Thursday, August 26, 2010

Budallëke Turko-Greke

Ky titull i ka hije artikullit tone dhe kete e gjejme me te pershtatshem dhe me shprehes,se i pergjigjet plotesisht titullit te nje artikulli te botuar ne gazeten ultra-nacionaliste greke "To Kratos",me te vetmin ndryshim se patriotet "turko-shqiptare",per te cilet eshte fjala,skane lidhje me turqit,ndersa greket kane te perbashketa me keta,shenjat e budallekut ne te gjithe vijen e perpjekjeve qe bejne per te mbajtur dhe per te ruajtur "te drejtat e tyre te patjetersueshme"mbi kombet e Ballkanit,te drejta te cilat bien si pendat e zogut te perralles se Ezopit ose,me mire,qe po i fitojne me force keta kombe te ballkanit qe jane zgjuar prej gjumit.Vetem turqit keni vellame ne menyren e zhvillimit te perpjekjeve tuaja dhe,gjersa vazhdoni te luftoni ne kete menyre,vetem turqit nuk do te kene te drejte tju shajne.Pe e leme menjane ceshtjen e autorit te "Drites" nuk ishte "turko-shqiptar";ai ishte i krishter ortodoks,siç jam dhe une,por,per te menjanuar keqkuptime,e pranoj fjalen "turko-shqiptar" me teper si tregues te historise tone,pasi kukuvajkat driteshkurtra te helenizmit nuk ngurojne te shohin sterniper te Perikliut ne te gjithe popujt:sllave,vllehe,shqiptare,arabe dhe aziatike,sipas teorive te çuditshme mbi etonologjine dhe glosofologjine te zotit Spiliotopulos,mjafton qe keta popuj te njohin Patrikanen.

Por Patrikana,zoti Spiliotopulos,nuk eshte greke;eshte nje instucion i krishtere ortodoks,pa asnje ngjyre kombetare,siç eshte selia e Papes,e cila eshte gjdo tjeter,por jo Italiane. Fjala "rum"ka kuptimin e krishterit ortodoks,ashtu si dhe fjala"romjos".Per kete gje mund te pyetni te parin katolik grek qe mund te gjeni rruges edhe do te merrni pergjigjen e duhur"se sjam romjos por jam freng".S'ka nevoje per asnje prove per te vertetuar se krishterimi e mbyti çdo ide te ndergjegjes kombetare greke.Kete gje e deshmon historia.Lexoni cilindo liber krishtar ose sinaksar*dhe keni per te pare se "grek i ndyre"do te thot pagan.Lexoni udhetimet e Bajronit,i cili me entuziasem ve re se kushdo qe pyetej prej tij se ne cilen kombesi bente pjese,pergjigjej "Jam i Krishtere ose Turk".Vetem Shqiptaret pergjigjeshin"Jam Shqiptar" edhe kur ishin ortodoks,katolik ose musliman.Te gjitha keto i them ashtu kalimthi,se askush me mend ne koke,qofte njohes jo dhe kaq i thelle i historise nuk i ve ne dyshim.Vetem per nje gje dua te them se gjersa,nuk na lejoni te jemi shqiptare,te krishtere,pa ne cilesuar greke,pranojme te rrime keshtu siq jemi,qe tju shajme pa ju dhene shkas per te na quajtur atdhemohues dhe vegla te shitura.

Por vetem per nje gje me ben te habitem dhe ju lutem te ma shpjegoni kete;cila eshte arsyeja qe perdorni fjalen"turko-shqiptar" kaq shpesh ne artikullin tuaj aq te rendesishem?S'ju pelqen fjala Shqiptar?Apo ju pelqen me fort fjala "Albanist"?nga fjala "Allvanofron"?Por meqenese jam i sigurt se do te me merrni dhe mua si te padenje per te dhene pergjigje,megjithate nuk kam sherbyer si kamejkam,pergjigjen po e jap vete une.Nuk e perdorni fjalen Shqiptar se e verteta ju tremb.Mesoni pra se ne,Shqiptaret e Krishtere,kemi nje mije here me teper arsyeje sesa "turko-shqiptaret"te jemi antigreke.Ne,te cilet mallkimet dhe kercenimet e Patrikanes suaj,qe na doli greke tani,na mbajne nen sundimin e lavdise tuaj qe shkon duke u shembur,ne,qe na mbyllet shkollat ne marreveshje me turqit,ne,te cileve na vrate me te pabese priftin ortodoks,megjithese nuk ishte kamejkam,ne u zgjuam,e flakem gjumin e letargjise dhe kerkojme te drejtat tona.Perse ndaloni qe mesha te behet Shqip?Ateher perse lejoni qe ajo te behet ne Arabisht?

Apo vazhdoni te mendoni ende,se nuk jemi dhe as kemi qene komb,por jemi vetem nje fis grek?Dhe nese jemi fis grek,pse kerkoni te beni per vete vetem ortodokset dhe te tjeret i perjashtoni?Gjer kur do te rroni me iluzione ju,zoterinj "qyteterues"te Ballkanit?Pa na thoni pak,ju lutem,cilat shkolla "qyteteruese"vene si qellim te pare kryesore erresimin e ndergjegjes kombetare te nje populli dhe perpiqen te ngaterrojne fene me kombesine ne dobi te "qyteteruesve?Cili Krisht tha se vetem ne greqisht duhet predikuar ungjilli i tij,dhe,po te ndodhe qe nje i krishtere ta perktheje edhe ne shqipe,kjo gje quhet profanacioni me i madh dhe te ndiqen keto shkrime antikristiane?Papa pushoi se mallkuari dhe tani filluat ju,e?Eh mire?Por ateher mos u çirrni me kot se po rrezikohet Maqedonia dhe Bullgaria,thjesht geke!Me kete politike te gjitha te"drejtat tuaja jane te patjetersueshme"do ti beni lecke e plehra per kosh.

Jemi ne shekullin e njezete.Jemi nje komb dhe bashkekombas me ne jane te gjithe sa flasin shqip.Kjo gje,te cilen te gjithe e quajne shume te natyrshme,juve,mendjengushteve,ju duket e çuditshme.Por neve na duket e çuditshme nje gje tjeter;komitet tuaj,qe u turren nga Palamidhi, pse vetem shqiptare te krishtere vrasin dhe jo turq!Do te me pergjigjeni:tani u beme vella me turqit."Vellezerit turq"!(shih ç'sjellje fisnike plot arome dhe sulme me grushte).Mire!Si,pra,ju te bashkoheni me turqit,armiqte tuaj shekullore,dhe ne mos te bashkohemi me vellezerit tane,te cilet te pakten jane nje race me ne?Ateher,ç'jane,zoti Spiliotopulos,keto britma spasmodike dhe histerike per te drejtat tuaja shekullore te mbeshtetura ne rere?Njerez te cilet bejne lufte te drejte,nuk pellasin dhe nuk flasin budalleke mesjetare se traket dhe pektet jane greke te kulluar,por punojne sipas kohes.Eshte shume vone tani te mbillni fanatizem fetar midis shqiptarve dhe ju siguroj se asnjerit nuk ju dha rasti ndonjeher ta beje kete,pasi shqiptari s'ka ditur se çdo me thene fanatizem.

Ç'ripertypeni,pra,kaq here fjalen "turko-shqiptar"?Pse perseritni ne çdo fraze tuajen fjalen "kajmekam"?Doni te talleni me kete?Doni te shani?Dhe ç'gje te kritikueshme keni gjetur zoteri,zoteri,ne sjelljen e atij kajmekami ne Malin e Shejnte.Dhe,nese nuk e dini,mund ta mesoni nga Patrikana.Me te vertet Shahin Kolonja eshte "turko-shqiptar",gjersa nuk respektoi fene tradicionale te helenizmit:ryfshetin.Mjere ai sikur gabimisht te kishte lindur ne Greqi dhe te behej kryetar bashkie ose deputet.Keni shume te drejte,eshte tradhetar.U be shqiptar patriot per interes.E para punes,per te humbur poziten;e dyta,qe ti sekuestrohet pasuria dhe,e treta,per te jetuar ne skamje te madhe ne Sofje dhe per tu endur si bohem pas endrres se nje mbreterie shqiptare duke vene ne rrezik çdo ore dhe çdo çast jeten e tij nga ndonje kame katili,te vene prej sulltanit.Dhe eshte per tu çuditur,si ky kajmekam te mos pranoje te kthehet ne sherbimin turk me rroga dhe dhurata,te cilat do ti benin shume njerez te b. . .

Eshte shume e natyrshme,zoti Spiliotopullosi,qe nje tradhetar te tille ta gjykoni si te padenje qe ti pergjigjeni,gjersa me modesti pretendoni se,edhe nje Spiliotopulos sikur te ekzistonte,sigurisht Kostaqja*(greqia shoviniste)e zgjebosur do te rifitonte shkelqimin e epokes se Perikliut.Tani,megjithese eshte mungese sjelljeje fisnike,por,meqenese fisnikeri dhe shqiptar jane gjera qe nuk pajtohen(vetem greket jane raca me fisnike ne kete qiell!!!),po behem harbut tju pyes:Per Perendine qe ti beson,o Spiliotopuliosi im vogelush,te me thuash SEKRETET qe te tha ai "turko-shqiptari"kur erdhi te te kerkonte perkrahje dhe te cilat,siç i shkruan ti me urtesi,"nuk eshte nevoja te behen te diturat publike te gjere".Do te mi thuash mua dhe si kundershperblim,si njeri me doregjere se zoti Turtulli,qe jam,do te fal si kundershperblim Epirin thjesht grek gjer ne Shkoder,po te duash.

Duke pritur pergjigjen tuaj shpejt.

Botuar ne gjuhen greke ne "Drita"
(Sofje)-1905
Nenshkruar:Drejtor,gjimanzi,grek i kulluar.

No comments: