Një vajzë e re, që u torturua brutalisht në Afganistan nga i shoqi pasi
u përpoq të arratisej nga martesa e detyruar e abuzive, po e merr
veten, ndërkohë që mjekët po vazhdojnë të rindërtojnë fytyrën e saj.
Aesha Mohammadzai, që mendohet se është 21 ose 22 vjeçe, u vendos në SHBA pasi u arratis nga vendi i saj.
Aesha, që nuk ka qenë kurrë në shkollë dhe nuk ka festuar ndonjëherë ditëlindjen e saj, tha se tani ajo nuk ka më frikë që të shohë veten në pasqyrë.
Mjekët kanë kryer thuajse gjysmën e punës dhe do të vazhdojnë të punojnë në fytyrën e saj deri në rindërtimin e plotë.
“Në fillim isha shumë e frikësuar. Nuk e shihja dot veten në pasqyrë. Kisha frikë të mendoja se çfarë do të ndodhte në të ardhmen me mua. Por tani nuk kam frikë. Tani e di kuptimin e jetës, se si duhet të jetosh. Atëherë nuk e kuptoja jetën,” thotë ajo për CNN.
Historia e Aesha-s pati tronditur botën, kur ajo u shfaq në një kopertinë të revistës Time në gusht të vitit 2010. Revista synonte të tregonte se si dhunohen gratë në Afganistan.
Kur ishte 12 vjeç, babai i premtoi se do martohej me një luftëtar taliban për të paguar një borxh. Ai e dorëzoi tek familja e tij, që abuzonte me vajzën dhe e detyronte të flinte në stallë me kafshët.
Kur Aesha tentoi të arratisej, i shoqi e kapi dhe i prenë hundën dhe veshët si ndëshkim.
Pasi e lanë për të vdekur në male, ajo arriti të zvarritet deri tek shtëpia e gjyshit.
Ajo arriti të shkonte për trajtim në një spital ushtarak amerikan. Pasi u trajtua për dhjetë javë, ajo u dërgua në një strehë sekrete në Kabul përpara se të nisej për në SHBA, ku do e priste një familje amerikane.
Çifti Mati dhe Jamila Arsala janë kujdesur për të në SHBA. Ata kanë edhe një vajzë 15 vjeçare, që është mikeshë e mirë me motrën e adoptuar.

No comments:
Post a Comment