Duke
ndjekur para disa ditësh filmin legjendar "Shpëtoni ushtarin Rajan" të
1998-ës më bëri shumë përshtypje skena e fundit e filmit që pasqyrohet
nëpërmjet fotos tek varrezat e ushtarëve amerikanë, të rënë gjatë luftës
së II-të botërore.
Ajo që më bëri përshtypje ishte pikërisht ecja mbi varre, duke shkelur mbi to dhe duke e fokusuar respektin tek Kryqi ku shënohen gjeneralitetet e të ndjerit.
Ne shqiptarët kemi komplet tjetër standart në nderimin e njerëzve që ndërrojnë jetë. Një standart që tregon një kulturë shumë fisnike, të lashtë e të vyer.
Mjafton të përmendim këtu një pasuri të çmuar nga folklori ynë, vajet, këndimin gjatë ceremonive mortore në nder të të ndjerit.
Ndahen në dhoma të ndryshme gratë nga burrat dhe trupi i të ndjerit që rri 24 orë në shtëpi, qëndron në dhomën e burrave.
Pastaj kemi edhe përkujtimoret të quajtura: të shtatat, të dyzetat (data e mbylljes së vizitave), 6 mujori, 1 vjetori etj.
Megjithatë, ritualet e mortit janë të shumëllojshme nga zona në zonë e krahina në krahinë dhe kështu do doja që në këtë temë secili prej jush të mundohet e të na sjellë karakteristika të ritualeve mortore që ju kanë mbetur në mendje dhe vlejnë ti mbajmë bashkarisht, qoftë për ti memorizuar në kujtesën tonë, në këto kohë kur globalizimi po përpin vrullshëm kultura të tëra.
Shkroi: Stop Injorancës !

No comments:
Post a Comment