Bie zilja e celularit. Ora 05:40 e mëngjesit. Dielli kishte kohë që buzëqeshte.
Ngrihem vetëtimthi nga krevati. Laj sytë (kështu është shprehja se lava të gjithë fytyrën në fakt) dhe nxitoj të vishem për të dalë për vrap. Syri më kap një gotë me qumësht të cilën e rrokullis me një frymë.
Ia nis vrapit që poshtë pallatit e ndërkohë vërej se jeta është zgjuar. Rrugët janë mbushur me hallexhinj që vërshojnë nëpër punët e tyre. Shikimet e tyre, indiferente.
Vendos kufjet dhe i ngre volumin, si për të refuzuar të ndikohem prej halleve të kalimtarëve.
Duke vrapuar, se ç'më kap një plogështi e pashpjegueshme dhe nis të mendoj pikërisht për ditën që sapo ka nisur.
Entuziazmi i mëngjesit befas fshihet mes dhjetrash mendime gri që më mbulojnë pakuptuar.
Një ditë e re ka lindur, një ditë e përbërë prej 86400 sekondash, që me shumë gjasa ashtu siç do të lindin, do të vdesin. Do të zhduken nga jeta ime, pa u ngarkuar me asnjë kujtim. Por edhe nëse ndonjë habi e madhe do të më ndodhte, po pastaj?
Përsëri fundi i tyre do të jetë i njëjtë. Ato sekonda nuk do të rikthehen më kurrë për mua.
E megjithatë, dalëngadalë rrëshqas në një analizë të freskët si bryma e barit, për sekondat e mia kamikaze. Më bie dëshira për të vazhduar vrapin dhe muzika në vesh më transformohet ngadalë në një çekan që më godet gjithmonë e më fort, gjithmonë e më bezdisshëm. Aty mbi një kodër të butë, veshur keqazi me shkurre, ulem mbi bar.
Ç'bëra dje, që do ndryshojë nga ajo që do bëj sot? Hiç gjë...
Ku do ti shpenzoj sot energjitë dhe ç'do marr në shkëmbim? Asgjë tjetër veç stresit dhe energjisë negative të të tjerëve...
Përse e mendoja veten se kur të arrija në këtë moshë do isha dikushi dhe do merreshe me çështje të mëdha dhe këto të fundit, me sukses të plotë?
Përse fshihem pas një monotonie dhe nuk guxoj të besoj tek dëshirat e mia? Përse sa më tepër ankohem, po edhe aq nuk kam vullnet të ndërmarr një hap përpara?
Pse sa më tepër humb guximin, pasurohem me tolerancë? Pse e trajtoj veten sikur jam me pushime dhe gjatë këtyre pushimeve vetëm qetësi nuk gjej? Nuk më pëlqen realiteti im brenda këtij realiteti? Pse nuk e krijoj ashtu siç më pëlqen?
Sa shumë përse dhe sa pak sepse...Po çfarë dreqin po bëj kështu? Çfarë pres? Nga kush pres të më trokasin ato ditët e bukura? Ose më duhet të shuaj ëndrrat e dëshirat, ose më duhet t'i realizoj. Ky dyzim qenka vërtetë trashanik.
Vendos të kthehem për në shtëpi, duke ndjekur një hap funebër. Buzëqeshjet e kalimtarëve që vrapojnë, më duken më të pastra se kurrë, ndërkohë që zymtësia më ka kapluar në çdo skaj.
Mbërrij në shtëpi dhe i buzëqesh forcërisht të dashurës time. Ajo nuk e vë re, por nxiton të përgatisë mëngjesin. As ky dushi nuk po më duket miqësor këtë mëngjes.
Nga banjoja dëgjoj zërin e mbytur të partneres që më pyet: "Ti e derdhe këtë gotën, se qumështi ishte i prishur"?
Aty, ndjej një pështjellim në bark, që më mbyllet me një buzëqeshje. Mbase qumështi i prishur më helmoi, apo mbase ishte ai që më zgjoi, e megjithatë morali i i thjeshtë i kësaj historie ishte: "Kujdes me ushqimet në verë"
Shkroi: Stop Injorancës !

No comments:
Post a Comment