Afro 400 qytetarë lezhjanë kanë organizuar një tjetër protestë në rrugët e qytetit të Lezhës, duke apeluar "Lezha është e pastër, nuk ka homoseksualë". Një protestë e tillë u zhvillua edhe me 5 mars kundër "fenomenit Klodi" që erdhi si rezultat i dëshmisë së bërë nga Klodi, ku ai deklaroi që ishte homoseksual dhe për këtë gjë i kërkoi mirëkuptim të gjithëve, veçanërisht nënës së tij.
Qytetarët lezhjanë kanë vijuar protestat e tyre, duke filluar nga sheshi administrativ i qytetit, si edhe përgjatë bulevardit "Gjergj Fishta" me thirrjet "Hiqe, hiqe Klodin!".
Nga fëmijët, të rinjtë dhe moshat e mesme kanë mbushur trotuaret me të vetmin qëllim që të largohet Klodi nga shtëpia e "Big Brother 3", duke mbrojtur "nderin" e tyre si qytetarë lezhjanë.
Qytetarët lezhjanë kanë vijuar protestat e tyre, duke filluar nga sheshi administrativ i qytetit, si edhe përgjatë bulevardit "Gjergj Fishta" me thirrjet "Hiqe, hiqe Klodin!".
Nga fëmijët, të rinjtë dhe moshat e mesme kanë mbushur trotuaret me të vetmin qëllim që të largohet Klodi nga shtëpia e "Big Brother 3", duke mbrojtur "nderin" e tyre si qytetarë lezhjanë.
Sipas protestuesve, e vetmja arsye që e paragjykojnë është, pasi Zoti ka krijuar femrën dhe mashkullin, që ata të kirjojnë familje dhe të shtohen, si dhe të mbrojnë nderin e qytetit të Lezhës për traditat që ka mbajtur ndër vite. Protestuesit shprehin mendimin dhe kanë kërkuar që Klodi të largohet me dëshirë nga "BB 3" këtë të shtunë.
Sipas protestuesve, shembulli i Klodit nuk është një shembull i denjë për qytetarinë lezhjane dhe kryesisht për brezin e ri.
Ata kanë kërkuar largimin e Klodit këtë të shtunë nga "Big Brother", në rast të kundërt kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave edhe në Tiranë.
Aleanca e homoseksualëve: Pushteti vendor të kërkojë falje
Reagimi / Pas protestës së zhvilluar para 2 ditësh në qytetin e Lezhës kundër fenomenit "Klodi", siç e kanë quajtur vetë ata, reagon Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT (lesbike, gay, bisexual, transgender)
Ka reaguar dje Aleanca Kundër Diskriminimit LGBT (lesbike, gay, bisexual, transgender), në lidhje me protestën që është zhvilluar në qytetin e Lezhës për "fenomenin Klodi". Lezhjanët nga ana e tyre protestonin dhe si parulla kryesore kishin: "Lezha nuk e meriton njollën e homoseksualitetit", "Klodi ka njollosur qytetarinë lezhjane" e parulla të tjera si kjo. Nga ana tjetër, Aleanca është shprehur: " Në vend që të dilnin rrugëve medemek të fyer në krenarinë mashkullore, do të ishte mirë që ata të rinj të mendonin seriozisht se si do t'ia bëjnë kur pas pak muajsh, atëherë kur do udhëtojnë lirisht në Europë, do të ndeshin rrugëve të botës me njerëz që e jetojnë pa komplekse seksualitetin e tyre". Dhe pse njëri nga qytetarët në fjalën e tij citonte se nëse miratimi i ligjit për homoseksualët ishte një kusht për t'u anëtarësuar në BE, atëherë ata nuk dëshirojnë të hyjnë kurrë në BE.
Duket se rasti në fjalë ka hapur shumë debate dhe polemika, si në media, por edhe tek shoqëria shqiptare, e cila duket se e ka të vështirë të pranojë homoseksualizmin si fenomen.
Shekulli
No comments:
Post a Comment