Thursday, August 26, 2010

Familja shqiptare në krizë - 6000 divorce në vit!

Të jetosh si i martuar në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e vështirë.
6mijë divorce janë regjistruar ne gjykatë vitin e kaluar, ku gjysma e tyre i takon kryeqytetit.

Por numri i atyre që i japin fund lidhjes martesore po shtohet me shpejtësi. Vetëm në 6 muajt e parë të 2010-ës, në Tiranë kanë kërkuar shkurorëzim 530 persona.

Bie në sy se në dosjet e shqyrtuara nuk ka asnjë rast pajtimi.

Për studiuesit, shifrat e mësipërme tregojnë se familja shqiptare është në krizë.

"Nuk janë shkaqet ekonomike, më shumë janë shkaqet seksuale dhe xhelozitë",shprehen sociologët.

Por shpesh herë lidhjet martesore midis partnerëve bëhen të pastudiuara dhe vetë ata nuk janë të vetëdijshëm për institucionin e martesës dhe përgjegjësitë qe ajo mbart.
Por a janë të lumtur partneret që kanë pësuar dy ose më shumë ndarje?

Sipas studiuesve, faktet kanë treguar se në të shumtën e rasteve ka ndodhur e kundërta. Studimet tregojnë se partnerët e divorcuar janë depresivë.

Numri më i larte i divorceve shënohet në radhët emigrantëve, lidhjet martesore të të cilëve dëmtohen në shumë raste për shkak te qëndrimit larg njëri-tjetrit, të bashkëshorteve. 


Vizion PLus

No comments: