Sunday, May 19, 2013

Faqja Stop Injorancës dorëzohet...

U bënë 4 vjet nga dita kur u hap kjo faqe dhe sot pas 4 vitesh, ndjehemi më të dobët, më të pafuqishëm e më të dekurajuar se në fillimet tona, në një kohë kur padija, urrejtja, dhuna e mjerimi bëhet gjithmonë e më i madh, gjithmonë e më i fuqishëm. Propozojmë ta mbyllim me kaq. Le ta quajmë e kujtojmë si një ëndërr idealistësh që më në fund vendosën këmbët në tokë.




Kemi amortizuar deri më sot plot sulme, sharje, kërcënime, kemi akumuluar kaq shumë energji negative, zili, smirë, thashetheme, përbaltje, hipokrizira sa dukebërë një bilanc të përgjithshëm, kandari nuk vendos dot në ia ka vlejtur barra qeranë.

Epoka e heronjve ka marrë fund dhe heroizimi s'mund të jetë profesioni i askujt.

Shumë njerëz do kërkojnë një ambjent të ri ku të komentojnë e me shumë gjasa shumë të tjerë do fërkojnë duart...

Le të themi se injoranca fitoi!

Shkroi: Stop Injorancës !

No comments: