Sunday, May 19, 2013

FISHKËLLIMA BORDURASH

Ti nuk e ke provuar,mik
peshën e valixhes,
tek mbetesh në stacion,
se dyert nuk t'i hapin trenat
dhe pse vijnë e ikin
qindra.


Ti nuk e ke provuar,mik
ta thithësh bashkë me cigaren,
pluhurin,
ulur bordurave,
ditëve që të vdesin ndër sy
dhe netëve që të vijnë të vdekura,
tok me ëndrrat e ngrira.


Ti nuk e ke provuar,mik
të mos ia njohësh tingëllimin qeshjes
e lotin
ta kesh zgjidhjen tënde
kur shtëllunga dhimbjesh
ta shtrëngojnë shpirtin.


Ti ulur snobshëm,mik
nga përtej një gote alkooli
tek më sheh
një pyetje të spërdridhet
trurit,
ç'shije ka bordura?!

Qershor 1997 Gëzim Murajza

No comments: