PARIS - Vogëlushi kosovar, Blendoni (11-vjeçar), i sëmurë gjendej për trajtim mjeksor në Francë, por ai u dëbua me gjithë familjen në drejtim të Prishtinës me avion privat të Ministrisë së Punëve të Brendshme franceze, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”. Për Shoqatën e Lidhjes për Arsim pa Kufij (RESF) rasti është një trashëgimi e drejtpërdrejtë e epokës së ish-presidentit, Nicolas Sarkozy. Për kthimin e dy binjakëve në Francë tashmë është themeluar edhe shoqata franceze “Të gjithë së bashku për Blendonin dhe Blendin“. Kurse Richard Moyon, një figurë emblematike e RESF, është i shqetësuar ngaqë politika e Ministrisë së Brendshme duket se është në vazhdimësinë e Sarkozy-së. Richard Moyon ka rritur presionin mbi qeverinë e mediat për rikthimin e vogëlushit kosovar për shërim në Francë.
Gati një vit më parë, prindërit kosovarë me dy fëmijët u dëbuan nga rajoni i Parisit në Kosovë, në shtëpine e tyre. Një situatë e zakonshme në një vend, që dëbon mbi 30.000 të huajt çdo vit, njofton RFI. Francezët dëbuan familjen Gashi, edhe pse Blendoni i vogël (një nga binjakët) ishte në trajtim e sipër mjekësor, por që në Francë iu mohua. Dëbimi i dhunshëm nga autoritetet franceze i familjes Gashi me një fëmijë të sëmurë ka shkaktuar reagime të shoqatave franceze, duke filluar nga një peticion prej Lidhjes për Arsim pa Kufij (le Réseau éducation sans frontières-RESF) javën e kaluar, e cila mblodhi mijëra nënshkrime, përfshirë këtu edhe disa emra prestigjiozë nga kultura dhe politika, që kërkojnë rikthimin e vogëlushit për shërim në Francë.
Blendoni i sëmurë, i dëbuar nga Franca, ka shtyrë në betejë shoqatat franceze me Parisin për kthimin e voglushit kosovar.
Blendoni 11-vjeçar me prindërit e tij dhe vëllai i tij binjak mbërritën në Francë në prill 2010. Ata janë të shoqërueshëm dhe u integruan gradualisht. Djemtë janë në shkollë dhe shpejt mësuan edhe gjuhën frënge. Familja dhe mjekët ku ishte strehuar familja Gashi kishin filluar të merreshin me shërimin e Blendonit të vogël, të sëmurë, i cili vuan nga hemiplegia, goditje kjo që ka ndodhur në vitet e tij të hershme, duke humbur përdorimin e dorës së djathtë dhe çalon.
Operacioni qe planifikuar në Spitalin Universitar të Reims, gjë që më pas u bë problem. Blendoni nuk do të operohet, kanë marrë lajmin ata nga autoritetet franceze. Kurse më 18 janar 2011, në 07:00, është arrestuar familja Gashi, duke e instaluar atë në një qendër për dëbim në Metz, kurse të nesërmen ata janë dëbuar, duke i hipur në një aeroplan privat të Ministrisë e Punëve të Brendshme franceze dhe i kanë dërguar në drejtim të Prishtinës.
Por për Shoqatën e Lidhjes për Arsim pa Kufijë (RESF) rasti është një trashëgimi e drejtpërdrejtë e epokës së Sarkozy-së.
Në peticion janë mbledhur nënshkrimet e njerëzve si Olivier Besancenot, një anëtar i komitetit ekzekutiv të partisë së re anti-kapitaliste dhe regjisori Laurent Cantet. RESF ka dërguar një kërkesë, një letër Ministrisë së Brendshme së fundi gjatë festave të Krishtlindjeve, për lejimin e kthimit të familjes Gashi në Paris, për t’i mundësuar shërimin Blendonit të vogël. Por tani për tani, gjendja e familjes Gashi nuk ka ndryshuar. Prindërit dhe fëmijët jetojnë pa shtëpi në Prishtinë, tek të afërmit.
/Shekulli Online/M.A./Ndiqni videon këtu: http://youtu.be/hIna2P_H_hM
No comments:
Post a Comment