Lutjet, të cilat besimtarët e çdokujt feje ia drejtojne Zotit të tyre, për ndihmë, kur një person i tyre është i sëmurë, kur duan të dalin nga një situatë e keqe dhe e vështirë, kur përballen me rreziqe të ndryshme, kur duan të dalin me rezultate të mira në testime, kur i zë paniku etj, janë të gjitha në kundërshtim me vullnetin hyjnor.
Me anë të këtyre lutjeve, një besimtar i kërkon me përgjërim Zotit, që Zoti të ndryshojë një ndodhi të paracaktuar prej tij, që Zoti ta ndihmojë, që Zoti të bëjë diçka ndryshe nga rrjedha natyrale apo e paracaktuar e ngjarjeve.
Me anë të këtyre lutjeve, një besimtar i kërkon me përgjërim Zotit, që Zoti të ndryshojë një ndodhi të paracaktuar prej tij, që Zoti ta ndihmojë, që Zoti të bëjë diçka ndryshe nga rrjedha natyrale apo e paracaktuar e ngjarjeve.
A nuk është kjo lutje kundra vullnetit të Zotit ? A nuk bie kjo dëshirë në kundërshtim me atë që Zoti ka vendosur ? A nuk po kërkoni të ndryshoni vullnetin e Zotit ?
Sa % e lutjeve ju realizohen dhe pse mendoni se realizohen, nëse jo rastesisht... ? Kur ngjarjet rrjedhin në linjën për të cilën një besimtar lutet, atëherë rëndomtë thuhet se "e pa/dëgjoi Zoti", ndërsa në rastet kur lutja bie në "vesh të shurdhër", atëherë dëgjojmë shprehje të tipit "Këto janë zgjedhjet e Zotit", apo Zoti e mori pranë vetes etj etj.
Një pyetje të sinqertë kisha ndaj besimtarëve që luten kur ndodhen në vështirësi : Zoti të ndihmon vetëm nëse ti i lutesh , apo nëse ti ke të drejtë ?
Sa nevojë ka Zoti për lutjet e një "fatkeqi", për të kuptuar ç'është më e mira apo më e drejta për të ngjarë ?
Gjithashtu, një tjetër fenomen absurd apo qesharak janë edhe falenderimet. Falenderohet Zoti për bukën, falenderohet nëse të plotëson dëshirat, falenderohet kur nga vështirësitë e shumta të kësaj jete arrin t'ia dalësh, falenderon Zotin kur mjekët bëjnë "mrekulli" me pacientët, falenderon Zotin kur nga një aksident shpëton pa pasoja etj etj.
- Mos i kemi hyrë pak në hak rastësisë, mundit tonë dhe të tjerëve ?
- Si mundet që një besimtar ti lutet Zotit të tij, që ti ndryshojë fati ?
Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2
No comments:
Post a Comment