Thursday, December 3, 2009

'Guantanamo', Shqipëria ndër vendet e rralla që thotë 'PO'

Shqipëria do të presë ish të dënuar nga burgu i Guantanamos. Lajmi është dhënë nga kreu i qeverisë, Sali Berisha, i cili ka deklaruar se është përgjigjur pozitivisht për kërkesën për pritjen e disa ish të dënuarve.

Nga Australia e madhe e deri tek Estonia e vogel, jane te panumert vendet qe i kane thene JO kerkeses se amerikaneve per te mbajtur ne vendet e tyre te burgosurit e Guantanamos, burgu i tmerreve dhe shkeljes flagrante te te drejtave te njeriut.

Por Shqiperia eshte nje vend gjithmone i lehte per kerkesat e 'te medhenjve'. Ne do te behemi keshtu nder te paktat vende, ku qeveria eshte dakord te marre persiper kete risk. Madje ne menyre te perseritur.

Sipas kryeministrit te Shqiperise, ky qëndrim i qeverise ne Tirane bazohet në një çështje shumë të rëndësishme që ka të bëjë, sipas tij "me të drejtat e njeriut".


"Sigurisht ne nuk mund të presim më ujgurë, sepse marrëdhëniet me Kinën kanë një rëndësi të veçantë". - shtoi ai, duke perjashtur kete kategori, edhe pres se ciles ne kemi marre me pare te burgosur. Ne Tirane jetojne nje grup ujguresh prej vitesh.


Deklarata është bërë gjatë një konference për shtyp, ku Berisha përshëndeti vendimin e marrë nga presidenti amerikan Barak Obama për strategjinë e re për Afganistanin.

Takimi i S.Berishes me ambasadorin amerikan Withers dhe te derguarin Fried kishte lidhje pikërisht me këtë vendim.

Ai theksoi se në takim u njoftua ambasadori Withers për vendimin se Shqipëria do të dërgojë trupa shtesë në Afganistan. Sipas Berishës, nga dy kompani që janë aktualisht me mision në Afganistan do të ketë 85 trupa shtesë.

Sipas te derguarit amerikan ne Europe per ceshtjen e Guantanamos, ambasadorit Fried, proten pergjigje pozitive edhe nga Franca, Hungaria, Portugalia dhe Irlanda. Por presioni i shoqerive perkatese ne keto vende ashtu si dhe thuajse ne gjithe globin eshte i forte per JO.

*****



Berisha takon ambasadorin e SHBA-së, Withers

Kryeministri Sali Berisha është takuar sot me ambasadorin e SHBA-së në vendin tinë, John Withers.

Takimi mësohet se është zhvilluar në ambientet e vilës nr.31 në kryeqytet dhe pa praninë e medieve.

Nuk njoftohet asgjë për temën e takimit mes kreut të qeverisë shqiptare dhe ambasadorit Withers, por takimi ka nisur vetëm pak kohë para skadimit të ultimatumit të opozitës për hapjen e kutive.

Shekulli

No comments: