Thursday, August 26, 2010

10 piratët më të famshëm të kompjuterave!

                                                                                                                                                             
1. Kevin Mitnick
Ndoshta pirati më i famshëm i brezit të tij, Mitnick është përshkruar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë si “krimineli kompjuterik më i kërkuar në historinë e Shteteve të Bashkuara”. I vetë-emwruar ‘hacker poster boy’ piratoi në sistemet kompjuterike të disa prej kompanive teknologjike dhe të telekomunikacionit më kryesore të botës përfshirë Nokia, Fujitsu dhe Motorola. Pas një ndjekje të shumëpërfolur nga FBI, Mitnick u arrestua në 1995 dhe pas rrëfimit të shumë akuzave si pjesë e një marrëveshjeje lehtësimi, ai vuajti pesë vjet burg. Ai u lirua me kusht në 2000 dhe sot drejton një konsulencë sigurie kompjuteri. Ai nuk u referohet aktiviteteve të tija pirate si ‘pirateri’ dhe i quan ato ‘inxhinieri shoqërore’.

2. Kevin Poulson
Poulon si fillim bëri emër duke piratuar linjat telefonike të stacionit radiofonik KIIS-FM të Los Anxhelosit, duke siguruar se ai do të ishte telefonuesi i 102-të dhe kështu fituesi i një konkursi që po luhej në radio, çmimi i të cilit ishte një Porche. Nën pseudonimin pirat Dark Dante, ai gjithashtu riaktivizoi numrat e vjetër të eskortës Të Fletëve të Verdha për një njohje dhe më pas drejtoi një agjenci eskorte virtuale. Autoritetet filluan ta ndiqnin Poulson seriozisht pasi ai piratoi një bazë të dhënash hetimi federale. Poulson gjithashtu u shfaq në televizionet amerikane në Mistere të Pazgjidhura si një i arratisur – edhe pse linjat telefonike 1-800 të programit dolën mistershëm jashtë loje. Që prej lirimit nga burgu, Poulson e ka ri shpikur veten e tij si një gazetar.

3. Adrian Lamo
Adrian Lamo ishte quajtur ‘the homeless hacker’ për prirjen e tij për të përdorur kafenetë, bibliotekat dhe internet kafetë si bazat e tija për pirateri. Shumica e aktiviteteve të tij të paligjshme përfshinin thyerjen në rrjetet kompjuterike dhe më pas raportimi i pikave të tyre të dobëta kompanive që i zotëronin ato. Pretendimi më i madh i Lamo për famë erdhi kur ai theu rrjetin e brendshëm të New York Times dhe shtoi emrin e tij në bazën e tyre të të dhënave të ekspertëve. Ai gjithashtu përdori llogarinë e gazetës LexisNexis për të fituar leje hyrjeje në detajet sekrete të subjekteve me profil të lartë. Lamo aktualisht punon si gazetar.

4. Stephen Wozniak
I famshëm duke qenë bashkëthemeluesi i Apple, Stephen “Woz” Wozniak filloi karrierën e tij të piraterisë ‘kapela-e bardhë’ me ‘truket telefonike’ – term i përdorur për anashkalimin e sistemeve telefonike. Ndërsa studionte në Universitetin e Kalifornisë ai prodhoi pajisje për miqtë e tij, të quajtura ‘kutitë blu’, që i lejonin ata të bënin telefonata të largëta falas. Wozniak pretendoi ta quante një pajisje të tillë Papa. Më vonë ai e la universitetin dhe filloi të punonte mbi idenë e një kompjuteri. Ai themeloi Apple Computer me shokun e tij Steve Jobs.

5. Loyd Blankenship
I njohur gjithashtu si Mentori, Blankenship ishte një anëtar i disa grupeve elitë piratësh në 1980, sidomos Legion Of Doom, i cili luftonte për epërsi “në linjë” kundra Masters Of Deception.Sidoqoftë, pretendimi më i madh i tij për famë është ai i të qenit autor i Hacker Manifesto (Ndërgjegjja e një Pirati Kompjuterik), të cilin e shkroi dhe më pas u arrestua në 1986. Manifesto deklaron se krimi i vetëm i një pirati është kureshtja dhe nuk shikohet vetëm si një udhëheqje morale nga piratët sot, por gjithashtu si një gur themeli në filozofinë e piratëve kompjuterikë. Ai u ribotua nga revista Phrack dhe ia doli të bëhej film në 1995, Hackers, në të cilin luajti Angelina Jolie.

6. Michael Calce
Calce fitoi famë kur ishte vetëm 15 vjeç duke piratuar disa nga faqet komerciale më të mëdha në botë. Në Ditën e Shën Valentinit në vitin 2000, duke përdorur nofkën e piratit MafiaBoy, Calce lëshoi një seri sulmesh refuzim-të-shërbimeve (denial-of-service) nëpërmjet 75 kompjuterëve në 52 rrjete, të cilat ndikuan në faqe si eBay, Amazon dhe Yahoo. Ai u arrestua pasi po mburrej rreth piratimit të tij në dhomat e bisedës “në linjë”. Ai mori një dënim prej tetë muajsh në një kamp trajnues, një vit lirim me kusht, përdorim i kufizuar i internetit, dhe një gjobë të vogël.

7. Robert Tappan Morris
Në nëntor 1988 një virus kompjuteri, i cili më vonë u gjurmua në Universitetin Cornell, infektoi rreth 6,000 makina të mëdha Unix, duke i ngadalësuar ato deri në pikën e të qenit të papërdorshme dhe duke shkaktuar miliona dollarë në dëme. Nëse ky virus ishte i pari në llojin e tij është e diskutueshme. Ajo që dihet publikisht, sidoqoftë, është se krijuesi i tij, Robert Tappan Morris, u bë personi i parë që u dënua nën Aktin e Mashtrimit dhe Abuzimit Kompjuterik. Morris tha se virusi i tij “krimb” nuk kishte si qëllim të dëmtonte ndonjë gjë dhe ishte lëshuar me qëllimin për të njehsuar madhësinë e internetit. Ky pohim nuk e ndihmoi atë, prapëseprapë, ai u dënua me tre vjet liri me kusht, 4000 orë shërbimi në komunitet dhe një gjobë të majme. Disku kompjuterik që mban kodin burim të Krimbit Morris qëndron në vitrinat e Muzeut të Shkencës së Bostonit sot e kësaj dite.

8. The Masters Of Deception (Mjeshtërit e Mashtrimit)
Mjeshtërit e Mashtrimit (MeM) ishin një grup piratësh elitarë me qendër në Nju Jork të cilët shënjestruan sistemet telefonike amerikane nga mesi deri në fundin e viteve ’80. Një ashkël grupi nga Legion Of Doom (Legjioni i Kiametit), ata u bënë objektivi për autoritetet pasi thyen sistemin kompjuterik të AT&T. Grupi u soll para drejtësisë në 1992 me shumë nga anëtarët e tij të dënuar me burg ose me dënime të pezulluara.

9. David L. Smith Smith
është autori i virusit krimb famëkeq Melissa, i cili ishte virusi i parë i suksesshëm i përhapur nëpërmjet postës elektronike në grupin e diskutimeve Usenet. Forma origjinale e virusit u dërgua nëpërmjet postës elektronike. Smith u arrestua dhe më vonë u dënua me burgim për shkaktimin e më shumë se 80 milionë dollarë në dëme.

10. Sven Jaschan Jaschan
u gjet fajtor për shkrimin e viruseve Netsky dhe Sasser në 2004, ndërsa ishte ende adoleshent. Viruset u gjetën përgjegjëse për 70 përqind të gjithë programeve të dëmshme që u përhapën nëpër internet në atë kohë. Jaschan mori një dënim të pezulluar dhe tre vjet liri me kusht për krimet e tija. Ai gjithashtu u punësua nga një kompani sigurie.

BalkanWeb

No comments: