Partia greke neofashiste, Agimi i Artë, ka reaguar ashpër dhe
pa e fshehur urrejtjen për popullin shqiptarin, ndaj kërkesës së
Aleancës Kuq e Zi për largimin e kryepeshkopit Anastas nga Shqipëria.
Reagimi me nuanca racizmi ekstremist ka ardhur në formën e një shkrimi
të publikuar në faqen zyrtare të Partisë Agimi i Artë.
Në këtë shkrim shqiptarët cilësohen në mënyrë fyese si një komb kaçakësh që kërcënon kryepeshkopin Anastas, sipas Agimit të Artë, duke përfituar nga dobësia e Athinës. Në lidhje me çështjen e Çamërisë, në shkrim thuhet se është një kërkesë e egër dhe e pabazë.
Për Agimin e Artë shqiptarët janë mbeturina të perandorisë osmane në tokën “e lashtë greke” të Ilirisë. “Nuk mund të presim më shumë nga një komb si shqiptarët, të krijuar nga italianët dhe që mbahen nga sionistët amerikanë. Mjafton një teshtitje e Greqisë, që goja e tyre të mbyllet. Shqiptarët janë mbeturina të perandorisë osmane në tokën ilire dhe nacionalistët grekë do të vendosin rendin në tokën e lashtë greke të Ilirisë”-thuhet në shkrim. Agim i Artë e mbyll këtë deklaratë urrejtjeje dhe racizmi, duke nënvizuar se do të hapë degë politike në Delvinë, Tepelenë, Korçë, Delvinë dhe Himarë.
Shekulli Online/Përgatiti: I.S.

No comments:
Post a Comment