Thursday, October 3, 2013

Avni Rustemi, deputeti shqiptar që u varros pa zemër



Si sot, në 22 shtator të 1895-ës, lindi në Libohovë të Gjirokastrës Avni Rustemi

Mësimet fillore i mori në vendlindje, vazhdoi në Normalen e Elbasanit dhe më vonë në Shën Mitër Korone (Itali), kurse studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës.

Punoi si mësues në Libohovë (1910), në Tragjas të Vlorës (1913), në Tepelenë (1916-1917) e në Vlorë (1917-1918). Më 1908 braktisi bankat e shkollës për t'u bashkuar me çetën e Çerçiz Topullit , më 1910 bëri një përpjekje për të vrarë në Shkodër komandantin e ekspeditës ushtarake osmane gjeneral Shefqet Turgut pashën. (Këtu nuk ishte më tepër se 15-vjeçar)

Më 1914 u radhit në forcat shqiptare për çlirimin e Shqipërisë së Jugut nga pushtimi i forcave greke. Më 1918, me nismën e tij u formua në Vlorë shoqëria atdhetare e rinisë vlonjate me emrin "Djalëria e Vlorës". Në krye të saj organizoi demonstratën anti-imperialiste të 28 nëntorit 1918 kundër pushtuesve italianë. Në pranverë të vitit 1919 në Shën Mitër krijoi "Lidhjen e Rinisë Shqiptare" për mbrojtjen e të drejtave kombëtare.

Më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris Esad pashë Toptanin. Anatole de Monzie, avokati i Avniut. E cilësoi aktin si "krim pasional me nxitje të një populli të tërë". Libohoviti u lirua pas gjashtë muajsh vetëm me akuzën e prishjes së rendit publik.

Pas kthimit në atdhe u prit si një legjendar dhe në dhjetor 1920 ai filloi punën për bashkimin e shoqërive demokratike ekzistuese në një organizatë të vetme. Kongresi i mbajtur më 25 prill 1921 në Vlorë krijoi një shoqëri që mori emrin federata "Atdheu". Kryetar nderi i saj u zgjodh Avni Rustemi. Me nismën e tij u krijuan dhe organizata profesionale të mësuesve.
Pas mbylljes së federatës "Atdheu", në gusht 1922 përsëri me nismën e Avni Rustemit më 13 tetor 1922 u krijua në Tiranë shoqëria demokratike "Bashkimi".

Idetë e tij demokratike e revolucionare ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ku u zgjodh deputet nga populli i ish-prefekturës së Kosovës. Ai kritikoi me guxim shpërdorimet e aparatit burokratik të kohës, fodullëkun e injorancën e klasave sunduese reaksionare dhe mbrojti me zjarr traditat e popullit tonë dhe të drejtat e shqiptarëve që jetonin në trojet e veta në Jugosllavi.

Avni Rustemit i bëhet atentat më 20 prill 1924 pranë Pazarit të Ri në Tiranë nga Isuf Reçi, pasdite, ora 4, ndërkohë që po shëtiste me Hoxha Kadrinë. Vrasësi e qëllon Avninë pas shpine e nën shpatull të majtë, duke i shkaktuar një plagë të çrregulltë që e shpuri drejt një hemoragjie të pakthyeshme deri kur dha shpirt 2 ditë më vonë. Vrasja e deputetit shërbeu si shkëndijë e Lëvizjen që triumfoi më 10 qershor 1924.

Avni Rustemi është ndër njerëzit e rrallë në histori i cili është varrosur pa zemër.


Zemrën ia nxorrën për ta ruajtur dhe trupin ia ballsamosën për ta transportuar në Vlorë për varrim.

1 comment:

Anonymous said...

Ky shkrim ka shume aspekte te panatyrshme e ndoshta te pasakta ne gjykimin tim. Shih cfare shkruhet:

<<Lindi 22 shtator 1895 në Libohovë, studimet e larta për pedagogji i filloi në Universitetin e Romës. NUK THOTE NESE I MBAROI...???

Me e forta vijon me poshte:
Punoi si mësues në Libohovë (1910), në Tragjas të Vlorës (1913), Datelindja 1895... pra i takon te kete qene mesues ne moshen 15 vjec, perkatesisht 18...

Cfare mesuesi mund te kete qene dmth!?...