Thursday, January 10, 2013

Prifti: Femrat me rroba të ngushta, shkak për dhunën në familje


Një prift italian ka shkaktuar zemërim pasi ka deklaruar se gratë janë fajtore për dhunën në familje pasi veshin rroba të ngushta.

Ai madje e ka varur një deklaratë të tillë në derën e kishës.

At Piero Corsi sulmoi gjithashtu gratë duke thënë se nuk pastrojnë shtëpitë e tyre dhe shërbejnë ushqime të shpejta dhe të pashëndetshme.

Ai sulmoi pornografinë, por shtoi se gratë provokojnë incidentet më të këqija, që kthehen në dhunë e abuzim seksual.

“Problemi kryesor janë se gratë janë bërë gjithmonë e më provokuese. Sa herë shohim vajza e gra që ecin në rrugë në mënyrë provokuese dhe me rroba të ngushta? Bebet shpesh braktisen, shtëpitë janë të pista, ushqimet të ftohta, rrobat të palara,” shkruan prifti, që e ka vendosur mesazhin e tij në kishën San Terenzo di Lerici.

Kryebashkiaku Marco Caluri, thotë se mesazhi është thellësisht ofendues.

Peshkopi i La Spezia kërkoi që mesazhi të hiqet, duke thënë se ka opinione të papranueshme që shkojnë kundër pozicionit të kishës.

Një raport i OKB arrin në përfundimin se një e treta e femrave në Itali kanë qenë subjekt i dhunës në familje.
(Tema)

No comments: