Të harruarit e përhershëm".
Kështu e quajnë veten banorët e zonës së Planit në Dukagjin të Shkodrës. E me këtë statut, përballë harresës së shtetit e pamundësisë së tyre për zgjidhje të tjera, mesa duket ata janë mësuar. Jetojnë të izoluar. Për muaj të tërë bllokohen nga bora, lartësia e së cilës shkon deri mbi dy metra. E sikur të mos mjaftonte kjo, duhet të përballen dhe me mungesën totale të energjisë elektrike. Në këtë zonë varfëria, mjerimi, mungesa e kushteve më minimale të jetesës, mungesa e rrugës, e energjisë elektrike bashkëjetojnë sikur duan të tregojnë pikun e durimit të njeriut.
Kështu e quajnë veten banorët e zonës së Planit në Dukagjin të Shkodrës. E me këtë statut, përballë harresës së shtetit e pamundësisë së tyre për zgjidhje të tjera, mesa duket ata janë mësuar. Jetojnë të izoluar. Për muaj të tërë bllokohen nga bora, lartësia e së cilës shkon deri mbi dy metra. E sikur të mos mjaftonte kjo, duhet të përballen dhe me mungesën totale të energjisë elektrike. Në këtë zonë varfëria, mjerimi, mungesa e kushteve më minimale të jetesës, mungesa e rrugës, e energjisë elektrike bashkëjetojnë sikur duan të tregojnë pikun e durimit të njeriut.
ERRESIRA
Në zonën e Planit u bënë më shumë se tri vite që nuk ka energji elektrike. Në këto kushte banorët i janë kthyer ndriçimit me pisha e pak prej tyre me qirinj, se jo të gjithë kanë mundësi të blejnë qirinj, pasi ata kushtojnë e fshatarët janë të varfër në ekstrem. Gjon Bungu, kryeplaku i fshatit Plan, tregon për "Gazeta Shqiptare" këtë situatë kritike. "Nuk kemi energji elektrike prej më shume se 3 vitesh, madje katër. Që kur na është djegur transformatori vazhdojmë pa energji elektrike. Jemi ankuar, ku nuk kemi shkuar. Sa afrohet fushata na premtojnë, më pas gjithçka harrohet", - pohon ai. "Është e pabesueshme se si flitet për zhvillim ekonomik të vendit dhe hyrje në BE apo internet në shkolla, ndërkohë që ka zona si kjo e jona në Shqipëri që ka tri vite pa drita. Kështu, në kushte mesjete nuk është vetëm fshati Plan, por gjithë Dukagjini me 7 mijë banorë", - shton më tej Gjon Bungu, kryeplaku i fshatit.
MJERIMI
Për të shkuar deri në këtë zonë do kohë e stërmundim. Pas udhëtimit disa orë me makinë, duhet të ecësh në këmbë përreth dy orë e gjysmë nëpër shtigje që vetëm rrugë nuk mund të quhen. "Erdhi para një viti djali nga Italia. Kishte marrë me vete dhe gruan me fëmijën pak muajsh. Jam ndier shumë keq tek shihja peripecitë që po kalonte familja e tim biri për të ardhur në shtëpinë e tij. I lutesha Zotit që të mbërrinin gjallë. Poshtë shtegut të thepisur është lumi Kir që vërshon. Jam detyruar t'i them tim biri që të mos vijë shpesh sepse kam hallin e nipit të vogël, mos m'i ndodhë gjë rrugës. Gjithë rrugës ka lapidare, të cilët tregojnë aksidentet e shumta që kanë ndodhur në këtë zonë. Të panumërt janë të vdekurit. Ka edhe aksidente kolektive. Janë pllakat që tregojnë vdekjen e 18 personave njëherësh, më tej është një tjetër pllakë që tregon vdekjen e 11 të tjerëve", - tregon Marku, një nga banorët e fshatit. Lëvizja e banorëve është tejet e vështirë, makinat këtej nuk kalojnë për shkak të rrugës. Banorët të irrituar tregojnë stërmundimin kur kanë ndonjë të sëmurë. U duhet të udhëtojnë 7-8 orë në këmbë, duke e mbajtur të sëmurin në barelë. Ata tregojnë rastet e vdekjeve apo të gëzimeve që duhet të kalojnë pa drita… Zona e Planit si mbijetesë ka tregtinë e gështenjave, pasi në këtë zonë tejet malore nuk bëhet fjalë për të mbjellë tokë. Banorët shesin një kg gështenjë për 30 lekë, ndërsa në qytetin e Shkodrës tregohet me çmim pesë herë më të lartë. Ata shprehen se këto të ardhura nga kjo tregti nuk u dalin për bukën e gojës.
APELI
Thonë që "shpresa vdes e fundit", por banorët e kësaj zone të largët thonë se nuk kanë më besim se dikush do të mendojë për ta. Lëvizjet politike mes kampeve rivale që janë prezente pothuaj kudo në vend, nuk janë të pranishme në jetën e këtyre banorëve. Ndërsa u mungon çdo mjet jetese, ata nënqeshin për politikanët shqiptarë, të cilët sipas banorëve "dinë vetëm të premtojnë". "Ne kërkojmë nga shteti që të kujtohet për ne. Jemi pjesë e tij. Është e drejta jonë të kemi mjekë, drita e rrugë", - pohon kryeplaku Gjon Bungu. Sipas tij, strukturat përkatëse kujtohen vetëm kur ndodhin aksidente të rënda. "Kur tragjedia ndodh, bëhen disa mbledhje dhe sërish harrohemi", - tregon Gjon Bungu. Apeli i 7 mijë banorëve të Dukagjinit për shtetin është:
"Nuk duam luks, duam kushtet minimale për jetesë, dritat dhe rrugën!"
Brikena Shllaku, G. Shqiptare
No comments:
Post a Comment