Në një intervistë televizive Donkishoti me nënshtetësi shqiptare dhe me kushedi se çfarë kombësie të papërcaktuar, Zoti Vasil(is) Bollano(s) ka deklaruar se i ashtuquajturi Vorio Epir mund të kërkojë pavarësinë njësoj si Kosova.
Nuk eshte ndonje gje e re kjo deklarate e Bollanos(it) sepse ky i fundit sa here qe merr orientime nga qarqe te caktuara te ortodoksise ultranacionaliste Greko-Serbo-Ruse (ne asnje menyre keto qarqe nuk perfaqesojne teresine e popujve te siperpermendur) del ne televizione dhe shtypin e shkruar per te thene brockullen e rradhes.
Une deshiroj t’i dergoj nje mesazh ketij zoterie duke qene se kam kaluar gjithe rinine time ne keto vise te mrekullueshme te jugut te Shqiperise. Kam kryefjalen e bagazhit tim poetiko-kulturor dy personalitetet me te spikatura te kesaj krahine, dy bilbila te poezise dhe prozes shqipe.
Dy shqiptare te thekur, dy mbrojtes te shquar te folklorit, traditave dhe gjithe atyre virtytetve qe perfaqeson kombi im. Nuk do te lodhem duke denuar deklaraten e Bollanos(it) sepse ky i fundit ka denuar vetveten qe ne momentin qe (do te thoshte gjyshja ime) kur ka marre rrugen e shejtanit. Sigurisht qe keto deklarata dhe qendrime te komanduara jane nje perpjekje e deshperuar per te bere paralelizma te pabazuara dhe te deshtuara qysh ne gjeneze. Zoti Bollano(s) jo vetem qe perpiqet te fitoje “politikisht” ne syte e shefave te tij ultranacionaliste, kudo qofshan ata, por ndikon drejtepersedrejti dhe ne marredheniet greko-shqiptare.
Nuk e di nese i ka rastisur zotit Bollano(s) te udhetoje pergjate bregut te mrekullueshem shqiptar.
Nuk e di nese ky zoteri e sheh realitetin dhe bukurine magjepese te ketyre trojeve shqiptare me syte e tij a me syte e dikujt tjeter. Himara eshte nje treve e jashtezakonshme e Shqiperise dhe kultures se saj nga pikepamja gjeografike, trashegimia historike dhe ajo kulturore. I nderuar Zoti Bollano(s): Duke qene se ju po me detyroni dhe nuk e njihni sa duhet vendlindjen tuaj, po me detyroni t’ju jap disa informacione te cilat do t’ju hapin syte dhe do t’ju pasurojne tmerresisht. Kjo eshte nje nje gje shume e mire, sepse perfundimisht ju do t’ju duhet te ndani “mitet” tuaja me realitetin shqiptar. Keto informacione nuk jane hamendesuar nga ana ime, por jane te verteta historike, te nenvizuara nga shkenctare shqiptare, europiane bile dhe greke.
Qe gjerat te jene te qarta po e filloj qe me emrin e Himares.
Nuk e di nese e keni lexuar gjekundi, por emri i Himares permendet nga Homeri, te pakten qe nga shekulli i XIII para Jezu Krishtit. Marin barleti (sa per kujtese, ky i fundit ka shkruar Historine e Skenderbeut) citon ne veprat e tij Homerin kur ai shkruan se atje eshte vendlindja e Odiseut. Mos u cudisni Zoti Bollano, nuk eshte e thene qe Odiseu te jete domosdoshmerisht grek. Barleti shkruan duke cituar: "Vend malor kundrejt Korkyres me popull te pamposhtur, luftarak". Himara eshte nje nga perlat e Kaonise ilire dhe banoret e saj jane quajtur fisi i Kerauneve .
Kete emer keraunasit e kane trasheguar prej brezash fale malit te famshem te Akrokerauneve, ose e thene me shkoqur ne menyre qe ju ta kuptoni, Mali i Vetetimave. I nderuar Zoti Bollano(s), thone qe ne keto male ka lindur miti i famshem i Perendise Zeus, per t’u zhvendosur me vone ne Olimp te Greqise. E ne rast se historianet dhe kronikanet e lashte nuk gabohen, i bie qe Zeusi i Kerauneve (bijve te Malit te Vtetimave) te jete me i lashte se ai i mitoligjise Greke.
Zoti Bollanos, nese Himara eshte sic e thoni ju greke deshiroj t’ju drejtoj nje pyetje tjeter: Per Himaren dhe Kaonine kane folur Herodoti, Tukiditi, Skymni, Livi, Virgjili e shume te tjere. Si eshte e mundur qe asnje prej tyre nuk ka theksuar faktin se Himara i perket Greqise? Po le t’i leme keto thashethemnaja te vjetra te cilat jane shume te komplikuara per personin tuaj.
Le te vijme ne kohen e Ali Pashe Tepelenes dhe Konsullit francez te asaj kohe prane oborrit te tij. Konsulli Pukevil, i mrekulluar dhe i hutuar nga madheshtia, bukuria, trimeria, mikpritja dhe ngrohtesia e viseve dhe banoreve te tyre ka bere nje krahasim per “Iliaden” e famshme greke te Homerit. Sipas Konsullit Pukevil, "nese Homeri do te kishte zgjedhur malet e Himares per skenen e "Iliades", gjerat do te kishin marre rrjedhe tjeter. Sot une mund te bertas me shume se kurre se nese Shqiperia mund te mburret, ajo mund te mburret vertet me Himaren. Ne Himare nuk ka asgje qe i perket dikujt tjeter. As historia, as realiteti, as njerezit as malet.
A dini ju zoteri i nderuar se ne Palase perpara shume vitesh eshte zbuluar nje perkrenare tipike Ilire, e cila i perket shekullit V para Jezu Krishtit?!Guret e themelit te kalase se Himares jane te lashte te pakten para shekullit te V para Krishtit, pra kjo do te thote se jeta aty eshte shume me evjeter dhe me “Ilire”. Kalaja e famshme pellazgjike do te rindertohej me vone nga Justiani i Madh, Perandori Ilir i Bizantit.
Zoti Bollano(s), per informacionin tuaj deshiroj t’ju tregoj nje histori qe vertitet si legjende rreth e rrotull malit te Akrokerauneve. Me 1537 ne Himare erdhi nje nga sulltanet me te medhenj te te gjithe koherave, Sulejman Kanunliu. Kronikanet osmane thone se nje djale himariot, i quajtur Damian, u hodh nga nje vend i fshehur per t'a vrare Sulltanin, ndersa ai pushonte. Rojat e Sulltanit e copetuan me jatagan Damianin, por s'munden te copetonin dhe te vdisnin imazhin kujtesor te ketij Muc Shavola arber. Duket se figura e Damianit fluturon si nje binjak ajror, e prej enderre i te njejtit fat tragjik te shqiptarit Milosh Kopiliqi ne Fushen e Mellenjave, ne Kosove me 1389, ku pasi vrau Sulltan Muratin, u masakrua edhe vete.
Nuk e di nese keni degjuar ju per himariotin Anton Linerosa, sipas Barletit mori pjese ne Kuvendin e Lezhes dhe u vra ne betejen e Torviollit me 40 trima te tij me 1444. Me 31 gusht 1431, i biri i Gjergj Kastriot Skenderbeut, Gjoni zbret nga Italia ne Himare dhe cliron tere zonen dhe keshtjellen e Borshit. Madje u kap rob dhe komandanti osman Sulejman Pashe Eunuku, qe Gjon Kastrioti ja dhuroi mbretit te Napolit. Asnjehere nuk kane reshtur kryegritjet e himarioteve, asnjehere nuk kane rreshtur lidhjet dhe marredheniet e tyre me Europen.
Zoti Bollano(s), me korrik 1577 pleqte e Himares dergojne nje leter per Papen, te cilen e derguan ne Rome Gjik Kola me Gjergj Katasin. Ne kete leter ata i thone Papes se jane arber, se krenohen me Skenderbeun dhe se kerkojne qe Europa t'u jape arme per te luftuar kunder pushtuesve. Nje leter e dyte i eshte derguar Papes me 1581, ku i thone se jane gati 50.000 luftetare shqiptare te ngrihen ne kryengritje. Papati i Romes beri dicka te jashtezakonshme: nisi misionare katolike gjate shekujve XVI-XVIII. Per dy shekuj me rradhe keta misionare te ditur, pjesa me e madhe me origjine shqiptare, bene te mundur qe te gjallerohej shqiptaresia, te levrohej gjuha shqipe. Kjo pune nuk mbaron me kaq.
Une nuk e di nese keto informacione kane mberritur me pare tek ju apo tek shefat tuaj i nderuar Zoteri, por me thene te drejten druaj se jo. Druaj se juve mendoni krejt te kunderten, druaj se juve mendoni se ne nuk e njohim historine tone. Per nje gje keni te drejte, keni te drejte se historianet e Shqiperise, nuk bertasin sa duhet per kete histori brilante te Himares dhe rrethinave te saj. Per kete aresye une deshiroj te risjell dhe nje tjeter argument.
Ne shek. XVIII himariotet derguan ne Rusi Pango Bixhilin dhe Hil Kristoforin tek Caresha e Rusise Elisabeta Petrovna. Ne letren qe iu dergua caresesh shkruhej: "Flasim shqip, ate gjuhe qe flitet ne tere Shqiperine deri ne Bosnje". Me vone jane po himariotet, qe i dergojne leter mbret Ferdinandit te IV ne Itali. A e dini ju qe e motra e heroit te revolucionit grek, suliotit shqiptar Marko Bocari, qe martuar ne Dhermi te Himares dhe lindi Jan Kocanin, komandant gjithashtu i shquar?A keni degjuar ju per Merkur Bue Shpaten dhe Kostandin Kasnecin? Njeri gjeneral i pathyeshem deri ne Spanje dhe tjetri gjeneral i shquar i Austro-Hungarise?! A e dini ju se i famshmi gjeneral napolitan Dhimiter Leka ishte shqiptar nga Himara dhe se Jeronim De Rada i Kushtoi ketij te fundit vepren “Kenget e Milosaos”?!
E kote t’ju flas per Petro Markon dhe Stefan Dunin, te dy keta trima shqiptare nga Himara morren pjese ne luften e Spanjes. Eshte e tepert t’ju kujtoj se nga ishte djaloshi bregdetas qe qelloi mbi Viktor Emanuelin II, gjate pushtimit fashist te Shqiperise. Ju sot kerkoni pavaresi te ashtuquajturit Vorio Epir! Ju thoni se himariotet jane grek. Ne e dimi se cilat jane orekset e qarqeve te caktuara per Himaren.
Ne e dime se ne nje moment te caktuar te historise keta ngaterrestare dhe injorante te semure deklaruan autonomine e Himares. Por i nderuar Zoteri keto gjera i perkasin te kaluares, i perkasin vorbullave ndershkuese te historise kundrejt shqiptareve. Une nuk jam aspak kunder perdorimit te greqishtes nga minoritaret ne Himare, por nuk do te lejoj askend, as juve dhe as shefat tuaj te zhdukin gjuhen e Akrokerauneve. “Prifti” i Himarioteve e ka emrin Petro Marko dhe ky i fundit do te ligjeroje ne Himare vetem ne gjuhen e bekuar te Malit te Vetetimave, ne gjuhen Shqipe.
Mepastaj, Zoti Bollano(s) duhet te dini se vargjet e Lefter Cipes nuk mund te tingellojne kurre me bukur se ne gjuhen e Akrokerauneve. Nuk ka gjuhe tjeter ne bote qe mund te percjelle ato emocione dhe dritherima kur i kendohet jetes, trimerise apo dashurise. Duke qene se ju i perkisni besimit te krishtere nuk po lodhem t’ju shpjegoj historine e katolicizmit ne Himare, por po ju lexoj disa vargje te me te madhit poet popullor te jugut te Shqiperise, te bilbilit te shqiptarise Zoti Lefter Cipa:
Vito erdhe si pellumbi
Erdhe me zgjove nga gjumi
Cben keshtu Vito te thashe
Pse me zgjove une sa rashe
Vito, Voti pellumbesha Ne krahet e tua vdeksha.
Ose vargje te tjera te magjishme kushtuar po dashurise, ndjenjes me te bukur te Himares djaloshare, te Himares shqiptare :
Ate nate naten e pashkes
I thashe te mos mbaroje nates
I thashe te behet e gjate sa netet e vitit bashke
Une dhe ti moj mes keputur putheshim s’kishim te ngopur
Bobo c’nate kishim gjetur Ishte pashke e s’kish te fjetur!
I nderuar Zoteri, koha ka bere mrekulline e saj te rradhes. Sot me shume se kurre bota eshte e lire, bota eshte e hapur dhe ne horizontet e saj valeviten dy rryma. E para eshte rryma vrastare e mendjeve te semura, te johumaneve dhe kasapeve te fshehte, te cilet nuk i ze gjumi pa shpikur ngaterresen e radhes. Jane keto mendje te cilat kane krijuar organizata dhe organizime terroriste, politiko-shkaterruese qe mbjellin cdo dite ndarje dhe meri mes popujve.
Por jane dhe te tjeret, ata qe nuk deshirojne deformimin e lirise se askujt, ata qe me shume se cdo gje tjeter cmojne dashurine dhe respektin per veten e per kombin, per njerezit dhe per kombet. Ne Himare askush nuk duhet te perpiqet te deformoje historine, te drejten, jeten dhe lirine e askujt. As te atyre qe flasin shqip, as te atyre qe flasin greqisht. Ne Himare dhe ne rrethinat e saj gjenden disa shtepi teper te vecanta.
Ne gjuhen e shkencave te arkeologjise ato quhen te stilit dalmato-venecian. Per dijenine tuaj nje lagje me shtepi te tilla gjendet ne Ulqin, qytetin shqiptar te Malit te zi. Thone qe ka te tilla dhe ne Tivar e Durres. Duke perfunduar kete leter te hapur ne vemendjen tuaj Zoti Vasil(is) Bollano(s), do te me duhet te kthej ne proze vargjet e fashme te “Vajzes se Valeve”. Besoj se te famshmit Neço Muko nuk do t’i mbetet qejfi atje lart ne parajse kur ta marre vesh se perse po e bej nje “krim” te tille. Kete perle te kenges Himariote ai e incizoi ne Paris ne vitin 1924. Kam patur fatin e madh ta shoh nga afer pllaken e gramafonit kur shkova dhe i bera nje vizite Lefter Cipes ne vitin 2006 me djalin e tij Aleksander Cipen.Nuk pata kurajo ta prekja ate pllake. Mu duk vetja shume i privilegjuar, shume i rendesishem. Endesha ne thellesite e detit si ne enderr, shihja perpara meje “Vajzen e Valeve”, kete kryeveper te kultures shqiptare.
O Vajze e Valeve, vajze permbi vale, ylli i bukurise Himariote, ylli i bukurise Shqiptare. O Vajze e Valeve per mbi vale, lart atje permbi sterkale! Je vajze apo je zane? Vajza e valeve do te jete gjithnje permbi sterkalat e detit Jon. Ajo do te qesh e qaje neper det duke e perqafuar ate gjithnje e me shume, me gaz, me lot, me kenge, me vaj.
Ajo vajzë e kaltër deti me syte blu te thelle ne kenget e himariotit do te mbetet kurdohere nje perle.
Do te mbetet shqiptare ashtu sic ka qene nder shekuj sa here qe himariotet tja marrin kenges mbi shkembin sterrall qe therrmohet nga dallget mbi shkume dhe mbi vale.
Genti Metaj
No comments:
Post a Comment