Na
ishte njëherë një çupëlinë e quajtur Milena, një bukuroshe dhe shumë më
e zhvilluar se bashkëmoshataret e saj. Ajo ishte energjike, e qeshur,
lozonjare, çapkëne. Milena kishte plot ëndrra për jetën e saj. Ishte e
para pothuajse në çdo fushë që përballej dhe zhvillonte paralelisht
shumë pasion për violinën, pikturën, volejbollin, letërsinë, botën e modës e aktrimin.
Fati i saj i keq ishte se nuk mund të kishte asnjë shok të sinqertë pranë. Çdokush që qëndronte më tepër se dy ditë në shoqërinë e saj ishte i destinuar për tu dashuruar marrëzisht pas saj. Shumë të tjerë do mjaftoheshin qoftë me pamjen e saj të jashtme për t'u kthyer në gjuetarë besnikë të saj. E megjithatë Milena i kishte planet e qarta për jetën dhe ajo i refuzonte në mënyrë kategorike të gjitha ofertat. Por ja që një meso burrë që e përndiqte ngado ajo shkonte hipur mbi një mercedez sportiv gri të paparë deri asokohe, ia gërvishti kureshtjen dhe Milena pranoi ta takonte pas mësimit. Thuheshin shumë variante mbi atë takim jashtë qytetit, por më i përhapuri ishte versioni i dehjes me alkool dhe përdorimit të forcës ndaj rezistencës së saj. Gjithsesi, fakti ishte se Milena e la virgjërinë e saj mbi sediljet e atij Mercedezi. Ajo Milenë që fliste shpesh për perëndime në breg të detit, apo për qirinj mbushur në një dhomë plot zambakë të kuq flakë.
Atëherë kur të gjithë mendonim se Milena do të bënte kallzim penal në polici, ajo përkundrazi doli hapur me të dashurin e saj duke u puthur e përqafuar rrugëve e kudo. Një dashuri e madhe pushtoi qenien e saj, sa asgjë tjetër nuk kishte më tepër rëndësi për të. Në orët e mësimit filloi të mungonte rregullisht dhe ato pak orë që vinte i kalonte orët e mësimit duke bërë tualet e duke parë e hutuar nga dritarja e klasës. Në një kohë kur gjimnazi ishte në ditët e fundit të tij dhe shoqet e saj i kishin zënë ethet e provimeve të maturës, Milena tashmë ishte maturuar dhe vriste mendjen si të përgatiste pajën e saj. As në mbrëmjen e maturës nuk erdhi. Ishte kthyer shumë e lodhur nga Parisi.
Milena shijonte zbulimin e saj kudo mercedezi e dërgonte. Në një kohë kur shokët e shoqet e saj thartonin trutë të përgatiteshin për në Universitet, Milena shijonte dreka e darka në resorte nga më të bukurat, brenda e jashtë vendit. E mesoburri fatlum i Milenës duke punuar fort dhe për një kohë të gjatë jashtë shtetit me kushedi se çfarë, kishte ngritur edhe një supervilë 4 katshe në të dalë të qytetit për familjen e tyre të re që do të ndërtonin. Nuk vonoi dhe një shtatëzani e parakohshme shpejtoi dasmën e saj plot lule e fishekzjarre. Ishte e sigurt që Milena do të ishte një nënë e mrekullueshme dhe një grua besnike. Karakteri i saj i fortë ishte gjithmonë triumfues para të gjitha situatave. Milena shëmbëllente lumturi me atë fustan përrallor të bardhë dhe atë kurorë. Ishte femra më e bukur që mund të të shihnin sytë. Në pak njerëz brun natyra dhuron sy bojëqielli. Milenën e shikonin çdo ditë duke u përkujdesur për shtëpinë e saj gjigande edhe pse me barkun tek goja. E tillë ishte ajo. Asnjëherë nuk e mbante vendi. Me shoqërinë e saj lidhjet tashmë ishin shuar, por veç kësaj edhe babuçi i saj kishte filluar të mungonte gjithmonë e më shumë në shtratin e saj që tashmë e ndante me vajzën e saj të vogël. Mendime të kobta kishin filluar ti shqetësonin gjumin. Mos vallë babuçi punëtor kishte filluar të rendte pas ndonjë zoçke tjetër?! Pse netët e tyre kishte filluar të shuhej pasioni në përpjestim të zhdrejtë me oreksin e saj? Pse zbulimi i Milenës kishte rënë aq shumë në cilësi? Mos vallë Milena nuk magjepste e nuk ishte më ajo bukuroshja e parë?
Nga ana tjetër me siguri edhe babuçi me 3 faqe kishte filluar ti trembej zjarrit që nuk po mund ta shuante dot më. Një shtatëzani e dytë e njëpasnjëshme do ti shuante përkohësisht përplasjet dhe do ti jepte kohë të merrnin situatën në dorë. Mbase...
Milena ndjeu ti shembej toka nën këmbë. Me babuçin nuk e kishin lidhur as filmat e preferuar (babuçi s'kishte parë TV pas viteve 90'), as personazhet kinematografike, as rryma muzikore, grupi i preferuar apo kërcimet e ndryshme. As lojërat, botëkuptimi jo e jo. Ata i përksinin dy brezave të ndryshëm dhe i kishte lidhur pasioni i lindur mes një burri të sprovuar me një çupëlinë të paeksperiencë. Milena dalëngadalë filloi të shohë ndryshimet me burrin e saj dhe e vetmja pasuri që i kishte mbetur ishte një shtëpi e stërmadhe që e kishte kthyer në shërbëtoren e saj dhe që kishte burgosur ëndrrat e ambicjet e saj. Si të mos mjaftonin të gjitha këto shokët e shoqet e saj tashmë të diplomuar prej disa vitesh kishin zënë pozicione pune të vyera në administratë, në banka, e kudo, pavarësisht se askush prej tyre nuk ishte dalluar në gjimnaz sa Milena.
E një ditë prej ditësh teksa bëja pazar tek qyteti im i lindjes një grua me dy fëmijë më thërret në emër. Zëri mu duk familjar, por nuk e njoha. Ishte Milena. U zgjata ta takoja por një prej fëmijëve që i dergjej me të qara e zhgarravitej mbi dysheme thuajse e bëri të pamundur. Ngelëm pak çaste pa fjalë duke thënë ato formalitetet e zakonshme dhe pastaj u ndamë.
E fejuara ime më buzëqeshi e pastaj me tallje më tha - Mos ishte kjo ajo Milena e famshme? Dhe pas një të nënqeshure shton - Qenkam bërë xheloze kot. Ajo duket si nëna ime...
Ajo nuk e dinte se Milena kishte qenë femra më e bukur me të cilën natyra kishte treguar gjithë bujarinë e saj...
Histori e bazuar mbi një trillim të vërtetë!
Shkroi: Stop Injorancës !

No comments:
Post a Comment