Showing posts with label Dosje. Show all posts
Showing posts with label Dosje. Show all posts

Friday, February 25, 2011

Dënohet i fundmit i Haklajve. Historia e familjes tropojane e njohur për armiqësinë me Sali Berishën

TIRANË- Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, iu deshën 25 seanca gjyqësore për t'u bindur se i pandehuri në mungesë Hamdi Haklaj, që tashmë ka fituar azilin politik në Suedi, është fajtor për tre vrasje të kryera në rrethin e Tropojës për "hasmëri".


Ishte treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Gerd Hoxha, të cilët pasi shqyrtuan dosjen penale të ardhur nga Tropoja për t'u gjykuar në kryeqytet për arsye sigurie, vendosi që të deklarojë fajtorë të pandehurin Haklaj për akuzën e "vrasjes me paramendim" ndaj tre shtetasve, vëllezërve Demaj dhe Hoxhës. Për kryerjen e këtyre krimeve, sipas gjykatës, për të pandehurin Haklaj jepet dënimi maksimal ai i "burgimit të përjetshëm", por për shkak të shqyrtimit të çështjes në aplikim të gjykimit të shkurtuar, të pandehurit i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 25 vite heqje lirie. Këtë masë dënimi, sipas vendimit të togave të zeza, e ka kërkuar edhe vetë prokurori i çështjes i ardhur nga Tropoja, i cili për të provuar akuzat ndaj të pandehurit në mungesë kishte urdhëruar zhvarrimin pas 18 viteve të dy vëllezërve Demaj, të cilët janë ekzekutuar më 7 gusht 1993. Ndërsa, përfaqësuesi i mbrojtjes, në parashtrimin e pretendimeve të tija mbrojtëse, kërkoi nga gjykata që klienti i tij të shpallet i pafajshëm për shkak të mungesës së provave. Treshja gjykuese, pasi dëgjoi palët, vendosi që i pandehuri tashmë 73-vjeçar Hamdi Haklaj, në aplikim të gjykimit të shkurtuar të dënohet përfundimisht me 25 vite burg.
Hamdi Haklaj është hetuar dhe gjykuar në mungesë. Në familjen Haklaj, i pandehuri është djali i madh i Muharrem Haklajt, i cili në janar të vitit 2008 fitoi statusin e azilantit politik në Suedi për shkak vrasjeve dhe hasmërive që kanë në Shqipëri. Vendimi për këtë status, është marrë nga Gjykata e Goteborgut në Suedi. Sipas këtij vendimi, autoritetet e drejtësisë suedeze argumentojnë faktin se e kaluara e hidhur e Hamdi Haklajt (dhe familjes së tij), si dhe akuzat e shumta politike të hedhura në drejtim të tij dhe familjes janë arsye të forta që dëshmojnë se drejtësia shqiptare, nuk mund ta gjykojë në mënyrë të paanshme të pandehurin Haklaj, për të cilin shteti shqiptar kërkoi ekstradimin.
********
1
Berisha-Haklaj, ja teksti i audio-kasetës që ndezi hasmërinë

Incidenti më i rëndë mes Berishës dhe Haklajve ka ndodhur më 22 qershor 1997. Prej kësaj date për 10 vjet rresht Sali Berisha nuk shkeli më në Tropojë. Pas çdo ngjarje të rëndë në Tropojë lideri i opozitës fajësonte Haklajt dhe njerëzit e tyre. Ndërsa për Haklajt, pas çdo familjari apo të afërmi të vrarë, qëndronin njerëzit e Berishës.
Fatmir Haklaj botoi në një të përditshme një letër të hapur për akuzat e bëra ndaj tij nga opozita dhe lideri i saj Berisha. Haklaj fajësoi Berishën se ishte urdhëruesi i atentateve ndaj tij dhe vëllezërve të vrarë. Ai e akuzoi ish-presidentin se ishte përgjegjës dhe për vrasjen e Azem Hajdarit. Prova ku Fatmir Haklaj mbështeste akuzat e tij ishte një kasetë e rregjistruar pikërisht gjatë mitingut të PD-së më 22 qershor 1997 në Bajram Curri.
Një ditë para këtij mitingu mbeti i vrarë ndihmësgjyqtari Sokol Haklaj, djali i xhaxhait i Fatmirit. Përpara se të niste mitingu në sheshin „Kosova" të Bajram Currit, ku pritej prezantimi i dy kandidatëve të PD-së për Tropojën, liderit të dhjetorit Azem Hajdari dhe Xhevdet Mehmetit, ndodhi një incident që e acaroi sëtepërmi situatën. Vëllai i vogël Haklajve, Ylli, qëlloi me kallashnikov impiantin e fonisë nga ku do të fliste presidenti Berisha, duke e nxjerrë atë krejtësisht jashtë përdorimit. Presidenti Berisha hyri në Bajram Curri me masa të rrepta sigurie, i shoqëruar nga dhjetëra trupa të Gardës dhe mbështetës të PD-së.

KASETA
Gjatë fjalimit të tij pati një tjetër incident, këtë radhë me Shkëlqim Haklajn, i cili lëshoi drejt Berishës sharje dhe fyerje personale. Gjatë këtyre momenteve fjala e Berishës është ndërprerë disa herë dhe në kasetën e rregjistruar dëgjohet biseda e tij me shoqëruesit. Presidenti është irrituar sëtepërmi kur ka parë një reagim të tillë ndaj vizitës së tij pikërisht në vendlindje, në Tropojë. Këtë kasetë, Fatmir Haklaj e ka shtënë në dorë nga persona të stafit të presidencës gjatë kohës që erdhën në pushtet socialistët. Fatmiri bëri lidhjen mes fjalëve të Berishës në mitingun e 22 qershorit 1997, ku dëgjohet që ai kërkon patjetër arrestimin e Shkëlqim Haklajt nga Garda e Republikës si dhe vrasjes së 5 janarit 1998, në Qafë Luzhës, ku mbeti i vrarë në pritë, pikërisht Shkëlqimi. Kjo kasetë i është dorëzuar Prokurorisë së Përgjithshme nga plaku i Haklajve, Muharrem Haklaj. Madje një kopje të saj e ka marrë dhe prokurorja norvegjeze e çështjes „Hajdari", Siri Frigard. Prokuroria nuk ka hetuar kurrë nëse kjo kasetë përbën një provë ligjore apo nëse biseda që dëgjohet në të, shërbeu më pas si zanafilla e asaj që sot quhet „Dosja Tropoja".
***
Kaseta e inçizuar me fjalën që presidenti Berisha mbajti në Bajram Curri më 22 qershor 1997, ra në duart e Fatmir Haklajt në rrethana ende të pasqaruara. Në kasetë dëgjohet disa që presidenti u jep urdhër shoqëruesve të tij të arrestojnë patjetër një person që nuk përcaktohet me emër. Por të gjithë pjesëmarrësit në këtë miting e mbajnë mend shumë mirë se gjatë fjalës së Berishës, Shkëlqim Haklaj i është kundërpërgjigjur duke e sharë vazhdimisht personalisht. Trupat e Gardës nuk mundën ta arrestonin Haklajn atë ditë, por ai u vra gjashtë muaj më vonë në një pritë të organizuar në Qafën e Luzhës, duke u kthyer në zanafilla e tragjedisë që përgjaku Tropojën. Më poshtë po botojmë të plotë transkiptimin e fjalimit të Berishës. Gjatë fjalimit Shkëlqim Haklaj, ia ndërpret fjalën vazhdimisht dhe e shan. Për këtë arsye mes fjalimit, Berisha shkëputet herë pas here dhe u flet truprojave..

"Ju falenderoj dhe ju jap fjalën se më datën 29(qershor 1997) e mbrapa, bandat dhe banditët, kriminelët dhe fundrrinat do të marrin vendin që u përket...
Do t'i them dy fjalë atij deputetit socialist. Në qoftë se mendon se do të marrë vota me kriminelë, jap fjalën para jush, se s'do ta gëzojë asnjë ditë, asnjë ditë, asnjë ditë!
Ju të jeni të sigurtë se ne do fitojmë, se ne do rivendosim Shqipërinë atje ku është. Le të qëllojnë sot, edhe tetë ditë kanë afat, edhe tetë ditë. Pas tetë ditësh kanë fundin e turpit, fundin e historisë, fundrrina siç janë.... "Merrni masa për atë që u thashë. E dua me vete atë unë, e dua me vete atë unë. Ai do vijë direkt me ne ..." - urdhëron Berisha truprojat dhe oficerët e Gardës për Shkëlqim Haklajn, që nuk ndalon së shari Berishën.
Vëllezër e motra... "Merr Saliun, me të gjithë tani. Unë e dua, e dua të gjallë atë unë" - urdhëron serish Berisha truprojat dhe oficerët e Gardës.
Vëllezër dhe motra, 29 qershori do të ndajë Shqipërinë nga rrebelimi, do të ndajë Shqipërinë nga e shkuara, do të rivendosë demokracinë, do të vendos dinjitetin, do të vendosë integritetin, do të vendosë unitetin kombëtar.
Tropojas, tropojas, Fatos Nano dhe Din Selimi ju vinë juve me horra, por ne do tju tregojmë vendin të gjithëve. Ju jap fjalën e nderit, do marrin vendin që meritojnë... Vëllezër, unë kam besim të madh te ju, asnjë votë serbit, asnje votë serbit, votat demokracisë, votat Shqipërisë. "Nisi njerëzit ëëë. Nisi njerëzit që tani, se ajo është kategorike. Nuk dal nga Tropoja pa e marrë me vete atë unë" - urdhëron serish eskortën e tij Berisha. Gjatë kësaj kohe Shkëlqim Haklajt i janë bashkuar dhe 4-5 persona të tjerë që shajnë bashkë me të Berishën nga salla).
Vëllezër dhe motra, unë kam ardh sot te ju për të paraqit Xhevdet Mehmetin, një nga demokratët e parë të Partisë Demokratike në Tropojë. Une jap fjalën se, unë jap fjalën se të dy deputetët tuaj do të punojnë pa u lodhur për të realizue të gjithë projektet që u ndërprenë nga rrebelimi në Tropojë. Para sëgjithash për të zhdukur bandat e ndyra, hajdutë e banditë, terroristë të shitur te sërbi. Dhe pastaj do të sjellim te ju energjinë elektrike, shkollat dhe të gjitha. Rendin e çfarë ju nevojitet ju. Edhe njëherë, edhe njëherë ju falenderoj nga zemra për këtë pritje madhështore...etj
Pas këtij mitingu ish-presidenti Berisha, tani kryeministër i Shqipërisë, nuk ka shkuar më në Tropojë për 10 vite rresht.
2
28 nëntori i 2000 në Tropojë dhe ndalimi i Berishës

Paraditen e 28 nëntorit 2000, dega lokale e Partisë Demokratike në Tropojë organizoi një protestë për vjedhjen e votave që i ishte bërë opozitës sipas Berishës në zgjedhjet për pushtetin vendorë. Përveç trupave të policisë vendase, atë ditë në Bajram Curri ndodheshin dhe dy grupe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të Kukësit, që morën detyrë të siguronin godinën e gjykatës dhe prokurorisë së rrethit. Protestuesit pasi bën një xhiro në shëtitoren kryesore të qytetit, iu drejtuan godinës së gjykatës dhe prokurorisë. Ata kërkuan largimin e forcave të FNSH-së nga Tropoja. Të vënë nën presion, trupat e FNSH-së nuk bën asnjë përpjekje për tu përballur me turmën, nga radhët e së cilës u shfaqen një grup personash të armatosur që hapën zjarr mbi muret e godinës. Brenda pak minutash trupat e FNSH-së i zuri paniku. Për të shpëtuar kokën nga breshëritë e armëve që godisnin muret e gjykatës, ata u detyruan të linin objektin në mëshirë të fatit dhe të shpërndaheshin pa nam e nishan nëpër banesat e qytetarëve.
Shefi i komisariatit të Tropojës Ali Gjoni nuk mund tu vinte në ndihmë, për shkak se ishte njoftuar që pasi të pushtohej gjykata, personat e armatosur do mësynin drejt komisariatit. Në të vërtetë ashtu ndodhi.
Dhjetëra militantë të opozitës u përdorën si një mburojë njerëzore nga personat e armatosur për tiu afruar sa më shumë të ishte e mundur godinës së policisë. Pjesa dërrmuese e efektivit të policisë, kur mësuan se çfarë pritej të ndodhte, braktisën detyrën. Një përfaqësi e protestuesve kontaktoi më drejtuesit e komisariatit duke u kërkuar atyre lirimin e të burgosurve politikë. Në të vërtetë në qelitë e paraburgimit të Tropojës kishte vetëm të burgosur ordinerë dhe vrasës të rrezikshëm. Duke qenë se situata kishte dalë jashtë kontrollit, policia u detyrua ti lironte të gjithë të paraburgosurit, pavarsisht motivit për të cilin ishin arrestuar. Mes tyre ishte dhe Pëllumb Ndrevata, një personazh që kreu një seri vrasjesh pas lirimit më 28 nëntor 2000, deri sa u ekzekutua në vitin 2006.
Pasi korrën fitoren e parë, negociatorët e protestuesve u rikthyen serish në komisariat duke kërkuar që policia ta braktiste objektin, në të kundërt do të sulmohej me mitrolozë dhe armë kundërtanke. Kur hasën në rezistencën e drejtuesve të policisë, personat e armatosur, hapën zjarr mbi komisariatin e Bajram Currit. Përballja mes të dy palëve ishte e ashpër. Personat e armatosur u pozicionuan në disa pallate dykatëshe që ndodhen përballë komisariatit. Një grup prej tyre sulmoi me zjarr hyrjen e komisariatit ku qëndronte oficeri i rojës. Drejtuesit e komisariatit dhe disa efektivë të policisë që vendosën të mos e lëshonin objektin, u kundërpërgjigjen duke hapur zjarr në ajër e më pas edhe mbi pozicionet nga qëlloheshin me armë automatike. Kur e panë se komisariati nuk po dorëzohej, personat e armatosur u detyruan të përdornin edhe armë kundërtanke mbi godinën e policisë. Disa prej tyre mundën të futeshin dy herë deri në shkallët e katit të dytë të godinës, por u sprapsën nga policia duke patur dhe të plagosur.


Syl Lusha, njëri nga personat e akuzuar për trazirat e 14 shtatorit 1998 në Tiranë, i cili kishte vetëm pak muaj që ishte liruar nga burgu, mbeti i vrarë në hyrje të komisariatit, sapo kaloi zyrën e informacionit. Pas tij pati dhe të paktën 4 të plagosur nga radhët e personave të armatosur që sulmuan komisariatin. Në momentet më kritike, shefit të komisariatit Ali Gjoni, i erdhi një telefonatë me numër fiks nga Hamdi Haklaj. Hamdiu i tha komisarit të Tropojës se nëse kishte nevojë për ndihmë, ai ishte gati të zbriste me njerëzit e tij nga Kërnaja. Por Gjoni u shpreh se po e përballonte situatën, dhe nëse e shihte keq punën do ti drejtohej Haklajve për ndihmë. Rezistenca e trupave të policisë që kishin mbetur brenda objektit dhe përhapja e lajmit se në ndihmë të komisariatit ishte nisur Hamdi Haklaj dhe njerëzit e tij, ndikuan në uljen e moralit te autorët e sulmit. Rreth orës 15.00 të 28 nëntorit, ata u detyruan të tërhiqen pa e pushtuar komisariatin.
Deklaratat e kryeministrit Meta dhe shoqërimi i Berishës në Komisariat

Në Tiranë, kryeministri Meta akuzoi liderin e opozitës Berisha dhe mbështetësit e tij në Tropojë, se kishin tentuar të kryenin një grusht shteti të armatosur për të rrëzuar me forcë qeverinë socialiste. Meta tha se personat që sulmuan komisariatin e Tropojës do të ndëshkoheshin, ndërsa siguroi policinë lokale se po i niste menjëherë përforcime. SHIK-u paraqiti informacione se grushti i shtetit i 28 nëntorit kishte dështuar. Sipas shërbimit inteligjent shqiptar, organizatorët e grushtit të shtetit kishin planifikuar të merrnin sëpari institucionet kryesore dhe komisariatin e Tropojës, nëpërmjet një grupi personash të armatosur. Më pas duke shfrytëzuar efektin domino, të pushtonin njëri pas tjetrit të gjitha komisariatet, nga veriu drejt kryeqytetit. Rezistenca e komisariatit të Bajram Currit bëri që ky plan të dështonte. Opozita dhe lideri i saj Berisha, akuzuan policinë e Tropojës dhe qeverinë Meta se përdorën armë zjarri dhe granata luftarake mbi protestuesit dhe militantët e Partisë Demokratike në Bajram Curri. Kryeministri Meta u cilësua si fashist, ndërsa viktimat e 28 nëntorit në Tropojë u shpallën Martirë të Demokracisë.
Shefi i Partisë Demokratike nuk harroi të akuzonte as këtë radhë Haklajt dhe njerëzit e tyre. Në një njoftim të botuar në mediat e kontrolluara nga PD pas ngjarjes, më datë 2 dhjetor 2000, thuhej se në bandën që u thirr në mbrojtje të komisariatit të Bajram Currit ishin Hamdi e Ylli Haklaj, miku i tyre Petrit Braha, Zeqir Braha etj. Në të njoftim thuhej se "Ylli Haklaj, vëllai i vrasësit të Deputetit Demokrat Azem Hajdari, ishte parë i armatosur mbi autoblindat e policisë duke lëvizur në rrugët e Bajram Currit". Haklajt nuk e pranuan këtë akuzë, por s'e fshehën faktin se u treguan të gatshëm ti ofronin ndihmë policisë së Tropojës.
Po atë mbrëmje, forcat speciale shoqëruan për disa orë në ambjentet e izolimit të policisë së Tiranës, liderin e opozitës Sali Berisha. Nëpërmjet këtij veprimi, kryeministri socialist Ilir Meta, i dha një mesazh të fortë rivalit të tij politik. Por pavarsisht hetimeve dhe procesit gjyqësor për këtë ngjarje, organizatorët dhe personat përgjegjës nuk u ndëshkuan.
3
TAKIMI
Paraditen e 2 shtatorit 1998, Muharrem Haklaj kishte ardhur në Tiranë për punët e veta. Azem Hajdari ndodhej në zyrë, kur u njoftua nga një bashkëpunëtor i tij, se Muharrem Haklajn e kishin parë pranë godinës së PD-së. Ai vendosi të shfrytëzonte këtë rast për ta takuar plakun e Haklajve. Një i njohur i Azemit, ish-shefi i SHIK-ut në Tropojë gjatë qeverisjes së PD-së, u dërgua prej tij për ta ftuar plakun e Haklajve ta takonte në godinën e Partisë Demokratike. Muharrem Haklaj nuk e refuzoi ftesën, përkundrazi u ngjit në zyrën e Azemit, në katin e dytë të godinës së PD-së. Takimi u zhvillua kokë për kokë pa prezencën e askujt tjetër. Por, ngjitja e plakut të Haklajve në zyrat e PD-së, nga ku djemtë e tij ishin akuzuar për shumë ngjarje të rënda krijoi padyshim një habi dhe kureshtje të madhe. Biseda mbeti e panjohur deri në vitin 2000, kur Muharrem Haklaj e bëri publike për median. Sipas plakut të Haklajve, Azemi e kishte sqaruar në lidhje me vrasjen e djalit, Shkëlqimit në Qafën e Luzhës. "Unë nuk kam gisht në vrasjen e djalit tënd. Ai është vrarë prej këtu", i ka thënë deputeti Hajdari, Muharrem Haklajt.
10 ditë më vonë Azem Hajdari u vra.


BERISHA

Shefi i opozitës Sali Berisha doli në një konferencë shtypi vetëm pak minuta pas atentatit. ndaj Azem Hajdarit. Ai akuzoi për autorësinë e krimit struktura shtetërore të qeverisë Nano, dhe direkt me emër shefin e rendit të Tropojës Jaho Salihi. Nuk dihet se për çfarë arsye Berisha vendosi të etiketonte Jahon me mbiemrin Salihi dhe jo me mbiemrin e tij, Mulosmani. Berisha nuk e përmendi fare vrasësin e vërtetë, Fatmir Haklaj dhe nuk do ta bënte një gjë të tillë publikisht asnjëherë deri në momentin që ai u vra një vit më vonë.

14 SHTATORI
Jo më pak i informuar për vrasësit e vërtetë të Hajdarit, ishte dhe shefi i opozitës, Berisha. Por, ai e shfrytëzoi politikisht ngjarjen për të asgjesuar kundërshtarët e tij socialistë. Funerali i Hajdarit ku merrnin pjesë dhjetëra mijëra vetë nga e gjithë Shqipëria, u kthye në një revoltë, pas së cilës një mëndje e etur për pushtet, kishte ideuar një grusht shteti të armatosur. Arkivoli i Hajdarit u çua përpara kryeministrisë, dhe më të në duar turma e irrituar pushtoi dhe dogji brenda pak minutash të gjitha institucionet më të rëndësishme të shtetit. Qeveria socialiste doli krejtësisht jashtë funksionit. Ndërsa kryeministri Nano, për të shpëtuar kokën e kaloi kufirin shtetëror drejt Maqedonisë, përpara se arkivolin e Azemit tia sillnin te zyra e tij. Tanket e Gardës së Republikës që u nxorrën për të trembur militantët e armatosur në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", u morën pa as më të voglën rezistencë, sikur të ishin pajtona me kuaj.
Marrja e godinës së Radio-Televizionit Shtetëror nga njerëz të armatosur dhe shfaqja në ekranin e tij e disa eksponentëve të opozitës që deklaronin se qeveria Nano ishte përmbysur, e kompletoi kuadrin e një grushti shteti. Kamerat e disa televizioneve private që e transmetonin drejtpërdrejt atë që po ndodhte, fiksuan në objektivin e tyre kush ishin organizatorët që orientonin personat e armatosur të qëllonin mbi kryeministrinë dhe Kuvendin. Pjesa më e madhe e tyre ishin eksponentë të njohur për publikun, si ish-truproja apo mbështetës të flaktë të liderit të opozitës. Një tjetër detaj jo i parëndësishëm, ishte fakti se mes turmës u panë dhe persona me uniforma të UÇK-së. Pas ngjarjes u identifikuan se ishin rekrutë të njësive ushtarake të FARK-ut, (Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës) që financoheshin nga kryeministri i qeverisë në ekzil, Bujar Bukoshi, një aleat i deklaruar i Berishës.
Në momentet që militantët e opozitës po festonin përmbysjen e qeverisë Nano, u desh ndërhyrja diplomatike e pothuaj të gjitha shteteve perëndimore që kishin ambasada në Tiranë, për të rikthyer normalitetin. Mjaftoi një urdhër verbal që militantët e armatosur të opozitës të lëshonin institucionet e pushtuara dhe të largoheshin si me sustë nga rrugët e Tiranës.


HAMDI HAKLAJ MESAZH BERISHËS, I VRET MIKUN
Emri i Hamdi Haklajt gati ishte harruar fare deri më 10 qershor 2004, kur ai u rishfaq serish për të treguar se ishte ende gjallë. Vëllai i madh i Haklajve, Hamdiu, u hakmorr për vrasjen e vëllait të vogël të tij, Ylli Haklajt. Ngjarja ndodhi rreth orës 09.45 në vendin e quajtur Qafa e Rumikut, pranë lagjes Hoxhaj të fshatit Kërnajë. Viktimë e kësaj prite ishte Ram Hasan Hoxha, ndërkohë që u plagos rëndë me një plumb në kokë, mbesa e tij, Fatmira Zenel Hoxha, e cila vdiq tre ditë më pas në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Disa orë më vonë u shpall në kërkim Hamdi Haklaj. Ram Hoxha kishte lidhje farefisnore me Rasim Lumneshin, i ekzekutuar gjatë atentatit të kryer nga motra e vogël e Haklajve. Me vrasjen e Hoxhës, Hamdiu i kishte çuar një mesazh ish-presidentit Berisha, pasi viktima ishte njëkohësisht dhe mik i familjes së tij. Qysh nga kjo ngjarje silueta e Hamdi Haklajt nuk u shfaq më, deri më 12 mars 2007 kur u arrestua nga agjentët e Interpolit në Goteborg të Suedisë. Urdhëri i arrestit në mungesë për Hamdiun, u lëshua nga gjykata vetëm më 17 maj 2005, gati një vit pas vrasjes së Qafës së Rumikut. Drejtësia suedeze ka refuzuar kërkesën për ekstradim të Hamdi Haklajt të bërë nga shteti shqiptar me motivin se atij i rrezikohet jeta nëse kthehet në atdhe, sepse është akuzuar politikisht pa u cilësuar fajtor nga gjykata.


KËRCËNIMI

Ndërrimi i pushtetit më 3 korrik 2005 dhe ardhja në krye të vendit e opozitës që drejtohej nga ish-presidenti Berisha, u kthye në një ogur të keq për të mbijetuarët e Haklajve. Muharrem Haklaj e kishte akuzuar vazhdimisht Berishën si njeriun që qëndronte pas komandove vrasëse të djemëve të tij.
Më 19 shtator 2005, vetëm katër ditë pasi qeveria Berisha bëri betimin para presidentit Alfred Moisiu, Muharrem Haklaj nxitoi të merrte arratinë për tu larguar sëbashku me familjen nga kulla e fortifikuar në fshatin Kërnajë të Tropojës. Pavarsisht moshës së thyer, afër të 80-tave dhe sëmundjes së bashkëshortes së tij, plaku i Haklajve mori nipat dhe mbesat jetimë të djemëve të tij të vrarë dhe iku një orë e më parë prej Shqipërisë. Ai e motivoi këtë largim, të detyruar, për ti mbijetuar eleminimit fizik që i kërcënohej jo vetëm atij por dhe fëmijëve të familjes.
Ngjarjet që rrodhën pas largimit të Haklajve nga Shqipëria i dhanë plotësisht të drejtë për zgjidhjen që kishte bërë. Plaku i familjes Haklaj tha për median se u largua menjëherë pas formimit të qeverisë Berisha në messhtatorin e vitit 2005. "E dija se çfarë më priste, jo vetëm mua për të gjithë, deri dhe nipat e mbesat e vogla, jetimët e djemëve të vrarë. Duke mos parë rrugëzgjidhje tjetër, vendosa ta braktisja kullën në pleqëri".


*Të dhënat arkivore janë marrë nga dosieri mbi Haklajt dhe vrasjet e Tropojës i gazetarit Artan Hoxha

Thursday, June 10, 2010

Të mos hetosh Nanon, tradhëti kombëtare

Arkivë 12.11.2004

Grupet parlamentare të opozitës ligjëruan me firmat e tyre ngritjen e paralajmëruar të komisionit hetimor parlamentar ndaj kryeministrit Fatos Nano në lidhje me trafikun e armëve, aksidentin e Shkallnuerit ku gjeti vdekjen një person, si dhe për fyerjen dhe poshtërimin që ai i bëri ditës së zisë kombëtare në 15 tetor. Janë plot 35 firma, numër i mjaftueshëm, në bazë të Kushtetutës, për të garantuar ngritjen e këtij komisioni.


Komisioni hetimor parlamentar do të ketë si qëllim hetimin e akuzave publike të bëra ndaj kryeministrit Fatos Nano"për përfshirjen e tij në trafik armësh, aksidentin rrugor me pasojë vdekjen e një shtetasi dhe veprime në fyerje të zizë kombëtare".


Opozita parashikon që komisioni hetimor do të përbëhet nga 13 deputetë, 7 të mazhorancës dhe 6 përfaqësues të opozitës parlamentare. Kryetari i komisionit zgjidhet nga përfaqësuesit e opozitës parlamentare. Në bazë të rregullores së Kuvendit, komisioni ushtron veprimtarinë e tij për 30 ditë nga data e miratimit të përbërjes së tij në Kuvend.

TEKSTI I KËRKESËS SË DEPUTETËVE TË PD:


"...Ditët e fundit, mbarë shoqëria shqiptare është njohur me disa fakte tronditëse të veprimtarisë së kryeministrit Fatos Nano në përfshirjen e tij në disa afera trafikimi, si dhe përgjegjësinë e tij në një aksident rrugor në Shkallnuer të Durrësit me pasojë vdekjen e një shtetasi të denoncuar më parë publikisht nga politikanët shqiptarë dhe media.


Situata e krijuar kërkon domosdoshmërisht futjen e institucionit më të lartë në Shqipëri, Kuvendit të Shqipërisë, në kërkim për zbardhjen e së vërtetës ndërmjet instrumentit të hetimit parlamentar.


Të qëndrosh indiferent ndaj tyre në këto momente mund dhe duhet të quhet tradhti kombëtare, do të thotë shpërdorim në ekstrem i besimit publik të të qeverisurve për të siguruar një qeverisje më të mirë. Pikërisht Kuvendi si agregat i vlerave dhe përmbledhëse e interesave të shoqërisë nuk mund të qëndrojë indiferent përpara fakteve të tilla.


Komisioni hetimor duhet të hetojë dhe të nxjerrë konkluzione:
I. Për akuzat publike të bëra në drejtim të kryeministrit për përfshirjen e tij në organizim dhe drejtim trafiku armësh, pas një dokumenti të paraqitur në seancën plenare të datës 8.11.2004.


II. Komisioni do të nxjerrë konkluzione edhe për hetimin e ngjarjes dhe nxjerrjen e përgjegjësive konkrete për kryeministrin në aksidentin rrugor të datës 2.2.2001, në Shkallnuer me pasojë vdekjen e shtetasit Petrit Ismaili dhe nxjerrjen e përgjegjësive për fshehjen dhe mbulimin e këtij aksidenti nga institucionet shtetërore.


III. Komisioni duhet të vërtetojë gjithashtu edhe vërtetësinë e veprimeve të kryeministrit në fyerje dhe poshtërim të ditës së zisë kombëtare 15 tetor 2004


Firmosur nga deputetët:

1.B.Londo
2.U.Metko
3.A.Starova
4.F.Mediu
5.T.Laço
6.L.Malltezi
7.A.Garuli
8.P.Dajçi
9.B.Topi
10.R.Bode
11.E.Paloka
12.V.Minarolli
13.F.Hoti
14.Xh.Bzheta
15.P.Arbnori
16.M.Pronjari
17.Z.Gjoka
18.A.Haklaj
19.A.Bushati
20.I.Bano
21.Sh.Memia
22.M.Ukperaj
23.B.Mustafaj

24.S.Berisha

25.V.Palaj
26.G.Hoxha
27.D. Qesja
28.N.Babasi
29.P.Zogaj
30.N.Ndoka
31.S.Curri
32.I.Berzani
33.J.Ndoka
34.L.Karamelo
35.N.Lesi


Shekulli

Friday, February 26, 2010

Britanikët: Ahmet Zogu s'mund të jetë lider i shqiptarëve

Në vazhdim të botimit të dokumenteve nga Arkivi i Shërbimit të Fshehtë Britanik gjatë Luftës së Dytë Botërore, S.O.E, sot kemi përzgjedhur disa dokumente të reja për lexuesin e interesuar.

Dokumenti i parë është në vazhdim të botimit të dokumenteve mbi rolin e Shërbimit të Fshehtë Jugosllav, i cili kërkonte të infiltronte Mërgatën Shqiptare duke rekrutuar ish-ushtarakë apo civile të administratës mbretërore. Këta persona, të cilët tashmë gjendeshin në Stamboll në një situatë të vështirë ekonomike dhe qartësisht të paorganizuar, me sa duket për qëllime të ndryshme kanë dashur të luajnë një rol në ngjarjet që po zhvilloheshin, duke pranuar të punonin për shërbime të cilat interesoheshin për Shqipërinë. Pazotësia e shqiptarëve për t'u organizuar në këto momente dhe për t'u prezantuar si një grupim i rëndësishëm përballë aleatëve, tregon qartë se sa e dobët ka qenë administrata shtetërore e cila nuk mundi të funksiononte tashmë në kushtet e një emigrimi ku shumë gjëra duhet të bëheshin për idealizëm dhe jo më për rrogat e marra gjatë mbretërisë. Fatkeqësisht, me sa duket, si Zyra Sekrete që operonte gjatë regjimit të Zogut, si Shërbimi Informativ Ushtarak, nëse Zogu kishte diçka, të tillë nuk luajtën asnjë rol në fermentimin e një organizimi anti- fashist i cili mund të kishte marrë iniciativën e luftës kundër ushtrive italo-gjermane. Nëse kjo lëvizje do të ishte iniciuar dhe drejtuar nga ky grupim, sigurisht edhe me mbështetjen e aleatëve, mund të kishte penguar një shtrirje më të gjerë të lëvizjes komuniste në Shqipëri.
Fakti që shqiptarët e Mërgatës u përpoqën gjatë kësaj kohe për të fituar favore nga shërbimet e huaja apo thjesht të siguronin bukën e gojës në emigracion duke punuar për ta, është një tregues i qartë i paaftësisë së tyre organizative si dhe shansit të humbur përpara historisë.
Sigurisht, duke parë që Mbreti jetonte mjaft larg nga teatri i ngjarjeve ballkanike dhe Mërgata ishte shumë e fragmentarizuar, duket qartë që mungonte një figurë kryesore për të organizuar elementët ushtarakë dhe civilë në një organizatë sekrete, e cila të ishte edhe fokusi qendror i bashkëpunimit me shërbimet aleate. Shembulli më i mirë që ilustron këtë paaftësi të Mërgatës shqiptare janë Shërbimet e Mbretërisë greke dhe jugosllave, të cilat edhe pse në emigracion, funksionin normalisht duke qenë mjaft të interesuara edhe për një shtrirje më të gjerë në Shqipërinë e pas luftës. Shikohet qartë në dokumentin e parë që sillet sot për botim se, oficeri i Gardës Mbretërore Shqiptare, kapiteni A.R.D, nga një familje me mjaft reputacion në Kosovë dhe Maqedoni, është bashkëpunëtor i Shërbimit të Fshehtë Jugosllav, një veprim ky i cili me sa duket ka habitur edhe oficerët e S.O.E. Megjithatë, nëse shikon të kaluarën e tij të prezantuar në dokumentin britanik, bashkëpunimi i tij me jugosllavët mund të ketë qenë edhe më i hershëm.
Dokumenti i botuar sjell edhe disa të thëna mjaft interesante, duke rikonfirmuar faktin e debatuar shpesh se oficerët që sollën Zogun në pushtet në 1924 ishin rekrutuar nga radhët e ushtrisë jugosllave me miratimin e plotë të Qeverisë jugosllave, dhe me sa duket një pjesë e tyre kanë qëndruar në Shqipëri duke i shërbyer Mbretit të ardhshëm.

Dokumenti i dytë është mjaft interesant, dhe jep disa dëshmi mbi aktivitetin e kolonelit të Gardës Mbretërore dhe një prej besnikëve të Mbretit Zog, Hysen Selmani. Nga dokumentacioni që ndodhet në dosjet e S.O.E mbi kolonel Selmanin, duket qartë që britanikët nuk e kanë vlerësuar dhe shpesh edhe e kanë nënçmuar figurën e tij gjatë periudhës së emigracionit. Se sa i aftë ka qenë kolonel Selmani në mbajtjen nën kontroll të ish-oficerëve të tij të gardës tashmë në emigracion, kjo mbetet për t'u shikuar, por me sa duket sipas britanikëve ai nuk ka pasur asnjëherë staturën e duhur për t'u bërë një lider në gjirin e Mërgatës.
Megjithatë, nëse do të shikojmë këtë dokument të botuar sot, do vështrojmë disa fakte interesante që britanikët i kanë rreshtuar në shënimin që shoqëron këtë letër. Nga dokumenti shoqërues kuptohet se kolonel Selmani ka pasur kontakte me Shërbimin e Fshehtë Jugosllav, me sa duket për të hartuar një plan të përbashkët mbi Shqipërinë. Se sa të aftë ishin jugosllavët për të ndihmuar një lëvizje anti-italiane në Shqipëri, në këto moment mbetet për t'u gjykuar. Duke parë se tashmë Qeveria jugosllave ishte në emigracion dhe vendi ishte në një krizë të thellë politike, gatishmëria jugosllave për të ndihmuar duket më shumë si një përpjekje e tyre për të krijuar përshtypjen ndaj britanikëve, se gjithsesi Qeveria jugosllave ishte një faktor i rëndësishëm në Ballkan. Po kështu, në këtë dokument shikohen qartë përpjekjet britanike për të penguar çdo mundësi të një faktorizimi të elementëve pro-zogist në zhvillimet politike në Shqipëri, një politikë e cila më vonë do të ndryshonte në favor të majorit Abaz Kupi. Kemi shkruar edhe në disa prej shkrimeve të mëparshme mbi qëndrimin britanik ndaj përfshirjes së Zogut në ngjarjet në Shqipëri. Dokumenti i sotëm rikonfirmon në një mënyrë tjetër mendimin se britanikët nuk e shikonin më Zogun si një faktor të rëndësishëm për krijimin e një lëvizjeje anti-italiane. Fakti që një pjesë e mirë bashkëpunëtorëve të S.O.E britanike që operonin në Shqipëri ishin anti-zogistë të njohur, e konfirmon këtë mendim. Besoj se në këtë këndvështrim duhet parë edhe dokumenti i sotëm, ku qartësisht shikohet pengimi i çdo përpjekjeje të kolonel Selmanit për të hyrë në Shqipëri nga Shërbimi Sekret Britanik. Me siguri, koloneli duhet të ketë qenë mjaft i pezmatuar për një qëndrim jo shumë miqësor të britanikëve, megjithëse nuk ka pasur mundësi të mësojë mendimin e vërtetë të britanikëve ndaj tij. Një vlerësim, me sa duket nga dokumentacioni, mjaft nënçmues dhe shpesh jo miqësor, i cili gjithsesi mund t'i ketë shpëtuar jetën kolonelit të Gardës Mbretërore.

51/274/Alb
9.5.42
Për SOE, Kajro
Kopje SOE, Londër
Nga D/H 274
Kapiten A.R.D
Me lejen e A/H 21, kapiteni A.R.D erdhi për të më takuar mbrëmë. Gatishmëria e tij për të punuar në favor të A/H 21 është një veprim që nuk mundem ta kuptoj, pasi ai është një shtetas shqiptar i cili është larguar nga vendi i tij për në Shqipëri. Në përgjithësi kur një person i një race në minoritet lë vendin e tij, arsyeja është se ka një urrejtje për pushtetin në fuqi. Kapiten A.R.D është një person për të cilin të gjithë shqiptarët në Stamboll flasin mjaft mirë, duke theksuar në veçanti sensivitetin e tij për nderin. Megjithatë, një njeri që respekton kaq shumë ndjenjën e nderit nuk mundet të punojë për një anëtar të një race që ai e do. Arsyetimi se mundet që të punojë për pagesën që merr sigurisht që ka vlerë, megjithatë në rastin e tij nuk më duket se ka qenë vetëm kjo arsye.
Pas takimit tonë mbrëmë, pozicioni i tij është paksa më i qartë. Kapiten A.R.D, që nga koha që ka qenë një djalë i vogël, familja e tij është shpërngulur për arsye të luftërave nga Tetova për në Turqi, pastaj në Rumani dhe përsëri në Jugosllavi dhe më vonë në Shqipëri, dhe tani prapë në Turqi. Ai ka mbaruar shkollën në Jugosllavi në mbarim të luftës, dhe kur erdhi koha e ushtrisë u përzgjodh për t'u bërë oficer në ushtrinë jugosllave. Kur Ahmed Zogu organizoi bandat e tij për t'u kthyer në Shqipëri nga Jugosllavia në 1924, kapiteni A.R.D ishte një prej oficerëve jugosllavë që e shoqëroi atë dhe duhet theksuar me miratimin e plotë të jugosllavëve. Pasi u caktua në Gardën Mbretërore, ai mori shtetësinë shqiptare duke e lënë atë jugosllave. Mendoj se për këtë arsye ai nuk është pjesë e atyre ushtarakëve të cilët janë anti-jugosllavë, dhe me sa duket nuk ka problem për të bashkëpunuar me ta.
Ai ka edhe një arsye tjetër për të punuar për A/H 21. Qeveria jugosllave i ka marrë disa prona, dhe me sa duket mund t'ia rikthejë ato nëse ai punon mirë për ta. Kufiri i vendosur tani për Shqipërinë kalon vetëm 6 km nga shtëpia e tij dhe lë një pronë brenda kufirit shqiptar dhe dy të tjera jashtë këtij kufiri. Për këtë arsye, ai ka të gjithë interesin personal që të zhvendosë këtë kufi dhe për t'i bashkuar përsëri pronat e tija, por si patriot që është do të donte të luftonte italianët që kanë vendosur këtë kufi.
Ai ka qenë kapiten në Batalionin e Parë të Gardës Mbretërore në Tiranë dhe ishte një prej atyre që shoqëruan Mbretin Zog në kufirin me Greqinë. Ai u kthye mbrapsht në Tiranë për të luftuar italianët. Duke e parë që rezistenca ishte e pamundur, ai e udhëhoqi batalionin nga Martaneshi për në Dibër dhe në kufirin me Jugosllavinë. Këtu ai ju dha të drejtën e zgjedhjes dhe ushtarët u kthyen në shtëpi, ndërsa më të shumtit e oficerëve e ndoqën atë matanë kufirit për në Jugosllavi. Shumica e këtyre oficerëve mbetën në Jugosllavi, ku trupat gjermane i kanë gjetur pas pushtimit të Jugosllavisë. Ata e lanë Shqipërinë më 16.6.39 duke luftuar deri në fund, megjithëse mbeten 5 ditë pa ngrënë dhe në mes të borës gati një metër në Martanesh.
Firmosur - D/H 274

6/1/274/758
TEPER SEKRET
D/H 29
Nga DSO (B)
Kopje per D/H 70
Ju lutem, bashkangjitur keni Letrën e Mbretit Zog dërguar kolonelit Selmanit. Jam shumë i kënaqur që po Ju dërgoj këtë letër, pasi kjo vërteton që ne së bashku mund të bëjmë gjëra për të cilat kemi detyrim. Me krijesa kaq mosbesuese sa këta, gjëja më e mirë që mund të bëjmë është që të krijojmë sa më shumë besim.
Londra e ka lënë fatin e kësaj letre në dorën tonë. M/HD ka vendosur që ta lejojmë që të dërgohet. Ju lutem, dërgoheni tek A/H 78 për t'u transmetuar, pasi Mbreti kërkon ruajtjen e sekretit më të madh të mundshëm dhe A/H 78 është personi për të cilin Selmani ka besim.
Unë mendoj se duhet ta mbyllësh dhe ta vulosësh letrën përpara se t'ia japësh A/H 78 dhe i thuaj që është e shkruar në frëngjisht dhe Mbreti kërkon ruajtjen e sekretit. Mund t'i tregosh përmbajtjen e letrës, dhe kur të vijë fjala për kolonel Selmanin i thuaj që ne e pranojmë me kënaqësi ofertën e tij për bashkëpunim dhe do të bëjmë ç'të jetë e mundur për ta ndihmuar kur të jetë në Shqipëri. Por, ai duhet ta gjejë vetë rrugën se si do të shkojë atje dhe nuk e ndihmojmë dot në këtë çështje. Ai është i moshuar për t'u parashutuar apo për t'u infiltruar me nëndetëse. Ju lutem, shprehini atij të gjithë keqardhjen tonë për pamundësinë e ndihmës sonë në këtë moment, së bashku me sigurimin tonë se besojmë që zgjuarsia e tij do të gjejë një mënyrë për t'i mposhtur vështirësitë.
Firmosur - DSO (B)


http://www.youtube.com/watch?v=2CaS94Pfjrs
Auron Tare, G.Shqiptare

Tuesday, February 9, 2010

“Bosi i kuq demostroi se ishte një burrë trim”

Si shkruante revista “Time” për Shqipërinë dhe Enver Hoxhën.

Marrja e pushtetit dhe shkëputja nga Traktati i Varshavës.

Një burrë i ri i fortë 1 Janar 1945
Një burrë, që shumica e njerëzve nuk kishin dëgjuar të flitej më parë. Por Kolonel Gjeneral Enver Hoxha, 36 vjeç ishte bërë në heshtje kryeministri i qeverisë së Shqipërisë dhe kreu i Ushtrisë së tij Çlirimtare. Që nga momenti që gjermanët ishin larguar dhe aleatët nuk ishin kthyer me të vërtetë kurrë në fuqi, Hoxha së bashku me 30.000 partizanë kishin marrë me shpejtësi vendin, me dimensionet e Vermontit. Çdo gjë e njohur jashtë vendit për Hoxhën ishte: 1) ai kishte lindur në Gjirokastër (vendlindja e pavarësisë së Shqipërisë dhe skena e qëndrimit të famshëm të Greqisë kundër pushtimit italian në vitin 1940), 2) ai kishte qenë një profesor i frëngjishtes para se të merrej me politikë dhe luftë. Në intervistën e tij të parë të botuar, ai u shpreh në favor të demokracisë për Shqipërinë dhe një "aleance të ngushtë" me Jugosllavinë e Titos, ku Shqipëria ishte kishte "lidhje gjaku." Përsa i përket njerëzve të Hoxhës, ata ishin të interesuar, për Federatën Ballkanike, e mbrojtur nga Marshalli Tito e cila duhet të presë kontroversitetin e mosmarrëveshjeve të kufirit mes Greqisë dhe Shqipërisë derisa të jetë zgjidhur. Por me Rusinë sovjetike, Shqipëria kishte marrëdhënie të përzemërta. Javën e kaluar kryeministri Hoxha ishte i impenjuar me një mision sovjetik që kishte ardhur me avion. Si kreu i ushtrisë shqiptare, gjeneral kolonel Hoxha foli ashpër në drejtim të kryeministrit Papandreu të Greqisë. Hoxha tha prerazi se vendi i tij do të luftojë për të mbrojtur veten kundër pretendimeve greke në Shqipërinë jugore. Si kryeministër, Hoxha, premtoi pronësinë private, votën universale, mobilizimin kombëtar të punës për të rindërtuar vendin e shkatërruar, ndëshkimin e kriminelëve të luftës. Pas pesë vitesh të pushtimit italian dhe gjerman, Tirana, kryeqyteti shqiptar, ishte kryesisht e paprekur, edhe gjermanët në tërheqje kishin shkatërruar Legatën Britanike. Nga Legata e SHBA-së, ata morën vetëm kitarën e rojes së shtëpisë.

Shqipëria:Delja e zezë
23 qershor, Viti 1961

Çfarëdo që të jetë, Bosi i Kuq i Shqipërisë, Enver Hoxha, ka dimostruar se është një burrë trim. Kush tjetër do të guxonte të ecte në Powwow e madhe ndërkombëtare komuniste në Moskë nëntorin e kaluar dhe ta quante Nikita Hrushovin një "revizionist" përpara fytyrës së tij? Në të vërtetë, blasfemia e Hoxhës shkoi edhe më larg, sipas një transkripti të pjesshëm të fjalimit të tij që ka arritur botën e jashtme javën e kaluar.
"Kulti i personalitetit nuk aplikohet vetëm për Stalinin," tha 52-vjeçari Hoxha, si delegat nga 81 partitë e mbarë botës komuniste. "Hrushovi i ka shtrembëruar tezat e leninizmit që të përputhet me qëllimet e tij!" Hoxha mbështeti kategorikisht Kinën e Kuqe në betejën ideologjike për të mbajtur gjallë stalinizmin, iu vërsul Moskës për organizimin e hakmarrjes kundër Pekinit në konferencën e Bukureshtit.
Hoxha zbuloi se Moska i kishte dërguar një letër shqiptarëve duke i kërkuar mbështetje për fushatën anti-Kinë. "Por edhe partive që iu ishte kërkuar që të dënonin kinezët nuk ishin në dijeni për akuzat sovjetike deri disa orë përpara debatit... A kishte mungesë besimi nga Hrushovi dhe udhëheqësit e tjerë të Bashkimit Sovjetik në kauzën e tyre kur ata kishin burime për procedura të tilla?".
Hoxha zbuloi se Moska ishte përpjekur të kërkonte taktika brutale për të detyruar Shqipërinë të kthehej në linjën e saj. Vitin e kaluar Shqipëria pësoi një krizë. "Ne kishim furnizim gruri vetëm për 15 ditë. Pas një vonese prej 45 ditësh, Bashkimi Sovjetik, na premtoi 10.000 ton në vend të 50.000 tonëve furnizim gruri për 15 ditë për tu dorëzuar në muajt shtator dhe tetor!" Këtë, deklaroi ashpër Hoxha, ishte një "presion i padurueshëm. Minjtë sovjetikë ishin në gjendje të hanin, ndërsa populli shqiptar ishin duke vdekur nga uria!"
Kohët e fundit, tha Hoxha, "Malinovsky [ministri sovjetik i Mbrojtjes] sulmoi qeverinë dhe partinë gjatë takimit të shefave të shtabeve të Paktit të Varshavës, dhe Grechko [komandanti i përgjithshëm në Moskë i ushtrive të Paktit të Varshavës] bëri presion mbi ne duke kërcënuar të na përjashtojë nga Pakti i Varshavës. "Rusët gjithashtu u përpoqën të konvertonin zyrtarët e partisë së Shqipërisë. Në mënyrë të veçantë zonjën Liri Belishova, një anëtare e Byrosë Politike, e cila "kapitulloi para kërcënimeve të pandershme të Bashkimit Sovjetik."

“Presioni nga Moska vazhdon," shpërthente Hoxha, duke nënkuptuar se Hrushovi e kishte kërcënuar për ta flakur jashtë Shqipërinë nga blloku komunist. "Por, aderimi i Shqipërisë ose përjashtimi nga kampi socialist nuk varet nga ju [nënkuptonte Hrushovi]-por nga popujt e Bashkimit Sovjetik dhe Shqipërisë".
Miqtë e rinj. Performanca e Hoxhës ishte një zbulim shkatërrues i qosheve brenda bllokut komunist, duke bërë që disa ekspertë perëndimorë të dyshonin se tani Shqipëria u hodh jashtë Paktit të Varshavës dhe u izolua nga pjesa tjetër e familjes së Moskës. Kohët e fundit, pesë nëndetëse sovjetike u spostuan nga Adriatiku dhe u panë të lëviznin përmes kanalit të La Manshit gjatë rrugës për në Rusi. Ekspertët perëndimorë të zbulimit nuk janë ende të sigurt për rëndësinë e lëvizjes, por ata e konsiderojnë të mundshme që rusët mund të kenë vendosur ti mbyllin bazat e tyre të mëdha të nëndetëseve dhe strehimet e ndërtuara në shkëmbinjtë e bregdetit shkëmbor të Shqipërisë. T. Observer

Friday, January 22, 2010

Ismet Kryeziu: Si e përgjoi Remzi Hoxha takimin Berisha-Millosheviç

Ish-furnitori i UÇK-së, Ismet Kryeziu, pak kohë se të denoncohej si i zhdukur në polici nga bashkëshortja Anila Leli, ka dhënë një intervistë ekskluzive .

Ai rrëfen për lidhjet me Remzi Hoxhën dhe aktivitetin si drejtues i Frontit të Rezistencës Shqiptare. Kryeziu, i njohur në Kosovë edhe si një nga mbështetësit e Rramush Haradinajt, është konsideruar nga miqtë si një arkivë e gjallë për ngjarjet pas vitit 1991. Ka qenë pjesëmarrës në të gjitha ngjarjet, sidomos ato që kanë të bëjnë me çështjet e Kosovës, periudhën e rezistencës, të luftës e pas saj, si edhe për përgatitjet për organizimin e AKSH-së. Ismet Kryeziu njihet edhe si mik i ngushtë i biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha i zhdukur nga SHIK-u në Shqipëri në vitin 1995.


Ç’ju shtyu të organizoheshit?
Me fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë, nuk kishim pse të mos organizoheshim edhe ne shqiptarët në ish-Jugosllavi, por filloi me thënien e ish-Presidentit të ndjerë kroat, Franjo Tuxhman i cili në një takim me kolegët e tij gjeneralë, iu drejtua atyre me këtë thënie: Gjeneralët e shkatërrimit të Jugosllavisë janë studentët shqiptarë, ata që na mësuan sesi duhej luftuar e shkatërruar Jugosllavia. Që nga viti 1981 ishim ata që i vumë kazmat për shkatërrimin e Jugosllavisë. Në vitin 1990 duhej krijuar një lëvizje apo mekanizma për të përgatitur popullin për një kundërvënie ndaj okupatorit serb. Në fillim u bë pajtimi i gjaqeve, i cili pati jehonë të madhe në unifikimin e popullit shqiptar. U krijua në fillim LDK-ja, e cila ishte shpresa e vetme për ta çuar realizimin e aspiratave shekullore të popullit shqiptar dhe LDK-ja me zgjuarsi e përdori këtë lëvizje duke u futur në organizmat drejtuese për të realizuar programin e saj. Ne, duke e njohur mirë okupatorin serbo-sllav ishim të bindur se çlirimi dhe bashkimi i shqiptarëve jashtë trojeve të Shqipërisë amë, vetëm me luftë mund të arrihej. Atëherë e krijuam frontin e rezistencës shqiptare. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se edhe ish- presidenti i ndjerë, Ibrahim Rugova e përfaqësoi në fillim FRSH-në.

Cili ishte misioni i FRSH-së?
Misioni i FRSH-së ishte që të krijohet një organizim politiko-ushtarak i cili do të koordinonte interesat dhe aktivitetin e të gjitha partive dhe lëvizjeve në trojet shqiptare në ish- Jugosllavi. Krahas këtij organizimi, u krijuan shtabet rajonale, komunale dhe lokale, të cilat merreshin me organizimin tipik ushtarak. Themeluesit e frontit të rezistencës janë:
Mentor Kaçi, Sokol Dobruna, Halil Alidemi, Ukshin Hoti, Sejdir Veseli, Naim Krasniqi, Avdyl Krasniqi, Fatlik Lilaj, Bardhyl Caushi, i ndjerë, Afrim Morina, etj, etj.
Pra, përfshihen të gjithë ata që ishin dëshmuar në dekada dhe ishin të gatshëm dhe të pathyeshëm në luftën për çlirim dhe bashkim kombëtar. Duhet përmendur këtu se në organet drejtuese politike e ato ushtarake ishin të përfshirë edhe shokët nga Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi. Por tani është akoma herët për të përmendur emra. Shokët dhe bashkëluftëtarët e mi më kuptojnë drejt, se ende është herët për emra e rrahagjoksa. Unë gjykoj se akoma jemi në gjysmë të rrugës. Unë nuk jam dhe nuk kam guxim të them; “Bacë u kry”, duke pasur parasysh atë për të cilën u krijua Fronti i Rezistencës.
Pasi kishim krijuar strukturat drejtuese të FRSH-së dhe ajo kishte marrë një formë organizimi të mirëfilltë ushtarak, ne që merreshim me drejtimin e tij ishim të vetëdijshëm se përveç faktorit njeri, duheshin me bollëk dhe të predispozuar edhe shumë faktorë për luftë. U caktuan dy shokë për të ardhur në Shqipëri për të informuar dhe për të koordinuar punët në shtetin amë. Erdhën Mentor Kaçi dhe Fatos Aliu, i cili ishte nga Presheva, por fatkeqësisht nuk arritën shumë sukses. Herën e dytë me Mentorin, i cili ishte kryetar, u përcaktova të vija unë. Në fillim bëmë një turne në Evropë ku njoftuam bashkatdhetarët e diasporës për misionin tonë. Por askush nuk guxonte të dinte se ne do të vinim në Tiranë. Kur arritëm, jo vetëm që na u hapën dyert, por as vetë nuk e besoj edhe sot sesi shteti shqiptar u tregua aq i gatshëm për të na ndihmuar në misionin tonë. Takimin e parë e bëmë me ministrin Shëndetësisë, Alia Alushani, drejtorin e Akademisë Ushtarake, me ministrin e Mbrojtjes, Perikli Teta, zv/ministrin e Mbrojtjes, Halil Hyseni, e deri tek ish-presidenti Ramiz Alia.

Kush ishin emrat e djemve të parë dhe si erdhën ata në Shqipëri për t’u stërvitur?

Përfaqësuesi legjitim dhe kryetar ishte Mentor Kaçi, ndërsa unë isha sekretari i përgjithshëm i FRSH-së. Marrëveshjen me shtetin shqiptar e bëri Mentor Kaçi, me bekimin e Ramiz Alisë, natyrisht dhe me ish-kryeministrin Fatos Nano. Por Ramiz Alia do të mbetet komandanti i parë i luftës së Kosovës. Për stërvitjen dhe organizimin u mor ish- ministri i ndjerë, zoti Perikli Teta dhe zv/ministri Hyseni, si dhe shumë oficerë madhorë të tjerë të cilët dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm për luftën në Kosovë. Të më falin oficerët dhe profesorët e mi që akoma gjykoj se është herët për t’i përmendur.

Cila ishte përfshirja?
FRSH-ja, veç strukturave ushtarake merrej edhe me koordinimin e organizatave të tjera, mes të cilave edhe lëvizjen sindikaliste që e drejtonte profesori i nderuar Hajrulla Gorani, i cili ka dhënë kontribut të veçantë në organizimin e rezistencës. Në këtë lëvizje bënte pjesë edhe Remzi Hoxha, i cili njëkohësisht ishte angazhuar në frontin e rezistencës. Për herë të parë jam takuar me të në mbledhjen e shtabit operativ të karadakut në Ferizaj. Pas dy netësh, Remziu me Basri Zukën kishin ardhur në Suharekë tek Afrim Morina, i cili ishte edhe anëtar i shtabit të përgjithshëm. Aty isha i ftuar zyrtarisht për organizim. Pas mbledhjes, Basriu dhe Remziu më ftuan që të shkoja në Ferizaj. Mbaj mend se gjatë rrugës Remziu fliste shumë pak, por ishte shumë i prerë. Kur hymë në Ferizaj, ata devijuan rrugën dhe shkuan në një shtëpi në Grykë të Kaçanikut. Aty ishte një shok i ngushtë i Remziut, i cili ishte i përfshirë në strukturat e FRSH-së dhe lëvizjen sindikaliste. Ai është Sefedin Mjaha. Mesa di unë, Sefa punonte ngushtë edhe me biznes me Remziun. Në këtë takim, përveç punëve operative u bisedua edhe për udhëtimin e tretë në Shqipëri dhe për grumbullimin e mjeteve financiare. Mbaj mend se këta të dy dolën në korridor dhe kur u kthyen, më pyetën se sa mjete duheshin. Unë iu thashë se duhej biseduar me Kryesinë e FRSH-së. Pas këtij takimi shumë të suksesshëm sipas meje, Remziu dhe Sefa sollën 50 mijë marka gjermane dhe iu lutën kryetarit që unë të shkoja në Shkup në një mbledhje që ishte organizuar në Gazi BABA. Aty pashë një organizim të mirëfilltë lufte. Takimi u bë në një fabrikë. Dy ditë e dy net qëndrova në shtëpinë e Remzi Hoxhës, kuptohet ilegalisht. As familja e tij nuk e dinte pse ndodhesha aty dhe cili isha. Pasi mora miratimin e kryesisë me iniciativën e Remziut, u nisëm për në Bullgari. Remziu deri në fund të kufirit të shtetit bullgar erdhi me mua. Aty ndërruam makinat për shkaqe sigurie. Remziu e kaloi kufirin në këmbë pasi kishte një shumë të madhe parash. Pasi arritëm në Sofje, e kuptova se përveç parave kishte edhe një shumë të madhe floriri. Kur e pashë e pyeta: Po këto përse na duhen? Ai u përgjigj: Edhe këto janë hiç për kontratën që do të realizojmë nesër.

A ekziston ndonjë gjë e regjistruar për këto lëvizje ilegale me Kosovën?
Natyrisht që gjithçka është mbajtur shënim dhe janë mbajtur dokumente. Ishim të vetëdijshëm se më vonë do të shkruhej edhe historia e Luftës së Kosovës. Këtë dokument e ka nënshkruar Remziu dhe Sefa. Natyrisht edhe unë si përfaqësues i frontit. Për çdo cent që kemi në dispozicion brenda dhe jashtë Kosovës, shpeshherë është bërë transparenca dhe me hollësi janë dhënë llogari. Për këtë kishim një komision të veçantë mbikëqyrës. E them me krenari, se jemi e vetmja organizatë politiko-ushtarake në Kosovë e cila ka justifikuar të gjitha mjetet materiale dhe financiare që ka pasur në dispozicion.

A keni pasur lidhje të vazhdueshme?
Me Remziun kemi punuar së bashku deri në ditën e rrëmbimit të tij. Që nga viti 1991, ku u njoha me Remziun kemi pasur lidhje të vazhdueshme pune. Ai kishte dhe funksione të rëndësishme në FRSH. Pas arrestimit të shokëve në Kosovë, Remzi Hoxha si dhe shumë të tjerë u detyruan të kalonin nga Kosova në Maqedoni. Remziu në atë kohë qëndroi në Shkup, meqë kishte shtëpi dhe familje. Vlen të përmendet se Maqedonia atëherë ishte bërë strehë për ne, sepse marrëdhëniet Maqedoni-Serbi ishin tejet të acaruara. Pas krijimit të aferës së armëve dhe rënies në burg të disa drejtuesve të FRSH-së në Maqedoni, Remziu u vendos në Tiranë së bashku me familjen. Por punën dhe aktivitetin e kishte në territorin e Maqedonisë.
S’do mend që kjo është ditur, se të krijosh një organizatë politiko- ushtarake në kohën e okupimit, je i detyruar domosdoshmërish të krijosh një organizatë të tillë. Me keqardhje them se sot në Kosovë nuk ka nivel të këtij organizimi, siç e kishte FRSH-ja. Përveç djemve më të mirë që punonin në këtë sektor dhe specialistëve të cilët punonin me shpirt dhe u bënë idealistë të vërtetë, vlen të përmendet se ata punonin vullnetarisht dhe pa para. Natyrisht, literaturën dhe kurset private i bëmë jashtë Kosovës. Falenderoj të gjithë ata që ndihmuan në këtë punë të rëndësishme kombëtare. Askush deri tani nuk foli dhe ende është herët të flitet për këtë. Vlen të përmendet thënia e vyer, patrioti dhe oficeri i vërtetë, shpeshherë sekretin kombëtar dhe shtetëror e marrin me vete në varr. Edhe Remziu, shumë gjëra i mori me vete atje ku është.

Çfarë bëri fronti i rezistencës pas rrëmbimit të Remzi Hoxhës?
Për rrëmbimin e R. H. janë ngritur shumë versioni dhe të gjitha këto i kemi studiuar me shumë kujdes për gjurmët dhe punën e tij. Kujdes të veçantë i kemi kushtuar rrëmbimit të tij, por për ne më e mundshmja është se UDB-ja duke e ditur dhe duke pasur parasysh mundësinë financiare të Remziut, ka përdorur alibi nga më të ndryshme për ta likuiduar. Ne kemi pasur dijeni dhe janë të njohura të gjitha ato që janë dhe janë shkruar deri tani, por asnjë nuk është e vërtetë. E vetmja e vërtetë është se Remzi Hoxha ka punuar e ka kontribuar jashtëzakonisht për çështjen kombëtare dhe me aktivitetin e tij ka mundur shumë lehtë të binte në sy për okupatorin dhe armikun. Detyra e Remzi Hoxhës nuk ishte të filmonte takimin e Gazidedes me Arkanin, as të merrej me takimin Millosheviç-Gligorov-Berisha. dhe nëse ka konstatuar një gjë e tillë, do të ketë qenë e rastësishme. E them me bindje se Remziu dhe askush nga FRSH-ja, nuk kishte nevojë të financonte atentatin ndaj Kiro Gligorov, pasi vetë programi i FRSH-së e përjashtonte terrorizmin dhe teorikisht në programet tona nuk ka ekzistuar një gjë e tillë. Ne po të kishim dashur terrorizëm, kishim mundur ta shkatërronim në Kosovë ndaj okupatorit, por këtë nuk e kemi bërë kurrë dhe nuk kishim nevojë të merreshim. Këto i ngarkohen Remziut për të justifikuar zhdukjen e tij. Unë si ish-shef i tij, ju them me bindje dhe me shumë përgjegjësi, se ai nuk i meriton këto epitete. Ai që ka pak ndërgjegje e gjak shqiptari, të tregojë të paktën se ku ndodhen eshtrat e këtij dëshmori të lirisë.
FRSH-ja ka pasur bashkëpunim dhe marrëdhënie shtetërore institucionale me shtetin shqiptar. Furnizimin me armë e kemi bërë në rrugë shtetërore. Unë ju shpjegova dhe më lartë për këto marrëveshje dhe kush i ka nënshkruar. Është e vërtetë që nga 1990 janë futur dhe ftuar jashtë për të ardhur në stërvitje dhe për t’u marrë me këtë punë. Të gjitha janë bërë në rrugë shtetërore dhe me marrëveshje. Këto janë të deklaruara dhe pranuar edhe në parlamentin shqiptar nga ish-ministri i Mbrojtjes, zoti Teta i akuzuar nga opozita e atëhershme për dhënie të armëve kosovarëve. Atëherë Zoti Teta qe përgjigjur: Kam dhënë dhe do jap prapë kur të vij. Fati e deshi që Teta në kohën e luftës së Kosovës e realizoi këtë dëshirë së bashku me shumë ministra të tjerë të shtetit shqiptar.

Çfarë të dhënash ka Fronti i Rezistencës për likuidimin fizik të disa anëtarëve të tij, përfshi edhe Remziun?
FRSH-ja e kishte të pamundur të zbardhte të vërtetën e vrasjeve tragjike të disa prej veprimtarëve më të mirë. Rasti i Remziut nuk është i vetmi, por po përmend në ’92, kur u vra me pistoletë në gojë një nga veprimtarët e diasporës në “Mine Peza”, pranë Rajonit 3 të Policisë. Ai është Shaip Gashi, vrasësi u lirua me urdhër politik dhe sot bredh në disa institucione të Kosovës. U dogj i gjallë në lokalin e tij në Tiranë të Re, dhëndri i Bredri Dedës, të më fal nuk më kujtohet emri. U masakrua gazetari i “Gazetës Shqiptare”, njëkohësisht edhe zëdhënës i parë i luftës së Kosovës, Ali Uka. Në masa presioni e kërcënime u dënuan shumë veprimtarë të largoheshin në diasporë dhe nuk janë kthyer ende në Kosovë dhe kjo është fatkeqësi.

A keni konstatuar ndërhyrje të shërbimit sekret serb apo SHIK-ut për të goditur aktivitetin ilegal të lëvizjes tuaj?
Këto janë çështje të niveleve të larta shtetërore që bëhen me përgatitje, kushte dhe persona të caktuar. Neve nuk na interesonte të merreshim me këtë punë dhe aq më tepër kur ne shpresonin që shteti dhe strukturat e tij të na ndihmonin në misionin tonë të shenjtë. Ka pasur qytetarë nga Kosova në shërbim të SHIK-ut që na survejonin. Për këtë kemi fakte dhe dokumente, ashtu siç kemi dhe posedojmë dokumente për disa njerëz të Kosovës që punonin në shërbim të UDB-së. Dua të theksoj se FRSH-ja ishte me dijeninë dhe kishte bekimin e strukturave më të larta shtetërore shqiptare. Asnjëherë nuk kemi vepruar apo ndërmerrnim asnjë veprim pa dijeni e shtetit amë. Po e theksoj dhe një herë, se udhëheqja e lartë e FRSH-së ka pasur takime me udhëheqjen e lartë shtetërore shqiptare. Edhe para vitit ‘90 dhe pas ’92, ne vazhduam me këto marrëdhënie dhe struktura të larta. Por fatkeqësia filloi në vitet ‘92-’93, me arrestimin e Mentor Kaçit me shokë. Për të gjitha këto ishin në dijeni drejtuesit më të lartë të Kosovës dhe Shqipërisë.

Çfarë ndodhi në mars ‘93?
Isha në manifestimin ku ishte presidenti Rrugova, presidenti Berisha dhe kryeministri Bukoshi dhe shumë personalitete e intelektualë nga Kosova e diaspora. Pas një orë, pasi mbërrita në shtëpi jam arrestuar në banesën time nga SHIK-u. Akuza dihet tashmë, ka shkruar shtypi atëherë. Atë natë dhe më pas janë arrestuar shumë të tjerë, mes tyre Adem Jashari, Islam Caka, Ahmet Bytyçi e disa oficerë madhorë të shtetit shqiptar. Atëherë është sulmuar që në akuzën time të më bashkojnë ish- presidentit Alia, Deputetin Gramoz Ruçi, ish-ministrin Teta, zv/min. e Mbrojtjes, Halil Hyseni e shumë të tjerë. Arrestimi im nuk ishte akuzë e thjeshtë, shkelje ligji, por pasojë e një politike të caktuar. U bë sepse ne iu kundërvumë politikës dhe strategjisë për Kosovën. Para meje ishte arrestuar Kaçi, dhe kisha mbetur unë që merresha me stërvitjen e shokëve në Shqipëri dhe diasporë. Arrestimi im u bë për të eliminuar krejt udhëheqjen. Çanta ime ishte thjesht çështje teknike ku pritej të merrnin ato dokumente dhe mjete që u interesonin.

A keni pasur informacion se ka pasur dyshime për një takim me Millosheviçin, presidentin e Maqedonisë, Gligorov dhe Berishën në tetor të vitin ’95, dhe nga informacionet, cila do të ishte tema e takimit?
Ishim të njoftuar për të gjitha lëvizjet që bëheshin në dëm të Kosovës. Normalisht atëherë ishim më aktivë. Unë kisha dalë nga burgu dhe FRSH-ja merrej me drejtimin e luftës. Por misioni i Remziut nuk ishte të vëzhgonte takimin e treshes në Shën Naum, por ka mundur të ndodhë edhe gjatë kësaj, që rastësia është mbreti i botës. Dhe Remziu është ndodhur në këtë rastësi. Por ne nuk kishim detyrë, pasi misioni ynë ishte tjetër dhe jo të përgjonte ish- presidentin Berisha, pasi ishte shteti shqiptar dhe strukturat e shtetit shqiptar që do të vendosnin.


Natyrisht që Millosheviçi dhe Gligorov po aq ishin për ne armiq, që çdo lëvizje e atakim të tyre e gjykonim në dëm të Kosovës dhe çështjes shqiptare në ish- Jugosllavi.
Unë di vetëm një gjë t’u them dhe është shumë e vërtetë që marrëdhëniet mes Rugovës e Berishës ishin tejet të ftohta dhe Berisha kërkonte aleat të tjerë, siç e përdori për fat të keq simbolin e rezistencës shqiptare, Adem Demaçin, Hidajet Hysenin dhe shumë të tjerë, përfshi dhe ish-kryeministrin e qeverisë, Bujar Bukoshin për t’ju kundërvënë politikës së Rugovës, i cili i kishte marrëdhëniet tejet të ftohta. Këto janë gjëra të vërtetë dhe na kanë kushtuar shumë rëndë.
Një ditë, të gjitha këto dokumente që ekzistojnë do të hapen. Ne jemi duke e shkruar historikun e rezistencës dhe luftës së Kosovës dhe të gjitha do t’i dokumentojmë me fakte e dokumente të padiskutueshme. Por tani mendoj se është herët të flitet për këtë takim. Por ne kemi qenë në dijeni.
Remziu ka njoftuar shokun tonë të veprimtarisë, Basri Zukën i cili ka njoftuar me shkrim atëherë ish- presidentin Rugova, por më tutje ne nuk e dimë se çfarë ka ndërmarrë Rugova për një takim të tillë.

Pse u takove me ministrin e Shëndetësisë, Ali Alushani?

Ju gazetarët e keni princip të gërriceni shumë, por unë jam i detyruar të përgjigjem. Ne kishim në program të përgatisnim terrenin për luftë. Dhe për këtë duhej të përgatiteshin spitalet në Kukës, Tropojë dhe Burrel. Ndaj u takuam me të, na ndihmoi në pajisjen e spitalit të parë të Tropojës, synuam të përgatisnim spitalin e Kukësit dhe filluam atë në Burrel. Por derisa na ranë shokët në burg, nuk mundëm. Por e di që në spitalin e Tropojës, dhe drejtori Din Selimi na ndihmoi shumë dhe përgatiti spitalin si për luftë. Për këtë, veç ministrit të Shëndetësisë pati dijeni dhe presidenti R.Alia dhe kryeministri Nano.


G.Shqiptare

Tuesday, September 29, 2009

Profesori grek në intervistë tek New York Times : “Ne flisnim shqip, të tjerët na bënë grekë”



Profesori i Universitetit të Athinës Nikos Dimou, në intervistë për New York Times (gazeta më e madhe në Amerikë) duke folur për Muzeun e ri të Athinës deklaroi, që grekët e sotëm flisnin shqip dhe s'kanë lidhje me grekët e lashtë.




“It’s the fault of a German,” Mr. Dimou said about Greek pride in this cause. He was referring to Johann Winckelmann, the 18th-century German art historian whose vision of an ancient Greece “populated by beautiful, tall, blond, wise people, representing perfection,” as Mr. Dimou put it, was in a sense imposed on the country to shape modern Greek identity.

“We used to speak Albanian and call ourselves Romans, but then Winckelmann, Goethe, Victor Hugo, Delacroix, they all told us, ‘No, you are Hellenes, direct descendants of Plato and Socrates,’ and that did it. If a small, poor nation has such a burden put on its shoulders, it will never recover.”



Përkthim:



Është faji i një gjermani, thot z.Dimou për kokëfortësinë e grekëve në këtë çeshtje. Dimou fliste për Johann Winckelmann, historian gjerman i arteve të shekullit të 18, vizioni i së cilit ishte për “një Greqi të lashtë të populluar nga njerëz të bukur, të gjatë, të urtë që riprezantonin perfeksionin”, si z.Dimou tha ishte e imponuar te shteti grek, që të krijonte identitetin modern grek.

“Ne flisnim shqip dhe e quanim vetveten Bizantinë”, por atëherë Winckelmann, Goethe, Victor Hugo, Delacroix,e të tërë na thanë, “Jo, ju jeni Grekë, pasardhës direkt të Platonit e Sokratit” dhe atëherë filluan problemet. Por një komb i vogël dhe i varfër, që ka një ngarkesë të tillë mbi supet e tij, kurrë nuk do shërohet.



Burimi i informacionit : http://www.nytimes.com/2009/06/24/arts/design/24abroad.html?_r=4&pagewanted=2

100% e Hebrejve në Shqipëri - Shpëtuan gjatë Holocaustit

- Nju Jork, të dielën më 5 nentor, një vend i posaçëm iu dha edhe leksioneve që paraqiten aty edhe Joseph J. DioGuardi - Ish-Kongresist Amerikan dhe Kryetar i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, si dhe Shirley Cloyes DioGuardi - Publiciste dhe Këshilltare për Çështje të Ballkanit në LQSHA Nju Jork, SHBA. Leksioni, i çiftit bashkëshortor DioGuardi, ishte titulluar "100% e Hebrejve në Shqipëri - Shpëtuan gjatë Holocaustit"



Joseph J. DioGuardi - Ish-Kongresist Amerikan dhe Kryetar i Liges Qytetare Shqiptaro-Amerikane, iu beri te ditur hebrejve se: "Ka shume pak njerez qe kane njohuri per historikun e gjate te tolerances fetare shqiptare dhe rezistencen e tyre ndaj shtypjes. Keta njerez nuk kane njohurine me te vogel se gjate Luftes se Dyte Boterore, te gjithe hebrenjte qe jetonin ne Shqiperi, dhe ata qe kishin arritur te shkelnin dhe te kerkonin strehe ne kete toke i shpetuan zhdukjes nga Holokausti. Keto informata u ndrydhen e shtypen nga regjimi komunist - stalinist i Enver Hoxhes, i cili e sundoi Shqiperine per nje gjysme shekulli. Kur hebraiket evropiane filluan te iknin nga vendet e tyre ne drejtim te Shqiperise, me qellim qe t’i shpetonin asaj qe po shpalosej para syve te tyre ne Evropen Perendimore ne fillim te viteve te tridhjeta, ne Shqiperi jetonin rreth 200 hebrenj.
Ne fund te Luftes se Dyte Boterore, ne Shqiperi jetonin afer 2000 hebrenj(shumicen e tyre i fotografoi edhe fotografi hebre Geshner). Me plote bindje mund te thuhet se i vetmi vend qe mund te pohoje me te drejte se brenda kufijve te tij tij i kishin shpetuar Holokaustit te gjithe hebrenjte - eshte Shqiperia dhe jane shqiptaret ne Ballkan, pohoi DioGuardi. Shirley Cloyes DioGuardi - Publiciste dhe Keshilltare per Çeshtje te Ballkanit ne LQSHA Nju Jork, SHBA, u perqendua ne temen e lidhur mes Beses se shqiptarve dhe mbrojtjes se hebrejve gjate Luftes se Dyte Boterore. Ajo tha se:" Besa, e cila nderlidh nderin personal dhe respektin e barazine me te tjeret, ne menyre te pandashme dhe komplekse, eshte themel i Kanunit. Besa ka domethenie te shumefishte, duke filluar nga feja, mirebesimi paqesor, armepushimi dhe fjala e nderit deri te premtimi i shenjte dhe obligimi per ta mbajtur premtimin dhe per te ofruar mikpritje dhe mbrojtje. Ajo parasheh mbrojtjen e mikun ne menyre te palekundur dhe te pakompromis, nese lipset edhe me kusht vetesakrifikimi.
Sipas saj: "Keto vlera dhe kjo etike jane pikerisht ajo qe i beri shqiptaret te merrnin nje rol te papare per shpetimin e hebrenjve nga Holokausti. Kjo ilustron fuqishem nderlidhjen intime midis beses dhe tolerances fetare qe e kane karakterizuar Shqiperine e shqiptaret nder shekuj. Njekohesisht, historia e tyre nuk eshte vetem histori e shtypjes, por ashtu siç na deshmon sjellja e tyre e guximshme gjate Holokaustit, ajo eshte edhe histori e rezistences ndaj shtypjes, histori e tolerances fetare dhe histori e perkushtimit per drejtesine." perfundoj Shirley Cloyes DioGuardi.

“Si shpëtuam hebrenjtë nga Holokausti”



Holokausti mbetet kujtimi më i frikshëm dhe më i dhimbshëm për 38 familje beratase, që strehuan rreth 600 hebrenj të përndjekur nga ushtria gjermane. Dhe po kështu për Kujtimin, që në atë kohë ishte vetëm 11 vjeç, dhe i është dashur t’u rrijë pranë e të mbrojë në shtëpinë e tij dykatëshe 18 mysafirë të rrallë, që ishin edhe kategoria më e persekutuar gjatë Luftës së Dytë Botërore. Por, viti 1943 do të ishte një ankth i vërtetë për familjen Civeja. Pushtimi i Beratit nga batalioni gjerman solli edhe frikën për masakrën e radhës. “U detyruam të linim qytetin dhe të fshiheshim në një fshat aty pranë, ku gjendeshin të afërmit tanë. Morën edhe mysafirët e largët, ndërsa kemi shpëtuar për mrekulli”, shprehet i moshuari.

Kujtim Civeja, 72 vjec, nje prej djemve te Qani Civese, rrefen momentet kur nje pjese e baneses se tij eshte mbushur me hebrenj te perndjekur nga regjimi nazist. “Ne shtepine tone dykateshe, me tete dhoma, u strehuan 16 persona, te rritur dhe femije”, thote Kujtimi. Ne moshe te vogel, ai nuk e kuptonte perse keta njerez te huaj ishin mirepritur ne banesen e tij. Ndersa sot shprehet se ndihet krenar per vepren qe kreu atehere babai i tij. Sipas 72-vjecarit, hebrenjte erdhen nga fundi i vitit 1943 ne Berat. “Pasi biseduan me babane, Qaniun, u vendosen ne tete dhomat e shtepise dykateshe. Ishin shume te sjellshem dhe korrekt. Me kujtohet qe shpesh e perdornin ne biseda shprehjen, “jemi ne besen e nje myslimani”, tregon Kujtimi.

Strehimi dhe mbrojtja e 16 qytetareve izraelite ka zgjatur per me se shtate muaj. “Por, ne nje cast qe do te bombardohej Berati nga ushtria gjermane, babai se bashku me ne dhe ata u larguam, duke u strehuar ne nje fshat, te njerezit tane, per disa dite, duke shpetuar ne momentet e fundit. Kur kryheshin kontrolle nga ana e gjermaneve neper qytet, babai i udhezonte hebrenjte te visheshin me rroba te vjetra, shqiptarce, pasi ata gjate gjithe kohes visheshin me rroba te mira dhe europiance”, deshmon 72-vjecari per persekutimin vitet e fundit te luftes. Me pas, grupi i hebrenjve, duke ndjere rrezikun e madh, u shperngulen per te ikur ne drejtim te Greqise. “Me pas nuk arritem te mesonim asgje per fatin e tyre, edhe pse na thane qe nuk do ta harrojme kur mikpritjen dhe ndihmen qe na dhate. Kryesori i tyre quhej Jakov, nje tjeter thirrej Isak, kurse nje prej moshatareve tane kishte emrin Sami, sepse ata kishin jetuar per pak kohe edhe ne Kosove dhe mesuan te flisnin shqip”, perfundon Kujtimi rrefimin.

Berati mbledh ambasadoret dhe historianet



Banoret e Beratit kane hapur dyert gjate Holokaustit nazist, duke mirepritur, strehuar dhe ruajtur 600 hebrenj. Kane qene plote 38 familje, te cilat gjate Lufte se Dyte Boterore pranuan te strehonin ne banesat e tyre hebrenjte e persekutuar nga pushtimi nazist. Dje, ne nje konference shkencore me rastin e dites nderkombetare “Berati per shpetimin e hebrenjve”, ky qytet eshte kthyer ne vemendjen e historianeve per rolin qe luajti ne mbrojtje te kesaj shtrese te perndjekur nga regjimi hitlerian. Prezent ne kete jubile edhe ambasadori i SHBA-ve ne Tirane, John L. Withers dhe diplomatja izraelite, Amira Aron.

Ne prag te 27 janarit, dites nderkombetare te njohur ndryshe si perkujtimi per Holokaustin (SHoa), nen kujdesin e Bashkise se Beratit, konsullates se nderit e Izraelit ne Tirane dhe Akademise se Shkencave, ka nisur punimet konferenca qe eshte zhvilluar ne ambientet e Galerise se Arteve “Eduart Lear”. Konferenca eshte organizuar ne qytetin e Beratit, pasi ky qytet eshte i njohur per kontributin dhe mbrojtjen e hebrenjve. Nga 2264 hebrenj te strehuar ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte Boterore, 600 prej tyre gjeten strehe dhe mbrojtje ne qytetin e gurte. Ne konference kane marre pjese akademike, studiues te njohur, historiane dhe perfaqesues te disa institucioneve nderkombetare me seli ne Tirane.

Seanca e pare e konferences eshte drejtuar nga akademiku, prof. dr. Jorgo Bulo, ndersa dy te tjerat nga prof. dr. Aleksander Meksi dhe prof. dr. Sostas Gjakoumis. Bulo tha se, “Shqiperia nuk ka probleme me ndergjegjen e vete per sa i takon Holokaustit”. Madje, ai shtoi se ne Shqiperi dhe Berat vihen re elemente te jetes e kultures se hebrenjve. Konferencen e pershendeti dhe kryetari i Bashkise Berat, Fadil Nasufi. Ne vijim kane folur ambasadorja e Izraelit, Amira Aron dhe ambasadori i SHBA-se ne Shqiperi, John L. Withers. Me pas nga ana e Bashkise se Beratit u jane dhene tituj mirenjohjeje per shqiptaret qe shpetuan hebrenjte gjate Luftes se Dyte se Boterore. Konferenca ka vijuar me kumtesat e pergatitura nga studiues dhe historiane, lidhur me aspekte te historise se hebrenjve ne Shqiperi. Ambasadorja Aron falenderoi qytetaret beratas per mikpritjen gjate Holokaustit dhe shprehu mirenjohje per aktin e kryer.

Pakez histori, “Hebrenjte dhe shqiptaret”



Shqiperia dhe populli shqiptar konsiderohen nga opinioni boteror si nje rast unik ne qendrimin qe mbajten ndaj hebrenjve gjate Luftes se Dyte Boterore dhe pushtimit fashist, jo vetem duke mirepritur, ruajtur hebrenjte e shperngulur dhe te ardhur ketu gjate luftes, por edhe duke mos kallezuar prane autoriteteve pushtuese naziste asnje prej tyre. Shqiperia u be vendi i vetem qe kishte me shume hebrenj pas lufte se perpara saj, ndryshe nga fati i miliona hebrenjve te tjere neper Evrope, qe u ekzekutuan apo perfunduan ne kampet famekeqe naziste te frymezuar prej filozofise raciste dhe te pastrimit etnik fashist. Asambleja e Pergjithshme e OKB-se e ka shpallur 27 Janarin si “Diten Nderkombetare te Perkujtimit te Holokaustit” dhe percaktoi detyrimin e vendeve anetare per te nderuar kujtimin e viktimave te Holokaustit, si dhe ndermarrjen e programeve e veprimtarive per te parandaluar akte te tjera te gjenocidit. Dhe ne vitin 2004, edhe Kuvendi i Shqiperise shpalli 27 Janarin si Diten e Kujteses.

Para luftes, Shqiperia kishte vetem 200 hebrenj, qe e kishin deklaruar etnicitetin e tyre. Ne fund te luftes, Shqiperia kishte 2500-3000 hebrenj te ardhur nga Dalmacia, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Maqedonia, Bullgaria dhe Greqia. Shqiperia eshte ndoshta vendi i vetem i pushtuar prej nazifashisteve qe nuk miratoi asnje ligj anti-hebraik gjate luftes. Hebrenjte erdhen ne Shqiperi nga vendet e Ballkanit ne forme grupimi kolektiv dhe ne forme individuale. Ndryshe nga sa mendohet, lidhjet historike-kulturore midis shqiptareve dhe hebrenjve ekzistojne qysh prej antikitetit. Gjurmet e ketyre lidhjeve jane ruajtur ne arkeologji, ne etnologji, ne besim e rite, ne histori e kronika dhe ne arkiva.

Sipas studiuesit te njohur shqiptar per kete ceshtje, prof. dr. Shaban Sinani, kater jane ardhjet me te medha te hebrenjve ne hapesiren shqiptare dhe te katra lidhen me periudhat me te njohura te rrezikimit te shpeshte kolektiv te hebrenjve:

Tri grupimet me te medha te hebrenjve te ardhur nga ky rajon per te gjetur shpetim ketu jane:



- 192 hebrenj te Kotorrit (1942, Mali i Zi)

- 350 hebrenj te Dalmacise (Splitit, 1942)

- 500 hebrenj te Serbise, perqendruar ne Kosove (1942)

Lidhje : http://www.kohajone.com/artikull.php?idm=18316

Monday, September 28, 2009

"Është tepër e vështirë të jesh mbret i një milion mbretërve"

Ne shqiptarët jemi popull i vështirë. Sa të përulur e të paditur shfaqemi në pjesë të ndryshme të historisë, aq rebelë e të pashtruar shfaqemi në raste të tjera. Pse?!

Përgjigjen e ka dhënë ish- Mbreti, Ahmet Zogu, në Londër... Në një takim të mbretërve të mbarë botës në Londër, diku në vitet '30-të, një gazetar anglez, më shpoti dhe me pak nënçmim e pyet:

Si e ndjen veten mbreti i një populli liliput si shqiptaret, midis mbreterve te shteteve ku nuk perendon dielli kurre?!

Dy tre mbretër fqinjë filluan të gajaseshin, duke menduar se Mbreti Zog u zu mat...

Ai tha: "Eshtë kollaj të jesh mbret i 400 milionë skllevërve e robërve, por është tepër e vështirë të jesh mbret i një milion mbretërve, siç jam unë".

Gazetarit, por më tepër mbretërve ziliqarë fqinjë, u ngriu qësëndia në buzë!



http://www.shekulli.com.al/2009/07/06/eshte-teper-e-veshtire-te-jesh-mbret-i-nje-milion-mbreterve.html

A e shiti Enver Hoxha Kosovën?!

Kjo është "një polemikë e detyruar me një diplomat të Enverit", thotë studiuesi i njohur Elmaz Leci. Që në këtë shkrim, i përgjigjet një funksionari të lartë të diplomacisë shqiptare, i cili kohë më parë ka polemizuar me të në faqet e "Korrierit", për rolin e Hoxhës për sa i përket Kosovës Nga Prof. As. Dr. Elmas LECI Drejtor i Institutit te Studimit te Problemeve te Sigurimit dhe Mbrojtjes,Tirane
Enver Hoxha me vëllan e tij Stalinin - derisa ("miqtë" e tij) kosovarët internoheshin e persekutoheshin nga nëna Shqipëri - A i thuhet çmendurisë dashuri për Kosovën !? 21 shkurt 2004 / TN

Ne nje artikull timin te botuar ne "Korrieri" me 27 shtator 2003, me titull: "Marredheniet e Shqiperise me Jugosllavine dhe Kosova pas prishjes me Bashkimin Sovjetik", mes te tjerash, aty flitet gjeresisht edhe per Kosoven. Do te ishte e tepert te citoja artikullin, vecse aty evidentohen te dhena, te cilat nuk thone as me shume e as me pak, por qe Enver Hoxha e la Kosoven ne meshiren e ish regjimit te Beogradit.
Pergjithesisht ato fakte e ngjarje nuk i pelqejne nje ish diplomati te kaluar, i cili ne "Korieri"-n e 5 nentorit 2003 synon t'i hedhe poshte permes nje artikulli "polemizues" , qe vetem i tille nuk eshte dhe ti quaj ato, trajtime"krejtesish t pa vend". Madje, pervec artikullit, ai boton po ne ate numer gazete edhe nje interviste, ku permes te dyjave,"artikullit" dhe intervistes, na shpjegon "bemat e mira" te Enverit per Kosoven.
Pergjigja e tij, duke humbur cdo modesti dhe pervoje diplomatike per te cilen, (per kete te fundit, na flet gjate edhe ne autobiografine e tij te botuar po ne ate numer gazete) sic na e thote edhe prere se: Enver Hoxha nuk e shiti Kosoven! Le ta shohim kete deklarim ekskatedra te shokut Syrja, permes dokumentave historike te kohes: E shiti apo jo Enver Hoxha Kosoven?!

Se pari:
Si, dashuria me Beogradin e varrosi çështjen shqiptare ?


Te flasesh per nje ceshtje aq te madhe, sic ishte ajo e Luftes se Dyte Boterore dhe pozicionin e cunguar qe ze lidershipi i ri komunist shqiptar ne te, ne saje te emisareve komuniste jugosllave (Miladin e Dushan) dhe te rolit determinant, (sic e thote vete) te Enver Hoxhes, qe as ne programin (aktin) themelues te Partise Komuniste, ceshtja shqiptare e Kosoves nuk permendet gjekundi, dhe keto sot pas 12 vjeteve demokraci t'ja faturosh nje tjetri si "lajthitje", sic ben ambasadori i kaluar ne "Komentet falsifikuese" ne "Korierin" e 5 nentorit, eshte e kunderta.
Megjithate le t'ja leme gjuhen e komenteve, gjuhes se dokumentave historike: A e shiti Enver Hoxha Kosoven apo jo?! dhe si e shiti ne periudhen e dashurise se tij me Beogradin?!
Ne krye te tavolines themeluese, krijimi i Partise Komuniste Shqiptare, gjeti Miladinin e Dushanin dhe te dy ata, krijuan partine. Mendoj se kjo nuk ka nevoje per zgjatje, sepse nuk eshte objekt i ketij studimi. Si ne aktin themelues te partise dhe ne asnje dokument te saj gjate luftes, nuk ka asgje per ceshtjen e Kosoves. "Ceshtjes shqiptare te Kosoves iu vu vula qe ne 8 nentorin e '41-it, - shkruan V.Dedejeri, ish biografi e Titos. (V.Dedejer, Kujtime, botim i vitit 1949, Beograd).
Per ta zgjeruar me tej argumentin, Dedejeri ne "Jugoslavensko Albanski odnosi", faqe 11-30, po per themelimin e Partise Komuniste Shqiptare dhe per mos zenien ne goje te ceshtjes se Kosoves, perseri shkruan: "Ne mbledhjen themeluese te Partise Komuniste Shqiptare, (e cila u be nen tutelen e dy emisareve komuniste jugosllave, Dushan Margoshes e Miladin Popovicit,) ceshtja e Kosoves as qe u permend.
Per kete ceshtje (te Kosoves) pllakosi po ashtu heshtja e plote edhe ne Konferencen Kombetare te Partise ne marsin e vitit 1943 (Dedejer, "Jugoslavesko - Albanski adnosi", fq.11-20). Pra jane vete jugosllavet ata qe akuzojne ish udheheqjen komuniste me Enver Hoxhen ne krye se Kosoven PKSh-ja ja la Jugosllavise.
I vetmi qe e ngre dhe ankohet se PKSh nuk e ka ne axhenden e saj, e as ne program ceshtjen e Kosoves eshte Koco Tashko, i cili ne fund te vitit 1942 i shkruan Moskes:"Per Kosoven, Partia deri me tani ka heshtur vazhdimisht, duke thene se kjo ceshtje eshte e Partise Komuniste te Jugosllavise (Prof. Plasari dhe Dr. Malltezi, "Politika" fq. 183-187).
Le te vazhdojme me Konferencen e Pezes, 16 shtator 1942. Me qe ishte pluraliste, atje nga nacionalistet jo vetem u diskutua, por u arrit te sanksionohej edhe ne vendimet e saj qe "ne Kosove e viset e tjera shqiptare, jashte kufijve te kishte te njejten organizim dhe po ate forme pushteti, si Shqiperia" vendime, qe nuk u zbatuan asnjehere. Perse - ne do ta shohim ne vijim:
Ne gusht te vitit 1943 u zhvillua mbledhja e Mukjes, ku perfaqesuesi kryesor komunist i Enver Hoxhes, Ymer Dishnica, do te kujtonte: "Ceshtja e Shqiperise etnike, qe do te perfshinte Kosoven, kishte qene nje nder dy guret e kufirit, qe me formulimin qe beme, e kapercyem.
Me kete vendim, per Miladin Popovicin u mbush kupa, i cili e denoi Proklamaten e Mukjes, duke na thene: Ju shpallni lufte kunder fashizmit dhe jo... pavaresine. (Petrovic, libri "Kosova" f. 343-348). Me 31 dhjetor 1943 deri 2 janar 1944 ne Bujan te Tropojes u mbajt ajo, qe eshte quajtur Konferenca e Bujanit, e cila vendosi te nisnin e te funksiononin strukturat qe do te conin ne bashkimin e Kosoves me Shqiperine.
Komiteti Qendror i Partise Komuniste te Jugosllavise nuk qe aspak dakord me kete pjese te Rezolutes se Bujanit. Bashkepunetori i ngushte i Titos, Milan Gjilas, ne nje leter qe i dergonte Komitetit Rajonal, e eleminoi ceshtjen, sic e denoi Bujanin edhe Enver Hoxha" (Rajovic, libri "Autonomija" fq. 439 dhe Hibert, libri "Albania Struggle" fq.91).
Ndersa Ramiz Alia ne librin "Une Ramiz Alia, deshmoj per historine",shkruan se: "Ne vendimin per prishjen e Mukjes, ka ndikuar edhe ceshtja e Shqiperise etnike, e cila u shtrua ne Mukje". Po perse u anullua, denua Mukja?! Kete na e thone te tjere studiues e politikane te kohes qe do t'i shohim me poshte:
"Anullimi i Marreveshjes se Mukjes u be me nderhyrjen e Tempos dhe shkak i saj ishte ceshtja e Kosoves". (E. Barker, dhe B. Tones, libri "Per Luften Nacional Clirimtare" f. 123). Ata qe e firmosen ate (Marreveshjen e Mukjes) do te mbajne pergjegjesi (D. Mugosha, libri "Kujtime" 1973, f.50-58).
Le te ecim me tej me dokumentat, jo me me autore e studiues te huaj, por nga vete goja e Enver Hoxhes: "Ne pragun e clirimit te Jugosllavise dhe te Shqiperise, ne edhe njehere pranuam se nuk eshte koha per te shtruar ceshtjen e bashkimit te Kosoves me Shqiperine". (E.. Hoxha, leter sekrete derguar Stalinit, 2 shtator 1949. Kopja e vetme gjendet ne Arkivin Qendror Rus, Moske,Arkiv, RCHIDNI.D.Op. 137, D.68. L 64-73)
Ne prill te vitit 1945 u be Masakra e Tivarit, per te cilen jo vetem si veper makabre ndaj shqiptareve te Kosoves e te viseve te tjera shqiptare nen Jugosllavi nuk u ngrit zeri, por ne dhjetor te vitit 1946, Enver Hoxha ne Byrone Politike do te deklaronte e kercenonte: "Disa anetare partie duan te filozofojne se mos thote populli c'bete me Kosoven...Ne do te ua spjegojme, kush nuk na kupton, ne do te luftojme" (Proces Verbal i mbledhjes se Byrose Politike, 15 dhjetor 1946,ish Arkivi i KQ te PPSh).
Ne prill te vitit 1945, Dushan Mugosha dhe Mehmet Hoxha moren pjese si perfaqesues te Kosoves ne Kuvendin e Serbise, mbledhje qe u shty dhe u be ne korrik te vitit 1945, ku u miratua Projektrezoluta per aneksimin e Kosoves ne Serbine Federale" (Bajraktari, libri "Serbia's Annexation" f. 118) Jo shume pas kesaj ngjarje, Enver Hoxha do te shkonte ne Konferencen e Paqes ne Paris (gusht 1946) dhe do te deklaronte" "Ne nuk kemi pretendime ndaj aleatit tone Jugosllavi". (Enver Hoxha,Fjalimi orgjinal ne Konferencen e Paqes, Paris,AQSH).

I morem dokumentat nje e nga nje, qe nga themelimi i PKSh, pas marrjes se pushtetit nga Enver Hoxha, e deri ne Konferencen e Paqes. Pyesim: Ka antikombetarizem me te madh?! Disponojme edhe dokumenta te tjera, psh: Ne vitin 1946 Enver Hoxha ne nje leter per Titon shkruante: "Ne rast se do te behet nje hap tjeter ne lidhje me bashkimin, na lajmeroni "(N.Malkolm , libri "Kosova, nje histori e shkurter).
Ne vitin 1946, pas kthimit nga Shqiperia, Velimir Stojnici, ne nje informacion raportonte: "Tirana zyrtare nuk kishte asnje qendrim te percaktuar, asnje reagim per te ardhmen e Kosoves, aq sa perfaqesuesi anglez ne Tirane thekson:"U cudita pse Qeveria Shqiptare deri me sot nuk ka dhene kurrfare deklarate per qendrimin e saj ndaj Kosoves"" (Raport i V. Stojnicit, Beograd 1946,).
Ne nje mbledhje te jashtezakonshme te Plenumit te Komitetit Qendror te Partise, dhjetor 1946, Enver Hoxha do te pyeste ne menyre retorike: "A eshte ne interesin tone qe ne ta kerkojme Kosoven?!" Dhe ne vijim, po vete Enver Hoxha,do te pergjigjej: "Kjo nuk eshte pune progresive per t'u bere,... perkundrazi ne duhet te bejme qe te sigurojme qe kosovaret te vellazerohen me jugosllavet" . (Proces-Verbali, Mbledhja e Plenumit te KQ te PKSh, dhjetor 1946, ish Arkivi Qendror i PPSh). Per komente, besoj se nuk ka nevoje.!


Se dyti:


Ato qe i thuheshin Enverit, shkonin ne Beograd!

Ky eshte deklarimi me kuptimplote i njerit prej lidereve me kryesore te Kosoves, Fadil Hoxhes, i cili tregon se c'ishte Kosova per Enver Hoxhen. Kete deklarim, (nese e dini se c'perfaqesonte Fadil Hoxha ) jo vetem e ka shkruar ne librin e kujtimeve, por e ka thene ne nje interviste edhe ne TVSH-ne tone (nentor 1999) dhe na e tha edhe ne shtepine e tij kur ne veren e 1999-es ishim me Presidentin Moisiu (ish atehere President i Shoqates se Atlantikut ) me gjeneral Parllakun (Hero i Popullit), me gjeneral Bekteshin (ish pjestar i Bujanit) e me Liri Belishoven (ish Sekretare e Komitetit Qendror te PPSh)
Te flasesh per mbrojtjen e ceshtjes se Kosoves nga Enver Hoxha, sic ben "polemizuesi" , do te thote qe per kete ceshtje te kishte nje program, platforme apo strategji! Te tilla nuk ka, as gjate Luftes se Dyte Boterore, as pas saj. Vecanerisht ajo qe e varrosi ceshtjen shqiptare te Kosoves, eshte periudha e dashurise se Enver Hoxhes me Beogradin e Josif Broz Titon. Vetem pas 1981-it, Enver Hoxha ngre borite "e propogandes megallomane ne mbrojtje" te Kosoves.
Ne nje kohe rekord ai udhezon dhe shkruhen ne gazeten "Zeri i Popullit", "Bashkimi" e "Drita" rreth 13 artikuj te ashtuquajtur "bomba". C'kishte ngjare?! Perse Enver Hoxha u kujtua pas afro 40 vjetesh per Kosoven dhe te drejtat e shqiptareve? ! Pergjigja ishte dhe eshte, edhe e qarte, edhe e thjeshte: Ai kerkonte te dilte i lare se nuk e kishte shitur Kosoven, pra te lante duart si Pilati, per krimin qe kishte bere.
Ku ishte ai me 1945-n?! Po ne 1948-n?! Po ne 1956-n?! Ne 1960-n?! Ne 1968-n e ne 1979-n?! Ne 1981-in, Enver Hoxha shperthen, i kthehet Kosoves, "mbron" Kosoven, "i digjet zemra" per shqiptaret ne ish-Jugosllavi! Pse-ja eshte e qarte: Tito, si deshmitari kryesor dhe allishverishesi i shitjes se Kosoves, ne vitin 1980 kishte vdekur.
Sic e shihni asgje nuk tregon strategji mbrojtjeje per shqiptaret, por per mbrojtje te "principates" se Enverit, ku te rrethuar ne tela me gjemba punonin me se dy milion skllever, per familjen e madhe te ish Byrose Politike. Aq e vertete eshte kjo, sa qe mjafton te permend deklarimin e Vasil Katit, ish zevendesminister i tregetise se jashtme ne kohen e Enverit dhe po ne kohen e Enverit i denuar, i cili me 1978 nga burgu i Ballshit do te depononte: "Per cdo vit ne e kishin me plan te padiskutueshem e te detyrueshem qe te importonim nga jashte 18 mije ton tela me gjemba, per te rrethuar klonin (kufirin)qe te mos arratiseshi n shqiptaret (kupto sklleverit).
Le te hidhemi edhe nje here ne retrospektive: Ne shtepine e tij, ne veren e vitit 1999, Fadil Hoxhes i bera pyetjen: "A kishte kontaktuar dhe a ja kishte bere ndonjehere prezent Enver Hoxhes, ceshtjen e rende te Kosoves? Fadil Hoxha mu pergjigj: Po, kam shkuar te Enver Hoxha ne Tirane ne dhjetor te vitit 1945, inkonjito pa lejen e Titos, se bashku me Zekeria Rexhen dhe i kam shtruar si gjendjen e rende nen Serbi ku ndodhen kosovaret, ashtu edhe se c'duhet te benim. Kjo ishte bisede shqiptaresh e mendoj, per shqiptaret. Biseda e zhvilluar ne kabinetin e Enverit, ne vend qe te behej preokupim i Qeverise Shqiptare, kishte mberritur para kthimit tim te Tito".
Keshtu e mbylli deklarimin e tij ish udheheqesi kryesor i Kosoves dhe ne nje periudhe kohe edhe President i Jugosllavise, Fadil Hoxha. Edhe nje retrospective tjeter: A e dini perse e vrane dhe cili e vrau Miladin Popovicin, qe Enver Hoxha i vizitoi edhe varrin kur ishte ne vitin 1946-en ne Beograd?!
Ate e vrau nje shqiptar patriot, Haki Taha, ish mesues. Haki Taha, para se te qellonte, nxorri nga gjiri flamurin kombetar, e shpalosi, ku ne te me shkronja te arta ishte qendisur: "Kosova Shqiperise. Vdekje tradhetareve" ! dhe qelloi...". Komentet, mendoj jane te teperta.
Te "paverteta" e te "pa qena" i quani denimet qe jepte regjimi shqiptar i Tiranes per ato qe flisnin para viteve -'70-te per Kosoven e Shqiperine etnike.
Po ku ti coj une, 1226 vete kosovare, ose me mire te shprehemi shqiptare, te cilet Enver Hoxha i denoi me 8 e 12 vjet burg, sepse donin, kerkonin dhe shpreheshin per clirimin e Kosoves dhe Shqiperine etnike?! Po 4561 te tjere kosovare, si t'ja bejme, qe i internuan ne zonen e Myzeqese e zona te ndryshme ne thellesi te vendit sepse nuk gezonin besimin e rregjimit?!.
Po tere ato shqiptare qe iknin nga Kosova per ti shpetuar denimit te rregjimit serb dhe i denonte regjimi i Tiranes si agjente, apo i kthente ne Jugosllavi se kishte nje marreveshje te fshehte Tirane Beograd?! Po a nuk jane denuar ketu per Kosoven, figura te tilla te njohura si Bedri Pejani e Selman Riza, apo qe te tjere kishin shkruar libra per Kosoven, si Vasfi Samimi e Besim Qorri?! Por keto e qindra fakte si keto, nuk mund te mendojme se nuk i di, por respektojme te drejten qe i takon nje ish posicioni qe ishit si nje "ish diplomat i Hanoit e i Algjerit". Edhe ne se i mohoni, nuk mund te mbulohen plaget e atyre qe i kane hequr mbi kurriz dhe shume e shume te tjere qe punuan per ceshtjen kombetare, por qe nuk u dihet se ku u prehen as eshtrat sepse Enveri "nga qe i donte shume kosovaret" edhe pa varre i ka lene, e megjithate per ju Enveri perseri, faj nuk ka. Tu evidentosh shqiptareve sic beni ju vepren e ndyre te ish Sigurimit te Shtetit, si pune te vyera te ish regjimit te Enver Hoxhes dhe ta propagandosh Enverin dhe strukturat e inkriminuara te shtetit komunist si pergatites te rezistences se viteve '70- te dhe '80-te ne Kosove, do te thote te mohosh sakrificat sublime te nje populli te tere te Kosoves martire per liri, per arsim e kulture, per ceshtjen kombetare.