Wednesday, August 18, 2010

Fjala, pesha dhe mesazhi i saj.

Fjala është një tregues i qartë i gjendjes psiko-emotive të individit në një shoqëri. Kur këto fjalë/shprehje fitojnë të drejtën e ekzistencën e përhapen si modele në pjesën më të madhe të një shoqërie, ne atëherë përmes tyre, fare lehtë mund të kuptojmë psikologjinë dhe gjendjen e të gjithë individëve të shoqërisë.
-Kur bëjmë dashuri, zhvishemi në maksimum nga komplekset tona, i jepemi instiktit dhe shkrihemi me vetë çastin që përjetojmë duke e shpalosur veten lakuriq në të gjitha kuptimet e mundshme. Atëherë marrim si shembull disa nga fjalët që na burojnë apo që na adresohen, kur ne bëjmë aktin më sublim.
"Më shkatërrove, më vdiqe, më çmënde, mbarova, më dogje, më more frymën, më tërbove, o kafshë, o egërsirë etj.
Kur shohim një femër bukuroshe, e quajmë bishë, kur kalojmë bukur e quajmë hata, një vend të mrekullueshëm e quajmë llahtar!!!
A do të ishte më bukur dhe më frytdhënëse që në vend të thonim/dëgjonim shprehje si "më shkatërrove", të përdorej shprehja "më dhe jetë", në vend të "më çmende", "jam në qiellin e shtatë", në vend të "më çmende o kafshë", "je mrekullia vetë o ëngjëll, në vend të "egërisërës" bukurinë etj, etj.
Gjithashtu kur duam të shfaqim cilësi të individëve të veçantë, kur duam ti lavdërojmë për meritat e tyre, përdorim pikërisht ato fjalë me të cilat edhe ofendojmë.
Për një njeri që bën humor, psh i themi legen, pis, dikujt që është i shkathët i themi 99, matrapaz, ujk etj. Dhe këto sinonime janë nga më banalet dhe nga më të larmishmet, saqë për etikë po e shmangin përdorimin e tyre si shembuj në artikull, por çdokush e ka të lehtë ti nxjerrë këto shembuj vetë.
Çfarë morali duhet të nxjerrim nga përdorimi i ekstremit negativ të fjalëve, për të shprehur një ndjesi pozitive?
Mungesë apo pasuri fjalësh?
Çfarë ndikimi ushtron kjo formë e të folurës në mirëqenien tonë? Na çliron, apo na ndrydh? Na e qetëson ndërgjegjen, apo na e bën më konfuze?


Shkroi: Stop Injorancës

http://www.facebook.com/NdalPaditurise2

1 comment:

Anushi said...

Çfarë zhargoni fjalësh ke sjell Stopi :)

Epo edhe shëmbujt i kemi të "hatashëm" ne, politikanët psh. kanë fjalor për tu pasur zili...
Mendoj se është Mungesë fjalësh për të shprehur ndjenjën që përshkon qelizat tona...
Unë mendoj se na ndrydh , fillon dhe bëhesh skallv i vulgares , i së rondomtës....

Ps: JU përgëzoj për shkrimin.