Roli që ka luajtur Kisha Ortodokse greke dhe serbe ndaj shqiptarëve në momente historike, ka qenë tepër negativ.Klerikët ortodoksë, në mënyrë të hapur apo të fshehtë, kanë bërë thirrje për të zhdukur shqiptarët.
Për klerikët serbë, shqiptarët ishin gjarpërinj helmues që duheshin zhdukur, mbytur, ose i duhej shtypur koka. (Muhamet Shatri, LNÇ në Prizëren dhe rrethinë 1941-45, Prishtinë 1987, fq.186.)
Institucioni më i lartë shpirtëror serb, gjatë gjithë luftës së 1999-ës, u bënte thirrje të gjithë serbëve, që të vrisnin sa më shumë shqiptarë. Kjo duhej të bëhej në emër të Zotit serb, me arsyetimin se shqiptarët janë të pafe dhe se ai që është serb i vërtetë nuk mund të ngurojë që të ketë mëshirë në këtë drejtim.
Për klerikët serbë, shqiptarët ishin gjarpërinj helmues që duheshin zhdukur, mbytur, ose i duhej shtypur koka. (Muhamet Shatri, LNÇ në Prizëren dhe rrethinë 1941-45, Prishtinë 1987, fq.186.)
Institucioni më i lartë shpirtëror serb, gjatë gjithë luftës së 1999-ës, u bënte thirrje të gjithë serbëve, që të vrisnin sa më shumë shqiptarë. Kjo duhej të bëhej në emër të Zotit serb, me arsyetimin se shqiptarët janë të pafe dhe se ai që është serb i vërtetë nuk mund të ngurojë që të ketë mëshirë në këtë drejtim.
Pra me një fjalë, kisha e Zotit mëshirëplotë, të mirë dhe të drejtë, bën thirrje për vrasje makabre ndaj njerëzve. Nuk dihet se punën e kujt ka bërë kjo kishë, pasi Zoti nuk e urdhëron vrasjen, madje e dënon ashpër një gjë të tillë.
Kisha ortodokse greko-serbe i urren shqiptarët vetëm ngaqë janë të tillë dhe nuk duan të shndërrohen në grekë dhe në serbë.
Priftërinjtë ortodoksë kanë qenë frymëzuesit shpirtëror të nacionalizmit greko-serb dhe të masakrave që janë ndërmarrë ndaj shqiptarëve. Në vend që roli i kishës të ishte paqësor, ka qenë antihuman dhe kjo tregon qartë se ajo është e përzierë me politikën.
Kisha ortodokse ka pasur si qëllim ti dëbonte shqiptarët, sepse ajo ka qenë përfituesja më e madhe e tokave që lanë pas ata. Kjo kuptohet qartë, pasi kisha greke është pronarja më e madhe e tokave në Greqi edhe sot.
Kisha ortodokse i përçau shqiptarët ortodoksë dhe muslimanë, duke i quajtur ortodoksët si greko-serbë dhe muslimanët si shqiptarë. Shqiptarët ortodoksë që u vunë në shërbim të kishës, u përdorën prej saj, kundër shqiptarëve të tjerë.
Proçesi i helenizimit nis me bërjen ortodoks dhe mësimin e gjuhës greke. Këtë e kanë realizuar shumë mirë priftërinjtë e kësaj kishe. Një prift që mbahet si shenjtor, i quajtur Shën Kozma, ka qenë më aktivi në proçesin e asimilimit të shqiptarëve. Ai u predikonte epirotëve që të mësonin greqishten dhe ndër të tjera u thoshte :
"Dërgojini fëmijët tuaj të mësojnë greqisht sepse kisha jonë është greke. Dhe ti vëllai im, po nuk mësove greqisht, nuk mund ti kuptosh ato që thotë kisha jonë. Më mirë, vëllai im, të kesh shkollë greke në vendin tënd, sesa të kesh burime dhe lumenj. Cilido i krishterë, burrë apo grua qoftë, që më premton se nuk do të flasë shqip në shtëpi, le të ngrihet në këmbë dhe të ma thotë këtu. Unë do ti marr të gjitha mëkatet e tij me vete, që nga dita e lindjes së tij e deri mësot, do t'i porosit të gjithë të krishterët që ti flasin dhe do t'ia shlyej të gjitha mëkatet. Atij s'do ti jepet kjo mundësi edhe sikur të japë para me thasë." (Predikimi 7, drejtuar shqiptarëve të Epirit)
Kuptohet qartë se Shën Kozmai i ftonte shqiptarët dhe sidomos fëmijët, apo të rinjtë e tyre ortodoksë, që të mësonin greqisht, sepse kisha ortodokse sipas tij ishte greke dhe ajo nuk mund të bëhej kurrë shqiptare. Ai u impononte lënien e gjuhës së tyre, shqipen, për të folur në shtëpi greqisht, me qëllim që të asimiloheshin në grekë.
Në Samarinë, pjesa më e madhe e popullsisë ishte vllahe. Në një fjalim që ka mbajtur kundër gjuhës së tyre, Kozma Etoliani ka thënë para tyre gjërat më qesharake që mund të dalin nga goja e një prifti. Kështu u tha:
"Perëndia e konsideron veten të fyer kur dëgjon lutje ose lavde në gjuhën vllahe. Që perëndia të dëgjojë lutjet e besimtarëve ortodoksë, ata duhet t'ia bëjnë ato në greqisht. Kur u flet engjëjve, Perëndia u flet greqisht, kur i shfryn Djallit, përdor gjuhën vllahe."
Në predikimit e tij ai thoshte:"Të gjitha fetë e botës janë mashtruese, vetëm feja ortodokse është pa të meta dhe e shenjtë" (Predikimi 1)
Për shenjtorin e lartpërmendur, Kristo Frashëri shkruan: "Kozma Etoliani nuk ishte vetëm një misionar i ortodoksisë fanariote, por siç e pranojnë edhe historianët e sotëm grekë, mbi të gjitha ishte një flamurtar i helenizimit." (Gazeta Korrieri nr. 292 8 Dhjetor 2004)
Kozma Etoliani ndërmori një mision në Epir me ferman të sulltan Hamidit I-rë, që kishte si qëllim helenizimin e shqiptarëve të jugut. Ai ishte lidhur edhe me Rusinë, e cila në atë kohë donte të krijonte Perandorinë Bizantine. E përbashkëta midis Kozmait dhe Rusisë, ishte krijimi i një perandorie ortodokse.
Historianë grekë si Sakelariu, e quajnë Kozmain "një nga figurat më të ndritura, që punoi për përgatitjen e rilindjes greke" ("Epirus, 4000 year of greek history and civilisation", Athens 2007)
Shën Kozmai punoi në të vërtetë për helenizimin e Shqipërisë jugore dhe ka dhënë kontributin e vet, që një pjesë e shqiptarëve ortodoksë të mësonin gjuhën greke të kishës dhe të merrnin emrinminoritet grek, ose më mirë grekofonë, pasi këta nuk janë aspak grekë, por shqiptarë që flasin greqisht.
Pra, Kisha Ortodokse greko-serbe, ka luajtur një rol të madh në orientimin e politikave nacionaliste dhe antishqiptare në Ballkan. Kisha ka qenë një nga shkaktarët e vuajtjeve të shqitparëve.
Shqiptarët nga natyra janë tolerantë për çështjet fetare. Ata as kanë vrarë dhe as nuk vrasin për shkak të fesë, popuj të tjerë.
Shkroi Stop Injorancës, shkëputur nga libri "Planet për zhdukjen e shqiptarëve" Elena Levanti
No comments:
Post a Comment