Saturday, December 12, 2009

Moratoriumi i skafeve, Berisha: Zgjasim afatin e ndalimit edhe 3 vjet

Duke e argumentuar me vijimin e luftës kundër trafiqeve dhe mafies, Berisha ka vendosur sot në mbledhjen e qeverisë të zgjasë edhe tre vite të tjera moratoriumin e mjeteve lundruese.

"Këto mjete të vogla dhe të shpejta lundrimi nuk kanë asgjë të përbashkët me turizmin, por janë tërësisht industri e mafies dhe trafiqeve, ndaj dhe si një dëshmi e vullnetit të hekurt të kësaj mazhorance, për t'i dhënë përgjigjen më të mirë, për të parandaluar krimin dhe mafien ne zgjasim edhe tre vjet të tjera dhe vazhdimisht deri sa të jemi në pushtet këtë moratorium"- tha Berisha.



Sipas tij, zbatimi i moratoriumit ka pasur efekte jashtëzakonisht pozitive, pasi gjatë këtyre katër viteve fatmirësisht nuk janë shënuar viktima në Otranto dhe brigjet e tjera të vendit, "Ndërkohë që para moratoriumit, vetëm të regjistruar janë 420 burra, gra, fëmijë, të cilët kanë humbur jetën në thellësitë e ujërave të ftohta të Jonit apo të Adriatikut"- ka thënë ai.

Më tej Berisha ka deklaruar se 'famëzezat skafe mbetën vetëm për trafiqe kriminale, ndaj dhe ujërat tona do të jenë të pastra prej tyre. Mendoj se është një masë adekuate, shumë e përshtatshme në betejën e shpallur në luftën me zero tolerancë ndaj mafies".

Shekulli

Më krijohet ideja e gabuar që po godasim samarin në vend të gomarit...

Nga paaftësia e forcave tona ushtarake apo policore për të ndaluar këtë trafik, ndalojmë skafet dhe gomonet, që nuk shërbejnë vetëm për trafikim.

Do ishte njësoj sikur të ndalonim syzet e zeza, sepse kështu policia nuk njeh kriminelin, makinat e mbuluara sepse mund të fshehin armë, drogë, klandestinë etj.

Nuk mund të pranojmë që paaftësia e shtetit shqiptar të dënojë edhe më tepër turizmin apo peshkimin. Si mund të vizitojmë psh. Shpellën e Piratëve, apo plazhe të virgjëra turistike në jugun e vendit tonë ?

Nëse Shqipëria është në prag të liberalizimit të vizave me BE, ky moratorium shkel të drejtat e qytetarëve shqiptarë. Kush nga shtetet e BE-së ka marrë ndonjëherë një masë të tillë për të justifikuar paaftësinë e forcave të saj ? (Stop.Injorancës)

No comments: