Një shtetase shqiptare nga Korça është vënë në pranga nga policia në Maqedoni. Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni ka informuar dje se gruaja dhunonte “të dashurit e saj”. Pasi kryente marrëdhënie seksuale me ta, ajo i helmonte dhe i grabiste.
51 vjeçarja shoqërohej vazhdimisht me meshkuj të moshuar, të cilëve u hidhte në ushqim ose pije substanca të panjohura dhe ata kalonin në gjendje të pavetëdijshme. Më pas ajo iu merrte paratë dhe grabiste çdo gjë me vlerë.
“E dyshuara më 8 dhjetor është ndaluar në pikën kufitare Tabanoc, pasi ndaj saj ishte ngritur fletë-arrest mbarëkombëtar. Menjëherë pas arrestimit ndaj saj është shqiptuar masa e paraburgimit”, citohet në” GSH” deklarata e Ministrisë së Brendshme maqedonase.
No comments:
Post a Comment