Tuesday, December 15, 2009

Përdhunimet e femrave shqiptare prej serbërve dhe grekëve

Përdhunimet ndaj grave dhe vajzave shqiptare, si nga ana e serbëve dhe nga ana e grekëve, kanë ndodhur në mënyrë sistematike në kohë lufte. Në Kosovë mendohet të jenë përdhunuar rreth 20.000 gra e vajza, prej të cilave vetëm 2000 raste janë tashmë të evidentuara.

Le të shikojmë disa nga rrëfimet rrënqethëse të femrave të përdhunuara në Kosovë, të mbledhura nga Luljeta Selimi.



Rrëfimi i një vajze të përdhunuar nga serbët është tmerrësisht shokues. Ajo rrëfen :

"Kishte ditë që ishim në mal. Ishte ofensiva më e madhe deri atëherë në malet e Cicaviçës. Ishte pikërisht 22 shtatori i vitit 1998. Vetëm nga familja jonë ishim 14 veta, kurse nga i gjithë fshati, 70 veta. Na rrethuan nga të gjitha anët, nuk kishim asnjë mundësi të iknim dhe as të siguronim ushqim. Ditën e tretë nuk na bënin më punë as pemët e egra me të cilat ushqeheshim. Fëmijët ia morën kujës e shumë u sëmurën e s'kishin asnjë shpresë për të mbijetuar. Po vdisnim pa ushqim dhe po i mbyste frika. Të gjithë meshkujt i morën një e nga një dhe i lidhën nëpër pemë. Më vonë sollën një kamion dhe i mbyllën brenda. Pastaj morën disa sende me vlerë dhe disa fëmijë, që ne të thyheshim dhe të tragonim nëse kishim fshehur gjëra me vlerë. NJë gruaje që provoi t'u rrëmbente një automatik, ia morën djalin 2-vjeçar dhe i prenë veshin dhe tre gishta. Vëllai im provoi të reagonte edhe pse me duart e lidhura. E morën, e vendosën para të gjithë të pranishmëve, e zhveshën dhe i prenë organin gjenital. O Zot, si nuk vdiqa në atë çast ?! Nëna dhe nusja nuk lëvizën, kurse unë u nisa drejt tyre, por vëllai - siç duket - vdiq nga dhimbja dhe më vonë nuk pashë tek ai as lëvizjen më të vogël.
- Do të të dhunoj me organin e tij - më tha njëri nga policët dhe dy të tjerët më lidhën duart duke më lidhur tek kamioni. Unë e di sa u përpoqa të bëja rezistencë, por një goditje e fortë në kokë më la pa ndjenja. Por di se kur më ka ardhur vetëdija, kam qenë e tëra e zhveshur dhe e lidhur. Disa metra më tej po dhunonin një grua dhe një vajzë tjetër, të cilat nuk i njihja dhe para këmbëve të mia pash nënë që po qante.
- Të vranë vëllanë me nusen e tij - më tha ajo, në vend që të më jepte kurajë. - Ndoshta do të jetë më mirë që të vdesësh edhe ti, se kështu do ta kem më të lehtë - më tha. Pastaj filloi të më thoshte disa gjëra. Rreth nesh kishte plot njerëz të vdekur dhe të pavarrosur. Kishte aq shumë copa duarsh, gishtat e veshësh, saqë nuk e kuptoj edhe sot se si mund të flas për të gjitha këto dhe të jetoj.
Më pas aty erdhi një polic dhe më tha:
- Meqë ishe e virgjër, do të të marr për grua. Do të vish me mua në Serbi dhe atje do të ngrejmë një fole siç ka menduar kryetari ynë MIllosheviçi. Djemtë serbë ti martojmë me shqiptare, që ato të lindin fëmijë serbë dhe të gjithë meshkujt në Kosovë ti vrasim. Do ta lindësh një djalë, më thuaj ? - Dhe para syve të nënës filloj të më përdhunonte sërish. Nuk e di sa më ka keqtrajtuar, por kur i hapa sytë, trupin e kisha të mbuluar me gjak. Shikoja kufoma dhe nuk e kuptoja pse e doja kaq shumë vdekjen.
- Unë po vdes, - tha nëna - dhe po vdes zemërplasur për vëllanë dhe kunatën tënde. Bija ime, mbaji mend këto dhe tragoji nëse shpëton ! Tregoji të gjitha dhe mos mbaj asnjë të fshehtë !
Pas këtyre fjalëve edhe nëna vdiq dhe mbeta e vetmuar dhe e ndotur.

Luljeta Selimi, Rrëfime tronditëse, botuar në G. Shqip, 1 maj 07'

Një tjetër dëshmitare tregon:
Kishte ditë që kishin filluar bombardimet, ndërsa unë e burri vetëm ngushëllonim njëri-tjetrin. Para fëmijëve hiqeshim sikur nuk kishim frikë. Edhe njerëzit nga rrethi i Gjakovës që kishim strehuar, nuk e jepnin veten përpara fëmijëve tanë dhe të tyre. Nuk kishim asnjë mundësi të dilnim jashtë qytetit, ndërsa në qytet silleshin qindra e qindra ushtarë, policë e paramilicë. Më 29 mars, ata filluan të arrestonin meshkuj në lagjen tonë. E unë sa s'vdiqa nga frika.
- Ç'të bëjmë ? E kemi djalin 12 vjeç - i thashë burrit.
- Të presim ç'ka do të ndodhë. Ushtarët tanë nuk janë shumë larg, ndoshta po na vëzhgojnë ç'ka ndodh në qytet dhe i shpëtojmë më të keqes - ma ktheu.
Atë ditë buzë mbrëmjes, shkuam në shtëpinë e një miku në dalje të Gjakovës. Aty nuk kishte ushqim. Dolëm me burrin dhe kërkuam në një tjetër familje aty afër. Gjatë natës u bëmë bashkë 4 familje. Nga mëngjesi, për fat të keq, të gjithëve na kishte zënë gjumi. Policia e theu derën dhe të gjithë mbetëm të hutuar.
- Para, ar, nëse doni të jetoni dhe mund t'iu lemë të niseni për në Shqipëri menjëherë, me kusht që të mos ktheheni më kurrë - na thanë.
- Do të shkojmë, në mënyrë që ti shpëtojmë fëmijët gjallë - pëshpëriti burri im ngadalë. Pastaj, të gjithë që kishim para, ua dhamë të gjitha ç'kishim, çdo gjë të vlefshme, ar e veshmbathje. Edhe çantat na i morën, duke menduar se në to mund të kishim gjëra me vlerë.
- Nisuni ju gratë, burrat do të vijnë pas gjysmë ore - thanë - pasi të bindemi që nuk janë ushtarë të UÇK-së.
- Nuk ndahemi - u thashë unë dhe e ndala hapin. Një djalë i një familjeje, që ishte strehuar tek ne, provoi të arratisej, por policët pasi e panë e qëlluan dhe e vranë.
E ëma iu hodh në trup, por mori një plumb edhe ajo që depërtoi edhe në trupin e djalit të saj. Qarjet dhe klithjet filluan të shtoheshin dhe gruaja e plagosur nuk donte të shkëputej nga trupi i vdekur i të birit. Barbarët serbë, të revoltuar, i lidhën të gjithë meshkujt. Ndërsa neve grave, të gjitha na zhveshën. Fëmijët, të njëmbëdhjetë sa ishin, filluan të qanin, e në këtë kohë vdiq edhe gruaja e plagosur.
- Tani do të xhirojmë një film të mrekullueshëm, sepse na duhet për programin e natës së TV Prishtinës- tha njëri nga policët dhe mori ta ç'nderonte një vajzë 15 vjeçare. Do doja të kisha vdekur, dua edhe tani, kur më kujtohet si vdiq vajza e re, pas gjysmë orë dhunimi, ku e dhunuan tre veta dhe tre të tjerë e mbanin. Më pas, ata përdhunuan edhe gruan e një mikut tonë, e në fund edhe mua. Më kujtohet që kur më prenë gjirin, lusja Zotin të më merrte jetën, me sa më hante fyti, por s'më dëgjonte. Di që kur më hodhën në tokë, në atë shtrat vunë një femër të re, e cila kur filloi të klithte dhe të kërkonte ndihmë, i prenë edhe thonjtë. Në fund, pasi e dhunuan, e morën me vete. Edhe meshkujt i morën me vete. UNë arrita të jetoj, por jeta ime ishte dhe është një ferr i vërtetë. Të gjithë ata që ishin aty, bashkë me fëmijët e mi, e panë sesi nëna e tyre u ç'nderua. Djalin ma morën dhe sot e kësaj dite nuk di gjë për të. Burrin ma kishin burgosur dhe e liruan 4 muaj pasi përfundoi lufta.
U gëzova shumë që shpëtoi dhe nuk kisha fuqi ta përqafoja. Ai e pa sesi më përdhunuan, e pa sesi barbarët serbë luajtën dhe dogjën trupin tim dhe ndjehesha shumë e turpëruar. Po ashtu ndihem edhe sot. Ai më përqafoi duke qarë, më ngushëlloi për djalin që na e vranë dhe mori të përqafonte edhe vajzat. Të gjithë qamë, qanë edhe të gjithë të pranishmit në oborr.
Unë B.B nga Gjakova edhe sot ndihem e turpëruar dhe e ndotur që më ç'nderuan, por jetoj me burrin dhe vajzat, me shpresën se një ditë do të më kthehet edhe djali im i vetëm...

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me gratë dhe vajzat çame, të cilat i kanë përdhunuar sistematikisht gjatë masakrës dhe gjatë gjithë kohës, që i mbanin në kampet e përqëndrimit
Shkroi Stop Injorancës, shkëputur nga Libri "Planet për zhdukjen e shqiptarëve" Elena Levanti

Në këtë faqe mund të lexoni përmbledhje më të plotë të rrëfimit të femrave të përdhunuara të mbledhur nga Luljeta Selimi : http://kosova.albemigrant.com/?p=12221

Ndërsa këtu mund të ndiqni edhe videot e këtyre dëshmive të tmerrshme, të njerëzve që iu shkatërrua jeta, për arsyen e vetme, sepse ishin SHQIPTAR :http://www.youtube.com/watch?v=lGv_A3xP3F8

Greqia është pjesë e BE-së, së cilës së shpejti do ti bashkangjitet në liberalizimin e vizave edhe Serbia, ndërsa Shqipëria e Kosova, JO. (S.I)

No comments: