Tuesday, December 1, 2009

Paraqitet përmes internetit ‘Ushtria Kombëtare Shqiptare’

Nga data 28 nëntor ka dalë në skenë Ushtria Kombëtare Shqiptare, e cila siç thuhet në faqen e saj të internetit “Do të luftoj për trojet etnike shqiptare dhe për bashkimin e Shqipërisë“. Kjo ushtri është e themeluar nga ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegj dhe Bujanoc, si dhe nga ish-pjesëtarët e Armatës Kombëtare Shqiptare.

“UKSH është formuar pas përplasjeve të fundit në skenën politike si në Shqipëri në Kosovë dhe ne Iliridë, dhe pas shkatërrimit të frontit për bashkim kombëtar shqiptar dhe strukturave të saj AKSH –SKSH.



UKSH i bën thirrje politikanëve shqiptar në të gjitha trojet etnike shqiptare që të mos luajnë me zjarr sepse zjarri do ti djeg vet ata, dhe ju bëjmë thirrje që të kenë kujdes me tokën shqiptare sepse ende ka trima që vdesin për këtë tokë të shenjtë për të cilën shumë stërgjyshër tonë kanë luftuar, baballarë tonë janë burgosur dhe shumë vëllezër tonë janë vrar.Ju themi mjaft më se do te vijë dita që populli shqiptar t’ju dënojë”, thuhet në komunikatën e UKSH-së të publikuar në ueb faqen e internetit. Në komunikatën thuhet se: “Ushtria Kombëtare Shqiptare vepron në të gjitha trojet etnike të Shqipërisë dhe do të luftojë deri në ushtarin e fundit, deri në bashkimin e tokës shqiptare ku asnjë pëllëmbë nuk do të ju lëmë pushtuesve sllavo-grek dhe atyre shqipfolësve që i perkrahin.

Ata do ti parandalojmë dhe do ti dënojmë me çmimin që e meritojnë për tradhti dhe spiunazh”, përfundon komunikata, e siç thuhet, komandant ‘Kosovës’, shefit të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare.

Alsat-M

No comments: