“Njerëzit kanë frikë nga vetvetja, nga realiteti i tyre dhe nga ndjenjat, mbi të gjitha. Njerëzit flasin rreth dashurisë, rreth mrekullisë e madhështisë së saj, por këto s'janë gjë tjetër, veçse dëngla. Ta themi troç, dashuria lëndon dhe ndjenjat janë rropatëse. Njerëzit janë mësuar ta trajtojnë dhimbjen si diçka të keqe dhe të rrezikshme. Por si mund të kuptoni dashurinë, nëse jeni kaq të frikësuar për të ndjerë? Dhimbja është krijuar për të na zgjuar, ndërsa njerëzit mundohen ta fshehin atë. Kjo është kaq e gabuar. Dhimbja është diçka për të cilën duhet të përkujdesesh, ashtu si për një radio. Ju njiheni me forcën tuaj të brendshme, pikërisht gjatë përvojës së dhimbjes. Gjithçka varet nga mënyra se si kujdeseni për të. Eshtë ajo që ka rëndësi. Dhimbja është ndjenjë. Ndjenjat e tua janë një pjesë jotja, një pjesë e realitetit tënd. Nëse ju ndjeheni të turpëruar prej tyre dhe për këtë arsye i fshihni ndjenjat, ju po lejoni shoqërinë të shkatërrojë realitetin tonë. Duhet të ngriheni në këmbë dhe të luftoni për të fituar të drejtën për të ndjerë dhimbjen tuaj.
Xh. Morrison
Përktheu: (Stop Injorancës)
Xh. Morrison
Përktheu: (Stop Injorancës)
No comments:
Post a Comment