Thursday, October 3, 2013

1 miliard HALLE



Kam një miliard halle
për ti qeshur me të madhe,
pronari kërkon qeranë,
banka këstin e parë,
makina shërbim teknik,
celulari kreditë,
shitësja lekët e bukës,
nusja panolinot e çupës,
lavatriçja açe,
pleqtë lekë për ilaçe,
qokat kërkojnë zarfin,
shtrati dopio takatin.
Por jo çdo problem
kërkon paranë
nga një miliard problemet
që shpresat mi vranë.

Familja kërkon përkushtimin,
ëndrrat riciklimin,
Dhëmballët nga një të mpirë
Facebook-u kohën e lirë,
shokët për të pirë,
kurvat nga një të....

Unaza kërkon besnikërinë,
sherret qetësinë,
kaosi buzëqeshjen
lavamani rubinetin
e qeveria kabinetin.
Kolegët, një dackë fytyrës,
vera ndërrimin e lëkurës.
Haleja kërkon mutin,
respekti harbutin.
Skuadra kërkon GOL,
rryli fytit duhan e alkool.
Koka kërkon paracetamolin,
komshiu gjithë natën Molin.

Analfabetët të shesin mend
idiotët, t'u hapësh vend.
Kërkojnë ushqim
gojët e liga,
dërrasat e çara
lajme nga politika.
Asfalti i zi kërkon
lule të lara në lot,
kronikat e zeza
njerëz që ndërrojnë botë,
dhuna ndaj grave
një dyzinë me idiotë.
Pallatet, lulishte të gjelbra,
ambulantët trotuarët e mbetura,
E shakaja kërkon kripën,
gjykimi autokritikën,
fama një shalë të mirë,
suksesi njerëz të shtirë,
krimbat mollë të kuqe,
të qenit njeri... 2-3 huqe.
Parajsa kërkon njerëz
që falen çdo ditë,
reputacioni kërkon
njerëz nevrikë.
Argëtimi, 3-fletshin
dhe një miliard hallet
me mua kërkojnë të mbesin.
Rrëmuja të më shpallë gjeneral
kërkon me të madhe
dhe unë me një miliard halle
sonte mbi krahë,
kërkoj vetëm ti fus një TRALALA...

Shkroi: Stop Injorancës !

No comments: