rustemi është ndër njerëzit e rrallë në histori i cili është varrosur pa zemër.


Zemrën ia nxorrën për ta ruajtur dhe trupin ia ballsamosën për ta transportuar në Vlorë për varrim.

Tri llojet e grave




"Tre soj janë gratë dhe po filloj nga soji më i errët dhe ngrihem gjer në dritën e vërtetë të diellit.

1. Pik'së pari, janë gratë e trupit, të cilat i mjeri element animal i jetës s'onë, i ka nënë urdhër të tij me anë të një grushti banknotash. Këtyre s'mund t'u flasish për donjë gjë të bukur, sepse as shpirti i tyre s'është bërë për ashtu, as që kanë kohë për të humbur me të tilla marrëzi artistike. Me 5 minuta marrëveshje, trupi i tyre i rrëgjuar ngjitet pas trupit t'onë për 10 minuta dhe pastaj ç'qitet përnjëherësh në vetëm njëzë minutë.

2. Në pikën e dytë vijnë ato soj çupash të paqme nga trupi po të prishura nga mendja, të cilat elementi animal së bashku me shpirtin e lumturuar i fiton jo me anë të një doze të hollash, po me një tufë fjalësh - desha të them lulesh dhe të ëmblash. Pas 5 pare dërdëllimi të hijëshmë krahët, sytë, buzët dhe gjiri i tyre i paqmë na falen për 1 minutë dhe nuk vijnë në vete përveçse pas 10 minutash psherëtimi të ëmbël ose zembrimi pa dashje…

3. Në pikën e tretë dhe në atë më të lartën, dua të them në dritën e vërtetë të djellit, të jetës, dhe të së vërtetës qëndrojnë vashat e paqme nga trupi dhe nga shpirti.
Këto janë të pakta.
Një njohje me to bën prej një shtaze një njeri; një fjalim me to, bën prej një njeriu një talent; një miqësi me to bën prej një talenti një gjeni.
Këto nuk bjenë, po JANË në zotërim d.m.th. në MIQËSI të shpirtit t'onë më një minutë, nuk ndahen as dhjetë jeta, dhe rrojnë në zemrën e botës një përjetësi".

Lasgush Poradeci

Sistemi i drejtësisë mbi 21 janarin

Apeli dënon me 1 vit burg

a.) Gardsitin për vrasjen e një qytetari të pafajshëm në 21 janar.
b.) Qytetarin që goditi me një automjet, portën metalike të kryeministrisë në 21 janar.

Ndonjëherë është më lehtësisht e gëlltitshme mungesa totale e drejtësisë, sesa tallja e saj me viktimat!


Letër para Vetëvrasjes

Eshtë bërë e modës në vendin tonë të begatë njerëzit të vrasin veten, por para se të kryejnë aktin e fundit të jetës së tyre, disa prej tyre shkruajnë edhe nga një letër lamtumire njerëzve të tyre të afërm. Ndoshta edhe për të mos shkaktuar dyshime dhe që dikush tjetër të mund ti marrë autorësinë e veprës së tyre.
E kështu as unë nuk është se jam nisur nga ideja se kam shumë për të thënë, më tepër se nga fakti që të mos dyshohet autenticiteti i aktit tim të fundit dhe mos të ngrihen hipoteza të kota.

Po, unë do vras veten dhe këtë akt po e kryej i vetëm, me dëshirën dhe vullnetin tim të plotë.

SHKAKU I VETEVRASJES

Nuk janë borxhet.
Nuk kam më tepër se 3-4 milionë lekë të vjetra.

Nuk janë konfliktet në çift.
Mund të jem idiot që vret veten, por kurrë për një arsye kaq idiote.

Nuk është vetmia.
Jam gjithmonë i rrethuar prej njerëzish dhe vuaj prej kohësh për të gjetur pak vetmi. Por as nuk kam përjetuar ndonjë zhgënjim të madh prej shoqërisë. Kush është ai idiot që i vari ndonjëherë shpresat e veta tek ndihma që do të duhej ti jepnin shokët e tij.

Nuk është karakteri i dobët.
Dikush do të thotë se vetëm frikacakët që nuk ia mban të përballen me jetën, zgjedhin të largohen prej saj. Ju garantoj se do shumë karakter të fortë dhe guxim të marrësh jetën tënde. Dikush do thotë se egoistët ikin nga kjo botë pa menduar për të tjerët që lanë pas. Çdokush prej nesh është përgjegjës ekskluzivisht vetëm për jetën e tij.

Nuk është depresioni.
Po e ndërmarr këtë vendim në kthjellësi të plotë e madje duke buzëqeshur mes të tjerësh, si kurdoherë.

Nuk është moda.
Nuk e ndjek modën. Nuk jam as artist apo ndonjë personazh publik i famshëm, të cilit do ti lartësohej vepra pas vdekjes, e mes qindra fjalësh të mira.

Nuk është hakmarrje.
Edhe njeriut që do ti dhimbsesha më tepër, me shumë gjasa gjatë varrimit tim do ti shpëtonte ndonjë e qeshur dhe me siguri që kur të hanin atë drekën e zakonit, do ti mbaronin të gjitha pjatat një e nga një. Në fund të fundit jeta vazhdon. Askush nuk ka pse të shkatërrojë jetën e tij, për ikjen time, për zgjedhjen time. Lindim vetëm, pandehin se jetojmë me të tjerë e përsëri vetëm vdesim.

Po pse kam vendosur të vras veten atëherë?
T'iu them të drejtën nuk është se kam ndonjë arsye madhore që do kënaqte pikëpyetjet e ndokujt prej jush. Veçse prej vitesh kam kuptuar se kam humbur aftësinë për të ndjerë, për të përjetuar, për të reaguar, për të nxjerrë dhëmbët, duke u rrjeshtuar kështu në ushtrinë e miliona njerëzve që jetojnë inercisht dhe pse s'ndjehen të gjallë prej vitesh. Kjo është pikërisht edhe arsyeja pse si metodë vetëvrasjeje kam zgjedhur të hidhem nga kati i 9-të. Më kujtohet se kur isha i vogël dhe hidhesha prej lartësive të mëdha direkt e në ujë, trupin ma përshkruanin disa emocione që më kanë munguar gjatë gjithë jetës. Dakord, dikush mund të thoshte se këtë emocion mund ta riprovosh duke u hedhur përsëri në ujë e jo direkt e në beton, por ja që poshtë pallatit tim nuk ka asnjë pishinë.
Padyshim që nuk duket ndonjë arsye e fortë dhe ju paralajmërova që në fillim, por më thoni ju tani një arsye të fortë pse u dashka jetuar jeta?!
- Pse çdo vit në vendin tonë vrasin veten qindra njerëz, të rinj e të reja, burra në moshë madhore e gra me fëmijë?
- Pse askush prej nesh nuk ndodhet pranë tyre në çastin kur ata vendosin për aktin e vetëflijimit?
- Sa prej nesh, me ose pa vullnetin e tyre, ua kanë zbrazur jetën rregullisht këtyre fatkeqëve?
- Sa prej nesh i kanë tallur, j'ua kanë vrarë ëndrrat duke ua nxirë parreshtur jetën?
- Sa njerëz të tjerë si ne do duhet të vrasin veten, derisa ne të zgjohemi e të shikojmë në sy njëri-tjetrin?
- Sa të tjerë si ne duhet të zgjedhin këtë rrugë, derisa ne të kthehemi dhe ti japim një dorë njëri-tjetrit?

Për këtë jetë nuk mund të jemi të gjithë të zotë, apo fatlum për të jetuar mes luksit të pafund, por për dinjitet kemi të gjithë nevojë dhe ky dinjitet nuk kushton asnjë qindarkë nga portofoli juaj.

E mbani mend kur ishim fëmijë dhe luanim me njëri-tjetrin?
Ne jemi po ata fëmijë, por kemi harruar të luajmë, kemi harruar të jemi bashkë. Kemi harruar ta duam njëri-tjetrin.

Dhe unë për herë të parë në jetën tim dua të jem unë ai që vendos për të, sipas mënyrës time, duke shpresuar që dikush që do ta lexojë letrën time, nesër do të gjejë një ambjent më miqësor, një arsye më tepër për ta dashur jetën e për t'iu gëzuar agimeve.

Por ama edhe unë...

Kjo ishte letra e papërfunduar, e gjetur e zhubrosur në xhepin e xhaketës së një zotërie, i cili u gjend shtrirë në lulishten e një lokali, ku pas të shtënave mes dy grupesh rivale, u qëllua aksidentalisht nga një plumb qorr dhe ndërroi jetë, dje pasdite...

Shkroi: Stop Injorancës !

Thaçi, Rama dhe Erdogani

Në pyetjet e gazetarëve për Thaçin se kryeministrin e Shqipërisë po e quan mik, ndërsa kryeministrin e Turqisë vëlla, kreu i ekzekutivit të Kosovës e anashkaloi përgjigjien, ndërsa vetë Rama u përgjigj “Vëllai i vëllait tim është vëllai im”.