Sunday, December 27, 2009

Bilanci 8 mujor i Stop Injorancës

Faqja Stop Injorancës, u aktivizua për herë të parë, në 18 maj 2009 ! Në fillimin e saj ajo nuk kishte më tepër se 200 anëtarë, por shumë shpejt numri i anëtarëve u rrit ndjeshëm.

Qëllimi themelor i kësaj inisiative, ka qenë dhe mbetet ndërgjegjsimi i qytetarëve mbi rolin e tyre të pamohueshëm në shoqërinë ku bëjmë pjesë. Gjithashtu një rol të rëndësishëm kanë luajtur informacionet mbi zakonet, traditat, kulturën, historinë dhe gjuhën shqipe, e mbijetuar prej mijëvjeçarëve më të errët, e gjallë, e larmishme, e pakrahasueshme.

Brenda këtyre 7 muajve, që nga dita e krijimit të kësaj faqeje, që sot numëron mbi 13 mijë anëtarë ( të moshës 18-vjeç e sipër) kemi trajtuar gjithsej 562 tema të ndryshme me një mesatare prej 3 temash në ditë. Janë postuar 609 video të ndryshme, 70 albume fotografikë, mbi 500 foto janë shtuar nga anëtarë të ndryshëm si dhe 41 foto janë vendosur në mur për diskutim. Vetëm tek fotot janë kryer afro 22000 komente.



Nga 13 mijë anëtarë, 4 mijë prej tyre janë aktivë brenda një jave, me mbi 6000 ndërveprime të ndryshme. Numri më i madh i anëtarëve vjen nga Shqipëria me 9000 anëtarë, më pas Italia 1200 anëtarë, Greqia 852, Kosova 495, SHBA 425, Maqedonia 200, Anglia 120 e të tjera shtete dhe më pas duke u mbyllur me 20 anëtarë shqiptarë nga Australia.

Përqindja gjinore është 58% femra dhe 41% meshkuj, ndërsa 1% nuk kanë të caktuar gjini.

46% e anëtarëve janë të moshës 18-24 vjeç, 31% janë të moshës 25-34 vjeç, 18% të moshës 35-44 vjeç, 3% të moshës 45-54 vjeç dhe 2% e anëtarëve janë mbi 55 vjeç.

Ndoshta jo çdo temë e trajtuar dhe mënyra si është trajtuar ka qenë në nivelin optimal, por dëshiroj t'iu njoftoj që kjo faqe mirëmbahet në mënyrë vullnetare, pasi kërkon kohë dhe mund.

Një përshëndetje e sinqertë për të gjithë anëtarët dhe një tjetër më speciale për anëtarë aktiv të faqes tonë. Informacioni, kultura, respekti dhe humori grishës juaj, ndikon sadopak që të kalojmë sa më argëtueshëm dhe pozitivisht kohën tonë në internet, duke u informuar si edhe formuar.

Ju uroj nga zemra Gëzuar Vitin e Ri dhe 2010-a sjelltë në familjet tuaja hare dhe mbarësi. Sa më shumë suksese dhe arritje këtë vit, Gëzuar !

Shkroi dhe përgatiti : Stop Injorancës http://www.facebook.com/NdalPaditurise2