Duke kaluar një kohë të gjatë në internet gjatë punës apo thjesht për tu argëtuar gjatë kohës tonë të lirë, ne shpesh këmbejmë informacione me njerëz të tjerë dhe ndajmë eksperienca nga më të ndryshmet. Por duke u aktivizuar në disa faqe të caktuara, tek të cilat argëtohemi apo informohemi, me kalimin e kohës natyrshëm fillojmë të përzgjedhim midis anëtarëve të ndryshëm, disa anëtarë me mendimet e së cilëve shpesh pajtohemi.
Nëse gjatë jetës tonë normale, flasim dhe komunikojmë mesatarisht me 20 persona në ditë, virtualiteti na jep mundësinë të flasim me 10-fishin e këtij numri, duke e rritur propabilitetin që në mes të mijëra njerëzve të ndryshëm, të rastisim edhe në njerëz me preferenca apo interesa të përbashkëta.
E kështu interesi ndaj këtyre komentuesve, postuesve, që gjithsesi janë njerëz si ne, nis të na rritet gjithmonë e më shumë.
Nëse gjatë jetës tonë normale, flasim dhe komunikojmë mesatarisht me 20 persona në ditë, virtualiteti na jep mundësinë të flasim me 10-fishin e këtij numri, duke e rritur propabilitetin që në mes të mijëra njerëzve të ndryshëm, të rastisim edhe në njerëz me preferenca apo interesa të përbashkëta.
E kështu interesi ndaj këtyre komentuesve, postuesve, që gjithsesi janë njerëz si ne, nis të na rritet gjithmonë e më shumë.
Përmes shkronjave pas një monitori, çdokush prej nesh zhvishet nga komplekset apo ndrojtja dhe shfaqet pothuajse lakuriq në mendimet e tij. Ndoshta edhe më lakuriq sesa mund të shfaqet në jetën e tij reale.
Mund të ndodhë shumë lehtë, që nëse do të replikonim virtualisht, pa ditur, me një mikun tonë të ngushtë, mund të krijonim një antipati, e cila do të ishte pengesë për të krijuar atë afrimitet, që ne tashmë kemi me të realisht. Gjithashtu mund të krijojmë simpati edhe për individë, me të cilët në jetën reale nuk do tentonim kurrë...
Veç shoqërisë virtuale që ne mund të krijojmë, mund edhe të na lindin ndjenja për një anëtarë X të komunitetit ku ne virtualisht bëjmë pjesë.
Mungesa e komunikimit të drejtëpërdrejtë i jep liri imagjinatës tonë, e cila mund të hiperbolizojë cilësitë e personit virtual me të cilin komunikojmë dhe njëkohësisht duke i fshehur disa të meta, zakone apo huqe fizike, të cilat mbase do të ndikonin negativisht nëse kontakti do të ishte real.
Jo vetëm njerëz të dobët dhe me jetë emocionale përgjithësisht të varfër do të joshen nga të tilla kontakte virtuale, që për një shoqëri të hapur, nuk ka asnjë arsye përse një konsideratë e caktuar për dikë, mos të konkretizohet me një takim real, të cilitdo qëllimi. Veçse këtu do të shikoni sesa real ka qenë përjetimi juaj, sesa e vërtetë ka qenë magjia.
Jo pak njerëz janë njohur virtualisht, por virtuale ka qenë vetëm rruga apo mënyra e njohjes dhe më pas janë dashuruar vërtetë apo edhe kanë përfunduar në altar, por për hir të së vërtetës, pjesa më e madhe e këtyre takimeve sjell vetëm zhgënjim.
Kujdes !
Ashtu siç mund të lindin të ashtëquajturat dashuritë virtuale, në të njëjtën mënyrë lindin edhe tradhëtitë virtuale.
Kur dy njerëz bashkëjetojnë, hasin probleme dhe përplasen me shumë beteja të jetës reale, e cila ndikon në raportet mes çiftit. Pikërisht në këtë moment të jetës tënde shfaqet një personazh virtual që ju mbulon me komplimentat që ju mungojnë, që ju jep falas zgjidhjet e çështjeve, që ju nxit të dilni prej monotonisë apo ju fton të rijetoni emocione. Mos bini pre e këtyre joshjeve, zakonisht pasojat janë vërtetë fatale...
Ndoshta falet të gabojmë ndaj personit me të cilin ramë në dashuri, por nuk është e njëjta gjë edhe të gabojmë me personin me të cilin po kryejmë një tradhëti (S.I)
Gjithashtu anonimati ka edhe efektet e tij negative. Njerëz të ndryshëm mund të krijojnë në virtualitet, pikërisht një stereotip i cili i mungon në jetën reale, mund t'iu vjedhin informacione personale jashtëzakonisht të domosdoshme, mund t'iu përndjekin, mund të eksperimentojnë me ju, mund t'iu provokojnë apo qoftë edhe kërcënojnë.
Nuk ekzistojnë dashuri virtuale. Virtuale është vetëm mënyra e njohjes, sepse nëse kjo njohje mbetet vetëm virtuale, po aq çuditshëm sa kjo simpati lind, po aq çuditshëm edhe zhduket.
Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2
No comments:
Post a Comment