Artikullin e sotëm ia dedikoj një planeti të vogël e simpatik, të quajtur, Tokë.
Virusi që injektuam në këtë planet, sot, pas afro 6 miliard vjetësh, ka evoluar duke shfaqur forma të çuditshme dhe të rrezikshme, komike edhe tragjike. Ai ka shfaqur një formë dominale të tij, e cila sot dominon mbi format e tjera virale, por gjithashtu mbi habitatin e vet. Ky virus, të cilit i dedikoj artikullin e sotëm, vetëquhet NJERI.
Virusi që injektuam në këtë planet, sot, pas afro 6 miliard vjetësh, ka evoluar duke shfaqur forma të çuditshme dhe të rrezikshme, komike edhe tragjike. Ai ka shfaqur një formë dominale të tij, e cila sot dominon mbi format e tjera virale, por gjithashtu mbi habitatin e vet. Ky virus, të cilit i dedikoj artikullin e sotëm, vetëquhet NJERI.
Ai komunikon, merret me sport, art, kulturë, shkencë e teknologji, por ajo që do doja të trajtoja, është bota e tij e brendshme, reaksionet e çuditshme, që ai përjeton.
Virusi vjen si rezultat i bashkëveprimit të dy viruseve të gjinive të ndryshme. Ndryshe nga format e tjera virale të gjalla, ky virus ka bazuar pjesën thelbësore të ekzistencës së tij, tek proçesi natyral i riprodhimit. Ndryshe nga format e tjera, këtë proçes nuk e kryen vetëm për riprodhim. Aq shumë janë afeksionuar pas kësaj detyre të thjeshtë biologjike, sa prej saj dhe për të sëmuren, vuajnë, vriten, krijojnë poezi ...apo edhe dashurojnë...
Pavarësisht se të gjithë lindin dhe vdesin poligamë, ata kanë krijuar një organizim të ri shoqëror, bërthamë e vetë shoqërisë, e cila quhet familje, të përbërë nga dy partnerë dhe krijesat e tyre.
Padyshim që kjo specie është specia më hipokrite e gjithë universit, jo më kot fjalori enciklopedik universal i të gjithë botëve, fjalën hipokrit e quan sinonim të species humane.
Pse hipokritë ?
Njerëzit e quajnë familjen të shenjtë dhe njëkohësisht dhunojnë, shkelin, përbuzin, përdorin apo vrasin fëmijë të familjeve të tyre, duke shkatërruar familjet e shenjta të njëri tjetrit, këto familje që janë baza e shoqërisë së tyre. Njëzëri shprehen se e duan familjen e tyre, e ndërkohë krijojnë familje tjetër. Ditën bëjnë zhurmë dhe natën zhurmues. Pendohen kur bëjnë gjërat që pëlqejnë. Përherë ajo që duhet bërë, nuk është e njëjta me atë që duan të bëjnë.
Qeshin me lotët e dhimbjet e njëri-tjetrit, vuajnë nga suksesi i të tjerëve. Luftojnë pambarimisht për të qenë njësoj, por janë të lumtur që janë kaq ndryshe. Endërrojnë të prishin ëndrra.
* Ofendojnë njëri-tjetrin me fjalë si"derr", por derri nuk mund të jetë kurrë aq i ndyrë.
* Shahen mes tyre me fjalë si "gomar",, por gomari nuk mund të jetë kurrë aq budalla.
* Ironizojnë njëri-tjetrin me fjalë si:" majmun", por nga ana tjetër refuzojnë të quhen kafshë.
Janë komikë. Pandehin se qënie jashtëtokësore, me anije kozmike të mbushura me drita, si të festës së tyre të Vitit të Ri, i vizitojnë e monitorojnë gjatë gjithë kohës e kështu qindra e mijëra konspiracione të ndryshme...
Respektojnë të vjetrit, të vjetrën e çuditërisht vrasin të renë. Koncepti i punës tek ta është ndërtuar në formë piramide, ku ata që qëndrojnë më poshtë dhe që punojnë më tepër, fitojnë më pak. Rriten shpejt, por piqen ngadalë.
Ajo që më shqetëson seriozisht tek virusi dominant human, është ndalja e proçesit të tyre evolutiv. Duke mbajtur të gjallë e duke u përkujdesur për të sëmurët, të gjymtuarit, të dobtit e të pafuqishmit, po eleminojnë në mënyrën më të ndyrë konkurentët më të fortë dhe më cilësorë.
Jetojnë, pothuajse të ndarë për së gjalli, duke e menduar të lodhshme një përjetësi bashkë.
Të nderuar qënie të të gjithë Universit. Frika jonë e përbashkët, se ky virus mund të fuqizohej sa të gllabëronte planetet një e nga një, ishte false.
Raca humane jo vetëm që nuk përbën një rrezik, por ajo vetë është në rrezik !
Vitit 6.754.982.363 P.B.B 1 ( Pas Bing-Bangut të parë) Gazeta Univers !
Shkroi dhe përgatiti: Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2
No comments:
Post a Comment