Thursday, January 10, 2013

Onomatope në shqip

Nga Rubrika: "Filozofia dhe Madhështia e Shqipes" shkëpusim fjalën "Kërc".

Nga Fjalori i Shqipes lexojmë:
KËRCE f. sh.
1. Ind i fortë dhe i përkulshëm, në ngjyrë të bardhë, që gjendet zakonisht në llapën e veshit, në hundë dhe në kyçet e eshtrave të njeriut e të kafshëve.
2. Shtresa e jashtme dhe e fortë që zë buka ose diçka tjetër kur piqet, kore e hollë; copë e hollë e petës së jashtme të byrekut, të lakrorit etj., e pjekur shumë. Kërce buke (lakrori). I pëlqejnë kërcet.
3. I ngrirë; krejt i ri dhe i pastër, akull. I rrinë rrobat kërce. E ka kostumin kërce. Rrobat kur i nderim në ballkon dhe ngrijnë prej të ftohtit në atë mënyrë saqë po ti prekim ato edhe mund të thyhen.

Me një arsyetim të thjeshtë logjik mundet lehtësisht të kuptojmë se fjala "Kërc" është një onomatope.
Onomatope quhen fjalët e një gjuhë që imitojnë tingujt në natyrë dhe nëse greqishtja ka 4 të tilla, latinishtja 5, gjuha jonë shqipe ka 54 fjalë onomatope (mbase edhe më tepër), që me kaq mjafton për të kuptuar lashtësinë dhe epërsinë e saj mbi gjuhët e mësipërme.

Pra fjala kërc, vjen si emërtim pikërisht prej tingullit që lëshon kërci i veshit kur e prekim me dorë, korja e bukës kur e kafshojmë, apo edhe rrobat e thara kërcu në tel, kur i prekim me duar.

Ç'fjalë të tjera ka formuar fjala "Kërc"?

I rikthehemi sërish fjalorin shqip dhe ndiqni vijën logjike me të cilën shqipja me filozofinë e saj sa të lashtë e natyrale, ka pasuruar vetveten.

- KËRÇANJAR
Pjepër i papjekur.
- KËRCAS
Nxjerr një tingëllim të mprehtë e të thatë që përsëritet disa herë, bën një zhurmë të thatë sikur thyhet një xham, bën krismë; bëj që diçka të nxjerrë tingëllim të tillë. Kërcet dera. Kërcet zjarri (kandili). I kërcasin kockat. Diçka kërciti. Kërcas gishtërinjtë. Kërcas dhëmbët.
- KËRCEJ
Hidhem përpjetë, përpara, prapa ose anash; lëviz duke u hedhur në një drejtim të caktuar. Kërceu i pari. Kërcen me një këmbë (pupthi). Kërcej së larti (së gjati). Kërceu tre hapa larg. Kërceu nga shtrati. Kërcen karkaleci. Kërcen topi. Kërcen kandari. Kërceu mbi kalë.
- KËRCELL
Pjesa kryesore e bimës, në trajtë boshti, që del mbi rrënjë dhe mban degët, gjethet, lulet e frytet. Kërcell i gjatë.
- KËRCËLLIJ
Kërcëllij dhëmbët.
- KËRCËLLIMË
Krismë e mbytur, që ndërpritet dhe përsëritet disa herë;
- KËRCËLLOJ
Përplas një herë ose disa herë dy sende, të cilat nxjerrin një krismë të thatë; cakëlloj; kërcas; çokas. Kërcëlloj dhëmbët. Kërcëlloj gotat.
- KËRCËNIM
Kërcënim me armë.

Si mundet vallë që këtë gjuhë mijëvjeçarësh që u ngjiz dhe u formua në kohët kur njeriu u bë njeri, kjo gjuhë që i mbijetoi të gjitha kohërave, të gjitha sulmeve, të gjitha urdhrave e fermanëve për t'u shuar nga faqja e dheut, ta përdhosim, ta shkërbëjmë kështu, në kohë paqeje?

Shkroi: Stop Injorancës !

Këtu mund të lexoni të gjitha gjetjet tona

No comments: