Ka ardhur në Tiranë nga Amerika dhe nuk e ka aspak problem të deklarojë se është ... lesbike.
Madje, realiteti shqiptar në lidhje me minoritetet seksuale e ka habitur atë. Në fillimet e saj nuk do të gjente asnjë person homoseksual, ndonëse e dinte shumë mirë se kishte edhe ne Tirane njerëz të këtij komuniteti. Eshte antropologia amerikane, Mindy Michels.
Madje, realiteti shqiptar në lidhje me minoritetet seksuale e ka habitur atë. Në fillimet e saj nuk do të gjente asnjë person homoseksual, ndonëse e dinte shumë mirë se kishte edhe ne Tirane njerëz të këtij komuniteti. Eshte antropologia amerikane, Mindy Michels.
Ajo na tregoi dje një pjesë të historisë së saj, në ditën e dytë të debatit për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri organizuar me mbështetje të Ambasadës së Mbretërisë së Vendeve të Ulëta në Shqipëri dhe Qendrës për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA).
Mindy, tashmë, është një aktiviste për shoqërinë dhe komunitetin e lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transgjinorëve në Shqipëri.
*****
Kur partnerja ime dhe unë erdhëm për herë të parë në Shqipëri, (para 3 vitesh) ne na kishin thënë shumë persona: "nuk ka homoseksual në Shqipëri". Unë e dija që kjo nuk mund të ishte e vërtetë, po për dy vitet e para që jetuam në Shqipëri nuk gjeta asnjë komunitet homoseksual.
Gjithsesi, në vitin e fundit jo vetëm që njoha shumë persona homoseksual në Shqipëri, por, gjithashtu, pata fatin e mirë që të punoja me shumë aktivistë homoseksual dhe heteroseksual, të cilat janë duke punuar për të krijuar një komunitet dhe një shoqëri gjithe perfshirese.
Unë deklarova se jam lesbike. Duhet të pranoj se nuk na penguan këtu në Shqipëri dhe kjo, mbase, ngaqë e dinin që ishim të huaja, por fillimisht e kisha shumë të vështirë të lidhesha me këtë komunitet, pasi ata ishin të fshehtë dhe ishte vështirë t'i gjeja. Shkova në ambasadën Amerikane në Shqipëri dhe ambasadori John Ëithers më tha se këtu nuk ka asnjë organizatë të deklaruar për minoritetet seksuale.
Ajo që kam parë dhe ndier tani për tani është se sa e frikshme është të deklarohen ndaj dhe fshihen. Një lesbike këtu më tha pak kohë më parë se lesbikja e fundit që kishte parë ishte vetja e saj në pasqyrë.
Ka shumë pak studime të disponueshme për lesbiket, homoseksualët, biseksualët dhe transgjinorët shqiptarë dhe gjithashtu shumë pak studime në lidhje me qëndrimin e shoqërisë dhe situatën për LGBT shqiptarë.
Pavarësisht kësaj është shumë e qartë që ka një izolim dhe diskriminim të zgjeruar shoqëror në lidhje me këtë çështje. Nuk ka shërbime shoqërore, nuk ka rregulla, nuk ka vende të sigurta për t'u takuar, nuk ka mbështetje nga qeveria dhe ka shumë pak organizata shoqërore civile që përfshijnë problemet LGBT në misionin e tyre.
Shumë nga LGBT shqiptarë ndihen të izoluar dhe shumë prej tyre ndihen të diskriminuar, shumë prej tyre kanë frikë nga diskriminimi që ata dhe familja e tyre do të përballen, nëse ata do të dalin hapur për orientimin e tyre seksual.
Disa njerëz që njoh janë larguar nga Shqipëria ose po mundohen të ikin se ata e ndjejnë se nuk mund të kenë një jetë këtu. Disa të tjera kanë dashur të kryejnë vetëvrasje, sepse nuk kanë menduar që nuk do të pranoheshin kurrë.
Në të njëjtën kohë ka shumë homoseksualë dhe heteroseksualë që po punojnë për të ndryshuar këtë situatë për personat LGBT në Shqipëri. Unë jam jashtëzakonisht e frymëzuar nga pasioni, entuziazmi dhe angazhimi i këtyre njerëzve që janë duke punuar për të ndërtuar komunitetin, për të ndërtuar vizibilitetin dhe për të krijuar ndryshimin.
Ata janë shumë të emocionuar, ata janë duke kuptuar se janë më të fortë kur janë së bashku dhe po punojnë për një qëllim të përbashkët. Dhe më e rëndësishmja është se ata janë pjesë aktiviteteve për ndërtimin e këtij komuniteti, nuk janë më vetëm dhe nuk ndihen më të izoluar dhe të pashpresë.
Një grup i quajtur Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT filloi punën në prill të vitit 2009, kur një grup aktivistësh hapën një grup në facebook. Në më pak se një muaj, grupi i facebook u shtua me 500 anëtarë, ku pjesa më e madhe ishin shqiptarë. Pjesëtarët e këtij grupi janë homoseksualë dhe heteroseksualë, ku të gjithë shprehin idenë se duhet të jetojnë të lirë, pavarësisht orientimit të tyre seksual.
Programet e Aleancës drejtohen të gjitha nga vullnetarë dhe rrotullohen përreth 3 degëve që trajtojnë ndërtimin dhe autorizimin e komunitetit, edukimin publik dhe krijimin e vizibilitetit për çështjet e lesbikeve.
Shekulli
Pas një kërkimi të vogël këtu në Facebook, vura re që ekzistojnë disa faqe shqiptare homoseksualësh, disa madje duke tentuar të shfaqin emrat e tyre real...
Lidhje :
-http://www.facebook.com/se
- http://www.facebook.com/gr
- http://www.facebook.com/gr
- http://www.facebook.com/gr
- http://www.facebook.com/gr
- http://www.facebook.com/gr
- http://www.facebook.com/gr
No comments:
Post a Comment